Aplikacion
Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit, ka reaguar ashpër pas lajmit se tarifat shërbimeve për lejet e drejtimit do të dyfishohet, e madje disa prej tyre edhe katërfishohen.
Ai tha në News24 se ky vendim është marrë pa i njoftuar ata si grup interesim, duke e cilësuar një lëvizje në mënyrë tinëzare.
“Dje u vura në dijeni, por jo zyrtarisht, këto janë tarifa që janë vendosur tinëz dhe në mënyrë të padrejtë, pa marrë mendimin e grupeve të interesit. Nuk mund të katërfishohen çmimet e tarifave.
Unë kam dijeni se hyjnë në fuqi në datën 4 shkurt. E papranueshme që në të mos jemi në dijeni. Kjo do të sjellë shumë konfuzion pas datën 4 shkurt. Është akrobaci dhe e paimagjinueshme. Ne nuk do rrimë duarkryq. Jemi mbledhur mbrëmë dhe po mbledhim firma dhe do protestojmë. Shqiptarët nuk do të jenë gati për të tilla gjëra. Nuk shkon dot nga njëshi te katra menjëherë. Së pari ne duhej të ishim informuar. Autoshkollat tani janë në prag falimenti, janë të dorëzuara”, tha ai.
A është keq të pish kafe me stomakun bosh?Për shumicën e njerëzve, pirja e një filxhani kafe me stomakun bosh nuk ka gjasa të krijojë probleme por një filxhan kafe mund të përkeqësojë simptomat për njerëzit me stomak të ndjeshëm, ata që janë të predispozuar ndaj problemeve të caktuara gastrointestinale, si refluksi gastroezofageal, ose ata që tashmë kanë dëmtuar mukozën e stomakut, si ata me ulcera.
Kim Barrett, profesor i fiziologjisë dhe biologjisë thotë se kortizoli, hormoni i stresit zakonisht është më i lartë në mëngjes dhe, për disa njerëz, një dozë e kafeinës mund të rrisë efektin.
Kortizoli gjithashtu mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, dhe ata me diabet që pinë kafe me stomak bosh mund të kenë probleme me nivelet e sheqerit në gjak.
Hulumtimet tregojnë se kafeja mund të jetë acidike dhe të stimulojë prodhimin e acidit në stomak, por kjo nuk ka të ngjarë të jetë problem për shumicën e njerëzve. Një studim i 8000 individëve të shëndetshëm nuk gjeti asnjë lidhje të rëndësishme midis konsumit të kafesë dhe katër çrregullimeve kryesore të pjesës së sipërme gastrointestinale, duke përfshirë ulcerat dhe problemet e refluksit.
“Sa i përket stomakut, ai është jashtëzakonisht i pajisur për të mbrojtur veten”, tha Barrett, duke shtuar se kafeja “nuk ka të ngjarë të dëmtojë mukozën e stomakut, përveç nëse ka ndonjë sëmundje themelore.
Në varësi të mënyrës se si pihet dhe shërbehet kafeja, mund të jeni në gjendje të anashkaloni pjesërisht çështjen e aciditetit.
Ekspertët sugjerojnë që të provoni kafenë e zezë pasi ka tendencën që të stimulojnë më pak sekretim të acidit në stomak.
Duke pirë kafe të ftohtë. Pirja e ftohtë është gjetur të ketë përqendrime më të ulëta të përbërjeve acidike sesa ajo e nxehtë.
Shtoni qumësht ose krem në kafenë tuaj. Qumështi mund të ndihmojë në zbutjen e acidit në stomak.
Në fund, ekspertët bien dakord se për shumicën e njerëzve, pirja e një filxhani kafe me stomakun bosh nuk do të shkaktojë ndonjë dëm. Edhe ata me stomak të ndjeshëm mund të jenë në gjendje të zvogëlojnë rrezikun e shqetësimit të stomakut duke përgatitur kafenë e tyre me qumësht.
