Aplikacion
Ka një plan real nga 26 vende anëtare të Bashkimit Europian për të sabotuar ekonominë e homologes së tyre të 27-të, Hungarisë. Bindja e Budapestit për të mos i dhënë “OK” paketës së ndihmës prej 50 miliardë euro që Blloku ka përpiluar për Ukrainën, duket se ka acaruar tej mase Brukselin.
Sipas Financial Times, liderët në kryeqytetet europiane janë tërbuar nga ‘politika e shantazhit’ që po ndjek Viktor Orban, ndaj një plan sekret për t’i dhënë një shuplakë ekonomisë së Hungarinë është hartuar në Bruksel.
Plani synon drejtpërdrejt ekonominë duke dobësuar monedhën hungareze dhe duke ulur besimin e investitorëve.
Në dokument, sipas FT, thuhet se “në rast se nuk ka marrëveshje në samitin e 1 shkurtit, disa krerë shtetesh dhe qeverish do të deklarojnë publikisht se në dritën e sjelljes jokonstruktive të kryeministrit hungarez ata nuk mund ta mendojnë që fondet e BE-së t’i jepen në vazhdim Budapestit”.
Kjo lëvizje vjen vetëm një muaj pasi lideri i ekstremit të djathtë vendosi veton duke bllokuar programin e ndihmës për Ukrainën në dhjetor. Qëndrimi moskokëçarës i Orban ka “trembur” europianët ndaj një takim urgjent midis liderëve është caktuar për të enjten.
Madje të premten qarkulloi edhe thashethemi se disa shtete anëtare po shtynin të nxisnin Nenin 7 të Traktatit të Bashkimit Evropian për t’i hequr Hungarisë të drejtën e saj për të votuar nëse Orban vazhdon të bllokojë vendimet e BE-së.
Ekziston një shqetësim aq i madh për lëvizjet e Budapestit, saqë Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel braktisi planet për të dhënë dorëheqjen në qershor mes frikës se Viktor Orbán mund të kryesojë samitet derisa të gjendet një pasardhës.
Megjithatë, diplomatët paralajmërojnë se përdorimi i nenit 7 do të ishte zgjidhja e fundit dhe nuk duhet të përdoret, pavarësisht zemërimit me Hungarinë.
Ndërkohë, sa i përket strategjisë për të përdorur fondet si mjet shtrëngimi, rezulton se ekonomia e Hungarisë është shumë e varur nga tregu i vetëm. Kjo pasi, pothuajse të gjitha eksportet e Budapestit zyrtar kalojnë kufirin drejt vendeve fqinje.
Sipas të dhënave të Komisionit, tregtia brenda BE-së përbën 78% të eksporteve të Hungarisë (Gjermania 28%, Rumania, Sllovakia, Austria dhe Italia 5%), ndërsa 3% shkon në SHBA dhe 3% në Mbretërinë e Bashkuar.
BE-ja tashmë është përpjekur të përdorë fondet si mjete për të detyruar Hungarinë të pajtohet me politikat dhe zbatimin e sundimit të ligjit. Tashmë, 20 miliardë euro fonde janë ngrirë për shkak të shqetësimeve mbi të drejtat e LGBTI+ dhe çështje të tjera.
Por në Budapest nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë nisur të ngrenë zërin, sapo zbulimi i Financial Times doli në pah. János Bóka, ministri hungarez për politikat e BE-së, i tha FT se vendi i tij “nuk do t’i përkulet presionit” dhe se nuk ka asnjë lidhje midis Ukrainës dhe aksesit të përgjithshëm në fondet e BE.
“Hungaria ka marrë pjesë dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në negociata”, tha ai.
Më pas në një postim në platformën X, ai shkroi: “Dokumenti, i hartuar nga burokratët e Brukselit, thjesht konfirmon atë që qeveria hungareze ka thënë për një kohë të gjatë: qasja në fondet e BE-së po përdoret për shantazh politik nga Brukseli”.
“Fillim i ri. Për ata që dashurojnë dhe pse helmohen”/ Xhensila konfirmon ndarjen nga Besi?Një ‘unfollow’ nuk është mjaftueshëm për të thënë se martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt po shkon drejt divorcit, por të dy kanë mjaft kohë pa postuar foto nga momentet që kalojnë ose udhëtime me njëri-tjetrin dhe kjo gjë shkon akoma dyshimet.
