zoom

Day Archive“Më kafsho më fort” – Ilnisa dhe Meritoni kalojnë momente intime në shtrat

Ilnisa dhe Meritoni u veçuan në një moment nga banorët e tjerë për t’u përkëdhelur dhe ngacmuar me njëri-tjetrin.

Meritoni kafshoi Ilnisën, duke i thënë se do t’i linte shenjë. Ndërsa Ilnisa i kërkonte që ta kafshonte më fort.

Më pas, Meritoni e komplimenton Ilnisën për tiparet e bukura të fytyrës, duke e pyetur: Po sytë pse i ke kaq të bukur? Kujt i ke ngjarë? Hundën e vogël, buzët e trasha…

Ilnisa i përgjigjet: Mi ka bërë Zoti. I kam ngjarë nënës, gjyshes. Ajo i ka të trasha, edhe më të trasha se unë.

Spiropali i thur lavde Ramës pas vizitës së Blinken, Rakipllari: Je e pakonkurrueshme

Ministrja Elisa Spiropali e quajti kryeministrin Edi Rama të prakahasueshëm, që krijon besueshmëri në arenën ndërkombëtare dhe solli në Shqipëri, sipas saj, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Gjatë një bisede në “Top Story”, Spiropali tha se vizita e Blinken në Shqipëri në këtë moment nuk është rastësi.

Por teksa apo fliste dhe po i thurte lavde Ramës, ndërhyri Robert Rakipllari, që u shpreh se në këtë pikë Spiropali është e pakonkurrueshme.

Lela: E keni takuar Charles McGonigal?

Spiropali: Jo, kurrë. Ju merruni me të. Më duket e tepërt që të rri dhe të analizoj, më vjen si turp që të rri të merrem me diskutimin e një opozite, për të cilën sot më vjen keq. Sot është e qartë, që opozita nuk është vetëm e braktisur nga qytetarët, por edhe nga partnerët tanë në mënyrën më të hapur.

Lela: Po për informacionet e dala nga kryeministria që iu dhanë McGonigal.

Spiropali: Po më duket si një debat për qarjen e hallit të kalorësit që i varen këmbët? A mund të flasim seriozisht. Kemi një qeveri dhe një kryeministër, që është fuqimisht i mbështetur dhe jo më kot. Jo se papritur Blinken u zgjua dhe tha të kaloj edhe njëherë nga Shqipëria. Por se Shqipëria është një faktor. Rama është një lider i besuar.

Rakipllari: Kur fillon dhe flet ti për Edi Ramën është histori tjetër

Spiropali: Nuk fola unë sot për zotin Rama…

Rakipllari: Aty nuk të konkurroj dot. Këtu je e pakonkurrueshme

Spiropali: Unë po citoj zotin Blinken.

Rikthehet kriza e çmimeve? Banka e Shqipërisë: Ka presione për shtrenjtim të naftës dhe ushqimeve

Banka e Shqipërisë vlerëson se rreziqet e rritjes së çmimeve në ekonominë shqiptare paraqiten në rritje.

Sipas Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e parë të vitit balanca e rreziqeve për inflacionin anon në kahun rritës dhe në veçanti presionet e reja për rritje të çmimeve të naftës dhe të ushqimeve në prani të konflikteve rajonale prezantojnë rreziqe të reja për një inflacion global më të lartë, por edhe për lindjen e efekteve të raundit të dytë në formën e rritjes së pritjeve inflacioniste.

Paralelisht me to, presionet nga tregu i brendshëm i punës në Shqipëri mund të rezultojnë më të forta dhe më të qëndrueshme, duke shtyrë për lart trajektoren e parashikuar të inflacionit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjendja ciklike e ekonomisë vijon të mbetet pozitive. Punësimi ka vazhduar të rritet dhe norma e papunësisë ka rënë, ndërsa hendekët e prodhimit, të punës dhe të shfrytëzimit të kapaciteteve mbeten në kahun pozitiv. Tregu i shtrënguar i punës ka vijuar të nxisë rritjen e pagave në sektorin privat.

Këto zhvillime mbajnë në nivele ende të larta inflacionin bazë dhe të brendshëm, pavarësisht ngadalësimit të përmbajtur të tyre në tremujorin e katërt.