Studimi: Marrëdhëniet seksuale çelësi për të jetuar 100 vite!Të jetuarit për dekada, shihet si një arritje e jashtëzakonshme, imagjinoni kur themi 100 vite! Duket si diçka fenomenale, por që në botë po bëhet gjithnjë e më e zakonshme. Sipas të dhënave nga Population Division of the United Nations, në SHBA deri para dy vitesh jetonin rreth dy herë më shumë njerëz mbi 100 vjeç.
Nëse doni të jeni një prej tyre dh ta ktheni të jetuarit deri në këtë moshë në një objektiv të arritshëm, atëherë ka diçka që duhet ta bëni.
“Jetëgjatësia është shpesh një dëshirë personale dhe zakonisht, sa më i shëndetshëm të jeni në një moshë të madhe, aq më gjatë doni të jetoni,” thotë Dr. Michael Krychman, një mjek obstetër gjinekolog. Ndonjëherë, marrëdhëniet njerëzore janë ato që ndërtojnë themelet e një jete të gjatë, por përtej kësaj ndikim ka edhe seksi.
Sa seks duhet të bëni në muaj?
“Bëni seks sa herë të doni”, thotë Jillian Amodio, ekspert i mirëqenies fizike. “Komunikimi në çift është gjithashtu i rëndësishëm për të kuptuar se çfarë dëshiron dhe për çfarë ka nevojë çdo person në marrëdhënie.”
Në rregull deri këtu, por njerëzit duan të dinë numrin magjik. Në përgjithësi, çiftet bëjnë seks një herë në javë. Nuk ka asnjë frekuencë normale të pranuar, por disa studime tregojnë se çiftet që bëjnë seks të paktën një herë në javë janë më të lumtur.
Një studim ka zbuluar se çiftet bëjnë seks të paktën një herë në javë, pra katër herë në muaj dhe kjo është një shifër mesatarisht normale për të ndikuar në jetëgjatësinë e çiftit.
Kjo nuk do të thotë se ju mund të mos e “shkelni” këtë frekuencë, e cila shkon në raport me dëshirën tuaj, por katër herë në muaj sipas ekspertëve është një numër i pranueshëm e që ndikon në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njerëzve.
Plagosje me thikë në KavajëNjë plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme orës 20:00, në lagjen nr. 3 të Kavajës.
Autori është identifikuar si 34-vjeçari me iniciale J. K.
Ky i fundit është konfliktuar dhe ka goditur me thikë 28-vjeçari L. Sh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë identifikuan, kapën dhe shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Ish i dashuri i Sarës gati për të hyrë në Big Brother Vip?Këngëtari Endrik Beba, pritet të hyjë në shtëpinë e Big Brother dhe kjo pritet të ndikojë në marrëdhëniet brenda shtëpisë, veçanërisht në mes të Sarës dhe Bardhit.
Endriku ka qenë më herët në një marrëdhënie me Sarën, e cila ka nisur një marrëdhënie të re me këngëtarin Bardhi, brenda BBVA.
Nëse ndodh, hyrja e tij mund të jetë një faktor shtesë që do të shtojë interesin e spektatorëve, të cilët janë kuriozë të shohin si do të zhvillohen ngjarjet dhe marrëdhëniet mes banorëve në ditët në vijim.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha të martën se bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për vendimin e Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit në pagesat me para të gatshme në vend.
Banka Qendrore e Kosovës nxori një rregullore të re javë më parë, e cila kërkon që të gjitha pagesat me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen vetëm me euro duke nisur nga 1 shkurti, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb në vend.
I pyetur nëse bisedoi me Kurtin për shtyrjen e vendimit të BQK-së, Lajçak tha për gazetarët: “Ne e përmendëm këtë çështje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, por por ju do të njoftoheni nesër. Pra, ju do të mësoni më shumë rreth kësaj”, shtoi ai.
Në një konferencë për media pas takimit në Prishtinë, Lajçak tha se u diskutua edhe për sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i serbëve të armatosur në fshatin Banjskë në veri të vendit.
Sulmi në Banjskë, ku u vranë një polic dhe tre sulmues, u diskutua edhe gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, një ditë më parë në Beograd, theksoi ai.
