zoom

Day Archive“Pjesa e parë e ditës me vranësira” – Si parashikohet moti për nesër

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës, më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa në bregedet hera herës arrin shpejtësi deri 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -4/6°C
Në zonat e ulëta -1/16°C
Në zonat bregdetare 4/16°C

Çfarë e shkakton rënien e menjëherëshme të flokëve?

Rënia e flokëve prek thuajse 85% të burrave pas të 50-tave dhe është kthyer në një problem të vazhdueshëm. Në të gjithë botën numërohen rreth 35 milionë burra dhe 21 milionë gra të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje e këtij lloji. Gjithsesi problemi i vërtetë është faktori kryesor që e ka kthyer rënien e flokëve në një shqetësim global.

Çfarë e shkakton rënien e flokëve

Sipas mjekëve shumë nga shkaqet janë ende të paqarta, duke filluar që nga gjenetika, kujdesi i keq, trajtimi me produkte të forta apo medikamente. Gjithashtu ka dhe një sërë sëmundjesh që mund të shkaktojnë si efekte anësore humbje të vazhdueshme e të menjëhershme të flokëve. Megjithëse për përhapjen masive të këtij problemi mund të ketë një arsye specifike sipas ekspertëve.

Sipas të dhënave të publikuara çdo grimcë pluhuri, nafte apo benzine që lëshohet në ajër dhe futet në organizëm përveç shumë sëmundjesh të rrezikshme, shkaktojnë edhe humbjen e flokëve.

Ajri i ndotur, kryesisht nga nënprodhime industriale të fabrikave apo makinave, pasi futet në trup në vetëm 24 orë ul ndjeshëm nivelin e proteinës tek flokët. Kështu rrënja bëhet më e dobët e delikate dhe flokët fillojnë të bien në mënyrë të papritur. Konkretisht për rritjen e mirë dhe të shëndetshme të flokëve janë përgjegjëse proteinat ciklin D1, ciklin E dhe CDK2. Të cilat sa herë që ekspozohen ndaj ajrit të ndotur ulin sasinë e tyre të prodhimit.

Efektet e ajrit të ndotur në shëndet

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 4.2 milion njerëz në të gjithë botën vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur.
Nivelet e larta të pluhurit apo kimikateve që makinat dhe fabrikat lëshojnë çdo ditë, bëhen shumë lehtë shkaktare të zhvillimit të sëmundjeve vdekjeprurëse. Rreth 90% e popullsisë së globit sipas OBSH jeton çdo ditë në zona me ajër dhe natyrë të ndotur.

Ndaj problemi i flokëve dhe jo vetëm është shumë shqetësues dhe aktual./AgroWeb

Gazetarja zbulon lidhjen e Dervish Hasit me “të fortin” e Bulqizës: Sot po rrit fëmijën e tij

Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala nxori në dritë një lidhje të vjetër të mjekut Dervish Hasi me Gjin Nikën, një emër i njohur si i “forti i Bulqizës”.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Klodiana Lala zbuloi se një nga gratë që ka pasur Gjin Nika (i vrarë në një atentat mafioz në Fushë-Krujë) ishte motra e Dervish Hasit.

Sipas saj, sot kardiokirurgu ka grua të dytë një nga gratë e Gjin Nikës dhe po rrit në shtëpinë e tij fëmijën e tij.

Gazetarja shtoi se Dervish Hasi duhet të hetohet edhe për trafik vajzash, duke marrë shkas nga historia dhe nga rasti i shfrytëzimit të të miturës, për të cilën mjeku është sot pas hekurave.

Postimi i plotë:

Kardiokirurgu Dervish Hasi dhe lidhja me Gjin Niken!

Gjin Nika njihej si i “forti” i Bulqizes. Ai u ekzekutua nje atentat mafioz 10 vite me pare ne afersi te Ures se Tapizes ne prill 2014.

Nika ishte nje nga eksponentet me te rrezikshem te krimit te organizuar.

I forti i Bulqizes ishte i martuar dhe ne mos gaboj baba i nje femije. Nje femije qe sot po e rrit mjeku kardiokirurg i spitalit Shefqet Ndroqi, Dervish Hasi.

Ky i fundit u arrestua pasi dyshohet per trafik te miturash dhe pornografi, per shkak te marredhenies se tij me nje te mitur. Vajza iu tha hetuesve se u martua nga nje hoxhe (aktivitetin e hoxhes duhet ta hetoje prokuroria) me Dervish Hasin ne nje kohe qe ai kishte nje martese me gruan e pare dhe dy gra me tjera.

Gjjin Nika, dyshohej edhe per rekrutim te besimtateve dhe dergimit te tyre per xhihad ne Siri. Akuzat ndaj tij s’u provuan pasi hetimet u pushuan per shkak te vdekjes.

10 vite me vone, emri i tij del ne skene. Dervish Hasi rezulton lidhje e tij e vjeter dhe ka ne nje nga shtepite e tij te vejen e Gjin Nikes dhe femijen e tij.

A duhet qe prokurorja te hetoje ne kete drejtim? A duhet qe prokuroria te hetoje perfshirjen e Dervish Hasit me grupet kriminale? A duhet hetuar nese Hasi eshte perfshire ne rekrutim grash e vajzash per ti trafikuar? Mendoj se po!

Nuk doja te merresha me jeten e Gjin Nikes.

Atehere gruaja e pare e Nikes ishte motra e Dervish Hasit.

Pasi u godit me vezë, Dule akuzon Ramën: Ai qëndron pas sulmit

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule akuzon kryeministrin Edi Rama se e kishte urdhëruar ai sulmin me vezë ndaj tij.

Gjatë një interviste në “Breaking”, Dule shpjegoi se personat që i bënë “pritë” para dyerve të SPAK këtë të mërkurë dhe e goditën me vezë nuk i njeh, por sipas tij, motivet janë politike.

“Ishte një situatë e papëlqyeshme që askush nuk do të dëshironte të gjendet. E papritur, as nuk i kisha parë ndonjëherë këto persona, as emrat nuk i kisha dëgjuar mesa pyeta. Mesazhi nuk më drejtohej mua personalisht. Pas sulmit të sotëm me vezë, qëndron Rama”, tha Dule.

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule u godit me vezë teksa po futej brenda ambienteve të SPAK për të ndjekur nga afër seancën e radhës gjyqësore për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Gazetarja jep detaje tronditëse: Dervish Hasi filmoi 2 minuta aktin seksual me të miturën

Gazetarja e kronikës së zezë, Dorjana Bezat dha detaje tronditëse për shfrytëzimin seksual dhe prostitucionin që mjeku Dervish Hasi, sipas autoriteteve, bënte me 16-vjeçaren.

Në një intervistë në “Top Story”, gazetarja zbuloi se kardiokirurgu e ka nisur raportin intim me vajzën në kohën kur ajo ishte 15 vjeçe.

Sipas Dorjana Bezat, mjeku dhe e mitura janë martuar në një institucion fetar, duke qenë në dijeni edhe vajza për tri gratë e tjera të tij.

“Për gati një vit kishin shkëmbyer mesazhe e takime. Kur ajo bëri 15 vjeç, kryen raportin e parë seksual.

Mjeku jetonte në zonën e Ali Demit. Me dy prej zonjave jeton në të njëjtin shtëpi, me gruan e tretë takohej vazhdimisht. Martesa është bërë gjatë kohës që ata kanë konsoliduar marrëdhënien. Njohja ka nisur në shtëpi, ku ndodhej gjyshja”, u shpreh Dorjana Bezat.

Gazetarja shtoi se grupi hetimor ka gjetur në celularin e mjekut Dervish Hasi edhe video erotike, madje sipas saj, ai ka regjistruar aktin seksual që kryen me të miturën.

“Prindërit thonë se gjendja shëndetësore e vajzës i ka shqetësuar. Në celularin e vajzës, janë gjetur komunikimet me partnerit. Përveç mesazheve tepër erotike, është një video 2 minuta e 40 sekonda ku është filmua akti seksual mes vajzës dhe 42-vjeçarit”, tha Dorjana Bezat.

Të blesh dy herë jetën dhe shëndetin!

Në vitin 2020, Shqipëria doli e para në Europë për treguesin e vdekjeve shtesë, të cilat ishin mbi 20% më të larta se mesatarja e viteve 2015-2019 (e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (rreth 18%) dhe Kosova (me rreth 17%), sipas raportimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Komisionit Europian.

E njëjta tendencë vijoi dhe në 2021, kur të tre këto shtete panë rritjen më të lartë të fataliteteve shtesë në periudhën e pandemisë.

Shtetet e varfra, përveçse nuk kishin kapacitetet e duhura spitalore për të përballuar pandeminë, nuk kishin as luksin për të kufizuar lëvizjet dhe as kushtet për të respektuar masat e distancimit social, prandaj zgjodhën ekonominë përballë jetës së qytetarëve të tyre. Këta të fundit reaguan duke “blerë” jetën.

Të dhënat e përditësuara së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se shpenzimet nga xhepi të shqiptarëve për shëndetësinë janë rreth 60% e totalit, me rritje të ndjeshme me 10 pikë përqindje nga 2015-a dhe më të lartat në Europë (e dyta pas Shqipërisë është Maqedonia e Veriut, me gati 42%).

Kjo shifër është dëshmi e një sistemi shëndetësor publik, që nuk arrin t’u shërbejë qytetarëve të vet, e një skeme sigurimesh shëndetësore të detyrueshme, që nuk e realizon qëllimin e vet, lehtësimin e kostove shëndetësore për shtetasit, megjithëse pretendohet që kemi një shëndetësi falas.

Ajo është reflektim i niveleve të ulëta të investimeve për shëndetësinë në vite dhe aplikimin de facto në Shqipëri të një shërbimi mjekësor më së shumti privat, madje me skema sigurimesh) jofunksionale.

Të dhënat krahasuese të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për 42 vende europiane tregojnë se Shqipëria renditet e treta në Europë për shpenzimet më të ulëta buxhetore për shëndetësinë. Mesatarisht, shtetet europiane japin për financimin e shëndetësisë, 5.2% të PBB-së, ndërsa Shqipëria e ka këtë tregues afërsisht 3%.

Madje në 2022, kur janë dhe të dhënat më të fundit të disponueshme nga INSTAT, shpenzimet buxhetore për shëndetësinë, në raport me PBB-në ishin në nivelin më të ulët që nga viti 2017, duke zbritur për herë të parë nga ai vit pak nën nivelin prej 3%.

Krahas nivelit të ulët në krahasim me vendet e tjera, një tjetër problematikë është dhe rishpërndarja e tyre. Vitet e fundit, fokusi është vënë në projektet koncesionare në shëndetësi, disa prej të cilave kanë rezultuar joefikase dhe janë tashmë nën hetim nga njësia e posaçme antikorrupsion, SPAK.

Për periudhën 2017-2013, buxheti i shtetit ka shpenzuar për katër koncesionet e shëndetësisë, sterilizimi, dializa, check up, laboratorë, rreth 26 miliardë lekë, ose 240 milionë euro, sipas të dhënave të pagesave faktike nga Ministria e Financave.

Këto para do të ishin të mjaftueshme për të ngritur, nga e para, të paktën katër spitale moderne.

Për më tepër, që përveç koncesionit të dializës, tre të tjerët janë tashmë nën hetim nga SPAK. Pra, ky i fundit dyshon për abuzime për 80% të shumës që është dhënë në total, për këto koncesione në 2017-2023.

Edhe në vitin 2024, buxheti ka parashikuar pagesa prej 5.4 miliardë lekësh për këto katër koncesione, që është sa 10% e buxhetit të shëndetësisë (përjashtuar pagesat për përkujdesin social).

Në kahun e kundërt, financimet për shërbimet themelore shëndetësore, të tilla si rimbursimi i barnave dhe kujdesi parësor, kanë mbetur në vendnumëro, në një kohë që nevojat për produkte farmaceutike dhe shërbime shëndetësore në një popullsi në plakje po rriten.

Treguesit zyrtarë referojnë se brenda buxhetit të shëndetësisë ka shpërndarje të deformuar të fondeve, me orientimin e tyre drejt koncesioneve joproduktive.

Të dhëna më të detajuara nga IQIVIA (lider global kërkimor për novacionin në shëndet) tregojnë se shqiptarët kanë akses të ulët te barnat kryesore që trajtojnë sëmundjet kardiovaskulare, onkologjinë, autoimune, nervore, etj., në raport me Europën dhe rajonin.

Rënia e financimeve për produktet farmaceutike dhe shërbimet shëndetësore, shpërdorimi i asaj pjese financimesh publike të kanalizuar në formën e koncesionit, skemat jofunksionale të sigurimeve shëndetësore, të kombinuara me plakjen graduale të popullsisë dhe shtimin e barrës së sëmundjeve pas Covid, rrezikojnë të përkeqësojnë më tej shëndetin dhe cilësinë e jetesës së popullatës me pasoja zinxhir në produktivitetin e ekonomisë dhe rëndimin e mëtejshëm të xhepave të popullatës.

Politikat shtetërore, që kanë si rezultat përkeqësimin e shërbimeve kryesore publike, si arsimi dhe shëndetësia, përtej paaftësisë apo abuzimeve, po shërbejnë si faktorë nxitës të emigrimit. Në këtë mënyrë, kapitali njerëzor i shtetit shqiptar është nën sulm nga çdo anë./ Monitor

Çfarë ndodhi? Ledjona kërkon të dalë nga shtëpia e “Big Brother”

Banorja e “Big Brother Vip” Ledjona kërkoi të lërë shtëpinë.

Në një moment të ngarkuar emocionalisht, duke biseduar me Eglën, Ledjona tregoi se i ka përjetuar shumë debatet me Ilnisën. Duke shtuar se është në nominim këtë javë së bashku me Ilnisën, Rozën dhe Sarën, Ledjona u shpreh se nuk shan dot askënd në kuadër të lojës.

Egla: Po shaj ndonjë.

Ledjona: Jo jo, dua të dal tamam dhe jo me sharje.

Më kuptoni, ju kam xhan dhe ju dua për atë që jeni dhe nuk kam asnjë lloj interes loje. Thjesht nuk më pëlqen kjo gjëja këtu, kaq. Nuk jam unë kjo siç jam.

Ledjona: Dua të dal.

Egla: Do të dalësh? Po shaj ndonjë.

Ledjona: Jo, nuk dal ashtu unë. Të dal tamam siç jam.

Egla: Po s’ka kuptim tani.

Ervini: Ku do të dalësh ti tani? A më the rri këtu?

Ledjona: Po.

Ervini: Po si do dalësh?

Egla: Hë se i ka naze.

Ervini: Le të kalojë dita sot se nesër është ditë e re.

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën në spital i riu shqiptar (EMRI)

Një shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik në Greqi, së bashku me një shtetas grek.

Dy të rinjtë, të identifikuar si Kristi Manthio, 24 vjeç (shtetasi shqiptar) dhe Manolis Sarandis, 25 vjeç (shtetasi grek), u përplasën teksa udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara me motoçikletën e tyre.

Sipas mediave greke, të rinjtë humbën kontrollin e motoçikletës dhe u rrëzuan duke u përplasur me një autoveturë e markës “Fiat”, drejtuesi i së cilës pësoi dëmtime të lehta.

Të plagosurit u dërguan në një spital të Athinës, por ata ndërruan jetë pavarësisht ndërhyrjes mjekësore.

As shtetasi shqiptar dhe as ai grek, sipas policisë, nuk kishin vendosur kaska mbrojtëse në momentin e aksidentit.

Aksidentohet autobusi në Kroaci, udhëtonin 30 pasagjerë nga Kosova

Një autobus u aksidentua në Dubrovnik të Kroacisë mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Sipas mediave të huaja, në autobus po udhëtonin 30 pasagjerë nga Kosova në momentin që u përplas.

Ministria e Jashtme e Kosovës reagoi duke dhënë informacion për gjendjen shëndetësore të pasagjerëve të aksidentuar.

Sipas ministrisë, asnjë prej tyre nuk është lënduar dhe të gjithë udhëtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i ministrisë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se në autobusin kosovar që u aksidentua në afërsi të Dubrovnikut kanë qenë rreth 30 udhëtarë. Sipas informatave të para, asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar dhe s’ka kërkuar ndihmë mjekësore.

MPJD thekson se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut, sonte rreth orës 18:00.

Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.

Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore.

Karamuço jep alarmin: Numrat e telefonit të qytetarëve janë në faqet erotike

Gjatë ditëve të fundit janë bërë një sërë denoncimesh për mesazhe nga numra të panjohur që vijnë në telefonat e përdoruesve të iPhone, por që janë skemë hakerimi.

Por eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço dha alarmin se hakerat i publikojnë numrat e qytetarëve në faqe erotike, duke krijuar për ta llogari dhe më pas të interesuarit i kontaktojnë.

Sipas ekspertit, ka pasur disa denoncime të këtij rasti në polici.

“Ka disa denoncime gjatë ditëve të fundit, për numra e telefonit të abonentëve të ndryshëm, që janë marrë më parë dhe tani janë krijuar grupe, duke i shpallur këto numra telefoni sikur ofrojnë shërbime erotike. Këta qytetarë kanë marrë shumë thirrje telefonike nga këto numra, që kryesisht janë në aplikacionin Telegram, ku i bëjnë thirrje dhe i thonë si je… pra, futen në kontakt për të krijuar mundësinë si mund të takohemi etj. Ndërkohë, qytetarët nuk dinë fare se për çfarë bëhet fjalë. Vetëm kur dikush i thotë që numrin tënd të telefonit e kam parë në x faqe, atëherë vihet në alarm. Kanë filluar denoncimet e para në Policinë e Shtetit. Është e vështirë për t’u zbuluar, për shkak se administratorët janë anonim”.

Kur identiteti i qytetarit shpërndahet në këto faqe apo grupe të paligjshme, qytetarëve u vijnë mesazhe në celularë, nga persona që kërkojnë “shërbim”.

Madje, kanë marrë edhe imazhin tënd në WhatsApp ose Telegram, e bëjnë si poster të vogël, vendosin numrin tënd të telefonit dhe shërbimet që ti ofron. Pra, të dhënat e identitetit tënd i marrin dhe i ofrojnë në botën virtuale, që ty pastaj të të drejtohen të gjithë ‘njerëzit grabitqarë’ dhe të të kërkojnë favore seksuale”, shpjegoi Karamuço për “Top Talk”.