zoom

Day ArchiveTrekëndësha dashurie në BBV, kush flirton me kë? Romeo: Riken s’e pëlqej si femër

Dy trekëndësha dashurie duket se janë formuar në shtëpinë e Big Brother Vip. Bëhet fjalë për treshen Heidi-Romeo-Rike dhe treshen tjetër Fation-Heidi-Romeo.

Por gjatë prime-it të sotëm të spektaklit, ata kanë mohuar të kenë pëlqim për njëri tjetrin, duke nxjerrë veten nga trekëndëshat e dashurisë.

Romeo Vesha u shpreh se Riken e shikon si shoqe dhe s’ka pëlqim për të si femër, ndërsa për Heidin shtoi se ka simpati dhe i jep energji pozitive.

“Nuk e shoh Romeon me këtë sy. Përqafohem edhe me Meritonin, s’jam në këtë treshe dashurie”, tha Rike, duke mohuar të ketë ndjeja për aktorin.

“Se pëlqej si femër, por si shoqe. Nuk e shoh dot me atë sy. Jemi shokë”, shtoi Romeo, duke konfirmuar fjalët e banores.

“Jemi shokë”, pohoi edhe Rike, ndërsa Romeo tha: “Mërzitem vetëm për disa gjëra sepse e kam shoqe. Kurse Heidi është një vajzë fantastike. Kam një simpati për të, më jep energji pozitive.”

Gjithashtu edhe Heidi ka mohuar të ketë pëlqim për Romeon apo Fationin, duke shtuar se është njeri i dashur dhe kjo duket sikur po jep sinjale.

“Jam duke e shijuar shumë këtë. Fationi është i mirë dhe më ka përkrahur, përqafime, por është pjesa e distancës. Por për momentin jemi shokë. Më vjen keq por jam njeri i dashur dhe duket sikur po jap ndonjë sinjal, por jo”, tha Heidi.

“Nuk jam në një tekëndësh, ne e kemi diskutuar është mbyllur kjo situatë. Ka flirte këtu, shaka dhe zënka, kjo situatë është normale, arritëm në përfundimin që do jemi shokë”, shtoi Fation Kuqari.

I vdiq edhe motra e vogël, historia tragjike e Miss Kavajës! 18-vjeçarja s’gëzoi dot as fejesën

Nuk ishte aspak e lehtë për ata që e njohën, t’i thonin lamtumirë Lorenës, gjimnazistes nga Kavaja që u nda nga jeta pas një ataku kardiak, kur kishte nisur të ëndërronte dhe të ndërtonte jetën e saj, larg dhembjes, periferisë dhe më pranë ndriçimit vezullues të qendrës së qytetit, dashurisë dhe pasarelave.

Ataku kardiak i mori jetën ndërsa po i gëzohej fejesës që kishte kurorëzuar së fundmi me djalin që donte, si dhe titullit “Top Model” të marrë në spektaklin e bukurisë “Miss & Mr. Kavaja” fundvitin e kaluar.

Nuk e kishte mbyllur ende plagën që i kishte hapur vdekja e parakohshme e motrës më të vogël dhe as çrregullimin kardiak që i rrinte mbi kokë si shpata e demokleut, por jeta po i buzëqeshte. Deri mëngjesin fatal të 25 janarit kur zemra e saj pësoi goditjen fatale, duke hapur një plagë të re në familjen Bërdufi.

Petriti, Fiona, Ajla dhe Kornela nuk mund ta besojnë ende që ajo nuk është më, ndërsa i shkojnë për ngushëllim familjes së saj së bashku me Myzejen Kondurin, producenten e spektaklit të bukurisë i cili i dha jetë ëndrrës së Lorenës. Besonte se do t’ia dilte mbanë, për veten, por mbi të gjitha për familjen e saj.

Pas vdekjes së të motrës, Lorena kishte nisur të ndërtonte ëndrra, shpresa për ta ndryshuar fatin e saj. Për shkak të kontrolleve dhe trajtimeve mjekësore në Hollandë e kishte humbur një vit shkollën, por i ishte kthyer sërish dhe këtë vit ishte maturante në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” të Kavajës.

Pas mësimit punonte në një market për të ndihmuar familjen. Përpiqej të ndiqte dhe këshillat e mjekëve. Nuk duhej t’i nënshtrohej emocioneve të forta, por jeta është e mbushur me to.

