Aplikacion
Reali i Madridit dhuroi një natë të mbushur me emocione për tifozët dhe shtoi një tjetër trofe të Superkupës së Spanjës në listë.
Madrilenët shpërthyen në festë pas fitores së thellë përballë katalanasve në Riad të Arabisë Saudite.
Pas 90 minutave lojë, Barcelona doli kokëulur nga fusha për shkak të rezultatit turpërues të ndeshjes, 4-1.
Fati i lojës u vulos që në pjesën e parë, me tripletën e shënuar nga Vinicius, ndërsa përpjekja e katalanasve për t’u zgjuar ishte e dobët.
Pjesa e dytë e lojës u shërbeu madrilenëve vetëm për të përforcuar edhe më shumë fitoren, me golin e katërt të shënuar nga Rodrigo, duke dhënë leksione futbolli për Barcelonën.
Vit me paterica për fasoninFabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve presin rënie të shitjeve, punësimit dhe investimeve edhe për vitin 2024, për shkak të dobësive që ka sjellë kursi i këmbimit, rënia e kërkesës nga jashtë dhe kostot e larta të forcës së punës.
Fabrikat lajmërojnë shkurtim të vendeve të punës nga 20-30% në vitin 2024, kurse pritshmëritë për rikuperim janë të turbullta.
Vështirësitë më të mëdha po i kalojnë fabrikat e këpucëve dhe të veshjeve intime, të cilat kanë humbur konkurrueshmërinë në tregjet europiane. Ulja e porosive ka sjellë rënien e xhirove, ndërsa rënia e euros ka rrënuar fitimet e eksportuesve.
Në janar të vitit 2022, kursi mesatar i këmbimit të Bankës së Shqipërisë ishte 121.5 lekë, ndërsa në dhjetor 2022, me 114.9 lekë, dhe në fund të 2023-t arriti në rreth 104 lekë.
Florian Zekja, nga Shoqata Pro-Eksport, thotë se rënia e eksporteve çdo muaj është dyshifrore dhe do të vazhdojë e tillë dhe në muajt e ardhshëm, dhe kursi i këmbimit është ndër shkaktarët kryesorë.
Fabrikat presin që të ketë përmirësim në 6-mujorin e dytë të vitit, por vlerësimet vështirësohen nga ecuria që do të ketë në vijimësi kursi i këmbimit.
“Kam pasur reduktim me 30% të xhiros, për shkak të tkurrjes së porosive në nivel global dhe po ashtu, disa muaj kemi operuar në humbje, e kombinuar kjo me efektin negativ të Euro.
Vetëm në tremujorin e fundit kemi kaluar në fitim të vogël”, – tha Eva Laro, nga kompania e prodhimit të këpucëve “ProDyn”, një nga më të mëdhatë në vend.
Punësimi, rënie dyshifrore në vitin 2024
Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve presin që punësimi të pësojë rënie dyshifrore në vitin 2024. Rënia më e madhe do të jetë në qarqe se sa në Tiranë. Gjergj Leqejza, i cili zotëron një nga fabrikat më të mëdha të prodhimit të veshjeve në Shkodër, “Albania Tricot”, po planifikon të shkurtojë rreth 18% të punonjësve në vitin 2024.
Ai tha kursi i këmbimit ka ndikuar në rënien të ardhurave, teksa kontraktori italian i veshjeve intime, “Cotonela”, po redukton porositë në Shqipëri. Fabrika e “Cotonela” në Shkodër, që ishte më e madhja jashtë Italisë, tani është bërë jokonkurruese në çmime, për shkak të rritjes së pagës minimale me rreth 30% brenda vitit dhe rënies së vlerës së euros me 9% në vitin 2023.
Sektori i industrisë përpunuese punëson rreth 71 mijë persona me pagë. Por numri i tyre pritet të reduktohet më tej në vitin 2024, si pasojë e krizës në sektor dhe faktorit demografik që po shkurton forcën e punës në mënyrë natyrale në njësitë e prodhimit të bazuara në krahun e punës.
Kryetari i Shoqatës Pro-Eksport, Edvin Prençe, tha se ecuria e punësimit në sektorin fason do të jetë shumë dramatike dhe do të ketë ndikim social, sidomos në zonat rurale ku nuk ka aktivitete të tjera ekonomike përtej sektorit manifakturë të veshjeve dhe këpucëve.
