Aplikacion
Ingrid Gjoni reagoi për lajmin e ndarjes nga jeta të motrës së saj, Ilda Gjoni, mamaja e Ana Likës.
Në një postim të gjatë në “Instagram”, Ingridi e veçon Ildën si motrën më të mirë dhe më të dashurën.
Ingrid Gjoni shpreh hidhërimin për ndarjen nga jeta të saj, duke i premtuar se fëmijët e saj do t’i ketë gjithmonë nën kujdes.
Reagimi i plotë:
Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time. Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh.
Ilda Gjoni nuk ishte vetëm motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur për të njohur e të panjohur.
Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meriton Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë.
Engjëjt dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu. Faleminderit të gjithëve ju për dashurinë e treguar. Zoti ua shpërbleftë me të mira.
Tre vjet Brexit – probleme dhe shqetësime të rejaTre vjet pas Brexit-it përfundimtar, pasojat e daljes së Britanisë së Madhe nga BE vazhdojnë t’u hapin probleme bizneseve në të dy anët. “Ndër viktimat kryesore të Brexit-it janë bizneset e vogla, të cilat shpesh janë dorëzuar”, tha ambasadori gjerman në Londër Miguel Berger për agjencinë gjermane të shtypit. “Për kompanitë e mëdha, kjo përfaqëson një kosto të caktuar, por ato janë mësuar ta menaxhojnë atë.”
Tregtia dypalëshe vlerësohet sa ka rënë me 10 deri në 15 për qind që nga Brexit-i. Britania e Madhe nuk është më ndër dhjetë partnerët kryesorë tregtarë të Gjermanisë.
Britania e Madhe u largua nga BEnë fund të janarit 2020. Që nga 1 janari 2021, Britania nuk është më anëtare e bashkimit doganor të BE-së apo e tregut të brendshëm. Kjo shkaktoi vonesa të konsiderueshme në tregti, veçanërisht në fillim.
Mungesa e sinkronizimit
Kreu i Dhomës Gjermano-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë (AHK) në Londër, Ulrich Hoppe, tha për dpa se ekonomia ndërkohë ishte përshtatur në pjesën më të madhe me kushtet e reja. Tregtia po rritet përsëri, duke dhënë shpresë për të ardhmen se një pjesë e rënies për shkak të Brexit-it mund të kompensohet në afat të mesëm. Industritë si energjia e rinovueshme në veçanti kanë potencial, tha Hoppe. “Ekspertiza teknike gjermane mund të ndihmojë në realizimin e potencialit të madh të energjisë së rinovueshme në Britaninë e Madhe.”
Megjithatë, eksportuesit e ushqimit të BE-së mund të përballen me probleme të reja. Pas disa shtyrjeve, Britania e Madhe tani dëshiron të vendosë kontrolle të importit për produktet shtazore dhe bimore.
Sigurisht, ato do të paraqesin sfida për këtë sektor, por ndikimi i rregulloreve të reja në të gjithë ekonominë gjermano-britanike është mjaft i vogël,” tha Hoppe. Nga ana e tij, York-Alexander von Massenbach i Dhomës Britanike të Tregtisë në Gjermani (BCCG) tha se vlerësimi i pritshëm i rrezikut të mallrave do të përfshijë punë shtesë organizative dhe vonesa.
Besimi i britanikëve në supermarketet e tyre është në nivelin më të ulët historik, sipas një sondazhi. Nga frika se çmimet do të rriteshin më tej, qeveria konservatore i shtyu pesë herë me radhë kontrollet e Brexit për ushqimet e BE-së.
Të planifikuara fillimisht për në tetor 2023, faza e parë e modelit të ri të kufirit nuk do të hyjë në fuqi në janar 2024, sipas qeverisë britanike. “Për t’u dhënë palëve të interesuara më shumë kohë për t’u përgatitur për kontrollet e reja, planet e rishikuara do të zbatohen për kontrollet pasuese”, u bë e ditur.
Produktet shtazore dhe bimore klasifikohen në tre kategori të ndryshme rreziku: i ulët, i mesëm dhe i lartë. Klasifikimi merr parasysh si llojin e mallit ashtu edhe vendin e origjinës. Në varësi të kësaj, kërkesat e importit ndryshojnë. Ndikimi në importet nga BE-ja varet nga grupi i produkteve: për shembull, për produktet shtazore të kategorisë me rrezik të mesëm kërkesat janë rritur, ndërsa për produktet bimore me rrezik të ulët janë ulur./ DW
Edhe nesër mot i kthjellët, si do të luhaten temperaturat?Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, kjo falë masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore dhe në orët e mesditës.
Era do të jetë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3 deri 14°C
në zonat e ulëta 3 deri 18°C
në zonat bregdetare 8 deri 18°C
Identifikohet shqiptari që humbi jetën në aksident rrugor të shënuar këtë të mërkurë në Itali.
Mediat fqinje raportojnë se bëhet fjalë për 40-vjeçarin Sokol Hoxha me profesion mjek.
Ai është një prej katër viktimave të aksidentit tragjik, ku një ambulancë u përplas në tunel me një autobus që po transportonte nxënës të një shkolle të mesme.
Tre viktimat e tjera janë infermierja, shoferi i ambulancës dhe pacientja e ambulancës
Tymi i zi dhe flakët mbuluan tunelin sepse pas përplasjes me autobusin, ambulanca shpërtheu në flakë.
Ende nuk dihet çfarë u bë shkak për aksidentin, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.
Tragjedi në Itali/ 4 të vdekur në një aksident rrugor, mes tyre edhe një shqiptarKatër persona humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të mërkure në Itali, në një aksident rrugor.
