zoom

Day ArchiveBerisha në arrest shtëpie, flet e bija Argita Malltezi: Duan të eliminojnë liderin e opozitës

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, akuzoi SPAK-un se ka manipuluar provat me urdhër të Edi Ramës për të lënë në arrest shtëpie liderin e opozitës për dosjen “Partizani”, me qëllim eliminimin e tij.

Sipas saj, Berisha nuk mund të vihej në masë sigurie sepse nuk është marrë asnjëherë në pyetje për këtë dosje.

Në studion e “Syri TV”, Malltezi shtoi se sot sistemi vepron pa rregull e ligje, duke zbuluar se gjatë kohës që bashkëshorti Jamarvër Malltezi ishte në burg, kuptoi se shumë individë mbaheshin në qeli pa vendim gjyqësor.

“Ajo që është shqetësuese, që duhet të jetë për çdo shqiptar, është shkelja e ligjeve për të abuzuar me hetimin. Nuk vihet në masë sigurie një njeri që nuk është pyetur asnjëherë.

E ndalon në mënyrë shprehimore neni 245 i kodit të procedurës penale.

E bën automatikisht të pavlefshëm; vendimi për masën e sigurisë është automatikisht i pavlefshëm nëse nuk ke dëgjuar argumentet e palës tjetër.

Dhe kjo është vetëm një anë. Procedura është vetëm një aspekt. Kjo është shumë e rëndë.

Nuk mund ta vesh tjetrin në masë sigurie, në fazë hetimi vetëm nëse ke një kusht flagrance apo që ke të dhëna se do të ikë. Në çdo rast duhej ta kesh pyetur në radhë të parë.

Kjo dosje siç ka provuar sot, nëpërmjet dokumenteve të SPAK-ut që ka manipulime skandaloze. Kjo është një gjë e papranueshme.

Dhe kur them që shpejt do ti trokasë në derë secilit dhe se kush duhet të ketë kujdes për atë që i vjen në derë. Po do të më kishte treguar një njeri këto gjëra që kanë ndodhur në këto çështje, sinqerisht do të kisha thënë se, siç ka të çmendur që dalin në rrugë me thikë dhe kryen një krim në rrugë, rastis një gjykatës apo prokuror që është i çmendur në sistem dhe bën diçka.

Kam parë në atë 1 muaj që ka ndenjur në burg, Jamarbër Malltezi ka ndenjur 20 ditë pa vendim gjyqësor, atje kishte tufa njerëzish që qëndronin pa vendim gjyqësor.

Ishin dënuar me 60 ditë paraburgim, ata kishin të drejtë të apelonin, por nuk e apelonin dot, dhe ata e kanë marrë vendimin në ditë ne 73.

Pretendimi i prokurorëve të SPAK dhe gjykatës, se e thotë ligji se duhen 48 orë për të zbardhur vendimin, por nuk thotë çfarë ndodh nëse nuk e zbardh gjykata vendimin.

Ky është një sulm politik për të eliminuar liderin e opozitës, për ti pastruar rrugën Edi Ramës për betejën e tij politike, për të kamufluar korrupsionin e Edi Ramës, duke bërë sikur po luftohet korrupsioni i Sali Berishës.

Për njeriun e thjeshtë, ka një impakt direkt, kur ja bëjnë Sali Berishës, ja bëjnë 1 mijë herë kujtdo tjetër dhe e kam parë me sytë e mi në burg, që njerëzit janë thjeshtë statistikë, por nuk është drejtësi”, tha Argita Malltezi.

Avokati i Dervish Hasit debaton në studio: S’ka k*rvëruar fshehtas!

Avokati mbrojtës i mjekut Dervish Hasi, Roland Islami u përfshi në një debat të fortë në studio me avokaten Alesia Balliu, teksa kjo e fundit e akuzonte kardiokirurgun për amoralitet duke mbajtur katër gra, një prej të cilave e mitur.

Gjatë diskutimit në “Opinion”, avokatja Balliu tha se avokati Islami po përpiqet të normalizojë diçka që nuk është normale, duke i dalë në mbrojtje mjekut Dervish Hasi.