Inflacioni mesatar i tremujorit të katërt 2023 rezultoi në vlerën 3.9%, duke regjistruar një rënie prej 0.2 pikësh përqindjeje kundrejt tremujorit paraardhës dhe prej 4 pikësh përqindjeje kundrejt të njëjtës periudhe të një viti më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, tendenca rënëse e inflacionit u diktua nga dobësimi i presioneve të huaja inflacioniste, nga forcimi i kursit të këmbimit të lekut, si dhe nga materializimi gradual i impaktit të kursit normalizues të politikës

monetare. Intensiteti i reduktimit të inflacionit erdhi në ngadalësim progresiv gjatë tre tremujorëve të fundit. Në veçanti, ngadalësimi i trendit rënës të inflacionit në tremujorin e katërt pasqyroi si rënien më të ngadaltë të çmimeve të ushqimeve në tregjet ndërkombëtare ashtu edhe rritjen e çmimeve të naftës.

Megjithatë, paralelisht me këto efekte të tregut të huaj, rritja e shpejtë e turizmit u pasqyrua në çmime të larta të shërbimeve dhe të qirave gjatë tremujorit të katërt.

Në përputhje me analizën dhe parashikimet e mësipërme, Këshilli Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 7 shkurt vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%.

Megjithatë, në deklaratë Këshilli theksoi se qëndrueshmëria e presioneve të brendshme inflacioniste dhe rreziqet e kahut të sipërm mbi inflacion kërkojnë monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe reagim në kohë nga politika monetare, për të garantuar respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve.

Të dhënat e para të vitit 2024 treguan një rënie të mëtejshme të inflacionit në 3.4% për muajin janar. Megjithatë, mbështetur edhe në analizën e Bankës së Shqipërisë, rreziqet inflacioniste ngelen të larta dhe mund të aktivizohen më tej pas tremujorit të dytë, kur pritet rritje e kërkesës, e lidhur me turizmin, por edhe me rritjen e pagave në sektorin publik./ Monitor

Si parashikohet moti për nesër: Në orët e mëngjesit…

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell.

Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës apo mjegullinës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-10m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -3 deri 15°C
në zonat e ulëta -1 deri 21°C
në zonat bregdetare 3 deri 20°C

Analisti “plas bombën”: Meta ka probleme serioze me DASH prandaj Blinken nuk e takoi

Analisti Baton Haxhiu komentoi vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

Ai u ndal në faktin që Blinken nuk kishte të programuar në agjendë takim me asnjë nga përfaqësuesit e opozitës, as Sali Berishën, as Lulzim Bashën, as Ilir Metën.

Ky është një lajm i keq për opozitën, sipas tij, duke shtuar se arsyeja pse nuk pati shtrëngim duarsh me Metën është për shkak të problemeve të tij me DASH.

“(Blinken) Nuk e takoi për arsye se gjithashtu, edhe Berisha edhe Meta kanë probleme serioze me Departamentin e Shtetit dhe kjo është evidente.

Nuk ndodh që një Sekretar Shteti përveçse rasti siç është ky që mos ta takojë opozitën për t’i dhënë kurajo që ta nxisë atë për një opozitarizëm dhe një pushtet në të ardhmen, nuk ekziston askund. Kjo është arsyeja se ky lajm është shqetësues për Lul Bashën, sidomos për dy pretenduesit e tjerë të rinj që kanë marrë qindra mijëra euro fonde për të krijuar një koncept konkurrues dhe opozitar brenda Shqipërisë”, tha Haxhiu.

Rinori s’e takoi Ilnisën, vëllai i saj hedh “kunj”: Unë do ta kisha takuar Meritonin

Vëllai i Ilnisës hodhi kunja në drejtim të vëllait të Meritonit, Rinorit, i cili kur u fut në shtëpinë e Big Brother për surprizë, nuk e takoi Ilnisën.

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, vëllai i Ilnisës tha se po të ishte ai në vendin e Rinorit, do të kishte vepruar ndryshe.

“Çështje kulture, qytetarie dhe respekti, se në fund të ditës Meritoni është personi që i ka qëndruar më pranë”, u shpreh ai.

Vëllai i tij, Rinori, i pyetur nëse donte të takonte dikë tjetër nga banorët, përveç Meritonit, nuk pranoi.

Për shumë të tjerë, kjo u mor si një përgjigje që ai nuk e pëlqen lidhjen e Meritonit me Ilnisën.

Pas ndarjes nga Xhensila, Besi pjesë e një reality show: Shihemi së shpejti

Në një kohë kur në rrjet komentohet ende ndarja e tij me Xhensilën, Besi njoftoi se shumë shpejt do të jetë pjesë e një spektakli televiziv.

Fjala është për spektaklin “Ferma Vip” që do të nisë së shpejti në televizionin “Vizion Plus”.

Me anë të një promoje, Besi njoftoi se ai vetë nuk do të jetë pjesë e konkurrentëve, por do të ketë një rol tjetër në spektakël, pa zbuluar më shumë detaje.