Një tjetër detaj duket se konfirmon pikërisht atë çfarë aludohet. Së fundmi këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re, e cila është një baladë dashurie dhe titullohet “Zemër e helmuar”.
Ajo ka postuar në Instagram një pjesë nga kënga e re, ku shkrimi në të duket se tashmë merr kuptim, pasi ka treguar se tani është një fillim i ri për të.
Edhe pse kjo mund të jetë marrë si një fillim i ri në karrierën e saj muzikore, kjo nuk është hera e parë që Xhensila publikon balada dashurie.
“Fillimi im i ri…
Për gjithë të dashuruarit, për gjithë të zhgënjyerit, për gjithë ata që ëndërrojnë dhe vazhdojnë duan dhe pse helmohen…”
Një studim tronditës ka zbuluar se vetmia mund të jetë më e rrezikshme sesa mbipesha. Gjithmonë e kemi ditur se njerëzit janë qenie të shoqërueshme, por duket se shoqëria është kruciale për ekzistencën tonë.
Këtë e dëshmojnë edhe statistikat – sipas ekspertëve, vetmia mund të rezultojë në 50% rritje të shanseve për vdekje të parakohshme, që është rrezik më i ulët krahasuar me 30% të rritjes së rrezikut për vdekje të parakohshme nga mbipesha.
Pavarësisht avancimeve teknologjike që supozohet të na kenë lidhur më mirë me njëri-tjetrin, vetmia duket që veçse është rritur. Në Amerikë, njerëzit vazhdimisht po ndihen më të izoluar, pavarësisht financave dhe familjes që e kanë.
Rreth 70% prej tyre besojnë se miqtë dhe familjarët do të befasoheshin nëse do ta zbulonin se ata ndihen të izoluar, transmeton Telegrafi.
Një anketim i fundit i kryer nga ‘Granset’ ka zbuluar se 75% e popullsisë së vjetër në Mbretërinë e Bashkuar vuan nga vetmia. Shumica madje as nuk flasin për të. Statistikat vetëm sa po e nxjerrin realitetin se Britania është shumë afër të bëhet shteti më i vetmuar në të gjithë Evropën.
Në Mbretërinë e Bashkuar, vetmia po njihet si epidemi dhe po i kushton shumë para Evropës. Rreth 26 milionë dollarë në vit shpenzohen vetëm për shkak të pushimeve mjekësore. Vetmia është shumë e dëmshme për një person, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
Shumë dëshmi shkencore gjatë viteve të fundit kanë sugjeruar se personat e vetmuar kanë një sërë problemesh shëndetësore të cilat vetëm i nxisin ata drejt një vdekje të parakohshme.
Ekspertët rekomandojnë që t’u kushtoni më shumë kujdes fëmijëve në mënyrë që t’u siguroni një zhvillim të jetës sociale dhe t’ua zhvilloni aftësinë për të ndërvepruar me botën e jashtme.
Videoskandali/ Nënkryetarja e komunës së Leposaviçit shfaqet duke konsumuar kokainë brenda zyrave
Një videoskandal ka tronditur Kosovën e veriut, ku nënkryetarja serbe në Komunën e Leposaviçit, Dragana Miletiç filmohet duke konsumuar lëndë narkotike, kokainë.
Pamjet janë publikuar nga “Nacionale”, ndërsa Miletiç, shihet të konsumojë lëndë narkotike në ambientet e banjës së komunës dhe po ashtu edhe në zyrë.
Pjesë e këtij skandali është edhe një pjesë e stafit të kësaj komune, që konsumon kokainë me nënkryetaren.
E kontaktuar nga kjo media në lidhje me këto pamje, Miletiç është shprehur se janë të rreme dhe ka akuzuar Listën Serbe.
“Të rreme. Të gjitha këto janë të shpikura prej qytetarësh të Listës Serbe për të kërcënuar emrin dhe pozitën time në Komunë (të Leposaviqit), si dhe punëtorët në Komunë të Leposaviqit”, ka thënë nënkryetarja e Leposavçit për Nacionalen.