Por avokati Roland Islami argumentoi se sipas tij, Hasi nuk ka bërë asnjë shkelje sepse ai vetëm bashkëjetonte dhe nuk ishte i martuar katër herë. Sipas tij, bashkëjetesa me katër gra të ndryshme nuk ndalohet me ligj.

Debati në studio:

Roland Islami: Legjislacioni jonë, Kodi i Familjes në nenin 7 e ka rregulluar bashkëjetesën para noterit, citon: 2 persona mund të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin dhe të vendosin para noterit të drejtat dhe detyrimet që vijnë. I martuar ose i pamartuar…

Blendi Fevziu: Nuk thotë martesë dhe disa bashkëjetesa.

Alesia Balliu: Ti po flet për amoralitet në këtë studio duke dhënë një mesazh shumë të gabuar për shoqërinë.

Blendi Fevziu: Të dashurat nuk ndalohen me ligj, por ai thotë se i ka pasur gra.

Roland Islami: Të dashurat i ka pasur dhe i quan gra.

Alesia Balliu: Nga bashkëjetuese, kalove tek të dashura. Të paktën qëndroji një linje.

Roland Islami: Ku është ndryshimi mes të dashurës dhe bashkëjetueses? Apo se e dashura mbahet fshehtas dhe bashkëjetuesja bëhet publike? Më mirë një kurvëri fshehtas se sa një kurvëri publike?

Alesia Balliu: Ti po mbështet një kauzë amorale.

Roland Islami: Po flasim për gjëra që i ka bërë publike me prindërit, s’ka kurvëruar fshehtas. Ti po legjitimon kurvërinë dhe fsheh gjënë publike.

Alesia Balliu: Prindërit për çfarë e akuzuan? Që është çdo gjë kaq normale sa e bën ti në këtë studio? Po jo pra!

Roland Islami: Është krejtësisht normale përderisa është pëlqimi i të dy palëve në mes.

Çudit avokati i Dervish Hasit: Nuk ndalohet kryerja e marrëdhënies seksuale nga 14 vjeç e sipër

Avokati i mjekut Dervish Hasi, Roland Islami mbrojti klientin e tij, i cili sot gjendet pas hekurave për shkak të abuzimit dhe prostitucionit me 16-vjeçaren, që e mbante si gruan e tij të katërt.

Në studion e “Opinion”, Islami e përshkroi Dervish Hasin si të pafajshëm, duke shtuar se akuzat e ngritura ndaj tij janë të pavërteta.

Sipas tij, në Kodin Penal nuk ndalohet të kryesh marrëdhënie seksuale me një vajzë 14-vjeçare.

“Klienti im është një nga kirurgët më të mirë të operacioneve të zemrës dhe mushkërisë bashkë. Disa herë ndaj këtij personi është bërë e mundur përhapja e akuzave. Kallëzimi i parë ndaj këtij personi filloi me akuzën për trafik armësh dhe ajo akuzë ka ngelur në sirtare.

Dervish Hasi nuk është treguar i kujdesshëm me jetën e tij private. Është keqpërdorur nga Policia e Shtetit, Komisariati Nr.,1 që e ka thirrur babain e vajzës. Nuk është një kallëzim, po flasim për një person i cili është një mjek dhe ndaj këtij mjeku po bëhen akuza të pavërteta. Ka pasur një marrëdhënie me vajzën 16-vjeçare që është sot. Në Kodin Penal nuk ndalohet kryerja e marrëdhënies seksuale nga 14 vjeç e sipër, neni 100 i Kodit Penal thotë kryerja e marrëdhënieve seksuale me të mitura deri në moshën 14 vjeç është vepër penale.

Ky ndryshim ka ndodhur në vitin 2017, pasi ka qenë 16 vjeç dhe e kanë ulur moshën 14 vjeç. Ka shkelur kodin moral. Kod Penal nuk ka cënuar. Ai ka vetëm 1 grua. Ka bashkëjetesë, kodi i familjes e njeh bashkëjetesën.

