zoom

Day ArchiveBanka e Shqipërisë njofton kredimarrësit: Nga data 1 gusht…

Në gusht të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi ndërprerjen e përllogaritjes dhe publikimit të normave të tregut ndërbankar të parasë, TRIBID (Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave) dhe TRIBOR (Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave), duke filluar nga data 1 gusht 2024.

Sot Banka e Shqipërisë u bëri thirrje huamarrësve që kanë një kredi ku interesi është i ndërtuar mbi treguesin TRIBOR të jenë të vëmendshëm ndaj njoftimeve që do të marrin nga bankat.

“Ndryshimi i miratuar do të sjellë efekte mbi kontratat aktuale të kredive, të cilat janë nënshkruar duke e bazuar llogaritjen e normës së interesit në normën TRIBOR.

Norma e interesit të kontratës së kredisë është një ndër kushtet thelbësore të kontratës, të dakordësuara në marrëdhënien kontraktuale dhe në rast ndryshimi të saj, nevojitet miratimi i palëve.

Në zbatim të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, bankat tregtare kanë filluar njoftimin e klientëve të tyre, të cilët preken nga ky ndryshim për kontratat ekzistuese të kredive, të çmuara me normën TRIBOR.

Në këtë kuadër, duke përfituar nga rasti, u bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm ndaj njoftimeve që vijnë nga bankat tregtare për ndryshimet në kontratën e tyre të kredisë, veçanërisht nëse kjo e fundit është vlerësuar me normën e interesit TRIBOR.

Për çdo rast, i inkurajojmë qytetarët të lexojnë me vëmendje kontratën e kredisë për të vlerësuar nëse preken nga ky ndryshim ose t’i drejtohen bankës së tyre tregtare për të marrë më shumë informacion, nëse është i nevojshëm zbatimi i ndryshimeve në kontratën e tyre të kredisë, bazuar mbi normën e përdorur,” thuhet në njoftimin zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Vitin e kaluar, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ndërpresë llogaritjen e treguesve TRIBID dhe TRIBOR, duke qenë se këto norma përllogariten bazuar në kuotimet e bankave dhe jo në veprime konkrete të tregut ndërbankar.

Në fakt, këta tregues janë përdorur shumë pak nga bankat në çmimin e kredive në Lekë dhe treguesi benchmark mbizotërues ngelet yield-i i bonove të thesarit.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë u kujton huamarrësve të cilët mund të kenë kredi të bazuar mbi këtë normë që të jenë të kujdesshëm në komunikimin me bankën, për të qenë të qartë lidhur me ndryshimet që mund të vijnë nga ndërprerja e llogaritjes së TRIBOR-it dhe zëvendësimi i tij me një tregues tjetër benchmark./ Monitor

Viti 2023 shënoi temperaturën më të lartë të regjistruar në planet

Vitin e kaluar Toka theu rekordet vjetore të nxehtësisë sipas Agjenciës Evropiane të Klimës, ‘Copernicus’.

Agjencia tha se viti 2023 ishte 1.48 gradë Celsius më i ngrohtë se temperaturat para zhvillimit të botës industriale.

Kjo rritje ishte shumë afër kufirit prej 1.5 gradë Celsius, brenda së cilës bota shpresonte të qëndronte sipas marrëveshjes së Parisit për klimën të mbajtur në vitin 2015 me qëllim për të shmangur efektet më të rënda të ngrohjes globale.

‘Copernicus’ paralajmëron se muaji janar i këtij viti është aq i ngrohtë sa për herë të parë mund edhe të tejkalohet pragu prej 1.5 gradë, tha zëvendësdrejtoresha e Agjencisë, Samantha Burgess.

Ky objektiv “duhet të (mbahet) gjallë sepse jetët janë në rrezik dhe duhet të merren vendime të vështira për këtë” tha zonja Burgess. “Këto vendime nuk ndikojnë tek ju dhe unë, por ato ndikojnë tek fëmijët dhe nipërit tanë.”
Nxehtësia rekord e vitit të kaluar e bëri jetën të rëndë dhe ndonjëherë me pasoja fatale në Evropë, Amerikën e Veriut, Kinë dhe shumë vende të tjera. Shkencëtarët thonë se ngrohja globale është gjithashtu përgjegjëse për motin ekstrem, si thatësira e gjatë që shkatërroi pjesë të zonës lindore të Afrikës, shirat e rrëmbyeshëm që shkatërruan digat dhe shkaktuan mijëra të vdekur në Libi dhe zjarret në Kanada që ndotën ajrin nga Amerika e Veriut drejt Evropës.

