Aplikacion
Nga 1 janari do të nisë zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.
Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale ndaj totalit të të ardhurave vjetore.
Për profesionet e lira të përcaktuar sipas listës të vendimit “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit shpenzimet e zbritshme fikse të padeklaruara në kontabilitet njihen në vlerën 30%.
Për shembull. Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesioneve të lira me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 6,960,000 lekë fitim të deklaruar.
Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë është 1,044,000 lekë.
Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pambajtura në kontabilitet në masën 30%. Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë llogarit se 70-80 deri 90% e totalit të bizneseve (duke përfshirë 3 kategoritë e tyre të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtar) janë me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit.
Financat: Do paguajnë deri 50% më pak tatim se të punësuarit
Ministria e Financave dhe Ekonomisë llogarit se detyrimi tatimor i profesioneve të lira, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave nga paga minimale është 50% më pak se tatimi mbi të ardhurat që paguajnë të punësuarit.
Nëse për të ardhurat vjetore 1,000,000 lekë një i punësuar paguan 8,3 % tatim një biznes i profesioneve të lira do të paguajë 5,1% sipas Ministrisë së Financave. Për të ardhurat vjetore 2,000,000 lekë një i punësuar taksohet 10,6% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 7,8%.
Për të ardhurat vjetore 3,000,000 lekë një i punësuar taksohet 13,44 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 8,7%. Për të ardhurat vjetore 4,000,000 lekë një i punësuar taksohet 16 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,1%.
Për të ardhurat vjetore 5,000,000 lekë një i punësuar taksohet 17,3 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,4%. Për të ardhurat vjetore 6,000,000 lekë një i punësuar taksohet 18,2% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,6%.
Për të ardhurat vjetore 7,000,000 lekë një i punësuar taksohet 18,9% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,7%. Për të ardhurat vjetore 8,000,000 lekë një i punësuar taksohet 19,4% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,8%. Për të ardhurat vjetore 9,000,000 lekë një i punësuar taksohet 19,4% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,9%.
Për të ardhurat vjetore 10,000,000 lekë një i punësuar taksohet 20,1% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 10% apo 50% më pak se një i punësuar.
Por për kontabilistin Sotiraq Dhamo nuk nuk mund të ngatërrohen të ardhurat nga punësimi, me të ardhurat e biznesit për shkak të ndryshimeve që ka një person fizik nga një i punësuar, dhe riskut të ndërmarrë nga sipërmarrësit.
“I punësuari punon me orë të kufizuar, jo më shumë se 40 orë në javë dhe ka limite dhe kufizime në pushime, festa, leje zakonshme, raporte dhe një skemë e tërë përfitimesh që ndryshon nga biznesi. Një i punësuar mund të marrë raport apo të dalë në KEMP dhe mund të paguhet me vite nga skemat e kompensimit të sigurimeve.
Një person fizik i vetëpunësuar, ka tjetër skemë pune dhe aktiviteti. Paguan taksa lokale, paguan qira, punëson punëmarrës, ka shpenzime të ndryshme për mbajtjen e aktivitetit.
Ai përpilon fatura, por pavarësisht se të ardhurat sipas faturave janë në një shumë të caktuar, ato si arkëtime mund të jenë zero. Pra, ka diferencë me të punësuarin, sepse të ardhurat nga paga janë të barabarta me arkëtimet nga paga.
Por, i vetëpunësuari si profesion i lirë, ushtron një aktivitet të tërë, për përditësimin e licencës, për pagesën e tarifave, kontrollohet nga bordi, testimet dhe trajnimet, marrja e dëshmisë, dhe në fund përgjegjësia penale dhe ligjore. I punësuari nuk i ka këto detyrime dhe përgjegjësi.
Përveç kësaj, i punësuari mund të ndërrojë vendin e punës sipas dëshirës, ndërsa një i vetëpunësuar nuk e ka këtë luks”, pohoi pas miratimit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” në muajin mars 2023 kontabilisti Sotiraq Dhamo për Monitor.
Gjithashtu ai ngriti shqetësimin e mungesës se një analizë përse vendoset taksim progresiv vetëm për shërbimet e profesioneve të lira ndërsa për bizneset tregtare do të vijojë të jetë 0% deri në 2029.