“Nuk është e vërtetë. Që nga fillimi i përfshirjes sime në këtë vend (në Komunë) ata kanë thurrur tregime të ndryshme vetëm për të më rrënuar mua, dhe veturës sime ia vunë flakën. Është e pabesueshme se sa presion kanë bërë mbi mua dhe emrin tim. Por, do të luftoj gjer në fund. S’më frikësojnë”, tha ajo.
“Pse ndryshove, ne ishim mirë”/Gazetarja zbulon 25 letrat e vetëvrasjes së gruas së Jetnor ZhabolitDetaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik, të një djali që mbante të burgosur familjen e tij.
Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer detaje në emisionin “Top Story” për historinë e izolimit në banesë të një familjeje nga 35-vjeçari Jetnor Zhaboli, i cili për më shumë se 1 vit mbante mbyllur në banesë gruan, dy fëmijët dhe nënën e tij, duke i monitoruar me kamera.
Gazetarja Hoxha tha se gruaja e Zhabolit gjatë kësaj periudhe që ishte mbyllur në banesë kishte tentuar vetëvrasjen. Policia arriti të gjente një valixhe, brenda së cilës ndodheshin plot 25 letra të shkruara prej saj, kryesisht duke lënë amanete për familjarët e tjerë teksa mendonte vetëvrasjen.
Dyshohet se Zhaboli vuan nga skizofrenia, pasi ai ishte paranojak dhe thuhet se dëgjonte zëra nga muret e shtëpisë. Ai deklaronte se familjen e mbante të izoluar në banesë për “ta shpëtuar nga bota jashtë”.
Pjesë nga deklarata e gazetares Hoxha:
Unë kam patur mundësi të diskutoj me njerëz që e njihnin çiftin, më kanë treguar nga njëra anë bashkëjetesën e mirë në sy të të tjerëve, por nga ana tjetër, shenjat dhe luftën e familjarëve që ta dërgojnë për t’u mjekuar. Ai këmbëngulte se ishte mirë, dhe se bota jashtë shtëpisë ishte ajo që i rrezikonte familjen.
Ai ka filluar të vuajë nga paranoja dhe nga frika se dikush do e rrezikonte atë dhe familjen e tij. Është përpjekur bashkëshortja e tij. Fillimisht ai ka shfaqur detaje të xhelozisë dhe më pas paranojën e përndjekjes. Në këto kushte ai e ka lënë punën. Së fundmi ata ishin punësuar në një biznes të vogël, në një market, me shpresën se do të shpëtonte nga kjo gjendje.
Në këtë situatë të rënduar ai e ka izoluar të gjithë familjen, ka instaluar 5 kamera, jo po flasin murret. Ata shfaqeshin bashkë në lagje dhe dyqane, por çdo gjë ishte e kontrolluar. Nuk jemi para një indiference të fqinjëve. Fqinjët kanë njoftuar disa herë policinë. Çifti është 3 herë në komisariat, por nuk kishin të dhëna se çfarë ndodhte brenda familjes. Bashkëshortja thoshte se gjithçka është mirë. Në fund ajo ka thënë se nuk ka treguar me shpresën se gjithçka do të bëhet mirë.
Policia ka gjetur një valixhe me gati 25 letra, që bashkëshortja i linte si amanet për vëllain e saj, për fëmijët, gjatë tentativave për të bërë vetëvrasje. Në disa prej letrave shkruhet “pse ndryshove, ne ishim mirë”. Në një periudhë 1 vit e gjysmë.
Dosja e Izraelit: Kush janë 12 punonjësit e OKB, bashkëpunëtorë me Hamasin. Njëri rrëmbeu një gruaDosja izraelite me detajet që e shtynë qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanjahu të akuzonte 12 punonjës të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinez (UNRWA) se kishin marrë pjesë në masakrën e 7 tetorit të kryer nga milicia e Hamasit, ka përfunduar në duart e disa zyrtarëve amerikanë dhe më pas në redaksitë e gazetave presstigjioze “New York Times” dhe “Wall Street Journal”.
Në atë dosje, janë emrat dhe rolet e punonjësve humanitarë që dyshohet se janë bashkëpunëtorë të terroristëve.
