zoom

Day ArchiveEMRI/ Kush është shqiptari i vrarë me 3 plumba në Greqi

Autoritetet greke kanë zbardhur identitetin e shqiptarit që u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Palio Faliro të Athinës.

Bëhet fjalë për shtetasin Thimi Prifti, 56 vjeç, me origjinë nga Berati.

Sipas mediave greke, ai u qëllua me tre plumba në gjoks nga persona ende të paidentifikuar.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit, i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë, ndërsa në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja 9 mm.

Shqiptari u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk mbijetoi dot prej plagëve të marra në trup.

Mediet greke raportojnë se ai rezulton i dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike./ M. I.

Shenjat në urinë që na tregojnë se kemi probleme me veshkat

Veshkat janë organe thelbësore që ndihmojnë në nxjerrjen e mbeturinave nga gjaku në formën e urinës.

Ky është një nga hapat më të rëndësishëm në të gjithë funksionimin e trupit tuaj. Kur veshkat tuaja janë të dëmtuara ose nuk janë në gjendje të mirë, ato mund të mos jenë në gjendje të kryejnë këtë aktivitet të filtrimit efektiv të gjakut, gjë që mund të çojë në grumbullimin e produkteve të mbeturinave dhe toksinave në trupin tuaj.

Ka një sërë shenjash dhe simptomash që mund të tregojnë dëmtim të veshkave, duke përfshirë ndryshimet në urinë.

Nëse vëreni skuqje në ngjyrën e urinimit, kjo mund të jetë shenjë se urina juaj përmban pjesë gjaku që mund të tregojnë dëmtim të veshkave. Dëmtimi i veshkave mund të shkaktojë gjakderdhje brenda veshkave ose traktit urinar.

Shenja e parë e dëmtimit të veshkave që mund të shfaqet në urinë është ndryshimi i papritur në strukturë. Formimi i shkumëzuar i urinës suaj mund të tregojë se trupi juaj po çliron proteina me urinën tuaj. Proteina zakonisht nuk është e pranishme në urinë dhe prania e saj e papritur mund të nënkuptojë se veshkat tuaja janë në rrezik serioz.

Ndryshimi në ngjyrën e urinës

Një ndryshim i papritur në ngjyrën e urinës suaj mund të nënkuptojë gjithashtu se veshkat tuaja nuk po funksionojnë siç duhet. Zakonisht, një person me dëmtim të veshkave do të vërejë urinë me ngjyrë të errët. Ndonjëherë kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë e infeksionit të veshkave ose gurëve në veshka.

Një erë e keqe në urinë mund të jetë një tjetër shenjë se veshkat tuaja vuajnë nga disa sëmundje. Mund të tregojë gjithashtu dëmtim ose infeksion të veshkave, të cilat nuk duhet të injorohen kurrë me çdo kusht. Kjo erë gjithashtu mund të ndryshojë nga personi në person. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të kuptoni trupin tuaj dhe t’i merrni seriozisht gjërat e pazakonta që i ndodhin.

Rritja e dëshirës për të urinuar

Kur veshkat tuaja janë të dëmtuara, trupi ndjen nevojën për të urinuar herë pas here. Dështimi i veshkave mund të çaktivizojë kontrollin e trupit mbi urinimin. Kjo mund të jetë një shenjë që veshkat tuaja nuk po filtrojnë siç duhet gjakun, gjë që po shkakton grumbullimin e produkteve të mbeturinave në trupin tuaj.

Putin kërkesë grave ruse: Lindni 8 fëmijë

Rënia e popullsisë është një problem edhe në Rusi. Për ta zgjidhur atë, Presidenti Vladimir Putin kërkon nga gratë të lindin më shumë fëmijë.

Gjatë një video-konference në Këshillin Popullor Botëror të Rusisë, Putin kujtoi familjet e vjetra ruse, kur gjyshet apo stërgjyshet lindnin dhe rrisnin deri në 8 fëmijë.

Sipas tij, ka ardhur momenti që kjo traditë të rikthehet.

“Shumë nga popujt tanë ruajnë traditën e familjes, ku rriten katër, pesë ose më shumë fëmijë. Kujtojmë që në familjet ruse gjyshet dhe stërgjyshet tona kishin 7 dhe 8 fëmijë. Le të ruajmë dhe ringjallim këto tradita. Të kesh shumë fëmijë, një familje të madhe, duhet të bëhet një normë, një mënyrë jetese për të gjithë popujt e Rusisë. Familja nuk është vetëm themeli i shtetit dhe shoqërisë, është një fenomen shpirtëror, burim i moralit”, deklaroi Vladimir Putin.

Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, ka pasur akuza ndaj Putin se përballja ushtarake ka ndikuar në rënien masive të lindshmërisë dhe rritje të vdekjeve. Popullsia e Rusisë ra me rreth 550,000 gjatë vitit të parë të pushtimit të tij, me shumë familje që hezitonin të krijonin familje mes pasigurisë ekonomike dhe konfliktit./ M. I.

