Aplikacion
Plisi shqiptar është ekspozuar vitin që lamë pas nga shumë figura të njohura ndërkombëtarisht, ndërsa së fundmi duket se një i tillë ka rënë në dorë të Papa Françeskut.
Një foto e Atit të Shenjtë me një plis me shqiponjën dykrenare u publikua nga kryeministri Edi Rama me mbishkrimin “Foto e ditës”, ndërsa të shumtë ishin komentuesit që e cilësuan si “Fotoja e vitit”.
Ende nuk dihet se kush është autori i fotos dhe se si ka rënë ky plis në duart e Papa Franceskut.
Lideri i Hezbollahut paralajmëron Izraelin: Do luftojmë pa rregulla nëse nisni luftë ndaj LibanitUdhëheqësi i Hezbollahut, Hasan Nasrallhah pas sulmit me 100 viktima ka paralajmëruar Izraelin se nëse do të nisin luftër kundër Libanit do të përballen me një përgjigje të ashpër. Drejtuar izraelit ai ka thënë se do t’i përgjigjet me luftë pa rregulla çdo sulmi.
“Nëse Izraeli mendon të nisë një luftë kundër Libanit, ne do të luftojmë pa kufij dhe pa rregulla”, ka theksuar ai.
“Do të jetë shumë, shumë e kushtueshme. Ne po kujdesemi për interesat libaneze.”
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e përhapjes së konfliktit në Gaza pas vrasjes së një prej udhëheqësve të Hamasit në Bejrut, ka thënë Departamenti i Shtetit. Izraeli është fajësuar për shpërthimin në Liban, por nuk ka një konfimin prej tyre. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, tha se Uashingtonit nuk i ishte dhënë njoftimi paraprak për sulmin dhe nuk mund të jepte një vlerësim se kush e kreu atë.
Studimi: Truri i adoleshentëve u plak para kohe gjatë pandemisëPandemia Covid dhe bllokimet e saj kanë bërë që truri i adoleshentëve të plaket para kohe, duke ndryshuar strukturën e tyre. Kjo tashmë është vërtetuar nga disa studime, por puna e re e shkencëtarëve në Universitetin e Uashingtonit në Seattle tani na tregon se kjo plakje ndodh me shpejtësi të dyfishtë tek vajzat.
Ndërsa truri zhvillohet, korteksi cerebral, shtresa e tij më e jashtme, hollohet. Traumat e fëmijërisë si braktisja, abuzimi dhe neglizhenca e përshpejtojnë këtë proces, duke bërë që truri të plaket më shpejt dhe duke e predispozuar për një rrezik më të madh të çrregullimeve mendore.
Për studimin e ri, neuroshkencëtarja e imazherisë mjekësore Neva Corrigan krahasoi skanimet e trurit të adoleshentëve të bëra para dhe pas sezonit më të vështirë të pandemisë. Në vitin 2018, studiuesja dhe ekipi i saj kishin mbledhur skanime të trurit të adoleshentëve të moshës 9, 11, 13, 15 dhe 17 vjeç dhe i përdorën ato për të modeluar ndryshimet në korteks midis moshës 9 dhe 17 vjeç. Në vitin 2021, ekipi mori skanime të trurit të një popullate të veçantë adoleshentesh, të gjithë nga zona e Seattle dhe me prejardhje të ngjashme socio-ekonomike, të moshës 12, 14 dhe 16 vjeç.
Truri i adoleshentëve plaket më shpejt gjatë pandemisë, por truri i vajzave plaket me një ritëm të rritur. Hollimi kortikal u shfaq i barabartë me katër vjet plakje, krahasuar me dy vjet në trurin e adoleshentëve meshkuj. Për më tepër, një reduktim në trashësinë e korteksit u vu re në 35 rajone të trurit tek vajzat, krahasuar me vetëm tre te djemtë. Tek vajzat, fushat më të përfshira në proces ishin mbi të gjitha ato përgjegjëse për analizimin e informacionit vizual, veçanërisht fytyrat.
