Aplikacion
Gazetari Ilir Babaramo dhe analisti Lorenc Vangjeli u përplasën me njëri-tjetrin në studio.
Babaramo e ironizoi Vangjelin për qëndrimin që ai mban karshi partive politike, duke e kritikuar se nuk është analist i lirë, por “i blerë” nga forcat politike për një “sufllaqe”.
Me ironi iu përgjigj edhe analisti Lorenc Vangjeli, i cili ftoi Babaramon për krudo pas emisionit.
Diskutimi në studion e “Top Story”:
Ilir Babaramo: Këtu në studio përnatë dalin njerëz që paradite shkruajmë fjalime dhe natën bëjnë analistin.
Grida Duma: Me kë e ke, me Lencin e ke?
Ilir Babaramo: Jo, jo, s’e kam me asnjë.
Grida Duma: Se mos shkruan ti fjalime Lenci…
Lorenc Vangjeli: Shkruaja dikur…. Të bëj një pyetje…
Grida Duma: Në fakt e ka fjalën Babaramo.
Lorenc Vangjeli: Kot është, si të flasë, si të mos flasë.
Ilir Babaramo: Lorenc, e more sufllaqen për sot o burrë, çke. Vazhdoje fjalën, e mbylla.
Lorenc Vangjeli: Hajde Babaramo hajde, ha ca krudo pastaj, t’i jap unë.
Së shpejti një parti e re politike – Agron Shehaj: Do të ketë njerëz me integritetAgron Shehaj së shpejti do t’i rikthehet jetës intensive politike me një parti të re.
Prej kohësh ai ka njoftuar se do të krijojë një grupim politik të ndarë nga Partia Demokratike, që pas largimit të tij nga grupi parlamentar demokrat.
Në studion e “Opinion”, Agron Shehaj deklaroi se po punon ende në këtë drejtim, duke garantuar qytetarët se pjesë e partisë do të jenë njerëz me integritet që do të ofrojnë besueshmëri për ta.
“Ne duhet t’i japim një ofertë qytetarëve. Duhet të kishim bërë më shumë dhe janë bërë shumë gabime, ne na takon të ngrejmë një alternativë të besueshme dhe me njerëz me integritet. Nëse alternativa nuk është e besueshme dhe nuk është e përfaqësuar nga njerëz me integritet, humbet besueshmërinë. Në politikë duhet të mendosh se çfarë mendojnë njerëzit.
Njerëzit kanë nevojë për një alternativë. Mua si politikan më takon të krijoj një alternativë të besueshme dhe kjo është ajo që bëj, po punoj duke krijuar një lëvizje të re politike”, u shpreh Agron Shehaj.
Komshinjtë përplasen me armë në Durrës, një i plagosur. Arratiset autoriNjë konflikt i çastit i nisur mes dy fqinjve në lagjen nr. 4 në Durrës degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit.
Policia njoftoi se një 50-vjeçar i identifikuar si Gentian Kuqi plagosi me armë fqinjin e tij 40-vjeçar, Mikel Spirollari, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes, autori i plagosjes u arratis.
Policia është vënë në kërkim të 50-vjeçarit, ndërsa po heton për shkaqet që çuan në përdorimin e armëve të zjarrit mes dy fqinjve.
Paralajmërimi i fortë i Baton Haxhiut: SPAK do të godasë Bashkinë e Tiranës!Analisti Baton Haxhiu paralajmëroi zhvillime të rëndësishme nga SPAK në ditët në vijim.
Gjatë një bisede në “Opinion”, ai deklaroi se SPAK shumë shpejt do të godasë Bashkinë e Tiranës, por jo vetëm, për korrupsion.
Deklarata e tij u mbështet edhe nga gazetari Enton Abilekaj, i cili zbuloi se bëhet fjalë për pesë persona që do të bien në “rrjetën” e SPAK, por pa zbuluar emra apo detaje të tjera.
“SPAK-u është produkt i bashkësisë ndërkombëtare dhe për arsye se SPAK do ta derivojë liderin e ardhshëm opozitar. Këta nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë punë. Kjo opozitë ja ka dhuruar Ramës këto 2 mandate. Unë mendoj që mandati i ardhshëm do ta vendosë
Shqipërinë në një situatë të vrazhdë, as nuk besoj që do ketë zgjedhje në 2029, as nuk besoj që qeverisja do jetë kaq e lehtë sa është tani. Për dy arsye; për shkak të korrupsionit që ka kaluar normat do goditet nga njerëzit që janë brenda SPAK.
Do e shihni javën e ardhshme dhe javët në vijim. Shikoni veç çfarë do ndodhë me Bashkinë e Tiranës dhe të tjerat”, tha Baton Haxhiu.