Pavarësisht kushteve ekonomike, prindërit kishin bërë të pamundurën për të trajtuar vajzat e tyre duke i dërguar edhe jashtë vendit për t’u konsultuar me mjekë, por vdekja erdhi e ftohtë duke e goditur 2 herë në më pak se tre vjet familjen dhe lënë pas pikëllim.

Ëndrrat e saj u prenë në mes papritur, duke lënë pas një histori të trishtë. Historinë e Lorenës që ngeci në kufijtë mes fëmijërisë së kaluar në ish-ambientet e fabrikës së letrës në Kavajë të përshtatur në banesë dhe fillimit të një jete të re, mes dritash e dëshirës për të shkëlqyer mbi pasarela me elegancën e saj.

Ngeci mes ëndrrash për të na kujtuar të gjithëve se jeta është e bukur, po aq sa e trishtë, është e shkurtër dhe në një marrje fryme mund të mos jetë më. /TopChannel

U gjet i vrarë në pyll, si iu ngrit “kurth” shqiptarit! Media italiane: Po bënte seks me një burrë

Vrasja e 39-vjeçarit Bledar Dedja duket se ka ardhur nga ligjet e lashta të Kanunit, shkruan media italiane Il Gazzettino.

Sipas hetuesve, të cilët tashmë kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë miq dhe të afërm të viktimës, Bledar Dedjas i cili u vra pasditen e së shtunës në pyjet e Paderno del Grappa dhe u gjet mëngjesin e së nesërmes nga një mik me të cilin kishte takim për të shkuar në peshkim.

Besohet se kopshtarit shqiptar mund t’i jetë ngritur një kurth, nga një person me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer një marrëdhënie seksuale.

Dhe pikërisht në momentin kur po kryente marrëdhënie intime me një burrë tjetër, ai u sulmua nga një person tjetër, i cili ka dyshime se ishte fshehur në shkurre deri në atë moment.

39-vjeçari u godit me thikë për vdekje me thikë dhe trupi i tij u gjet me pantallonat e hequra.

Motivi, është hipoteza që po shqyrtojnë hetuesit, mund të lidhet me çështje nderi dhe me sjellje që nuk pranohen aspak nga kodet e lashta të Kanunit, të cilat ende i mbajnë të forta rrënjët e të gjithë komuniteteve shqiptare dhe kosovare.

Ekzekutimi i Liridonës, dëshmia e pjesëtarit të FSK: Naimi më është lutur prej 1 viti ta vras

Kushtrim Kokalla, i arrestuar i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar se Naim Murseli e ka lutur atë prej afër një viti që ta kryejë vrasjen e 30-vjeçares.

Në dëshmi, Kokalla ka deklaruar se Naim Murseli e ka planifikuar edhe më herët vrasjen e gruas së tij, për çfarë i ka ofruar edhe para Kokallës për ta përfunduar planin e tij.

Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njëherësh familjar i Naim Murselit, mohon të ketë pranuar këtë punë nga Murseli, për çfarë thotë se i ka bërë thirrje që mos te bëjë asnjëherë.

“Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës të siguruar nga Paparaci.

Në dëshminë e tij, Kokalla pranon se Naim Murseli e dorasi i Liridona Ademajt, Granit Plava, janë takuar përmes tij, por mohon që të ketë gisht në vrasjen e saj.

Ai ka dhënë detaje edhe për mënyrën e komunikimit mes Murselit e Plavës si dhe detaje tjera për ditën kritike të vrasjes së Liridona Ademajt dhe ditën e varrosjes së saj.

U akuzua për trafikim seksual, bosi i WWE jep dorëheqjen pas padisë së ngritur ndaj tij

Bosi i World Wrestling Entertainment (WWE) Vince McMahon ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për trafikim seksual nga një ish-punonjëse.

Janel Grant pretendon se McMahon dhe një ish-ekzekutiv tjetër, John Laurinaitis, e sulmuan seksualisht dhe e trafikuan.

 78-vjecari McMahon, tha në një deklaratë se kishte marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i TKO, kompania mëmë e WWE, por i ka mohuar akuzat.

“Unë i qëndroj deklaratës sime të mëparshme se padia e Grant është e mbushur me gënjeshtra, raste të turpshme të sajuara që nuk kanë ndodhur kurrë dhe është një shtrembërim hakmarrës i së vërtetës”, tha McMahon në një deklaratë.

