Aplikacion
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Itali, në zonën Selva Piana të Mosciano Sant’Angelo, ku humbi jetën një 32-vjeçar shqiptar.
I riu shqiptar u përplas për vdekje, teksa po udhëtonte me një mjet tip “Fiat Punto”. Ai u përplas në një kryqëzim me një “Audi A3” që drejtohej nga një 25-vjeçar.
Sipas mediave italiane, shqiptari ndërroi jetë në vend prej përplasjes së fortë.
Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër, 25-vjeçari, u plagoa dhe u dërgua në spital.
Shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur ende nga autoritetet italiane po.
Mot me luhatje të forta në fundjavë, bëni kujdes nga era!Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ketë luhatje të forta sa i përket kushteve atmosferike.
Për ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme, edhe pse pritet depërtimi gradual i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e vona të mbrëmjes shtim vranësirash deri të dendura.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në një pjesë të madhe të territorit, referuar Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 nisin reshjet e dëborës.
Për ditën e diel mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar.
Në zonën e jugut dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkes elektrike dhe breshër.
Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në lartësitë e mëdha malore reshjet e dëborës me intensitet deri të lartë në formën e stuhive të dëborës.
Vlen për tu theksuar elementi i erës, e cila për nesër pritet tepër intensive me shpejtësi deri në 25m/s me drejtim nga kuadrati i jugut duke bërë që dallgëzimi në dete të jetë i latë i forcës 5-7 ballë. Duke filluar nga dita e diel intensiteti i erës bie me shpejtësi deri në 14m/s.
Efektet e mungesës së fuqisë punëtore, eksportuesit hedhin sytë nga IndiaProblematikë e mprehtë për sektorin vijon të mbetet edhe mungesa e fuqisë punëtore në fabrikat grumbulluese dhe përpunuese të bimëve mjekësore.
Filip Gjoka, nga “Filipi Co”, pohon se zgjidhje e vetme ka mbetur punësimi i punonjësve indianë, pasi fuqia vendase ka emigruar.
“Sektori po has shumë vështirësi edhe me mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit. Kjo po sjell jo vetëm lënien e tokave djerr, por edhe rënien e sasisë së bimëve të grumbulluara në zonat malore, për shkak të shpërnguljes apo largimit në emigracion të banorëve, por edhe mungesës së fuqisë punëtore në fabrikat grumbulluese dhe përpunuese.
Zgjidhja e vetme mbetet punësimi i të huajve. Deri tani, kompania jonë ka punësuar 10 punonjës nga India. Rendimenti i tyre në punë është i kënaqshëm. Pritet që për muajin tjetër të vijnë edhe 20 punonjës të tjerë nga India”, tha ai.
Për të mbajtur fuqinë punëtore, bizneset janë detyruar të rrisin herë pas here pagat e punonjësve. Orges Liperi thotë se shtimi i kostove nga rritja e pagave ka ndikuar në kosto më të larta për produktin final. “Po hasim vazhdimisht probleme për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Për të parandaluar boshllëkun e radhës që mund të krijohet nga largimi i punonjësve, kemi rritur pagat dhe mbajmë të punësuar më shumë se sa nevojiten, duke rritur koston për produktin përfundimtar”, nënvizon drejtuesi i kompanisë “Albanian Trading Company” sh.p.k.
Ndërsa Kujtim Zere, drejtues i kompanisë “Albanian Herb”, shton se sektori do të mund ta përballonte edhe një vit koston e fuqisë punëtore, për shkak të rritjes së pagave dhe të mungesës së tyre.
“Zona e Belshit është mjaft e pasur me kultivim të bimëve mjekësore dhe aromatike, një burim jetese për banorët e zonës. Por shumica e tyre kanë emigruar në Greqi për të kryer punë të ngjashme apo në Itali me të njëjtën pagë. Kjo është vërtet e çuditshme!