“Sulmi në Banjskë diskutohet çdo herë në çdo takim që kur ka ndodhur”, tha Lajçak.
Ai tha se BE-ja pret që të përfshirët në sulmin në Banjskë të mbahen përgjegjës.
“Publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presin që të përfshirët të shpallen përgjegjës. Sa i përket hetimit, nuk jam unë personi i duhur për të folur se nuk ka hetim që udhëhiqet nga BE-ja, por janë vendet individuale që kanë hetuar apo e hetojnë. Ne po marrim të dhënat nga shtetet anëtare dhe partnerët evropianë”, deklaroi ai.
Lajçak gjithashtu ka thënë se pyetja e vetme që duhet të bëhet tani për Marrëveshjen e Ohrit është se kur duhet të fillojë zbatimi i saj.
“Kishim një marrëveshje nga shkurti-marsi i vitit të kaluar që i bie se më nuk duhet të jetë pyetja se çfarë apo si duhet të bëhet, sipas meje, pyetja është se kur duhet të fillojë zbatimi i saj. Natyrisht kur më pyesin mua them të fillojmë sa më shpejtë, të fillojmë pa vonesa”, tha Lajçak.
Ndarja e Besit dhe Xhensilës marketing? Ja çfarë thotë gazetariXhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, janë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit.
Një veprim i fundit i dyshes ka bërë që shumë nga fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre, deri në ndarje. Dy artistët nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram. Dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.
Në “Shqipëria Live”, u hodhën aludime nëse është ndarje, apo mënyrë marketinngu për këngën e re.
“Ka qenë një postim i Xhensila Myrtezajt, shkruan fillim i ri”, këngë e dashurie “zemër e helmuar”, Gjithë mediat shkruan për Besin dhe Xhensilën që nuk ndiqen në Instagram. As Xhensila dhe as Besi nuk ka reaguar, historia e tyre ka që në vitin 2020 nëse janë ndarë apo jo. Që në ato vite ka pasur aludime. Besi ka deklaruar para disa kohësh që janë fjalë portalesh”-tha gazetari Gerald Qerimi.
“Janë menazherët që i këshillojnë kështu, jam i bindur unë”-deklaroi moderatori Arjon Muça.
Pak kohë më parë çifti u bënë prindër për herë të dytë, pas Ajkës, me një djalë, të cilin e quajtën Amen. Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa asnjë nga të dy nuk kanë dhënë ende një deklaratë.
Si do të ishte bota nëse nuk do të ndodhte kurrë Lufta e Dytë Botërore?Ndonëse nuk ishte lufta që i dha fund të gjitha luftërave, siç edhe u premtua, është një fakt që Lufta e Parë Botërore e rindërtoi rendin gjeopolitik të botës tonë. Mbretërit, kajzerët dhe Carët u rrëzuan nga froni në të gjithë Evropën. Kombe të reja dolën nga rrënojat e perandorive të lashta, ndërsa Shtetet e Bashkuara arritën statusin e superfuqisë.
Por zgjidhja që prodhoi lufta, ishte aq e hidhur për disa sa që Marshalli Earl Wavell e quajti atë me përbuzje si “Paqja që do t’i japë fund Paqes”. Mund të jetë shumë e thjeshtë të fajësohet Traktati i Versajës për Luftën e Dytë Botërore, por është sërish fakt që ai e la Evropën të paqëndrueshme, dhe mund të ketë kontribuar tek Depresioni i Madh, që vetëm sa i ushqeu pakënaqësitë dhe e ripërtëriu nacionalizmin.
Ishte pikërisht ky traktat, që mundësoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore, që solli me vete ndryshime edhe më të mëdha. Ajo e përshpejtoi rënien e perandorive të mbetura evropiane dhe ngritjen në skenën globale të SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Po ashtu, mundësoi një zgjerim të shpejtë të teknologjisë, dhe la në gërmadha pjesë të mëdha të botës, saqë ndonjëherë 1945-a u quajt edhe “Viti Zero”.