Ai shtoi: “Në respekt për WWE Universe, biznesin e jashtëzakonshëm TKO dhe anëtarët e bordit dhe aksionarët e tij, partnerët dhe përbërësit, si dhe të gjithë punonjësit dhe Superyjet që ndihmuan të bëhej WWE lideri global që është sot, kam vendosur të tërhiqem nga posti im dhe bordi drejtues i TKO, me efekt të menjëhershëm”.

Presidenti i WWE Nick Khan u shpreh se “Vince McMahon ka dhënë dorëheqjen e tij nga pozicionet e tij si Kryetar Ekzekutiv i TKO dhe në Bordin e Drejtorëve të TKO. Ai nuk do të ketë më një rol me TKO Group ose WWE.”

Grant, një ish-punonjëse e WWE, akuzoi McMahon dhe Laurinaitis se e kanë përdorur “si një ‘peng’ seksual për të joshur talente të mundjes me famë botërore”.

Mori dy kërcënime, gjyqtarja Arnisa Këlliçi akuzon prokurorin Adriano Dyrmishi: Ishte në zyrën time

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Arnisa Këlliçi ka ngritur kallëzim penal në Prokurori pasi ka marrë dy kërcënime.

Në kërkesën drejtuar Prokurorisë së Tiranës, gjykatësja ka hedhur akuza se një prej kërcënimeve ka ardhur nga Prokurori pranë këtij institucioni, Adriano Dyrmishi.

Sipas saj, kërcënimi nga Prokurori Dyrmishi ka ardhur indirekt nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës.

“Po ashtu, pas identifikimit nga hetimet e deritanishme të datës se kur letra kërcënuese e ardhur kundrejt meje është përcjellë në zyrën time, kam bërë me dije se Prokurori ka qenë pikërisht në atë datë në zyrën time”, thekson gjyqtarja.

Arnisa Këlliçi ka kërkuar që Prokuroria e Tiranës të shpallë moskompetencën dhe të dërgojë aktet në një Prokurori të ndryshme më të afërt.

“Duke patur parasysh këtë fakt, si dhe në kushtet kur jam gjyqtare e po së njëjtës Gjykatë, në bazë të neneve 78 e 84 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoj deklarimin e mungesës së kompetencës së Prokurorisë suaj dhe dërgimin e akteve një Prokurorie të ndryshme më të afërt”, shkruan ajo.

Kërkesa drejtuar Prokurorisë së Tiranës:

Tiranë, më 26.01.2024.

Drejtuar:

Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë Prokurore Deniona Katro,

Unë gjyqtare Arnisa Këlliçi, kam depozituar kallëzim në lidhje me dy kërcënime të kryera kundrejt meje.

Sot më datë 26.01.2024, në deklarimet e dhëna përpara jush si Prokurore dhe OPGJ-së, kam bërë me dije se dyshoj që njëri prej kërcënimeve ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga Prokurori Adriano Dyrmishi, i cili ushtron detyrën pranë Prokurorisë suaj.

Po ashtu, pas identifikimit nga hetimet e deritanishme të datës se kur letra kërcënuese e ardhur kundrejt meje është përcjellë në zyrën time, kam bërë me dije se Prokurori ka qenë pikërisht në atë datë në zyrën time.

Duke patur parasysh këtë fakt, si dhe në kushtet kur jam gjyqtare e po së njëjtës Gjykatë, në bazë të neneve 78 e 84 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoj deklarimin e mungesës së kompetencës së Prokurorisë suaj dhe dërgimin e akteve një Prokurorie të ndryshme më të afërt.

Me vlerësim për punën tuaj të deritanishme dhe me konsideratë,

Gjyqtare Arnisa Këlliçi

Kërkesa për mbrotje të posaçme

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, pasi mori letër kërcënimi me jetë kërkoi mbrojtje të posaçme nga KLGJ më 20 Janar.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë gjyqtarja në një letër drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ajo shprehej se para pak ditësh është kërcënuar me jetë.

Magjistratja shprehek se në letrën që ka marrë ka kërcënime për të, fëmijët e saj dhe familjen.

Zanafilla duket se lidhet me një kallëzim që kancelari i Gjykatës së Tiranës ka bërë në Prokurori, për një prokuror.

“Të nderuar! Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka pasur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.

Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme”, shkruante gjyqtarja në letrën drejtuar KLGJ.