Në aspektin moral nuk është i pari dhe i fundit që ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore. Shkelje të ligjit penal, e sfidoj këdo, sepse për akuzën konkrete, është akuzë tërësisht e pabazuar, por trafikim do të thotë të përfitosh”, tha avokati.

“Bomba” e Zhaklin Lekatarit: Disa grupe trafikojnë vajzat shqiptare në Lindjen e Mesme

Zhaklin Lekatari dha alarmin për një fenomen mjaft shqetësues që po ndodh sipas saj, ku disa grupime trafikojnë vajzat shqiptare në Lindjen e Mesme.

Duke marrë shkas nga rasti i 16-vjeçares, që mbahej si gruaja e katërt e mjekut Dervish Hasit, Lekatari deklaroi në studion e “News 24” se veç saj, ka edhe vajza të tjera që shfrytëzohen, madje detyrohen të martohen në Lindjen e Mesme për shkak të mungesës së ndihmës.

“Ka shumë hallka që nuk bëjnë si duhet punën e tyre. Mendoj se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Kam dëgjuar deklarata nga gra që janë pjesë e komunitetit ku ishte pjesë edhe zotëria.

Kam dëgjuar se ka grupime që trafikojnë vajzat shqiptare duke u ofruar atyre martesa në Lindjen e Mesme dhe këto vajza nuk kanë ku të kërkojnë ndihmë. Institucionet duhet të fillojnë hetimet lidhur me sfondin rreth këtij personi.

Besoj se insinuimet me armë, etj duhet të hetohen për të parë se kush financon këto ngjarje për të kuptuar se çfarë qëndron vërtetë pas këtij rasti”, tha Zhaklin Lekatari.

VIDEO/ Shkundet Kina, tërmet me magnitudë 7.2

Kina u godit nga një tërmet i fortë këtë të hënë.

Sipas mediave të huaja, tërmeti ishte me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ishte në zonën veriperëndimore, pranë kufirit me Kirgistanin.

Pak minuta pas tërmetit të parë u regjistruan edhe tri paslëkundje, me magnitudë 5.5, 5.1 dhe 5 të shkallës Rihter.

Deri tani nuk raportohet për viktima, por ekipet e emergjencave civile janë në terren, në monitorim të situatës. Banorët kanë lënë shtëpitë e tyre, duke dalë jashtë të frikësuar.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, në veriperëndim të Kinës u vranë 148 persona dhe u zhvendosën mijëra të tjerë si pasojë e një tërmeti në provincën Gansu.

Burri me thikë terrorizon kalimtarët në Stamboll, 10 të plagosur

Të paktën dhjetë persona mbetën të plagosur nga një sulm në rrugët e Stambollit.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Esenyurt, aty ku një burrë, ende i paidentifikuar nga autoritetet, sulmoi papritur dhe pa arsye kalimtarët.

Të plagosurit u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas mediave turke.

Një prej tyre ka treguar detaje nga ngjarja, duke deklaruar se autori nxori një thikë buke dhe nisi të sulmojë kush t’i dilte para.

“Ndërsa po ecja, më hasi një person. Ai nxori një thikë buke. Kur më pa për herë të parë, m’u duk sikur po bënte shaka. Ai më goditi në këmbë dhe u largua. Menjëherë rashë në tokë. Ai goditi me thikë fëmijën tim dhe tentoi t’i tërheqë çantën. Ndërhynë dyqanxhinjtë dhe e shpëtuan fëmijën.” tha Mehmet Üstel.

Ekipet e policisë po hetojnë në skenën e krimit dhe kanë nisur punën për kapjen e autorit.

Në kamerën e sigurisë janë regjistruar edhe momentet kur personi ka goditur me thikë një person.

URDHRI/ Si do të pajisen me certifikatë kategorizimi strukturat akomoduese

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ndryshuar urdhrin që lidhet me mënyrën kriteret dhe procedurat e kategorizimit të strukturave akomoduese duke u ndalur në dokumentet që duhet të paraqesin subjektet në fazën e aplikimit, procedurën e shqyrtimit dhe formati i certifikatës.