Shoqata po përballet çdo ditë me njoftime për rënien e punësimit sidomos në rrethe. Në Korçë, Shkodër dhe Fier ka të dhëna për mbylljen e shumë njësive të prodhimit dhe rritje të papunësisë gjithashtu.
Në qarqe ka një rrjet të vogël linjash prodhimi dhe nuk ka mundësi që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën si në Tiranë, ku një fabrikë e vogël mund të marrë punë nga një më e madhe.
Shkurtimet nga puna do të jenë më të mëdha në fabrikat e vogla, të cilat do t’i ndiejnë më shumë efektet e krizës. Ato zakonisht punojnë si nënkontraktorë dhe do të mbyllen të parat kur furnitori përballet me rënie.
Punësimi në bizneset e industrisë hyri në krizë që në tremujorin e tretë të vitit 2022, kur rënia nisi me 0.2% pas një rritje me rreth 7% gjatë gjithë vitit.
Përveç këtyre vështirësive, sektori i industrisë po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për shkak të kushteve më të vështira dhe pagave rreth niveleve minimale, punonjësit e industrisë po zhvendosen drejt sektorëve të tjerë me paga më të larta.
Ngjarjet pas luftës në Ukrainë, përveç çmimeve të larta, kanë rritur ndjeshëm kostot e prodhimit në Europë dhe tashmë shumë klientë europianë po kërkojë të zhvendosin prodhimin në vende të tjera si Uzbekistani, India dhe Afrika e Veriut.
Kjo tendencë ka sjellë uljen e porosive në fabrikat shqiptare, duke bërë që disa nënkontraktorë në industrinë e tekstilit të këpucëve të falimentojnë.
Investimet ndalin
Edvin Prençe, nga Shoqata Pro-Eksport, thotë se investimet janë dhe do të vazhdojnë të jenë të bllokuara, duke pasur mungesë të theksuar likuiditeti.
Eva Laro, nga “Prodyn”, tha se investimet në mënyrë absolute janë në rënie për vitin 2023 dhe situata do të jetë e ngjashme edhe në vitin 2024.
Pas një kërkese të pazakontë nga jashtë menjëherë pas pandemisë COVID-19, fabrikat shqiptare u përballën me një fluks pune për të cilin nuk kishin punonjës. Pothuajse të gjitha fabrikat investuan në makineri, mekanikë, robotikë për të ulur varësinë nga njerëzit.
Shumë kompani nisën të mbyllnin ciklin dhe filluan përpjekjet për të prodhuar për një nivel të lartë klientësh. Mirëpo kriza që solli kursi i këmbimit rrënoi planet për investimet. Florian Zekja, nga Shoqata Pro-Eksport, tha se nuk parashikohen investime të reja në vitin 2024.
Pagat nuk do të rriten
Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve nuk kanë plane për rritjen e pagave të punonjësve në vitin 2024, për shkak të vështirësive që ka krijuar rënia e shitjeve dhe tkurrja e aktivitetit në tërësi. Paga minimale nga 30 mijë lekë në janar 2022 arriti në 40 mijë lekë në prill 2023, nëpërmjet tre vendimeve.
Paga minimale në vendin tonë përcaktohet me vendim qeverie, ndaj rritja me 30% e saj në harkun e 15 muajve dhe e pakonsultuar i gjeti të papërgatitura fabrikat, të cilat po përballeshin ndërkohë me humbjet që po krijonte rënia e euros.
“Pagat janë temë shumë e ndjeshme. Sipërmarrësit e sektorit sigurisht dëshirojnë për punonjësit e tyre që të kenë paga sa më të larta, por ka një limit dhe duhet modernizim i impianteve prodhuese dhe orientim që bizneset të kenë mundësi për rritje pagash.
Të rritet produktiviteti, të rishikohet taksimi, të rritet numri i klientëve dhe të diversifohet prodhimi. Këto gjëra nuk kanë ndodhur, madje e kundërta. Sektori nuk është në gjendje të mbajë rritje të tjera të pagës, atë çfarë ka pasur mundësi e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë si një vend me ekonomi të lirë tregu”, – tha zoti Prençe.
