Aplikacion
Ilia Murzaku, sot 86 vjeç, flet një shqipe të kulluar, edhe pse prej 64 vitesh jeton në Rumani. Në vitin 1959 u zhvendos në Bukuresht me nënën dhe dy motrat e tij.
Deri në atë moment jeta nuk kish qenë e lehtë për ta, pasi më herët Ilia kish humbur babanë dhe vëllanë, i pari dy javë pasi doli i pafajshëm nga burgu ku u mbajt për një vit si i dyshuar për bombën e vendosur tek ambasada ruse në Tiranë në vitin 1951, ndërsa vëllai pak kohë pasi kish shkuar tek ca të afërm në Rumani, si pasojë e një sëmundjeje.
Duke qenë se i ati, shkolluar në Rumani dhe ish-punonjës i ambasadës rumune në Tiranë para komunizmit, mbante pasaportën rumune, e gjithë familja mori gjithashtu të drejtën e shtetësisë, të cilën do ta shfrytëzonin atëherë kur u nevojitej.
“Në vitin 1959, qeveria rumune e asaj kohe dha një urdhër që të gjithë shtetasit rumunë mund të riktheheshin të jetonin në Rumani. Atëherë ne shkuam menjëherë në ambasadë, por na duhej dhe një miratim që shteti shqiptar na lejonte të iknim, më saktë ministria e Brendshme. Nuk na ndaluam të iknim” – thotë në një intervistë për DW.
Ndalesa e parë e familjes Murzaku do të ishte qytet-porti i Konstancës në Rumani, aty ku ndër shekuj zbarkonin shqiptarët e Rumanisë.
“Ne erdhëm me vapor rus. Atëherë isha basketbollist, luaja me Tiranën, ish-17 Nëntorin. Kuzhinierja e tragetit na thoshte: Hani! Se ne ishim shumë të dobët. Gjatë udhëtimit ndaluam në Piré të Greqisë. Aty pushuam 5-6 orë, duke gjezdisur dhe parë dyqanet. Para se të nisesha kisha bërë një palë këpucë me porosi, por kur pashë ato dyqane, këpucët e mia dukeshin si opinga” – tregon mes nostalgjisë Ilia.
Diferenca Shqipëri-Rumani dikur ishte, si Rumani-Amerikë
Me të mbërritur, autoritetet vendase i pyetën nëse donin të vendoseshin në Konstancë apo në Bukuresht. Familja zgjodhi Bukureshtin, pasi varri i të vëllait ishte aty. Ca vite më vonë, në 1966-ën do të tërhiqnin edhe eshtrat e të atit. Ajo do të ishte dhe hera e fundit kur Ilia do të vizitonte Shqipërinë, deri në rikthimin pas viteve ’90. Ikja nga një shtet në diktaturë, në një tjetër vend diktatorial, kishte sa ngjashmëri, aq edhe ndryshime sipas Ilias.
”Ato vite dhe këtej sapo kish nisur diktatura. Diferenca Shqipëri-Rumani dikur ishte, si Rumani-Amerikë. Këtej i gjetëm dyqanet plot. Ndërsa në Tiranë kishim bukën me racion. Nëna ime merrte 400 gramë bukë dhe ma jepte mua racionin e saj. Bëje hesap vetë. Ishte krizë e madhe. Ndërsa këtu nisëm të visheshim, të mobilonim shtëpinë, udhëtonim edhe në vende demokratike”.
Integrimin nuk e pati të vështirë, pasi shpejt u regjistrua në Institutin e Fiskulturës në Bukuresht dhe mësoi dhe gjuhën rumune. Më vonë u njoh edhe me një vajzë rumune, që u bë më pas gruaja e tij. Edhe për të zënë miq, nuk ishte aspak e vështirë, sepse siç thotë Ilia, në ato vite gëzohej respekt për shqiptarët dhe komunitetin shqiptar.
