zoom

Day ArchiveNis i ftohti polar, në rrugë do të ketë ngrica të forta

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare.

Moti do të jetë fillimisht me alternime vranësirash, më pas në orët e para të ditës e në vazhdim pritet mbizotrim i motit të kthjellët.

Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në jug priten reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në orët e para të 24-orëshit. Në orët e mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteoroligjik Ushtarak, vlen për tu theksuar prezenca e ngricave të forta në akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdet e lugina fiton shpejtësi e bëhet hera-herës intensive 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -2 deri 6°C
në zonat e ulëta 2 deri 12°C
në zonat bregdetare 5 deri 13°C

Balluku pranon se ligji i Investimeve Strategjike ka pasur edhe efekte negative

“Ka gjithmonë një analizë dhe ka gjithmonë disa, le të themi, efekte negative gjatë një procesi dhe disa efekte pozitive, por rëndësi ka që efektet pozitive janë më të mëdha se ato negativet”- u përgjigj ajo e pyetur nga BIRN se çfarë do të përfitohet nga zgjatja e afatit për një ligj që ka treguar se ka dhënë leje për kompani offshore apo personave të lidhur me qeverinë.

“Nuk e di kush janë kompanitë off shore, as këta persona të afërm me pushtetin që kanë përfituar”- argumentoi ministrja, duke shtuar se ligji ka bërë që investimet e huaja të rriten disafish dhe duke sjellë në Shqipëri, sipas saj, “kompani që i kemi parë vetëm në lajmet e The Economist apo CNN”.

Ajo nuk u referua me emra konkret investimeve të huaja që ka sjell zbatimi i këtij ligji, por nga lista e gjatë e vendimeve të Komitetit për Investimet Strategjike është vetëm grupi arab EMAR, që shteti i ka dhënë për ndërtimin e një porti jahtesh dhe kompleka banimi në Durrës në 800 mijë metra katrorë tokë shtetërore.

Sipas Ballukut, afati do të zgjatet deri sa të bëhet gati ligji i ri për investimet i cili po bëhet përgatitet duke “mësuar” nga efektet negative të ligjit aktual.

“Nëse ka pasur efekte negative ne jemi një qeveri që mësojmë nga gabimet tona dhe përmirësojmë procese për të mos bërë më gabime që dalin si pjesë e kolaudimit të një procesi”- tha ajo.

Por, e pyetur nëse një prej gabimeve në zbatimin e ligjit ishte dhe dhënia e statusit “investitor strategjik’, bashkëshortit të një ish-ministre të qeverisë, ajo tha se nuk e dinte këtë dhe se nuk merrte përsipër të mbante përgjegjësinë e drejtësinë.

“Nuk më rezulton që të ketë një vendim të tillë që ta ketë nxjerrë të gabuar dhënien e statutit të një investitori”- përfundoi Balluku duke ripërsëritur se ligji i kishte sjell zhvillim vendit.

Ligji i debatueshëm i miratuar në vitin 2015 me afat të përkohshëm deri në vitin 2018 u shty 2 herë dhe shtyrja e fundit skadoi më 31 dhjetor 2023, por ministri i Financave, Ervin Mete deklaroi se në Kuvend është depozituar një propozim i ri për shtyrjen e afatit të tij për herë të tretë.

Ndryshimet nuk janë bërë akoma publike nga Kuvendi.

Ligji ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas opozitës dhe ekspertëve të ekonomisë, skema e investitorëve strategjikë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Socialistët refuzuan disa herë kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zbatimin e këtij ligji, pas shqetësimeve se ai ishte përdorur për të favorizuar biznesmenë pranë qeverisë.

Njëri prej përfituesve është dhe Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, i cili përfitoi statusin për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut, një nga zonat më të bukura në Jug të vendit.

Ligji i njeh statusin investitor strategjik në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Sipas vendimeve të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, shteti u ka ofruar investitorëve strategjikë qindra hektarë tokë përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera./ Reporter.al

Gazetari jep detaje për vrasjen në Vlorë: Sinomati u ekzekutua brenda 30 min

Gazetari i kronikës së zezë, Armand Bajrami dha më shumë detaje për vrasjen që tronditi Vlorën mbrëmjen e të dielës, ku u ekzekutua me snajper në ballkonin e shtëpisë 22-vjeçari Gëzim Sinomati, djali i Simon Sinomatit, ish-anëtarit të bandës së Gaxhait.