Znj. Laro, nga fabrika “ProDyn”, tha se, rritja e pagave ka pasur ritme tepër të shpejta në dy vitet e fundit, duke na rritur kostot me ritme të shpejta” Ajo shtoi se nëse qeveria nuk rrit sërish pagën minimale, nuk do të ketë rritje pagash nga bizneset fason vitin që vjen.
Planet e rikuperimit të mjegullta, shpresë në 6-mujorin e dytë të vitit
Parashikimet për rikuperim të fabrikave të fasonit janë të mjegullta këtë herë.
Eva Laro tha se, goditjet e shumëfishta me të cilat u përball industria në dy vitet e fundit do ta bëjnë të vështirë rikuperimin. Sipas saj, pritet përmirësim i porosive në mars të vitit 2024, por në shtator, kjo mund të reflektohet në volume më të larta të punës.
Skënder Pashaj, i cili zotëron fabrikën e prodhimit të këpucës “Fital”, thotë se krizat e mëparshme kanë treguar se, kur konsumatorët preken nga inflacioni, tkurrja e konsumit e prek së tepërmi këpucën.
Frenimi i porosive ka nisur që vitin e kaluar dhe ka vazhduar gjatë gjithë këtij viti, duke i bërë të vështira projeksionet e biznesit për rikuperim, shprehet ai.
“Për sa i përket së ardhmes, mendoj se nuk kemi një situatë të qartë në afatshkurtër, sepse po fillon dhe ndihet dhe efekti psikologjik i kësaj pikiate”, shprehet z. Zekja.
Sipas tij, duhet reaguar shpejt sepse po shkohet drejt shkatërrimit të produktit “Made in Albania” dhe po humbet dita-ditës ajo pjesë e tregut vendas apo të huaj të cilin prodhuesit kishin arritur të fitonin me shumë sakrifica.
Z. Prençe thotë se deri në muajin shkurt 2024, situata do jetë e ngjashme dhe parashikohen shumë shkurtime të vendeve të punës dhe humbje të kontratave aktuale dhe nuk shihen premisa të mira për kontrata/klientë të rinj.
Kryetari i Shoqatës Pro-Eksport, Edvin Prençe, thotë industria fason do të përballet me vështirësi edhe në vitin 2024, për shkak të dobësive të krijuara nga rënia e euros, e kombinuar me rënien e porosive nga jashtë dhe rritjen e pagës minimale me 30% brenda vitit.
Do të ketë largime nga puna, mungesë investimesh, rënie të eksporteve, kurse rikuperimi pritet të nisë në 6-mujorin e dytë të vitit.
Si e vlerësoni ecurinë e aktivitetit tuaj këtë vit në aspektin e xhiros dhe fitimeve?
Për sektorin, viti 2023 ka qenë për t’u harruar, për një mori problemesh që, në mënyrë transparente, revista juaj i ka pasqyruar. Të dhënat në vlerë e përqindje e kanë treguar më së miri.
Si ka ndikuar kursi i këmbimit dhe fuqia punëtore në aktivitetin gjatë vitit 2023?
Kursi i këmbimit, me një luhatje që për vitin 2023 ka qenë një zhvlerësim prej 16%. Duke ditur që edhe aktiviteti ynë ekonomik nuk të lë hapësira ose marzhe fitimi të larta, vetëkuptohet që jemi në kolaps total.
Si parashikoni të jetë rritja/rënia e aktivitetit në sektorin tuaj në vitin 2024?
Deri në muajin shkurt 2024, situata do të jetë e ngjashme dhe parashikohen shumë shkurtime të vendeve të punës dhe humbje të kontratave aktuale dhe nuk shihen premisa të mira për kontrata/klientë të rinj.
Si parashikohet të jetë ecuria e punësimit, investimeve dhe eksporteve në vitin 2024?
Ecuria e punësimit do të jetë shumë dramatike, duke pasur edhe ndikim social dhe sidomos në zonat rurale, ku aktivitete të tjera ekonomike, përtej sektorit manifakturë të veshjeve dhe këpucëve, nuk ekzistojnë, dhe parashikimi është i kuptueshëm për të gjithë.