“Ka qenë një organizatë shqiptare e mirëorganizuar. Kishin Shtëpinë e tyre të Kulturës. Mblidheshim, këndonim, madje këndonim dhe këngë patriotike të vjetra. Kishte çifte të përziera dhe partnerët rumunë mësonin këngët tona. Atëherë komuniteti ka qenë shumë më i madh, ndërsa tani nuk flasin as gjuhën”.
Për Ilian, mallin e Shqipërisë, aty ku nuk mund të udhëtohej më pas izolimit gjatë diktaturës, e shuanin takimet me grupet e sportistëve shqiptarë që vinin në Bukuresht. Ai i shoqëronte ato në ndeshjet dhe vizitat që kryenin, duke praktikuar në këtë mënyrë edhe gjuhën shqipe. Ai u rikthye në Tiranë në vitin 1991, përmes rrugës tokësore, ku gjëja e parë që i ra në sy ishin bunkerët, rrugët me gropa dhe malet e shpyllëzuar.
Ngjashmëri në kulturë dhe gjuhë
Renata Topçiu u rrit duke folur shqip dhe rumanisht. Prindërit e saj u njohën në Bukuresht, kur i ati, me origjinë nga Korça ishte student mjekësie, dhe e ëma, rumune nga Bukureshti, studente e Filologjisë, në degën Frengjisht-Rumanisht. Ata u martuan në vitin 1958 dhe më pas venodsën të jetonin në Shqipëri.
“Është pak e ndryshme fëmijëria kur njëri nga prindërit është i huaj. Bëhesh fëmijë dy-gjuhësh. Është pasuri e vërtetë, sepse gjuha që mëson në fëmijëri bëhet pronë e jotja, e cila arrin në të njëjtin nivel me gjuhën e vendit ku ke lindur dhe je shkolluar dhe të hap një dritare tjetër, për të njohur një kulturë tjetër “– thotë Renata për Deutsche Welle.
Nga kujtimet e fëmijërisë në Shqipëri, ajo mban mend vitet e vështira të nënës, kur vendi u izolua dhe kufinjtë u mbyllën.
“Gjyshja ime ia doli që të vinte në Shqipëri që të shikonte nipin dhe mbesat, por nënës sime nuk i jepej viza për të dalë nga Shqipëria. Gjyshja ime gjithmonë i drejtohej me një letër direkte Enver Hoxhës, ku i shkruante: Unë jam nëna e një vajzë ia kam falur Shqipërisë, dhe ajo ka tre fëmijë. Unë jam shumë e pasur por duhet ta gëzoj këtë pasuri, që janë nipi dhe mbesat e mia. Dhe gjyshja ime pas kësaj letre mundi të vinte në Shqipëri dhe mund të ketë ardhur dy-tri herë gjithsej. Kështu që ne nuk e kemi ndjerë aq shumë mungesën e gjyshes sepse ajo vinte. Letra përsëritej një herë në dy-tre vite. Mesa duket dikush vinte dorën në zemër dhe ajo vinte tek ne, ku rrinte 3,4, 5-6 muaj” – kujton Renata.
Vetë Renata vizitoi për herë të parë Bukureshtin dhe familjen e kushërinjtë e së ëmës në vitin 1991. Dy vite më pas, u ftua për një kurs vere dhe pastaj u vendos në Rumani, ku nisi të jepte mësimin e gjuhës shqipe, pas hapjes së katedrës së gjuhëve ballkanike në universitetin e Konstancës.
“Nuk kisha asnjë problem të përshtatesha sepse njihja gjuhën dhe psikologjinë e popullit rumun, që është shumë e afërt me atë të popullit shqiptar. Nuk ndihesha aq e huaj këtu. Rumania kishte në ato vite shumë ngjashmëri me Shqipërinë, sepse të dyja kishin dalë nga sistemi komunist, përjetimet ishin të njëjta, shpresat ishin të njëjtat. Edhe pse duhet ta them që Rumania ishte shumë përpara nga ana e nivelit akademik, nga pikëpamja e kulturës, e gjuhësisë etj” – thotë Renata.
