Aplikacion
Banorja Ilnisa Agolli është kryqëzuar nga thuajse të gjithë konkurrentët e tjerë të Big Brother VIP, pas pozicionit të saj si lidere e shtëpisë.
Pas klipit përmbledhës me të gjitha kritikat e banorëve për mënyrën se si Ilnisa po menaxhon shtëpinë, moderatorja u surprizua. Heidi tha se Ilnisa është provokatore, ndërsa e vetmja banore që i doli pro, ishte Roza.
Ilnisa: Ishte klip i parashikuar metaforat nuk pres t’i thonë vajzat e shtëpisë. Nuk më pëlqeu mënyra sesi kanë folur
Heidi: E kam kuptuar lojën e Ilnisës dhe gjërat ia them, ajo do me provoko, ajo këtë kërko që ti sulesh. Këto bijnë të gjithë në lojën e Ilnisës. Tentoj të mos reagoj fare. Me mua e di që nuk shkon përtej vizës që kam vënë.
Rike: E dija që do sillej kshu. Na ndërroi rolet, por e rregulloi nga fundet e rregulluar edhe vet
Ledjona: Fjalën rrugaçe dhe debile fute në xhep, i thua cepave të shtëpisë. Menaxhimi i liderese ka dështuar.
Roza: Mua më pëlqen rreptësia se shtëpia ka qenë e pastër.
Ledjona: E dehu pushteti
Gabriele: Partia e re
Vesa: U soll si komandat, jo si lidere. Ka pas ministra të kënaqësisë, Roza nuk ka punuar fare
Roza: Unë nuk lë pis
Romeo: Unë ia kam thënë jepi njeriut pak pushtet dhe njihe./ Zoom.al
I përlotur, Drini Zeqo tregon përse e la shtëpinë: Motra ime…Mbrëmjen e sotme, Drini Zeqo ka treguar arsyen e larguar nga Big Brother VIP.
Megjithëse nuk e pati fare të lehtë, Drini rrëfeu se arsyeja ishte motra e tij, personi për të cilin tha se e donte më shumë në jetë.
Moderatori tha se motra e tij vuan nga një problem i shëndetit mendor dhe kishte pasur nevojë për të.
“Në fakt gara për mua filloi qëkur regjistrova klipin e parë prezantues. Kur njeriu nis një sfidë të re, gjithmonë ne njerëzit e televizionit, mendojmë për çfarë po e bëjmë këtë sfidë. Mendova që Big Brother ka një shtrirje të jashtëzakonshme, do të njohin njerëzit në një formë tjetër dhe për aq sa të hecësh të kesh dhe një kauzë. Dikush ka famën, dikush paranë, dikush ka fëmijën, në rastin tim kauza ishte motra. Kam shumë vite që jetoj në një familje, me motrën, është dashuria më e madhe në jetë. Dashuria nuk është as koha ndonjëherë, ne dashurojmë me gjithë qenien tonë duke qen pranë fizikisht. Mendova duke qenë pranë saj, sa mora vesh që kishte një shqetësim të shtuar, vendosa ta ndërpres menjëherë garën. Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor. Unë dua të them vetëm një gjë, më shumë se vet ata që janë të prekur nga shëndeti mendoj, kjo kauz është për ata që qëndrojnë pranë njerëzve me probleme të shëndetit mendor. Nënës sime i është dashur të kujdeset dyfish për të. Na ndryshon aftësia për të bërë dikë të lumtur,”- tha Drini i përlotur./ Zoom.al
Trump tha se mund ta mbyllte luftën për 24 orë, Zelensky e fton në KievVolodymyr Zelensky e ka ftuar Donald Trump të vizitojë Kievin, pas pohimit të tij se ish-presidenti amerikan mund të ndalojë luftën Rusi – Ukrainë brenda 24 orëve nëse rizgjidhet.
Presidenti ukrainas i bëri komentet gjatë një interviste me “Channel 4 News”, duke u shprehur:
“Të lutem, Donald Trump, të ftoj në Ukrainë, në Kiev. Pra, nëse mund ta ndaloni luftën për 24 orë, mendoj se do të jetë e mjaftueshme për të ardhur”, tha ai.
“Ndoshta Donald Trump ka një ide të vërtetë dhe ai mund ta ndajë atë me mua”, u shpreh Zelensky. /ZOOM.AL/
Orges Shehi qan rastet e humbura: E kishim ndeshjen në dorë…Trajneri i Partizanit, Orges Shehi analizoi humbjen 1-2 ndaj Laçit.
