zoom

Day ArchiveAktivitet sizmik anormal, çfarë po ndodh me vullkanet në Itali

Fusha Flegraeane (e njohur edhe në italisht si Campi Flegrei), është një zonë vullkanike aktive e vendosur në afërsi të Napolit në Itali. Por në dallim nga mali i afërt Vezuv, Campi Flegrei nuk ka vetëm një vullkan.

Nën tokë ndodhet një sistem vullkanesh, me disa qendra të vendosura brenda një zone depresive të quajtur caldera (që në italisht do të thotë gropë e thellë). Campi Flegrei, është i rrethuar nga periferi dhe zona me popullsi të dendur afër qytetit të vogël Pozzuoli.

Gjatë 40 viteve të fundit, ka qenë relativisht i qetë. Por në shtatorin e vitit të kaluar, gjëra nisën të ndryshojnë. Në Campi Flegrei, filloi të ndihej një aktivitet sizmik i pazakontë. Që nga ai moment janë regjistruar mbi 1100 tërmete, disa të fuqishëm deri në 4.2 të shkallës Rihter.

Kjo ka sjellë një ndryshim në lartësinë e sipërfaqes së tokës. Është një proces i njohur si “bradiseizëm”. Zona është prekur edhe më parë nga ky fenomen, së fundmi midis viteve 1968-1972, pastaj sërish në vitet 1982-1984. Bradiseizmi, mund të shkaktojë një ngritje ose ulje të sipërfaqes së tokës pasi dhomat e magmës, të ndodhura midis 3 dhe 4 kilometra në thellësi të tokës, mbushen ose zbrazen, në një cikël ngritjeje dhe uljeje.

Është ky proces që shkakton edhe tërmetet, të cilat janë ndjerë nga banorët e zonës. Njerëzit që jetojnë aty nuk janë të shqetësuar, duke e konsideruar atë si “frymëmarrjen e vullkanit” që fle poshtë tyre. Por vullkanologët e kanë studiuar caldera-n, për të parashikuar se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen dhe për të shmangur ndonjë fatkeqësi të mundshme.

Fumarolet, si ajo në Pisciarelli, janë vrima në sipërfaqen e Tokës që lëshojnë avull dhe gazra të nxehtë vullkanikë si dioksidi i squfurit dhe dioksidi i karbonit. Ato mund të shfaqen si vrima ose çarje pranë vullkaneve aktive, ose në zonat ku magma është ngritur në koren e Tokës pa shpërthyer.

Tempulli i Serapis në Pozzuoli (që në fakt nuk ishte tempull, por godinë tregtare) konsiderohet monumenti më i famshëm i zonës Campi Flegrei. Ai është bërë një simbol i bradiseizmit vullkanik në rajon. Për shkak të ngritjes apo uljes së tokës nën të, ajo është ndonjëherë plotësisht e thatë, dhe herë të tjera gjysmë e zhytur nën ujin e detit.

Studimi i bradiseizmit, ka qenë i mundur gjatë shekujve të fundit falë vëzhgimeve, si ato të bëra në rrënojat e kësaj ndërtese të epokës romake. Për shembull, duke studiuar vrimat e hapura në kolonat e lashta nga molusqet detare gjatë shekujve, shkencëtarët mund të studiojnë ndryshimin e niveleve të detit në këtë vend.

E gjithë zona e Campi Felgrei, ka qenë subjekt i monitorimit të vazhdueshëm prej vitesh nga organizata të tilla si Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (IGNV). Nëpërmjet llojeve të ndryshme të analizave sizmike, ato mund të ofrojnë projeksione të aktivitetit të ardhshëm dhe rreziqeve të mundshme për banorët që jetojnë aty pranë.

Për të kuptuar më mirë aktivitetin vullkanik në rajonin Campi Flegrei, vullkanologët nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë po përdorin dronët. Këta janë të pajisura me pajisje monitorimi termike, për të studiuar temperaturat e sipërfaqes rreth vendeve ku ka çlirim të tymrave.

Këto operacione kryhen vetëm gjatë natës. Sepse kjo parandalon që rrezatimi diellor të ndryshojë matjet e temperaturës së sipërfaqes së kores së Tokës. Rreziku që i kanoset banorëve aty pranë nga derdhjet piroklastike vdekjeprurëse nga vullkani është potencialisht shumë i lartë.

