zoom

Day ArchivePlas keq në studio – Laert Vasili çohet dhe i hedh ujë të ftuarit: Mua më thua moj motër? Qen!

Aktori Laert Vasili shpërtheu keq në studio, ku ishte i ftuar për të diskutuar për çështjen e Fredi Belerit dhe për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Ai u përfshi në një debat të ashpër në studion e “Abc News” me sekretarin e Omonias, Marin Suli, i cili gjatë diskutimit, iu drejtua: “Ule zërin moj motër”.

Ky etiketim acaroi Laert Vasilin, që u ngrit në këmbë dhe i hodhi ujë Sulit, ndërsa debati mes tyre më pas vijoi me ofendime.

Debati mes Laert Vasilit dhe Marin Sulit:

Laert Vasili: Po deshe bërtas unë dhe pushojnë të gjithë.

Marin Suli: Ça ishte kjo me të bërtitur, moj motër ule zërin, se nuk jemi vlla.

Laert Vasili: Mua më the moj motër? Unë jam njeri i besës. Motra jeni ju që e shisni s*mën në Omonia…

Marin Suli: O njeri cirku. O laro pazari.

Laert Vasili: Qen, qen!

Debat i ashpër mes Gazit dhe Eglës: O zari vogël… o smirush

Egla dhe Gazi u përfshinë në një debat me njëri-tjetrin këtë të hënë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Ata nuk kursyen ofendimet ndaj njëri-tjetrit, teksa njëri ishte te shkallët dhe tjetri i ulur në kolltuk.

Gazi e akuzon Eglën se po aktron gjatë lojës, ndërsa ajo e quan smirush.

Pjesë nga diskutimi:

Gazi: Je pa shtyllë kurrizore, njeriu më zero këtu je ti. U fute në aktrim, ushtari?

Banorët i thonë ‘zari zari’

Gazi: O zari vogël… se kaq je, u fute në aktrim ti?

Egla: Përvishi mëngët hajde.

Gazi: Ik mi zarush, ik mi…

Egla: O smirush, si e ke syrin sot? Bëj shtrigën mo Gazo.

Gazi: Ky syri të çoi për lesh ty, ta ka hequr trurin.

Egla: Kujdes syrin, ma fërko ndonjë herë.

Curri komenton zhvillimet në PD: Deputetët kanë bërë llogaritë e tyre, duan një mandat

Deputetët e Partisë Demokratike, sipas analistit Arjan Curri, shfaqin sot atë sjellje politike për interesat e tyre personalë.

Në një bisedë në “Top Story”, Curri deklaroi se deputetët po luftojnë për një mandat, duke shtuar se jo më kot ata pritën që Sali Berisha të mbyllet në arrest shtëpiak.

“Këta kanë bërë llogarinë e tyre, duan një mandat dhe të gjithë e dimë që Berisha nuk kthehet më, ata po e marrin me të mira, ky po i blen. Këta përse pritën që të mbyllej Berisha në kullë? Sepse e dinë që Berisha nuk kthehet më. Secili po luan lojën e tij dhe nuk ka plan, të gjithë po i thonë Berishës aman nuk ma jep mua”, tha Curri.

Ortakëria me krimin e organizuar çon Ministrinë e Financave në gjykatë

Më 23 tetor 2015, asambleja e ortakëve të shoqërisë Foralb Alabastër sh.p.k, ku ortak me 25% të kuotave ishte edhe shteti shqiptar, vendosi kalimin e 45% të kuotave tek shoqëria Alesio 2014 sh.p.k. me ortak të vetëm Anton Gjinajn – i dënuar në vitin 2010 në Spanjë për vepër penale në fushën e drogës.

Në procesverbalin e mbledhjes së asamblesë së ortakëve të shoqërisë Foralb Alabastër, të cilën BIRN e siguroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit, sqarohet se përfaqësuesja e shtetit ishte autorizuar nga ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, për të qenë pjesë e vendimarrjes që ka bërë pjesë të ortakëve Gjinajn.

Kjo ortakëri e shtetit me biznesmenin e dënuar për krim të organizuar ka sjellë si pasojë kërkimin e Ministrisë së Financave për të qenë palë e tretë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt konfiskimin e pasurive të Anton Gjinajt, ku mes të tjerash është edhe shoqëria Foralb Alabastër sh.p.k.

