zoom

Day ArchiveFundjavë me diell, njihuni me parashikimin e motit për të shtunën dhe të dielën

Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa hera-herës era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Energji atomike kundër kancerit?

Mjekët kërkojnë në Belgjikë që energjia atomike të përdoret më shumë në fushën kërkimore. Reaktorët e fushës kërkimore mund të shpëtojnë jetën e pacientëve të sëmurë me kancer. Po si?

Pjesa më e madhe e gjermanëve nuk kanë mendim të mirë kur shohin kupolat e reaktorëve atomikë.

Centrali në Mol të Belgjikës është një nga më të vjetrit në Europë. BR2 nuk shërben për prodhimin e energjisë por shërben për studime kërkimore. Rol kryesor këtu luan mjekësia nukleare.

Bernardd Ponsard është rritur si të thuash me BR2 dhe është shumë krenar për të.

Bernard Ponsard, fizikant bërthamor tek centrali BR2 Mol: „Ai është një nga reaktorët më të rëndësishëm të botës, sidomos për furnizimin e mjekësisë me radioizotope.”

Mo99-TC99m, shkurtimisht Molly99 quhet lënda e vlefshme që krijon mundësinë për diagnoza shumë të sakta të sëmundjes së kancerit dhe të metastazave. Tek të paktën 40 milionë pacientët e gjithë botës. Por si gjithë lëndët e tjera radioaktive edhe ai është i shpërbëshëm.

„Pas 66 orësh gjysma e efektit ka rënë. Ne nuk mund të bëjmë prodhimin e tij në magazina. Prandaj është e rëndësishme që gjashtë reaktorët që prodhojnë Molly 99 në botë, të koordinohet me njëri tjetrin, për punimet e mirëmbajtjes dhe avaritë e mundshme”.

Megjithatë në Gjermani ka patur raste mungese të Molly 99 dhe shtyrje të orareve të trajtimit.

Sepse vetëm gjashtë reaktorë prodhojnë Molly 99 në botë. Katër prej tyre ndodhen në Europë, në Belgjikë, Hollandë, Poloni dhe Çeki. Një tjetër është në Australi dhe një në Afrikën Jugore. Në Amerikë dhe Azi nuk ka.

„50 përqind e prodhimit të gjithë Molly-t shkon në SHBA dhe Kanada, Amerika e Veriut bën pjesën më të madhe të diagnostikimeve radioaktive. Europa përdor 25 përqind dhe pjesa tjetër e botës merr 25 përqindshin e mbetur”.

Por SHBA është furnizuese e uranit dhe ndjek me kujdes çështjet e sigurisë në reaktorin e vjetër belg.

Përveç kësaj në Mol bëhen edhe studime kërkimore për metodat shëruese të së ardhmes. Sepse radioizotopet nuk do të përdoren vetëm për diagnostikimin, por edhe për luftimin e kancerit. Radioaktiviteti mund të kthehet në ndryshues të gjithë spektrit.

Marteen Ooms, drejtor i studimeve farmaceutike tek BR2 thotë: „Aktualisht janë duke u bërë shumë prova klinike. Shumë ekipe studimore janë në pritje. Ne jemi duke parë vetëm majën e ajsbergut.”

Sepse me kombinimin e duhur të molekulave mbajtëse dhe izotopeve mund të shkatërrohen qelizat e synuara të kancerit. Dhe jo qelizat e shëndetshme. Efektet anësore janë më të vogla. Me këtë metodë mund të sulmohen edhe llohet agresive të kancerit.

Mjekësia nukleare ndodhet në boom aktualisht. Instituti i sapoformuar Jules Bordet është spitali i specializuar për kancerin në Belgjikë. Këtu radioizotopet nuk përdoren vetëm për diagnostikim, por përdoren edhe për trajtimin e kancerit të prostatës që ka përparuar shumë. Gjë që i bën pacientët radioaktivë për një ditë. Pas injeksionit të marrë me radioizotope, pacientët duhet të izolohen për 24 orë.

Tek të paktën një e treta e pacientëve, tek të cilët asnjë metodë tjetër nuk ka sjellë efekt, metastazat kanë filluar të zvogëlohen pas marrjes së katër injeksioneve të radioizotopeve, thotë prof. Patrick Flamen. Shërimi nuk është arritur ende, por të paktën zgjatja e jetës dhe largimi i dhimbjeve.

