Aplikacion
Këngëtari Olsi Bylyku ka folur për herë të parë për ish-partneren e tij Egli Tako.
Brenda shtëpisë së BBVA, aktori tregoi se arsyet e ndarjes ishte sepse ata nuk e njihnin mire as veten as njëri-tjetrin dhe ndoshta janë nxituar. Më tej ai shprehet se për ish-partneren e tij gëzon shumë respekt dhe ndonjëherë i ka kërkuar edhe falej.
Olsi gjithashtu thotë se ishte aq i përkushtuar tek lidhja e tij saqë për një momenti i dukej sikur po i ikte çdo gjë tjetër nga duart.
Olsi:
Ndonjëherë i kam kërkuar edhe falje jam nxituar por doja të njihja edhe veten unë isha me atë idenë se kjo është partnerja ime. Unë gëzoj shume respekt për të por ne duhet ta kishim njohur më mirë veten tonë. Sot e asaj dite them a kam qenë apo nuk kam qenë i dashuruar. Apo ishte ai afeksioni i madh ndaj një personi. Sepse e shikoja se isha më shumë i dhënë se sa duhet, po më kalonte koha për çdo gjë tjetër.
Bomba e ekspertit të kriminalistikës: Oltion Bistri ka përgjuar Taulant BallënEksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në “ABC” foli për hetimin pasuror të ndërmarrë ndaj Oltion Bistrit ku tha se ky i fundit ka mbajtur nën vëzhgim ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.
Gjatë intervistës në studio eksperti i Kriminalistikës theksoi se akuzat ndaj Bistrit do të rëndohen. Ai shtoi i se ish-shefi i Forcave Operacionale, Bistri ka shkaktuar përplasje të forta mes politikës dhe Policisë së Shtetit.
Prokuroria e Posaçme sekuestroi sot pasuri me vlerë rreth 1 milion euro të ish-shefit të Forcave Operacionale, Oltion Bistri, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.
Ku ndodhet Arben Ahmetaj, gazetari jep detajet: Është në shtëpinë e tij 1 mln eurosheIsh-ministri i Financave Arben Ahmetaj besohet se ndodhet prej gati 6 muajsh në Zvicër.
Gazetari Ardiatik Doçi ka zbuluar detaje të reja, duke thënë se janë disa persona që e kanë parë Ahmetajn teksa luante në një kazino në Lugano të Zvicrës.
Në “Repolitix” ai tha se Ahmetaj ka një vilë 1 milionë euro në qytetin e Zyrihut, të cilën e ka kamufluar në emër të një biznesmeni.
“Miq të mi, dhe burime shumë të besueshme më kanë thënë që e kanë parë në Lugano të Zvicrës dhe në një kazino në Lugano. Ahmetaj posedon edhe një vilë 1 milionë euro në Zyrih të Zvicrës, vilë që e ka kamufluar në emër të një biznesmeni.
Të gjitha burimet konfirmojnë që ka qëndruar në Zvicër. Ka kaluar nga Kakavija në këmbë kur është larguar. Ka prerë një biletë që do ikte nga Rinasi drejt Italisë, e ka bërë për të çorientuar policinë. Nga Greqia ka ikur në Zvicër. Nga Zvicra një telefon besohet se e ka nisur drejt Kanadasë, për të dhënë idenë se ka ikur në Kanada”, u shpreh gazetari.
Sot teksa në media doli lajmi se Ahmetaj do të japë një intervistë për Çim Pekën, qeveria vendosi t’ia bëjë të pavlefshme pasaportën diplomatike që ai kishte.
Video/ “Desha që ajo të vdiste”, del para gjykatës amerikane shqiptari që masakroi gruanRreth 20 orë pasi kreu një sërë krimesh, Renato Muhaj doli para gjykatës në SHBA. 8 janë akuzat që rëndojnë mbi shqiptarin, më e rënda ajo e vrasjes së ish-partneres Suela Saliaj, gjithashtu shqiptare.
Prokuroria e Largo në Florida thotë se krimet e 34-vjeçarit sa erdhën dhe u përkeqësuan në një hark kohor prej pak orësh. Megjithatë ashtu siç nuk arriti dot të shkonte larg me vajzën e tij 8-vjeçare të cilën e rrëmbeu, dita kur do të lerë qelinë do të jetë e largët.