Si palë të treta që kanë pretendime për pasuritë e Anton Gjinajt të skuestruara nga SPAK, për të cilat kërkohet konfiskimi, u paraqitën në gjykatë dhe u legjitimuan në këtë gjykim edhe Banka Tirana dhe Raiffeisen Leasing. Po ashtu, gjykata vendosi të legjitimojë si palë të treta në gjykim, edhe pjesëtarë të fisit Turdiu, që nga sa u relatua në seancë, u mësua se kishin lidhut kontratë me parë me shoqërinë Kastrati për ndërtimin e objekteve, që më pas ishin blerë nga Anton Gjinaj e për rrjedhojë janë sekuestruar. Gjyqtarja Irena Gjoka tha se pronarët Turdiu u legjitimuan si palë, pasi rezulton se disa pasuri të sekuestruara u përkasin atyre.

Gjoka relatoi ndër të tjera, se si palë e tretë kishte bërë kërkim edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, por të hënën nuk u paraqitur përfaqësuesja e këtij institucioni, megjithëse kishte marrë dijeni.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Enida Dashi sqaroi se kjo çështje do të ndiqej nga institucioni që ajo përfaqëson për shkak të delegimit të kompetencave pas ndarjes së Ministrisë së Ekonomisë. Ajo kërkoi kopje të akteve hetimore për t’u njohur. Po ashtu, kërkuan kopje të akteve edhe përfaqësuesit e dy bankave të interesuara për të qenë palë e tretë.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi që të shtyjë seancën për më datë 26 shkurt në orën 14:00, me qëllim që t’u jepet mundësia palëve të treta të legjitimuara në këtë gjykim që të njihen me aktet dhe të paraqesin kërkimet e tyre.

Reporter.al
Fillimi Lajme
Ortakëria me krimin e organizuar çon Ministrinë e Financave në gjykatë
Në gjyqin për konfiskimin e pasurive të Anton Gjinajt, i dënuar në Spanjë në vitin 2010 për krim të organizuar, u bënë pjesë si palë të treta edhe Ministria e Financave si dhe dy banka të nivelit të dytë.
NgaEdmond Hoxhaj 18:14 | 12/02/2024
SPAK dërgon për gjykim 17 të akuzar për korrupsion e shpërdorim detyre në Kadastër
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Më 23 tetor 2015, asambleja e ortakëve të shoqërisë Foralb Alabastër sh.p.k, ku ortak me 25% të kuotave ishte edhe shteti shqiptar, vendosi kalimin e 45% të kuotave tek shoqëria Alesio 2014 sh.p.k. me ortak të vetëm Anton Gjinajn – i dënuar në vitin 2010 në Spanjë për vepër penale në fushën e drogës.

Në procesverbalin e mbledhjes së asamblesë së ortakëve të shoqërisë Foralb Alabastër, të cilën BIRN e siguroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit, sqarohet se përfaqësuesja e shtetit ishte autorizuar nga ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, për të qenë pjesë e vendimarrjes që ka bërë pjesë të ortakëve Gjinajn.

Kjo ortakëri e shtetit me biznesmenin e dënuar për krim të organizuar ka sjellë si pasojë kërkimin e Ministrisë së Financave për të qenë palë e tretë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt konfiskimin e pasurive të Anton Gjinajt, ku mes të tjerash është edhe shoqëria Foralb Alabastër sh.p.k.

Si palë të treta që kanë pretendime për pasuritë e Anton Gjinajt të skuestruara nga SPAK, për të cilat kërkohet konfiskimi, u paraqitën në gjykatë dhe u legjitimuan në këtë gjykim edhe Banka Tirana dhe Raiffeisen Leasing. Po ashtu, gjykata vendosi të legjitimojë si palë të treta në gjykim, edhe pjesëtarë të fisit Turdiu, që nga sa u relatua në seancë, u mësua se kishin lidhut kontratë me parë me shoqërinë Kastrati për ndërtimin e objekteve, që më pas ishin blerë nga Anton Gjinaj e për rrjedhojë janë sekuestruar. Gjyqtarja Irena Gjoka tha se pronarët Turdiu u legjitimuan si palë, pasi rezulton se disa pasuri të sekuestruara u përkasin atyre.