Kjo e bën jashtëzakonisht të rëndësishëm monitorimin e situatës. Gjatë krizës së fundit të bradiseizmit në vitin 1983, mbi 30.000 njerwz u detyruan të evakuoheshin nga rajoni Campi Flegrei.

Observatori Vezuvian, është observatori më i vjetër vullkanik në botë. Ai u themelua në vitin 1841 për të vëzhguar aktivitetin vullkanik në zonën e Napolit. Dhe këtu përfshihet zona Campi Felgrei, si dhe vullkanet e Ischia, Stromboli dhe malin Vezuv.

Monta Nuovo, ose Mali i Ri, është një vullkan konik aktiv. Ai gjendet midis gjirit të Napolit dhe qendrës së qytetit Pozzuoli. Është formuar në vitin 1538, dhe është një nga shpërthimet e para vullkanike që u dëshmua dhe u regjistrua nga shumë njerëz.

Gjatë formimit të tij, vullkani e shkatërroi fshatin e lashtë Tripergole, përfshirë banjat termale dhe vilat madhështore të epokës romake. Shkencëtarët besojnë se çdo shpërthim i ardhshëm nga ky rajon, do të sjellë çlirimin e sasive të mëdha piroklastike të dëmshme dhe të paparashikueshme, duke vënë në rrezik jetën e deri në 500.000 banorëve të zonës.

Krateri Solfatara, është një nga 40 vendet vullkanike që përbëjnë sistemin vullkanik Campi Flegrei. Shumica e këtyre vendeve, ndodhen nën ujë në Gjirin e Napolit. Solfatara vetëm 3 kilometra nga qendra e qytetit Pozzuoli.

Dikur ka qenë një destinacion popullor turistik, për shkak të avullit dhe squfurit të lëshuar nga krateri, që përdorej për kura mjekësore që nga koha e Romës së lashtë. Por që nga viti 2019, ajo është mbyllur për vizitorët për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Çfarë kam mësuar nga marrëdhëniet me burrat e martuar…

Asnjëherë nuk jam ndjerë në faj për faktin se shkoja me burrat e të tjerave dhe me siguri mund ta bëj përsëri. Mënyra si e shoh unë është se, zgjedhja e një personi për të shkuar me dikë tjetër edhe pse ka një marrëdhënie monogame, nuk është punë e as përgjegjësi e imja.

Kur bëra për herë të parë seks me një burrë të martuar isha 21–vjeç, vit i fundit i universitetit. Ti sapo fjete me burrin e dikujt po i thoja vetes në taksinë që mora rrugës për në kampus. Ndoshta duhet të ndjesh diçka. E vetmja gjë që ndjeja ishte dhimbje koke nga alkooli dhe a do të arrija në kohë për në mësim. Aty kuptova se nuk do të shqetësohem më kurrë për të qenë ‘mjaftueshëm’ për një burrë, pasi një gjë e tillë nuk ekziston.

Ndjeva sikur kisha zbuluar një të vërtetë të pakëndshme, që më bëri të ndihem superiore, të frikësuar dhe pa iluzione-  si një fëmijë që sapo zbuloi se Babagjyshi nuk ekziston. Unë kisha shkuar me vetëm një burrë të martuar, por në skutat e trurit tim, unë dyshoja se të gjithë tradhtojnë, dhe me ‘të gjithë’ e kam fjalën për burrat. Atë natë konfirmova se: edhe nëse ai s’po të tradhton, apo nuk e ka bërë, ai e dëshiron dhe e mendon për ta bërë.

Sigurisht jam e vetëdijshme se edhe mua mund të më ndodhë dhe të isha në anën tjetër të historisë. Por unë do ta kuptoja. Unë nuk e di pse jam kështu. Me sa di unë, asnjëherë nuk jam tradhtuar dhe prindërit e mi janë lumturisht të martuar. As unë nuk kam tradhtuar kurrë. Unë i trajtoj marrëdhëniet e mia me këto burra si vaksina. Bëje tani dhe do të të mbrojë më vonë.

Gjatë viteve, shtova disa burra të tjerë të martuar në listën time. Ata ofroheshin me dhurata dhe ose ishin të  martuar ose po gënjenin. Unë nuk i kërkoja ata, por duket se kur e bën njëherë, tradhtarët e ndjejnë.

