Aplikacion
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi duken shumë të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, aq sa banorët e tjerë kanë nisur të aludojnë për një romancë mes tyre.
Gjatë një bisede me Roza Latin, Gazi tha se çifti i parë që do të krijohet brenda shtëpisë është Ilnisa dhe Meritoni.
Në fakt, çastet që ata të dy kalojnë së bashku janë shumë romantike. Mbrëmjen e sotme Ilnisa u shtri për të fjetur në krahët e Meritonit, ndërsa përkëdhelnin njëri-tjetrin me fjalë të ëmbla.
Biseda mes tyre:
Ilnisa: S’po rri dot më, nuk kam fuqi.
Meritoni: Flemë bashkë.
Ilnisa: Më janë zënë hundët, nuk marr dot frymë.
Meritoni: Merr frymë me gojë.
Ilnisa: O kafshë, ti je budall.
(qeshin)
Ilnisa: Hajde flemë o beb.
Meritoni: Dua të takoj dikë…
Ilnisa: Si vetja.
(qeshin)
Ilnisa: Mos provoko tani, pse provokon tani, seriozisht e ke?
Meritoni: O shpirt…
Ilnisa: Fli o beb fli…
Meritoni e puth disa herë në kokë.
Ilnisa: Fli o beb.
Mot me surpriza në fundjavë, çfarë parashikojnë sinoptikanët për të dielënDitën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Do të mbizotërojë moti i vranët me reshje shiu, të cilat do të jenë prezente që prej mesnatës me intensitet mesatar, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e hera – herës të lartë në formën shtrëngatave dhe stuhive të cilat në intervale të shkurtra kohore pritet të jenë problematike.
Në lartësitë mbi 300- 400 metër në veri-verilindje dhe në lartësitë mbi 600-700 metër në pjesën tjetër të vendit reshje dëbore me intensitet mesatar.
Në periudha afatshkurtra reshjet e dëborës pritet të jenë me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të dëborës në Alpe dhe verilindje.
Diten e diel ne veri dhe qendër të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Në juglindje të vendit deri në orët e mesditës mot i vranë e reshje të dobta bore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa në bregdet e zonat luginore kryesisht në veri erë intensive e problematike me shpejtësi 10-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-6 ballë.
Thika me dy presa e turizmit shëndetësor – Si po lidhen me fenomenin e frikshëm të forexNuk përbën më habi për të gjithë ne që të ecim rrugëve të Tiranës dhe të ndeshim italianë, të vetëm apo në grupe. Shumëkush mund të mendojë se jehona e turizmit vijon ende në javët e para të dhjetorit. Por, arsyet lidhen ngushtësisht me …turizmin dentar.
Ditëve të fundit ekziston një diskutim, mbështetur edhe nga kronika italiane mbi cilësinë e shërbimeve në Shqipëri, në lidhje me ndërhyrjet e ndryshme estetike ose dentare, të cilat janë tërheqëse për shkak të çmimit të lirë.
Përtej këtij diskutimi, klinika të shumta në vend vazhdojnë të operojnë, në një treg të lirë, por të parregulluar me një ligj të posaçëm.
Bashkimi i ofertës turistike dhe kapacitetit të rritur të shërbimeve shëndetësore e ka shndërruar Shqipërinë vitet e fundit në një destinacion të pëlqyer, për ata që janë në kërkim të një përvoje të pazakontë të turizmit shëndetësor. Por jo vetëm për përvojën.
Çmimi duket se ka qenë arsyeja kryesore e ofertës tërheqëse të vendit tonë.
Aktualisht, ka investime në infrastrukturën e shëndetit që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vend. Partneritetet ndërkombëtare dhe certifikimet e arritura kanë bërë një ndryshim pozitiv në imazhin e turizmit shëndetësor shqiptar.
Bashkëpunimet me qendra prestigjioze shëndetësore dhe përfitimi i certifikimeve të njohura ndërkombëtare kanë krijuar një mjedis besimi për vizitorët.
Kjo ka ndihmuar në tërheqjen e një audience më të gjerë ndërkombëtare, duke e bërë Shqipërinë një destinacion të pëlqyer për ata që kërkojnë shërbime shëndetësore.
Ndërsa industria e turizmit shëndetësor po zhvillohet, është e rëndësishme të adresojmë sfidat dhe të shohim përpara. Ka gjithmonë edhe një anë tjetër të medaljes për t’u parë.
Siguria e shëndetit dhe ruajtja e mjedisit natyror janë sfida të cilat kërkojnë angazhim të përbashkët dhe strategji afatgjata. Por jo vetëm kaq.
