Aplikacion
Shtohet numri i të vdekurve në Japoni si pasojë e tërmetit që goditi pjesën perëndimore të vendit. Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani 48 persona kanë humbur jetën.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë njerëzit e bllokuar nën rrënoja, ndërsa moti është tejet i ftohtë. Tërmeti me magnitudë 7.6 e pati epiqendrën në prefekturën Ishikava, zona që u godit më rëndë nga lëkundjet.
Kryeministrit i Japonisë, Fumio Kishida tha të martën se është njoftuar për dëme të mëdha në zonën bregdetare perëndimore si pasojë e një sërë tërmetesh që tronditën vendin, ditën e vitit të ri.
“Tani që është ulur niveli i paralajmërimit për cunami, do jemi në gjendje të përdorim rrugë transporti detar. Po përdorim çdo rrugë për të dërguar të gjithë ndihmën e nevojshme në zonat e goditura.
Po tentojmë të mbledhim të gjithë informacionin e mundshëm, por për shkak të bllokimit të rrugëve është shumë e vështirë të kemi qasje në pjesën veriore të gadishullit Noto”, tha kryeministri Fumio Kishida.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në zonat e izoluara, në gadishullin e Notos, në prefekturën e Ishikavës, ku dyshohet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa moti është tejet i ftohtë.
33 mijë banesa në këto zona dyshohet se janë pa energji, ndërsa temperaturat shënojnë nën zero. Kryeministrit japonez tha se mijëra pjesëtarë të ushtrisë, policisë dhe ekipeve zjarrfikëse janë dërguar për të dhënë ndihmë.
Përmes një deklarate, Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme ofronin të gjithë ndihmën e nevojshme për autoritetet japoneze.
Ndërkohë, mediat lokale në Japoni, njoftuan se 5 nga 6 anëtarët e ekuipazhit të një avioni të Rojës Bregdetare humbën jetën pasi u përplasën me një avion të linjës ajrore “Japan Airlanes”.
Përplasja ndodhi në aeroportin e Tokios Haneda. Roja Bregdetare tha se avioni i saj po transportone ndihma për në zonat e goditura nga tërmeti i fuqishëm. Të 379 personat që udhëtonin me linjën “Japan Airlines” mundën t’i shpëtonin mrekullisht zjarrit./VOA/
Ernest Muçi trazon merkaton polake, i katërfishohet vlera te LegiaMbërriti në dimrin e vitit 2021 te Legia e Varshavës, aty ku Ernest Muçi muajin tjetër plotëson 3 vite nga transferimi në Poloni. Tre trofe të fituar deri tani, por rrugëtimi i sulmuesit të Kombëtares shqiptare nuk ka qenë i lehtë.
Me vështirësi në fillim dhe aktivizim të pakët, Muçi ka vuajtur edhe ndryshimin e trajnerëve të klubi polak. Por, ky sezon për të ka qenë më se i rregullt dhe mund ta quajmë deri tani, si sezoni më i mirë.
22-vjeçari po shënon, edhe pse roli i tij nuk është i një sulmuesi të mirëfilltë, por ai jep garanci edhe në minuta, duke qenë gjithmonë i gatshëm për ekipin e tij.
Madje këtë sezon, Muçi ka vendosur një rekord te Legia e Varshavës. Ai është lojtari i vetëm që është aktivizuar në të gjitha ndeshjet, qoftë edhe një minutë. Askush lojtar tjetër nga ekipi nuk ka arritur që të marrë pjesë në 34 ndeshjet e zhvilluara deri tani.
Më saktësisht Ernesti ka luajtur 19 në kampionat, 6 ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës, 6 takimet në grupet e këtij turneu, si edhe në Kupë dhe Superkupë.
Me një total prej 1949 minutash, Muçi ka shënuar deri në pjesën e parë të sezonit 9 gola, ku shenjë lanë ato tre ndaj Aston Vilës në Ligën e Konferencës.
Me kontratë deri në verën e 2025, Legia kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij, me Fulhamin në Premier League që po bën sondazh për djaloshin e Kombëtares.
