Aplikacion
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Taulant Seferi ka zbuluar se prej vitesh është në një lidhje dashurie, por martesa nuk është aktualisht në planet e tij.
Lojtari u shpreh se ka 4 vite i lidhur me partneren e tij, e cila është shqiptare, por që jeton në Zvicër.
Taulant Seferi, i ftuar në “Më lër të Flas”, u shpreh se e dashura e tij bëhet ndonjëherë xheloze, por thekson se është shumë i lumtur me të.
I pyetur a planifikon të fejohet ose martohet u përgjigj: “Akoma jo, besoj që në një të ardhme jo shumë të gjatë do të kemi diçka.”
Lidhja e dashurisë së Taulant Seferit me të dashurën e tij, Arjeta Demiri, u zbulua në muajin tetor pasi u “tradhtuam” nga postimet në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë!”, shkruan Seferi në foton e publikuar në “InstaStory”, por pa i zbuluar identitetin vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
Por emrin e vajzës, sulmuesi e zbuloi kur shënoi dy gola kundër Republikës Çeke në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.
Arjeta Demiri kishte postuar golat që Seferi shënoi duke shkruar: Shumë krenare për ty dashuria ime”, dhe futbollisti e ripostoi.
Pjesë nga intervista:
Taulant si i ke marrëdhëniet me vajzat? Si shkon situata?
Taulant Seferi: Unë e kam një vajzë (të dashur) që jeton në Zvicër.
Domethënë je në një marrëdhënie?
Taulant Seferi: Ka katër vite që jemi bashkë.
A ndihet ndopak xheloze apo ti je një mashkull që të jep sigurinë?
Taulant Seferi: Unë i ka dhënë sigurinë. I ka parë ajo të gjitha memet, domethënë ndonjëherë bëhet xheloze për këto videot virale në TikTok por unë i kaloj me sportivitet. Unë jam shumë i lumtur.
A ke në plan dasëm apo fejesë?
Taulant Seferi: Akoma jo, besoj që në një të ardhme jo shumë të gjatë do të kemi diçka.
Po vjehrra a vjen të sheh në stadium?
Taulant Seferi: Jo, duke qenë se ajo jeton në Zvicër. Është shqiptare.
Unë doja të dija a të do vjehrra?
Taulant Seferi: Po, më do shumë vjehrra.
Ekonomisë po i priten krahët! Ngërçi që “fshihet” pas panoramës pozitiveViti 2022 ishte më i miri historik për fitimet në vlerë të bizneseve. Të ardhurat që buxheti arkëtoi nga tatim fitimi arritën një nivel rekord historik prej 48 miliardë lekësh, me një rritje me 34% me bazë vjetore. Në vlerë fitimet e sipërmarrjeve, nisur nga tatimi i paguar ishin rreth 318 miliardë lekë, ose 2.7 miliardë euro.
Rigjallërimi i kërkesës pas pandemisë, e nxitur dhe nga turizmi, rritja e çmimeve për tregtuesit e mallrave (si energjia apo mineralet), elasticiteti i subjekteve për të përballuar goditjet e jashtme, transferimi i kostove kryesisht te çmimet fundore që paguhen nga konsumatori, lulëzimi i ndërtimit e pasurive të paluajtshme, apo dhe konkurrenca e kufizuar, ishin disa nga arsyet që ndikuan në përmirësimin e përfitueshmërisë së sipërmarrjeve vendase.
Në renditjen e përvitshme të “Monitor 200”, fitimi total për 200 kompanitë më të mëdha, në vitin 2022, ishte 174 miliardë lekë, me një rritje prej gati 50% në krahasim me nivelin e realizuar nga subjektet e listës së njëjtë të vitit të mëparshëm.
Këto sipërmarrje kanë një peshë të lartë në ekonomi, teksa rezultati i tyre është sa 54% e totalit të fitimeve totale të gjeneruara nga mbi 100 mijë subjekte, që ushtrojnë aktivitet në vend, pjesa më e madhe e të cilave janë të mbështetura te vetëpunësimi (nga 49% që ishte kjo peshë vitin e kaluar).
Sa më shumë të fitojnë sipërmarrjet, aq më pozitive është perspektiva e një vendi, teksa bizneset bëhen më të afta të përballojnë goditjet e jashtme, nxiten të investojnë, zgjerohen, diversifikohen, shtojnë njohuritë, rrisin produktivitetin, çka në finale sjell si më shumë të ardhura në buxhet edhe shtim të punësimit e paga më të larta.