Aktorët e tregut gjithashtu theksojnë se duhen kontrolle mbi sektorin, për cilësinë e ofrimit të shërbimeve, mbi çmimet e një sërë problematikash që shoqërojnë këtë proces, në mënyrë që ky bum të mos kthehet në bumerang.
Sipas tyre, sfida kryesore është siguria e shëndetit.
Një tjetër problematikë, sipas komunikimeve me disa aktorë tregu, është nevoja për trajnime të vazhdueshme për personelin shëndetësor.
Për të ruajtur cilësinë dhe standardet e larta të shërbimeve, personeli duhet të jetë i trajnuar dhe i përgatitur për të ofruar trajtime dhe këshilla të specializuara. Investimet në zhvillimin e kapaciteteve profesionale janë të domosdoshme për të siguruar një përvojë cilësore për vizitorët.
Një aspekt tjetër i problematikave të tregut është menaxhimi i turizmit në mënyrë të qëndrueshme. Një rritje e shpejtë e numrit të vizitorëve mund të ketë ndikime negative në mjedisin natyror, duke kërcënuar ekosistemet lokale dhe trashëgiminë kulturore.
Ekspertët, në këtë rast, deklarojnë se është e rëndësishme të hartohen politika dhe strategji që nxisin turizmin e qëndrueshëm, duke përfshirë praktika të orientuara nga eko-turizmi dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Konkurrenca me vende të tjera turistike dhe nevoja për të ruajtur një imazh pozitiv janë sfida të tjera që mund të ndikojnë në zhvillimin e turizmit shëndetësor në Shqipëri.
Për të përballuar këto sfida, një strategji e mirëpërcaktuar e marketingut dhe promovimit është e nevojshme, duke përfshirë përdorimin e mediave sociale dhe promovimin e përvojave unike të ofruara nga destinacioni.
“Nëse Shqipëria do të arrijë të mbajë një balancë të qëndrueshme midis zhvillimit të turizmit shëndetësor dhe mbrojtjes së mjedisit dhe kulturës, ka të gjitha mundësitë të bëhet një lider në këtë sektor në rajon.
Por rruga për të arritur atje, është e gjatë dhe nuk mund të bëhet vetëm nga një ose disa aktorë seriozë të tregut.
Përvoja e turizmit shëndetësor në Shqipëri mund të jetë një histori e suksesi, nëse do të ketë strukturim, mbështetje e mbikëqyrje të tregut nga autoritetet, duke ndikuar në rritjen e ekonomisë, zhvillimin e sektorit shëndetësor dhe promovimin e pasurisë kulturore dhe natyrore të vendit.
Në këtë rrugë, bashkëpunimi i vazhdueshëm me ekspertë ndërkombëtarë dhe implementimi i praktikave të qëndrueshme do të jenë kyç për suksesin e industrisë së turizmit shëndetësor në Shqipëri”, – deklaroi Gent Dulja, drejtuesi i një agjencie ndërmjetësimi, “Medical Tourism Albania”.
Rritja e tregut
Nga informacionet e marra në treg, bëhet e ditur se pas 2010-s, u vu re një bum kërkesash për shërbime të ndryshme mjekësore në vendin tonë, kryesisht nga italianët, ku kryesonte shërbimi dentar dhe më pas, ai estetik.
Në pesë vitet e fundit, Shqipëria u bë tërheqëse edhe për kurat e fertilitetit, që dukshëm ishin më ekonomike se sa në Europë, ndonëse Turqia, Serbia dhe Bullgaria, ishin zhvilluar më herët në këtë drejtim. Gjithashtu edhe kirurgjitë estetike ishin të kërkuara.
Kujtojmë, se në vitin 2016, fjalia më e kërkuar në Google nga shqiptarët ishte “Sa kushton një operacion i hundës”, gjetje e cila e bëri të njohur vendin e vogël ballkanik në studimin e autorëve amerikanë.
Dr. Panajot Papa, thotë për “Monitor” se nuk e bën vetëm çmimi shndërrimin e një vendi si pikë e rëndësishme e turizmit shëndetësor, por edhe afërsia kulturore, gjuha, të qenët një vend i sigurt për të udhëtuar dhe stafi mjekësor profesional dhe i besueshëm.
Të gjitha këto elemente janë përmirësuar vitet e fundit dhe kjo e vendosi Shqipërinë, sipas tij, në një hartë kryesisht rajonale, për shërbime mjekësore.
E teksa 2019-a pati “shpërthimin” më të madh të kërkesave të huaja për shërbime, tashmë të strukturuara, duke qenë se spitalet private, klinikat estetike, si dhe disa agjenci të ndërmjetësimit për turizëm mjekësor bënë përpjekje të vazhdueshme në këtë drejtim, 2020 përmbysi situatën.
Pandemia e COVID-19 tkurri në mënyrë të thellë ekonominë botërore dhe bëri që dy e treta e botës, gati 3 miliardë njerëz të izoloheshin në shtëpi për gati dy muaj. Por viti 2021 nisi të sillte rimëkëmbjen, e shoqëruar gjithashtu edhe nga rihapja dhe lulëzimi i turizmit.
Dritan Gremi, sipërmarrës, thotë se formula e tërheqjes për tregun e shërbimeve shëndetësore në vend nuk është e duhura. Sipas tij, nuk mundet që të tërheqim klientë të mirë vetëm duke “reklamuar” vendin si destinacion i lirë.
Çfarë parapëlqehet?
Oriela Cano, drejtoreshë e Marketingut dhe PR në Spitalin Amerikan dhe Hygeia, thotë për “Monitor” se, trajtimet më të zakonshme janë kirurgji kozmetike, kirurgji dentare dhe ortopedike. Ajo shton se, kërkesat për kirurgji kardiovaskulare, operacione laparoskopike dhe trajtime për fertilitetin dhe obezitetin janë në rritje.
Duke marrë në konsideratë situatën e pandemisë, znj. Cano shton se, turizmi shëndetësor pati rënie në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri, por sipas saj, disa shërbime si turizëm dentar dhe estetik nuk kanë qenë shumë të kufizuara. Madje, edhe gjatë këtij viti, ka filluar të rritet ndjeshëm numri i vizitorëve për shërbimet që duan të marrin, sidomos ata afër rajonit.
Sa u përket klientëve, ajo shton se, përzgjedhja për shërbime shëndetësore, ka qenë jo vetëm nga pacientë me kombësi të huaj, të cilët jetojnë në Shqipëri, por edhe nga një numër i konsiderueshëm personash, që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe kanë zgjedhur dhe u janë drejtuar spitaleve të tyre për të marrë trajtim shëndetësor.
“Ndonëse ka një profil të ulët në kujdesin shëndetësor ndërkombëtar, Shqipëria është tërheqëse për turistët. Potenciali më i afërt i turizmit mjekësor janë fëmijët e emigrantëve, të cilët mbajnë kontaktet me vendin e tyre të origjinës dhe e vizitojnë shpesh, por jo vetëm, pasi pacientë të huaj kanë zgjedhur Spitalin Hygeia, për shkak të ekselencës së mjekëve dhe infrastrukturës spitalore” – thotë znj. Cano.
Ajo shton, se nga viti në vit, numri rritet, duke përmendur pacientët që vijnë për kirurgji plastike si për standardet, mjekët por edhe për çmimet. “Turizmi dentar, është shumë i zhvilluar, kemi pacientë nga shumë shtete të Europës që vijnë për shkak të çmimit, kohës së shkurtër dhe cilësisë së shërbimit.
“Fertilizimi IN VITRO, IVF është shumë i kërkuar nga pacientët shqiptarë që jetojnë jashtë, por dhe pacientë të huaj na zgjedhin, pasi cilësia e shërbimit është po aq e mirë sa ajo që ofrohet në klinikat më të mira perëndimore. Çmimet për një ndërhyrje të tillë janë disi më lirë krahasuar me tarifat e vendosura nga klinikat në Bashkimin Europian. Ndaj dhe në vendin tonë, nuk duhet të presësh në radhë e të vësh emrin në listë për një kohë të gjatë” – thotë ajo.
Fekondimi In Vitro (ku Klinika e Fertilitetit Hygeia shquhet për rezultatet e larta të arritura me një përqindje suksesi ndër më të lartat në rajon dhe më gjerë, 65% sukses në çiftet e trajtuara)
Burimet nga klinika Keit thanë se gjysma e klientëve janë shqiptarë dhe gjysma tjetër, të huaj. Disa nga procedurat kirurgjikale që zakonisht kanë një kërkesë të lartë dhe zgjidhen nga pacientët janë:
-Lipoaspiracioni (liposuksioni), një procedurë e zakonshme për heqjen e yndyrës së tepërt nga zona e trupit si abdomeni, beli, gjinjtë dhe kofshët.
-Rinoplastika, një ndërhyrje për ndryshimin e formës së hundës për të përmirësuar pamjen e fytyrës.
-Face Lift, një ndërhyrje për të zbutur rrudhat dhe për të kthyer një pamje më të re të fytyrës.-
-Rritja e gjoksit, në këtë kategori përfshihen ndryshimet e madhësisë së gjoksit përmes implanteve ose transferimit të yndyrës së trupit.
-Abdominoplastika, një procedurë për të hequr qelizat e tepërta të lëkurës dhe yndyrën nga zona e barkut.
-Transplantimi i flokëve, për persona me humbje të dukshme të flokëve, transplantimi i flokëve është një opsion, ku kërkesat janë kryesisht nga të huaj.
Forex-et kthehen në agjenci të turizmit shëndetësor
Megjithëse nuk ka hapa të rëndësishëm të mbështetjes së qeverisë qendrore për të nxitur udhëtimin mjekësor në Shqipëri (vetëm një plan i mbetur në letër nga Agjencia Kombëtare e Turizmit i nisur në 2016), sektori privat i kujdesit shëndetësor nisi të marrë “masa” vite më parë.
Para rreth 7 viteve filluan të themelohen agjencitë e para të nxitjes dhe ndërmjetësimit të turizmit shëndetësor në Shqipëri, të cilat patën një mbyllje të detyruar vitin e shkuar.
Krahas kësaj, problematike mbeten: informaliteti dhe rritja e çmimeve fiktive për turistët e huaj, imazhi i Shqipërisë tek europianët dhe konkurrenca e fortë e aktorëve rajonalë, të cilët e kanë shtruar shumë më herët këtë rrugë si Kroacia, Bullgaria, Serbia etj.
Klinika të ndryshme në Tiranë që operojnë ndër vite në këtë sektor përflasin se skemat e dikurshme forex janë kthyer në agjenci të turizmit shëndetësor, që ofrojnë ndërlidhjen me mjekët/klinikat këtu.
Sipas sipërmarrësit Dritan Gremi, sot ky fenomen ka marrë përmasa të frikshme.
“Bëhet fjalë për agjenci ndërmjetësimi, që kanë lindur dhe janë shtuar si kërpudhat dhe në pjesën më të madhe të rasteve operojnë në mënyrë të paligjshme ose në kufirin e ligjshmërisë dhe estetikës profesionale e njerëzore. Problemi tjetër i madh lidhet me mënyrën se si trajtohen këto shërbime nga këto agjenci.
Nuk mund të shiten shërbimet shëndetësore, sikur të ishin tenxhere me presion apo dyshekë. Ky fenomen dëmton rëndë jo vetëm markën ‘Medical Tourism in Albania’, por dhe na etiketon si një vend të botës së tretë. Sigurisht që edhe në këtë rast, vakumi i një ligji për turizmin shëndetësor, e si rrjedhojë gjendja kaotike e gjithë sistemit, janë shkaktarë kryesorë të këtij fenomeni që e përsëris, na dëmton rëndë të gjithëve.
Deri tani, thirrjet që kam bërë kanë rënë në vesh të shurdhët, pak nga neglizhenca e organeve kompetente dhe shumë më tepër besoj nga paaftësia e tyre për të zhvilluar sisteme dhe mekanizma parandalues dhe kontrollues.
Shpresoj shumë që kjo situatë të ndryshojë në muajt në vijim, por që kjo të ndodhë duhen ndryshime rrënjësore në nivele drejtuese të organeve kompetente dhe administratës publike.
Ka ardhur koha që në krye të tyre të zgjidhen profesionistë të cilët kanë aftësi krijuese, vendimmarrëse dhe zbatuese, për ta ndryshuar dhe për ta përfshirë këtë sistem në shina” -pohon z. Gremi.
Mundësi e artë
Çmimet ende të lira të trajtimeve e ndërhyrjeve estetike, si dhe shërbimeve dentare, po tërheqin gjithnjë e më shumë të huaj.
Kërkesa e lartë po nxit bizneset e këtij segmenti, duke bërë që për herë të parë të ketë hyrje në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve.
“Sombrero” (Klinika Keit) është më e madhja në vend për mjekësinë e specializuar estetike me më se dyfishim të të ardhurave, në 900 milionë lekë. Edhe fitimet u trefishuan në 432 milionë lekë, me një normë prej 48%.
Shqipëria është një destinacion tërheqës për shërbime estetike për shkaqe të ndryshme, duke përfshirë çmimet e lira dhe cilësinë e shërbimit.
“Çmimet për shërbimet estetike në Shqipëri janë zakonisht më të ulëta në krahasim me vendet e tjera. Kjo bën që shërbimet të jenë më të arritshme për klientët dhe tërheq një numër të madh të pacientëve nga jashtë vendit.
Kemi kirurgë dhe ekspertë të fushës estetike, të kualifikuar, që janë trajnuar në shkolla të njohura dhe kanë përvojë të pasur në fushën kirurgjikale estetike dhe bashkëpunohet kryesisht me profesionistë italianë.
Raporti i kombësisë në pacientët tanë është 50% të huaj, 50% shqiptarë. Nëse do të bëjmë një ndarje sipas gjinisë, do të thosha që emëruesi i përbashkët për të dyja gjinitë është rinoplastika, ndërsa diferenca qëndron te transplanti i flokëve për djemtë dhe zmadhimi i gjoksit + laseri për epilim për vajzat”, pohon Skerdilajd Faria, drejtues i Klinikës Keit.
Shifra
INSTAT raporton se pas rënies së numrit të të huajve që erdhën në Shqipëri për arsye mjekësore në 2018, viti 2019 pati një rritje të kërkesës me rreth 58%.
Situata duket në rritje edhe për vitet pas pandemisë. Në 2021 shifrat tregojnë se ky sektor nisi të rimëkëmbet me vizitat, ndërsa 2022 pa një lulëzim të pesë viteve të fundit.
Ndërsa nga shifrat e 10-mujorit të këtij viti, raportohet të jenë 824 persona. Aktorët e tregut pohojnë një numër shumë të lartë të raportuar në klinikat e tyre, si dhe këshillojnë që të ngrihen struktura të posaçme nga shteti për të monitoruar hyrjet e të huajve për këtë qëllim, pasi ndikon në imazhin e vendit./ Monitor
Detaje nga aksidenti i rëndë në Lushnje – Shoferi ishte i dehurZbardhen shkaqet e aksidentit të shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në fshatin Zhym të Lushnjes.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, drejtuesi 40-vjeçar Elnis Allkanjari ishte i dehur në timon.
Testi i tij i alkoolit ka dalë pozitiv dhe sipas hetuesve, ky është shkaku kryesor pse ai humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Për nxjerrjen e 40-vjeçarit nga makina e shkërmoqur u desh ndërhyrja e forcës zjarrfikëse. Ai u transportua në spital, ku po merr kujdes mjekësor.
A hanë meshkujt më shumë mish se femrat?Ndikimet e konsumit të mishit dhe të qumështit ndaj mjedisit janë të dokumentuara mirë. Vitit të 10-të të fushatës “Veganuary” i janë bashkuar mijëra vetë, po sa kanë ndryshuar qëndrimet ndaj veganizmit?
Fushata e “Burger King’s Impossible Whopper” në 2019-ën ishte një impuls aktivizimi për avokaten me përvojë të veganëve Toni Vernelli.
Tridhjetë vjet më parë ajo bënte fushatë kundër kompanisë. Të shohësh ata të krenohen duke promovuar një burger vegan dhe më pas të angazhohen për një menu 50% me bazë bimore deri në vitin 2030, tregon se sa shumë ka ndryshuar. Është një shenjë se nuk ka kthim pas, shpjegon Vernelli. “Duket se ka vetëm një mënyrë si mund të vazhdojë kjo lëvizje.”
Veganizmi, i parë dikur si një zgjedhje e skajshme e stilit të jetesës, duket se po zë një vend gjithnjë e më të madh në kulturën e përgjithshme perëndimore.
“Veganuary”, një organizatë jofitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar, ku punon tani Vernelli, ka parë që angazhimi për t’u bërë vegan është rritur me shpejtësi – vitin e kaluar mbi 700.000 u regjistruan nga çdo vend, përveç Koresë së Veriut. Gjermania, ku numri i veganëve është pothuajse dyfishuar që nga viti 2016, kryeson kërkimet globale të Google për veganizëm, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Austria.
Oreksi në rritje për produktet vegane e ka kthyer veganizmin në një industri shumë-miliardëshe në lulëzim: Ka gjithnjë e më shumë produkte me bazë bimore në ofertë dhe bashkë me to, influencues veganë të gatshëm për të promovuar recetat shoqëruese dhe mënyrën e jetesës.
Ndërgjegjësimi për klimën e ka shtuar këtë oreks
Më shumë mbulim mediatik i ndikimit mjedisor të ngrënies së mishit dhe bulmetit ka qenë një tërheqje kyçe, shpjegon Maisie Stedman, oficere mediatike në Shoqërinë Vegane me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. “Unë mendoj se kjo ka shkaktuar një ndryshim të vërtetë në mendësinë e njerëzve … Sepse ne në fakt po shohim shumë më tepër ndikimet reale të krizës klimatike.”
Dietat vegane prodhojnë 75% më pak emetime gazrash që shkaktojnë efektin serrë, përgjegjës për ngrohjen e planetit dhe dukshëm më pak ndotje të ujit dhe shkatërrimin e kafshëve të egra, sipas një raporti të fundit shkencor në revistën Nature Food.
Ushqime të tilla si frutat dhe perimet, bishtajat dhe drithërat kërkojnë më pak energji, tokë dhe ujë për t’u prodhuar sesa ushqimet me bazë shtazore. Prodhimi i mishit përfshin sipërfaqe të mëdha kullotash, shpesh të pastruara nga prerja e pemëve. Kafshë, si lopët dhe delet, gjithashtu prodhojnë metan gjatë tretjes dhe oksidi i azotit emetohet nga plehrat që përdoren për të rritur ushqimin e tyre – të dy janë gazra kyç të efektit serrë.
Thyerja e stereotipeve të vjetra dhe të reja
Por vëmendja në rritje për veganizmin ka nxjerrë në pah edhe stereotipet – të vjetra dhe të reja – thonë aktivistët.
Veganuary është përpjekur të përballet me arketipin klasik të veganit predikues, gjykues, shpjegon Vernelli, duke pranuar edhe për të provuar ndryshe apo edhe dështimin në vend të “ngurtësisë së frikshme të të qenit vegan përgjithmonë”. Një e katërta e pjesëmarrësve vitin e kaluar thanë, se mund të vazhdonin një mënyrë jetese vegane dhe pothuajse gjysma e pjesës tjetër thanë, se do të reduktonin ndjeshëm produktet shtazore në dietat e tyre.
Ajo ka ndihmuar gjithashtu për të shmangur keqkuptimin, se veganizmi është i kushtueshëm dhe për t’i bërë njerëzit të mendojnë rreth “çështjesh themelore – çfarë ha unë?”, thotë Stedman.
Mishi dhe mashkullorja
Por trajtimi i steriotipit “mishi është për burrat” ka qenë sfida më e madhe. “Ka shumë më shumë gjasa të jesh vegan nëse je femër”, thotë Stedman. “Dhe ne mendojmë se kjo ka të bëjë me stereotipet ekzistuese rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh burrë dhe çfarë do të thotë të hash mish.”
Nga 1.3% e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar që e përshkruajnë veten si vegan, vetëm rreth 37% janë burra, sipas “Shoqërisë Vegane”.
Ideja e mishit si ushqim burrëror ka rrënjë të thella kulturore dhe reflektohet në çdo gjë, nga kultura pop deri te marketingu i ushqimit, deri tek vetë gjuha potencialisht. Një studim zbuloi se në gjuhët me emra gjinorë, fjalët e lidhura me mishin ishin më shpesh mashkullore.
“Unë mendoj se kudo që jetoni në hemisferën veriore…ne e lidhim mishin me meshkujt,” thotë Isaias Hernandez, edukator mjedisor me bazë në SHBA, i njohur më shpesh me emrin e tij në internet “Queer Brown Vegan”. “Dhe kjo përforcon mendësinë patriarkale të dominimit të tokës.”
“Shoqëria Vegane” kohët e fundit ka kryer kërkime mbi qëndrimet ndaj dietave vegane si pjesë e përpjekjeve të tyre për të angazhuar më shumë burra. Ata zbuluan se megjithëse 41% e meshkujve jo-veganë në Mbretërinë e Bashkuar thanë, se kishin interes të bëheshin vegan, një pengesë kryesore ishte droja nga stigma sociale ose tallja prej miqve dhe familjes – me dietat vegane që shpesh shihen si “femërore”.
Ideja e mishit si ushqim burrëror ka rrënjë të thella kulturore dhe reflektohet në çdo gjë, nga kultura pop deri te marketingu i ushqimit, deri tek vetë gjuha potencialisht. Një studim zbuloi se në gjuhët me emra gjinorë, fjalët e lidhura me mishin ishin më shpesh mashkullore.
“Unë mendoj se kudo që jetoni në hemisferën veriore…ne e lidhim mishin me meshkujt,” thotë Isaias Hernandez, edukator mjedisor me bazë në SHBA, i njohur më shpesh me emrin e tij në internet “Queer Brown Vegan”. “Dhe kjo përforcon mendësinë patriarkale të dominimit të tokës.”
“Shoqëria Vegane” kohët e fundit ka kryer kërkime mbi qëndrimet ndaj dietave vegane si pjesë e përpjekjeve të tyre për të angazhuar më shumë burra. Ata zbuluan se megjithëse 41% e meshkujve jo-veganë në Mbretërinë e Bashkuar thanë, se kishin interes të bëheshin vegan, një pengesë kryesore ishte droja nga stigma sociale ose tallja prej miqve dhe familjes – me dietat vegane që shpesh shihen si “femërore”.
“Djalë soje” është mishërimi më i fundit i këtij stereotipi. Termi poshtërues për meshkujt të perceptuar si të dobët – i përdorur shpesh në internet kundër atyre që shihen si të majtë – i referohet lidhjes së paprovuar midis ngrënies së produkteve të sojës dhe rritjes së niveleve të estrogjenit.
Vernelli thotë se dokumentarët si The Game Changers, të cilët ndoqën atletët në dietat me bazë bimore, kanë ndihmuar në sfidimin e idesë që nuk mund të shtosh muskuj ose të jesh i fortë në një dietë vegane.
Influencuesit veganë hiper-mashkullorë, duke promovuar sesi një mënyrë jetese me bazë bimore mund të kontribuojë në shëndetin dhe fitnesin, kanë lulëzuar gjithashtu vitet e fundit – #Veganmen në Instagram zbulon një mozaik bicepsësh dhe bimësh.
Por rritja e tyre nuk është e dobishme për avancimin e një kuptimi më gjithëpërfshirës të veganizmit, thotë Hernandez. “Influencuesit veganë meshkuj – kryesisht të bardhë dhe heteroseksual – gjithashtu përforcojnë mendësitë patriarkale. Ata luftojnë burrërinë toksike me burrëri toksike.”
E ardhmja e veganizmit
Për të ndryshuar mentalitetin, lëvizja duhet jo vetëm të ndryshojë idetë rreth gjinisë, por edhe edukatorët duhet të jenë ndryshe, thotë Hernandez, duke shtuar se prirja e perspektivës globale deri tani ka qenë që të bardhët e veriut kanë dominuar diskutimin për veganizmin. “Dhe kjo duhet të ndryshojë, sepse gjithmonë kanë ekzistuar shumë veganë të me ngjyrë dhe indigjenë.”
Ndërsa veganizmi ka kaluar në rrjedhën kryesore, kuptimi ynë për të është bërë shumë materialist, argumenton Hernandez: “Është më shumë produkte vegane në raft.”
Ilaçi kundër kësaj është më shumë edukim, shpjegon Hernandez. Ai sugjeron organizimin në grupe javore me miqtë për të lexuar libra mbi “Veganuary-rit” për t’u njohur më thellë me ndikimin e sistemeve tona ushqimore te njerëzit dhe planetin, ose thjesht të shikoni përtej asaj që është në supermarket dhe të filloni të kërkoni ushqim në komunitetin tuaj lokal.
Vernelli pranon, se ka ende një rrugë për të bërë deri në ndryshimin e mentalitetit publik që veganizmi të jetë më i pranueshëm – dhe disa vlerësime parashikojnë se deri më 2050 konsumi global i mishit do të rritet me 50%.
Megjithatë, në 10 vjet nisur nga sot, ajo beson se veganët edhe pse mund të mos jenë në shumicë, ata do të jenë krejt të zakonshëm: “Nuk do të jetë më aspak problem, do të jetë njësoj siç i thua dikujt, nuk më pëlqen borziloku, ose nuk më pëlqejnë turshitë.”/ DW
Roza Lati tregon banorin me të cilin do kryente marrëdhënie: Të kënaqen sytë me e paPër Roza Latin, një nga banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip” është më seksi.
Sipas Rozës, fjala është për moderatorin Meriton Mjekiqi, me të cilin ajo nuk do të ngurronte të kryente marrëdhënie seksuale.
Emrin e tij Roza e dha ndërsa diskutohej tema për marrëdhëniet seksuale.
Ilnisa: Nëse do të ishte mundësia, kë do të zgjidhje?
Roza: Këtu brenda në shtëpi? Meritonin “is the hottest here”, të kënaqen sytë me e pa.
Meriton: Ta ha zemrën.
Ilnisa: Shkruajeni të vazhdojnë gazet.
Roza: A nuk është o Ilnisa?
Ilnisa: Unë e shoh si beb, është bebi im.
Roza: A nuk është bebi më seksi?
Mjeti përfundon në kanal dhe shkërmoqet, shoferi në gjendje të rëndë (EMRI+VIDEO)Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të premteje në fshatin Zhymë të Lushnjes.
Drejtuesi i një mjeti tip “Volkswagen” humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.
Siç duket nga videoja më poshtë, makina është e shkërmoqur në pjesën e përparme, ndërsa shoferi, i identifikuar si Elnis Allkanjari, është në gjendje të rëndë në spital për shkak të plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Kardiokirurgu maniak kishte 7 fëmijë me 3 gra – Detaje shokuese për mjekun Dervish HasiZbardhen të tjera detaje nga historia tronditëse që u zbulua një ditë më parë, ku mjeku Dervish Hasi bashkëjetonte me katër gra, një prej të cilave ishte vetëm 16 vjeçe, që shfrytëzohej seksualisht prej tij.
Kariokirurgu shërbente si mjek që prej vitit 2021 në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i njohur ndryshe si spitali i Sanatoriumit.
Ai ishte njohur me vajzën e mitur gjatë kohës që kjo e fundit kishte të shtruar nënën në spital.
Më pas, mjeku 42-vjeçar krijoi raport intim me 16-vjeçaren, duke abuzuar seksualisht me të.
Kolegët e tij shprehen të shokuar pas lajmit të publikuar dje, kur u arrestua Dervish Hasi, duke shtuar se kishin dëgjuar fjalë që ai bashkëjetonte me disa gra, por nuk e imagjinonin dot që një prej tyre ishte e mitur.
Mjeku, tashmë i pezulluar nga puna, raportohet se ligjërisht është i martuar vetëm me një grua, ndërsa me tri të tjerat nuk kishte ndjekur procedura ligjore, por vetëm bashkëjetonte.
Mësohet se me tri nga gratë ai ka shtatë fëmijë, dy prej të cilëve janë vajza pothuajse moshatare me vajzën që abuzohej seksualisht prej tij.
E kërcënoi për ta vrarë – Babai mbron djalin: Nxirreni nga burgu, është alamet çuniEduart Hoxha dhunoi dhe tentoi të vrasë të atin këtë të premte në Rubjekë të Maminasit, pas një debati të nisur mes tyre për çështje parash dhe borxhesh.
Ai e kërcënoi të atin me sëpatë dhe thikë në dorë, ndërsa u arrestua nga policia pas disa orësh që qëndroi i kyçur në shtëpi, pasi refuzonte të dilte.
Por pavarësisht se iu kërcënua jeta prej tij, babai i Eduart Hoxhës kërkon nga autoritetet që t’ia lirojnë djalin nga burgu.
Në një prononcim për mediat pas ngjarjes, ai e përshkruan djalin e tij si të qetë, por sipas tij, në atë moment situata agravoi për shkak të borxheve që kanë.
Babai shtoi se Eduart Hoxha ka nevojë për trajtim te psikologu.
“Nga Shijaku e kanë çuar në Durrës, Shijaku është ndryshe, nuk e di ai ka nevojë për kurim, jo për ta mbajtur të izoluar, të sforcuar. Ai ishte duke pirë kafe jashtë dhe thikën e përdornim për bukë, kurse sëpatën e pata unë për ta nxjerrë përjashtë. Në atë moment ma kapi nga dora, se çun i ri.
Është alamet çuni, gjynah ta mbajnë brenda, po çfarë të bësh. Unë them ta nxjerrin dhe të kurohet, të shkojë tek psikologia, se gazetarët kanë punën e tyre. Ai nuk ka bërë asnjë gjë për komshinjtë, ata kanë nxjerrë fjalë për nënën e vetë dhe e ka këtu në tru.
Ka 5-6 vjet që nuk ka ardhur fare, ka qenë në Itali. Ka dy vite që nuk punon në Itali dhe ka marrë borxh disa lekë. Pati sjellë nja 6 mijë euro dhe i çova unë në bankë. Mora disa në gusht dhe i veçova, mora dhe disa tani, duhet të lajmë shtëpinë, duhet të paguajë disa lekë, se s’të fal ai tjetri, të fal ditët, por jo lekët”, u shpreh 73-vjeçari.
Tërmet në Athinë, shoqërohet me disa paslëkundjeAthina u “shkund” nga një tërmet pasditen e kësaj të premteje.
Sipas autoriteteve, tërmeti ishte me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte 70 km në verlindje të kryeqytetit të Greqisë.
Siç raportojnë mediat greke, tërmeti u ndje nga banorët në disa zona dhe u shoqërua edhe me disa paslëkundje.
Prej panikut, qytetarët lanë për disa minuta shtëpitë e tyre, në pritje që të mbaronte vala sizmike.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale, por verifikimet në terren vijojnë.