Investimet janë dhe do të vazhdojnë të bllokuara, duke pasur mungesë të theksuar likuiditeti dhe kjo së bashku me humbjen e kontratave të reja, humbjen e konkurrueshmërisë nga rritjet e kostove dhe kursit të këmbimit, politikat ose më mirë, mosveprimet e institucioneve për të mbështetur eksportuesit, duke krijuar për pasojë trendin që po shihet, të fikjes, agonisë ekonomike që sektori po përjeton.
Si po e rimodeloni aktivitetin nën presionin e zhvillimeve të brendshme (kursi i këmbimit dhe paga minimale) dhe zhvillimeve të jashtme (porositë dhe çmimet)?
Sektori nuk po mendon e as nuk shpreson më. Është e kuptueshme dëshira politike dhe mendimi i opinionit që ky sektor e ka mbaruar fazën e tij.
Mendim dhe perceptim shumë i gabuar që më vonë do të kuptohet, sepse ky sektor “Made in Albania” duhet të jetë vlerë e shtuar për ekonominë tonë, duhet të diversifikohet, të bëhet prodhues dhe të ketë zërin e tij në tregun botëror.
Por të vetëm, pa politika zhvillimi dhe duke shtuar interesat ekonomike që ndërthuren për të gjetur rrugë për fitime të shpejta dhe jo të qëndrueshme do të na bëjnë edhe më të varur dhe viktima të importit, si në këto mbi 30 vite demokraci.
Industritë e lehta, manifaktura dhe shumë të tjerë i japin forcën ekonomike që detyrimisht Shqipëria duhet të ketë dhe të keni vendin që meritojmë në tregjet botërore.
Çfarë planesh keni për pagat?
Pagat janë temë shumë e ndjeshme. Sipërmarrësit e sektorit sigurisht e dëshirojnë për punonjësit e tyre, që të kenë paga sa më larta, por ka një limit dhe duhet modernizim i impianteve prodhuese dhe orientim, që bizneset të kenë mundësi për rritje pagash.
Të rritet produktiviteti, të rishikohet taksimi, të rritet numri i klientëve dhe të diversifikohet prodhimi.
Këto nuk kanë ndodhur, madje e kundërta dhe pikërisht këto çojnë dhe shpresohet në një reflektim nga ana e qeverisë, që gjërat bëhen në bashkëpunim dhe jo me vendime unilaterale. Sektori nuk është në gjendje të mbajë rritje të tjera të pagës.
Atë çfarë ka pasur mundësi e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë si një vend me ekonomi të lirë tregu./ Monitor
Reali shkatërron Barcelonën, çmenduri në RiadNë pjesën e dytë të lojës, Reali i Madridit u kthye në fushë me qëllimin e qartë për të shkatërruar Barcelonën.
Në minutën e 64, madrilenët e çanë për herë të katërt rrjetën e katalanasve. Këtë herë autori ishte Rodrigo, i cili shënoi pas një aksioni me shumë pasime, duke i çuar shifrat në 4-1.
Duket se asgjë nuk e ndal dot më Realin e Madridit të rrëmbejë trofeun e Superkupës së Spanjës, një sfidë që po luhet në Riad të Arabisë Saudite.
Projekti në Danimarkë, fut në shkolla inteligjencën artificialeMe fillimin e vitit shkollor në Danimarkë, nxënësit në gjimnazin “Horsens” kanë në dispozicion një mjet të ri për ta përdorur gjatë mësimit – programin ChatGPT të kompanisë OpenAI.
“Sapo doli, njerëzit flisnin për të dhe se si mund ta përdornin”, thotë nxënësi 17-vjeçar Jacob Yde Dideriksen.
“Mendoj se të gjithë e marrin si kopjim përdorimin e tij. Është një gjë e re që mund të të japë të gjitha përgjigjet që dëshironi brenda pak sekondave”, thotë nxënësja 18-vjeçare Fie Norskov.
Mësuesja e anglishtes Mette Molgaard Pedersen thotë se u deshën vetëm pak javë që mbi tavolinën e saj të vinin tekste që ishin qartazi të prodhuara nga inteligjenca artificiale.
“Për dy apo tre javë mora tre esetë e para të krijuara nga ChatGPT. Pra, nxënësit e filluan përdorimin menjëherë”, thotë ajo.