“Kemi shpërdoruar shumë. Në momentin kur duhet të mbyllnim ndeshjen, i dhamë zemër kundërshtarit. Hymë në presion, duke humbur raste. Të qajmë mungesat, është e pavend. E kishim ndeshjen në dorë dhe për këtë ka keqardhje.
E kam thënë që shkon situata ndryshe nëse shënojmë. Hymë në presion duke humbur raste.
Lojtarët që futen duhet të ndryshojnë marshin, ose të kenë egërsi. Futëm Mehmetin, sepse Rrapaj u konsumua shumë. Duhet ta kishim zgjidhur më mirë.
Na vjen keq që humbëm ndeshjen. Na mbetet vetëm të punojmë dhe të përmirësojmë gjërat e mira.
Futbolli i tillë është, e humb ndeshjen edhe kur nuk e meriton. Nuk na erdhën golat nga presioni i kundërshtarit, por nga butësia jonë në luftën për topin”, tha ai. /ZOOM.AL/
Bora bën ligjin, aksi Librazhd-Qafë-Thanë kalovet vetëm me zinxhirëPër shkak të rënies së reshjeve të dëborës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë rritur prezencën e shërbimeve të Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.
Raportohet se aksi rrugor “Librazhd-Qafë-Thanë” është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeteve kryhet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.
Njëkohësisht, shërbimet e Policisë janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.
Sakaq, policia e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren. /ZOOM.AL/
Kërcënohet me jetë gjyqtarja e Tiranës, i drejtohet KLGJ: Dua mbrojtje të posaçme! (DETAJET)Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë Arnisa Këlliçi ka marrë një letër kërcënimi me jetë, gjë që ka nxitur këtë të fundit të kërkojë mbrojtje të posaçme nga KLGJ.
Këtë gjë e bëri të ditur vetë gjyqtarja në një letër drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ajo shprehet se para pak ditësh është kërcënuar me jetë.
Magjistratja shprehet se në letrën që ka marrë ka kërcënime për të, fëmijët e saj dhe familjen.
Zanafilla duket se lidhet me një kallëzim që kancelari i Gjykatës së Tiranës ka bërë në Prokurori, për një prokuror.
Kërkesa e gjyqtares:
“Të nderuar!
Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka pasur një kërcënim me jetë.
Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.
Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.
Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme”. /ZOOM.AL/
Finalja e Superkupës së Italisë është Inter-Napoli, do luhet në Arabi
Më në fund finalja e Superkupës së Italisë do jetë mes kampionëve në fuqi dhe nënkapmionëve, një Napoli-Inter, që do luhet në Riad të Arabisë.
Një Inter magjik, një skuadër fantastike që dominoi Lazio-n në çdo detaj duke siguruar një biletë për në finalen e Superkupës së Italisë.
Ekipi i Simone Inzaghi-t ishte i papërmbajtshëm, nuk e vendosi ndeshjen për asnjë moment në dyshim, krijuan 23 raste, goditën 2 herë shtyllën, realizuan 3 gola. Zikaltërit janë një hap larg trofeut të parë sezonal teksa në finale do të përballen me Napolin.
Në minutën e 17-të ishte Thuram që kaloi zikaltërit në avantazh pas një asisti nga Dimarco. Inter nuk e uli ritmin në asnjë moment duke flirtuar me golin e dytë, por fati nuk ishte me Barella-n që në minutën e 37-të goditi traversën. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 49-të, zikaltërit fituan një 11-metërsh.
Nga pika e bardhë e penalltisë, Calhanoglu u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. Lautaro goditi shtyllën, ndërsa për të mbyllur llogaritë me Lazio-n mendoi Frattesi në minutën e 89-të duke shënuar dhe golin e tretë. Asllani dhe Hysaj, dy legjionarët kuqezi, u aktivizuan si zëvendësues pas minutës së 80-të.
“Inter ëndrrash”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.
Shijon këtë paraqitje të bërë nga djemtë e tij edhe Simone Inzaghi: “Kemi bërë një ndeshje të madhe, arritëm finalen që dëshironim. Tani duhet të rikuperojmë energjitë pasi në pret një finale e vështirë me Napolin. U argëtova duke parë këtë Inter”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes. /ZOOM.AL/
DW: Ligji i ri për shtetësinë pritet me kritika të forta në Gjermani
Rreth 12 milionë njerëz në Gjermani nuk kanë pasaportë gjermane, megjithëse shumica e tyre jeton më shumë se 10 vjet në Gjermani.
Kjo ka për të ndryshuar me ligjin e ri për nënshtetësinë. Ata që e sigurojnë vetë jetesën, mundet në të ardhmen të marrin pasaportën gjermane pas 5 dhe jo më 8 vjetësh. Kush për shembull angazhohet tek zjarrfikësit vullnetarë, pra sjell një arritje integrimi të veçantë, mundet që të marrë nënshtetësinë gjermane edhe pas 3 vjetësh.