Ndërkohë të martën, drejtuesja e grupit të shkencëtarëve ndërkombëtarë që analizojnë rolin e ngrohjes globale tek moti ekstrem, shkencëtarja në Kolegjin Mbretëror, Friederike Otto tha “ne patjetër shohim në analizën tonë ndikimin që kishte 2023 si viti më i nxehtë”.

Ekipi i shkencëtarëve i njohur me emrin ‘World Weather Attribution’ analizon vetëm ngjarjet e motit që ndikojnë mbi jetën e të paktën 1 milion njerëzve ose shkaktojnë më shumë se 100 të vdekur. Zonja Otto tha se ekipi i saj ishte tepër i zënë pasi kishte mbi 160 ngjarje të tilla në vitin 2023 dhe mund të kryente vetëm 14 studime, shumë prej tyre mbi valët vrasëse të të nxehtit. “Çdo valë e të nxehtit që po ndodh sot është bërë më e mundshme dhe është më e nxehtë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu,” tha ajo.

Shtetet e Bashkuara përjetuan 28 fatkeqësi nga moti vitin e kaluar që shkaktuan dëme prej miliarda dollarësh. Kjo e theu rekordin e vjetër prej 22 fatkeqësive të motit në vitin 2020, njoftoi të martën agjencia amerikane për oqeanet dhe atmosferën (NOAA). Numri i këtyre fatkeqësive të kushtueshme është rritur ndërsa në vitet 1980 ka pasur mesatarisht tre fatkeqësi në vit dhe pak më pak se gjashtë në vit gjatë viteve 1990.

Fatkeqësitë në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar me kosto prej miliarda dollarësh përfshijnë një thatësirë, katër përmbytje, 19 stuhi të forta, 2 uragane, një zjarr i madh dhe një stuhi dimri. Ato së bashku morën jetën e 492 njerëzve dhe shkaktuan miliarda dollarë dëme, sipas agjencisë NOAA.

Masa e akullit në Antarktidë shënoi nivele të ulëta rekord gjatë vitit 2023, raportoi ‘Copernicus’.

“Temperaturat arritën nivele rekord për shtatë muaj. Ne kishim qershorin, korrikun, gushtin, shtatorin, tetorin, nëntorin, dhjetorin më të ngrohtë”, tha zonja Burgess. “Nuk ishte vetëm një sezon apo një muaj që ishte i jashtëzakonshëm. Ishte e jashtëzakonshme për më shumë se gjysmën e vitit.”

Ka disa faktorë që e bënë 2023 vitin më të ngrohtë në histori, por faktori më i madh ishte sasia gjithnjë në rritje e gazeve serrë në atmosferë që bllokojnë nxehtësinë brenda planetit, tha zonja Burgess. Këto gaze vijnë nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror.

Zoti Malte Meinshausen, shkencëtar që merret me mjedisin në Universitetin e Melburnit, tha se rreth 1.3 gradë Celsius e ngrohjes vjen nga gazet që shkaktojnë efektin serrë.

Agjencia Evropiane për motin ‘Copernicus’ ka të dhëna nga viti 1940 dhe mbështetet në një kombinim të vëzhgimeve dhe modeleve të parashikimit të temperaturave. Grupe të tjera, përfshirë agjencitë amerikane NOAA, NASA si dhe Zyrën Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat bashkërendojnë të dhëna që nga mesi i viteve 1800, dhe do të publikojnë në fund të javës raportin e tyre për vitin 2023.

Megjithëse analizat aktuale bëhen mbi të dhëna që mblidhen në më pak se dy shekuj, disa shkencëtarë thonë se provat nga bërthamat e akullit sugjerojnë se kjo është periudha më e ngrohtë që Toka po përjeton në më shumë se 100,000 vjet.