Suksesi duket në skanimin me PET, një kamera dy milionë euroshe, që tregon punën e pjesëzave radioaktive në trupin e njeriut. Vendosur në bregdetin belg dhe qiellin me diell.

Prof. Patrick Flamen, mjekësia nukleare, Instituti Jules Bordet: „Kjo zonë duhet të krijojë mundësi për pacientin që të mos ketë më frikë kur vjen këtu. Sepse kemi të bëjmë me një situatë stresi të madh. Natyrisht që kjo makineri vendos nëse trajtimi është me sukses apo jo.“

Shanset e mjekësisë nukleare e kanë rritur kërkesën për izotope. Dhe bashkë me të edhe presionin që ushtrohet mbi ata pak reaktorë që i prodhojnë.

BE do që të verë miliona në dispozicion të studimeve kërkimore. Megjithatë, reaktorët nuk ndërtohen brenda natës dhe shumë njerëz kanë frikë prej tyre./ DW

Mos prisni një “ulje të butë” për ekonominë botërore

Për disa kohë, ekonomia botërore duket se e ka sfiduar gravitetin. Pavarësisht se politika monetare është shtrënguar me ritmin më të shpejtë që nga vitet 1980, rritja ekonomike e Amerikës u përshpejtua në vitin 2023.

Europa duket se është shkëputur nga gazi rus pa ndonjë katastrofë ekonomike. Inflacioni global ka rënë pa rritje të mëdha të papunësisë, pjesërisht për shkak se tregjet e punës deri tani janë ftohur, duke eliminuar vendet e lira të punës dhe jo duke shkarkuar punonjësit.

Kështu, ndërsa po afrohet fundi i vitit, optimistët që parashikuan një “ulje të butë”, po krenohen se parashikimet e tyre dolën të sakta.

Megjithatë, ekonomia botërore do të vazhdojë të mbetet e brishtë, edhe në vitin 2024. Megjithëse inflacioni do të jetë më i ulët, ai do të mbetet sërish shumë i lartë. Politika ekonomike ende do të ketë vështirësi në baraspeshim.

Edhe nëse Amerika do t’i shmanget një recesioni, pjesa tjetër e botës duket shumë më e pambrojtur.

Rënia e inflacionit në kohët e fundit ka qenë një lehtësim për bankat qendrore. Por në ekonomitë e mëdha dhe të pasura, nuk ka gjasa që inflacioni të bjerë deri në objektivin prej 2%, pa shkaktuar ndonjë recesion.

Së pari, tregjet e punës duken ende shumë të nxehta dhe rritja e pagave nominale është shumë e lartë. Së dyti, ekonomitë duhet të përballen edhe me efektet e naftës më të shtrenjtë.

Pikërisht kur dukej se goditjet e furnizimit të shkaktuara nga pandemia dhe pushtimi rus i Ukrainës ishin zhdukur, se zinxhirët e furnizimit ishin zhbllokuar dhe se ekonomitë ishin bërë më të qëndrueshme, çmimi i një fuçie nafte është rritur me rreth një të tretën që nga vera, për shkak të rënies së prodhimit në Arabinë Saudite dhe gjetiu.

Rënia e çmimit u pengua edhe nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit. Nafta më e shtrenjtë mund të rrisë frikën për një “valë të dytë” inflacioni.

Bankat qendrore ndoshta nuk do t’i rrisin më shumë normat e interesit, përkundrazi, do ta trajtojnë çdo rritje të inflacionit të nxitur nga nafta, si të përkohshme. Ama, nuk do të ulin as normat e interesit, sepse do të kenë frikë mos shpallin ndonjë fitore të parakohshme.

Të dhënat e fundit tregojnë se ekonomia e Amerikës mund t’i bëjë ballë një shtrëngese monetare, edhe pse kompanitë e mëdha që rifinancojnë borxhet dhe familjet që kanë shteruar kursimet e epokës së pandemisë, kanë filluar të ndihen të shtrënguara.

Por normat e larta të interesit mund ta çojnë ekonominë tashmë të lëkundur të Eurozonës në një recesion dhe frika nga inflacioni mund t’i ndalojë politikëbërësit të ulin normat e interesit në përgjigje.

Edhe ekonomia e vrullshme amerikane është mjaft e pasigurt: ajo po mbështetet nga nivele të jashtëzakonshme të huamarrjes së qeverisë. Deficiti i qeverisë federale ka arritur një normë vjetore prej mbi 7% të PBB-së.