Risia tjetër, pasaportë e dyfishtë është e mundur për të gjithë ata, që nuk janë qytetarë të BE. “Njerëzit që prej vitesh jetojnë këtu, kanë qasje të plotë tek e drejta demokratike për të votuar, pa e varur në gozhdë historinë e vet”, shpjegon Konstantin von Notz, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të Të Gjelbërve, kundrejt gazetës “taz”.
Drejt “një vendi modern imigrimi”
Hakan Demir nga SPD e vlerëson të suksesshme reformën. Qeveria e koalicionit është “koalicioni i vetëm politik, me të cilën ishte e mundur një gjë e tillë”, thotë deputeti për gazetën “taz”. Derya Türk-Nachbaur nga grupi parlamentar socialdemokrat shënon në platformën X, se mesazhi për miliona vetë është “Ju jeni pjesë e jona”.
Kurse sekretarja e shtetit për migracionin, refugjatët dhe integrimin, Reem Alabali-Radovan, deklaroi në radion Deutschlandfundk, se kushtet për të marrë nënshtetësinë gjermane do të mbeten edhe më tej të larta. Gjermania do të jetë një vend modern imigrimi, por në tërheqjen e forcave të kualifikuara krahasuar me vendet e tjera, ajo nuk kryeson.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, SPD gjatë debatit në Bundestag tha, se “edhe ne duhet t’u bëjmë një ofertë njerëzve, atyre që janë të kualifikuar nga e gjithë bota si e bën SHBA apo Kanadaja.”
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar socialdemokrate, Dirk Wiese, tha se “ne kujdesemi që njerëzit që e kanë bashkëndërtuar këtë vend, kanë të drejtë edhe nga ana ligjore në këtë vend”.
Deputeti i SPD, Adis Ahmetovic e quan ligjin për nënshtetësinë e dyfishtë, jo vetëm një instrument të mençur ekonomikisht për të fituar fuqi të kualifikuar punëtore, por edhe “një mirënjohje të vonuar për arritjet e njerëzve me histori migrimi në Gjermani”.
Unioni e shikon ligjin si zhvlerësim të pasaportës gjermane
Unioni i CDU dhe CSU e kritikon reformën e nënshtetësisë. Deputeti i CSU dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Alexander Dobrindt në muajt e kaluar ka bërë fjalë për “një ofrim me çmim të lirë” të nënshtetësisë gjermane.
“Të ruhet vlera e nënshtetësisë gjermane” ishte titulli i një kërkese të grupit parlamentar konservator, ku vlerësohet si “tërësisht e gabuar” reforma. Aty theksohet se reforma e qeverisë injoron “krizën e migracionit dhe problemet e integrimit”. Unioni kërkon një projektligj, që “të drejtën e nënshtetësisë e zhvillon me kujdes dhe të orientuar nga realiteti”.
Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Alexander Throm, u shpreh se bëhet fjalë për një “ligj për zhvlerësimin e nënshtetësisë”. Afatet e reja janë shumë të shkurtra për të siguruar, se integrimi është arritur ashtu si duhet. “Qeveria nuk ndryshon thjesht një ligj me nënshtetësinë, ajo ndryshon shoqërinë tonë.”
Paragraf i ri kundër antisemitizmit
E re është që të huajt nuk duhet të vetëm të pranojnë rendin liberal demokratik të kushtetutës gjermane, para së të bëhen gjermanë, por edhe përgjegjësinë e veçantë historike të Gjermanisë për kohën e nacionalsocializmit dhe pasojat e tij, sidomos për mbrojtjen e jetëve hebreje.
Ministri federal i Drejtësisë, Marco Buschmann nga FDP në lidhje me protestat antisemitiste në rrugët gjermane është shprehur se “nuk është e pajtueshme me vlerat tona, kur festohet në rrugët gjermane vrasja masive e hebrenjve pas Holokaustit dhe kërkohet Kalifati si formë e shtetit.”
Kritika për reformën e nënshtetësisë vijnë edhe nga organizata të shoqërisë civile për shkak se hiqen përjashtimet për ata që nuk e sigurojnë vetë jetesën. Të prekurit në të ardhmen mund të marrin nënshtetësinë vetëm në rast të vërtetimit të një rasti të veçantë përjashtues.