Mediat amerikane publikuan pamjet e Muhaj në gjykatë
Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e gjatë të akuzave që rëndojnë mbi të, i vendosi 50 mijë dollarë si garanci pasurore dhe ashtu siç artikuloi shifrën, e njoftoi se nuk do të ishte e mundur ta përdorte këtë të drejtë, për shkak të akuzës së vrasjes së shkallës së parë
Detektivët thonë se Muhaj vrau brutalisht Suelën, e më pas e rrëmbeu të bijën. Me të zbuluar trupin e së resë dhe mungesën e vajzës së saj të vogël autoritetet lëshuan alarmin AMBER.
Muhaj u gjet pak kohë më pas bashkë me të bijën në makinë dhe u arrestua.
Në dosjen hetimore që mediat amerikane kanë publikuar, detektivët përshkruajnë sulmin e Muhajt ndaj prindërve të tij në Clearwater rreth orës 02:45 të së hënës dhe sesi nuk i lejoi që të telefonin 911 (shërbimi i emergjencës). Detektivët shkruajnë se më pas ai shkoi tek shtëpia e Suelës, në Largo, ku përdori përforcues grushti dhe thikë për ta rrahur dhe vrarë atë në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare.
Kjo e fundit i tha policisë se e kishte pyetur të atin se përse ia vrau të ëmën dhe ai i tha se ‘donte që Suela të vdiste’. Hetuesit i gjetën armët e krimit në vendin e ngjarjes. 8-vjeçarja rrëfeu po ashtu se pas vrasjes, i ati e tërhoqi me forcë për ta futur në makinë.
Krimi i la fqinjët të shokuar: “Është shumë e trishtë të dëgjosh çfarë i ndodhi nënës së saj, është kaq e vogël”, shprehet një prej tyre.
Gjykatësi u sigurua po ashtu që Muhaj nuk do të jetë kurrë në gjendje ta shohë vajzën e tij, nëse ndonjë ditë del nga burgu. Ndërkohë, vetë 34-vjeçari në gjykatë nuk shprehu asnjëlloj emocioni. Ai pati vetëm një pyetje: “A do caktoni avokat për mua?”
“Po”, iu përgjigj gjyqtari, duke shtuar se avokati ishte prezent në seancë.
Në mesin e akuzave që rëndojnë mbi 34-vjeçarin janë vrasje, abuzim me të miturit, rrëmbim dhe dhunë ndaj vetë prindërve të tij.
I biri vdiq në aksident, Agron Pjetrushi: Djali im s’bënte video për TikTok. Policia di të vërtetënBabai i Lorenzo Pjetrushit, 18 vjeçarit shqiptar që mbeti i vdekur pak ditë më parë pas një aksidenti tragjik në Itali, ka treguar disa detaje më shumë për mediat italiane.
Agron Pjetrushi thotë se Lorenzon e ka çuar vetë ai në ditëlindjen e kushëririt të tij dhe mohon se i bir ka qenë duke bërë video për TikTok, si u raportua në media.
Babai i Lorenzos tha se gjatë këtyre 8 ditëve, familjarët nuk kanë fjetur me shpresën se i riu do ta fitonte betejën për t’ju rikthyer jetës.
“Ne nuk kemi fjetur për tetë ditë. Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Në makinë ishin pesë prej tyre, në një Ford. E drejton kushëriri i tretë i djalit tim. Ai kishte vetëm dy muaj që kishte marrë patentën e drejtimit, s’kishte shumë përvojë. Por ata nuk po bënin video apo foto për t’i postuar në TikTok, siç është thënë. Se si ka ndodhur e di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok”, shtoi ai.
Prej datës 20 janar, i riu shqiptar ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit tragjik ku teksa tentonte të rrinte në këmbë mbi makinën që drejtohej nga kushëriri i tij u rrëzua dhe u përplas nga i njëjti automjet.
“Lorenzo ishte shumë i mirë, si shumë të rinj të moshës së tij. Atij i pëlqente të luante dhe të jetonte jetën .Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn tjetër të tretë, po nga Ormelle, një italian me origjinë shqiptare”- tha i ati i të riut që humbi jetën.