Z. Dhamo shtoi se po ngatërrohen profesionet e lira të rregulluara me ligj me shërbimet e ofruara nga individë jo te licencuar apo të certifikuar profesionalisht nga ndonjë organizëm apo institucion shtetëror apo ligjor.
Për audituesin ligjor, Sokol Toska, ngarkesa tatimore te profesionet e lira është më shumë se nga sa paguajnë korporatat, për shkak se këta tatimpagues përdorin burimet e tyre personale për ushtrimin e veprimtarisë, nuk krijojnë struktura të posaçme siç ndodh me korporatat. Sipas tij, ndryshimet e normave tatimore godasin shtresën e mesme.
“Kjo kategori personash, të cilët janë kryesisht individë të arsimuar apo që zotërojnë nivele të larta të ekspertizës, pjesa më e shëndetshme e shoqërisë, individë me nivel të lartë intelektual, por edhe me guximin për të ndërmarrë veprimtari të pavarura në një mjedis të pasigurt, shtresa shoqërore e përbërë nga individë të lirë që krijon modelet shoqërore të së ardhmes, kjo kategori do të përballet me një ngarkesë tatimore relativisht mjaft të lartë, shoqëruar me pasigurinë që jep mjedisi tatimor dhe modeli politik.
Këta persona, në terma nominalë tatohen si një korporatë, por në terma realë, ngarkesa që do të përballojnë është më e lartë se ajo e korporatave, pasi kjo kategori tatimpaguesish janë individë dhe nuk krijojnë struktura të posaçme për ushtrimin e veprimtarisë.
Këta tatimpagues përdorin burimet e tyre personale për ushtrimin e veprimtarisë, automjete, zyra, kryejnë shpenzime dhe blerje, të cilat është e pamundur të dokumentohen me numrin e regjistrimit NIPT dhe si rrjedhim, këto kosto nuk lejohet të zbriten për qëllime të llogaritjes së tatimit.
Nga ana tjetër, korporatat janë organizime të mirëstrukturuara për qëllime të planifikimit tatimor, përdorin ekspertë, zbatojnë praktika të caktuara dhe arrijnë të optimizojnë ngarkesën tatimore”, tha ai.
Shembujt
Si do të llogaritet tatimi 23% për profesionet e lira me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë
Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale ndaj totalit të të ardhurave vjetore.
Për profesionet e lira të përcaktuar sipas listës të vendimit “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit shpenzimet e zbritshme fikse të padeklaruara në kontabilitet njihen në vlerën 30%.
Për shembull. Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesioneve të lira me të ardhura vjetore 1,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 660,000 lekë fitim të deklaruar në vit.
Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 1,000,000 lekë është 99,000 lekë.
Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesioneve të lira me të ardhura vjetore 8,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 5,560,000 lekë fitim të deklaruar. Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 8,000,000 lekë është 834,000 lekë.
Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesioneve të lira me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 6,960,000 lekë fitim të deklaruar.
Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë është 1,044,000 lekë.
Si do të llogaritet tatimi 23% për profesionet e lira me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë
Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pambajtura në kontabilitet në masën 30%.
Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.
Bora rrëfen njohjen me Donaldin: Sytë e tij më goditënBora Zemani rrëfeu detaje që nuk fliten shpesh në publik për njohjen e saj me Donald Veshajn.
Gjatë një interviste televizive, Bora tregoi se takimi i parë mes tyre ka ndodhur në një koncert, aty ku nisi edhe pëlqimi mes tyre.
Mesazhet e para të pëlqimit Bora dhe Donaldi i kanë shkëmbyer në “Instagram”, ku siç ndodh në kohët moderne, ata përpiqeshin të mësonin diçka më shumë për njëri-tjetrin duke parë profilet.
“Ne nuk jemi njohur në televizion, kemi qenë të ftuar në një koncert recital. Atje u pamë dhe u morëm vesh me njëri tjetrin. Sytë tanë duhet ta kërkoni njëri tjetrin. Sytë e Donaldit më goditën që në momentin e parë.
E dija që njëri nga binjakët ishte i lidhur, kur pash Donaldin, i thash ishalla nuk është ky i lidhuri. Dhe kur e mora vesh u çlirova. Donaldi i ka marrë hapat i pari, por ishte qartë gjëja që në fillim. E ruanim njëri tjetrin me sy, filluan mesazhet derisa u takuam që takoheshim për pak dhe shkonte biseda deri në orët e para të mëngjesit.