Gjoka relatoi ndër të tjera, se si palë e tretë kishte bërë kërkim edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, por të hënën nuk u paraqitur përfaqësuesja e këtij institucioni, megjithëse kishte marrë dijeni.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Enida Dashi sqaroi se kjo çështje do të ndiqej nga institucioni që ajo përfaqëson për shkak të delegimit të kompetencave pas ndarjes së Ministrisë së Ekonomisë. Ajo kërkoi kopje të akteve hetimore për t’u njohur. Po ashtu, kërkuan kopje të akteve edhe përfaqësuesit e dy bankave të interesuara për të qenë palë e tretë.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi që të shtyjë seancën për më datë 26 shkurt në orën 14:00, me qëllim që t’u jepet mundësia palëve të treta të legjitimuara në këtë gjykim që të njihen me aktet dhe të paraqesin kërkimet e tyre.

Kompania Alesio 2014, një nga kompanitë e ndërtimit që është kontraktuar nga autoritete të ndryshme shtetërore apo që ka punuar si nënkontraktor në ndërtim rrugësh, është sekuestruar nga SPAK, pas dyshimeve se është krijuar me të ardhura nga aktivitetet kriminale të pronarit Anton Gjinaj. Për këtë pasuri është kërkuar konfiskimi bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar…”, i njohur ndryshe si ligji “Antimafia”.

Prokuroria kërkon t’i konfiskojë Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini) dhe familjarëve të tij katër kompani nën pronësinë 100% të tij si dhe kompaninë Foralb Alabastër, në të cilën, përveç Gjinajt është aksioner edhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Shoqëritë XYZ 08 Sh.p.k dhe Garden Residence Turdiu u kërkuan të konfiskohen pasi janë në pronësi indirekte të Gjinajt përmes Alessio 2014.

Sipas SPAK, Pashuk Gjini u dënua në Spanjë në vitin 2010 si pjesëtar i një grupi kriminal të cilit iu sekuestruan mbi 50 kilogramë heroinë, e cila dukej se kishte për destinacion tregun e zonave të turizmit detar në Alicante, Spanjë. Ai shpëtoi nga drejtësia spanjolle dhe erdhi në Shqipëri, ku u mor me biznes dhe ku në vitin 2011 ndryshoi emrin në Anton Gjinaj. Prokuroria ka konkluduar se Gjinaj dhe familja e tij kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai dyshohet se ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë./ Reporter.al

Klodiana Lala jep detaje shokuese për Altin Çokun: Ka tentuar të djegë një fëmijë

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje tronditëse për Altin Çokun, të arrestuar për vetëvrasjen e 27-vjeçares në Kamëz.

Në një intervistë në “Open”, gazetarja zbuloi se disa vite më parë ai ka tentuar të djegë një fëmijë të vogël për shantazh.

“Altin Çoku ka qenë i dyshuar për vrasje, ka tentuar të djegë një fëmijë të vogël për të shantazhuar një ish-partnere të tijën për të mos u ndarë. Fëmija në këtë rast kishte lidhje familjare me partneren në fjalë”, u shpreh Klodiana Lala.

Ajo tregoi edhe se si ra në kontakt 27-vjeçarja me Altin Çokun, pasi u kthye në Shqipëri pas problemeve me martesën.

“27-vjeçarja është nënë e një fëmije, ka qenë e martuar me një shqiptar nga Kosova, por për shkak të problemeve është kthyer në familjen e saj në Shqipëri. Në pamundësi ekonomike, nëna e saj pastronte shtëpinë e autorit të dyshuar për vetëvrasjen e saj. Ai shprehej se edhe nëse arrestohet nuk e mbajnë dot më shumë se 3 ditë për shkak se është i sëmurë.

Nëna e vajzës i ka kërkuar ta ndihmonte në pastrimin e banesës së Altin Çokut. Ajo paguhej vetëm 10 mijë lekë të vjetra për pastrimin, të cilin as nuk ka mundur ta marrë. Në momentin që ka bërë foton ai e ka shpërndarë te miqtë e tij dhe ajo ka përfunduar në TikTok. Gruaja i ka kërkuar ta heqë pasi po i krijonte probleme jo vetëm me familjen e saj, por edhe të bashkëshortit që kishte më herët.

Ai ka thënë se nuk e ka hedhur ai, por miqtë e tij. Në një moment të rënduar psikologjikisht vajza është ngjitur në katin e katërt të një banese ku ata ndodheshin duke thënë se do pinte një cigare. Ajo ka lënë telefonin ku janë gjendur të gjitha komunikimet, ndërsa më pas është hedhur nga lartësia duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve”, deklaroi Klodiana Lala.