Ata nuk kanë më të drejtë ligjore për këtë, vendimi varet nga autoritetet përkatëse. Do të kishim dëshiruar një zgjidhje ligjore “që përjashton diskriminimin e njerëzve me kufizime fizike, ata që rrisin fëmijët vetëm apo të moshuarit”, kritikoi Ulrich Schneider, drejtues i Shoqatës Gjermane të Bamirësisë. /DW/
Berisha nga ballkoni: Së shpejti do marshojmë në rrugët e Tiranës. Jemi në kauzë të drejtëIsh-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar komunikimin e tij të radhës me simpatizantët nga dritarja e banesës së tij, ku ai ndodhet në arrest shtëpiak prej 30 dhjetorit.
Berisha ka paralajmëruar se së shpejti në kryeqytet do të rikthehen marshimet e dikurshme që vranë frikën te qytetarët gjatë ndërrimit të sistemeve.
Sipas tij terrori dhe frika janë faktorët që kanë detyruar shqiptarët të heshtin dhe të pajtohen me atë që ai e cilësoi si “të keqen më të madhe”, pushtetin e kryeministrit Edi Rama.
Deklarata e Berishës:
“Nuk ka shqiptar sot që pranon me vullnet, me dëshirë, një qeveri që grabit votën e qytetarëve, një qeveri, e cila ndërsen bandat për të terrorizuar qytetarët.
Një qeveri, e cila vjedh qytetarët nga mëngjesi gjer në darkë.
Nuk ka shqiptar, që i thotë vetes shqiptar, që do një qeveri që boshatis në mënyrën më të pamëshirë Shqipërinë.
Por ka shqiptarë që kanë frikë të ngrenë zërin kundër kësaj qeverie.
Ka shqiptarë që kanë frikë të mos i binden bandave që ajo ndërsen kundër tyre. Ka shqiptarë, të cilët ulin kokën, pavarësisht se varfërohen çdo muaj, çdo vit e më shumë.
Ka shqiptarë, të cilët ndonëse vendi i tyre tretet para syve të tyre, përsëri nga frika heshtin. Por ju jeni shembulli i tyre, ju jeni frymëzimi i tyre, ju jeni shumica e vërtetë e kombit.
Ndaj dhe unë u bëj thirrje qytetarëve të frymëzuar nga ju, nga kjo betejë, të bashkohen dhe të ecim të sigurt drejt fitores.
Miqtë e mi. Terrori dhe frika kanë detyruar dhe detyrojnë qindra e mijëra qytetarë të këtij vendi të heshtin, të pajtohen me të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë pas diktaturës së Enver Hoxhës.
Por kjo nuk do të thotë se ata e duan, se ata e pëlqejnë. Përkundrazi, ata njëlloj si ju, urrejnë Edi Ramën, urrejnë regjimin e tij, urrejnë narkoshtetin dhe duan një Shqipëri normale.
Nuk është e largët dita kur unë, së bashku me disa prej jush këtu, ose që nuk janë të pranishëm, protestonim në marshim rrugëve të Tiranës me një qëllim të vetëm, të vrisnim frikën te qytetarët.
Dhe kjo së shpejti do të ndodhë përsëri. Se ju jeni të pamposhtur, sepse ju po mbroni një kauzë të drejtë, se ju po u prini shqiptarëve në një betejë pa kthim kundër diktaturës moniste të krimit, drogës dhe vjedhjeve të shqiptarëve”. /ZOOM.AL/
Shehi provon humbjen e parë me Partizanin, Laçi e përmbys në fund në “Arenën e Demave”Laçi ka fituar me përmbysje 1-2 në “Arenën e Demave” ndaj Partizanit, në ndeshjen e Superiores. Takimi u zhbllokua që në minutën e 12-të.
Mensah ia doli të mposhtë portierin Dajsinani, pas një koordinimi perfekt me kokë. Kurbinasit u përpoqën të reagojnë, goditja e Melos u ndal nga “gardiani’ Qirko.
Të kuqtë “flirtuan” me golin në minutën e 41-të me Murataj, por pa mundur dot të dyfishojnë shifrat. Me rezultatin 1-0 u mbyllën 45 minutat e para, sakaq fraksioni i dytë ishte mjaft interesant.
Brenda pak minutash Arinaldo Rrapi pati dy shanse të mira. Të besuarit e Mirel Josës barazuan shifrat vetëm 7 minuta nga fundi, me Sobowale.
Përmbysja erdhi në fund me Tresan. Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e dytë me 35 pikë. Ndeshja e radhës për të besuarit e Orges Shehit është ndaj Vllaznisë në Shkodër.
Në krahun tjetër, Laçi renditet në vendin e pestë (25 pikë) dhe do të përballet me Teutën në shtëpi. /ZOOM.AL/