Sipas mediave italiane, një autobus me 40 nxënës të një shkolle të mesme u përplas me një ambulancë të Kryqit të Kuq në një tunel në rrugën që lidh Urbinon dhe Ferminganon.
Prej përplasjes së fortë të dy mjeteve, ambulanca mori flakë dhe humbën jetën 3 tre punonjës të kujdesit shëndetësor dhe një pacient.
Mes tyre është edhe një mjek 40-vjeçar me kombësi shqiptare. Jetë ndërroi edhe shoferi i ambulancës, një infermier dhe pacienti 80-vjeçar.
Nga përplasja mbetën edhe shtatë persona të plagosur, të cilët u dërguan në spital.
VIDEO/ Aeroporti i Rinasit në kolaps, bie sistemi i kontrollit. Dhjetëra njerëz në pritjeAeroporti i Rinasit është në kolaps.
Sistemi i kontrollit në hyrje-dalje të aeroportit ka rënë si pasojë e fluksit të madh të lëvizjeve.
Për pasojë, dhjetëra qytetarë kanë mbetur në pritje në aeroportin e Rinasit.
Videon e kaosit në ambientet e brendshme të aeroportit e ka postuar aktori i humorit Elvis Pupa, i cili po ashtu është i shqetësuar nga ky problem.
Me ironi, ai shkruan: “Ore pse bie sistemi i kontrollit në Rinas gjithmonë kur ka fluks. Ka me na e shit qeveria për bum turistik”, shprehet Elvis Pupa.
Gjendet lëndë plasëse e fshehur në arka në Gramsh, policia rrethon zonënNjë sasi me lëndë plasëse u gjet këtë të mërkurë në Gramsh.
Gjatë një kontrolli në një banesë të vjetër, policia gjeti granata dhe municion luftarak të fshehur në një arkë të vjetër.
Pronari i banesës ku u gjetën lëndët plasëse, sipas policisë, nuk jeton më.
Grupi hetimor siguroi perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.
Kush janë 5 njerëzit më të pasur në botë?Rënia e aksioneve dhe rritja e normave të interesit u përkthyen në një vit rënie për njerëzit më të pasur në botë.
Në total, miliarderët e planetit tani kanë një vlerë prej 12.2 trilionë dollarësh, një rënie prej 500 miliardë dollarësh nga 12.7 trilionë dollarë në mars 2022. Bill Gates ka rënë nga Top5 dhe renditet në vendin e gjashtë.
Bernard Arnault & familja e tij – 211 miliardë dollarë: Drejton perandorinë LVMH të 75 markave luksoze të modës dhe kozmetikës, duke përfshirë Louis Vuitton dhe Sephora. Për
Elon Musk – 180 miliardë dollarë: Ai bashkëthemeloi gjashtë kompani, duke përfshirë prodhuesin e makinave elektrike Tesla, prodhuesin e raketave SpaceX dhe tunelin nëntokësor Boring Company.
Jeff Bezos – 114 miliardë dollarë: Bezos themeloi gjigantin e tregtisë elektronike Amazon në vitin 1994.
Larry Ellison – 107 miliardë dollarë: Larry Ellison është kryetar, drejtor i teknologjisë dhe bashkëthemelues i gjigantit të softuerit Oracle, ku ai zotëron rreth 35% të aksioneve të kompanisë.
Warren Buffett – 106 miliardë dollarë: Një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Biznesmen, finantrop amerikan, Warren është i njohur për investimet nga bota e medias tek ato të pasurive të paluajtshme./ Anabel
Ministri i Brendshëm zbardh detaje për masakrën e Tetovës, pse u vranë babë e birPas ngjarjes së rëndë që tronditi Tetovën këtë të mërkurë, ku Ilmi Islami, 60 vjeç, qëlloi për vdekje kushërinjtë e tij, babë e bir, reagoi edhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Në një dalje për mediat, ministri njoftoi se vrasja e dyfishtë ndodhi për shkak të një debati të vjetër mes familjarëve për çështje pronësie.
Megjithatë, ngjarja nuk është zbardhur ende e plotë dhe hetimet po vijojnë.
“Për momentin po punojnë kolegët në zbardhjen e këtij rasti. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje për çështje pronësore në familje. Këto janë informatat e para që na dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti do të zbardhjet i tërë rasti dhe do kemi informacione të detajuara”, deklaroi Spasovski.
60-vjeçari Islami qëlloi me armë zjarri drejt dy kushërinjve të tij babë e bir, 52 dhe 28-vjeç, duke i lënë të vdekur, ku i plagosur mbeti edhe një person i tretë, i cili u transportua gjithashtu në spitalin e Shkupit.
Pas krimit, 60-vjeçari u arrestua nga policia.
Messi ka blerë makinën më të shtrenjtë? Ja sa kushtoi ekzemplari klasik “Ferrari Spider”Një pjesë e madhe e sportistëve elitarë pëlqejnë të mburren me flotën e tyre të shtrenjtë, dhe njëri prej tyre është Lionel Messi, i cili, mes shumë makinave të shtrenjta, zotëron edhe një Ferrari 335 S Spider Scaglietti të rrallë me vlerë të pabesueshme 32 milionë euro.
Ndodhen vetëm katër ekzemplarë të kësaj makine në botë dhe Messi është një nga pronarët me fat.
Ylli argjentinas e bleu makinën në një ankand sekret në vitin 2016 dhe për “lodrën” e tij ai shpenzoi 32.2 milionë euro joreale.
Mesi gjatë karrierës së tij ka fituar më shumë se një miliard euro vetëm nga futbolli, ndaj nuk është problem për të që të ndajë 32 milionë euro për një makinë. /ZOOM.AL/