Berisha e sulmon çdo ditë, Bardhi mbron Dumanin: Është me integritetKreu i SPAK, Altin Dumani është vënë në “tabelë qitjeje” nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e akuzon se po përdoret politikisht nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Berishës, Dumani është ai që mbron Ramën në aferat e tij korruptive, por aleati i tij në opozitë, Gazment Bardhi nuk ndan të njëjtin mendim me të.
Berisha dhe Bardhi ndjekin të njëjtën strategji kundër qeverisë, por kur vjen puna tek kreu i SPAK, kryetari i grupit parlamentar demokrat ndahet nga ish-kryeministri.
Sipas Bardhit, Altin Dumani është një prokuror me integritet.
Diskutimi në studion e “Top Story” mes Gazment Bardhit dhe Lorenc Vangjelit:
Lorenc Vangjeli: Emrin e Dumanit nuk do ta harroni.
Gazment Bardhi: Do më lesh ta mbaroj, nuk kam pse e harroj emrin e Dumanit, e kam mbështetur publikisht, është një prokuror me integritet.
Lorenc Vangjeli: Është i korruptuar siç thotë Berisha?
Gazment Bardhi: Jo, unë po them është me integritet. Nuk mendoj njëlloj me aq informacion që kam.
Gazetari Artan Hoxha analizoi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Duke marrë shkas nga vendimi i sotëm i Apelit të Gjykatës së Posaçme, që la Berishën në arrest shtëpie duke i refuzuar kërkesën për liri, Artan Hoxha deklaroi se ish-kryeministri rrezikon të jetë në arrest shtëpiak deri në vitin 2025, kur vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare.
Gazetari argumentoi se kjo mund të vijë si pasojë e kërkesës së prokurorisë për të shtyrë afatin për masën e sigurisë, duke u bazuar në hetime që janë ende në vijim.
“Dukej sikur e gjithë struktura e re e drejtësisë, kishte si epiqendër familjen Berisha. Berisha ishte edhe dje për të dhënë deklarime. Sot ishte seanca e Apelit për masën e sigurisë. U la në fuqi vendimi i shkallës së parë, që zoti Berisha do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpiak.
Këto janë masa sigurie, që ose duhen zbatuar, ose të mos vendosen fare, për t’u bërë qesharakë. Berisha sot e bëri Dumanin telef, copë copë. Vërtet ka afate kur ke të hetuar me masë sigurie dhe ajo të detyron ta çosh dosjen në gjykatë. Por prokurorit i lind e drejta të kërkojë edhe shtyrje afati. Mund të të mbajë edhe 2 vjet prokurori atje, edhe vijnë zgjedhjet, kalojnë…
Policia gjyqësore ka vijuar të bëjë veprime lidhur me çështjen Partizani. Po merren me verifikime të tjera, me mënyrën se si është financuar ky si projekt. Nga kanë ardhur paratë e financimit të ndërtimit të 17 kullave.
Së dyti, si kanë lëvizur këto para, a janë paguar detyrimet fiskale, a ka ndonjë shoqëri tjetër që mund të ketë kryer shkelje, kanë marrë në sitë aktivitetin ekonomik të zotit Malltezi dhe kompanisë ku rezulton të jetë aksioner. Jemi ende herët, por deri në këto moment, pjesa publike që kemi parë, jemi në fazën që është akoma një kostum i zi i qepur me penj të bardhë, do të duhen prova.
Në momentin kur prokuroria kërkoi masën e sigurisë, ishte njëra palë që operonte, tani jemi në momentin kur shkalla e dytë e gjyqësorit, ka çertifikuar kërkesën e prokurorisë. Do të nisë një betejë tjetër për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Edhe pse gjyqtarja është e njëjta që ndryshoi masën arrest me burg të Jamarbër Malltezi. Me këtë mënyrë si po veprohet dhe këtë shoh me skepticizëm, në këtë mënyrë procesi mund të zgjatet dhe zoti Berisha të mbetet në arrest shtëpie. Është njëlloj si arresti me burg”, tha Artan Hoxha për “MCN TV”.
VIDEO/ Meri, e papërmbajtshme brenda shtëpisë, kërcen mbi tavolinë. Albi Nako fut kokën mes këmbëveNë shtëpinë e “Big Brother Vip” këtë të enjte u krijua një atmosferë elektrizuese.
Nën ritmet e muzikës së vënë nga Vëllai i Madh, të gjithë banorët kërcyen dhe u dëfryen me njëri-tjetrin, por një prej tyre tërhoqi më shumë vëmendje.