Humori ka qenë gjëja e parë që na ka lidhur shumë me njëri tjetrin. Qeshja aq shumë me mesazhet. Unë nuk dija emrat e çunave. Isha me shoqet e mia të ngushta, njëra gjeti emrin e Donaldit dhe shkon te storyt dhe thotë ‘ky është e gjeta’. Un i them do dali emri im. Më çon screenshot që i kisha parë storyn, tha më në fund të gjeta. Ky ishte mesazhi i parë, pastaj filloi komunikimi”, tregoi Bora.
Pak javë më parë, gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, Bora mori propozimin për martesë nga Donaldi dhe ajo e emocionuar tha “PO”, ndërsa përkrah kishte edhe djalin e saj, Arborin.
EMRI/ Shqiptari masakrohet me thikë në Athinë, goditet disa herë në trupNjë shtetas shqiptar u sulmua me thikë këtë të shtunë në rrugët e Athinës.
Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për Artur Mitron nga Berati, i cili u godit disa herë me thikë në trup nga petsona ende të paidentifikuar.
Shqiptari u qëllua disa herë rresht në trup pas një sherri që pati në rrugë.
Ai u dërgua në spital ku po merr ndihmën e parë, ndërsa policia po heton për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Meta për Berishën: Izolim i paprecedentë i Doktorit (Asnjë fjalë për aksionin opozitar)Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi për izolimin e aleatit të tij, Sali Berishës, në shtëpi.
Në një koment të shkurtër në “Facebook”, Meta shprehet se vendimi i gjykatës ndaj liderit të opozitës është një kambanë alarmi, që sipas tij, flet për rrezikun ndaj shtetit të së drejtës.
Megjithatë, në asnjë rresht Meta nuk flet për aksion opozitar, njëjtë siç njoftoi deputeti Luçiano Boçi kur reagoi pasi u shpreh GJKKO.
Boçi tha se vendimi i gjykatës është shtysë për opozitën të vijojë betejën me qeverinë më tej, por vetë Meta nuk shkruan nëse do të jetë pjesë e këtij aksioni.
“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.
Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”, tha Ilir Meta.
Bardhi mbron Berishën: Po izolohet pa arsye në kushte që nuk aplikohen as për të burgosuritPër kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të lënë në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha është një përndjekje që drejtësia po i bën opozitës.
Sipas tij, kjo kuptohet nga fakti se për Berishën është ndaluar komunikimi me persona të jashtëm, masë që, siç arguemton Bardhi, nuk aplikohet as për të burgosurit.
Për shkak të mungesës së arsyes, shton Bardhi, ndaj Berishës po bëhet padrejtësi.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Tejkalimi i nevojës, veprimeve të arsyeshme dhe abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi. Opozita vërtetë nuk ka betejë me drejtësinë, por e kundërta e kësaj duhet të jetë edhe më e zëshme: drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën.
E në këtë drejtim, një deputeti nuk mund ti pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet komunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politik qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji.
Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës.
Përndjekja politike ndaj opozitës do ta rradhiste Shqipërinë krah Rusisë, dhe jo krah vendeve të NATO-s apo BE-së. Në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, cilido mund të hetohet dhe nëse rezulton i fajshëm të dënohet.
Por në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, askush nuk mund të përndiqet politikisht, askush nuk duhet të trajtohet përtej standarteve që lejon ligji dhe janë të nevojshme në një shoqëri me drejtësi dhe barazi. Abuzimi, tejkalimi dhe mungesa e arsyes janë gjithmonë PADREJTËSI!
Aksident i rëndë në Durrës, përplaset për vdekje 52-vjeçariNjë 52-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës.
Ai u përplas për vdekje nga një makinë, teksa po kalonte rrugën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Çmimet e rritura e bëjnë të papërballueshme darkën e fundvitit. Sa do të shpenzojë një shqiptar?Janë ditët e fundit të vitit 2023. Periudha kur jo vetëm festohet, por edhe shpenzohet. Si paraqiten këtë vit çmimet?
Sipas të dhënave, rritje më të madhe të çmimeve këtë vit e kanë pasur perimet, me mbi 21%, pasuar nga frutat, bulmeti dhe në radhë edhe produktet e tjera ushqimore, që vlen të theksohet se këtë vit janë shtrenjtuar të gjitha. Por, sa do të na kushtojë tryeza e ndërrimit të viteve?
Në një përllogaritje për një familje me katër persona, ku rezulton se për produktet kryesore, përfshi ato tradicionale të Vitit të Ri, si gjeli i detit dhe bakllavaja, kosto shkon mbi 26 000 lekë. Që do të thotë për person më shumë se 6 600 lekë.
A është e përballueshme kjo faturë për qytetarët shqiptarë? Kemi bërë një krahasim të kësaj kostoje me të ardhurat e disponueshme, nga ku rezulton se tryeza e vitit të ri për person është sa 36% e pensionit mesatar në Shqipëri; sa 16,8% e pagës minimale dhe 9,3% e pagës mesatare. Por, këto përllogaritje vlejnë për persona apo familje me të ardhura mesatare apo nën mesataren. Ka një kategori tjetër qytetarësh, të cilët do të festojnë jashtë. Sa do të shpenzojnë ata?
Në Ulqin kushton 189 euro për person; në Stamboll 289 euro; në Budapest 359 euro/person; në Paris 499 euro dhe në Dubai 879 euro/person./A2
Në arrest shtëpie, reagon Sali Berisha: Hakmarrje e Ramës. Polici s’më ndan nga demokratët!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pak orë pasi GJKKO i caktoi masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për dosjen “Partizani”.
Berisha e ka cilësuar masën e marrë ndaj tij si “arrest politik”, duke thënë se është dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës, që shpreh frikën nga beteja e opozitës.
Ish-kryeministri shkruan se diktatura e Ramës rrezikon çdo shqiptar e jo vetëm demokratët sepse “ata që duan Shqipërinë janë më shumë se ata që duan Berishën”.
Reagimi i Berishës:
Të nderuar miq, demokratë, shqiptarë kudo ku ndodheni.
Sot ndodhi ajo që të gjithë e dinim, izolimi dhe heqja e të drejtës së fjalës të liderit të opozitës nga narko-regjimi më mafioz i bastardit të ish-xhelatëve shqiptarë Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, Edi Ramës që është dhe regjimi diktatorial më i korruptuar në Europë dhe më gjerë.
Kjo masë arresti politik, dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës, nuk shpreh vetëm urrejtjen e tij të trashëguar ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha shpreh frikën, tmerrin që ne të dashur miq i kemi kallur atij deri në palcë dhe botës së tij të krimit me betejën tonë pa kthim.
Ai që mendon se asgjësoi pluralizmin dhe opozitën do ketë fatin që populli opozitar i rezervon armiqve të lirisë, diktatorëve.
Të dashur miq, Sali Berisha është dhe do të jetë ai që ka qenë gjithmonë. Me apo pa arrest shtëpie, me apo pa policë tek dera, asgjë nuk do mund ta ndajë dot atë nga ju, jo vetëm demokratë, por edhe shqiptarë kudo që ata ndodhen.
Sali Berisha do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë që aktualisht është e shpërfytyruar: Më shumë nga të gjithë që e kupton se litari i kalbur po i këputet është vetë Edi Rama.
Unë jam i bindur se sot jemi sëbashku jo thjesht ata demokratë që janë në krah të Sali Berishës, por dhe ata shqiptarë që e ndjejnë dhe e përjetojnë se Shqipëria është në rrezik. Ata janë shumica e qytetarëve të këtij vendi, ndaj a e dini pse fitorja jonë është e padiskutueshme? Është e tillë sepse ata që duan Shqipërinë janë më shumë se ata që duan thjesht Sali Berishën.
Së fundmi, çdo masë që merr ky pushtet ndaj meje dhe opozitës është e përkohshme. Ajo që mbetet e pamposhtur është mosdorëzimi ynë dhe vendosmëria jone që izolimin e opozitës ta kthejmë në betejë lirie dhe në fitore për shqiptarët.
Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me moton ‘O SOT O KURRË’ betejën tonë pa kthim edhe më të fortë, të vendosur dhe më me pasion e guxim se kurrë më parë.
Sulmet masive kibernetike, Rama: Gati ligji i ri. Edhe privati do të paguajë për sigurinë“Sulmi kibernetik ndaj uebsajtit të Parlamentit ka qenë shumë i egër,” deklaroi të shtunën kryeministri Edi Rama. Por, megjithatë kreu i qeverisë shtoi se pjesa më e madhe e dëmit është evituar.
Nisur nga ky rast, por edhe të tjerë, Rama në konferencën me gazetarët në mbyllje të vitit deklaroi se me nisjen e sesionit të ri parlamentar, ligjvënësit do të kalojnë një ligj për sigurinë kibernetike.
Po ashtu, kryeministri sqaroi se sajti Parlamentit nuk ishte nën mbrojtjen e AKSHI-t, pasi ka një host-it të vetin.
“Sulmi i bërë mbi infrastrukturat që mbulon AKSHI është kthyer mbrapsht. Parlamenti ka një hostim të vetin, jashtë sfereës që mbulon AKSHI. Qeveria ka vendosur që të çojë në Kuvend ligjin për sigurinë kibernetike. Të gjitha institucionet, përfshirë dhe gjykatat do të futen nën një ombrellë që quhet soku kombëtar.”
Ky mekanizëm, sipas kreut të qeverisë, do të jetë garancia kryesore për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike në nivel kombëtar.
“Një infrastrukturë që po ngrihet dhe e gatshme që të hostojë të gjithë nën mbrojtjen e agjencisë sonë të re që kemi krijuar për mbrojtjen kibernetike. Janë shumë hapa të tjerë që duhen hedhur. Kemi trashëguar një bathore digjitale.”
Pritet që me ligjin e ri, edhe sektori privat do të detyrohet të marrë masa për sigurinë kibernetike.
“Të gjithë kompanitë dhe institucioneve do t’u nënshtrohen disa rregullave dhe do të financojnë për sigurinë.”
Nga çmimi i kafesë tek Inteligjenca Artificiale – Për çfarë të “ruhemi” në 2024-nKëtu është një përzgjedhje e çështjeve të rëndësishme që ia vlen t’i kushtoni vëmendje në vitin 2024, nga grushtet e shtetit te filmat me superhero. Disa janë thjesht argëtuese – ndërsa të tjerat janë potencialisht duke ndryshuar botën.
ChatGPT tërhoqi 100 milion përdorues brenda dy muajve nga fillimi i tij në nëntor 2022, por vizitat e përdoruesve arritën kulmin në mesin e vitit 2023 dhe që atëherë janë ulur. Kjo mund të tregojë një entuziazëm për chatbot në përgjithësi. Ose thjesht mund të sinjalizojë se përdoruesit janë bërë më të zgjuar dhe kanë kaluar në chatbot të tjerë që janë më të përshtatshëm për detyra të veçanta.
Furnizimet e rinovueshme të energjisë, si energjia diellore dhe e erës, së shpejti do të kapërcejnë termocentralet me qymyr për t’u bërë burimi më i madh i vetëm në botë i energjisë elektrike, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA ). Por kur?
Duke thënë më parë se do të ishte në vitin 2025, IEA tani mendon se kjo mund të ndodhë në vitin 2024, “si rezultat i ritmit të përshpejtuar të shtimit të kapaciteteve të rinovueshme” dhe “rritjes së prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri”. Adoptimi i burimeve të rinovueshme në Evropë është përshpejtuar nga lufta në Ukrainë: vendet e BE së shtuan 41 gigavat ( gw ) kapacitet diellor në vitin 2022 dhe pritet të shtojnë më shumë se 50 gë në 2023.
Kina shtoi 107 gë kapacitet diellor në 2022, afërsisht e barabartë me të gjithë kapacitetin ekzistues në Amerikë dhe pritet të ketë shtuar kapacitetin diellor të dy Amerikave në vitin 2023.
Ndërkohë, përdorimi i qymyrit për gjenerim u rrit me 1.7% në 2022. Por përdorimi i qymyrit në Evropë dhe Amerikë në 2024 parashikohet të bjerë ndjeshëm, më shumë se sa të kompensojë një rritje të lehtë në Azi.
Në vitin 2023, filmat e superheronjve u lanë në hije nga “Barbie”, heroina plastike e së cilës luftoi patriarkalin me ndryshime të shpeshta të garderobës, në vend të fuqive mbinjerëzore, dhe “Oppenheimer”, një film biografik i një njeriu jo super (por shumë të zgjuar).