Në vend që të merrte masa për ta bllokuar përdorimin e programit ChatGPT, zonja Pedersen filloi të hartojë një projekt për përdorimin e tij gjatë mësimit.
“Nga eksperienca ime, nxënësit do ta përdornin pa u menduar shumë dhe kështu shndërrohet në një pengesë për të mësuar. Nëse mund ta ndryshojmë mënyrën se si përdoret, që të bëhet një mjet mësimor, atëherë do të kemi përfituar shumë, duke u dhënë nxënësve një mjet të ri mësimor, por edhe për marrëdhënien që kemi me nxënësit”, thotë ajo.
Në projektin e filluar tashmë marrin pjesë pesë shkolla të mesme. Vetëm në gjimnazin “Horsens” janë rreth 1200 studentë, nga 15 deri në 20 vjeç. Mësuesja Petersen nënvizon se qëllimi themelor i shkollës nuk është të kapë nxënësit që kopjojnë, por që t’i mësojë ata.
Nxënësit në klasën e saj tashmë e shikojnë inteligjencën artificiale si një mjet të dobishëm për t’u përdorur gjatë mësimit.
“Mendoj se është një mënyrë e mirë përdorimi. Të jep ca përgjigje. Nëse ke dyshime për çfarë bëhet fjalë në tekst, mund ta përdorësh për ta kuptuar më mirë”, thotë nxënësja Fie.
“Është pothuajse një mjet si çdo mjet tjetër në botë. Është si një programi kërkimi, por me të cilin mund të tregohesh më konkret”, thotë nxënësi Jacob.
Megjithëse projekti dyvjeçar është ende në fillimet e tij, mësuesja Pedersen ka filluar që tani të shikojë frutet e para.
“Mund t’i kërkojnë p.sh. programit ChatGPT që të hartojë një listë të pikave kryesore të tekstit që po vështirësohen ta kuptojnë, dhe më pas mund t’i rikthehen atij teksti për të fituar një botëkuptim më të mirë, dhe kjo është e dobishme”, thotë ajo.
Shumë arsimtarë të tjerë kanë marrë përqasjen e kundërt dhe madje i janë rikthyer provimeve në letër, pas vitesh të tëra testimi në forma dixhitale.
Të tjerë arsimtarë nuk janë shumë të shqetësuar dhe thonë se për ata studentë që kërkojnë të gjejnë mënyra për të kopjuar, ky është thjesht opsioni më i fundit.
Konsulentja për arsimin Tine Wirenfeldt Jense është anëtare e grupit të ekspertëve që po këshillojnë Ministrinë daneze të Arsimit për çështjen e programit ChatGPT. Ajo thotë se është e rëndësishme që të ruhet një bashkëbisedim i hapur me nxënësit.
“Në shumë vende fakti është se as nuk mund të flasësh për këtë, pasi konsiderohesh menjëherë si një person i keq, që nuk është i interesuar aspak për formimin e një brezi të ri të shëndetshëm, kurioz dhe kompetent”, thotë ajo.
Lulëzimi i menjëhershëm i programeve të inteligjencës artificiale ka krijuar pikëpyetje të reja për arsimtarët, të cilët i janë përkushtuar punës që nxënësit jo vetëm të marrin përgjigjet e duhura, por edhe të kuptojnë se si duhet të punojnë për këtë qëllim./ Zëri i Amerikës
Barcelona përpiqet të zgjohet, por Reali nuk fal – Tripletë nga VinicuisEnde pa mbaruar pjesa e parë e lojës, tifozët i përjetuan thuajse të gjitha në supersfidën Real Madrid-Barcelona në Riad të Arabisë Saudite.
Në përpjekjen për të rrëmbyer Superkupën e Spanjës, madrilenët po tregohen dominues dhe të pafalshëm ndaj çdo gabimi të katalanasve.
Pas dy golave që pësoi brenda tre minutash lojë, Barcelona u përpoq të “kthjellohet” dhe shënoi golin e parë, në kundërpërgjigje për Realin e Madridit.
Sfera shkoi te Levandovski, i cili gjuajti nga jashtë zonës duke çuar topin në rrjetë, në minutën e 33.
Por gëzimi i katalanasve mbaroi shpejt sepse 3 minuta më vonë, Vinicius shënon me anë të penalltisë golin e tretë personal dhe për ekipin e tij, duke i çuar shifrat në 3-1.