Po gratë tjera? Po ajo gruaja që po kontrollon celularin e saj ndërkohë që unë isha në hotel me burrin e saj. A më vjen keq mua? A jam xheloze? Kështu më pyesin shoqet e mia. Përgjigjet janë po dhe jo. Dhe ndonjëherë varet. Ti mendon se ajo e ka parashikuar një gjë të tillë dhe e ka pranuar. Ajo ka shtëpinë e plazhit, fëmijët dhe me siguri është e lumtur që dikush po i përmbush dëshirat burrit të saj, që ajo përton ta bëjë. Ose ajo sapo ka publikuar unazën e re të diamantit në Instagram që ia bleu bashkëshorti që mbrëmë ishte me ty në hotel.

Ekziston mundësia që ‘ajo tjetra’ të bëhet gruaja e të zëvendësoje edhe më të bukurën e më perfekten. Por unë nuk jam budallaqe. Unë nuk dua që të tregoj unazë time të diamantit dhe burri im të jetë duke duke ruajtuar fotot nudo të një vajze tjetër me kod në një aplikacion.

U mundova njëherë t’ja shpjegoja këtë një burri, që nuk kishte tradhtuar kurrë gruan e tij. i thash se kjo është ‘paratradhëti’. Një ditë unë do të martohem dhe tani po marr hak për tradhtinë që do më bëjë ai.

Ndonjëherë dua t’i harroj të gjitha gjërat që kam mësuar për burrat, martesën dhe monogaminë.  Ta le këtë histori dhe të qetësohem.

Por nëse do kisha përsëri mundësi, do i bëja nga e para. Këto marrëdhënie, përveç se të bëjnë të shijosh momente të paharrueshme, të mësojnë se ky është realiteti.

 

Media gjermane: Tirana si një vend ish-sovjetik. Një kantier për ndërtim dhe PPP

Më shumë se kryeqytet i Shqipërisë, Tirana është kantieri kryesor i Shqipërisë. Qiellin e qytetit prej vitesh janë duke e zaptuar ndërtesa të reja dhe të larta. Ato ndërtohen si projekte të partneritetit publiko-privat. Kështu krijohet përshtypja se Shqipëria po lulëzon ekonomikisht.

Situata është pak më ndryshe, raporton nga Tirana televizioni publik gjerman MDR. Ndërsa rroga mesatare në Shqipëri është 500 euro, çmimet për një metër katrorë hapësirë banimi janë ngjitur në 1500 euro, përkundër numrit të madh të banesave të zbrazëta. Sipas njoftimeve të mediave lokale shqiptare, në Tiranë janë rreth 40 mijë banesa të zbrazëta. Me gjasë, shkruan MDR, projektet ndërtimore përdoren për të pastruar para — për shembull duke paguar kreditë me para të pista. Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI TOC) vlerëson se mes viteve 2016–2018 në sektorin shqiptar të ndërtimarisë janë shpëlarë 1,2 miliardë euro.

Në indeksin e korrupsionit të Transparency International, Shqipëria arrin vetëm 37 pikë nga 100 pikë të mundshme dhe zë vendin e 98-të prej 180 vendeve të hulumtuara. Me këtë rejting Shqipëria gjendet në nivel me Bjellorusinë dhe Argjentinën.

MDR përmend reformën në drejtësi, e cila nisi në vitin 2016. Përkundër disa akuzave ndaj politikanëve, duket se problemi është strukturor. Si shembull MDR përmend rastin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Grupi parlamentar i socialistëve arriti që me muaj të shtyjë heqjen e imunitetit të Ahmetajt. Ai e shfrytëzoi kohën dhe iku jashtë shtetit.

MDR citon ekspertin e antikorrupsionit Arjan Dyrmishi, i cili thotë se popullsia është skeptike sa i përket luftës kundër korrupsionit: “Popullsia e ka parë se pas ndërrimit të qeverisë zëvendësohet personeli, por korrupsioni mbetet”. Sipas tij, aktualisht në Shqipëri shihen vetëm procese, por jo edhe rezultate sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Ilir Meta përshëndet protestën e Berishës dhe tregon pse nuk mori pjesë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbështetur protestën e sotme nga opozita me anë të një reagimi në rrjetet sociale, për shkak të angazhimeve në Kajro.