Meri Shehu, duke shijuar muzikën, në një moment u ngjit mbi tavolinë duke kërcyer, ndërsa Albi Nako e shoqëroi në një moment duke futur kokën poshtë këmbëve të saj, si pjesë e koreografisë.
Më pas, Meri u përfshi në një kërcim sensual me Meritonin dhe Albi Nakon.
Drini flet për familjen e tij: Babit nuk i thamë dot fjalët e fundit kur vdiqModeratori Drini Zeqo bëri një rrëfim si kurrë më parë për familjen e tij.
Në një intervistë në “Top Channel”, Drini tregoi se prindërit e tij ishin divorcuar, një vendim që sipas tij, e përjetoi më keq motra e tij që ishte edhe më e vogël në moshë.
“Prindërit e mi ishin duke kaluar divorcin, ndonjëherë nuk je akoma gati t’i marrësh ca pesha mbi supe. Nuk ishte e lehtë. Ata u ndanë, divorci i tyre ndodhi. Problemi nuk ishte tek unë, motra ishte më e pak e impaktuar, ajo është më e vogël se unë se mbase e ka ndjerë më shumë.
Nisi një rrugë e vështirë, për mua, mamin dhe motrën. Jetesa u bë e vështirë, puna që nga ai moment në 2004 nuk ishte më një luks. Gjysma e të ardhurave të mia që nga ai moment kanë shkuar për familjen”, rrëfeu Drini.
Ai shtoi se një nga momentet më të vështira të jetës së tij ishte humbja e papritur e babait.
“Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë ulje dhe ngritje, por më e forta ishte humbja e babait. Ka qenë një marrëdhënie normale, është kujdesur për problemet, por nuk ishte aty. Humbja e jetës së tij ishte e vështirë dhe duke mos e pasur më, gjithë dashurinë e orientuam tek nëna. Rrethanat ishin të vështira, nuk vuante nga asgjë, vdiq në moshë të re, i ra hemorragji cerebrale në zyrë dhe nuk i thamë dot as fjalët e fundit njëri tjetrit. Unë u detyrova ta rrisja intensitetin e punës sime, media të merr pak energji, të merr kohë”, tregoi Drini Zeqo.
Grushta e shkelma me komshiun për një vend parkimi – Si u pezullua nga puna nënkomisari në DurrësNënkomisari Arben Pjeçi, i vetëvrarë këtë të enjte në zyrën e punës, ishte pezulluar nga puna pas një sherri fizik ku ishte përfshirë me një fqinjin e tij.
57-vjeçari ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun Kujtim Huqi dy vjet më parë.
Arben Pjeçi dhe Kujtim Huqi ishin konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale, për një vend parkimi. Sipas vendimit të gjykatës, ata u përplasën fizikisht, duke goditur njëri-tjetrin me grushta e shkelma.
Që të dy u dënuna nga gjykata për plagosje të lehtë dhe më pas vendimi i gjykatës për Arben Pjeçi u dërgua në polici dhe letrën për pezullimin e tij e firmosi drejtori i përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku.
Pezullimin nga puna Arben Pjeçi nuk e përballoi dot dhe u vetëvra me armën e shërbimit këtë të enjte.
Gjykata i refuzoi kërkesën për liri – Berisha: Gjykatëse mjerane, unë nuk ndihem i izoluarIsh-kryeministri Sali Berisha komentoi këtë pasdite vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ta lënë në fuqi arrestin shtëpiak për të.
Berisha, përmes avokatit të tij, kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë në apel, duke kërkuar të shfuqizohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Por sipas Berishës, vendimi i gjyqtares ishte i diktuar nga kryeministri Edi Rama. Pavarësisht verdiktit gjyqësor, shtoi Berisha, beteja e demokratëve përballë qeverisë nuk do të ndalet.
“Miqtë e mi, sot një gjykatëse mjerane, produkt i reformës së Xhorxh Sorosit, në verbërinë e saj, mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama. Kjo mjerane nuk guxoi të shprehej dje, pasi nuk lidheshin dot me Edi Ramën jashtë vendit, por priti sa të merrte urdhrin dhe të komunikonte vendimin e saj.
Por unë jam sot me ju, nuk ndjehem kurrë i izoluar, përkundrazi ndjehem më i motivuar se kurrë në betejën time, më optimist, më me shpresë se asnjëherë. Në emër tuaj, luftëtarë të lirisë, njerëz të emancipuar, të rinj, të reja, burra dhe gra të guximit, që po mbillni shpresë çdo natë në Tiranë dhe në Shqipëri, ftoj shqiptarët të ngrihen dhe të bashkohen me ju”, tha Sali Berisha para demokratëve të mbledhur poshtë shtëpisë së tij.