Krijimi i fjalorit të parë Shqip-Rumanisht
Duke jetuar dhe punuar në Rumani nisi të studionte dhe më thellësisht ngjashmëritë mes dy gjuhëve.
“Ngjashmëritë mes shqipes dhe rumanishtes janë të befasueshme. Sepse ato kanë të bëjnë me strukturën e gjuhës. Nuk janë ngjashmëri sipërfaqësore, pra jo vetëm që ka shumë fjalë të përbashkëta mes shqipes dhe rumanishtes që gjenden në gjuhët e tjera, por ka shumë shprehje frazeologjike të përbashkëta, ka shumë struktura fikse të përbashkëta”.
Puna si lektore e gjuhësisë bëri që ajo të ndihmonte dhe të ëmën, Ana Melonashi, që të finalizonte ëndrrën dhe punën disa-vjeçare të krijimit të fjalorit të parë Shqip-Rumanisht.
“Fjalori ka qenë një nismë e nënës sime kur unë hyra në fakultetin e Filologjisë. Kur e pa që unë hyra përfundimisht në këtë rrugë, ajo mendoi të bënte një fjalor që i mungonte si leksikografisë shqiptare, ashtu edhe leksikografisë rumune. Kontributi i parë i përket asaj. Pastaj më vonë kontributi im dhe i bashkëshortit tim është sepse ne e kompletuam, e përgatitëm për botim. Zgjati shumë i gjithë procesi. Mamaja punoi nja 4-5 vjet dhe unë e ndihmova kur isha studente. Një punë shumë-vjeçare, të paktën rreth 20-vjeçare. Ishte një shpërblim i jetës së saj. Tani ne po punojmë për fjalorin e dytë” – thotë Topçiu.
Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro ka dhënë dorëheqjen, pak ditë pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili e quajti atë “humbës”, raportojnë mediat greke.
Deputeti Vangjel Dule, tha për Skai.gr, kryebashkiaku socialist i cili humbi garën përballë rivalit të “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e së premtes.
“Mediat në Shqipëri prej dy-tre orësh flasin për dorëheqjen e kryebashkiakut të dështuar në zgjedhjet e 14 majit. Jorgo Goro ka dorëzuar mbrëmë dorëheqjen në prefektin e qarkut të Vlorës”, tha ai për Skai.
Megjithatë, Rama deklaroi se Fredi Beleri nuk mund të betohet si kryetar bashkie nëse nuk lirohet në mënyrë të parevokueshme nga akuzat me të cilat përballet, shkruan media greke.
Por duket se në orët në vijim, qeveria Rama do të vijojë me emërimin e një kryetari të ri të bashkisë Heimarë, duke anashkaluar Fredi Bellerin, i cili është fituesi i zgjedhjeve, por mbetet në burg dhe me një gjyq në zhvillim, vazhdon artikulli.
“Po i hapet rruga zbatimit të planit të Ramës, i cili nuk është gjë tjetër veçse emërimi i kryetarit, një zgjidhje që nuk legalizohet as nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Vangjel Dule.
Skai.gr shkruan se emërimit të Ramës i ka paraprirë vendimi i gjykatës speciale shqiptare për të refuzuar kërkesën e Fredi Belerit për të marrë disa orë pushim nga burgu dhe për të shkuar i shoqëruar nga policët në Himarë për të betuar si kryebashkiak i ri.
“Mund të imagjinoni vështirësitë me të cilat po përballemi dhe si është për një person të pafajshëm të jetë në burg”, tha djali i Fredi Belerit, Petros.