Ekzekutohet shqiptari në Greqi, pjesë e një bande kriminale

Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Greqi, ku një shqiptar 60-vjeçar është qëlluar për vdekje.

Mediat vendase bëjnë me dije se disa persona të paidentifikuar e kanë qëlluar të moshuarin pranë banesës së tij në Palaio Faliro të Athinës.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra.

60-vjeçari rezulton i dënuar me parë si anëtar i një bande kriminale të trafikut të drogës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po mbledh prova dhe po merr në pyetje dëshmitarët okularë për të zbardhur vrasjen.

Gjermania modernizon ligjin për dëbimet dhe shtetësitë e të huajve. Preken edhe shqiptarët

Ndryshimet e legjislacionit për të huajt në Gjermani kanë hyrë në një fazë të re. Parlamenti Gjerman pranoi të enjten, 30.11.2023, dy amandemnte të qeverisë gjermane: njëri për dëbime të shpejta, tjetri për lehtësime në dhënien e shtetësisë.

Dëbime më të shpejta

Ministria e Brendshme socialdemokrate, Nancy Faeser, e mori në mbrojtje projektligjin për përshpejtimine dëbimeve, duke thënë se ai prek sidomos azilkërkuesit e refuzuar që nuk bashkëpunojnë me organet zyrtare, ose që kanë kryer krime dhe që nuk pajtohen me rendin kushtetues.

Projektligji u jep më shumë akses organeve policore, për shembull, të përgjojnë telefonat e personave që do të dëbohen, të kontrollojnë edhe dhomat e tjera të një strehimoreje azilantësh, nëse mendojnë se aty është fshehur personi që do të dëbohet. Veç të tjerash, koha e burgimit të dëbimit, do të zgjatet deri në 28 ditë.

Partia e Gjelbër e pakënaqur

Për deputeten e partisë E Majta, Clara Bunger, të gjitha këto ndryshime janë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Ajo e akuzoi qeverinë e koalicionit të majtë se po vrapon pas të djathtëve: ” Edhe sa kohë do të vraponi pas të djathtëve? pyeti Bunger në një fjalim emocional në Bundestag, duke shtuar “Dëbimet nuk i zgjidhin problemet e Gjermanisë, kjo bëhet vetëm me politika sociale”.

Por jo vetëm partia opozitare e majtë, edhe Të Gjelbrit, që e kanë pranuar këtë ligj në kuadër të koalicionit qeveritar, nuk janë të kënaqur me ndryshimet dhe kanë një sërë dyshimesh. Deputetja e kësaj partie, Filiz Polat, paralajmëroi se grupi parlamentar i saj po e sheh me vëmendje këtë ndryshim në ligj. “Është më mrië që njerëzit të largohen në mënyrë vullnetare, sepse kështu u hiqet barra e punës autoriteteve zyrtare”, tha ajo. Polat theksoi se më mirë është që njerëzit të kthehen në mënyrë vullnetare.

Vetëm 600 dëbime më shumë

Regulllorja e re, pritet të sjellë vetëm një plus prej 600 dëbimesh në vit, siç thekson edhe vetë qeveria në projektligji. Për opoztën konservatore CDU/CSU dhe të djathtën populiste, AfD, kjo shifër është shumë e ulët, dhe sipas tyre një dëshmi që qeveria gjermane e miratoi këtë ligj vetëm për të kënaqur elektoratin e landit Hessen. Ky land në shtator pati zgjedhje parlamentare, ku ministrja aktuale e brendshme, Nancy Faeser, kandidoi për kryeministre, por pa sukses.

Opozita e djathtë dhe konservatore kritikon ligjin e shtetësisë

Por akuzat kryesore nga opozita shkuan në adresë të projektligjit për modernizimin e shtetësisë gjermane, i cili u prezantua po të enjten Bundestag. Ai lejon nënshtetësinë e shumëfishtë, shkurton vitet e pritjes nga tetë në pesë vjet, dhe madje, edhe për raste të veçanta në tre vjet, dhe lehtëson në shumë drejtime marrjen e shtetësisë.

Alexander Throm (CDU/CSU) tha se ky është një “ligj që e zhvlerëson shtetësinë”. “Nuk ka asgjë moderne këtu,” shtoi ai. Ai tha se “Ligje të tilla e përçajnë vendin tonë.” Ai citoi një studim të OECD-së sipas të cilit shtetësia nuk është kriter për fuqinë punëtore të kualifikuar. Ministrja Faeser më parë e kishte argumentuar modernizimin e ligjit të shtetësisë me nevojën për ta bërë vendin më tërheqës për fuqinë punëtore të kualifikuar. Mungesa e saj sa vjen e bëhet më e dukshme në Gjermani.

A janë të prekur edhe shqiptarët nga ligjet?