Dalin datat e Eurovizionit, ja kur do të performojë ShqipëriaShqipëria do të performojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2024 që do të zhvillohet në Malmo të Suedisë. Vendi ynë, pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë i 6-ti në radhë, të enjten e 9 majit 2024.
Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024, me këngën “Zemrën n’dorë”.
Në natën e parë më 7 maj do të performojnë: Ukraina , Qipro , Polonia , Serbia, Lituania, Kroacia, Irlanda ,Sllovenia, Islanda, Finlanda, Portugalia, Luksemburgu, Australi, Azerbajxhani, Moldavia .
Në natën e dytë më 9 maj do të performojnë: Austria, Malta, Zvicra, Greqia, Republika Ceke, Shqipëria, Danimarka, Armenia, Izraeli, Estonia, Gjeorgjia, Holanda, Norvegjia, Letonia, San Marino, Belgjika.
Vetëm 16 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do tu bashkohen 5 shteteve të përhershme finalist që janë: Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania, si dhe vendi fitues i vitit të kaluar që është Suedia.
DYSHIMET/ A do të transmetohet e plotë intervista e Arben Ahmetajt te Çim Peka?Një lajmërim i gazetarit Çim Peka se në emisionin e të enjtes në Syri Tv ai do të transmetojë një intervistë të ish -zvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj, ka ngjallur interes në publik.
Gazetari ka njoftuar se Ahmetaj “ka shpërthyer” në intervistën e tij me akuza të rënda për Edi Ramën, Erion Veliajn dhe disa “oligarkë”.
“Shperthen ARBEN AHMETAJ”. Jo thjesht Pergjigje, por akuza te renda per Edi Ramen.
Kush jane pronaret reale te inceneratorit te Tiranes. Pazaret e oligarkeve me Ramen dhe Veliajn. Kur, si dhe pse u ndane me Edi Ramen? Pse vendosi te mos kthehet ne Shqiperi pas vendimit per arrest? Dhe kercenimet me jete…. Nje rrefim si kurre me pare” – shkruan Peka në rrjetet sociale.
Por teksa me këtë njoftim Çim Peka ka ngjallur jo pak kërshëri e ndoshta edhe shqetësime në mjedise të caktuara politike dhe të biznesit, në korridoret mediatike dhe politike po ngrihet gjithnjë e më shumë pyetja nëse intervista e Ahmetajt do të jepet e plotë, pa censurë.
Zërat se intervista do të shkurtohet dhe pjesë të saj do të hiqen, sa vijnë e shtohen. Dhe nuk bëhet fjalë për pjesë të parëndësishme, ato që në redaksitë mediatike njihen si “ujëra”, por për pjesë thelbësore, ku përmenden emra dhe ngjarje.
Sipas këtyre zërave, bëhet fjalë për emra biznesmenësh të njohur dhe oligarkësh, të cilët dyshohet se janë përfshirë në çështjen e inceeratorëve dhe në afera të tjera.
A do t’i transmetojë Çim Peka të gjithë emrat ngjarjet që përmend ish -numri dy i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj?
Mes zërave që thonë se intervista do të jetë e censuruar dhe atyre që besojnë se gazetari do të bëjë detyrën e tij me integritet, mbetet të shihet intervista mbrëmjen e të enjtes, në Syri Tv dhe reagimi i Ahmetajt pas transmetimit, nëse edhe ai vetë nuk ka rënë dakord që disa pjesë të hiqen. /Zoom.al
Berisha: Rama u tmerrua nga denoncimet e vjedhjeve familjare, do japë llogari gjithë jetënSi çdo natë, ish-kryeministri Sali Berisha doli edhe këtë të mërkurë në dritare për të përshëndetur demokratët e mbledhur poshtë shtëpisë së tij.
Sipas Berishës, ai ndodhet sot në arrest shtëpiak për shkak të një urdhri të dhënë nga kryeministri Edi Rama.
Rama, shtoi Berisha, u tmerrua nga denoncimet e njëpasnjëshme që ai bënte duke zbuluar vjedhjet e tij dhe të familjarëve.
Fjala e Berishës:
Të dashur luftëtarë të lirisë, misionarë të shpresës, misionarë të fitores!
U mbush një muaj që ju sakrifikoni dhe mblidheni këtu çdo darkë.
Viti 2024 nisi në Shqipëri njëlloj si në Ugandën e Musevenit, Bjellorusinë e Lukashenkos, Teheranin e Ajatollahëve.
