Aplikacion
Analisti Lorenc Vangjeli befasoi mbrëmjen e kësaj të mërkure me paraqitjen e tij në studion televizive.
I ftuar në “Opinion”, ku po diskutohej për përballjen e Ilir Beqajt me drejtësinë, Vangjeli u shfaq me thupër e gurë, sipas tij për të rrahur ish-ministrin e Shëndetësisë.
Në këtë mënyrë ai ironizoi drejtësinë popullore, duke thënë se qytetarët e akuzojnë Beqajn se ka vjedhur para gjatë detyrave që ka kryer në qeverinë “Rama”, pa pritur së pari një vendim gjykate.
Lorenc Vangjeli: Është thupër kurse këta janë gurë. Ajo është thupra me të cilën unë dua të rrah Ilir Beqajn, i cili është shpallur…
Blendi Fevziu: Do rrahësh ti Ilir Beqajn? Pse?
Lorenc Vangjeli: Njësoj si në Sudan, si në Irak, si në Jemen, sepse unë lexoj portale.
Blendi Fevziu: Po pse kjo dhëmbshuri sepse nuk është vetëm Ilir Beqaj… çdo njeri që akuzon SPAK-u, edhe portalet, edhe televizionet.
Lorenc Vangjeli: Ka thupra plot. Me aq sa ka lexuar dhe kam parë nëpër studio, me Beqaj është ‘kry punë’, thuhet në zhargon. Drejtësia popullore ka mbaruar punë me të. Edhe për Saliun vjen kjo. Më shumë se gjysma e shqiptarëve mendojnë që ai është grabitës. Po flas për mentalitetin.
Ne shqiptarët jemi të padururar. Përpara se ta thotë fjalën drejtësia e themi ne. Problemi është të sillesh si reformator. Me gurë do ta vrasim. Kjo është urrejtja jonë. Unë dua që të shplaj shpirtin si kori i madh i njerëzve. Kemi juristë popullorë që e kanë dhënë verdiktin, unë dua të jem si ta, të them që e urrej. Dhe kur e them këtë për Ilirin, natyrisht e them edhe për z.Sali. Sepse ajo që di unë, është Perëndimi që të konsideron të pafajshëm…
Dashnor Sula shpërthen ndaj Dudushit: Ore qenke i çuditshëm ti…Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u përplas verbalisht me gazetarin Alban Dudushi gjatë një diskutimi televiziv.
Të ftuar në “Top Story” ku po diskutohej për komisionin e reformës zgjedhore, Sula deklaroi se opozita nuk merr pjesë në punimet e këtij komisioni.
Por fjalën e tij e ndërpreu Dudushi duke kërkuar arsye pse opozita bojkoton takimet.
Më pas, Dashnor Sula ngriti tonet, duke kërkuar hapësirë për të çuar deri në fund argumentin.
Pjesë nga debati në studio:
Sula: Nuk shkojmë ne mor zotëri, mos fol gjëra që nuk i kupton.
Dudushi: Po pse nuk shkoni?
Sula: Dëgjoje ta them unë. Këtë që thu ti sot e kemi thënë ne në 2003.
Dudushi: Ke hall se lodhet Gjykata Kushtetuese?
Sula: Ore qenke i çuditshëm ti… Më lini të shprehem o njeri, nga pikëpamja formale… Ata janë arrogantë, në mënyrë ekstreme. Siç ka thënë edhe filozofi Seneka. Më të varfër se ata që s’kanë të hanë janë ata që janë të pangopur.
Berisha e sulmon “ditë e natë” SPAK-un, deputeti i tij kundër: Është fat që e kemiNë qendër të sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha është edhe SPAK, veçanërisht pas vendimit të marrë ndaj tij për të vendosur masë sigurie.
Por ndryshe prej tij mendon një nga deputetët që e mbështet Berishën në jetën politike, Dashnor Sula.
Gjatë një interviste në “Top Story”, Sula deklaroi se është fat që në Shqipëri kemi një institucion të tillë si SPAK.
Dashnor Sula: Unë i përkas atij grupi politikanësh që them që është fat që sot ne kemi një organ procedues si SPAK, i cili mendoj që nuk është për t’i vënë notën 10, por kjo nuk do të thotë që nuk është një rrugë e nisur drejt të mirës.
Kjo nuk është çështje javësh e muajsh, por kam besim se me pak vite, gjithë sfera politike…
Grida Duma: Nuk je tek ajo pjesë politike që e quan SKAP?
Dashnor Sula: Për mua është fat.
Deputetja opinioniste në BBV3- Reagon për herë të parë Ori NebiajOriela Nebiaj do të jetë përkrah Arbër Hajdarit si opinioniste në këtë edicion të tretë të “Big Brother Vip”.