Meta shprehet se tubimi ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit. Sipas Ilir Metës, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë.

“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!

Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

 

VIDEO/ Besimtarët e xhamisë konfliktohen me myftiun e Tiranës: Gylenist, terrorist, nuk je myfti!

Disa situata të tensionuara kanë ndodhur brenda xhamisë Dine Hoxha në Rrugën e Kajavës.

Sipas një video në rrjetet sociale, besimtarët kanë ofenduar myftiun e Tiranës Laurent Lulin dhe kanë tentuar ta përzënë.

Sikurse duket në pamje, përplasja ka qenë e ashpër, ndërsa një lumë ofendimesh kanë vëshuar drejt myftiut.

“Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”-ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës. “Megjithë përpjekjet e autoriteteve për të hequr lulet, vazhdojnë të shfaqen”, dëgjohet në video.

Si Julia, gruaja e Alexei Navalny u bë Zonja e Parë e vërtetë e Rusisë

Ishte ora 6:40 e mëngjesit të 20 gushtit 2020 kur ra telefoni i Yulia Navalnaya-s. Ajo normalisht nuk ishte zgjuar aq herët, por po përgatitej të shkonte në aeroport për të takuar bashkëshortin e saj, Alexey Navalny, lideri i vetëm i mbetur i opozitës ruse, fluturimi i të cilit nga qyteti siberian Tomsk ishte planifikuar të mbërrinte në Moskë në tetë atë mëngjes.

Navalnaya shikoi telefonin e saj. Ishte Kira Yarmysh, sekretarja e shtypit e burrit të saj, e cila supozohej të ishte në mes të fluturimit me Alexey.

“Julia, mos u shqetëso”, tha Yarmysh. “Alexey është helmuar, avioni u ul në Omsk.”

Nëse avioni që transportonte burrin e saj duhej të bënte një ulje emergjente 1700 milje nga destinacioni i synuar, jeta e Alexey-t duhet të ketë qenë në rrezik të menjëhershëm.

Ndërsa ajo priste në aeroport, mbërriti një mesazh nga Yarmysh : Navalny ishte në koma dhe në një ventilator. Navalnaya u ngrit, gjeti një kafene dhe, pavarësisht orës së hershme, porositi një uiski. Pikërisht atëherë filluan të binin lotët, një kaskadë e heshtur.

“Nuk isha në gjendje të frenoja emocionet e mia”, do t’i thoshte ajo më vonë gazetarit rus Yury Dud, sikur të justifikonte një gabim të turpshëm.

Ajo u fsheh pas një palë syzeve dielli dhe nisi pritjen, më të dhimbshme, siç e imagjinonte, të jetës së saj.

Në kohën kur ajo hipi në aeroplan, Ivan Zhdanov, drejtor i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny-t, ose FBK, ishte me të. Navalnaya e kuptoi se do t’i duhej të fikte telefonin e saj dhe të shkëputej nga çdo informacion për burrin e saj për fluturimin tre orë e gjysmë. Miqtë e përshkruajnë Navalnaya-n si thellësisht të rezervuar.

“Julia është një person shumë i mbyllur,” thotë gazetarja Yevgenia Albats, e cila është e afërt me Navalnys.

“Asaj nuk i pëlqen të flasë për veten.” E megjithatë, Navalnaya foli me Zhdanov gjatë gjithë fluturimit, pa pushim. “Mendoj se i thashë të gjitha sekretet tona familjare,” kujtonte ajo. “Kisha frikë të rrija vetëm me veten dhe të mendoja.”

Ndërsa avioni përgatitej për ulje, ajo kuptoi se ky duhet të  ishte momenti më i keq nga të gjithë. Çfarë lajmi e priste kur të ndizte telefonin?