“New York Times” shkruan se falë linjave celulare, më 7 tetor, inteligjenca izraelite ishte në gjendje të rindërtonte lëvizjet e gjashtë burrave brenda Izraelit dhe se kishte përgjuar të tjerë, ndërsa diskutonin për përfshirjen e tyre në sulm.
Tre, lexohet në raport, kanë marrë mesazhe për t’u paraqitur në vendet nga ku më pas militantët janë larguar për të kryer bastisjet. Njërit prej tyre iu kërkua gjithashtu të sillte granata nga shtëpia.
Shtatë nga të akuzuarit janë mësues – të matematikës dhe gjuhës arabe -; dy punonin në shkolla në role të tjera dhe tre të tjerët ishin të punësuar si nëpunës, punonjës socialë dhe menaxher magazine.
Ndër të gjithë emrat dhe tregimet, bien në sy disa detaje të sakta: një këshilltar shkolle nga Khan Younis, me djalin e tij, rrëmbeu një grua izraelite; një punonjës social nga Nuseirat dyshohet se ka ndihmuar në sjelljen e një ushtari izraelit të vdekur në Gaza dhe në shpërndarjen e municioneve në ditën e sulmit.
“Wall Street Journal” shton se sipas disa vlerësimeve të inteligjencës izraelite, rreth 1,200 nga rreth 12,000 punonjës të UNRWA në Gaza, kanë lidhje me Hamasin ose Xhihadin Islamik Palestinez dhe rreth gjysma kanë të afërm të ngushtë që i përkasin grupeve militante islamike.
Akuzat izraelite kundër punonjësve të UNRWA-s kanë bërë që njëmbëdhjetë vende, të deklarojnë bllokimin e fondeve për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara, e cila, menjëherë pas lajmit, mori vendimin për të pushuar dhe hapur një hetim kundër 12 burrave të akuzuar për bashkëpunim (dy kanë vdekur).
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili menjëherë tha se ishte “i tmerruar”, u kërkoi dje vendeve që kanë pezulluar fondet të ndryshojnë mendje dhe të vazhdojnë të financojnë punën e UNRWA-s, e cila është thelbësore në Rrip.
Që nga viti 1949, organizata është kujdesur dhe menaxhuar për mbi pesë milionë refugjatë palestinezë që jetojnë në Gaza dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme.
Nëse prania e UNRWA-s ka qenë gjithmonë thelbësore për menaxhimin e stabilitetit në Rrip, në këtë moment lufte roli i saj është edhe më i rëndësishëm.
“Corriere della Sera” intervistoi zëdhënësen e Agjencisë, Tamara Alrifai, e cila tha: “Nëse dhjetë vendet nuk ndryshojnë mendje, në një muaj ne nuk do të mund të punojmë më dhe katastrofa humanitare në Gaza do të shndërrohet në ferr”.
Kjo do të thotë se nga marsi, një milion e katërqind mijë refugjatë lufte do të rrezikonin të gjendeshin pa ndihmë.
Krahas akuzave ndaj 12 punonjësve, javët e fundit flitet për një bisedë ku punonjësit e Agjencisë festonin masakrën e 7 tetorit.
Izraeli ka qenë gjithmonë shumë kritik ndaj UNRWA-s, e cila, siç raportohet nga “New York Times”, sipas qeverisë së Jeruzalemit paraqet një pengesë për zgjidhjen e konfliktit.
Aty lexohet: ”Vetë ekzistenca e tij do të pengonte refugjatët palestinezë të integroheshin në komunitete të reja”.
Netanjahu akuzoi agjencinë e OKB-së për marrëdhënie të ngushta me Hamasin dhe për fshehje të armëve dhe milicëve. Ai deklaroi: “Në shkollat e UNRWA-s ata mësojnë doktrinat e shfarosjes së Izraelit – doktrinat e terrorizmit, duke lavdëruar terrorizmin”.
Por, nga ana tjetër, ka nga ata që janë të sigurt se UNRWA është gjithashtu “e dobishme” për Izraelin, sepse menaxhon pothuajse dy milionë refugjatë, për të cilët, përndryshe, do të duhej të kujdeseshin autoritetet e qeverisë së Jeruzalemit.