Moti “merr kthesë” – Rriten temperaturat, por rikthehen reshjet (Parashikimi javor)Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Ndryshe nga ditët e fundit e fundit, ku për shkak të masave ajrore me origjinë polare patëm temperatura të ulëta (si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës), për javën para masat ajrore janë më të ngrohta me origjinë perëndimore.
Kjo gjë do të përkthehet në rritje të temperaturave madje përgjatë ultësirës perëndimore në disa gradë mbi mesataren klimatike të vendit.
Në këtë mënyrë, për ditën e hënë, ditën e enjte dhe atë të premte moti parashikohet me vranësira të dendura (përjashto intervalet afatshkurtra me diell në zonën e jugut), sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Vranësirat do të shoqërohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar. Por në zonën e veriperëndimit dhe qendër (pjesërisht jug) këto reshje në periudha afatshkurtra do të jenë me intensitet deri dhe të lartë të vrrullshme në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Për ditën e premte në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet mesatar dhe lokalisht reshjet e dëborës me intensitet të lartë në formën e stuhive të dëborës.
Mot relativisht më i qëndrueshëm pritet për ditët e martë dhe ditën e mërkurë, ku do të mbizotërojë moti i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.
Vranësirat për këto ditë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri lokalisht mesatar në veri dhe qendër si dhe intensitet të ulët në zonën e jugut.
Reali në superformë përballë Barcelonës, i shënon 2 gola brenda 3 minutashVetëm 10 minuta lojë mjaftojnë për madrilenët për të vendosur ndoshta edhe fatin e përballjes me Barcelonën në finalen e Superkupës në Riad të Arabisë Saudite.
Pas një aksioni të rrezikshëm të katalanasve, Reali i Madridit u “zgjua” dhe në minutën e 7 Vinicius doli i vetëm para portës dhe nuk gaboi.
Pas 3 minutash, mbrojtja katalanase gaboi përësri dhe rasti u shfrytëzua sërish nga Vinicius, i cili shtyu për herë të dytë topin në rrjetë falë pasimit perfekt që mori nga Rodrigo.
Ledion Liço tregon frikën si moderator i BBV3Si moderator i “Big Brother Vip Albania”, Ledion Liço ka një frikë të cilën e shpreh publikisht.
Në një intervistë të dhënë pas përfundimit të spektaklit të shtunën, Ledioni tregoi se frika apo pasiguria e tij është që ta çojë në rrugën e duhur programin, në atë drejtim që ndjek prej vitesh.
“Emocionet janë të mëdha kur shkel një skenë të madhe, pavarësisht se sa kohë ka kaluar, edhe nëse e bën çdo ditë, emocionet janë prapë të mëdha. Unë rikthehem në një skenë të madhe pas gati 6 vitesh. Pavarësisht se kam bërë produksione të ndryshme televizive, ky është një spektakël i madh, që e shohin të gjithë njëherazi me një kërshëri të madhe. Emocionet janë të mëdha, po shumë pozitive, kam gjetur një ambient fantastik, me njerëz që i njoh mirë se ndajmë edhe produksione të tjera. Uroj që këtë anije që po drejtoj, ta drejtoj në ujërat e duhura këtë vit”, tha Ledion Liço.
Berisha del në dritare: Kjo është një betejë e shenjtë pa kthim!Si çdo pasdite, ish-kryeministri Sali Berisha doli në dritare për të përcjellë mesazhe politike për turmën që u mblodh poshtë shtëpisë së tij.
Berisha deklaroi para mbështetësve të tij se kjo është një betejë politike nga e cila nuk ka më kthim pas.
Ai renditi arsye pse kjo betejë është një shpresë për shqiptarët dhe lirinë e tyre. Sipas Berishës, qytetarët duhet të përballen me Edi Ramën sepse ai shpopulloi vendin dhe e ktheu Shqipërinë në diktaturë.
Fjala e Sali Berishës:
Përulem me mirënjohje të pakufishme para jush, djem e vajza, burra e gra, që zhvilloni çdo natë në këtë rrugë, një nga betejat ndër më të mëdhatë në historinë e këtij vendi.