Në Gjermani jetojnë afro 300.000 persona pa letra të rregulluara, ose me Duldung, pra, azilkërkues ose refugjatë, të cilët nuk kanë të drejtë azili në Gjermani, por që për arsye të ndryshme nuk mund të kthehen, ndër to edhe mbi 6 000 shtetas me shtetësi shqiptare, mbi 10 mijë nga Serbia, dhe mbi 7 mijë nga Maqedonia e Veriut.

Numri i dëbimeve megjithatë sa vjen e rritet, ndërsa vitin e kaluar ka qenë 12.000, vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, autoritet kanë kthyer me detyrim, mbi 7 mijë azilkërkues, ndër ta edhe mbi 500 shtetas nga Shqipëria. Por se a do të ketë përshpejtime të dëbimeve për shqiptarët, kjo ka pak gjasa, duke u nisur nga numri i vogël i dëbimeve shtesë që pritet të sjellë ligji.

Nga shtetësia e dyfishtë pritet të përfitojnë shumë më tepër shqiptarë. Në Gjermani jetojnë aktualisht mbi 116.000 shtetas nga Shqipëria dhe afro 300 000 shteas nga Kosova. Këtyre u shtohet edhe numri mërgimtarëve me pasaportë gjermane, që pas miratimit të ligjit do të kenë të drejtë të rifitojnë shtetësinë e prejardhjes./ DW

VIDEO/ Hesht gjithë stadiumin, Ernest Muçi shënon super gol ndaj Aston Villas

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Ernest Muçi po mahnit të gjithë me formën e tij. Sulmuesi ka shënuar sërish Aston Vilës në Ligën e Konferencës. 22-vjeçari mbrëmjen e sotme gjeti rrugën e rrjetës në “Villa Park”, në duelin e kthimit, pas dopietës që iu shënoi anglezëve në përballjen e parë në Poloni.

Muçi përfitoi nga gabimi në mbrojtje i vendasve, teksa me një gjuajtje spektakolare, e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë shans portieri kundërshtar. Një gol mjaft i bukur ky i yllit shqiptar i cili po fiton besim nga ndeshja në ndeshje. 

 

Del fotoja – Ky është 70-vjeçari që vrau fqinjin për kanalin e ujit në Laknas

Del fotoja e 70-vjeçarit që qëlloi për vdekje me armë zjarri fqinjin e tij pas një debati për kanalin e ujit.

Vrasja ndodhi pas drekës së kësaj të enjteje në Laknas.

70-vjeçari Maliq Marku prej dy vitesh jetonte në Angli dhe kishte vetëm një javë që ishte kthyer në vend. Me kthimin e tij, u rikthyen edhe konfliktet me dy familjet fqnije për kanalin e ujërave të zeza.

Debati degradoi në përdorimin e armës së zjarrit, ku Marku qëlloi për vdekje Shefqet Hasën, që punonte si shofer i linjës së Kamzës.

Ai plagosi edhe fqinjin tjetër, Besim Keqa, i cili po trajtohet në spital dhe sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ M. I.

Vetëm 1 ditë arrati – Arrestohet 31-vjeçari që përplasi për vdekje këmbësorin

Vetëm një ditë i zgjati arratia 31-vjeçarit me inicialet K. K., i cili përplasi për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Ai u arrestua mbrëmjen e kësaj të enjteje, pas aksidentit të shënuar një natë më parë.

Teksa drejtonte mjetin tip “Peugeot”, 31-vjeçari goditi një 68-vjeçar që po lëvizte në këmbë. Për pasojë, ky i fundit ndërroi jetë.

Ndërsa 31-vjeçari pas aksidentit, u arratis nga vendi i ngjarjes bashkë me mjetin e tij, deri ditën e sotme, kur ra në prangat e policisë dhe makina u sekuestrua./ M. I.

FOTO/ Ky është Kryekomisari i arrestuar për trafik droge në Korçë

Personi që shikoni në foton më poshtë është Kryekomisari i Korçës, Stiljan Pasho, 53 vjeç, i arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjteje për trafik droge.

Ai ishte Shef i Sektorit të Kufirit në Korçë dhe shhfrytëzonte pozicionin e tij për të ndihmuar mjetet që trafikonin drogë që të mos kontrolloheshin në kufi.

Gjatë operacionit të arrestimit, Stiljan Pasho po ndihmonte drejtuesin Lorenco Liko të trafikonte drogë nga kufiri. Ai ndodhej në të njëjtin mjet tip “Passat” me të.

Dyshohet se brenda një muaji ai është përfshirë edhe në katër raste të tjera të trafikut të drogës./ M. I.

Video/ Me shpejtësi të lartë në një zonë të banuar. Dalin pamjet e përplasjes së policit në Durrës

Zoom.al sjell videon e aksidentit që u shënua pasditen e djeshme në Durrës. Një efektiv policie, i identifikuar si Maringlen Allka, u përplas nga një makinë, që drejtohej nga Antonio Frroku.

Polici po kalonte te vijat e bardha për këmbësorë në momentin që u godit nga mjeti.

Sipas policisë, ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për t’u marrë në pyetje./ M. I.

 

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)