Gjatë një interviste në “News 24”, gazetari tregoi se gjithçka ndodhi brenda 30 minutash.

Sipas tij, e gjithë dinamika e ngjarjes të çon te një krim i organizuar.

“Nuk ka dyshim edhe nga hetimet që kemi të bëjmë me krim të organizuar, kjo referuar dinamikës, armës së përdorur. Gjithçka ka qenë e përllogaritur, përfshirë edhe djegien e makinës, edhe pse është skemë e përdorur. Them që përveç se është e mirë menduar është dhe një ngjarje e kushtueshme, jo vetëm për armën e përdoruar por edhe për personin që kreun aktin.

Dyshimet janë se automjeti ka qëndruar 30 min derisa është shfaqur 23-vjeçari në ballkon. Gjithsesi janë duke u bërë hetimet për zbardhej ne ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Kemi dy pista deri më tani, e shkuara e errët e babait të tij dhe dyshimet që vetë 23-vjeçari ka qenë i përfshirë në çështje të trafikut në Belgjikë.

Unë nuk kam informacion për ngatërrim objektivi, por megjithatë kanë kuluar vetëm 24 orë dhe të gjitha pistat janë të hapura”, u shpreh gazetari.

Plagoset vëllai i ish-ministres Evis Kushi, në gjendje të rëndë në spital

Vëllai i ish-ministres Evis Kushi, Mikel Caku, mbeti i plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne.

Ai u plagos në një nga uzinat e “Kurum International”, në ish-Kombinatin Metalugjik të Elbasanit, ku ushtronte detyrën e ekspertit për sigurinë e zjarrit.

58-vjeçari u dëmtua aksidentalisht nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit.

Së bashku me të mbeti i plagosur edhe punonjësi David Elezi.

Mësohet se në gjendje më të rëndë shëndetësore është vëllai i Evis Kushit.

Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas në një spital privat.

“Nuk e kthej më kokën pas” – Beniada flet për ndarjen nga partneri

Në korrik qarkulloi lajmi se modelja Beniada Nishani i kishte dhënë fund romancës me vëllanë e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdarin.

Nga ajo periudhë, Beniada ka thyer heshtjen vetëm së fundmi, duke konfirmuar që raporti i saj dashuror me Blertin nuk ekziston më sepse gjërat nuk shkuan ashtu siç ata donin.

Megjithatë, Beniada u shpreh e rezervuar për ta përmendur ish-të dashurin me emër, njësoj siç u tregua e kujdesshme të mos zbulonte emrin e tij as gjatë kohës që ishin të lidhur.

“Unë nuk kam thënë asnjëherë një emër. Mendoj që në një lidhje, në fillim është e bukur ta shijosh ti. Nuk më pëlqen të them që jam e lidhur, jam me këtë personin.

Dua ta shijoj dhe dua ta kuptoj si shkon lidhja, mos të flas para kohe. Unë e kam shijuar. Nuk e kam bërë publike, ishte diçka private që po shijoja. Isha e lumtur. Jam një person që nuk dua t’i bëj gjërat publike”.- tha ajo në një intervistë televizive.

Pas përfundimit të kësaj romance, Beniada Nishani është e bindur se e presin të tjera gjëra të bukura në jetë.

“Jemi njerëz, bëjmë shoqëri. Kur gjërat nuk shkojnë ashti siç do, mbarojnë. Kur mbyllet një derë, hapet një portë, si thonë italianët. Është e vështirë të më shohësh të mërzitur, kjo s’do të thotë që s’po kaloj moment të vështirë. Më presin gjëra më të bukura. Nuk e kthej më kokën pas”, u shpreh Beniada.