Përmbajtja e letrës kërcënuese

Në letrën anonime që ka mbërritur në vendin e saj të punës shkruhej: “E dashur Arnisa. Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt.”

Ende nuk dihet kush qëndron pas letrës dhe arsyeja përse po kërcënohet gjyqtarja e Tiranës.

Lista e atletëve më të paguar në histori, Cristiano Ronaldo “mposht” Lionel Messi-n

Atletët janë disa nga profesionistët me të ardhura më të mira në botëMe kalimin e viteve, yjet e sportit kanë bërë pasuri me talentin dhe punën e tyre të palodhur.

Shumë nga atletët e kanë fituar pasurinë e tyre nga performancat e tyre në fushën e blertë, por edhe jashtë saj.

Ndërkohë është zbuluar një listë e sportistëve më të paguar të të gjitha kohërave, me disa emra të njohur të përfshirë.

Megjithatë asnjë futbollist nuk shfaqet në top katërshen, me legjendën e NBA, Michael Jordan që kryeson listat.

Sipas SPORTbible, Jordan ka grumbulluar një pasuri prej 3.3 miliardë dollarësh duke e bërë atë atletin me fitimin më të mirë në histori. Fitimet përfshijnë pagën e tij në NBA dhe kontratat me markat kryesore si Nike dhe Gatorade.

Ikona e golfit Tiger Woods renditet i dyti, pasi ka grumbulluar 2.5 miliardë dollarë në karrierën e tij.

Arnold Palmer, një tjetër legjendë e golfit, renditet i treti në listë me 1.7 miliardë dollarë fitime.

Homologu i tij, Jack Nicklaus renditet i katërti me 1.63 miliardë dollarë, ndërsa superylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo plotëson pesë vendet e para.

Të ardhurat e yllit portugez  janë mbi 1 miliard dollarë, të gjitha falë suksesit të tij në fushë dhe nga kontratat.

Legjenda e Manchester United është aktualisht futbollisti më fitimprurës pas lëvizjes së tij fitimprurëse në Arabinë Saudite në vitin 2023. Sulmuesi veteran mendohet se fiton rreth 200 milionë dollarë në vit në Al-Nassr.

Renditja e 10 yjeve të sportit

  1. Michael Jordan – basketboll – 3.3 miliardë dollarë
  2. Tiger Woods – golf – 2.5 miliardë dollarë
  3. Arnold Palmer – golf – 1.7 miliardë dollarë
  4. Jack Nicklaus – golf – 1.63 miliardë dollarë
  5. Cristiano Ronaldo – futboll – 1.58 miliardë dollarë
  6. LeBron James – basketboll – 1.53 miliardë dollarë
  7. Lionel Messi – futboll – 1.48 miliardë dollarë
  8. Floyd Mayweather – boks – 1.41 miliardë dollarë
  9. Roger Federer – tenis – 1.38 miliardë dollarë
  10. Phil Mickelson – golf – 1.36 miliardë dollarë.
Një shqiptar kryeministër i Maqedonisë së Veriut, VMRO s’do të votojë për qeverinë teknike

VMRO-DPMNE-ja do të jetë e pranishme në sallën e Kuvendit por nuk do të voton për Qeverinë teknike. Lideri i kësaj partie sot përsëriti qëndrimin se subjekti i tij është i prerë për këtë vendim. Hritijan Mickoski tha se nuk pret komplikime gjatë Qeverisë teknike, por që asgjë nuk përjashtohet derisa sipas tij, me të do të udhëheq një njeri që ka bërë shumë shkelje kushtetuese deri më tani, duke pretenduar në Talat Xhaferin.

“Ai është njeriu i cili nga fillimi i tij e deri tani në fund si kryetar i Kuvendit ka bërë shumë veprime kundër kushtetuese dhe kundër ligjore, pavarësisht se të gjitha iniciativat e ngritura u rrëzuan nëpër gjykatat dhe prokuroritë e kurdisura. Por një ditë kur ato institucione do të lirohen nga prangat politike, do të jemi dëshmitarë të asaj që është bërë gjatë kësaj periudhe mbi gjashtë vjeçare duke filluar nga zgjedhja e tij në vitin 2017 e deri më sot. Pres vazhdimin e politikave të këqija nën udhëheqjen e Qeverisë nga Xhaferi. Edhe pse kemi thënë se më keq se kjo që ka ndodhur deri tani, nuk ka, por tani e tutje pres edhe më keq”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski vlerëson se “Fronti Evropian” i paralajmëruar në fakt është koalicion kriminel mes BDI-së dhe LSDM-së dhe i inkurajon që sa më shpejtë ta zyrtarizojnë një bashkëpunim të tillë pas që sipas tij, pas 8 majit përgjegjësia penale ndaj tyre do të jetë e përbashkët.