“Ku ka katun, jam unë. Do të shihemi së shpejti në “Ferma Vip”, një reality show fizik dhe psikologjik, jo si konkurrent, por shumë pranë VIP-ave”, tha Bes Kallaku.

EMRI+FOTO/ Arrestohet shqiptari në Britani, i akuzuar për vrasje

Një 32-vjeçar shqiptar që kërkohej nga autoritetet britanike u arrestua në Belgjikë.

Eugert Merizaj u prangos si i akuzuar për vrasjen me armë zjarri të Hemawand Ali Hussain në shtator 2019.

Sipas policisë britanike 30 vjeçari Hussain është qëlluar për vdekje në një shtëpi në rrugën Charterhouse, Hartlepool.

Ai kishte shërbyer si snajperis në ushtrinë kurde kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Prishja e pazareve të drogës shtyu shqiptarin Eugert Merizaj që të vriste 30-vjeçarin Hamawand Ali Hussain.

Në seancën gjyqësore u mësua se një papagall u trondit dhe fluturoi nga kafazi i tij pasi Hussain u qëllua për vdekje me një armë gjahu.

Ishte fqinji, njëkohësisht pronari i papagallit, David Walker, i cili i tha policisë se ai nuk dëgjoi asgjë për shkak të problemeve me dëgjimin, por papagalli i tij papritur fluturoi nga kafazi i tij.

Ndërkohë, autoritetet britanike vijojnë ende kërkimet për të gjetur dy shqiptarë të tjerë të akuzuar po ashtu si bashkëpunëtorë në vrasje: Sajmir Dodoveci, 38 vjeç dhe Armando Marku, 24 vjeç.

Video/Reperët izraelitë thirrje për vrasjen e Dua Lipës: Qeni merr atë që meriton

Dy reperë nga Izraeli Ness dhe Stilla, kanë bërë thirrje në këngën e tyre “Harbu Darbu” për vrasjen e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa, modeles Bella Hadid dhe aktores të filmave për të rritur Mia Khalifa.

Titulli i këngës në shqip do të thotë “Kaos”, dhe është publikuar në tetor të vitit që shkoi. Muzika është konsideruar si himni jozyrtar i luftës së Izraelit, dhe autorët e saj kanë lëshuar kërcënime ndaj personazheve të njohur të showbizit. Të gjitha këto kërcënime kanë ardhur pas reagimeve të bëra nga këto personazhe në rrjetet sociale, duke shfaqur qëndrimet e tyre kundër luftës.

Dua Lipa shkruajti në insta-story një thirrje për armëpushim mes Gazës dhe Hamasit. “Çdo ditë që kalon, zemra ime dhemb për popullin e Izraelit dhe Palestinës. Pikëllim për jetët e humbura nga sulmet e tmerrshme në Izrael. Pikëllim për vuajtjet e 2.2 milion shpirtrave të Gazas, gjysma e tyre fëmijë që durojnë vështirësi të paimagjinueshme”, shkruajti Dua ndër të tjera në reagimin e saj.

Bella Hadid e cila është palestineze nga ana e babait, në një postim në Twitter shkroi: “Kam ëndrra për palestinezët, por për ta nuk përfshi dënimin e asnjë personi hebre”.

Ndërsa reagimi i Mia Kalifës shkaktoi më shumë polemika, teksa lavdëronte terroristët e Hamasit për masakrën e 7 tetorit në Izrael. ‘A mund t’u thotë dikush luftëtarëve të lirisë në Palestinë që të kthejnë telefonat e tyre dhe të filmojnë horizontalisht‘, shkruante aktorja. Pas këtyre reagimeve ajo kërkoi falje.

Të gjitha këto mesazhe në rrjetet sociale kanë bërë që personazhet e njohura të përfshihen në këngën Harbu Darbu, ku mes vargjeve thuhet: “Një tufë minjsh që dalin nga tuneli. Çdo qen merr atë që meriton në fund. Do të biem si një stuhi mbi ju. Të gjithë njësitë e IDF-së po vijnë për të bërë ‘Harbu Darbu’ mbi kokat tuaja.”

IDF është ushtria që drejton tanket e Izraelit nën tingujt e kësaj muzike, e cila që nga momenti i publikimit në ‘You Tube’ numëron mbi 18 milion shikime.