Udhëheqësi pro rus kërkon të ndajë Bosnjën, SHBA i çon mesazh me avionët ushtarakë

Dy avionë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi Bosnjë të hënën në një shfaqje të mbështetjes për tërësinë e vendit ballkanik përballë politikave ndarëse të udhëheqësit pro rus të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Avionët F-16 fluturuan si pjesë e stërvitjes së përbashkët me forcat boshnjake. Fluturimet u kryen në rajonet e qytetit lindor të Tuzlës dhe në veri të Bërçkos, sipas një deklarate nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë.

“Shtetet e Bashkuara kanë nënvizuar se Kushtetuta e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk përmban të drejtën e shkëputjes dhe do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element themelor” të marrëveshjeve të paqes së Dejtonit që i dha fund luftës së viteve 1992-95 në vend, theksohet në deklaratë.

Konflikti etnik në vitet 1990 shpërtheu pasi serbët e Bosnjës donin të krijonin shtetin e tyre dhe t’i bashkoheshin Serbisë fqinje. Më shumë se 100,000 njerëz u vranë përpara se lufta të përfundonte me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila krijoi entitetet serbe dhe boshnjako-kroate që mbahen të lidhura nga institucionet e përbashkëta.

Milorad Dodik, i cili është president i entitetit serb të quajtur Republika Serbe, ka sfiduar sanksionet amerikane dhe britanike mbi politikat e tij. I mbështetur nga Rusia, ai ka kërcënuar vazhdimisht se do të shkëpus gjysmën e drejtuar nga serbët nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Vendet perëndimore kanë frikë se Rusia mund të përpiqet të nxisë telashe në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në shkallë të gjerë në Ukrainë, i cili u nis nga Moska gati dy vjet më parë. Në deklaratën e ambasadës amerikane thuhet se “Bosnja është një partner thelbësor i Shteteve të Bashkuara me një objektiv të përbashkët qëndrueshmërinë rajonale”.

Qeveria e Dodikut filloi të hënën kremtimin e një feste të diskutueshme kombëtare që gjykata e lartë e Bosnjës e ka shpallur të paligjshme. Më 9 janar të vitit 1992, serbët e Bosnjës shpallën krijimin e një shteti të pavarur në Bosnje, gjë që çoi në gjakderdhje.

Mediat boshnjake raportuan se zhurma e avionëve mund të dëgjohej në qytetin veriperëndimor të Banja Llukës, kryeqyteti i entitetit serb, gjatë një tubimi ceremonial atje. Në një fjalim Milorad Dodiku përsëriti se “qëllimi i popullit serb është një shtet serb në këto zona”, raportoi televizioni rajonal N1.

Milorad Dodiku ironizoi me fluturimet duke thënë ato do të kontribuojnë në festimet e së martës, të cilat zakonisht përfshijnë një parakalim të policisë së armatosur dhe shfaqjen e pajisjeve të tyre.
Reuters: Dodiku zbuti fjalët rreth shkëputjes

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës i tha të hënën agjencisë së lajmeve Reuters se nuk kishte plane për të kërkuar shkëputjen, duke u tërhequr nga thirrjet e mëparshme për një republikë të ndarë, mes shtimit të trysnisë nga Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2021, ai shkaktoi krizën më serioze politike që nga lufta e viteve 1992-95, kur tha se do të tërhiqte rajonin nga institucionet kryesore shtetërore të Bosnjës, si gjyqësori, sistemi i taksave dhe forcat e armatosura të përbashkëta. Ai nuk e përmbushi kërcënimin, duke thënë se do të priste një moment më të përshtatshëm gjeopolitik për të.

Por ai i tha agjencisë së lajme Reuters në një intervistë në Banja Llukë të hënën se shkëputja nuk ishte pjesë e planit të tij.

“Ne nuk bëjmë thirrje për revolucion. Ne nuk po përgatitemi për luftë, ne po përgatitemi për vendime politike në nivel të parlamentit shtetëror dhe në nivel të parlamentit të Republikës Serbe”, tha Milorad Dodik.

Ai tha se dialogu politik midis grupeve etnike në Bosnje është i nevojshëm për të siguruar autonomi më të madhe për entitetin serb.