Ndërkohë kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami vlerëson se BDI-ja me propozimin e Talat Xhaferit për kryeministër teknik ka bërë zgjedhjen më të keqe të mundshme. Sipas tij, Xhaferi është njeriu që më së shumti ka punuar kundër interesave të shqiptarëve dhe pozitën e kreut të Kuvendit e ka keqpërdorur për interesa partiake.

“Është zgjidhja më e keqe që ka mund të ofron BDI-ja edhe pse jo që kishte zgjidhje tjera të mira ky subjekt. Pas 20 viteve në Qeveri, BDI-së në pozita të larta i kanë mbetur njerëzit më të korruptuar dhe njerëzit që më së shumti i kanë bërë dëm çështjes shqiptare. Vlerësoj se nga gjitha zgjidhjet, Talat Xhaferi është zgjidhja më e keqe për kryeministër teknik sepse e kemi parë që në krye të Kuvendit ka udhëhequr vetëm politika të partisë së tij dhe jo në interes të qytetarëve. Ai është udhëhequr nga egoja e tij dhe jo nga interesi i qytetarëve”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

Partia e Mickoskit brenda kabinetit të Qeverisë teknike ka propozuar: Pançe Toshkovskin për ministër të Brendshëm Teknik dhe Gjoko Vellkovskin për ministër Teknik në Punë dhe Politikë Sociale. Opozita maqedonase gjithashtu ka propozuar edhe tre zëvendësministra plotësues edhe atë: Stefan Andonovski si zëvendës plotësues në Administratë dhe Shoqëri Informatike, Cvetan Tripunovski në Bujqësi dhe Elena Petrova si zëvendësministre plotësuese në Financa./Alsat.mk

“Më dukej antipatik”- Jori Delli zbulon kur është njohur me reperin italian: S’e pëlqeja

Jori Delli ka treguar detaje nga romanca e saj me reperin italian, Fred De Palma.

Modelja dhe partneri i saj janë në një lidhje prej shumë kohësh dhe bashkëjetojnë së bashku.

Dyshja ishin ndarë, por pas daljes së Jori Dellit nga Big Brother Vip 2 u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit.

Që nga ai moment Jori dhe reperi ndajnë së bashku momente romantike mes tyre dhe detaje nga lidhja.

Së fundmi në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, modelja seksi ka treguar se janë njohur 6-7 vite më parë.

Ajo u shpreh se në fillim i dukej antipatik dhe nuk e pëlqente Fred De Palma, por refuzoi të tregonte se si u kryqëzuan rrugët e tyre.

“Njihemi që prej shumë vitesh (ndoshta 6/7) por më dukej antipatik dhe s’më pëlqente. Nuk dua të tregoj si jemi njohur për të mos bërë një figurë të keqe”, iu përgjigj ajo ndjekësve.

Albi Nako i “fiksuar” pas balerinave, zbulohet vajza disa vite më e vogël që i ka “rrëmbyer” zemrën

Është zbuluar identiteti i balerinës që i ka rrëmbyer zemrën koreografit Albi Nako. Ajo mësohet se është Dori Staka, disa vite më e vogël se banori i Big Brother Vip.

Albi Nako dhe Dori janë në një romancë prej 4 vitesh dhe bashkëjetojnë së bashku, por deri më tani këtë lidhje e kanë mbajtur larg vëmendjes së publikut.

Për këdo që është pranë rrethit të tij, historia e dashurisë me balerinën është e njohur dhe dyshja shfaqet kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke konfirmuar lidhja e tyre është e konsoliduar.

Në një bisedë me banorët në BBV, Albi Nako tregoi se prej kohësh bashkëjeton me një vajzë, që ashtu si ai, është balerinë.

“Më tha fli me kë të duash”, u shpreh ai, teksa shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në BBV.

Por ata nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton.

Pas historisë me Klaudia Pepën dhe Alba Hoxhën, Albi ka zgjedhur sërish një balerinë disa vite më të re në moshë.