Gjermania me fabrikë të re municioni përballë kërcënimeve

Rritja e prodhimit ushtarak ka qenë një politikë qendrore që kur Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2020.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius mbërritën në një qytet të vogël në Saksoninë e Poshtme të hënën për ceremoninë e hapjes së një fabrike të re municionesh artilerie.

Fabrika po ndërtohet nga kompania e armatimit Rheinmetall në qytetin Unterlüss, midis Hannoverit dhe Hamburgut, ku kompania tashmë ka objekte prodhimi.

Ndërtimi i fabrikës së re të municioneve të artilerisë vjen në mes të një rritjeje të kërkesës, ndërsa shtetet kërkojnë të shtojnë furnizimet në Ukrainë dhe të mbajnë rezervat e tyre.

Qindra mijëra predha në vit

Rheinmetall, çmimi i aksioneve të së cilës u dyfishua pas sulmit rus ndaj Ukrainës, prodhon një sërë pajisjesh ushtarake që janë bërë thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës, duke përfshirë topin Leopard 2 dhe një haubicer me rreze të gjatë, Panzerhaubitze 2000.

Por municionet e artilerisë janë bërë gjithnjë e më të kërkuara, pasi BE kohët e fundit pranoi se nuk do të ishte në gjendje të përmbushte premtimin e saj për të furnizuar Ukrainën me një milion predha artilerie deri në mars.

Drejtori i Përgjithshëm i Rheinmetall-it, Armin Papperger, i tha gazetës gjermane Tagesspiegel të hënën se pasi të përfundojnë objektet e reja, Gjermania do të ketë kapacitetin për të prodhuar 200.000 predha artilerie në vit.

“Ukraina do të marrë disa qindra mijëra predha vetëm nga ne këtë vit,” tha ai, si dhe “disa dhjetëra transportues të blinduar të personelit dhe tanke” si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Transmetuesi publik gjerman NDR raportoi se kompania kishte investuar 300 milionë euro në projekt dhe priste të krijonte 500 vende të reja pune.

Shumë njerëz, duke përfshirë fermerë me traktorë, u mblodhën gjithashtu jashtë objektit të hënën, megjithëse ishte e paqartë se a ishin atje për të protestuar kundër ndërtimit të një fabrike të re armësh apo ishin thjesht duke protestuar kundër Scholz dhe qeverisë së koalicionit të tij.

Protestuesit tentuan të bllokojnë rrugën, por demonstrata ishte paqësore.

“Zeitenwende” e Scholz-it në praktikë

Pjesëmarrja e Scholz-it në ceremoninë simbolike të hapjes mund të jetë një nga momentet kryesore të punës së tij, pasi shpalli “Zeitenwende” – ose ndryshimin epokal – ditë pasi trupat ruse hynë masivisht në Ukrainë në shkurt 2022.

Ky është një program unik riarmatimi me një buxhet prej 100 miliardë eurosh për të riarmatosur Bundeswehr-in dhe për të forcuar mbrojtjen kolektive të BE.

Ka pasur pak përparim esencial që nga ai njoftim, por Pappergeri tha se mendonte se ishte e drejtë që Scholz-i e konsideronte fillimin e punës në objektin e ri si “suksesin” e kancelarin.

Rheinmetall – i coli mori kontrata shtetërore gjermane me vlerë 10 miliardë euro vitin e kaluar dhe pret edhe më shumë këtë vit – tha gjithashtu se mund të marrë një pjesë të barrës nëse SHBA reduktojnë ose ndalojnë plotësisht mbështetjen e tyre për Ukrainën.

“Ne mund ta zgjerojmë prodhimin tonë, si në Ukrainë, ashtu edhe në Gjermani”, tha Papperger për Tagesspiegel, duke iu referuar një objekti të ri që po ndërtohet në Ukrainë për prodhimin e automjeteve të blinduara.

“Po qëllon” – Dëshmi tronditëse nga masakra në Athinë: U fshehëm nën tavolinë

Ata që ishin dëshmitarë të masakrës së ndodhur në Athinë përshkruan me detaje si ndodhi ngjarja.