Por, kjo panoramë pozitive “fsheh” një ngërç të madh strukturor. Një pjesë e konsiderueshme e kompanive që kanë fitime të larta vijnë nga sektorë që nuk kanë vlerë të shtuar afatgjatë për ekonominë.
Si asnjëherë tjetër në listën e “Monitor 200” sipas fitimeve kishte 45 shoqëri, që janë të lidhura direkt ose indirekt me ndërtimin, nga 34 që rezultonin vitin e mëparshëm dhe 30 në 2018-n.
Ndërtimi po tërheq vitet e fundit kapitalet e lira të sipërmarrjeve për shkak të fitimeve të larta e të shpejta, të fryra edhe nga hyrja e parave informale në ekonomi.
Ky sektor mban një rekord në Europë për peshën në vlerën e shtuar bruto, me 11.2%, sa dyfishi i mesatares europiane. Koncesionet janë një tjetër segment që pavarësisht problemeve që po shfaqin pas hetimeve të SPAK vijojnë të kenë fitime të garantuara nga marrja e një koncesioni në ofrimin e shërbimeve ekskluzive, ku riskun financiar e ka marrë përsipër shteti.
Si ndërtimi ashtu dhe koncesionet janë dy sektorët me norma më të larta të fitimit në vend. Për shumë sipërmarrje të tjera, kryesisht të fokusuara në import, rritja e fitimeve ishte thjesht një “fat në derë” që erdhi nga shtrenjtimi i çmimeve, të ndikuara nga faktorët ndërkombëtare si problemet me zinxhirët e furnizimit dhe sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës si dhe rënia e euros.
Nëse ka një sektor që vërtet po vuan, është ai i industrisë, që mbetet realisht jetik për mirëfunksionimin e një ekonomie. Ndryshe nga ndërtimi që po tërheq kapitalet e lira, si rrjedhojë e normave të larta të fitimit, industrialistët janë të zhgënjyer.
Numri i sipërmarrjeve që i përkasin industrisë përpunuese është i kufizuar në vetëm disa sipërmarrje të mëdha, me një aktivitet të konsoliduar. Industrialistët pohojnë se jo vetëm nuk ka investime të reja, por nuk ka as riinvestime.
Kostot e rritura, euro e dobët që godet veçanërisht eksportuesit, konkurrenca e fortë nga importi, mungesa e një strategjie të qartë zhvillimi po e “fundosin” gjithnjë e më shumë industrinë.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se pesha e industrisë përpunuese ishte vetëm 7.5% e vlerës së shtuar bruto, nga 16.7% që është mesatarja europiane dhe 15-18% në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë-Hercegovina e madje dhe Kosova.
Ka të paktën dy dekada, që tregjet po hapen gradualisht me rajonin dhe Europën, si një proces normal në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo periudhë ka qenë mëse e mjaftueshme për të nxitur industrinë në ato segmente ku kemi avantazhe konkurruese.
Kjo nuk ka ndodhur. Beteja është e humbur që në fazën fillestare të procesit të prodhimit. Industritë po lodhen dhe po kthehen në magazinuese. Siç konstatonte dhe Komsioni Europian në raportin e fundit për zgjerimin, konkurrueshmëria e Shqipërisë pengohet nga nivelet relativisht të ulëta të njohurive sipërmarrëse dhe teknologjike, nevojat e paplotësuara për investime në kapitalin njerëzor dhe fizik, shpenzimet e vazhdueshme të ulëta për Kërkim dhe Zhvillim dhe, gjithnjë e më shumë, nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Pasojat mund të mos duken për momentin, pasi importet po vërshojnë lehtësisht në treg. Në afatin e gjatë vendi do të përballet me rënie të konkurrencës që do të shtrenjtojë importet, humbje të vendeve të punës për profesione të shumta, përkeqësim të ekuilibrave demografikë, sidomos në qytetet e vogla e ato rurale, me efekt në rënien e zinxhirit të vlerës dhe ngadalësimin e rritjes.
Duket se ekonomisë po i priten dalëngadalë krahët, por për momentin pothuajse të gjithë janë të kënaqur nga lustra e shifrave! /Monitor
Një nga ajsbergët më të mëdhenj lëviz përtej ujërave të Antarktidës, 3 herë më i madh se New YorkNjë nga ajsbergët më të mëdhenj në botë është duke lëvizur përtej ujërave të Antarktidës, pasi u mbërthye në fundin e oqeanit për më shumë se tre dekada.