Në vetëm një vit, vlera e tij u rrit me 6.2 milionë euro dhe tanimë kap shifrën 8 milionë në “Transfermarkt”. Askush nuk ka një vlerë të tillë në elitën polake. /ZOOM.AL/
Analiza e DW: Vendet e BE-së do ashpërsojnë ligjet kundër emigracionit ilegal
Gjermania, Italia, Franca duan të reduktojnë migracionin ilegal. Kjo temë pritet të luajë rol të rëndësishëm në zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian në vitin 2024.
Në gjysmën e parë të vitit 2024 në të 27 vendet anëtare të BE pritet të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian. Rritja e shifrave të migrantëve ilegalë dhe refugjatëve si edhe procedurat e azilit, sipas sondazheve, do të jenë temat kryesore të fushatës zgjedhore.
Të treja vendet kryesore të destinacionit të migrantëve në BE, Gjermani,Francë dhe Itali u ashpërsuan ligjet kombëtare për të ulur numrin e migrantëve ilegalë dhe për të lehtësuar dëbimet.
Gjermania
Nga Zyra Federale e Migracionit dhe Refugjatëve, BAMF, bëhet e ditur se gjatë vitit 2023, 350.000 nga më shumë se 1 milionë azilkërkues në BE e shtrojnë kërkesën për azil në Gjermani. Krahas azilkërkuesve nga Siria, Afrganistani dhe Turqia në Gjermani janë strehuar më shumë se 1 milionë refugjatë nga Ukraina. Qeveria e koalicionit të socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve ka reaguar me ashpërsimin e disa ligjeve.
Kështu “ligji i shanseve për qëndrim” do të lehtësojë futjen në punë të migrantëve dhe integrimin në shoqëri, nëse ata jetojnë të paktën 5 vjet në vend. Kurse “ligji për përmirësimin e dëbimit” do të lehtësojë kthimin e azilkërkuesve të refuzuar në vendet origjinë, që me ligjin e ri mund të qëndrojnë më gjatë në paraburgimin e dëbimit, po ashtu apartamentet e tyre mund të kontrollohen më lehtë dhe dëbimet mund të bëhen pa afate të gjata paralajmërimi.
Një tjetër ligj modernizon të drejtën e nënshtetësisë. Gjermania lejoi në vitin 2023 nënshtetësinë e dyfishtë. Koha e pritjes reduktohet nga tetë në pesë vjet. Por në rast antisemitizmi dhe racizmi të aplikuesit mund të refuzohet e drejta e nënshtetësisë.
Franca
Asambleja Kombëtare Franceze pak para fundit të vitit miratoi një ligj të ri migracioni me votat e partisë populiste të djathtë, “Rassemblement national”. Kryetarja e partisë, Marine Le Pen bëri fjalë për fitore ideologjike për politikën e saj “Franca e para”.
Presidenti liberal, Emmanuel Macron nuk ishte i varur drejtpërdrejt në parlament nga Rassemblement national” por nga votat e republikanëve konservatorë që votuan për ashpërsimin e rregulloreve.
Macron do të lejojë verifikimin e ligjit në Këshillin Kushtetues. Me ligjin e ri migrantët ilegalë mund të dëbohen më lehtë, qasja tek ndihmat sociale vështirësohet dhe bashkimi familjar kufizohet. Studentët e huaj duhet të ofrojnë si kusht një depozitë financiare para ardhjes në Francë. 70% e francezëve mbështesin ashpërsimin e ligjeve të migracionit.
Italia
Koalicioni populist i djathtë nën kryeministren, Giorgia Meloni fitoi zgjedhjet në vitin 2022 në Itali me premtimin, se do të reduktojë numrin e migrantëve që hyjnë në. Meloni duhet të paraqesë tani rezultate. Psh, ajo arriti të negociojë një marrëveshje kthimi me Tunizinë, po në fund ajo nuk u zbatua.