“Gratë mbështeten shumë më tepër në rrjetin e tyre social për të ndërtuar identitetin personal dhe për mbështetje emocionale. Mund të ndodhë që gjatë pandemisë, izolimi të ketë pasur një efekt më të dëmshëm në trurin e femrës, thjesht sepse gratë janë më të prirura për marrëdhëniet me bashkëmoshatarët, kaq thelbësore për zhvillimin e trurit të tyre”, thotë Corrigan.
Prandaj, stresi i pandemisë duket se ka pasur edhe një efekt neurologjik në zhvillimin e trurit të fëmijëve, efektet e të cilit në aspektin e shëndetit mendor tani kanë filluar të shfaqen në mënyrë shpërthyese.
“The Telegraph”: Nuk ka më shqiptarë që shkojnë në Britani me gomone. Janë zëvendësuar nga turqitPrestigjiozja “Telegraph” shkruan se numri i emigrantëve turq që mbërrijnë në Britani me varka të vogla përgjatë Kanalit është trefishuar vitin e kaluar.
Sipas statistikave, numri i njerëzve nga Turqia që arritën në Mbretërinë e Bashkuar u rrit nga 1,127 në 2022 në 3,060 vitin e kaluar, duke e bërë Turqinë vendin e tretë më të madh për mbërritjet me varka të vogla pas Afganistanit dhe Iranit.
Kalimet e përgjithshme ranë me 36 për qind nga 45,774 në 2022 në 29,437 vitin e kaluar .
Në gusht, Britania negocioi një marrëveshje të re me Turqinë për të rritur bashkëpunimin në çmontimin e furnizimit me gomone për bandat e kontrabandës së njerëzve.
Qeveria britanike është në bisedime për të vendosur një marrëveshje kthimi që do të lejonte dëbimin e shpejtë të emigrantëve turq.
Numri më i madh ishte nga Afganistani me 5,579 (në krahasim me vitin e kaluar me 39 përqind), Irani me 3,581 (ulje 39 përqind), Turqia, Eritrea me 2,668 (rritje 32 përqind), Iraku me 2,549 (ulje 44 përqind) , Siria me 2333 () rënie 22 për qind) dhe Sudani me 1633 (7 për qind).
Emigrantët indianë panë një nga rritjet më të mëdha , me 60 përqind në 1,194 vitin e kaluar. Kjo ishte kryesisht nga fillimi i vitit kur indianët mundën të udhëtonin pa viza nëpër Serbi, por kjo rrugë është mbyllur, duke çuar në një rënie të mprehtë në fund të vitit.
Kalimet nga shqiptarët – të cilët përbënin një të katërtën e 45,774 njerëzve që kaluan Kanalin në vitin 2022 – ranë me 93 për qind pasi Ministria e Brendshme ra dakord për një marrëveshje të shpejtë kthimi, solli rregulla të reja për të kufizuar pretendimet për skllavërinë moderne dhe vendosi një goditje në fermat e paligjshme të punës dhe kanabisit të drejtuara nga bandat shqiptare në MB, mbyllet artikulli i gazetës britanike.
Tragjedi në SHBA/ Rreshteri vret bashkëshorten shqiptare dhe dy djemtë minorenëNjë rreshter amerikan në prag pensioni ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten e tij shqiptare Ornela Morgan, dy djemtë të moshës 10 dhe 12 vjeç, dhe më pas veten në shtëpinë e tyre 600 mijë dollarëshe në New City, në New York.
Watson Morgan, 49-vjeç rreshter i Departamentit të Policisë në Bronxville, u gjet i vdekur nga oficerët nga Departamenti i Policisë në Clarkstown gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre. Oficerët kryen një kontroll rutinë për mirëqenien e Watson në New City pasi ai nuk u paraqit në punë.
“Rreshteri Morgan nuk u paraqit për turnin e mbrëmjes mbrëmë dhe Departamenti ynë i Policisë kontaktoi Departamentin e Policisë Clarkstown në qytetin e tij të lindjes, i cili bëri zbulimin”- tha Policia e Bronxville në një deklaratë për CBS News.