Ajsbergu, i njohur si A23a, u nda nga rafti i akullit Filchner i Antarktikut në vitin 1986. Por u mbërthye në fundin e oqeanit dhe qëndroi për shumë vite në detin Weddell.
Ajsbergu është rreth tre herë më i madh se qyteti i Nju Jorkut dhe më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës, me përmasa rreth 4.000 kilometra katrorë.
Andrew Fleming, një ekspert i sensorëve në distancë, tha për BBC të premten se ajsbergu ka lëvizur gjatë vitit të kaluar dhe tani duket se po rrit shpejtësinë dhe po kalon majën veriore të Gadishullit Antarktik, i ndihmuar nga era e rrymat e oqeanit.
“Pyeta disa kolegë për këtë, nëse kishte ndonjë ndryshim të mundshëm në temperaturat e ujit në raft që mund ta kishte provokuar lëizjen, por dolëm në konkluzionin se thjesht koha sapo kishte ardhur,” tha Fleming për BBC.
“Ai përfundimisht do të zvogëlohej në madhësi mjaftueshëm sa të humbiste kontrollin dhe të fillonte të lëvizte,” shtoi ai.
Fleming dekaroi se ai për herë të parë vuri re lëvizje nga ajsbergu në vitin 2020. Anketa Britanike e Antarktidës tha se ajo tani është e pabazuar dhe po lëviz përgjatë rrymave oqeanike në Gjeorgjinë Jugore nën-Antarktike.
I mbajti të fshehtë, Pirro Çako prezanton partneren dhe djalin në këngën kushtuar të biritPirro Çako ka prezantuar partneren dhe djalin e tyre në videoklipin muzikor në këngën kushtuar të birit.
Këngëtari i mirënjohur publikoi ditën e sotme këngën “Tjeter Njeri”, që është një dedikim personal i këngëtarit për djalin e tij të vogël.
Ai shfaqet në klipin muzikor krah partneres dhe vogëlushit të tyre që i ka mbajtur larg vëmendjes mediatike.
Kjo është hera e parë që këngëtari shfaqet publikisht me gruan që i ka rrëmbyer zemrën dhe konfirmon ardhjen në jetë të fëmijë së tyre.
Pavarësisht se cifti janë fotografuar së bashku dhe publikimit të lajmeve se ai kishte mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë, Pirro Çako ka vendosur të heshtë.
Pirro Çako dhe partnerja e tij misterioze mirëpritën në jetë djalin Amadeus në vitin 2021 dhe lajmi u bë publik në muajin maj të atij viti.
Çifti janë fotografuar për herë të parë bashkë në maj 2020 në në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Historia e tyre u zbulua në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i i tij, Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift.
Partnerja e këngëtarit raportohet se punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai.
Kjo ishte historia e parë rozë e Pirro Çakos që prezantohej në media, disa vite pasi ai i dha fund bashkëjetesës 5- vjeçare me Sisin, një tjetër vajzë jashtë botës së muzikës apo spektaklit.
Ndërkohë ai ka edhe një djalë Anthony nga martesa me ish-bashkëshorten e tij, sopranon Inva Mula.
“U evakuan 50 pasagjerë”- Situata në Qafë Murrizë, Policia: Do nisë lëvizja e mjeteve të bllokuara
Janë evakuar të gjithë pasagjerët në automjetet e bllokuara në Qafë Murrizë pas reshjeve të dendura të dëborës. Sipas uniformave blu është bërë është bërë i mundur evakuimi i 50 pasagjerëve që janë nxjerrë nga zonat ku ishin bllokuar dhe janë transportuar në destinacionet e tyre.
Ndërkohë njoftohet se borëpastrueset po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen.
Njoftohen drejtuesit e automjeteve të qëndrojnë në makina pasi po punohet intensivisht që për pak minuta të fillojë lëvizja e makinave.
Njoftimi i policisë:
Policia evakuoi të gjithë pasagjerët që ndodheshin në automjetet e bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, nëpërmjet automjeteve të kalueshmërisë së lartë, bënë të mundur evakuimin e 50 pasagjerëve që ndodheshin në automjete në bypass Qafë Murrizë, duke i nxjerrë nga zona ku kishin mbetur të bllokuar dhe po i transportojnë në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi.
Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen. Drejtuesit e automjeteve të qëndrojnë në makina pasi po punohet intensivisht që për pak minuta të fillojë lëvizja e automjeteve.
