zoom

Day ArchiveEMRAT/ Kush janë shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi

Zbardhen emrat e shqiptarëve të dhunuar barbarisht në Mal të Zi.

Doris Kopaci, Azem Dervishi dhe Klodjan Meaj u sulmuan fizikisht nga një grup personash, sipas policisë pa asnjë motiv.

Ata morën plagë në fytyrë dhe shenja në trup dhe pas ngjarjes, u paraqitën në polici për të bërë kallëzim, pas ndërhyrjes së autoriteteve shqiptare.

Autoritetet malazeze po hetojnë ngjarjen.

“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, tha kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic.

Të nxirë dhe të gjakosur, dalin pamjet e shqiptarëve të dhunuar në Mal të Zi

Dalin pamjet e shqiptarëve të dhunuar nga një grup personash ende të paidentifikuar në Mal të Zi.

Në videot më poshtë duken dy prej shqiptarëve të sulmuar fizikisht dhe shenjat që kanë në trup pas dhunës.

Një prej tyre tregon me anë të telefonit syrin e nxirë dhe të gjakosur. Ai ka plagë edhe në pjesën e barkut.

Ndërsa shqiptari tjetër ka shenja në fytyrë.

Sipas Policisë së Shtetit, shqiptarët u sulmuan pa asnjë shkak nga një grup personash. Fillimisht, ata goditën mjetin e tyre me targa gjermane, me të cilin po udhëtonin dhe më pas sulmuan edhe shqiptarët fizikisht.

Tjetër aksident me vdekje në vend, humb jetën 55-vjeçari në Tiranë

Një tjetër person humbi jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e kësaj të shtune.

Këtë herë viktimë mbeti një 55-vjeçari në zonën e Saukut në Tiranë.

Ai u përplas nga një mjet që drejtohej nga një 23-vjeçar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më herët në fshatin Tapizë, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, humbi jetën në aksident një fëmijë 4-vjeçar. Pasi u përplas nga një makinë, ai u dërgua në spital me urgjencë, por nuk mbijetoi dot.

Pse u dhunuan shqiptarët në Mal të Zi? Policia jep detaje: Fillimisht u godit mjeti

Policia e Shtetit dha informacion më të zgjeruar për ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Mal të Zi, në qytetin Herceg Novi.

Tre shqiptarët, sipas policisë, janë sulmuar befasisht nga një grup personash.

Pa asnjë shkak, shton policia, ata kanë nisur të godasin mjetin me targa gjermane me të cilin lëviznin shqiptarët dhe më pas i kanë sulmuar edhe ata fizikisht, duke iu shkaktuar plagë në trup.

Pas ngjarjes, në policinë lokale janë shfaqur vetë shqiptarët, ku fillimisht kanë hezituar të bëjnë kallëzim për rastin, por më pas, me ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare dhe me vendosjen e një avokati në dispozicion, ata pranuan të bëjnë denoncim.

Nga ana e policisë malazeze po punohet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, ku janë dhunuar tre shtetas shqiptarë, nga disa shtetas të panjohur, sqarojmë se:

Sapo kanë marrë dijeni për këtë ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Drejtori i Departamentit për
Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Policinë e Shtetit, kanë komunikuar menjëherë me homologët në Malin e Zi, për t’u njohur me rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për t’iu ofruar ndihmë shtetasve shqiptarë.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar me ministra të qeverisë së Malit të Zi, për të marrë masa që autorët e kësaj ngjarjeje të kapen dhe të vihen përpara drejtësisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shtetasit shqiptarë K. M., A. D. dhe D. K. kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Të tre shtetasit shqiptarë janë paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike.

Nga ana e Policisë malazeze iu është kërkuar shtetasve shqiptarë që të bënin kallëzim për ngjarjen, por fillimisht ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim.

Pas interesimit të Ministrit të Brendshëm dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, të tre shtetasit kanë pranuar të bëjnë kallëzim vetëm në prezencë të avokatit.

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë.

Homologët malazezë i kanë siguruar drejtuesit e Policisë së Shtetit, se të tre shtetasve shqiptarë iu është ofruar ndihma dhe asistenca e nevojshme dhe se Policia po kryen hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, për të cilën, deri tani, janë shoqëruar disa shtetas.