Tendenca e fermerëve për t’u larguar dhe për t’i lënë tokat djerr është theksuar. Institucionet shtetërore duhet të shtojnë mekanizmat mbështetës në ndihmë të fermerëve, pra t’i nxisin më shumë për të punuar tokën. Një ndër to do të ishte rikthimi i skemës së rimbursueshme të TVSh-së. Rimbursimi mund të bëhet për artikuj të caktuar, me qëllim që të mbështeten fermerët nga rritjet e kostos për shkak të shtrenjtimit të çmimeve, apo kur ka rënie të tyre nga ulja e Euros”, pohon Zere.
Edhe për Orges Liperin nga “Albanian Trading Company” sh.p.k., marrja e masave si njohja e rimbursimit të TVSH-së së fermerit, duke përfshirë uljen e tatimfitimit, të çmimit të energjisë elektrike, karburantit do ta ndihmonin biznesin.
Heqja 6% e TVSh-së së kreditueshme hyri në fuqi nga 1 janari 2022. Kryetari i Shoqatës së Bimëve Medicinale, Filip Gjoka, paralajmëroi se shfuqizimi i saj do të shtojë problematikat e sektorit. Efekti i parë, sipas tij, do të ishte tek ulja e çmimit, e cila prek fermerin që kultivon bimët mjekësore./ Monitor
41-vjeçarja u vetëvra për shkak të bullizimit? Policia po heton edhe një pistë tjetër (DETAJE)Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja tronditëse e Durrësit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës së saj më 2 janar duke pirë fotoksinë.
Fillimisht u raportua nga bashkëshorti i saj se 41-vjeçarja kishte kryer vetëvrasje për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike në të cilën ndodhej, prej postimeve denigruese që kushërira e saj i bënte në një profil të rremë në “TikTok”.
Por sipas News 24, policia po heton edhe në një pistë tjetër, atë të marrëdhënieve familjare.
Policia i ka drejtuar hetimet edhe në këtë pistë pas dëshmisë së marrë nga vëllezërit e 41-vjeçares.
Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e Bedrie Lokës, që pritet t’i nënshtrohet një ekspertize të thelluar për të zbardhur më shumë detaje.
Arbana Osmani ka një kërkesë publike për Edi Ramën pas rastit të rëndë të DurrësitPas ngjarjes tronditëse të shënuar në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës për shkak të bullizimit që po përjetonte në rrjetet sociale, personazhë të shumë publikë reaguan duke denoncuar dhunën online.
Mes tyre, moderatorja Arbana Osmani në reagimin e saj bëri një edhe një thirrje publike për kryeministrin Edi Rama që të mbyllë aplikacionin “TikTok”, ku nëna e 4 fëmijëve u bullizua me foto e video denigruese nga kushërira e saj.
“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkroi moderatorja duket etiketuar edhe kreun e qeverisë.
Shqiptarja vjedh biznesmenen greke, fut 290 mijë euro në dy qese plehrashNjë shqiptare është bërë autore e një grabitjeje në Greqi.
Sipas mediave greke, 32-vjeçarja ka grabitur shumën prej 290 mijë eurosh të një biznesmenie greke, Dimitra Katsafados, në rezidencën e kësaj të fundit në Atikën Verilindore.
Shqiptarja punonte me biznesmenen greke dhe, sipas familjarëve të saj, ishte një njeri i besuar i saj dhe hynte e dilte shpesh në rezidencë.
Vjedhja u zbulua nga dëshmia e gruas që ndihmonte në punët e shtëpisë së biznesmenes, e cila tregoi se shqiptarja i kishte futur paratë në qese plehrash.
“Kur mbërrita në shtëpi, jashtë saj ishte parkuar një makinë në ngjyrë të kuqe argjendi dhe një burrë i panjohur po fliste me celular jashtë saj. E pyeta pse ishte këtu dhe ai m’u përgjigj se po e priste atë”. Më pas hyra në shtëpi me çelësat e mi, por te dera takova autoren e vjedhjes, i cila mbante në duar thasë me mbeturina të gjelbra të ngjashme me ato që përdoreshin për të mbajtur shumën e parave të kompanisë. Këto çanta ia dha burrit të panjohur që po priste në makinë”, tha ajo.
Më pas ajo është larguar jashtë vendit, ku është lokalizuar dhe arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar.
Vjedhja ka ndodhur më 17 shkurt 2023, por së fundmi mediat greke kanë zbardhur dinamikën e plotë.