Në nenin gjashtë të këtij urdhri Ministria ka paraqitur listën me dokumente të subjektit që nis me “certifikatën e përdorimit të ndërtimit lëshuar nga organi kompetent ose një nga dokumentet më poshtë: i .certifikata e pronësisë; ii. kartela e pasurisë; iii. kontrata e qirasë ose e përdorimit me pronarin e ndërtesës; b) Planimetria e strukturës akomoduese; c) Foto të ambienteve brenda dhe të jashtme të strukturës”.

Nga ana tjetër, vetë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit siguron nëpërmjet portalit e-Albania një pjesë tjetër të dokumentacionit ku së pari vërtetim për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Biznesit si person fizik/juridik me objekt veprimtarie si strukturë akomoduese.

Së dyti, vërtetim i gjendjes gjyqësore të subjektit aplikues/aksionarit kryesor; pronarit/administra-torit.

Së treti, vërtetimi që struktura plotëson kushtet për masat e mbrojtjes nga zjarrilëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe së katërti vërtetim që struktura plotëson kushtet higjieno-sanitare, lëshuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Shqyrtimi i dokumentacionit

Ndryshimet në urdhrin e fundit të Ministrisë së Turizmit parashikojnë edhe ndërhyrje në nënin 7 që lidhet me procedurën e shqyrtimit të dokumentacionit të kategorizimit. Kështu sipas pikës 1 Komisioni i Standardizimit brenda 10 ditëve nga data e depozitimit të aplikimit për pajisje me certifikatë kategorizimi në portalin e-Albania, shqyrton dhe vlerëson aplikimin në përmbushjen e kritereve për kategorizimin e strukturave akomoduese. Komisioni i Standardizimit, në rast të konstatimit të mangësive, njofton brenda 2 ditëve nga data e shqyrtimit të aplikimit, aplikuesin për plotësimin e dokumentacionit.

Aplikuesi duhet të plotësojë dokumentacionin brenda 10 ditëve nga data e njoftimit për mangësitë e konstatuara. Në rast se Komisioni i Standardizimit gjatë shqyrtimit të aplikimit konstaton parregullsi apo lindin dyshime të arsyeshme për të dhënat e deklaruara, i kërkon inspektoratit përgjegjës të turizmit verifikimin në terren të të dhënave.

Komisioni i Standardizimit nëpërmjet sekretarisë teknike, njofton aplikuesin dhe koordinon vizitën në terren. Inspektorati përgjegjës i turizmit paraqet Komisionit të Standardizimit raportin e gjetjeve të konstatuara në terren, brenda 5 ditëve nga dita e vizitës në terren.

Afati i parashikuar në pikën 1 mund të shtyhet, në mënyrë të arsyetuar, por jo më shumë se 30 ditë, duke i dërguar aplikuesit njoftimin në sistemin e-Albania, jo më vonë se përfundimi i afatit i parashikuar në pikë 1 të këtij neni. Në përfundim të procesit të shqyrtimit dhe të vlerësimit, Komisioni i Standardizimit merr vendim për lëshimin ose jo të certifikatës së kategorizimit të strukturës akomoduese dhe e përcjell për miratim pranë ministrit.

Certifikata e kategorizimit të strukturës akomodues

Në nenin 8 ndryshimet përcaktojnë formatin dhe atë që përmban certifikata e kategorizimit të strukturës akomoduese. Kështu së pari përshin emërtesën e strukturës akomoduese, së dyti adresën e strukturës akomoduese, së treti kategorinë. Së katërti datën e lëshimit të certifikatës së kategorizimit dhe në fund nënshkrimin e ministrit ose të personit të autorizuar prej tij.

Certifikata e kategorizimit gjenerohet online në sistemin e-Albania. Lloji i kategorisë së strukturës akomoduese, sipas certifikatës së kategorizimit, vendoset në hyrjen kryesore/fasadën e strukturës akomoduese. Certifikata e kategorizimit të strukturës akomoduese regjistrohet në Regjistrin Qendror të Turizmit, i administruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit./ Monitor

Rudina Dembacaj tregon porosinë që i ka dhënë Olsi Bylykut brenda shtëpisë së BBVIP: Zgjohu…

Aktorja Rudina Dembacaj i ka lënë një porosi Olsi Bylykut, në momentin që ky i fundit vendosi të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brothet Vip”.