“Rreshteri Morgan iu bashkua Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut në 2000 dhe Departamentit të Policisë Bronxville në 2007. Ai u caktua në divizionin e detektivëve në 2014 dhe u gradua në rreshter në 2016.” News 12 Westchester raportoi se ai ishte një oficer i të rinjve dhe pritej të dilte në pension në mars.
Të katër anëtarët e familjes janë gjetur të vdekur me plagë me armë zjarri. “Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, tha policia.
Kenyatta Jones-Ariette, mikeshë e familjes Morgan, tha në Facebook : “Zemrat tona janë tepër të rënduara nga ajo që ndodhi sot. Lutemi që shpirtrat e Ornela, Watson, Gabe dhe Liam të prehen në paqe.’
“Ndonjëherë ndodhin gjëra që janë të vështira për t’u kuptuar. Ju pyesni veten nëse kishte ndonjë gjë që mund të kishit bërë për të ndryshuar rezultatin. A ka diçka që mund të kishit thënë për të ndryshuar trajektoren? Ne të gjithë kemi udhëtimet tona individuale edhe pse zëmë këtë hapësirë që e quajmë “tokë” së bashku. Asnjëherë nuk e dini se çfarë po ndodh brenda kokës së dikujt”, tha Jones-Arietta.
Në vendngjarje u sekuestrua një pistoletë dhe policia tha se qytetarët nuk janë në rrezik.
Familja Morgan blenë shtëpinë në New City në 2016 për 577,000 dollarë. Sipas faqes online të Educators of NYC në platformën “X”, Ornela ishte mësuese në një shkollë publike të qytetit të Nju Jorkut. Djemtë ndoqën shkollën në Distriktin Shkollor Qendror të Clarkstown. 10-vjeçari shkoi në shkollën fillore Laurel Plains dhe 12-vjeçari shkoi në shkollën e mesme Felix Festa.
Si t’i menaxhoni më mirë paratë këtë vitNëse ju, si shumica prej nesh keni shpenzuar gjatë festave, mund të jeni duke menduar për zgjidhjet më të mira që lidhen me paratë për vitin 2024. Teksa shpresojmë se përballimi i krizës së kostos së jetesës është kryefjala e ditës, ka ende shumë qëllime për të cilat mund të punojmë vitin e ardhshëm nëse duam një balancë më të mirë të parave.
Ja shtatë më kryesoret prej tyre sipas analistëve financiarë:
1. Krijoni një buxhet
Përpiquni të bëni një buxhet të detajuar që përshkruan të ardhurat, shpenzimet dhe qëllimet e kursimeve. Ndiqeni këtë plan gjatë gjithë vitit për të menaxhuar më mirë financat tuaja.
2. Ulja e borxhit
Vendosni një objektiv për të shlyer një shumë të caktuar borxhi, qofshin ato kredit, kredi studentore ose ndonjë bilanc tjetër të papaguar. Merrni parasysh krijimin e një plani ripagimi për të shkuar drejt niveleve të uljes së borxhit.
3. Kurseni më shumë
Synoni të rrisni kursimet duke i vendosur në bankë me një përqindje ose thjesht hiqni një shumë të caktuar çdo muaj. Vendosni aplikacione për transferta ose llogari automatike, për ta bërë kështu kursimin më të lehtë.
4. Investoni me mençuri
Edukoni veten për opsione të ndryshme investimi dhe bëni një plan për të investuar paratë tuaja me mençuri.
5. Ulni shpenzimet e panevojshme
Rishikoni shpenzimet dhe identifikoni fushat ku mund të bëni shkurtime. Kjo mund të përfshijë anulimin e abonimeve të papërdorura ose gjetjen e alternativave më ekonomike për blerjet e përditshme.
6. Filloni një fond emergjence
Vendosni të ndërtoni një fond të caktuar emergjence, sidomos nëse nuk e keni tashmë. Synoni të kurseni një shumë specifike që mbulon shpenzimet e jetesës
7. Ndiqni zakonet e shpenzimeve
Përdorni aplikacione ose makinë llogaritëse për të monitoruar se ku shkojnë paratë tuaja, të cilat mund t’ju ndihmojnë të identifikoni modelet dhe fushat ku mund të bëni përmirësime në zakonin e shpenzimeve të përditshme. /Glamour
Ish-sulmuesi i Milan i rikthehet futbollit për vetëm 1 euro në muajSulmuesi i njohur kroat, Nikola Kaliniç, i është rikthyer sërish futbollit. Ish-sulmuesi i Milanit dhe disa klubeve të tjera europiane i është bashkuar sërish Hajdukut të Splitit. Ai kishte vendosur të pushonte për disa muaj pas përfundimit të sezonit të shkuar dhe ka firmosur sërish me klubin e famshëm kroat. Kontrata e 35-vjeçarit është e vlefshme deri në fund të sezonit aktual, 2023-2024.
Ai ishte te Hajduku deri në fund të qershorit të vitit të shkuar dhe më pas vendosi për një periudhë ndërprerje nga futbolli. Kaliniç ka ndryshuar mendje dhe tani ka vendosur ta ndihmojë ekipin e zemrës. Kontrata është diçka e pazakontë, pasi Hajduku do ta paguajë 1 euro në muaj për ish-sulmuesin e kombëtares kroate.
“Pagën” prej 1 eurosh në muaj të Kaliniçit e ka konfirmuar drejtori sportiv i Hajdukut, Mindaugas Nikolicius.
“Sa u takon financave, ishte marrëveshja më e lehtë e arritur për tre vjet sa jam te Hajduku. Jemi marrë vesh për pagë prej 1 eurosh. Ai dëshiron ta ndihmojë Hajdukun dhe ta fitojë titullin e kampionit dhe ky është motivi për të cilin u kthye”, ka thënë Nikolicius.
Hajduku të mërkurën nisi përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Te kjo skuadër janë edhe dy futbollsitë kosovarë, Emir Sahiti dhe Leon Dajaku.
Kaliniçi do ta mbajë fanellën me numër 9, të cilën ia ka liruar Aleksandar Trajkovski. Hajduku ka angazhuar edhe një lojtar tjetër, Laszlo Kleinheisler.
“Kathimerini”: Rama do të vendosë Vangjel Tavon në krye të bashkisë HimarëKryeministri Edi Rama ka nisur bisedimet për të gjetur kryebashkiakun që do të drejtojë përkohësisht Bashkinë e Himarës, pas shkarkimit të Jorgo Goros dhe me Fredi Belerin ende në burg. Emri i përzgjedhur prej kreut të qeverisë duket se është ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, i cili i përket minoriteti grek.
Këtë gjë e ka zbuluar gazeta greke “Kathimerini”, e cila zbulon edhe detajet nga një takimit i zhvilluar mes kryeministrit dhe Vangjel Tavos.
Sipas medias fqinje, në prag të Krishtlindjes, ish-ministri dhe ish-deputeti i Dropullit për shumë vite, Vangjel Tavo, një anëtar i shquar i minoritetit grek dhe mjek privat sot, mori një telefonatë nga Edi Rama, i cili i kërkoi të takoheshin për “një kafe” në Tiranë. Tavo e pranoi ftesën, megjithëse marrëdhëniet mes tyre ishte acaruar pasi Tavo ishte larguar nga Partia Socialiste për të bashkuar forcat me Ilir Metën në themelimin e LSI-së. Kësaj telefonate, Rama i kishte paraprirë në mes të dhjetorit me një tjetër telefonatë me Tavon, këtë herë në nivel njerëzor, për një ngjarje të pakëndshme, pikërisht vdekjen e vajzës së tij në një aksident automobilistik.
“Kathimerini” raporton se Rama dhe Tavo janë takuar në një kafene të njohur në Tirana dhe aty kryeministri shqiptar, pasi i ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund ngërçit me Athinën, i ka kërkuar ndihmë në këtë drejtim që Tavo të marrë përsipër rolin e kryebashkiakut të përkohshëm gjashtëmujor të Himarës. Siç raportojnë kolegët e Tavos, Rama i ka shpjeguar se gjatë kohës që do të jetë kryetar bashkie do të përfundojë gjyqi dhe nëse Beleri shpallet i pafajshëm do të marrë postin e kryetarit, në të kundërt do të shpallen zgjedhjet e reja në Bashkinë e Himarës.
Sipas të njëjtave burime, shkruan “Kathimerini”, Tavo i ka sqaruar Ramës se nuk duhet të harrojë që vjen nga Dropulli dhe jo nga Himara, për të marrë përgjigjen e Ramës se kjo nuk është pengesë. Kryeministri i ka thënë se edhe “anëtarët e tjerë të pakicës greke nuk janë nga Himara, por qeverisin atje”.
Tavo nuk e ka refuzuar propozimin e Ramës dhe thuhet se i ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të ndihmonte në zbutjen e situatës. Megjithatë, ai ia bëri të qartë Ramës se do ta pranonte vetëm në rast se do të pranohej nga pala greke, ndërsa theksoi se nuk do të nënshkruajë asnjë vendim apo dokument që mund të ketë lidhje me pronat e grekët e Himarës.
“Kathimerini”, thekson më tej se sipas asaj që Tavo u ka treguar bashkëpunëtorëve të tij të afërt, Rama nuk e hodhi poshtë arsyetimin e tij dhe më pas Tavo njoftoi qeverinë greke, ndërsa çështja mbetet e hapur, pasi në Athinë thuhet se kjo kërkesë nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga pala shqiptare.
Burime qeveritare në Athinë pohuan për median greke në të njëjtën kohë se “padyshim personi që do të zgjidhet nuk mund të jetë nga ambienti Rama, por duhet të jetë sa më afër qëndrimeve të minorancës”, ndërsa nuk përjashtuan që ky person të jetë Tavo, duke theksuar se nuk kanë marrë informacion përkatës nga Tirana.
Me emrin e Vangjel Tavos në krye të Bashkisë së Himarës, duket se Rama po e bën për ta paraqitur edhe si të minoritet grek, por edhe si opozitar, pasi vlen të theksohet se ai kandidoi për deputet në Qarkun e Gjirokastrës në vitin 2021 nën logon e LSI-së, por nuk arriti dot që të fitonte
Më herët ishte pikërisht gazeta greke “Kathimerini”, e cila raportoi se përveç Vangjel Tavos, kryeministri Edi Rama kishte dhe dy alternativa të tjera si Ilir Paço dhe Theodhori Çami.
Me sa duket, Rama po përpiqet t’i gjejë një zgjidhje çështjes Beleri pa Belerin, duke piketuar edhe personalitete të tjera minoritare përtej Tavos, ndërsa pala e kryebashkiakut të paraburgosur përpiqet të djegë çdo skenar në këtë drejtim.
Serbët e Kosovës me pasaporta të “klasit të dyt딓I gjithë Ballkani Perëndimor tani është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi të hënën në rrjetin X Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell.
Me një janar hyri në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën, shtatë vjet pasi Komisioni Evropian e propozoi atë. Mirëpo, Ljubica S. nga Mitrovica e Veriut nuk mendon si Borrelli. Edhe pse ka lindur dhe jeton në Kosovë dhe ka pasaportë, ajo do të duhet të aplikojë për vizë, të paktën për një kohë të pacaktuar.