Sërish sipas zëdhënëses Alrifai, metodat e rekrutimit të punonjësve të UNRWA janë strikte: “Çdo punonjës merr pjesë në orë trajnimi. Ne mund të votojmë, por nuk mund të kemi role politike. Ne ndjekim mësime për përdorimin korrekt të mediave sociale dhe gjuhës, ne studiojmë gjithmonë për të qenë shërbëtorë të mirë humanitarë”.
Por kjo nuk mjaftoi. Është e qartë se në një kontekst të komplikuar si ai i Rripit, i përfshirë nga bombat izraelite dhe i menaxhuar për 20 vjet nga Hamasi, nuk është e lehtë të kesh kontroll mbi marrëdhëniet dhe aktivitetet e të gjithëve.
Sot, ata që jetojnë në Gaza mendojnë se si të mbrohen nga raketa e radhës, si të sigurojnë ushqim dhe një vend të sigurt dhe të ngrohtë për fëmijët e tyre.
UNRËA nuk komenton detajet e dosjes, por Kombet e Bashkuara kërkojnë që të mos detyrohet popullata palestineze të paguajë për gabimin dhe bashkëpunimin e pak njerëzve të dyshuar.
Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë këtë javë me shenjën tëndeKjo javë do të përqendrohesh te gjërat e thjeshta dhe do e kuptosh se ato kanë shumë rëndësi. Afërdita në Bricjap bashkëvepron me Jupiterin në Dem të hënën, duke të dhënë mundësi të reja për lidhje, zhvillim dhe një mendësi të re. Të premten, Mërkuri në Bricjap dhe Neptuni te Peshqit të ndihmojnë të ndjekësh ëndrrat e tua.
Dashi
Suksesi lidhet edhe me socializimin, i dashur Dash! Afërdita dhe Jupiteri të dërgon në një nivel tjetër në aspektin e profesionit dhe të bën të marrësh mbështetjen e duhur nga të gjithë. Ndërkohë, Mërkuri kujdeset që ti të lësh pas shumë gjëra që të mbajnë pezull. Kjo fundjavë të dërgon në aventura të reja, ndaj argëtohu!
Demi
Lëre të shkuarën pas dhe shijo të tashmen! Jupiteri dhe Afërdita të ndihmojnë të përqendrohesh më shumë te njerëzit që janë prezentë në jetën tënde tani dhe jo ata që kanë qenë në të shkuarën. Shkëputi fijet e asaj periudhe, rilidhu me miq që të qëndrojnë pranë dhe që mbështesin ëndrrat e tua.
Binjakët
Ndieje dhe lëre të shkojë, Binjak! Përjeto emocionet që po i shmang, pasi kjo është e vetmja mënyrë që të shërohesh dhe të shpëtosh prej tyre. Mërkuri, këtë të premte, do të bashkëpunojë me Neptunin, për të të bërë më kreativ se kurrë dhe për të të motivuar të vizualizosh dhe manifestosh karrierën që ti do.
Gaforrja
E di që mund ta përziesh miqësinë me dashurinë, Gaforre? Kjo javë të ndihmon që të jesh më i/e përkushtuar në dashuri dhe personi që të ka rrëmbyer zemrën do të bëjë të njëjtën gjë. Megjithatë, mos harro se në romancë, miqësia është po aq e rëndësishme. Beso te njerëzit që ke pranë dhe kujdesu për dëshirat e tua.
Luani
Kur vjen puna te karriera, mund të bësh ca hapa të vegjël, por të sigurt. Kjo do të të ndihmojë të vendosësh baza më të forta në karrierë, si dhe të arrish qëllimet që ti do me më shumë bindje dhe sukses. Këtë fundjavë, zemra jote do të rrahë vetëm për dashurinë, ndaj bëhu gati të përjetosh ndjesi fantastike!
Virgjëresha
Mendoju mirë gjërat, pasi do të të ndihmojnë t’i shohësh gjërat ndryshe. Krijo më shumë vetëbesim dhe foli vetes në mënyrë më pozitive, pasi do ta shohësh që do të reflektosh të njëjtën gjë tek të tjerët. Të gjithë do të të shohin siç ti e sheh veten. Hëna e Shigjetarit, në fundjavë do të të bëjë të përqendrohesh te familja dhe te njerëzit që të japin paqe dhe siguri.