Me humor, Rudina zbuloi në “Top Channel” se i ka kërkuar Olsit, mikut të saj, që çdo mëngjes, kur të zgjohet, duhet të dalë para kamerave për të thënë “O Rudina, o super pjeshkë”.

Aktorja shtoi se një porosi ka dhënë edhe për Jul Dedën: Nëse harron Olsi Bylyku ta kryejë “detyrën” e tij, Juli t’ia kujtojë.

“Mezi prita të hynte. Nuk e kisha të sigurt që do hynte por që në momentin që u përfol, kam folur çdo ditë në telefon me të dhe i kam dhënë një porosi. Jam shumë në ankth nëse ai do ma mbarojë si porosi dhe vetëm aty më rreh domethënë. Vetëm ajo gjë më intereson.

Nuk e them dot si porosi, por uroj që Olsi mos ta harrojë. Madje kam porositur edhe Julin që kur të futet Olsi, kujtoja.

Olsi duhet të zgjohet çdo mëngjes, para kamerave dhe të thotë: O Rudina Dembacaj, o super pjeshkë“, tha aktorja, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Dervish Hasi e mbante si gruan e katërt – Anila Hoxha zbulon çfarë u gjet në telefonin e të miturës

Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha ka zbuluar më shumë detaje nga hetimet për mjekun abuzues, Dervish Hasi.

Teksa ky i fundit është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Pornografi”, Anila Hoxha shprehet se grupi hetimor ka gjetur prova për të mbështetur akuzat e ngritura.

Sipas gazetares, provat janë gjetur në celularin e 16-vjeçares, ku janë zbuluar video intime që i bënte mjeku Hasi dhe i dërgonte në një grup të përbashkët me tri gratë e tjera.

“Prokuroria e Tiranës, pasi ka dëgjuar faktet, e ka dërguar mjekun e dyshuar arrest me burg. Avokati dhe vetë mjeku kanë deklaruar pafajshmëri. Kanë qenë prindërit e minorenes që kanë vënë re ndryshimet te vajza. Mjeku ka kundërshtuar të japë celularin. Telefoni është dërguar për kqyrje të menjëhershme.

Deri më tani është kqyrur celulari i 16-vjeçares, ku nisin dyshimet për pornografi, pasi mjeku i ka shpërndarë videot intime. Vepra penale është rikualifikuar për pornografi. Vajza dyshohet se është filmuar nga mjeku dhe i është nënshtruar pornografisë”, tha Anila Hoxha në një intervistë për “Breaking”.

Gazetarja zbuloi edhe si janë takuar 16-vjeçarja dhe kardiokirurgu Dervish Hasi.

“16-vjeçarja ishte në spital nga gjyshja. Vajza ka qenë personi i kontaktit gjatë trajtimit të gjyshes, kur ishte 14 vjeçe. Prindërit thonë se vajza nisi të ndryshonte sjellje, të largohej nga banesa dhe të indoktrinohej nga mjeku”, shtoi gazetarja Anila Hoxha.

Policia thirrje përdoruesve të iPhone: Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë…

Të gjithë përdoruesit e iPhone duhet të bëjnë kujdes nga mesazhet që hapin.

Policia njoftoi qytetarët se gjatë ditëve të fundit po qarkullon një mesazh që në të vërtetë është skemë mashtrimi.

Ndaj thirrja që bëhet për ta është që të jenë shumë të kujdesshëm ndaj mesazheve që përgjigjen dhe informacioneve që japin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të njoftimit të ditës së djeshme, të strukturave të Hetimit të Krimeve Kibernetike, i cili bënte fjalë për mesazhe (iMessage), që iu dërgohen nga adresa të ndryshme iCloud, përdoruesve të Apple, ju informojmë se:

Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

Në asnjë rast mos klikoni dhe mos plotësoni formularë, pa u siguruar që faqja nga e cila jeni kontaktuar, është faqja zyrtare e institucionit.

Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona.