Aplikacion
Një koment i Ilnisa Agollit për emrin e Rike Roçit ndezi debatin mes vajzave brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Ilnisa pyeti se si është emri i gjatë i Rikes, por kjo e fundit u shpreh e ofenduar nga pyetja.
E nervozuar, Rikja hodhi akuza kundrejt Ilnisës dhe kjo e fundit më pas e etiketoi si “budallaçkë”.
Debati mes Rikes dhe Ilnisës:
Ilnisa: Rike si e ke emrin gjatë ti?
Rike: Çfarë të duhet me emrin tim ty? Kur më prek tek familja nuk duroj, unë kam emrin e gjyshes. Kush je ti? Si mundesh të më thuash ti në çfarë kushtesh je rritur, kur ti nuk më njeh fare.
Ilnisa: Për emrin të pyeta Rike.
Rike: Futja ndonjë teke se ke qejf. Po të dridhet buza. Futi ndonjë teke. U bo surrati i kësaj.
Ilnisa: Unë nuk do të rri të mbaj vellot e këtyre nuseve që nuk dihet nëse do ti vijë burri në altar.
Rike: Për emrin do të më kërkosh falje.
Ilnisa: Unë ty të kërkoj falje?! Ik andej nga ke ardhur, budallaçkë.
“Po bën viktimën” – Debat i ashpër mes Rikes dhe Ilnisës: Ku je ti këtu, në lokal?Diskutime të nxehta mes banorëve në natën e dytë të “Big Brother Vip Albania”.
Mes debateve të ndezura, ndër më të ashprit ishte ai mes Rike Roçit dhe Ilnisa Agollit.
Rikja kërkoi sqarime nga Ilnisa për një deklaratë të kësaj të fundit për kushtet në të cilat është rritur ajo, ndërsa Ilnisa i konsideroi këto si llastime.
Po ashtu, Rikja u ndal edhe te një kërkesë e Ilnisës për Drini Zeqon, që të mos e ulë më në të njëjtën tavolinë me të.
Pjesë nga debati:
Ilnisa: Qetësohu!
Rikja: Qetësohu edhe ti.
Ilnisa: Jam shumë e qetë.
Rikja: S’po të dridhet buza sot.
Ilnisa: Më vjen turp ta vazhdoj këtë bisedë.
Rikja: Dua të më shpjegojë pse më tha në çfarë kushtesh je rritur ti Rike? Çfarë donte të thoshte kur e tha sepse më ka prekur në dinjitet. Ma shpjego.
Ilnisa: Llastimet që i kemi lënë pas, unë se di a bëheshin ndonjëherë në moshën tonë, t’i gjejmë tani në shtëpinë e Big Brother… Po bën shumë viktimën.
Rikja: Nuk e bëj me ty viktimën unë. Nuk mund t’i thuash ti Drinit mos ma sill më në tavolinë. Ku je ti, në lokal?
Ilnisa: Unë kam shëtitur gjysmën e botës dhe nuk kam takuar asnjë shqiptar që të drejtohet me një shqiptar siç bën ti.
Serbi: Mijëra persona protestojnë kundër rezultatit zgjedhorMijëra mbështetës të opozitës kanë marshuar të martën në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, në një protestë kundër Qeverisë, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve të muajit të kaluar.
Ai proces zgjedhor është përshkruar si jo i drejtë, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë.
Mirëpo, një mision ndërkombëtar vëzhgimi ka thënë se SNS-ja ka siguruar avantazh të padrejtë përmes paragjykimeve mediale, ndikimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe parregullsive zgjedhore, përfshirë blerjen e votës.
Vuçië dhe aleatët kanë thënë se zgjedhjet janë qenë të drejta.
Marshi është organizuar edhe për të shënuar përvjetorin e gjashtë të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb të Kosovës. Ivanoviç është vrarë para zyrës së partisë së tij, më 2018, në Mitrovicë të Veriut. Hetimet për vrasjen e Ivanoviqit janë duke vazhduar në Kosovë dhe Serbi.
Në një adresim para turmës, Marinika Tepiç, lidere e aleancës Serbia kundër Dhunës (SPN), e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, ka thënë se opozita vazhdon të jetë e vendosur për të kontestuar rezultatin zgjedhor.
“I gjithë planeti e di, e kemi zënë atë [Vuçiqin], i cili nuk guxon të dalë para popullit të vet”, ka thënë Tepiq, e cila javën e kaluar ka hyrë në grevë dyjavore për të protestuar rezultatin zgjedhor.
Opozita ka thënë se dëshiron që të anulohen edhe zgjedhjet në Beograd.
Të hënën, Millosh Vuçeviç, udhëheqës në SNS, ka thënë se votimet në Beograd mund të përsëriten, nëse askush nuk arrin të krijojë koalicion dhe të sigurojë shumicën në kuvendin komunal. Me një popullsi prej 1.4 milion banorëve, Beogradi përbën rreth një të katërtën e elektoratit në Serbi dhe udhëheqësi i kryeqytetit konsiderohet si një prej zyrtarëve më me ndikim në shtet./ REL
Mjaltë dhe limon jeshil – Shurupi natyral kundër kollësMjalti është një nga produktet më të përdorshëm dhe më efikasë kundër kollës. Por ai ka një konkurent të fortë.
Bëhet fjalë për limonin jeshil, agrumen kokërrvogël, e cila është e mrekullueshme kundër kollës.
Limoni jeshil dhe lëngu i tij janë efikasë kundër kollës që në përdorimin e parë. Në bashkëpunim me mjaltin, ai transformohet në aleatin tuaj më të fuqishëm.
Limoni jeshil është një agrume e pasur me vitaminë C, beta karoten, flavonoidë, limonoidë dhe acid folik.Limoni jeshil ka më shumë acid citrik se ccdo agrume tjetër. Ky acid shpërbën sekrecionet e kollës dhe rrjedhimisht nevoja për t’i nxjerrë ato zbutet.
Mjalti ka aciditet gjithashtu por edhe lagështi që e zbusin fytin e acaruar nga kolla.
Kombinimi i fortë kundër mikrobeve
Mjalti me limonin jeshil janë një kombinim fitimprurës kundër kollës por edhe mikrobeve.
Një studim i vitit 2006 zbuloi se lëngu dhe lëkura e frutit janë magjikë në parandalimin e përhapjes së baktereve dhe mykut.
Një studim tjetër i vitit 2011 zbuloi se vetëm limoni jeshil arriti të parandalonte rritjen e baktereve të rrezikshme tek ekstraktet e testuara bimore.
Mjalti, xhenxhefili dhe hudhra nuk ishin po aq efikasë sa kjo agrume.
Limoni jeshil dhe mjalti kundër kollës
Autoritetet mjekësore britanike publikuan disa udhëzues në vitin 2006 duke këshilluar përdorimin e limonit jeshil dhe mjaltit si një kurë natyrale kundër kollës akute tek të rriturit.
Kujdes
Kolla është një simptomë shoqëruese e disa sëmundjeve përfshirë problemet me zemrën.
Mos u përpiqni të shëroni kollën kronike me kura natyrale.
Nëse kolla shoqërohet me sekrecione të verdha, jeshile, ose me njolla gjaku, konsultohuni menjëherë me një mjek.
Nëse me kollën ju nxirrni gjak ose substanca të madhësisë së një kokrre kafeje, keni vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë./ Agroweb
VIDEO/ Roza Lati shthur gojën brenda shtëpisë: O të q**sha motrën, nuk ma ha t*api për njeriRoza Lati po përdor gjuhë rruge brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Në një moment, duke debatuar me Ilnisa Agollin, Roza tregon se Rita Lati e ka mësuar me edukatë dhe me norma sjelljeje.
Por, disa minuta më vonë duket se Roza harron atë që tha sepse shthur gojën gjatë diskutimeve me banorët.
“O të q**sha motrën”, “Se vet është si m*t”, “Unë ta bëj burrin me b*le katrore”, “Nuk më ha tr*pi për njeri”, janë disa nga shprehjet e përdorura nga Roza në vetëm 3 ditë aventurë brenda shtëpisë.
Parashikimi i motit për nesër, rikthehen reshjetDitën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, si rezultat i ndikimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.
Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veri me intensitet deri mesatar. Në jug reshje shiu me intensitet të ulët e lokal.
Mjegull e dendur / mjegullinë në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 1-7m/sek,
ndërsa në bregdet e lugina, era fiton shpejtësi 12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 5 deri 12°C
në zonat e ulëta 8 deri 20°C
në zonat bregdetare 9 deri 19°C
Një 17-vjeçar ka shpikur një pajisje për pacientët me Alzheimer, i nxitur nga sëmundja që vuan gjyshja e tij.
Ishte viti 2018 kur Hemesh Chadalavada, asokohe 12 vjeç, teksa ishte për pushime vere në shtëpinë e gjyshes në Guntur, Indi, pa përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të gjyshes së tij.
Një natë, ajo la gazin hapur dhe ky moment e tronditi të riun.
“Ajo ishte diagnostikuar kohët e fundit me Alzhaimer, por isha ende i tronditur. Çfarë do të kishte ndodhur po të mos kisha qenë aty. Ajo zgjohej në 3 apo 4 të mëngjesit dhe dilte jashtë, mendonte se ishte në tren”, thotë 17-vjeçari.
Pas këtij episodi, Chadalavada vendosi të shpikte një pajisje që të ndihmonte njerëz si gjyshja e tij.
Ai nisi me prodhimin masiv të një pajisjeje që dallon kur personat me Alzheimer rrëzohen apo largohen, gjë që tejkalon pajisjet ekzistuese. Alpha Monitor mund të vendoset në trup dhe lëshon një alarm kur personi që e mban nis të lëvizë dhe lajmëron kujdestarin nëse pacienti u rrëzua.
Përmes videove në Youtube për robotikën dhe elektronikën, Chadalavada ka krijuar mbi 20 prototipe.
Aktualisht Chadalavada po punon me zhvillimin e pajisjes për të parashikuar lëvizjet e pacientit.
Irani, sulm me raketa qendrave të spiunazhit në IrakGarda Revolucionare e Irakut njoftoi se ka goditur “qendra spiunazhi” të Izraelit në rajonin gjysmëautonom Kurdistan në Irak dhe ndaj forcave të Shtetit Islamik në Siri, njoftoi të hënën media shtetërore.
“Raketa balistike u përdorën sot vonë për të shkatërruar qendra spiunazhi dhe grumbullimi të grupeve terroriste anti-iraniane në rajon”, thuhet në një deklaratë të gardës iraniane, duke përmendur agjencinë izraelite të zbulimit, Mossad.
Krahas sulmeve në verilindje të Erbilit, kryeqytetit të Kurdistanit, pranë një zone të banuar në afërsi të konsullatës amerikane, garda iraniane tha se bëri sulme edhe ndaj “autorëve të operacioneve terroriste” në Iran, përfshirë Shtetin Islamik.
Dy zyrtarë amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se nga sulmet nuk u dëmtuan objekte të Shteteve të Bashkuara.
Sulmet vijnë mes shqetësimeve për përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, që me fillimin në 7 tetor të luftës mes Izraelit dhe grupit militant Hamas dhe ndërsa aleatët e Iranët janë përfshirë nga drejtime të ndryshme, si Libani, Siria, Iraku dhe Jemeni.
Irani, i cili mbështet Hamasin në luftën ndaj Izraelit, akuzon Shtetet e Bashkuara se mbështet ato që i quan krime të Izraelit në Gazë. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mbështesin Izraelin për fushatën që po zhvillon, por kanë ngritur shqetësime për numrin e civilëve palestinezë të vrarë.
Të paktën katër civilë u vranë dhe gjashtë u plagosën nga sulmet në Erbil, njoftoi këshilli qeverisës i Kurdistanit, duke e përshkruar sulmin si “një krim”.
Sipas burimeve nga shërbimet irakiane të sigurisë dhe të mjekësisë, ndër të vrarët nga të paktën një raketë që goditi shtëpinë e tyre, ishte edhe multimilioneri kurd dhe sipërmarrësi Peshraw Dizayee dhe disa anëtarë të familjes së tij.
Një tjetër raketë goditi shtëpinë e një drejtuesi të shërbimit kurd të zbulimit dhe një tjetër në një nga godinat e këtij shërbimi.
Agjencia e lajmeve Reuters nuk arriti të verifikojë në mënyrë të pavarur këto njoftime. Zyrtarët e qeverisë izraelite nuk kanë komentuar./ Zëri i Amerikës
Roza Lati tregon pse u nda me partnerin: Më bëri gol të shëmtuar, Rita e donte shumëRoza Lati rrëfeu arsyet që e çuan në ndarje me partnerin e saj së fundmi.
Duke biseduar me Meritonin në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Roza tregoi se është zhgënjyer prej tij, duke shtuar se lidhja në distancë nuk funksionon.
Ajo rrëfeu edhe se e ëma, Rita Lati, e donte shumë ish-partnerin e saj dhe ai, duke shfrytëzuar këtë marrëdhënie, i kërkonte vazhdimisht Ritës që Roza të kthehej me të.
“Ma bëri golin shumë të shëmtut, por nuk do flas sot për atë gjë se nuk dua tja prish humorin vetes. Atë golin e tij se kapërdij dot. Më vjen inat dhe zor se më kapi mamin që të kthehej tek unë dhe Rita e donte shumë atë. Vazhdonte të kërkonte. Lidhje në distancë. Distanca nuk shtyhet, nuk erdhi… Në momentet e mia më të rëndësishme nuk ishte asiher”, tha Roza Lati.
Alarmi/ Ajsbergu po shpërbëhet nga i ngrohtiAjsbergu më i madh në botë po shkrin për shkak të motit të ngrohtë.
Ky është përfundimi në të cilën arriti një grup ekspedite, që udhëtoi deri në afërsi të ajsbergut me anije.
“Ishte dramatike dhe e bukur për ta fotografuar, është jashtëzakonisht i madh. Në fakt mendoj se ne nuk mund ta imagjinojmë dot se sa i madh është, ne mund të dimë këtë gjë vetëm nga shkenca”, tha videografi Richard Sidey.
Ajsbergu po shpërbëhet nga ajri i ngrohtë dhe ujërat sipërfaqësore, ndërsa po largohet ngadalë nga Kontinenti i Bardhë.
Sipas studimeve, asjbergu u shkëput nga Antarktida në vitin 1986 dhe për disa vite me radhë qëndroi i palëvizur. Por shkencëtarët thonë se në vitet e fundit ajsbergu po lëviz masivisht, në shenjë që po shkrin.
Ndërveprimi i erërave, fronteve të oqeanit dhe vorbullave do të përcaktojë jetëgjatësinë e tij gjatë javëve në vijim, thanë ekspertët.