Kreu i organizatës kriminale të qeverisë shqiptare vendosi në arrest liderin e opozitës, duke i dhënë kështu opozitës shqiptare, pluralizmit politik, goditjen më të rëndë.
Duke spostuar Shqipërinë nga hapësirat euro-atlantike në hapësirat despotike diktatoriale.
Kjo ishte sigurisht një goditje shokuese për të gjithë demokratët dhe opozitarët shqiptarë.
Edi Rama, i tmerruar nga beteja në parlament, i tmerruar nga fuqizimi i opozitës, denoncimi i përditshëm i aferave të tij kriminale, vjedhjes së shekullit, Dubai City-t të Durrësit, PPP-ve të tij.
I tmerruar nga denoncimet e vjedhjeve familjare, me familjen e tij të ngushtë.
I tmerruar nga qëndrimi juaj, zgjodhi të vendosë në arrest shtëpie Sali Berishën.
Duke besuar se në këtë mënyrë ai do heshtë zërin e tij.
Miqtë e mi, vendosja në regjim arresti të një njeriu, për të cilin nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë dokument, asnjë firmë që të faktojë se ka shkelje më minimale të ligjit, asnjë dëshmi që të faktojë se ka bërë presionin më të vogël, dëshmon karakterin fund e krye politik, dëshmon një akt frikacak të Edi Ramës.
Edi Rama e kuptoi se me Sali Berishën, pas grabitjes së zgjedhjeve të 14 majit, ai nuk do mund të zhvillonte zgjedhje të tjera në Shqipëri.
Edi Rama e kuptoi se njeriu, ndaj të cilit ai me lobim korruptiv me Xhorxh Sorosin, me McGonigalin, mendoi se i dha goditjen nukleare, por së bashku me ju, u ngritur si Feniksi nga hiri, e kuptoi se nuk ka të ardhme, se nuk ka më fitore, se do japë llogari për të gjithë krimet e tij.
Edi Rama, që përdori armën e tmerrshme të korrupsionit për të goditur antikorrupsionin, doli lakuriq para vetes, para botës, së bashku me mafien ndërkombëtare, se ata ishin korrupsioni dhe se ata kishin tmerr nga denoncimet e Sali Berishës të korrupsionit të tyre.
Kjo është e vërteta, ndaj dhe përdori mercenarë, përdori grupin e tij të organizuar kriminal me në krye Damanin në Skapin e partisë për një vendim antikushtetues, antidemokratik kundër pluralizmit, për të cilin do të japin llogari gjithë jetën.
“Investim i zgjuar”, familja e ish-ministrit Saimir Tahiri futet në sektorin e ndërtimit“Eagle Residence” është një projekt ndërtimi me njësi tregtare dhe apartamente në rrugën Tahir Kadare, pranë ish-sheshit “Shqiponja” në Tiranë. Ky projekt nuk dallon në mënyrë të veçantë nga pallatet që po mbijnë në dy krahët e rrugës hyrëse të kryeqytetit, përveç faktit se është në pronësi të familjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Investimet e familjes Tahiri kanë tërhequr vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. BIRN ka mësuar se kjo e fundit ka filluar prej disa muajve një verifikim të gjithë pasurive të Tahirit, familjarëve dhe personave të lidhur me të për të konkluduar lidhur me ligjshmërinë e burimit të krijimit të tyre apo nëse ka fshehje pasurie.
Megjithatë, Tahiri insiston se sipërmarrjet e bashkëshortes janë transparente dhe ato janë mbështetur në prona të trashëguara nga prindërit dhe kredimarrje nga banka.
“Trualli ku po zhvillohet ndërtimi, është truall i trashëguar brez pas brezi i familjes së gruas time,” tha Tahiri në një përgjigje me shkrim për BIRN, ndërsa shtoi se vjehrri i tij kishte lindur në tokën ku po ndërtohej pallati.
Ai theksoi se prona ishte shtetëzuar gjatë periudhës së regjimit komunist dhe ishte kthyer gjatë viteve 1990′ familjes së bashkëshortes – kohë nga e cila është shfrytëzuar për biznese shërbimi nga kunati.