Burri i saj, mësoi ajo, nuk kishte vdekur, por më e vështira nuk kishte ardhur ende. Në spitalin në Omsk, Navalnaya do të ndeshej me një mur mjekësh që dukeshin më të frikësuar nga eprorët e tyre civilë sesa nga humbja e pacientit. Për të hyrë në dhomën e tij, ajo do të duhej të paraqiste një certifikatë martese, thanë ata, dhe të siguronte pëlqimin verbal nga Navalny, i cili ishte ende pa ndjenja. Ajo më në fund arriti ta shihte atë, duke u përpëlitur në kriza thuajse të vazhdueshme. Ajo do të duhej të luftonte me mjekët dhe administratorët e spitalit për të parë rezultatet e analizave të burrit të saj, për të dhënë dhe improvizuar konferenca për shtyp në shkallët e spitalit, si dhe për të gjetur mjekët gjermanë që kishin mbërritur me një avion privat Medevac dhe të cilët autoritetet e kishin ndaluar t’i shihte.

Ajo do të duhej të kërkonte, pa pushim, që spitali i Omsk të lironte burrin e saj dhe ta lejonte atë të hipte në aeroplan dhe të dërgohej në Berlin, e vetmja mënyrë, të gjithë e dinin, për t’i shpëtuar ndoshta jetën. Dhe ajo nuk do ta humbiste kurrë më kurrë kontrollin e emocioneve të saj.

Për dy ditë, Rusia dhe bota pritën me nervozizëm për të parë nëse Navalny, jetoi apo vdiq.

Në vend të kësaj, ata panë Navalnaya-n.

Kjo grua bukuroshe bionde me një xhaketë lëkure të zezë, e cila ishte shfaqur gjithmonë në heshtje në krah të burrit të saj, papritur ishte e vetme në skenën botërore, duke bërë betejë me të gjithë makinerinë represive të shtetit rus për të nxjerrë të shoqin nga nofullat e vdekjes. Ajo që njerëzit panë i habiti ata.

“Rusia është ende një vend seksist,” thotë ekonomisti Sergei Guriev, një mik dhe këshilltar i dikurshëm i Navalny. “Njerëzit mendojnë se një grua nuk është një person i pavarur, veçanërisht nëse nuk punon. Prandaj, ata nuk e kuptuan që Julia është një person i pavarur. Dhe pastaj e kuptuan.”

Ky është një nënvlerësim; Navalnaya ishte një zbulesë. Vendi e pa atë duke jetuar momentin më të keq të jetës së saj – live. E megjithatë ajo ishte e fortë, ishte stoike, nuk u shkatërrua nën presion..

“Është një histori me përmasa biblike,” thotë Guriev. Gazetarja Anna Mongayt shtoi: “Rusia nuk ka pasur kurrë një mbretëreshë si Julia”.

Por ishte më shumë se një përrallë. Nëpërmjet Navalnaya, të gjitha mëkatet e burrit të saj – mprehtësia e tij dhe autoritarizmi i perceptuar, prirja e tij për të luftuar me inteligjencën liberale të Moskës dhe gazetarët e pavarur, flirtet e tij në të kaluarën me nacionalizmin – u shlyen papritur.

“Njerëzit që pëlqejnë Navalny-n e pëlqejnë automatikisht atë”, thotë gazetari Serguei Parkhomenko, një mik i çiftit. “Dhe ka disa njerëz për të cilët ajo është Navalny pa të metat e Navalny: vetëflijimin e saj, mendjemprehtësinë e saj, kundërshtimin e saj ndaj Putinit.”

Navalnaya i shkroi ​​një letër publike Putinit.

“Po ju drejtohem zyrtarisht,” shkroi ajo, “me një kërkesë për leje për të transportuar Alexey Anatolievich Navalny në Republikën Federale të Gjermanisë”. Brenda pak orësh, ajo po hipte në aeroplan së bashku me bashkëshortin e saj. Formulimi i saj – një kërkesë dhe jo një lutje – nuk i humbi opozitës ruse. Edhe në gjendjen më të dëshpëruar dhe të pambrojtur, ajo iu afrua Putinit, burrit që përpiqej të vriste burrin e saj, jo duke iu përgjëruar, por si një sfiduese e barabartë.

Në muajt në vijim, ndërsa Navalnaya dhe bashkëshorti i saj dokumentuan ringjalljen dhe rimëkëmbjen e tij në mediat sociale, ata u bënë masa e mirësjelljes dhe fisnikërisë për miliona rusë. Të gjithë donin një dashuri si e tyre.

Për shkak të bashkëshortit të saj, e gjithë kjo shpejt u bë politike. Në një vend që nuk ka pasur një zonjë të parë që nga divorci i Putinit në vitin 2013, këtu ishte një grua politike që mund të qëndronte më shumë sesa të mbante veten në një arenë pothuajse ekskluzivisht mashkullore.