Vijon debati nëse normat e interesit do të vazhdojnë të qëndrojnë të larta për një kohë më të gjatë. Përgjigjja varet nga fakti nëse do të vazhdojë huamarrja e madhe. Ndoshta do të ndodhë: Kongresi nuk do të merret me këtë çështje në një vit zgjedhjesh presidenciale.

Dhe kërkesa e parë në fushën e biznesit për presidentin e ardhshëm amerikan, do të jetë që të aktivizojë sërish shkurtimet e taksave që vendosi Donald Trump në vitin 2018, shumë prej të cilave skadojnë në vitin 2025 dhe që shumë demokratë nuk duan t’i lënë që të skadojnë plotësisht.

Ekonomitë pa qeveri huamarrëse dorëlëshuara si ajo amerikane janë edhe më të cenueshme. Përveç rrezikut të recesionit në Europë, ekonomia botërore po vuan edhe nga ngadalësimi i rritjes ekonomike të Kinës.

Nëse Kina rimëkëmbet dhe i shpëton “japonizimit”, do të varet nga shkalla e stimujve ekonomikë që do të ofrojë qeveria.

Por duke pasur parasysh se kohët e fundit, politika ekonomike në Kinë është përballur me sfida mjaft të rënda, që nga përfundimi i politikës “zero-covid”, e deri te goditja e sektorit të teknologjisë, nuk ka gjasa që qeveria të ofrojë ndonjë stimul ekonomik të kalibruar mirë. Për më tepër, Kina përballet edhe me kufizime fiskale për shkak të borxhit të qeverive lokale.

Ndërkohë, përkeqësimi i përshkallëzuar i tensioneve gjeopolitike midis Amerikës dhe Kinës, si dhe vala globale e proteksionizmit, po hedhin rërë në ingranazhet e tregtisë globale. Numri i masave proteksioniste në fuqi është rritur nga rreth 9,000 një dekadë më parë, në rreth 35,000 sot, sipas organizatës bamirëse, Global Trade Alert.

Megjithëse disa ekonomi në Azi përfitojnë nga zhvendosja e zinxhirëve të furnizimit jashtë Kinës, e vërteta është se diversifikimi i investimeve dhe humbja e përfitimeve nga specializimet po rëndojnë mbi rritjen e mundshme të ekonomisë globale. Edhe vendet përfituese, si India me rritje të shpejtë, tregojnë se po ndodh një lëvizje shqetësuese drejt një ekonomie izolacioniste.

Ndërkohë, shtetet e varfra që nuk janë në gjendje të përfitojnë nga rishpërndarja e investimeve, po vuajnë nga borxhi i lartë, rritja e ulët ekonomike dhe Dollari i fortë.

Në vitin 2024, FMN-ja do të vazhdojë të ketë vështirësi në gjetjen e mënyrave për të siguruar lehtësim të barrës së borxhit për ato vende që kanë shumë borxhe ndaj Kinës dhe huadhënësve të tjerë që nuk pajtohen me parimet tradicionale për ristrukturimin e borxhit.

Dhe nëse deficitet e Amerikës vazhdojnë të nxisin ekonominë e saj, ndërkohë që rritja globale ngadalësohet, Dollari do të rritet edhe më shumë, duke i përkeqësuar problemet.

Nga ana tjetër, nëse Donald Trump do të rizgjidhet president në Shtëpinë e Bardhë, ka shumë mundësi që të gjitha këto prirje negative të theksohen edhe më tepër. Një mandat i dytë i Trump, ndoshta do të sillte shkurtime edhe më të thella të taksave (dhe rrjedhimisht deficite më të mëdha) dhe një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës tregtare.

Ashtu si në vitin 2016, bursat mund të rriten nëse Trump fiton në nëntor, por ky nuk do të ishte një lajm i mirë.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, ka shumë mundësi që deri në fund të vitit 2024, ekonomistët të ndiejnë se ekonomia globale nuk po shkon drejt një “uljeje të butë”, por se do të nisë një tjetër udhëtim të egër./ Monitor

Front i ri lufte? Gjenerali britanik mobilizon qytetarët: Bëhuni gati për përballje me Rusinë!

Sirena alarmi për një luftë të mundshme me Rusinë po “bien” në të gjithë Europën.