Po sikur të mos kishte ndodhur kurrë? Po sikur tensionet e vazhdueshme në Evropë nga Lufta e Parë Botërore, të mos ishin ndezur aq shumë? Po sikur fuqitë botërore të shfrytëzonin rastin për ta ndalur përhapjen e nazizmit? Ne do ta gjenim veten në një botë shumë të ndryshme, në një botë pa disa nga historitë më të tmerrshme të shekullit XX-të. Por ndoshta edhe pa shumë nga përparimet që i njohim sot.
Lufta e Dytë Botërore, nisi me pushtimin gjerman të Polonisë në vitin 1939. Por ambiciet agresive të nazistëve, ishin bërë të qarta që më parë. Pushtimi i Austrisë dhe aneksimi i Çekosllovakisë në vitin 1938, ngjallën frikën e një konflikti të ri. Të vendosura për të shmangur një skenar të tillë, Britania dhe Franca ndoqën një qasje tolerante ndaj Gjermanisë. Ndërkohë udhëheqësit ushtarakë të Gjermanisë nuk e pranuan njëzëri vendosmërinë e Hitlerit për të pushtuar Çekosllovakinë , sepse në vitin 1938 ajo nuk ishte plotësisht e përgatitur për luftë. Mbi të gjitha, shumë ushtarakë ishin shumë të shqetësuar nga udhëheqja e Adolf Hitlerit dhe nazizmit.
Nënkoloneli Hans Oster, hartoi një plan për ta përdorur pushtimin e parashikuar të Çekosllovakisë si një justifikim për një grusht shteti. Plani parashikonte vrasjen e Hilerit, rivendosjen e monarkisë gjermane dhe të një sistemi parlamentar të ngjashëm me atë në Britani.
Për historianët mbetet e paqartë, nëse komploti ishte i mirë-planifikuar, pasi gjeneralët kryesorë nuk e mbështetën plotësisht atë. Por nëse Oster dhe njerëzit e tij do të ishin përgatitur siç duhet dhe politika tolerante e Partisit dhe Londrës nuk do t’u kishte hequr pretekstin, lidershipi nazist do të ishte neutralizuar, do të pezullohej marshimi drejt Polonisë, dhe do të anulohej lufta e re.
Paratë dhe humbjet njerëzore gjatë Luftës së Parë Botërore, e zhytën në borxhe Perandorinë Britanike. Po ashtu, lufta fuqizoi popujt e nënshtruar, duke nxitur lëvizjet për autonomi dhe pavarësi, një tendencë e përshpejtuar pas Luftës së Dytë Botërore. Gjithsesi Perandoria Britanike ishte ende në këmbë në vitin 1939, siç ishin edhe ato të Italisë, Francës dhe Japonisë.
Bashkimi Sovjetik po dilte në skenën globale si një fuqi e madhe, ndërsa SHBA-të po e konsolidonin më tej pozitën e tyre. Nëse nuk do të ndodhte Lufta e Dytë Botërore, perandoritë e Botës së Vjetër, mund të vazhdonin të ekzistonin, të paktën për një fare kohë. Kështu për shumë dekada të tjera, mund të mos shihnim shtetet e pavarura të Indisë, Indonezisë, Vietnamit etj, dhe karakteri i tyre kur të shkëputeshin më në fund, do të ishte ndryshe nga ai që njohim sot.
Nazistët e shihnin Rusinë si një gjigant të dobësuar dhe të lehtë për t’u pushtuar. Megjithatë, kur mbaroi lufta, Gjermania përfundoi në gërmadha, Adolf Hitleri rau veten dhe BRSS nën udhëheqjen e Stalinin krijoi një perandori të re në botën e pasluftës, si superfuqia e madhe komuniste që luftonte me Shtetet e Bashkuara për ndikim global.
Pa Luftën e Dytë, gjërat mund të mos kishin shkuar kështu. Tek e fundit, arsyeja e ekzistencës së Revolucionit Rus – emancipimi i proletariatit, përpara një revolte mbarëbotërore – nuk arriti të realizohej. Rusia e viteve 1920-1930, kishte shumë ndarje të forta ideologjike midis lidershipit të saj, që përfunduan me triumfin e Stalinit dhe një spastrim të rivalëve të tij.