“Në fazën e parë, ne duhet të sigurojmë dialog midis partive politike në Bosnje, pa pjesëmarrjen e të huajve, në mënyrë që të sigurojmë një marrëveshje të qëndrueshme. Përndryshe Bosnja nuk ka të ardhme”, tha ai.

Në intervistë, Dodiku foli hapur kundër asaj që ai e quan ndërhyrje ndërkombëtare në çështjet e Bosnjës, në të cilën një i dërguar ndërkombëtar i paqes ka fuqi ekzekutive për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes së Dejtonit.

Ai tha se nëse i dërguari aktual Christian Schmidt do të përpiqej të vizitonte Republikën Serbe do t’i kërkohet të largohej. Dodiku tha se mandati i zotit Schmidt është i paligjshëm pasi nuk u konfirmua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ku aleati i madh i serbëve, Rusia, ka të drejtën e vetos.

Ai tha se të huajt nuk duhet të kenë asnjë rol në politikën e Bosnjës, duke përfshirë Gjykatën Kushtetuese në të cilën punojnë tre gjyqtarë ndërkombëtarë së bashku me dy gjyqtarë nga secila prej tri etnive – boshnjakët, kroatët dhe serbët.

Bosnja synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por përpjekjet kanë ngecur për shkak të reformave të ngadalta dhe ndarjeve të brendshme./ Zëri i Amerikës

“Doktori do të jetë së shpejti mes nesh” – Çfarë po paralajmëron avokati i Berishës?

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë së shpejti mes mbështetësve të tij demokratë, sipas avokatit të tij mbrojtës, Genc Gjokutaj.

Avokati e bëri deklaratën gjatë tubimit të mbajtur pasditen e kësaj të hëne poshtë shtëpisë së Berishës, ku pjesë u bë edhe Genc Gjokutaj.

“Të bëhemi bashkë se këta nuk janë trima, por janë mashtrues, deri më tani kanë mashtruar popullin. Tani këtyre nuk u duhet besuar as e vërteta. Përpara, se njerëzit i kanë hapur sytë. Për pjesën ligjore unë ju garantoj besnikëri ndaj çështjes tonë. Çështja do të fitojë. Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”, tha Genc Gjokutaj.

Prej disa ditësh, Berisha, edhe pse në arrest shtëpiak, çdo pasdite del në dritare dhe mban fjalime për mbështetësit që mblidhen poshtë shtëpisë së tij, duke i mobilizuar që të mos tërhiqen nga kauza e tyre përballë qeverisë.

E rëndë në Elbasan/ Nxënësja hidhet nga kati i dytë i shkollës

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Elbasan.

Në gjimnazin “Vasil Kamami” Elbasan një nxënëse e klasës së 10, e ardhur nga një qendër sociale, është vetëhedhur nga kati i dytë i shkollës për arsye që ende nuk dihen.

Njarja ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës.

Nxënësja është jashtë rrezikut për jetën dhe policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës.

Horror në Greqi/ 41-vjeçarja shqiptare futet në sënduk dhe hidhet në pyll

Ajo që u raportua në fillim si zhdukje, rezultoi në fakt një ngjarje tronditëse.

Një 41-vjeçare shqiptare, sipas mediave greke, është gjetur e futur në një sënduk, që më pas është hedhur në një zonë pyjore në Halkidikit në Greqi.

Bashkëshorti i saj i parë e raportoi si të zhdukur më 1 janar sepse nuk ishte kthyer në shtëpi në mbrëmje pasi kishte mbaruar punën.

Pas zhdukjes, policia greke nisi hetimet, ku nga këqyrjet e kamerave të zonës, i dashuri ri i saj dhe miku i tij janë parë duke dalë nga shtëpia duke mbajtur një sënduk. Policia më pas kontrolloi shtëpinë ku gjeti gjurmë gjaku, flokët me ADN-në e gruas.

Për t’i shpëtuar drejtësisë, partneri i ri i 41-vjeçares kishte krijuar alibi, duke deklaruar para grupit hetimor se ajo i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.

41-vjeçarja kishte krijuar një lidhje të re dashurore dhe ishte shtatzënë në muajin e tretë.