Gjenerali britanik Sir Patrick Sanders ka bërë thirrje për një mobilizim të përgjithshëm të qytetarëve dhe nisjen e përgatitjeve për një luftë të mundshme.

“The Indipendent” shkruan se Sanders u shpreh se forcat e tij, duke përfshirë të gjitha rezervat, nuk do të ishin të mjaftueshme për të mbrojtur vendin nëse do të kishte një luftë, dhe në këtë moment është thelbësore që Britania të vendosë themelet për “mobilizimin kombëtar”.

Gjatë një konference në Londër, gjenerali Sanders tha se brenda tre viteve Britania duhet të jetë në gjendje të rrisë ushtrinë e saj në 120 mijë trupa duke përfshirë ushtarë të rregullt, rezerva dhe një grup si “rezervë strategjike”.

Sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarët e rregullt dhe rezervistë aktualisht janë 102.520.

“Miqtë tanë në Evropën Lindore dhe Veriore, të cilët e ndjejnë afërsinë e kërcënimit rus, tashmë po veprojnë me maturi, duke hedhur themelet për mobilizimin kombëtar”, tha ai.

Gjithashtu “The Independent” shkruan se shefi i shtabit të përgjithshëm është kundër rekrutimit, por mendon se civilët duhet të përfshihen në mbrojtjen e Britanisë në një kohë konflikti.

“Siç paralajmëroi kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s javën e kaluar, dhe siç ka bërë qeveria suedeze, përgatitja e Suedisë për hyrjen në NATO, marrja e hapave për të mundësuar vendosjen e shoqërive tona në një bazë lufte kur është e nevojshme, tani nuk janë thjesht të dëshirueshme, por thelbësore. Ne nuk do të imunë dhe si brezi i paraluftës duhet të përgatitemi në mënyrë të ngjashme”, theksoi ai.

Shokuese në Serbi/ Babai abuzoi me vajzën 6-vjeçare. Regjistron aktin dhe ua shet pedofilëve

Një ngjarje shokuese është zbuluar nga autoritetet serbe.

Një 45-vjeçar është akuzuar se për shtatë vite me radhë ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, sot 13-vjeçare.

Historia e abuzimit seksual, sipas mediave fqinje, ka nisur që kur vajza ishte gjashtë vjeçe dhe ka ndodhur në një nga rrethinat s Novi Pazarit.

Ngjarja tronditëse u zbulua pas një operacioni që policia serbe finalizoi në fund të dhjetorit të shkuar, duke arrestuar disa pedofilë.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi celularët dhe kompjuterët e tyre, ku u gjetën foto e video erotike.

Gjatë hetimeve, efektivët zbuluan se disa nga fotografitë janë dërguar nga Serbia. Fotot tregojnë abuzimin e tmerrshëm të një vajze të vogël që i bën seks oral një të moshuari.

Nga hetimet u konstatua se këto ishin regjistrime të bëra nga 45-vjeçari që abuzonte me vajzën e tij.

Ai e filmonte marrëdhënien e tij seksuale me vajzën e tij në disa raste dhe më pas i shpërndante fotot dhe videot në rrjetet sociale dhe ua shiste pedofilëve për vetëm 10 dollarë.

Mosha e Meritonit “i prish planet” Ilnisës: Nëse ti je 23 vjeç…

Ilnisa dhe Meritoni janë parë shumë pranë njëri-tjetrit gjatë këtyre ditëve brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Ata kanë kaluar momente romantike mes tyre, kanë shkëmbyer puthje e përqafime dhe dyshimet e të gjithëve janë që janë në fillimet e një romance.

Por duket se për Ilnisën ka një pengesë që të jetë në një marrëdhënie me Meritonin. Fjala është për moshën e tij.

Në një nga bisedat e tyre, Ilnisa e pyeti Meritonin se sa vjeç është, duke shtuar se nëse vërtet është aq i ri sa thotë, marrëdhënia e tyre nuk shkon dot më tutje.

Meritoni: 23 vjet bëj.

Ilnisa: Nëse je aq ne nuk do flasim më kurrë.

Meritoni: Pse?

Ilnisa: A je normal, a je mirë? Kurrë me ne të dy, vazhdo shoqërinë tënde, ta them unë tani, nëse ti je 23 vjeç.

Meritoni: Pse se ne shok jemi?

Ilnisa: Shok jemi, por unë s’kam aq shok të vegjël.