“Kjo do të thotë që qytetet tona, rrugët tona, monumentet tona, fermat tona, të gjitha aktivitetet njerëzore nuk janë përballur kurrë me klimë kaq të ngrohtë”, tha drejtori i ‘Copernicus’ Carlo Buontempo në një konferencë për shtyp të martën.

Zoti Meinshausen, shkencëtar australian për klimën, tha se është e natyrshme që publiku të shtrojë pyetje nëse jemi larg objektivit që bota të mos ngrohet më shumë se 1.5 gradë. Ai tha se është e rëndësishme që njerëzit të vazhdojnë të përpiqen të frenojnë ngrohjen.

Por Drejtori i ‘Corpernicus’, Buontempo tha se bota do të bëhet më e nxehtë: “Nëse kemi parasysh trajektoren aktuale, pas disa vitesh, viti 2023 që ishte vit i rekordeve të thyera me siguri do të mbahet mend si një vit i ftohtë”./ Zëri i Amerikës

Së shpejti, një tjetër risi e WhatsApp

Së shpejti, përdoruesit e aplikacionit WhatsApp do të përjetojnë një tjetër ndryshim.

Ata do të kenë mundësinë të përzgjedhin sipas preferencës ngjyrën kryesore të aplikacionit, falë përditësimeve që po bën WhatsApp.

Përdoruesit do të mund të zgjedhin mes pesë ngjyrave kryesore.

Kjo përmirëson aksesin për përdoruesit me dëmtime të shikimit ose preferenca specifike ngjyrash bazuar në komoditetin personal.

Përditësimi për iOS ka një seksion të ri ku përdoruesit mund të zgjedhin ngjyrën kryesore të aplikacionit.

10 sëmundjet që parandalon uji i kokosit

Lëngu i kokosit ka përfitime të shumta për shëndetin tonë. Hulumtimet e ndryshme kanë konfirmuar se ka veti antivirale, antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese, prandaj mund të parandalojë lloje të ndryshme sëmundjesh.

Uji i kokosit është 95% ujë, por gjithashtu përmban lëndë ushqyese të rëndësishme si sheqerna, vitamina, minerale, aminoacide dhe fitohormone që janë shumë të mira për shëndetin e trupit.

– I jep energji trurit dhe muskujve
– Parandalon plakjen e parakohshme
– Përmirëson tretjen
– Rregullon pH e trupit
– Është me pak kalori
– Është i pasur me lëndë ushqzese esenciale
– Përmirëson shëndetin e traktit urinar
– Është i mirë për shëndetin kardiovaskular
– Përmirëson tretjen
– Parandalon dehidratimin

Gazetarja e CNN përlotet live: Kam kancer në gji

Gazetarja e CNN, Sarah Schindner ka rrëfyer një periudhë të vështirë që po kalon në jetën e saj.

Spikerja e lajmeve dha lajmin “live” në studio se është diagnostikuar me kancer gjiri.

Ajo i shfrytëzoi minutat televizive jo për t’u ankuar për sëmundjen e saj, por për të dhënë një mesazh për audiencën se momente të tilla duhet të shërbejnë për të shijuar jetën dhe për të mos mërzitur veten për gjëra të vogla.

“Nuk jam sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan, pi rrallë. E megjithatë ja ku jam me kancerin e gjirit në fazën e tretë. Është e vështirë të thuash me zë të lartë. Kanceri i gjirit nuk është më një dënim me vdekje për shumicën e grave. Për të gjitha motrat e mia, të bardha të zeza ju lutemi bëni mamografitë tuaja çdo vit”, tha gazetarja e paaftë për të fshehur dridhjen e saj, me sytë e saj të përlotur.

Sarah Schindner ka kancer në fazën e tretë dhe është në muajin e dytë të kimioterapisë. Ajo pritet t’i nënshtrohet rrezatimit dhe mastektomisë së dyfishtë.

SHOKUESE/ Persona të armatosur marrin peng punonjësit e televizionit në Ekuador (VIDEO)

Disa punonjës të një televizioni lokal në Ekuador po mbahen peng nga një grup personash të armatosur.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, disa persona të maskuar dhe me armë në duar u futën në studiot televizive dhe më pas nisën të bërtisnin dhe të kërcënonin punonjësit.