Shumë spekulime pasuan nëse oreksi për filma të pafund të superheronjve nga Marvel dhe imituesit e tij ishte kishte ikur. Kështu, skena është vendosur për një përballje në vitin 2024, kur publikimet e superheronjve përfshijnë “Captain America: Brave New World”, “Deadpool 3” dhe dy spin-offs të Spider-Man, “El Muerto” dhe “Madame Web”.
Ata përballen me “Mickey 17”, vazhdimin e Bong Joon Ho të “Parasite”dhe “Gladiator 2”.
Konsumi i kafesë tani po tejkalon prodhimin, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë. Hendeku mund të zgjerohet në vitin 2024: moti ekstrem në Brazil në fund të 2023 mund të zvogëlojë të korrat e kokrrave arabica , ndërsa El Niño kërcënon të ulë rendimentet e fasuleve robusta në Indonezi.
Prodhuesit e kafesë mund të kenë nevojë të marrin në konsideratë kultivimin në zona të reja ndërsa planeti ngrohet dhe të inkurajojnë kafe-pirësit të përqafojnë një ‘specie’ të tretë, të quajtur liberica , e cila është më tolerante ndaj nxehtësisë.
Programet e çrrënjosjes kanë një shans të mirë për të eliminuar virusin e egër në muajt e ardhshëm. Fokusi po zhvendoset drejt eliminimit të një forme të re të sëmundjes, poliomielitit që rrjedh nga vaksina, e cila është në rritje.
2024 mund të jetë viti i parë pa poliomielitin e egër. Pakistani dhe Afganistani janë vendet e fundit ku sëmundja është endemike. Rastet janë pakësuar dhe janë të kufizuara në zona të vogla gjeografike.
Grushtet e shtetit janë rikthyer, dhe veçanërisht në Afrikën Sub-Sahariane, pas një qetësie në vitet 2010.. Nga 18 tentativa për grusht shteti që nga viti 2021, nëntë kanë pasur sukses. Grushtet e shtetit priren të ndodhin për një nga dy arsyet: ose një kolaps sigurie, si në Niger dhe Mali, ku gjeneralët pretendonin se po rivendosnin rendin; ose kur një lider i papëlqyeshëm nuk i pëlqen mirëseardhja, si në Gabon.
Paqëndrueshmëria në Sahel nuk tregon shenja pakësimi, kështu që grushtet e mëtejshme janë të mundshme. Por ku? Analistët në BMI një firmë kërkimore, mendojnë se Sudani i Jugut është në rrezik më të madh, i ndjekur nga Republika e Afrikës Qendrore, shumica e së cilës nuk është më nën kontrollin e qeverisë. SBM Intelligence, një firmë nigeriane, mendon se shanset janë më të larta në Republikën Demokratike të Kongos.
Dhe mbani një sy në Guinenë Ekuatoriale, e cila udhëhiqet nga udhëheqësi më jetëgjatë i Afrikës, Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, tani 81 vjeç. Një krizë pasardhëse mund të shkaktojë një grusht shteti.
Kalimi te automjetet elektrike (ev) ka riformuar industrinë e makinave. Në shumë mënyra, ev- të kanë më shumë të përbashkëta me telefonat inteligjentë sesa me automjetet me motor me djegie; ato përmbajnë më pak pjesë lëvizëse dhe mekanikisht janë shumë më pak komplekse.
Prodhuesit aktualë, të cilët shkëlqejnë në ndërtimin e motorëve dhe kutive të shpejtësisë, kanë humbur avantazhin e tyre konkurrues.
Në vitin 2024 Kina do të kalojë Gjermaninë dhe Japoninë për t’u bërë eksportuesi më i madh i makinave në botë, i nxitur nga kërkesa për ev. Pa dyshim, eksportet kineze të makinave përfshijnë shumë automjete të prodhuara nga Tesla, një firmë amerikane, në fabrikën e saj kineze. Por Tesla, prodhuesi më i madh në botë i Ev -ve, do të kapërcehet nga byd , një firmë kineze, e cila do të shesë më shumë automjete, si brenda Kinës ashtu edhe globalisht.