Ajo ishte edhe nënë e një vajze 13-vjeçare.

Zbuloni shenjat e fshehura që tregojnë se vuani nga hernia diskale

Kur themi hernie diskale me siguri mund t’ju shkojë mendja tek dhimbja e kurrizit apo mesit megjithëse këto nuk janë të vetmet simptoma të kësaj sëmundje.

Nga takat shumë të larta deri tek keq ushqyerja, dhimbja e mesit mund të ketë një shumësi arsyesh.

Gjithsesi dëmtimet e shtyllës kurrizore shkaktojnë sipmtoma të ndryshme të cilat ju mund të jeni duke i injoruar.

Hernia diskale është një gjendje pataologjike e shtyllës kurrizore e ku vertebrat thyhen ose çahen.

Kjo sëmundje mund të jetë shqetësuese dhe të përfshijë të gjithë trupin me dhimbje.

AgroWeb.org në këtë artikull ju shpjegon disa nga sinjalet më të zakonshme që vuani nga hernia diskale.

Shenjat më të zakonshme që jep hernia diskale i gjeni të renditura si më poshtë.

Dhimbja e gjymtyrëve

Për shkak të dëmtimit të diskut në shtyllën kurrizore dhimbja mund të jetë duke prekur edhe gjymtyrët tuaja.

Kjo varet nga zona ku disku është dëmtuar përgjatë kurrizit tuaj.

Pra nëse keni dhimbje krahësh me siguri dëmtimi është në pjesën e sipërme të trupit afët qafës.

E kundërta do të ndodhë me dhimbjen e këmbëve.

Sa më afër mesit dëmtimi aq më shumë dhimbje këmbësh do të përjetoni.

Ftohja e trupit pjesërisht

Kur dëmtoni shtyllën kurrizore shpeshherë nervat janë të çekuilibruar dhe simptomat mund të jenë të ndryshme.

Një ndër simptomat jo të drejtpërdrejta të hernies është edhe ftohja e një pjese të trupit.

Ftohja mund të përfshijë edhe mpirje të zonës së trupit apo dridhje të saj.

Mpirja e duarve

Simptomat e hernies diskale nuk përfshijnë vetëm dhimbje, pasi dëmtimi ka prekur nervat që i përçojnë mesazhe trurit.

Prandaj, nëse keni këtë sëmundje me siguri do të përjetoni edhe vështirësi në lëvizje nga mpirja dhe ftohja e duarve.

Në rastin e dëmtimit të shtyllës kurrizore në zonën e qafës mpirja e duarve do të jetë një nga simptomat më të përsëritura.

Dobësim i këmbëve

Sipas të dhënave, dëmtimet e shtyllës kurrizore mund të jenë gjithashtu duke ju shkaktuar dobësim të këmbëve.

Dëmtimet  e nervave sa më afër këmbëve të jenë aq më shumë do të shkaktojnë dobësim dhe mos balancim të tyre.

Dhimbje e këmbëve

Nëse dëmtimi i diskut ndodhet nga zona e mesit e poshtë kjo do të shkaktojë dhimbje të këmbëve.

Dëmtimet e shtyllës kurrizore në zonën e mesit shkakëtojnë një gjendje të quajtur nervi shiatik.

Nervi shiatik do të shkaktojë dhimbje të mëdha në këmbët tuaja duke ju penguar lëvizjen.

Dhimbje kur qeshni apo kolliteni

Megjithëse e qeshura supozohet të jetë ilaçi më i mirë në rastet e dëmtimeve të shtyllës kurrizore, e qeshura do të kthehet në dhimbje.

E qeshura, kollitjet apo tështimat janë disa nga proçeset që do t’ju shkaktojnë dhimbje nëse vuani nga hernia diskale.

Dhimbja shkaktohet kur pushoni

Nëse ngritja e peshave të rënda do t’ju shkaktojë hernien diskale, qëndrimi pa lëvizur mund të përkeqesojë dhimbjen.

Qëndrimi ulur apo përkulja para do të kthehet në një proçes të dhimbshëm nëse vuani nga hernia diskale./AgroWeb.org