Politikat e qeverisë komuniste, e përshkallëzuan zinë e bukës në shumë rajone, ndërsa përpjekjet për industrializim u dëmtuan nga vetë-mashtrimi. Edhe pse në rritje nga fundi i viteve 1930, Bashkimi Sovjetik ishte një shtet shumë i trazuar. Nëse Hitleri do të ishte rrëzuar nga pushteti në vitin 1938, ai nuk do të kishte nënshkruar paktin e mossulmimit me Stalinin, dhe një Rusi kaq e rrënuar nuk do të kishte qenë në gjendje të aneksonte gjysmën e Polonisë. Dhe pa një luftë, BRSS gjithashtu nuk do të kishte pasur pretekstin për ta shtrirë ndikimin e saj në Evropën Lindore. Madje frika nga komunizmi në Perëndim, mund ta kishte futur Britaninë dhe Francën në luftë kundër Rusinë. Dokumentet e de-klasifikuara, tregojnë se gjatë Luftës së Dimrit (Lufta disamujore midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik), ata morën në konsideratë mundësinë e bombardimit të fushave ruse të naftës.
Franklin Roosevelt i kaloi vitet 1930 duke zbatuar Marrëveshjen e tij të Re (New Deal), për të luftuar krizën e madhe ekonomike, e cila hyri në histori si Depresioni i Madh. Programet e tij lehtësuan vuajtjet e shkaktuara nga rënia ekonomike, por Depresioni ishte ende i pranishëm kur presidenti kërkoi një mandat të tretë të paprecedentë në vitin 1940.
Por të mos ishin rrethanat e luftës, në ato zgjedhje mund të fitonte republikani Wendell Willkie. Ky i fundit ishte një biznesmen dhe një ish demokrat. Ai kritikoi ashpër aspektet ekonomike të New Deal dhe retorikën e Roosevelt kundër elitës. Ndaj analistët thonë se pa Luftën e Dytë Botërore që e mobilizoi plotësisht ekonominë, Depresioni i Madh mund të ketë zgjatur edhe disa vite të tjera.
Tmerret e Luftës së Dytë Botërore, u shoqëruan nga ana tjetër me një përparim të rëndësishëm teknologjik dhe me forcimin e lëvizjeve demokratike dhe të të drejtave civile. Në kuadër të luftës, SHBA-ja kreu zhvillimin në shkallë të gjerë të penicilinës. Nga ana tjetër një studim mbi gazin helmues mustardë, çoi në një zbulim të ngjashëm në kimioterapi. Edhe furrat me mikrovalë lindën nga zhvillimi në teknologjinë e radarit nga ana e Forcave Ajrore të SHBA-së.
Dhe Lufta e Dytë Botërore na futi në epokën atomike, me gjithë premisat por edhe frikrat e saj. Të gjitha këto përparime në shkencë dhe teknologji, mund të kishin ndodhur edhe pa Luftën e Dytë Botërore. Por pa forcën lëvizëse të atij konflikti, mund të kishin kaluar dekada para se t’i njihnim, dhe aq më pak t’i kishim në dispozicion si pjesë të jetës së përditshme. Dhe pa zhvendosjen e kaq shumë talenteve shkencore të shkaktuara nga lufta, ato do të ishin zhvilluar në vende të ndryshme.
Hidrocentrali në Skavicë, Kushtetuesja: Ka shkelje. Cënohet e drejta e banorëve të zonësGjykata Kushtetuese ka zhvilluar sot seancën gjyqësore kërkuar nga tre organizata për shfuqizimin e ligjit dhe vendimit qeveritar, të cilët i hapin rrugën ndërtimit të një hidrocentrali mbi Drinin e Zi në Skavicë të Kukësit.
Duke pasur parasysh se ligji e rregullon projektin e Skavicës në dy faza dhe faza e dytë fillon vetëm nëse finalizohet faza e parë, Gjykata vlerësoi se kërkuesit legjitimohen vetëm për pretendimin për cenimin e së drejtës së informimit për çështjet mjedisore.