“Ne kemi jetuar për shtatë vjet pa një zonjë të parë dhe nuk dukej si diçka e madhe,” tha gazetarja Maria Komandnaya në podkastin e saj.

“Ne kemi harruar që ky institucion ekziston, por kur pamë Yulia Navalnaya me gjithë bukurinë e saj, ishte sikur një dritë për të gjithë: Ja ku është, zonja e parë.” Disa e krahasuan Navalnaya me Michelle Obama. Të tjera, në mënyrë të pashmangshme, për Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila, një javë përpara se Navalny të helmohej, drejtoi një valë të paprecedentë protestash në Bjellorusinë fqinje, pasi burri i saj, një aktivist i opozitës, u burgos.

A mund të ishte Navalnaya, pyesnin njerëzit, Tsikhanouskaya e Rusisë? A mund të jetë ajo jo vetëm zonja e parë e ardhshme e Rusisë, por liderja e saj e ardhshme? Yabloko, partia e vjetër liberale demokratike ku bashkëshorti i saj kishte filluar, njoftoi se ishte e gatshme të mbështeste Navalnaya-n nëse ajo do të kandidonte për parlament.

Edhe Tsikhanouskaya e inkurajoi Navalnaya-n “të fillonte karrierën e saj politike”.

Navalnaya mbylli shpejt spekulimet.

“Unë mendoj se është shumë më interesante të jesh gruaja e një politikani,” tha ajo për Russian Harper’s Bazaar në janar, një nga vetëm pak intervistat që ajo ka dhënë ndonjëherë.

Navalnaya ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e pavarur. Ajo është gjithmonë jashtëzakonisht e sjellshme dhe miqësore, por nuk do të mësoni kurrë asgjë për të nëse nuk jeni në rrethin e saj të ngushtë. Do të largoheni me një përshtypje të këndshme, por nuk do t’i futeni kurrë nën lëkurën e saj.

Në krye të një vargu arrestimesh dhe dënimesh me burg, Navalny pësoi një djegie të rëndë kimike në syrin e tij të djathtë në vitin 2017, kur një bandit, me sa duket i punësuar nga qeveria, spërkati një antiseptik të gjelbër të ndezur në fytyrë. Banesat e miqve dhe familjes së saj janë kontrolluar disa herë nga autoritetet, ndaj ajo shmang të zbulojë identitetin e miqve të saj jopolitikë në mënyrë që ata të shmangin këtë fat.

“Përvoja e ka ngurtësuar atë,” thotë Ashurkov. “Sigurisht, ajo ka ndryshuar gjatë këtyre viteve,” thotë një mik i Navalnaya, i cili kërkoi anonimitetin për të folur sinqerisht për marrëdhënien e tyre.

Në korrik 2013, ndërsa Navalny kandidonte për kryetar bashkie të Moskës, ai po përballej gjithashtu me akuza penale të motivuara politikisht në qytetin e Kirov.

Një makinë treni plot me gazetarë dhe aktivistë (përfshirë Boris Nemtsovin, i cili do të vritej jashtë mureve të Kremlinit më pak se dy vjet më vonë) u nis për udhëtimin brenda natës nga Moska për të dëgjuar verdiktin. Ishte një atmosferë karnavalesh dhe të gjithë, përfshirë Navalnaya, qëndruan zgjuar gjithë natën duke pirë e duke qeshur. Ata dukeshin të sigurt se Kremlini nuk do të lejonte një gjykatë provinciale të burgoste Navalny-n ndërsa ai po kandidonte për kryetar bashkie të kryeqytetit – gjë që po ndodhte vetëm me bekimin e Kremlinit. Të nesërmen në mëngjes, vendimi doli. Ky nuk ishte dënimi 15-ditor me të cilin ishte mësuar Navalny. Petr Ofitserov, ish bashkëpunëtor i Navalny, u dënua me katër vjet.

Navalny mori pesë, dhe të dy burrat u dërguan në pranga. Gruaja e Ofitserov filloi të vajtojë. Sekretari i shtypit i Navalny qau. Burrat u tronditën nga predha.

Vetëm Navalnaya e mbajti qetësinë.