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të nominuar për OskarËshtë zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit të nominuar për Oscar, Ryan O’Neal. Aktori ndërroi jetë më 8 dhjetor në moshën 82 vjeçare dhe raportohet se vdiq nga “insuficienca kardiake” sipas certifikatës së tij të vdekjes.
Certifikata tregon se O’Neal kishte vuajtur nga kardiomiopatia për vite me radhë.
Kardiomiopatinë është një gjendje që prek muskujt e zemrës. Nëse keni kardiomiopati, zemra juaj nuk mund të pompojë gjak në mënyrë efikase në pjesën tjetër të trupit tuaj.
“Ndjej pikëllim të madh për ndarjen nga jeta të babait tim”, tha vajza e tij në një deklaratë. “Ai ishte bota për mua. Unë e doja shumë dhe e di që edhe ai më donte mua. Do të më mungojë përgjithmonë.”
“Arrogante”- Nuk u vlerësua me çmim në Festivalin e RTSH, gazetarja: Elsa Lila mori atë që meritoi
Gazetarja Kozeta Kurti ka reaguar pasi këngëtarja Elsa Lila nuk u vlerësua me asnjë çmim në Festivalin e RTSH-së, duke u shprehur se ajo mori atë që meritonte nga publiku.
Elsa Lila përflitej se do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, madje edhe se fituesi ishte i paracaktuar.
Por me votat e publikut u përzgjodh Besa Kokëdhima të që përfaqësojë vendin tonë në festivalin më të madh muzikor në Evropë me këngën “Me zemër n’dorë”.
Ndërsa Elsa Lila nuk arriti që të marrë asnjë çmim në Festivalin e Këngës ,edhe pse ishte finaliste.
Pas shpalljes së fitueseve, Kozeta Kurti u shpreh se Elsa Lila mori nga publiku shpërblimin që meritoi për sjelljen skenike arrogante, për leksionet që dha dhe kohën skenike që vodhi.
“Suksese në jetë dhe më gjerë”, i drejtohet gazetarja në postimin në InstaStory.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan–Tepelenë mbrëmjen e sotme.
Nga përplasja e dy makinave raportohet se janë plagosur 7 persona, mes të cilëve 4 fëmijë të mitur dhe një 18-vjeçar.
Një 2-vjeçar mësohet se është në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.
Dy persona të tjerë pritet të mbërrijnë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
“Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem rreth orës 19:50.
Siç shihet edhe në foto makinat janë shkatërruar nga përplasja, ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia për të hetuar ngjarjen dhe zbardhur rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë”
Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Bëri historinë, kjo është e para grua që arbitroi një ndeshje të Premier LeagueRebecca Welch hyri në histori të shtunën si gruaja e parë që arbitron një ndeshje të Premier League.
40-vjeçarja mori drejtimin e sfidës Burnley-Fulham në Craven Cottage që përfundoi me rezultatin 2-0.
Në janar, Welch u bë gruaja e parë që arbitroi një ndeshje për meshkuj në Championship. Ajo u kthye në Craven Cottage një muaj pasi shërbeu si gjyqtarja e katërt gjatë humbjes 1-0 të Fulham ndaj Manchester United në Premier League.
Menaxheri i Burnley-t, Vincent Kompany, u shpreh: “Dua ta përgëzoj sepse është një moment i madh. Pas ndeshjes është e drejtë të thuhet se është një moment historik dhe mund të ketë më shumë, dhe gjëja më e mirë do të jetë gjithmonë kur dikush gjykohet me meritë. Unë jam i lumtur që jam pjesë e këtij momenti”.
Welch ishte gruaja e parë që mori përgjegjësinë për një ndeshje të raundit të tretë të FA Cup në 2022 pasi u shtua në listën kombëtare të EFL për futbollin e meshkujve, i cili mbikëqyr ndeshjet e Ligës Një dhe Ligës së Dytë.