Ljubica është një nga disa mijëra qytetarët serbë në Ballkan, që kanë mbetur pa liberalizim të vizave, sepse ata kanë vetëm pasaportë të lëshuar nga autoritetet serbe në veri të Kosovës. Këto pasaporta janë lëshuar nga i ashtuquajturi Departamenti i Koordinimit (DK), që nuk i përket asnjë departamenti të rregullt policor në Serbi, por është një organ i centralizuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
“Pa llogaritur qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë, qytetarët e Serbisë që kanë pasaporta të lëshuara nga DK janë të vetmit banorë të Evropës që nuk lejohen të udhëtojnë lirisht në vendet e Shengenit,” thotë Dragisha Mijaçiq, koordinator i Grupit të Punës për Kapitullin 35 në negociatat pë anëtarësim në BE.
“Pasaportat e Administratës Koordinuese u lëshohen shtetasve të Serbisë që banojnë në Kosovë. Ata nuk duhet domosdoshmërisht të jetojnë në Kosovë apo të jenë shtetas të Kosovës. Shumë prej tyre janë larguar nga Kosova shumë kohë më parë, por adresa e tyre e vetme e vendbanimit ka mbetur në Kosovë”, shpjegon Mijaçiq.
Pasaportat e rendit të dytë
DK është themeluar në gusht të vitit 2009 me dekret të Qeverisë së Serbisë, si pjesë e dialogut BE-Serbi për liberalizimin e vizave, i cili ka hyrë në fuqi në dhjetor të këtij viti.
Kushti i Komisionit Evropian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Serbisë ishte që administratat policore të zhvendosura nga Kosova – për Mitrovicën e Kosovës, Prishtinën, Prizrenin e kështu me radhë – të mos lëshojnë më pasaporta për qytetarët e Serbisë që banojnë në Kosovë. Por që ky autoritet të transferohet në një organ të centralizuar.
Në të njëjtën kohë, Serbisë iu kërkua që të forcojë procedurat e sigurisë për lëshimin e pasaportave që janë të përjashtuara nga regjimi pa viza. Në atë kohë, Komisioni Evropian i frikësohej “emigrimit ilegal” nga Kosova.
Kjo është arsyeja përse shumë serbë të Kosovës – por edhe disa shqiptarë, romë, goranë dhe të tjerë nga Kosova që janë shtetas të Serbisë – janë përpjekur të transferojnë vendbanimin e tyre, të paktën në mënyrë fiktive, në një nga qytetet e Serbisë dhe të marrin pasaporta të rregullta serbe.
Nuk mund të marrin të gjithë serbët pasaporta të Serbisë
Të tjerët kanë marrë pasaportat e Kosovës. Por kjy nuk është një opsion për Ljubicën, E cila po përpiqet prej vitesh pa sukses të regjistrohet në regjistrin e qytetarëve të Kosovës.
“Nga viti 2000 kemi një vendim të Qendrës Serbe për Punë Sociale, të cilën ministria kompetente e Kosovës nuk e njeh, ndërsa gjykata refuzon ta vërtetojë regjistrimin e Ljubicës nga frika se do t’i njohë autoritetet e Republikës së Serbisë në Kosovë. Ne nuk kemi një listë të lindjeve nga spitali”, thotë babai i Ljubicës, Petar S.
Pa regjistrim, Ljubica nuk mund të marrë letërnjoftim të Kosovës. Ajo nuk është e vetmja. Për shkak të mosnjohjes së ekstrakteve serbe nga regjistrat e vdekjeve, lindjeve dhe martesave, si dhe vendimeve gjyqësore për shkurorëzim dhe vendime të institucioneve të tjera serbe, një numër i konsiderueshëm i serbëve, romëve dhe të tjerëve ende nuk mund të marrin dokumentet e Kosovës.
Numri i saktë i këtyre personave nuk dihet, por dihet se pa pasaporta të Kosovës apo pa pasaporta të rregullta të Serbisë ata nuk mund të udhëtojnë pa viza. Kështu, ata mbeten i vetmi grup në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të shijojë liberalizimin e vizave.
Sa pasaporta të tilla ka saktësisht?