“Këta bastardë nuk do t’i shohin kurrë lotët tanë,” tha ajo.

Navalnaya kishte për qëllim të bënte atë që kishte bërë gjithmonë: të ishte gruaja e Navalny-t dhe nënë për fëmijët e saj. Kjo u bë më e vështirë pasi Navalny u dënua, më 2 shkurt, me dy vjet e tetë muaj burg.

Navalnaya në Moskë pasi burri i saj u arrestua pas mbërritjes nga Berlini. 

Ai u transferua në Vladimir Oblast, 125 milje në lindje të Moskës. Papritur, të gjithë për të cilët Navalnaya ishte përgjegjëse nuk ishin më nën çatinë e saj dhe tensioni herë pas here dilte jashtë. Navalnaya bëri bujë kur shkoi në Gjermani një javë pas dënimit të burrit të saj. Por për shkak se ajo nuk kishte reklamuar se djali i saj tani jetonte jashtë vendit, askush nuk e dinte pse ajo do të shkonte në Gjermani. A po merrte pjesë në një takim sekret me Angela Merkelin? A po ikte nga vendi? Kur ajo përsëri udhëtoi për në Gjermani vetëm disa ditë para se Navalny të shpallte një grevë urie, kanalet e mediave sociale të Kremlinit u ndezën me teori konspirative dhe akuza: Si mund ta braktiste burrin e saj në një kohë kaq kritike? Por përgjigja ishte shumë më e thjeshtë dhe më prekës. Zakhar, djali i vetëm në një vend të huaj babai i të cilit ndodhej në burg, ishte 13 vjeç.

Ndërkohë, Navalnaya vazhdonte të paketonte çanta me ushqime për burrin e saj. (Në mars, ajo postoi një foto të supave të çastit që po i dërgonte Navalny-t, duke kërkuar nga njerëzit rekomandimet e tyre. Edhe kjo u shndërrua në një trend dhe një blogere e njohur ushqimi i kushtoi një episod të tërë supave më të mira në treg.) Ajo konsultohej me mjekët për shëndetin e lëkundur të të shoqit. Ajo vazhdonte t’i shkruante letra dhe ta vizitonte në burg kur të mundej. Ajo shkonte në seancat gjyqësore ndërsa Kremlini vazhdon të hapte çështje të reja penale kundër Navalny.

Ajo vazhdoi të largonte thirrjet për t’u bërë politikane në vend të të shoqit, ashtu siç bëri në vitin 2013 kur, për një moment të shkurtër dhe të tmerrshëm, u duk se ai do të shkonte në burg për pesë vjet. Atë herë, mijëra moskovitë vërshuan rrugët, duke kërkuar lirimin e tij dhe Kremlini u bind. Këtë herë, dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Rusinë kërkuan të njëjtën gjë – dhe Kremlini arrestoi mijëra të tjerë. Navalnaya doli me ta dy herë dhe dy herë u arrestua. Herën e tretë, autoritetet u përmbajtën.

Mbështetësit e bashkëshortit të saj e rrethuan dhe filluan të brohoritnin emrin e saj: “Julia! Julia! Julia!” Ajo vendosi duart në gjoks dhe u përkul, e prekur, por e pushtuar nga vëmendja e tyre. Ky nuk ishte roli i saj.

Në vitin 2013, pak para se të dënohej i shoqi, ajo u pyet në një intervistë nëse e shihte bashkëshortin e saj si presidentin e ardhshëm të Rusisë dhe veten si zonjën e parë. “Po, unë mund ta shoh atë si president,” u përgjigj ajo. “Unë nuk e shoh veten si zonjë e parë. Unë e shoh veten si gruan e tij, pavarësisht se kush është ai.”

Burimi: VanityFair

Shënim: Shkrimi është publikuar në vitin 2021 dhe u rikthye sërish në vëmendje në 2024-n, disa ditë më vonë pasi Navalny ndërroi jetë në burg (16 shkurt)

Nga AP te Washington Post, mediat ndërkombëtare pasqyrojnë tubimin e opozitës: Protestë antiqeveri

Protesta opozitës në Shqipëri ditën e sotme (20 shkurt) ka gjetur një pasqyrim të gjerë edhe në mediat ndërkombëtare.