Duke përdorur pistoleta, mitralozë dhe kallëpe dinamiti, kriminelët e maskuar sulmuan selinë e rrjetit TC Televisión në qytetin më të madh të Ekuadorit, Guayaquil.

Nga videoja e postuar në rrjetin social “X” duket momenti kur ata ulërasin se kanë bomba me vete dhe se mund t’i përdorin.

Dikush mes punonjësve përpiqet t’i qetësojë ata, por grupi i armatosur i drejton armën.

#BREAKING 🇪🇨 The president of Ecuador declares a state of emergency in the country after armed men storm a television station#Ecuador #EcuadorDeMalEnPeor #EcuadorExigeSeguridad pic.twitter.com/K9xZRaqCdi

— Tata (@Lastking1236) January 9, 2024

Pengmarrja u transmetua drejtpërdrejt për të paktën 15 minuta përpara se sinjali të ndërpritej.

Pas incidentit, presidenti Daniel Noboa nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke shpallur një konflikt të armatosur të brendshëm dhe renditi disa grupe të krimit të organizuar si “organizata terroriste” dhe “aktorë joshtetërorë”.

Të paktën shtatë policë janë rrëmbyer nga anëtarët e bandës që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Masat u vendosën nga Presidenti Noboa pasi bosi i bandës Los Choneros u zhduk nga një burg i sigurisë maksimale të dielën.

Ledioni, moderator i BBV3 – Reagon për herë të parë Arbana dhe njofton diçka për publikun

Komentin për moderimin e “Big Brothet Vip 3” nga Ledion Liço në këtë sezon, Arbana Osmani vendosi ta bëjë duke ju përgjigjur ndjekësve në “Instagram”.

Një pjesë e tyre shprehin pakënaqësi që në këtë edicion të tretë të spektaklit, ekranit do t’i mungojë Arbana Osmani.

Por moderatorja shpreh vlerësimet e saj për Ledionin, duke u treguar besimplotë se ai do të shkëlqejë gjatë prezantimit.

“Ledioni është shumë i mirë dhe do prezantojë shkëlqyer!”, komenton ajo.

Ndërsa për të gjithë ata që duan ta shohin sërish në ekran, Arbana njoftoi se së shpejti do të ritakohen.

“Nuk iki nga ekrani unë kaq kollaj jo! Do shihemi shpejt!”, shkruan ajo pa zbuluar se me cilin program.

MESAZHET/ Vajza i shkruan Xhemal Lokës: Nuk ta lejojmë kur rreh mamin

Një muaj para se Bedrie Loka të vriste veten në Durrës, vajza kishte biseduar me mesazhe me të atin, Xhemal Loka, duke i kërkuar të qetësonte marrëdhënien me nënën.

Në mesazhet e publikuara nga emisioni “Uniko”, vajza i thotë Xhemal Lokës se duhet të vijë në shtëpi për të biseduar me mamanë (Bedrien) dhe për të sheshuar mosmarrëveshjet.

Po ashtu, ajo ia bën të qartë se keqtrajtimin fizik të nënës nuk e tolerojnë asnjë prej fëmijëve. Por Xhemal Loka këmbëngul se Bedrie Loka nuk sillej mirë sepse shkonte pa leje te familjarët e saj.

MESAZHET:

Vajza: Mua më keni bërë të huaj. Po kur ti bën të padrejtë me mamin e ne fëmijët s’do ta lejoj fare. Se i ke ca gabime dhe ti o bab. Hajde për Vit të ri dhe merru vesh me të vetë.

Babai Xhemal Loka: Ti don me qan fmi taman, ti me kët qëndrim që të thashë unë nuk ke asnjë të drejtë.

Vajza: Kur ti bon sherr në familje rref mamin e bo këto gjona, jo unë po krejt fëmijët s’ta lejojmë. Ti kur i bën mamit ato gjëra s’do as ne.

Babai Xhemal Loka: Se mami jot nuk ka asnjë të drejtë me shku kund pa më pyet mua.