“Gjatë komunizmit toka u shtetëzua dhe u rimor permes ligjit pas vitit 90,” tha ai. “Që nga ajo kohë, kjo pronë është shfrytëzuar për biznesin e kunatit tim për më shumë se 20 vjet – dy restorante dhe bar, dhe gjithashtu e shfrytëzuar për biznese të tjera të familjes së bashkëshortes,” theksoi Tahiri.
Në lidhjet me hetimet e SPAK, ish-ministri i Brendshëm theksoi se nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare por u shpreh i gatshëm “për të dhënë sqarime kur të jetë e nevojshme.”
SPAK nuk dha informacion deri në publikimin e këtij shkrimi, nëse është regjistruar hetim pasuror ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe familjarëve të tij.
Kompani të suksesshme
Saimir Tahiri, me një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste, i emëruar si ministrër i Brendshëm në qeverinë ‘Rama 1′, u dënua me 3 vjet e 4 muaj për “shpërdorim detyre” pas një procesi të gjatë, ku u akuzua nga prokuroria për trafik të narkotikëve dhe grup i strukturuar kriminal.
Menjëherë pas shpalljes së vendimit të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit në shkurt të vitit 2022, ai u shoqërua për në ambjentet e paraburgimit të burgut ‘313′ dhe në vijim në burgun e Fierit.
Pasi kreu rreth 16 muaj vuajtje dënimi, Tahiri u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares së Elbasanit Matlida Fetahu, e cila pranoi kërkesën e tij për zëvendësimin e dënimit me burg, në “qëndrim në shtëpi”.
Kërkesa për lirimin e Tahirit u bazua në ekspertiza mjeko-ligjore në të cilat parashtrohej gjendja shëndetësore e tij dhe e bashkëshortes.
Avokati i tij, Maksim Haxhia pretendoi atëherë se Tahiri nuk mund të qëndronte më në qeli dhe se duhej të kujdesej për fëmijët në një situatë kur bashkëshortja ishte e sëmurë – kërkime që u gjetën të drejta nga gjyqtarja Fetahu.
Megjithatë, investimet e bashkëshortes së Tahirit gjatë viteve të fundit duket se tregojnë se ajo ka qenë mjaft aktive dhe e suksesshme në biznes.
Në deklaratat e interesave private të dorëzuara në Inspektoriatin e Deklaraimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikiti të Interesit, ILDKPKI nga viti 2010 deri në vitin 2018, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron një pasuri familjare me vlerë 23.2 milionë lekë, e cila përbëhej nga pasuri të patundshme me vlerë 12.3 milionë lekë, likuiditete bankare prej 9.3 milionë lekë dhe kursime në ‘cash’ prej 1.5 milionë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kanë qenë në masën 28.6 milionë lekë, nga të cilat 51% kanë si burim pagën e ish-ministrit Tahiri dhe rreth 48% pagën e bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Tiranës.
Pas largimit nga puna të ish-ministrit për shkak të procesit penal, bashkëshortja e tij ka regjistruar një seri kompanish me aktivitet në fusha të ndryshme, të cilat sipas bilanceve të dorëzuara në Qendrën Kombëtarë të Biznesit kanë rezultuar të sukseshme.
Afro një muaj para se Saimir Tahiri të hiqte dorë nga imuniteti për t’i lënë rrugë caktimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, më 4 prill të vitit 2018, bashkëshortja e tij, Fatlinda Tahiri kishte themeluar si ortake e vetme me një kapital prej 100 mijë lekësh shoqërinë Health Tourism Albania, HTC, me objekt veprimtarie “shërbime në fushën e mjekësisë dhe shëndetit për vendas dhe të huaj. Shërbime në specialitete të ndryshme mjekësore, vizita, konsulta, kontrolle mjekësore, ekzaminime etj.”.
Ndërkohë që Tahiri përballej me procesin penal, kompania HTC në pronësi të bashkëshortes së tij, ka blerë më 5 maj 2020 shoqërinë Constech group sh.p.k. për vlerën e kapitalit që kishte në atë kohë, në shumën 100 mijë lekë. Constech Group operon në fushën e ndërtimit.
Në vijim kompania ‘mëmë’ e krijuar nga bashkëshorjta e Tahirit në vitin 2018, ka investuar sërish duke themeluar më 16 qershor të vitit 2021 Lavender Clinic, me objekt shërbime mjekësore dhe estetike.