“Associated Press”, i ka kushtuar një artikull protestës së opozitës së bashkuar para kryeministrisë, ndërsa shkruan: “Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajnë një protestë antiqeveritare kundër korrupsionit”.

“Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi edhe 33 vjet nga rrëzimi i shtatores kryesore të diktatorit të ndjerë komunist të vendit, Enver Hoxha”, shkruan AP.

Një pasqyrim të protestës i ka dhënë edhe gazeta amerikane “Washington Post”, ndërsa shkruan se mijëra mbështetës të opozitës shqiptare “mbajtën një protestë antiqeveritare duke akuzuar kabinetin për korrupsion.”

Protesta e opozitës është pasqyruar edhe në “ABC NEWS”, ndera shkruan: “Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën të martën një protestë anti-qeveritare duke akuzuar kabinetin për korrupsion. Protestuesit hodhën gurë dhe flakë ndaj policëve. Disa rrëzuan një gardh hekuri rreth godinës kryesore të qeverisë në kryeqytet, Tiranë.

Erdogan i kërkon Ramës “pastrimin” e Shqipërisë nga gylenistët. Turqia njeh patentat shqiptare

Në deklaratën e përbashkët të Kryeministrit Edi Rama dhe presidenti Erdogan u premtua thellimi i bashkëpunimit dhe forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Erdogan premtoi se do qëndrojë krah Shqipërisë ndërsa këmbëngul sërish tek ajo që e quan ‘pastrimi i mbetjeve të fundit të organizatës FETO”, të klerikut Fetullah Gylen, të cilën Ankaraja e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjëse të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

“Pjesë e sonë ishte dhe pastrimi i mbetjeve të FETO-s e cila vijon aktivitetet e saj me qëllim për ti hedhur hije marrëdhënieve tona. Ne nuk do ta lejojmë që të arrihet. Edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme me këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vijojë”, tha presidenti turk.

Gjithashtu Erdogan tha se janë të vendosur për të thelluar dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe ushtarake me Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar as njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit nga autoritetet turke, vendim i cili do të hyjë në fuqi në fillim të pranverës së këtij viti.

Gjatë konferencës së për shtyp bashkë me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, Rama u shpreh falënderues për këtë vendim nga ana e shtetit turk, duke shtuar me nuanca humori se ndihej “i zhgënjyer” që patentat gjermane u njohën para atyre shqiptare.

“Faleminderit për lejet e drejtimit qe juve i miratuat dhe shqiptarët të lëvizini lirisht. Në këtë rast na i miratuat pas Gjermanisë por e mirëkuptoj vonesën”, tha Rama.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë dhe  Zv/Kryeministrja, Ministri i Jashtëm Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu; si dhe  Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

Bardhi thumbon Bashën nga protesta e Rithemelimit: Nuk ka më dyshim se kush e drejton PD-në

Pas mbylljes së protestës së Rithemelimit përballë kryeministrisë, deputeti Gazment Bardhi nga selia e vjetër e PD-së, tha se tashmë nuk kam më dyshim se cili grupim përfaqëson Partinë Demokratike. Ndërsa i bëri thirrje gjykatës që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së.

“Ka dyshim më kush se ku është PD, kush i gëzon simbolet e PD? Dhe gjej rastin t’i bëj thirrje së pari gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin dhe të mos zvarrisë më tej çështjen dhe gjykatës së Apelit që të japë vendimin për vulën e PD. Turi ynë me qytetarët do të vijojë edhe në mënyrë më intensive me ekip më të gjerë. Tashmë do kemi një agjendë edhe më të koordinuar”- tha Bardhi për mediat.

Në protestë u bashkuan për herë të parë deputetët e grupimit të Bashës, ndër të cilët edhe Jorida Tabaku.

VIDEO/ Në protestë nuk mungon as Shkëlzen Berisha

Në protestën kombëtare para Kryeministrisë, të thirrur nga opozita, nuk mungoi as djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Të dy fëmijët e Berishës, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi u panë në shesh pranë protestuesve, duke takuar qytetarët dhe dëgjuan fjalimet e deputetëve, por vetë nuk morën fjalë.

Protesta e opozitës ishte e qetë, ndërsa vetë Berisha mbajti një fjalim virtual, duke akuzuar Edi Ramën se po sillet me opozitën njësoj siç bën Vladimir Putin në Rusi.