 

Përfundon takimi Rama-Blinken: Presim turistë dhe investime nga SHBA

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pranë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama e quajti vizitën e tij si historike dhe një shenjë shumë të rëndësishme për raportin mes dy vendeve. Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u shpreh se një nga pikat më të rëndësishme që është diskutuar sot është reforma në drejtësi, e cila, sipas tij, po jep rezultate dhe është e rëndësishme pasi tani mund të kuptohet se anëtarë të krimit të organizuar po përfundojnë në gjyq.

“Kemi diskutuar se si të bëjmë institucionet më llogaridhënëse ndaj qytetarëve shqiptarë, sepse reforma në drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë, por ne kemi nisur të shohim rezultatet. Sot kam pasur mundësinë të takohem me prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët janë duke drejtuar reforma kryesore.

Është e rëndësishme të kuptohet se anëtarë të krimit të organizuar po përfundojnë në procese gjyqësore. Ky është një proces dhe vazhdon të bëhet përpara; ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto hapa të rëndësishëm për anëtarësimin në BE.” – u shpreh Blinken.

Gjatë deklaratës së tij, kryeministri falënderoi mbështetjen e SHBA-së në ecurinë e Shqipërisë në procesin e antarsimit në BE.

“Dua ta falënderoj për një mbështetje për të cilën flitet e shihet pak, por është e dobishme për ecurinë e Shqipërisë në BE. Ky është një proces që varet nga çfarë bëjmë ne, nga gjykimi i aleatëve tanë, por prej disa vitesh e çmojmë shumë interesimin e administratës amerikane, Departamentit Amerikan dhe faktit që sekretari në takimet e rëndësishme nuk e lë pa e nënvizuar dhe nevojën për ta shtyrë më tutje këtë proces si një interes strategjik i Shteteve të Bashkuara” – u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se për sa i takon rajonit, të dyja vendet ndajnë të njëjtat pikëpamje dhe shqetësime. Ndërkohë që i bëri thirrje shqiptarëve të kujtojnë rolin e SHBA-së në ndërtimin e Kosovës si shtet.

“Nga ana tjetër, patjetër që kemi folur për rajonin, ku kemi ndarë të njëjtat shqetësime. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë për të gjitha vendet e rajonit, ne jemi investuar që rajoni të shkojë përpara. Ne do të vazhdojmë ta nxisim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA kanë qenë, janë, dhe do të mbeten mbështetëse të palëkundura të njohjes së Kosovës. Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA në rajon për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe Kosovë, nuk është i dorës së dytë, as një interes i ndarë në çfarëdo aspekti, nga interesi ynë, për të ndërtuar një të ardhme në paqe për gjeneratat e tjera.”

Gjatë deklaratës së tij, kryeministri vuri theksin edhe në një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri, turizmin. Ai u shpreh se Shqipëria është një vend, që Sekretari mund ta dëshmojë, që turistët amerikanë ta vizitojnë.

“Bashkëpunimi bilateral, një bashkëpunim i pandërprerë që po merr përmasa edhe ekonomike. Për ne është e padiskutueshme nevoja dhe e investimeve amerikane në Shqipëri, si një dëshmi, jo vetëm e kësaj marrëdhënie por edhe e vetëdijes për potencialin që Shqipëria ka, në sektorë shumë kritikë për botën e sotme, në këtë rast rajonin, si sektorin e energjisë. Administrata amerikane është e angazhuar për të mbështetur programet e energjisë së gjelbër dhe në këtë aspekt janë një partner i dëshiruar dhe shpresojmë që ky proces do të shtyhet tutje. Ne besojmë që Shqipëria është një vend, që Sekretari mund ta dëshmojë, që turistët amerikanë ta vizitojnë. Në një vend shumë të vogël pa bërë orë të tëra rrugët mund të gjejë gjithçka nga bukuritë e natyrës, si nga bora e maleve deri te deti”, tha Rama.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në NATO, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

“Kemi pasur mundësinë të diskutojmë shumë çështje. Jemi përqendruar te ajo që mund të bëjmë për të nxitur para sigurinë. Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për të ndihmuar Ukrainën. E para që i ka çuar ndihma ushtarake. Aktualisht, është një nga 10 kontribueset kryesore në ndihmat për Ukrainën. Përgjatë 15 viteve të saj, Shqipëria ka dhënë kontribute domethënëse për aleancën. Muajin e ardhshëm, Shqipëria do të përurojë bazën ushtarake në Kuçovë. Aleatët tanë, që janë 30 e që së shpejti do bëhen 32, kanë vullnetin e hekurt që të ndihmojnë njëri-tjetrin. Aleanca jonë është më fortë, për shkak të begatisë që bashkëndajmë, jemi të lumtur që Shqipëria vazhdon të bëjë pjesën e saj”. – Tha Blinken.