Kryeministrja italiane negocioi edhe me Shqipërinë një marrëveshje, që parashikon zhvendosjen e dy qendrave të pranimit me një kapacitet prej mbi 3000 persona nga Shqipëria në Itali. Aktualisht drejtësia shqiptare është duke verifikuar nëse kjo marrëveshje me Italinë është konform ligjeve.
Nga ana tjetër Meloni ka bërë të ditur, se kampet e dëbimit do të vendosen në zonat më pak të populluara të Italisë. Aty migrantët do të qëndrojnë 18 muaj në vend të 12 muajve si deri më tani, ndërkohë që autoritetet vendosin për dëbimin. Organizata përmbledhëse e organizatave të refugjatëve në Europë, European Council on Refugees and Exiles”(ECRE) kritikoi në një raport të saj Italinë për vështirësim të procedurave të rregullta të azilit.
Aplikuesit duhet të presin me muaj për një orar. Por shumë migrantë nga Italia vazhdojnë drejt veriut, sidomos në Austri dhe Gjermani për të aplikur aty për azil, në një kohë që sipas rregullave të Dublinit, Italia duhet të ishte përgjegjëse për pranimin e tyre. Roma refuzon rimarrjen e migrantëve që Gjermania, sipas rregullores duhet t’i kthejë në vendin ku hynë në BE për herë të parë.
Greqia, Hungaria, Austria dhe Holanda
Në Greqi kthimi drejtpërdrejt i migrantëve në kufi apo kthimi i motobarkave në ujërat territoriale turke (pushbacks) është më shumë rregull se përjashtim. Këtë e kritikon organizata ECRE në raportin e saj të fundvitit në Bruksel.
Qasja tek procedurat e azilit është shumë e vështirë, sepse migrantët në kohën e pritjes për aplikim nuk kanë të drejtë për ndihma sociale. Për disa orare aplikimi në Greqi kërkohen 100 euro tarifë nga migrantët, një procedurë që nuk gjendet në vend tjetër të BE.
Hungaria është i vetmi vend në BE ku që nga viti 2016 sundon e drejta e jashtëzakonshme në kufi. Hyrja në Hungari e azilkërkuesve është gati e pamundur. Procedurat e azilit duhet të aplikohen në ambasadat në Beograd apo Kiev. Organizata qendrore e organizatave të refugjatëve në BE, ECRE është e mendimit se në kufirin hungarez të ruajtur ashpërsisht janë dëbuar deri në 150.000 vetë në Serbi.
Megjithëse Gjytata Europiane në Luksemburg dhe Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Straburg e kanë shpallur këtë praktikë si të palejueshme, Budapesti zyrtar i injoron këto vendime.
Në Holandë qeveria liberale e djathtë madje u rrëzua për shkak të temës së ashpërsimit të ligjeve të migracionit. Kryeministri, Mark Rutte dha dorëheqjen, sepse nuk pati sukses me miratimin e ligjit për kufizimin e bashkimit familjar për azilkërkuesit e refuzuar.
Në Austri, Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur një detyrim për punë për azilkërkuesit në kohën e procedurës së azilit. Nëse ata refuzojnë punën që kërkohen në komunitet, do t’u hiqet mundësia për banim apo kujdesin social.
Bashkimi Europian
Deri në prill 2024, Parlamenti Europian dhe Këshilli Ministror i BE, përfaqësia e 27 vendeve anëtare duhet të vendosin për paktin e ri të migracionit. Reformimi i zgjeruar i procedurës së azilit në BE sjell disa ndryshime: Procedura të shpejta azili në kufi për 30.000 vetë me pak shanse për njohjen e azilit si edhe dëbime më të shpejta në qendra dëbimi. Për herë të parë parashikohet edhe detyrimi për solidaritet brenda BE.
Në rast mbingarkese të vendeve, ku migrantët ilegalë hyjnë për herë të parë, si Italia, Greqia, Qipro, Spanja, Malta e Kroacia atëherë refugjatët e migrantët ilegalë do të shpërndahen me një sistem kuotash në pjesën tjetër të BE.