Tre shtetasve shqiptarë, pasi të bëjnë kallëzim, do t’iu vihen në dispozicion fotografi të autorëve të dyshuar, me qëllim identifikimin e tyre dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me homologët malazezë, për veprimet që po kryhen për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

VIDEO/ Armando Broja shënon gol spektakolar me kokë për Chelsean

Sulmuesi shqiptar Armando Broja shënoi një gol fantastik për skuadrën e Chelseat, në përballjen me Preston për FA Cup.

Në minutën e 58 Broja gjetin rrjetën me një goditje me kokë, duke i dhuruar Chelseat golin e avantazhit.

Pas golit, ylli shqiptar festoi duke bërë shqiponjën dykrenare.

Broja qëndroi në fushë 76 minuta në duelin e sotëm, teksa u zëvendësua kur rezultati ishte 3-0 në favor të londinezëve, duke i lënë vendit Deivid Ushington.

Për të parë videon e golit të Brojës, klikoni këtu.

Aksident tragjik në Fushë Krujë, përplaset për vdekje fëmija 4 vjeç

Një fëmijë vetëm 4 vjeç humbi jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e kësaj të shtune.

Një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi E. B., përplasi shtetasin V. B. dhe fëmijën e tij të mitur në fshatin Tapizë.

4-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por ai ndërroi jetë pavarësisht ndërhyrjes mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Policia “zbërthen” telefonin e Xhemal Lokës, çfarë u gjet brenda tij?

Pas arrestimit nga policia të 45 vjecarit Xhemal Loka, efektivët kanë hapur telefonin e tij, të cilin ai tentoi ta fshehë menjëherë pas varrimit të të shoqes.

Burime policore bëjnë të ditur se Xhemal Loka ia dha telefonin vajzës për ta fshehur në mënyrë që të mos binte në duart e policisw.

Nga ekzaminimi që grupi hetimor i ka bërë telefonit gjatw ditës së sotme, aty janë gjetur video kërcënuese dhe fjalë fyese drejtuar bashkëshortes së ij.

Këto të dhëna të reja rëndojnë pozicionin e 45-vjeçarit, i cili akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes. 

Spanja njeh pasaportat e Kosovës, lëvizje e lirë drejt shtetit spanjoll

Spanja njeh pasaportat e Kosovës.

Lajmin e dha zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi përmes një postimi në “Facebook”.

Njohja e pasaportave nga shteti spanjoll vjen pas liberalizimit të vizave për Kosovën, çka do të thotë se shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe drejt Spanjës.

“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, shkruan Bislimi në “Facebook”.

Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ku bëjnë pjesë Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania.

Grup personash me uniformë ushtarake dhunojnë shqiptarët në Mal të Zi – Vihet në lëvizje Balla

Tre shqiptarë janë dhunuar nga një grup personash në Mal të Zi.

Sipas mediave, dhunuesit ishin tetë në numër dhe ishin të veshur me uniforma ushtarake.

Ata i ndaluan shqiptarët, që ishin nisur drejt Gjermanisë, dhe i dhunuan, duke iu lënë plagë të shumta në trup.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, që bëri një komunikim urgjent me homologun e tij malazez për më shumë detaje dhe shkakun e ngjarjes.

Aktualisht Policia e Herceg Novit, ku ndodhi ngjarja, po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar.

Histori frymëzuese! Klera, 13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione bote në shah

Vetëm 13 vjeçe dhe mban titullin Kampione Bote në shah.

Kler Çaku e lindur në Shkodër e nisi rrugëtimin e saj në sportin e shahut në moshën 7-vjeçare, aty ku jo rastësisht, fillimisht u shpall kampione në shkollën e saj.

Me zotësinë dhe aftësitë në lojë, të trashëguara nga familja e saj, që po ashtu luan prej një jete shah, Kler Çaku përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Rapidit, të zhvilluar në Slloveni, për vajzat deri në 14 vjeç, aty ku u shpall Kampione Europe në shah.

Sportistja e Teutës ia doli Çaku ia të sigurojë shtatë fitore dhe dy barazime në këtë turne dhe në fund rrëmbeu titullin kampione në kategorinë e saj.

Ajo numëron 13 kupa deri më tani dhe synon të marrë pjesë dhe t’i fitojë të gjitha kompeticionet.