Zhvilloni këtu betejën pa kthim kundër të keqes së madhe që ka kapluar qenien shqiptare, që ka kapluar lirinë, dinjitetin, por edhe identitetin e këtij kombi.
Kjo e keqe quhet rilindja e Edi Ramës.
Miqtë e mi, ju u ngritët në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, u ngritët kur Edi Rama, aleanca e krimit, drogës dhe korrupsionit që qeveris këtë vend, mendoi dhe besoi se i dha opozitës goditjen nukleare, se shndërroi këtë rrugë, pallat, ballkon në ballkonin e frikës dhe tmerrit për shqiptarët.
Kurse ju, të rinj dhe të reja, burra dhe gra me dinjitet, njerëz të lirë, atdhetarë erdhët në këtë rrugicë, e shndërruat atë rrufeshëm, në një rrugë shprese, në një rrugë, ndriçimi, guximi, dinjiteti për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit, dinjitet, lirisë, liri, shpresës, shpresë dhe Shqipërisë, Shqipëri.
Kjo betejë është e shenjtë aq sa është shenjtë për njeriun liria e tij.
Kjo betejë është e shenjtë aq sa është i shenjtë për njeriun, dinjiteti i shenjtë.
Kjo betejë është e shenjtë aq sa është i shenjtë për qytetarin i shenjtë, dheu i tij.
Miqtë e mi!
Në një hark kohor të shkurtër, Edi Rama, mafia e tij më e rrezikshme në Europë, mafia e tij shtetërore, u sul me tërbim kundër fjalës së lirë.
Mbylli televizione, media.
I shembi kryeqytetit dhe kombit, simbolin e mrekullueshëm, Teatrin e tij Kombëtar.
Edi Rama një lloj si një bandit, pa ligj, moral, dinjitet, trajtoi shqiptarët në Astir, tek Unaza, njëlloj si një pushtues i egër.
Mashtroi studentët.
Edi Rama në projektin e tij ogurzi të përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, vendosi votën e shqiptarëve, vullnetin e tyre, në kontrollin e tij, të bandave të tij, të parave të krimit të tij.
Ai ja doli me fuqinë e korrupsionit të mposhtë, kontrollojë opozitën dhe pas kësaj mendoi se Shqipëria pa opozitë, si Shqipëria e dajos së tij, që firmoste ekzekutimin e Genc Lekës, Vilson Blloshmit, që firmoste ekzekutimin e dhjetëra e dhjetëra intelektualëve shqiptarë.
Njëlloj si Shqipëria e babait të tij që firmoste varjen në litar të Havzi Nelës të ishte një Shqipëri pa opozitë, ku ai si padrino i saj të merrte çdo vendim, të kryente çdo akt, të bënte ndaj shqiptarëve atë që nuk e ka bërë deri më sot asnjë pushtues.
Nga kjo tribunë e juaja, tribunë e lirisë, e dinjitetit, guximit ju ftoni, apeloni ndjenjat patriotike të çdo shqiptari.
Shqiptarë, atdhetarë kudo që jeni, mos harroni se në Tiranë sot është një armik i egër i Kombit shqiptar i cili në raport me pjesë të tjera të kombit është vëlla siamez me Enver Hoxhën”
VIDEO/ Momenti kur 90 plumba zbrazen mbi kryemafiozin grek në mes të AthinësMediat greke kanë publikuar video që tregojnë momentin kur ekzekutohet kryemafiozi grek, Vagjelis Zabunis në Neo Kosmos të Athinës.
Dy videot janë regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe tregojnë pritën që iu bë 44-vjeçarit, jashtë karburantit në pronësi të tij, në orët e para të së dielës.
Siç duket në video, ekzekutorët qëllojnë me breshëri kallashnikovi ndaj makinës së Vangjelis Zabunis, në momentin që ai futet brenda. Më pas, njëri prej tyre afrohet, qëllon edhe disa herë të tjera nga afër dhe në fund, hap derën dhe e qëllon sërish mafiozin grek, për t’u siguruar që ka vdekur.
(Për të parë videon, klikoni KETU)
Sipas mediave greke, mbi 90 plumba kallashnikovi janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Referuar grupit hetimor, ekzekutorët kanë përdorur të paktën dy automatikë kallashnikovë.