Më 7 dhjetor 2023, HTC me përfaqësuese Fatlinda Tahirin, në cilësinë e një prej tre ortakëve me 30% të kuotave, ka nënshkruar themelimin e shoqërisë ‘Albania Luxury Ferries’ sh.p.k., me kapital 1 milion lekë dhe me aktivitet transportin detar të udhëtarëve, si dhe agjenci turistike.
“Bashkëshortja ka nisur biznesin si agjensi për turizmin shëndetësor – aktivitet konsulence, e më pas, përmes nje kredie bleu për nje vlerë rreth 30 mijë euro një biznes estetike (Lavender Clinic) në vitin 2019, në një ambjent që edhe sot është me qera,” tha Tahiri. “Që nga blerja e deri me sot biznesi është rritur,” shtoi ai.
Ndërsa për kompaninë Albania Luxury Ferries, Tahiri theksoi se ai ishte një projekt i ri dhe “ka thuajse dy javë që është krijuar, dhe me asnjë ditë aktivitet.”
Kredi për investime
Më 17 tetor 2022, kompania Constech Group reklamoi në faqen e saj në rrjetin social Facebook, fillimin e punimeve për ndërtimin e ‘Eagle Residence’.
Sipas tabelës informuese për projektin të vendosur në rrethimin e kantierit, leja e ndërtimit është miratuar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj më 1 nëntor 2021 dhe ka një afat prej 60 muajsh ose pesë vjet.
Trualli që po zhvillohet ka një sipërfaqe prej 4740 m2, ndërkohë që strukturat që po ndërtohen zënë 1888 m2. Një prej godinave është përcaktuar të jetë me 7 kate, ndërsa tjetra 4 kate.
Në tabelë shënohet se trualli i përket bashkëshortes së Saimir Tahirit, Fatlinda Tahirit dhe babait të saj, Burhan Berishës, në cilësinë e përfaqësuesit të familjes bujqësore.
‘Investim i zgjuar’, shkruhet në tabelat informuese të vendosura përreth kantierit dhe shënohet se në Eagle Residence – që reklamohet si një pol i ri i Tiranës vetëm 3.3 kilometra nga qendra, do të ofrohen shërbime shëndetësore, si dhe do të ketë bare, restorante, apartamente e dyqane.
Aktualisht, në faqe online të njoftimeve shfaqen apartamente të nxjerra në shitje nga kjo kompani me çmim deri në rreth 1000 euro për m2.
Sipas pasqyrave financiare shoqëria “Constech Group” ka një vlerë asetesh rreth 2.5 milionë euro. Investimi është financiar nga një kredi bankare rreth 700 mijë euro nga Raifeissen Bank.
“Kompania Constech është e lidhur vetëm me ndërtimin në rrugën 29 Nëntori,” tha Tahiri. “Ky ndërtim është zhvilluar ekskluzivisht përmes kredisë,” theksoi ai.
Kredia nga Raifeissen nuk është i vetmi borxh që ka marrë familja Tahiri. Ish-ministri pranoi së bashkëshortja ka marrë edhe një hua prej 80 mijë euro nga biznesmeni Julian Morina, ndonëse është e paqartë se për çfarë është përdorur.
“I ka dhënë borxh 80.000 euro, me kontratë noteriale dhe me transfertë bankare,” tha Tahiri, ndërsa shtoi se borxhi është kthyer në po të njëjtën mënyrë. “Rrethana më transparente nuk mund të ketë,” përfundoi ai./
Ish-deputeti demokrat, Kujtim Gjuzi u bë pjesë e komenteve për “Big Brother Vip”.
Më së shumti ai u ndal te marrëdhënia e Ilnisës dhe Meritonit, që ka tërhequr edhe vëmendjen e publikut.
Gjithnjë e më shumë ata shihen afër njëri-tjetrit, teksa mbrëmjen e djeshme kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë në buzë.
Por për Kujtim Gjuzin, Meritoni e sheh Ilnisën si mami.
“Meritoni e ka parë si “mami” Ilnisën. Unë nul besoj te kjo marrëdhënie. Nuk besoj te lidhja e një vajze me një djalë më të ri në moshë”, tha Kujtim Gjuzi në “Ftesë në 5”.