Zbatimi i plotë i reformës me 8 ligje kryesore pritet të zgjasë deri në vitin 2026. Megjithatë BE kërkon të fitojë pikë me reformën e azilit në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e Parlamentit Europian, është shprehur presidentja e tij, kristiandemokratja, Roberta Metsola nga Malta./DW/
Ukraina akuzon Rusinë për bombardimet: Po synon qëllimisht qytetet e populluara!Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, ka akuzuar Rusinë për bombardimin e “qëllimshëm” të “zonave të populluara”, pas një sulmi të ri masiv mëngjesin e sotëm që kishte në shënjestër në mënyrë specifike kryeqytetin e vendit, Kievin.
“Shteti i Terrorit, Rusia po synon qëllimisht infrastrukturën kritike dhe zonat e populluara, duke dëshmuar se nuk do ta ndalë agresionin e saj,” ka shkruar Umerov në një postim në platformën X.
Kujtojmë se nga bombardimet ruse kanë humbur jetën 4 persona, si dhe kanë mbetur të plagosur 92 të tjerë. /ZOOM.AL/
Nipi rreh tezen pas sherrit, bie në pranga bashkë me një tjetërNjë 34-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Sh.N., banues në Korçë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.
Po kështu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë me dije se referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 31 vjeç, banues në fshatin Piskupat, pasi në fshat dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin V. S. Kurse dosja penale i kaloi prokurorisë vendore. /ZOOM.AL/
Trafiku kthehet në problem, Rrugorja e Elbasanit dyfishon shërbimet
Policia Rrugore e Elbasanit njoftoi masa shtesë për të lehtësuar qarkullimin për shkak të fluksit të lartë të mjeteve, si pasojë e pasfestave dhe kthimit të emigrantëve drekt Greqisë, por edhe të qytetarëve drejt kryeqytetit kryesisht.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë 100% në terren, si dhe kanë shtuar vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.
Gjithashtu, në terren, në mbështetje të Policisë Rrugore janë të angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan, për sigurinë rrugore dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.
Drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes.
Qytetarët të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. /ZOOM.AL/
Video virale e policit që tentoi të godiste qytetarin me shkelm: U pezullua dhe po hetohet!Një video e publikuar ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një punonjësi policie në qytetin e Vlorës, duke tentuar të godasë me shkelm një shtetas, u bë virale shpejt dhe solli reagimin zyrtar dhe me masa administrative nga ana e Drejtorisë së Policisë.
Policia në njoftimin e saj sqaron se polici është pezulluar nga detyra dhe se ka nisur hetimi disiplinor për të.
Reagimi i plotë:
“Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ” ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një punonjësi policie në qytetin e Vlorës, duke tentuar të godas me shkelm një shtetas, ju sqarojmë se:
Me publikimin e rastit, menjëherë është pezulluar nga detyra si dhe ka nisur hetimi disiplinor, për punonjësin e Policisë, inspektor M. M., me detyrë oficerë i patrullës së përgjithshme, trupë shërbimi, në Komisariatin e Policisë Vlorë, deri në verifikimim e plotë të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”. /ZOOM.AL/
Atentati ndaj kreut të opozitës së Koresë së Jugut, si paraqitet gjendja e Lee Jae-myungUdhëheqësi i partisë kryesore opozitare të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung i është nënshtruar një operacioni pasi u godit me thikë në qafë gjatë një vizite në qytetin jugor, Busan.
Për shkak të plagëve të marra, Lee po qëndron i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv, sipas zëdhënësit të Partisë Demokratike, Kwon Chil-seung.
Ai u plagos në anën e majtë të qafës teksa po fliste me gazetarët gjatë vizitës së ndërtimit të Aeroportit të Ri Gadeokdo.
Kwon e përshkroi vrasjen e Lee një akt “terrorizmi” dhe “një kërcënim serioz për demokracinë”.
Më herët gjatë ditës, kreu i Partisë Demokratike Hong Ik-pyo tha se Lee ishte “në një gjendje të vetëdijshme” në spital. Sulmuesi, i cili u arrestua në vendngjarje, ishte rreth të gjashtëdhjetave, sipas policisë së Busanit.