Në vitin 2016 janë lëshuar pak më shumë se 97.000 pasaporta nga DK dhe MPB-ja e Serbisë. Të dhëna më të reja nuk ka. Deri më sot, ky numër ndoshta është përgjysmuar, sepse shumica prej tyre kanë arritur të marrin një pasaportë “të vërtetë” serbe, e një numër i vogël i tyre edhe të Kosovës.
Përvoja e Milica Radovanoviqit nga Mitrovica Veriore flet se sa e rrallë është sot pasaporta e DK. Në një vit e gjysmë të fundit ajo ka udhëtuar në Poloni, Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Greqi me pasaportën e saj të lëshuar nga DK. Në aeroportin e Vjenës, asaj iu desh të shpjegonte se përse ka një vizë greke njëvjeçare kur nuk jeton dhe nuk punon në Greqi.
“U kam shpjeguar oficerëve të kontrollit të pasaportave se kam një pasaportë “speciale” serbe dhe se më duhet vizë për të hyrë në BE. Pa e mbaruar akoma fjalinë, nëpunësja u përgjigj me buzëqeshje: ‘Oh, e di, po më kujtohet, është kaq e rrallë’. Ma ktheu pasaportën dhe më uroi një udhëtim të mbarë.
Komisioni Evropian e njohu këtë problem dhe propozoi liberalizimin e vizave për pasaportat e lëshuara nga DK, me argumentin se nuk ka më rrezik për migrim ilegal dhe se masa është në përputhje me politikën e BE-së për përshpejtimin e procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Megjithëse Komisioni ia paraqiti propozimin anëtarëve të BE-së dhe Parlamentit Evropian në nëntor, ai nuk u diskutua në samitin e BE-së në dhjetor. “Mundësia e radhës është në mars, kur pritet të miratohet ndryshimi i rregullores dhe të përfundojë diskriminimi ndaj këtyre qytetarëve të Serbisë”, thotë Dragisha Mijaçiq.
Prishtina kundër
Pritshmëri të ngjashme ka edhe Petar. “Shpresoj dhe besoj se vendimi do të merret në gjysmën e parë të këtij viti. Unë supozoj se vendimi nuk është marrë vetëm për të inkurajuar serbët që të marrin pasaportat e Kosovës në numër sa më të madh. Ata nuk e kuptojnë se për disa prej serbëve kjo është e pamundur”, thotë ai.
Në pritje të liberalizimit, Ministria e Brendshme e Kosovës së fundi ka lëshuar mbi 287 mijë pasaporta. Në komunat në veri, të banuara kryesisht me serbë, nga gushti deri në tetor të vitit 2023, janë lëshuar 531 pasaporta – pra mbi 300 pasaporta të Kosovës më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo në mediat e Prishtinës u interpretua si një marrje “masive” e pasaportave nga serbët e Kosovës dhe një tregues i një shkalle më të madhe të integrimit.
Të njëjtin argument e përdor edhe qeveria e Kosovës, si dhe njëzet organizata joqeveritare nga Kosova, të cilat publikisht kërkuan nga Komisioni Evropian që të mos lejojë liberalizimin e vizave për pasaportat e lëshuara nga DK, sepse një masë e tillë do të pengonte integrimin e mëtejshëm të serbëve të Kosovës.
Ky vlerësim u kundërshtua nga organizatat joqeveritare që punojnë në komunitetet serbe në Kosovë. Ato nënvizuan se problemet reale për integrim qëndrojnë në pengesat me të cilat ballafaqohet Ljubica S. Ajo me siguri preferon të presë liberalizimin e vizave të pasaportës së DK, sesa të marrë pasaportën e Kosovës./ DW
Si të ulni tensionin e lartë me 3 metoda natyraleTensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.
Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.
Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.
Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.
Kura e parë me lëng limoni
Përbërësit: Ujë, një limon
Udhëzimet:
Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.
Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.
Kura e dytë me hudhër
Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.
Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.
Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.
Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.
Kura e tretë me uthull molle dhe sodë buke
Përbërësit: Ujë, një majë luge çaji me sodë buke, një lugë gjelle me uthull molle
Udhëzimet:
Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.
Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.
Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.
Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira./ AgroWeb