Deputetja demokrate njoftoi se pavarësisht angazhimit të saj në spektakël, nuk do të heqë dorë nga jeta e saj politike në Parlament.
Ori Nebiaj foli për sfidën e re gjatë një interviste në “Top Channel”, ku tregoi se cilësi të tilla si maturia dhe drejtësia në gjykim, që i ka mësuar nga politika, do t’i përdorë edhe gjatë spektaklit.
“Është një përgjegjësi dypalëshe që kërkon shumë impenjim. “Big Brother” më të gjithë përgjegjësinë që kërkon si arenë krijimit dhe bërjes së opinionit publik do të marrë kohën e tij të martave dhe të shtunave dhe pjesa tjetër do ti dedikohet aktivitetit politik. Kam patur vetëm një dëshirë teksa ndërrohej viti 2023 në 2024.
Dëshira ime e vetme është që në vitin 2024 të kem mundësinë që të ushtroj detyrën time si deputete mirëfilltë në një parlament që funksionon dhe në një parlament që rikthen besimi te qytetarët dhe i kujton vetes si institucion dhe të gjith ata që janë aty që detyra e parë dhe kryesore është për të qenë zëdhënësit e qytetarëve dhe për të bërë më të mirën për qytetarët.
Aktualisht nuk e kam ndjerë, nuk e ndjej dhe ka qenë pak e vështirë që të bëja dhe unë rolin tim si një deputete e re, por 2024 shpresoj që të jetë shumë mirë”, u shpreh Nebiaj.
Media por dhe politika më ka mësuar qartazi se si të ravijëzojë atë vijën e kuqe mes të qenit neutral dhe profesional në rolin e e opinionistit. S’mund të ketë tifozëri, s’mund të ketë asgjë personale por i ftohtë në komentimin e asaj që ndodh brenda në shtëpi ku udhëhiqesh nga të qenurit i drejtë dhe asnjëherë palë, kam përshtypjen që edhe publiku këtë do”, tha Oriela Nebiaj.
Bardhi përjashton Bashën nga bashkimi opozitar: Mund të thotë jam mbret i Anglisë…Përçarja e Partisë Demokratike duket se do të na shoqërojë edhe përgjatë këtij viti.
Mbështetësit e Sali Berishës po punojnë për të gjetur formulën e bashkimit në një front të përbashkët opozitar, por nga ky grupim i përjashtuar është Lulzim Basha.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi shpjegoi gjatë një interviste se Basha nuk mund të jetë pjesë e frontit opozitar, përsa kohë që ai nuk e bën të qartë se në cilën anë është.
Sipas tij, me veprimet e tij gjatë muajve të fundit, Basha është parë shumë komod nën regjimin e Edi Ramës.
“Unë nuk e kam parë gjatë kësaj periudhe veprimtarinë politike të zotit Basha të jetë në opozitë. Ne po flasim për koalicion opozitar, pra për bashkimin e faktorëve që janë në opozitë me Edi Ramën.
Disa kanë zgjedhur të jenë në komoditet me qeverinë e Edi Ramës dhe sigurisht në këtë front opozitar nuk ka vend për ata që zgjedhin komoditetin përkundër përballjes me regjimin e Edi Ramës.
Zoti Basha mund të thotë se jam mbreti i Anglisë, por kjo nuk duhet të thotë se mbreti i vërtetë duhet t’i lirojë ambientet e tij të punës.
Në politikë, ajo që ti thua do të duhet të korrespondojë me atë që ti bën. Sepse mund të shpallësh veten kryetar të opozitës, por ndërkohë të jesh në bashkëveprim dhe në aleancë me qeverinë.
Pra, fillimisht zoti Basha duhet të ndajë mendjen se ku është i pozicionuar. Bashën e kam parë tërësisht inekzistent dhe në rehati dhe komoditet që nuk i shkon për shtat dikujt që është në opozitë. Pra, populli është në betejë me regjimin e Edi Ramës, Basha është në komoditet me regjimin e Edi Ramës”, tha Bardhi.
Ngrica dhe temperatura të ulëta, si parashikohet moti për nesërDitën e enjte vendi ynë pritet të ndikohet kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.
Moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash në orët e mesditës dhe pasdites vonë kryesisht në jug të vendit, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdetin jugor era arrin shpejtësi deri 10m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -3 deri 5°C
në zonat e ulëta 1 deri 16°C
në zonat bregdetare 4 deri 17°C
Pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, deputetët që mbështesin Sali Berishën janë të qartë për diçka: Edhe gjatë këtij vijon beteja me Edi Ramën.
Por në ç’forma do të zhvillohet kjo betejë? Përgjigjen nuk e kanë ende gati.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi deklaroi gjatë një interviste se çdo skenar është në tryezën e diskutimit.