Për sa më lart, Gjykata vlerësoi se, duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, shkeljet e konstatuara para miratimit të ligjit mund të riparohen ende përmes ndërmarrjes së hapave konkretë për përfshirjen e publikut në informacion dhe vendimmarrje.
NJOFTIM VENDIMMARRJEJE NGA GJK:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datat 12.12.2023 dhe 10.01.2024 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen nr. 6 (Sh) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues: shoqata “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”, shoqata “Për mbrojtjen e pronave dhe mjedisit të pellgut të Drinit të Zi” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt: “Shfuqizimi i ligjit nr. 38/2021, datë 23.03.2021 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Shfuqizimi i vendimit nr. 485, datë 30.07.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kontratës së fazës së parë “Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenergjetik i Skavicës” ndërmjet KESH sh.a. dhe Bechtel Limited”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 38/2021, datë 23.03.2021 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës” dhe të vendimit nr. 485, datë 30.07.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kontratës së fazës së parë “Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenergjetik i Skavicës” ndërmjet KESH sh.a. dhe Bechtel Limited”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”.
Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot më 30.01.2024, pasi mori në shqyrtim kërkesën dhe pretendimet e parashtruara nga kërkuesit, si dhe prapësimet e subjekteve të interesuara, vlerësoi se:
Gjykata ka juridiksion për të shqyrtuar pajtueshmërinë me Kushtetutën të ligjit 38/2021 dhe nuk ka juridiksion për vendimin nr. 485, datë 30.07.2021 të Këshillit të Ministrave, pasi ky vendim nuk përbën akt me karakter normativ.
Duke pasur parasysh se ligji e rregullon projektin e Skavicës në dy faza dhe faza e dytë fillon vetëm nëse finalizohet faza e parë, Gjykata vlerësoi se kërkuesit legjitimohen vetëm për pretendimin për cenimin e së drejtës së informimit për çështjet mjedisore.
Në lidhje me themelin, gjykata vlerësoi se ligji nr. 38/2021 ka të bëjë dhe sjell ndikim, ndër të tjera, edhe në çështjet e mjedisit. Gjatë procesit gjyqësor nuk u provua se Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave, para miratimit të ligjit, të kenë zbatuar të drejtën e informimit për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutës. Po kështu, këto subjekte nuk kanë kryer procese konsultative me publikun dhe nuk kanë garantuar pjesëmarrje efektive që në fazën e hershme të hartimit të projektligjit, ku të gjitha alternativat të ishin të hapura dhe komuniteti i zonës (me statusin e publikut të ndikuar) të mund të merrte pjesë sipas detyrimeve të Konventës së Aarhus.
Për sa më lart, Gjykata vlerësoi se, duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, shkeljet e konstatuara para miratimit të ligjit mund të riparohen ende përmes ndërmarrjes së hapave konkretë për përfshirjen e publikut në informacion dhe vendimmarrje.
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, njëzëri,
Vendosi:
1) Konstatimin e shkeljes së të drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutës, në procedurat e miratimit të ligjit nr. 38/2021.
2) Urdhërimin e autoriteteve publike për të riparuar shkeljen e konstatuar dhe për të garantuar të drejtën për informim gjatë fazës së parë të zbatimit të ligjit nr. 38/2021.
3) Detyrimin për marrjen parasysh në vijim të rezultateve të procesit të informimit për mbrojtjen e mjedisit, për aq sa është e mundur, në zbatim të nenit 8 të Konventës së Aarhusit.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut – Makina përplaset me furgonin, vdes i riuNjë i ri humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor të shënuar në Maqedoninë e Veriut.
Sipas mediave fqinje, 24-vjeçari po drejtonte mjetin e tij kur u përplas me një furgon, që po transportonte punëtorë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ai mbeti i vdekur në vend dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e tij nga makina.
20 persona të tjerë që udhëtonin me furgonin morën plagë të lehta dhe u trajtuan në spital nga mjekët.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur identitetin e viktimës dhe shkaqet e aksidentit.