Punonjësit e kompanisë rrëfyen se ish-punonjësi egjiptian hyri në zyrë duke mbajtur armë në dorë dhe gjithçka ndodhi brenda pak minutash.

Sipas tyre, ai kërkonte shefat që të hakmerrej pse e kishin hequr nga puna.

“Ishim në zyrat tona dhe dëgjuam të shtëna, nuk e dinim se çfarë ndodhi. Bëhet fjalë për një punonjës të vjetër të kompanisë, me origjinë egjiptiane, i cili është shkarkuar prej kohësh. Mesa duket ka dashur të hakmerret me shefat. Ai u bërtiste të gjithëve që të largoheshin. Ai nuk donte të godiste asnjë prej nesh.

Vetëm shefat. Pra, synonte ata. Ai qëlloi dy shefat dhe një punonjës që iu afrua duke u përpjekur ta qetësonte . Ai hyri me një karabinë me tytë të shkurtër dhe një revole. Kur hyri në kompani nuk e kishte nxjerrë armën, mbante një thes. Unë isha në dyshemenë time, duke u fshehur nën tavolinën time derisa policët hynë dhe na nxorën të gjithëve jashtë”, tha njëri prej tyre.

Një tjetër punonjës i kompanisë tha: Isha në katin e parë, gjithçka që ndodhi ishte në katin e dytë. Dëgjova dy të shtënat e para, shkova në shkallë dhe pashë dy djem që zbrisnin dhe thoshin “është Aris me armë dhe po qëllon!”. E pashë të hynte në kompani sepse jam afër hyrjes. Unë e njoh makinën sepse ne të dy jemi punonjës për një kohë të gjatë këtu. E di që është në pension, nuk e di nëse është shkarkuar”.

Pas akuzave për dashnorë dhe video lakuriq, nëna e Asqeri Mandrit përballet “live” me nusen

Nëna e Asqeri Mandrit, i arrestuar sepse kishte “burgosur” në shtëpi dhe monitoronte me kamera nusen, u përball në një studio televizive me këtë të fundit.

Pasi e akuzoi se e ka parë duke bërë video lakuriq në krevat dhe se kishte dashnorë që hynin e dilnin nga shtëpia, nëna e Asqeri Mandrit i kërkoi ndjesë nuses.

Ajo shpjegoi se i ka thënë disa fjalë më shumë sepse u trondit kur pa policët në shtëpi.

“Unë nuk kam asgjë. Burri im ka dhënë urdhër, që nusja nuk do të dalë nga shtëpia deri sa të vijë ai. Nusja nuk është rrahur fare. Unë nuk jam zënë fare. Fëmijët i kam rritur vetë nuk i shes.

Për disa fjalë që kam thënë i kërkoj falje nuses. Nuk paraqitem kërkund. Se kush mi ka prurë ata të mallkuar, i vraftë Zoti. Kamerat se di se kush i vuri. Se mbaj mend se kush i vuri kamerat. I ka vendosur i mallkumi, ai s’më ka thënë asgjë. Nuk merrem me këto debate. Gratë e djemve të mi kanë bërë si kanë dashur. Asqeriu ishte më i miri. S’e bënte një fjalë me nusen. Nuk më ka vjedhur djali para.

Derën e ka lënë hapur. Unë të them të drejtë, si mu mbush shtëpia me policë, më iku truri. A jam zënë ndonjëherë me Eleonorën? S’e kam mbrojtur asnjëherë Asqeriun, se vetëm i bërtisja. Unë doja që të shkonin mirë. I kërkoj falje 100 herë!”, tha ajo.

Berisha flet pas mbledhjes në PD: U bë realitet ëndrra e 700 mijë shqiptarëve

Sali Berisha nuk mundi të ishte në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për herë të parë pas dy vitesh në selinë e kësaj partie, por ai dha mesazhin e tij.

Nga dritarja e banesës së tij ku ndodhet nën masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”, Berisha tha se 43 deputetë të Partisë Demokratike bënë realitet dëshirën e 700 mijë shqiptarëve.