Meritoni: Çfarë ka lidhje?

Ilnisa: Unë kaloj një pjesë të mirë të kohës me ty…

“Liridona më tradhtoi, e pash me sytë e mi” – Zbardhet dëshmia e plotë e Naim Murselit në polici

Zbardhet dëshmia e plotë e Naim Murselit para hetuesve të Policisë në Kosovë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Naim Murseli ka pranuar se Liridona e ka tradhtuar, duke shtuar se kjo e ndikoi shumë marrëdhënien e tyre. Por sipas tij, dëshira e tij ishte vetëm që Liridona të ishte e lumtur, duke mohuar kështu që kishte planifikuar vrasjen e saj.

Naim Murseli shpjegon edhe se takimi me Granitin (i akuzuar për ekzekutimin) ishte rastësor, ndërsa shton se i dha lekë për të blerë një armë sepse ashtu erdhën rrethanat, por jo sepse kishte bërë plan për t’i marrë jetën Liridonës.

Ai pretendon se pas ngjarjes ishte i frikësuar dhe i ngarkuar emocionalisht edhe për shkak të të shkuarës kriminale të Granitit.

Dëshmia e plotë e Naim Murselit

“Në ditën kritike unë isha ne Gjakovë për pune personale dhe rastësisht jam takuar me Granitin ku Kushtrimi i ka treguar se ku do te takohemi. Ne jemi takuar në Kramovik në rrugë dhe ai ishte kthyer tek vendi i punës dhe ai ka parkuar automjetin e tij ne atë lokacion tek pompa Eko ku punonte dhe ka vazhduar me mua me veturën time Land Rover me targat 07-669-CM ngjyrë e zezë, ku së bashku jemi nisur në drejtim të restorant Liqeni i Dukagjinit, por gjatë rrugës goma e veturës mu dëmtua dhe vazhduam për ta gjetur një gomister për ta rregulluar gomën, ku në afërsi të Dujakës hasëm në një autolarje dhe mekanik i fshatit i cili na ndihmoi për ta rregulluar gomën.” – citohet se ka thënë ai.

Personi i cili na ndihmoi e pyeti Granit Plava nëse është i interesuar për armë dhe ai i thotë ‘po vetëm dua ta shoh fillimisht’. Dhe i pëlqeu, por nuk kishte para me vete dhe mi kërkoj mua dhe unë ia dhashë 250 euro aq sa edhe ka kushtuar arma, nga aty pasi u regullua goma, më telefonon bashkëshortja dhe më tregon se ka mbërrit në Prishtinë pa dijeninë time.

Unë nisem në drejtim të Prishtinës së bashku me Granitin por gjatë rrugës Graniti më kërkoi ta dërgoja në fshatin Kralan ku kishte për të marrë një veturë. Dhe, ndaras kemi vazhduar për në Prishtinë, ku ai me ka ndjekur mbrapa deri në afërsi të shtëpisë time, ku jemi barazuar me vetura dhe më ka thënë se unë tash e di çka bëj.

Në afërsi të shtëpisë, Graniti doli i maskuar në rrugë me armë të drejtuar drejt nesh. Edhe pse isha ne dijeni për prezencën e tij unë asnjëherë nuk kam besuar në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasje. I shokuar kam ndaluar, i kam çu duart lart dhe i kam thënë bashkëshortes jepja krejt çfarë të kërkon dhe në një moment unë kam hapur derën time, pastaj derën e fëmijëve duke i thënë edhe bashkëshortes të largohet nga vetura. Në momentin që jemi larguar disa metra, kam dëgjuar një krismë por pa e parë se çfarë ndodhi.

Kam qenë në gjendje të rëndë emocionale, i shokuar dhe i frikësuar të tregoj të vërtetën duke e ditur të kaluarën kriminale të Granit Plavës, nuk kam guxuar ta zbuloj identitetin e tij. Nuk jam takuar më pas me Granit Plavën, nuk i kam dhënë asnjë lloj shpërblimi.

Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS-a me një të afërt. Këta SMS-a ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolla ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshortja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty. Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshort të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur.

Alketa thumbon “Big Brother”, thirrje mediave: Mbështesni talentet, jo pseudoVIP-at

Nga skena e spektaklit “X Factor”, Alketa Vejsiu nuk nguroi të thumbonte haptazi formatin “Big Brother VIP”.