Puna e saj është njohur edhe në skenën ndërkombëtare pasi u shtua në listën elitare të FIFA-s të zyrtarëve të ndeshjeve ndërkombëtare në dhjetor 2020, përpara se të arbitronte në Kupën e Botës për Femra në Australi dhe Zelandën e Re në verë.
“Nuk kemi parë një femër të marrë drejtimin e një ndeshjeje të Premier League kurrë më parë”, tha shefi i gjyqtarëve Howard Webb për BBC Sport.
“Ajo shkoi në Kupën e Botës në Australi dhe Zelandën e Re. Ajo është një model vërtet i mirë për gratë dhe vajzat që mendojnë se arbitrimi është për ta, ndërsa më parë nuk e bënin.”
U masakrua me thikë! Jo vetëm shqiptari, një tjetër person kërcënoi 26-vjeçaren italianeDy vite lidhje jashtëmartesore dhe më pas fundi tragjik: 26-vjeçarja shtatzënë Vanesa Ballan u godit me thikë për vdekje.
Ajo dyshohet se u vra nga 41-vjeçari shqiptar Bujar Fandaj dhe ishte në javën e 12-të të shtatzënisë.
Ai kishte sulmuar edhe dy herë të tjera viktimën, njëherë kur punonte në supermarket dhe në banesën e saj në Pio Riese.
Ndërsa më 19 dhjetor ndodhi masakra, ku Bujar Fandaj nga Kosova i hyri në banesë Vanessa Ballan, e cila kishte edhe një djalë 4-vjeçar, dhe e goditi 8 herë me thikë.
Në fund të tetorit, prokuroria sekuestroi celularin e përdorur nga shqiptari për ta shantazhuar pasi ajo e denoncoi për kërcënim e shantazh, por analiza e tabulateve telefonike mbërriti një ditë pas ngjarjes së rëndë.
Një tjetër detaj shqetësues del në pah për jetën e 26-vjeçares: një kallëzim tjetër i mëparshme për përndjekje ndaj një burri tjetër, e tërhequr më pas gjatë procesit gjyqësor.
Ceremonia mortore
“Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndihmojmë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Ju duhet forcë”, tha famullitari i Katedrales Castelfranco Veneto, Don Claudio Bosa , për Vanessa Ballan, nënën e re të vrarë me thikë në Spineda di Riese nga sipërmarrësi kosovar që jetonte në Altivole.
Roberta dhe Stefano, prindërit e 26-vjeçares së vrarë, morën pjesë në ceremoninë fetare së bashku me vëllain, gjyshërit dhe të afërm të tjerë të viktimës.
Në krah të tyre qëndronte edhe familja e partnerit të saj, Nicola Scapinello .
“Ne vazhdojmë të lutemi për Vanessa-n , për jetën e vogël që mbante në barkun e saj, për familjen e saj dhe atë të Nicola-s”, tha prifti.
Kërcënimet me video intime
Në denoncimin e bërë dy muaj më parë nga 26-vjeçarja, e cila u paraqit në komisariat së bashku me partnerin Nicola Scapinello, ajo deklaroi se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me shqiptarin pasi ai e kërcënonte se do t’i tregonte bashkëshortit të saj një video intime të tyre.
Pas dy vitesh lidhje jashtëmartesore, 41-vjeçari donte të detyronte Vanessën të linte burrin e saj dhe të jetonte me të. Në banesën e tij në Altivole, karabinierët kishin gjetur një foto të Fandajt me Vanessa-n dhe djalin 4-vjeçar të gruas në kopshtin e vilës Riese Pio X, shtëpia ku ndodhi edhe vrasja.
Një tjetër përndjekës në jetën e Vanessa-s
Në vitin 2021, Vanessa ishte përndjekur nga një burrë tjetër, të cilin e kishte takuar disa muaj para Fandajt.
Edhe në atë rast kishte pasur personi e kishte sulmuar para supermarketit, i kishte dërguar mesazhe kërcënuese dhe e merrte në telefon.