Vajza: Ti a thu se për mua ka vdek. Ajo s’është askushi. Hajde për Vit të Ri merru vesh me të.

Babai Xhemal Loka: Kaq di të them. Veji gishtin kokës.

Vajza: Ok ok. Të thashë edhe njëherë do ndërhyj kur do ti. Bo tëpadrejtë, rri e kërcënon. Me mua s’ke punë fare t’më peshosh mua me faj.

Babai Xhemal Loka: Unë nuk të kam ndërhyrë në familjen tënde.

Vajza: Po kur kam problem me familje do më dalësh përzot si bab. Unë shof se ju rrini e rrifi normal që do ndërhyj se jeni familja ime.

Babai Xhemal Loka:
Dhe ti nuk ke asnjë të drejtë të fusësh hundët te familja ime merre vesh se ç’a po të them.

Vajza: Kur duheni s’kam pse ndërhyj, shyqyr si duheni.

Babai Xhemal Loka: Se ja ke qit met mamit tan dhe një shoqe e asaj.

Vajza: Kur rrifi ç’a të rri të shoh se ç’a jeni t’u ba.

Vajza rrëfen bisedën e fundit me Bedrie Lokën: Mami më tha…

Vajza e Bedrie Lokës ka zbardhur bisedën e fundit që bëri me të ëmën para se ajo të vriste veten për shkak të dhunës së bashkëshortit dhe gjendjes së rëndë psikologjike.

Në dëshminë e saj për grupin hetimor, vajza ka zbuluar se në natën e vetëvrasjes, ka biseduar në telefon me mamanë, e cila i ka treguar se ka debatuar sërish me babanë, Xhemal Lokën.

Sipas vajzës, debatet mes Bedrie dhe Xhemal Lokës i shoqëronin prej disa muajsh.

“Prej një viti ato nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, kanë patur debate që prej muajit shkurt 2023… sepse gjyshja ime ka kaluar një trombozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja. Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shprehej se do t’i jepte fund jetës se thoshte jam e lodhur. Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin … ka qenë ora rreth 22:30 dhe… dhe ajo më tha që prapë debat … i thashë po leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë.

Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin e nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin, madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë, se nuk e lejonte mamin të shkonte te shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar mamin tim.

Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19:00 pak a shumë deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, e ka marrë në celular mamin tim dhe i kanë thënë që unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend.

Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babai im. Mami ka patur konflikte të here pas hershme me babain tim.

Diku nga muaji shtator 2023 mami … i ka gjetur babit… disa letra në gjuhën franceze të cilat ia ka dërguar një … femër … ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin… kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, tregon ajo.

Vetëvrasja e Bedrie Lokës tronditi jo vetëm Durrësin, por të gjithë vendin. Fillimisht u raportua se 41-vjeçarja është shtyrë drejt vetëvrasjes për shkak të bullizimit në “TikTok”. Por më pas, vëllezërit e saj ngritën dyshime për marrëdhënien me bashkëshortin, i cili u arrestua sepse në u gjetën prova se ai ushtronte dhunë dhe e keqtrajtonte Bedrie Lokën.

Edhe Rashica shkëlqen në Turqi, gol pas vetëm 4 minutash lojë

Milot Rashica ka shënuar gol në llogarinë e Besiktas, në ndeshjen e kampionatit turk ndaj Rizerspor.

Takimi i mbajtur në Çaykur Didi Stadyumu (Rize) u zhbllokua pas vetëm 4 minuta lojë, pas një goditje fantastike të sulmuesit Rashica.

E majta e sulmuesit shqiptar la të shtanguar në vend portierin Akkan, i cili nuk mund të bënte asgjë tjetër, vetëm të shoqëronte topin me sy.

Pas golit të Rashicës, Besiktas thelloi epërsinë, me dopietën e Semih Kilicsoy. 27-vjeçari Milot Rashica po luan sezonin e parë me këtë skuadër, ndërsa në edicionin e kaluar veshi fanellën e rivalëve të Gallatasaray.

Futbollisti ka dhënë kontributin e tij në Holandë për Vittese, në Gjermani për Werder Bremen dhe në Angli për Norwich. /ZOOM.AL/