Drejtuar mediave, Vejsiu bëri thirrje për një vëmendje më të madhe ndaj talenteve të vërteta duke nënkuptuar garuesit e “X Factor” dhe jo ndaj atyre që moderatorja i cilësoi si “pseudoVIP-a”, referuar konkurrentët e reality show-t të Top Channel.

Duhet thënë se vëmendja ndaj “Big Brother VIP” është relativisht e lartë, ku teksa një pjesë e sheh shqetësuese interesimin ndaj një reality show të kësaj natyre, të tjerë mendojnë se është i arsyeshëm pëlqimi i një spektakli entertainment (argëtimi)./ Zoom.al

Basha kritikon aksionin e opozitës: Ka dështuar, ka vetëm lojëra personale

Lulzim Basha doli para gazetarëve për të theksuar se ai është përfaqësuesi zyrtar i Partisë Demokratike dhe e drejta e vetos në komisionin e reformës zgjedhore i përket PD. Gjatë konferencës për shtyp, Basha hodhi poshtë kërkesën e 47 deputetëve të opozitës për të ndryshuar përbërjen e komisionit të reformes, duke i akuzuar se po bëjnë betejë për karriget e tyre.

“Partia Demokratike eshte Partia Demokratike. Partia Demokratike ka përfaqësuesin e vet. Është Partia Demokratike ajo që ka të drejtën e përfaqësimit, por kjo nuk është loja. Po shmangim debatin. Debati është jemi apo nuk jemi për listat e hapura, votimin elektronik, nëse përgjigjet janë po dhe ka diskutime të tjera, t’i paraqesim këto diskutime. Këtu ka vetëm lojëra personale”, deklaroi ai.

Basha akuzoi deputetët e opozitës se me aksionin e tyre për bllokimin e parlamentit po favorizojnë kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë socialiste.

“Ky aksion ka dështuar. Ju e keni parë në parlament nuk diskutohet më për asnjë ligj. E vetmja që shihet në ekran janë bllokime, por nuk dëgjohet asgjë”, tha ai.

Lulzim Basha dhe 10 deputetët që e mbështesin prej javësh po kritikojnë aksionin e shumicës së deputetëve të opozitës për të bllokuar parlamentin, por deri më tani ai duket i pafuqishëm të ndikojë në protestën e ligjvënësve që nuk e njohin si kryetar te Partise Demokratike.

Berisha “karikon” qytetarët: Ngrihuni në këmbë kundër Ramës!

Lideri i opozitës Sali Berisha mbrojti sot aksionin e deputetëve për bllokimin e parlamentit, duke e cilësuar atë një betejë politike të suksesshme.

Gjatë fjalimit para demokratëve nga dritarja e shtëpisë së tij, Berisha solli në vëmendje se barrikadat me karrige e tymueset bënë që kërkesat e opozitës dhe të drejtat e saj kushtetuese të dëgjohen nga të gjithë, e veçanërisht nga faktori ndërkombëtar.

“Ku jemi sot? Sot në këtë betejë opozita është krejt tjetër. Sot mbarë bota mësoi se Edi Rama i zhytur në afera të tmerrshme korruptive është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar. Gjithë bota mësoi se Edi Rama i tmerruar nga vendosmëria e opozitës për të rikthyer zgjedhjet e lira, mësoi se ka nisur reformën me pengBashën, me turpin e politikës shqiptare në 32 vite”, tha Sali Berisha.

Berisha theksoi se edhe organizmat ndërkombetarë kanë bërë apel për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

“Dy ditë më parë institucioni më i specializuar në botë për zgjedhjet e lira ODIHR lëshoi një thirrje, dëgjoi zërin e deputetëve të opozitës, i tha Edi Ramës se loja me turp opozitën, se loja me peng opozitën nuk kapërdihet”, shtoi ai.

Berisha u bëri apel qytetarëve të ngrihen kundër qeverisë Rama, për të ndryshuar të ardhmen e tyre.

“Shqiptarë, qytetare dhe qytetarë, për dinjitetin tuaj, për dinjitetin e vendit tuaj, të ngriheni në këmbë dhe të kërkoni drejtësi kundër Edi Ramës, të kërkoni drejtësi ndaj këtij kryekorruptori.Mos prisni që Edi Ramën ta ndëshkojë Damani.Damani është një skllav i tij i mjerë”, tha Sali Berisha.