Ai iu afrua Lee për një autograf përpara se të kryente sulmin me një thikë të gjatë 18 cm (7 inç) të blerë në internet, tha policia në një konferencë.
Pamjet e sulmit të pacipë, të kapura në televizion drejtpërdrejt në konferencën për shtyp, treguan një burrë të paidentifikuar në frontin e turmës që papritmas e goditi në qafë, duke e bërë Lee të rrëzohej mbrapsht.
Fotot treguan Lee të shtrirë në dysheme me sytë mbyllur dhe një shami të shtypur në qafë. Në disa foto shiheshin sasi të vogla gjaku. /ZOOM.AL/
Tjetër skandal me biletat e Europianit, shkon në 500 euro bileta e ndeshjes Kroaci-Shqipëri!Biletat për ndeshjet e kombëtares kroate në Euro 2024 tashmë janë shfaqur në tregun e zi. Çmimi i tyre është rreth 500 euro, ndërsa çmimi i rregullt është nga 30 deri në 60 euro.
UEFA për herë të parë në këtë kampionat aplikon një sistem sipas të cilit tifozët e të gjitha kombëtareve do të kenë në dispozicion 10 mijë bileta për të gjitha ndeshjet e kompeticionit në grup, pavarësisht kapacitetit të stadiumit ku luhen ndeshjet.
Ky është përparim në krahasim me sistemin e mëparshëm, ku tifozët kishin një përqindje të caktuar të stadiumit, kështu që tifozët nuk do të privohen nëse kombëtarja e tyre luan në një stadium më të vogël.
Në fazat e mëtejshme të garës, kjo shifër ndryshon. Për shembull, për fazën e 1/16-të dhe çerekfinalet, tifozët e secilës kombëtare do të kenë nga 6000 bileta secili, 7000 bileta për gjysmëfinalet dhe 10000 bileta për finalen.
Federata Kroate e Futbollit, në marrëveshje me UEFA-n, do të sigurojë blerjen e drejtpërdrejtë të biletave të destinuara për tifozët kroatë për një pjesë të tifozëve më besnikë sipas sistemit që është aplikuar në ndeshjet e fundit kualifikuese.
Kështu, për çdo ndeshje në fazën e grupeve, 500 tifozët me më shumë frekuentim në ndeshjet e kombëtares në pesë vitet e fundit do të marrin informacion në e-mailin e tyre për mundësinë e blerjes direkte deri në dy bileta përmes portalit të biletave të UEFA-s, përveç shortit.
Gjithashtu, 500 bileta për çdo ndeshje të fazës së grupeve do të dedikohen për shoqatat e tifozëve të klubit, të cilët do të marrin informacion për mundësinë e blerjes direkte të biletave në e-mailin e tyre në të njëjtën mënyrë.
Kur dhe ku luan Kroacia?
Raundi i parë Spanjë – Kroaci 15 qershor 2024 – ora 18:00, Berlin
Raundi i dytë Kroaci – Shqipëri 19 qershor 2024 – ora 15:00, Hamburg
Raundi i 3-të Itali – Kroaci 24 qershor 2024 – ora 21:00, Lajpcig
/ZOOM.AL/
Bukuroshja e “Big Brother”, që i ka rrëmbyer zemrën portierit të ItalisëMediat italiane duket se kanë zbuluar një romancë të re në botën e futbollit.
Bëhet fjalë për portierin e Totenhemit dhe Italisë, Xhulialmo Vikario, i cili duket se është në një lidhje me yllin e “Grande Fratello” (Big Brother) Antonela Fiordelisi.
Modelja është parë që ka kaluar natën e ndërrimit të viteve në Londër dhe sipas “Corriere dello Sport” arsyeja ishte takimi me portierin 27-vjeçar.
Antonela përveç se modele, është gjithashtu dhe një influencer në rrjetet sociale, ku numëron 1.5 milionë ndjekës në “Instagram”. /ZOOM.AL/