FOTO/ Kush është 41-vjeçarja që u vetëvra në Durrës pas bullizimit në “TikTok”Kjo që shihni në foton më poshtë është 41-vjeçarja Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve, që i dha fund jetës më 2 janar duke pirë fotoksinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Sukth të Durrësit, ku 41-vjeçarja u vetëflijua për shkak të bullizimit që po përjetonte në rrjetet sociale, sipas familjarëve të saj.
Në emër të Bedrie Lokës ishte hapur një profil i rremë në “TikTok”, ku kushërira e saj kishte postuar foto e video denigruese për të.
Për këtë rast, 41-vjeçarja kishte bërë denoncim në dhjetor të vitit 2022 në Policinë e Durrësit, por prej një viti çështja ishte nën hetim nga prokuroria.
Bedrie Islami jetonte me fëmijët e saj, ndërsa bashkëshorti i saj ishte emigrant në Greqi. E gjithë familja ishte bërë bashkë në shtëpi për të festuar ndërrimin e viteve.
Më pas mëngjesin e 2 janarit, bashkëshorti e gjeti të shtrirë përtokë në korridor Bedrie Lokën, pasi kishte pirë fotoksinë. Ai e dërgoi në spital, por ndërhyrja mjekësore nuk e ktheu dot në jetë.
Berisha: Nëse ne ngrihemi, nuk ka më vrimë për Ramën në ShqipëriPër të katërtën ditë me radhë, pikëtakimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me simpatizantët demokratë ishte dritarja e shtëpisë së liderit historik të PD-së.
Berisha, i cili është në arrest shtëpiak, doli në dritare për të përshëndetur dhe motivuar turmën, duke kërkuar prej tyre të mos frikësohen nga regjimi i Edi Ramës.
Sipas Berishës, nëse opozita ngrihet, nuk ka më vend për Edi Ramën në Shqipëri.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
Historia e Shqipërisë ka provuar, historia e botës ka provuar se në aktin e parë madhor për të vendosur sistemin e frikës dhe diktaturës, regjimet bëjnë gjithçka për të heshtur opozitën. Me heshtjen e opozitës, mes përpjekjeve për të heshtur opozitën, ata arrijnë të ngulisin frikën gjer në palcë.
Sot kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari: mos u mërzitni, mos u lodhni, mos u trembni.
Ua them unë ju, se sot paratë e drogës, falangat e krimit që kanë pushtuar çdo institucion, vërtet mbjellin frikë dhe terror. Por ata e bëjnë këtë vetëm pse nuk ngrihemi ne.
Ju garantoj ju se në momentin që ne ngrihemi, nuk ka tunel, nuk ka vrimë, nuk ka vend më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë apo Shqipëri.
Bashkëshorti rrëfen momentet e fundit të 41-vjeçares në Durrës: Mezi merrte frymëBashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka, që i dha fund jetës në një gjendje shumë të rënduar psikologjike për shkak të një postimi denigrues në “TikTok” nga kushërira e saj, ka rrëfyer për mediat momentet e fundit të saj.
Në orën 05:30 të mëngjesit të 2 janarit, ai është zgjuar nga një zhurmë dhe pasi u ngrit nva krevati, ka treguar se ka gjetur bashkëshorten të shtrirë përtokë.
Nëna e 4 fëmijëve, sipas tij, kishte pirë fotoksinë dhe mezi mbushej me frymë.
Ndërhyrja mjekësore për të ishte e vonë.
“Menjëherë kontrollova dhomën e djalit që kisha ngjitur, por nuk vinte nga aty zhurma. Dola në korridor, ku gjeta gruan të shtrirë në tokë dhe mezi merrte frymë. Fotoksina e kishte bërë punën sepse nuk ishte fare në gjendje. E morëm e nisëm në spital menjëhere por ishte shumë vonë. Më mbylli deren kjo vdekje!”, ka deklaruar bashkëshorti.
41-vjeçarja kishte bërë denoncim në dhjetor të 2022 në Policinë e Durrësit për një profil të rremë të hapur në emër të saj. Pas kallëzimit, policia shpjegoi se çështja ishte ende nën hetim nga prokuroria se kush po i keqpërdorte të dhënat e Bedrie Lokës.