Pjesë nga reagimi:

Ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita duket e pamundur kur trafikantë, vrasës, pengmarrës, përdhunues, me një fjalë Aleanca e Qelbësirave, e tmerruar nga toleranca zero e opozitës kundër krimit të organizuar, derdhi me dhjetëra e qindra milionë euro kundër saj.
Opozita duket e pamundur kur mediat më të mëdha, të rëna në grazhdin e qeverisë, organizatë e vërtetë kriminale nga mëngjesi deri në darkë, censurojnë, manipulojnë lajmet për opozitën, demonizojnë atë, vazhdojnë melodinë e vjetër të shpifur të Edi Ramës se fajin e ka Saliu dhe fajësojnë opozitën për krimet dhe mëkatet e qeverisë. Të dashur miq, ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita duket e pamundur kur narkoqeveria për të vendosur kontrollin mbi ju, mori peng drejtues të saj, njerëz të cilëve ju i besuat për dhjetë vite me radhë. Ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita bëhet pothuaj e pamundur kur narkoqeveria korrupton zyrtarët më të lartë të zbulimit, ambasadorë dhe diplomatë për goditur e shkatërruar opozitën e vendit dhe konsoliduar pushtetin e krimit të Edi Ramës. Ju jeni heronjtë e opozitarizmit në Shqipëri, Europë dhe botë.
Si ju nuk ka sot askërkund. Ju jeni heronjtë e vërtetë sepse opozita bëhet pothuaj e pamundur kur drejtësia politike arreston liderin e opozitës, kur gjykatat e narkoshtetit vjedhin simbolet e partisë opozitare. Ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita duket e pamundur kur parlamenti u mohon deputetëve çdo të drejtë të dhënë nga Kushtetuta dhe vullneti i sovranit. Për të gjitha këto, shumë nga ju jeni përballur me presione të jashtëzakonshme. Me të drejtë edhe mund të jeni përlotur, jo vetëm për padrejtësitë ndaj jush dhe opozitës, por të përlotur për Shqipërinë tonë të dashur. Ka lot në sytë e demokratëve, por ato janë dhe do jenë lot gëzimi, sepse opozita është e bashkuar.
Të dashur miq, në historinë e PD-së, opozitës shqiptare, por edhe Shqipërisë dhe kombit, për aq sa PD, forca kryesore opozitare e vendit është sot shpresë e vetme e shqiptarëve, sot pas një betejë të përbashkët 1-vjeçare, por edhe pas përplasjeve dhe kundërshtive hera herë edhe të forta, 43 deputetë të PD, të koalicionit opozitar, u mblodhën së bashku në drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar në selinë e partisë dhe bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve që votuan më 25 prill për PD-në dhe koalicionin e saj.

Zhaku injoron keq Luizin dhe Efin: Nuk e njoh! Më ngjau si Elvana

Gazetarja Zhaklin Lekatari, ish-opinioniste në BBV2, ka qenë e ftuar në episodin e radhës të “Mos i bjer me Top”.

Gjatë intervistës gazetari i tregon Zhaklinës foton e Efit, kjo e fundit finaliste e BBV2, Lekatari ka zgjedhur ta injorojë duke thënë se nuk e mban mend. I ftohtë ka qenë reagimi edhe sa i përket fituesit të Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, të cilit ju referua si banor.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Kristi thotë: A ke rënë në dashuri me Luizin Zhaklina sepse fakti që e përmend kaq shumë…

Zhaklina: Krist Aliaj?

Ronaldo: Jo, jo. Është një Krist tjetër.

Zhaklina: Nuk e di. Ky personi që ju po përmendni mund të ketë lexuar Instagramin e ndonjë personi tjetër jo timin, sepse unë nuk e kam përmendur banorin e Big Brother VIP 2 të cilit ky useri i referohet. Mendoj se ka gabuar pyetjen, Instagramin apo personin.

Ronaldo: Ti themi gjërat troç. A je penduar për sulmet ndaj Kiarës?

Zhaklina: Jo. Unë nuk kam bërë asnjëlloj sulmi. Shpeshherë është e rëndësishme të identifikojmë sulmet, gjuhën e dhunës, të urrejtjes. Të analizojmë objektivisht nëse ja dalim apo kemi konjicion për të analizuar.

Ronaldo: Mirë kalojmë në një pyetësor të shkurtër. Efi Dhedhes, finalistja e ‘Big Brother Vip’, pretendente për të fituar dhe shumë e komentuar.

Zhaklina: Nuk e njoh fare nuk e di se kush është. Nuk e mbaj mend, se di se kush është. Nuk i mbaj mend komentet e saj. Më ngjau si Elvana Gjata, Dhurata Dora, nuk e njoh.