Peshorja
Thuaje atë që mendon, ji i/e drejtpërdrejtë me dëshirat dhe ndjesitë e tua. Mundohu të flasësh fjalë të qarta, por edhe të dhembshura, që të mos e lëndosh personin që ke përballë. Do të kesh mundësi të shërohesh nga gjërat që të kanë penguar dhe të rilidhesh me njerëzit e dashur.
Akrepi
Ashtu si Peshorja, edhe ti duhet të flasësh. Planetet të sfidojnë që të thuash fjalët që mendon në lidhje me raportet që ke krijuar, që të kuptohesh më qartë dhe të shmangësh zënkat dhe pritshmëritë e tepërta. Gjithashtu, gjej kohën për t’u marrë me veten dhe për t’i folur me dashuri trupit dhe mendjes tënde.
Shigjetari
Jeto sipas vlerave të tua, Shigjetar! Afërdita dhe Jupiteri duan që të të ndihmojnë të frymëzohesh dhe të praktikosh vlerat e tua unike. Motivohu, kushtoju vëmendje ideve dhe mendimeve të tua, si dhe mendësisë që ke momentalisht. Ky reflektim do të të fuqizojë për të ardhmen.
Bricjapi
Këtë javë do ta gjesh veten më të ndjeshëm/me, intim/e dhe do t’i shprehësh ndjesitë e tua pa frikë. Është e vështirë për një shenjë si ti, por mund ta bësh. Do të arrish të kornizosh sërish marrëdhënien që ke krijuar, të pushosh pak dhe të rinisësh nga e para.
Ujori
Gëzuar ditëlindjen, Ujor! Jupiteri dhe Afërdita të thonë të çlirohesh nga e shkuara dhe nga njerëzit që të mbajnë peng, në mënyrë që të jesh më guximtar/e në të tashmen. Do të bësh biseda më të ngrohta dhe intime se zakonisht, si dhe do të kesh mundësi të jesh një shenjë më sociale dhe të përfshihesh më tepër në komunitet.
Peshqit
Është e vërtetë, emocionet ndonjëherë të konfuzojnë dhe ti ndoshta s’arrin dot ta ndash nëse dikë e ke qejf në aspektin miqësor apo në atë romantik. Gjithsesi, ndërkohë që emëron ndjesinë në fjalë, mos harro të jesh një shenjë kurioze, që përshtatet me çdo situatë. Do të jetosh momentin dhe do të jesh personi më argëtues në grupin tënd të miqve.
Çfarë është “teoria e Shkurtit” që po bën namin në TikTok?Shkurti njihet si muaji i dashurisë, pasi është edhe festa e Shën Valentinit. Nga disa njerëz në TikTok është cilësuar edhe si muaji kur ti manifeston dashurinë dhe ajo vjen tek ti në trajta të shumta. Shkurti është praktikisht muaji kur dashuria gjen shtegun për të të gjetur dhe Cupidi s’ta kursen një shigjetë.
“Teoria e shkurtit” përkon me këtë muaj, pasi sipas shumë njerëzve, në shkurt, ti ose bie kokë e këmbë në dashuri, në mënyrën më të papritur, ose ish-at rikthehen ose të shkruajnë sërish (flasim për ish-at që ke dashur dhe të kanë dashur). Ti takon njeriun e jetës befasisht dhe dashuria vjen tek ti në forma të ndryshme.
Madje, mund të ndodhë që në jetën tënde të hyjë një person që ka lindur në shkurt.
Gjithsesi, theksojmë se është thjesht një teori dhe historitë e ngjashme mund të jenë thjesht një rastësi. Ti shijoje shkurtin, Shën Valentinin dhe mos i kthe përgjigje ish-it. Ose bëj sikur s’e lexove fare këtë këshillën e fundit. E zëmë se fjalia për ty mbaroi te “Shën Valentini”.
“Qytetarët duhet të arrestojnë menjëherë Ramën”, Berisha: Shqiptarët s’meritojnë atë kryeministërIsh-kryeministri Sali Berisha është shprehur se qytetarët duhet ta arrestojnë kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar bandit dhe hajdut.