“Në parim nuk përjashtohet asnjë akt nga aktet ekstreme të sakrificës të deputetëve të opozitës deri në përmbushjen e kërkesave tona.
Të gjitha këto opsione janë hedhur në tryezë dhe janë miratuar në parim nga deputetët e PD. Siç e thashë, do jetë grupi që do të vendosë nëse ne do kalojmë në një përshkallëzim të aksionit tonë në Kuvend. Pra, është një vendimmarrje që e merr grupi parlamentar, por secili prej nesh ka shprehur gatishmërinë për të kaluar në secilin nga skenarët që ju përmendët.
Ajo që dua të konfirmoj është se grupi parlamentar ka gjykuar që prioritet në atë moment do të duhet të jetë përballja me regjimin e Edi Ramës”, u shpreh Gazment Bardhi.
Zbardhet dëshmia/ Çfarë tha Xhemal Loka në polici pasi u arrestua për vetëvrasjen e gruas?Për Xhemal Lokën, bashkëshortja e tij Bedrie Loka vrau veten për shkak të bullizimit që përjetonte në rrjetin social “TikTok”.
Kësaj piste ai i ka qëndruar edhe në dëshminë e dhënë para grupi hetimor, pasi u arrestua sepse nga marrja në pyetje e familjarëve të tjerë, u zbulua se ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Bedrie Lokës.
Xhemal Loka pretendon se trupin e pajetë të gruas e ka parë vetëm në mëngjes dhe se menjëherë e ka dërguar në spital.
Sipas tij, gjatë muajve të fundit kishte vënë re se Bedrie Loka po përjetonte stres e ankth, por arsyeja sipas tij, lidhje me “TikTok-un”.
“Unë u ngrita në mëngjes dhe e pashë Bedrien të shtrirë në tokë te dhoma e ndenjjes, në mes të shtëpisë. Fillimisht e transportova me automjetin e vëllait për në urgjencën e spitalit në Durrës. Aty më thanë se kishte konsumuar fotoksinë dhe e kanë nisur menjëherë me ambulancë në drejtim të QSUT ku e kanë dërguar në reanimacion.
Gruaja ka pasur stres dhe ankth të shtuar kohët e fundit. Unë mendoj se këtë veprim ajo mund ta ketë bërë pasi një vit më parë i kanë hapur një adresë tik-tok në emrin e saj. Ajo prej kohësh shprehej se nuk mund ta përballonte dot foton që i kishin publikuar në rrjetin Tik-Tok”, ka dëshmuar në polici, Xhemal Loka.
Po udhëtonin me helikopter – Terroristët marrin peng stafin e OKB-sëGjashtë punonjës të ndihmave humanitare të Kombeve të Bashkuara po mbahen peng nga një grup terrorist i Al-Kaedas, al-Shabab.
Ata po udhëtonin me helikopter kur piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente në territorin që ndodhet nën kontrollin e grupit të armatosur somalez.
“Helikopteri u ul pranë fshatit Gaboon në rajonin Galgaduud për shkak të një defekti teknik”, njoftoi OKB.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në helikopter udhëtonin nëntë persona, por dy prej tyre shpëtuan nga pengmarrja, ndërsa një ishte kontraktor i palës së tretë.
Për shkak të ngjarjes, OKB ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet.
Çmimet mbeten të larta – Çfarë po u kushton më shumë shqiptarëve?Ndonëse me ritme më të ngadalësuara se në 2022-n, çmimet vijuan të rriten edhe në 2023-n. INTSTAT bëri të ditur se në dhjetor, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 4,0%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 7,4%.
Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2023 është 4,8% nga 6,7% që ishte në vitin 2022.
Ushqimet janë ato që kanë rënduar më shumë në shpenzimet e familjeve, pasi kanë pësuar rritjen më të lartë të çmimeve. Familjet në Shqipëri, për shkak të të ardhurave të ulëta, shpenzojnë rreth 41% të buxhetit për ushqime, nga 13% që është mesatarja europiane.
Rritja e çmimeve në gjysmën e dytë të vitit ka qenë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, me eurozonën që në dhjetor kishte një inflacion prej 2.9%.
Niveli i lartë i inflacionit bëri që banka e Shqipërisë të rrisë në fund të vitit të kaluar normën bazë edhe me 0.25 pikë përqind, duke e çuar në 3.25%. norma bazë është instrumenti kryesor që banka e Shqipërisë ka për të frenuar rritjen e çmimeve. Guvernatori paralajmëroi se politika monetare do të vijojë të mbetet e shtrënguar, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon që norma bazë të arrijë deri në 4.5%.
Nga erdhi rritja e çmimeve
Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,38 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,51 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,34 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,21 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,20 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,21 pikë përqindje./ Monitor