Si u bënë streçet një industri miliarda dollarësheDuke u vlerësuar në 32.89 miliardë dollarë në vitin 2022, tregu global i streçeve pritet të arrijë një vlerë prej 57.97 miliardë dollarë deri në vitin 2031, sipas analizës nga kompania e kërkimit të tregut Groëth Market Reports. Analiza e të dhënave parashikon se 4 miliardë palë streçe do të prodhohen në vitin 2027.
Ndërsa markat më të mëdha të luksit në botë janë të gjitha të etura për t’u bërë pjesë e trendit, ku Prada, Loeëe dhe Moncler tashmë kanë bërë pjesë të koleksioneve të tyre edhe streçet.
Ky nuk është një biznes që lulëzon falë modës. Përkundrazi, vjen nga ‘oreksi’ i madh dhe në rritje për veshje fitnesi nga markat që kanë krijuar ndjekës besnik bazuar në qëndrueshmërinë dhe performancën.
Kohët e streçeve që humbasin elasticitetin e tyre gjatë larjes dhe krijojnë push kanë ikur dhe streçet në trend tani janë të bëra nga materiale të teknologjisë së lartë.
Marrim si shembull Vuori, markën në Kaliforni, streçet e së cilës shiten me pakicë midis 98 dhe 108 dollarë. Pëlhura e tyre është zhvilluar duke përdorur 75% materiale të ricikluara.
Ndërkohë, marka gjermane Hey Honey Yoga është një yll në rritje në botën e modës dhe kjo falë streçeve të palestrës të cilat shiten për rreth 120 dollarë.
“Klientët e markës kërkojnë më shumë sesa thjeshtë një veshje. Ato duan funksionalitet, materiale cilësore dhe të përshtatshme për stërvitjet e tyre. Duan streçe që janë pjesë e stërvitjes së tyre”, thotë Tomma Oeljeschlager, drejtoresha e markës.
“Që nga fillimi, fokusi ynë ka qenë në shtyrjen e kufijve në këtë industri që po lëviz shpejt”.
Ky është një sektor që përfshin edhe rrjetet sociale, ku dhe bëhet “lufta” më e madhe e markave që i shesin.
On! Running (1.4 milion ndjekës); Gymshark (6.7m); Lululemon (4.7m); dhe, sigurisht, Skims, (5.6 m) ideja e Kim Kardashian.
Gjithëpërfshirja është e rëndësishme
“Ka një audiencë të fortë që përqafon veshjet si Skims,” thotë Lucie Greene, eksperte e trendëve, duke shtuar se ky trend është i lidhur me jogën, fitnesin dhe kulturën e mirëqenies, por ka edhe audiencën e të rinjve të cilët kërkojnë rehatinë”.
Popullariteti i streçeve është i lidhur me gjithëpërfshirjen. Falë përmasave të zgjeruara nga markat globale streçet janë gjithëpërfshirëse për të gjitha llojet e trupit, në një mënyrë që kategoritë e tjera të blerjeve si xhins, nuk kanë qenë kurrë.
Markat sportive janë gjithashtu në treg, duke përfshirë Adidas, Puma dhe Nike. Kjo e fundit thotë se ka dyfishuar investimin e saj në “risi specifike për gratë” gjatë dy viteve të fundit për të ndihmuar ekipin e saj të kuptojë më shumë se kurrë më parë rreth trupit të femrës dhe streçet janë një pjesë kyçe e kësaj.
“Ne e dimë se streçet janë thelbësore për veshjet e një gruaje”, tha një zëdhënës i Nike për CNN.
“Ne kemi një mundësi për të ftuar më shumë njerëz të përjetojnë përfitimet e sportit dhe gëzimin e lëvizjes. Përfundimisht qëllimi ynë është të dizenojmë produkte që e bëjnë lëvizjen më të lehtë, që gratë dhe vajzat të ndihen të sigurta, komode, të bukura dhe të forta, të gjitha të mbështetura nga shkenca dhe inovacioni i jashtëzakonshëm.”