Nga dritarja e shtëpisë së tij, Berisha tha se shqiptarët s’e meritojnë një kryeministër që i vë drynin parlamentit vetëm për të shpëtuar nga hetimi.
“Vendi është në shkatërrim!
Shqipëria sot ka 50 përqind më pak banorë se sa 10 vite më parë.
Shqiptarët çdo ditë rropaten në skamje dhe emigrim masiv.
A mund të durohet më ky?
Sot përjashton 19 deputetë sepse nuk do të hetohet, sepse po të hetohet, shqiptarët do marrin vesh se si vjedh ai, se ç’ka bërë ai me firmën e tij, se si ai në Durrës ka bërë gati të vjedhë 4 miliardë truall, tokë publike.
Se si ai me klanin e tij shumëfishon me progresion gjeometrik pasurinë.
Dhe së fundmi, verdikti i prokurorisë së SHBA, ka korruptuar për karrigen e tij, njeriun kryesor që duhej të mbronte atë vend nga korrupsioni. Ka korruptuar McGonigal.
Shqiptarët duhet të arrestojnë menjëherë Edi Ramën. Nuk e arreston Dumani, duhet ta arrestojnë qytetarët dhe ta dorëzojnë atje ku e ka vendin.
Kjo është një betejë jo e lehtë, por është absolutisht fitimtare.
Është një betejë të cilën djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e guximshëm, e fitojnë dhe bëjnë historinë.
A mundet një bandit, një hajdut, një njeri që nuk njeh asnjë normë, asnjë ligj, asnjë moral dhe për pushtetin e tij është i gatshëm të bëjë çdo gjë, të qëndrojë më tej në pushtet edhe pas aktakuzës publike që prokuroria e SHBA i ka bërë atij?
Çdo ditë që kalon, çdo javë që kalon turpi bëhet më i madh për çdo shqiptar.
Të dashur miq!
Kjo është një kohë historike sepse përballeni ju, luftëtarë lirie, misionarë të qëndresës dhe guximit, misionarë të shpresës. Përballeni me krimin qeveritar. Përballeni me korrupsionin qeveritar. Përballeni me bandat e egra të qeverisë.
Por të gjitha këto sado të forta që duken, ju garantoj se para fuqisë suaj, janë dhe do të dëshmohen një kalbësirë.
Ndaj dhe thirrja ime është të ngrihemi në protestë, në mosbindje civile, të kapim Edi Ramën, ta dërgojmë aty ku e meriton.
Shqipëria nuk meriton kurrë, shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër kriminel që korrupton zyrtarët e vendeve të tjera për të luftuar opozitën e vendit të tij.
Shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër që i vë drynin parlamentit vetëm për të shpëtuar nga transparenca, nga hetimi që meriton.
Shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër, i cili ka vendosur në kontroll në çdo institucion të këtij vendi. Në ekonomi, në media dhe në çdo gjë.
Dhe ky kontroll bazohet në një binom; krim, korrupsion dhe korrupsion dhe krim”, tha Berisha.
Të ndalohen rrjetet sociale për moshat nën 16 vjeç, Balla: Po e konsiderojmëMinistri i Brendshëm Taulant Balla po konsideron të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nga personat nën 16-vjeç.
Nisur nga ngjarjet e fundit kriminale në vend, një pjesë e madhe e të cilave në një mënyrë apo në një tjetër, kanë përdorur platformat e rrjeteve sociale, Balla tha se ndalimi i përdorimit të tyre nga moshat 16-vjeç e poshtë, siç ka bërë së fundmi shteti i Floridas në SHBA, është një ide e mirë.
Pjesë nga fjala e Ballës:
Ju e dini që rastin në fjalë, policia e ka bërë detyrën, ky është një diskutim që nuk do të jetë më në sirtar. Bën pjesë në prioritetet e mija sa i përket mbrojtjes së jetës private, mbrojtjes së fëmijëve nga bullizmi.
Jam njohur sot me një iniciativë të marrë nga Florida për të vënë kufizime, për ndalimin e përdorimir të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç. Mendoj që është një ide e mirë. Qytetarët të referojnë çdo problem me rrjetet sociale në polici. Në Durrës ne kemi një seksion të posaçëm.