Edhe në atë rast, 26-vjeçarja kishte bërë denoncim. Prokuroria kishte hapur një çështje dhe e kishte dërguar në gjyq këtë person, por në seancat e para të gjyqit Vanessa Ballan tërhoqi denoncimin dhe çështja u mbyll.
Ushqimi që mbron trurin e fëmijëve, mjafton ta konsumojnë një herë në javëGarancia për zhvillimin e shëndetshëm neurologjik të fëmijës është konsumimi i peshkut, sipas një studimi të fundit të publikuar në revistën shkencore Microorganisms.
Mjafton një herë në javë për të parandaluar vonesat në zhvillimin e aftësive motorike dhe intelektuale të fëmijës nëpërmjet ndërhyrjeve ushqyese.
“Megjithëse disa çrregullime neurozhvillimore kanë një bazë gjenetike, provat e reja sugjerojnë se faktorët e shëndetit mjedisor dhe social mund të ndërveprojnë me gjenet për të ndikuar në zhvillim“, tha Terrah Keck-Kester, Asistent Profesor i Pediatrisë në Penn State, duke vënë në dukje se dieta, veçanërisht konsumimi i peshkut, luajnë një rol kyç në zhvillimin e fëmijëve.
Hulumtimi përfshiu ekzaminimin e përcaktuesve të shëndetit si stresi i nënës, të ardhurat e familjes, aksesi në kujdesin shëndetësor, si dhe variablat demografikë si raca dhe përkatësia etnike.
Megjithëse efekti i disa variablave si përkatësia etnike u konfirmua, me disa popullata më të cenueshme ndaj ngecjes, ngrënia e peshkut një herë në javë u tregua mbrojtëse për të gjithë fëmijët, me diversitetin mikrobik që rrit përfitimet.
Rezultatet treguan se diversiteti mikrobik mund të jetë i rëndësishëm për metabolizmin dhe përdorimin e lëndëve ushqyese kryesore, të tilla si acidet yndyrore të pangopura, të lidhura me konsumin e peshkut.
Mali i Zi dhe ngërçi politik mes forcave pro-evropiane e atyre pro-serbeMali i Zi vazhdon të jetë në një ngërç politik mes forcave politike që mbështesin proceset euroatlantike dhe të atyre proserbe dhe pro-ruse që janë kundër integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Europian. Fitorja e Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet parlamentare në Serbi, sipas analistëve politikë, i nxitë edhe më shumë ithtarët e botës serbe që me çdo mjet të luftojnë kundër interesit shtetëror të Malit të Zi dhe në favor të interesave serbe.
E veshur me vello, Linda Halimi martohet në BBV me reperin Big D! Në ceremoni edhe vajza e tyreKëngëtarja e njohur, Linda Halimi i ka thënë “Po” propozimit për martesë të reperit amerikan, Big D.
Dyshja kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, gjatë spektaklit të së premtes.
Ëndrra e saj për t’u veshur me vello u bë realitet pasi iu oranizua një dasmë suprizë nga produksioni.
E pranishme në ceremoni ishte edhe vajza e vetme e tyre, Kaimana, që kishte udhëtuar nga SHBA së bashku me atin, Davon Edwards për të befasuar nënën e saj.
Ndërkohë mes lotësh Linda Halimi ka treguar se e kishte peng të që s’kishte bërë një dasmë dhe e kishte ëndërr të vishte fustanin e bardhë.
Ajo u shpreh se nuk organizoi një ceremoni martese pasi kishte frikë se askush s’do i shkonte në dasmë, pasi kishte marrë bashkëshort me ngjyrë dhe jo shqiptar.
“E kam peng që nuk kam arritur t’i bëj një dasmë familjes. E kam ëndërr të vesh fustanin e bardhë. E kam pasur dyshimin se nuk do të më vinte asnjë në dasmë vetëm sepse nuk është shqiptar”, tha ajo.