Shërbimet e Policisë, pavarësisht kushteve të vështira të motit, ndodhen në krye të detyrës, për t’iu dhënë ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, dhe apelojnë edhe një herë për shmangie të qarkullimit në rrugën e Arbrit.
Gjithashtu, Policia Rrugore apelon që dejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën dhe në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Berisha: Mijëra qytetarë të bllokuar në rrugë nga dëbora, narko-qeveria në weekendIsh-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se është me pushime në fundjavë ndërkohë që sipas tij mijëra qytetarë të bllokuar prej stuhisë së dëborës në akset kombëtare dhe rrugët dytësore të Dibrës, Bulqizës, Matit, Kukësit Tropojës, Krujës e Shkodrës.
“Narko-qeveria në weekend”, shkruan Berisha. Ish-kryeministri shkruan se qytetarëve nuk iu është dhënë asnjë ndihmë dhe nuk ka borëpastruese për hapjen e rrugëve.
Ish-jryeministri Berisha tha se dënon me ashpërsi indiferencën e plotë dhe të papërgjegjshme të qeverisë ndaj kësaj situate të paralajmeruar.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Veriu i bllokuar nga dëbora dhe stuhitë e furishme të saj.
Mijëra qytetarë, fëmijë, të moshuar, të sëmurë të bllokuar në akset kombëtare dhe rrugët dytësore të Dibrës, Bulqizës, Matit, Kukësit Tropojës, Krujës e Shkodrës. Dëbora po arrin në 50 cm. Në Qafë Murriz janë mbi 300 udhetarë të bllokuar pa asnjë ndihmë.
Narko-qeveria në weekend.
Aasnjë ndihmë, asnjë borëpastruese për hapjen e rrugëve! Dënoj me ashpërsi indiferencën e plotë dhe të papërgjegjshme të qeverisë ndaj kësaj situate të paralajmeruar
18-vjeçari vdiq në qendrën rezidenciale të zhvillimit, del autopsiaKa dalë autopsia për vdekjen e 18-vjeçarit nga Kavaja në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në Berat.
Autopsia mjeko-ligjore ka konfirmuar se në trupin e 18-vjeçarit nuk ka pasur shenja dhune dhe as shenja helmimi.
Mostrat e gjakut janë çuar për analiza në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Vdekja e 18-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor paraprakisht konfirmohet se ka qenë vdekje natyrale, sipas grupit hetimor.
Ndërkohë po kryen të gjitha veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Punonjësit e turnit janë marrë në pyetje dhe kanë dhënë shpjegimet në lidhje me ngjarjen.
Gjithashru janë sekuestruar kamerat e sigurisë së qendrës si dhe është marrë kartela mjekësore nga Spitali Rajonal Berat, ku viktima ishte shtruar disa ditë më parë pasi kishte pasur shqetësime.
Trupi i pajetë i 18-vjeçarit nga Kavaja do tu dorëzohet familjarëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit Rajon Berat.
Ka qenë personeli i kësaj qendre që ka gjetur pa shenja jete 18-vjeçarin me iniciale S.Ll, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ai ishte pranuar për trajtim pranë kësaj qendre në muajin Qershor 2023, me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Ecja e fundit bashkë”- Julian Deda publikon foton me Zef Dedën: Bab, direkt më mori malliAktori i humorit, Julian Deda ka bërë reagimin prekës pas vdekjes së babait të tij, Zef Deda, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së premtes pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.
Julian Deda publikoi një foto krah mjeshtrit të humorit teksa bënin shëtitje, ndërsa shkruan se kjo ishte ecja e tyre e fundit bashkë.
“Bab, direkt më mori malli”, shkroi aktori, krahas imazhit ku shfaqet krah për krah të atit të ndjerë, duke shtuar “Nder i madh të jem yt bir”.
Me fjalët drejtuar babait të tij, ai shprehet: “Por pa merak, do flasim çdo natë, do më pyesesh për tekstin e javës dhe une do raportoj si studenti yt i përjetshëm, pastaj do dalim dhe do ecim, krah për krah, si gjithmonë..!”
Postimi i plotë:
Ecja e fundit bashke…!
Bab, direkt me mori malli.
Me mori malli per zerin tend, per batutat e tua, per veprimet e tua, per shikimin tend, per keshillat e tua, per energjine tende, per pozitivitetin tend, per perqafimin tend, me mori malli per ty.
Ahh, çfare Babai, çfare figure, çfare talenti, çfare personaliteti, çfare njeriu. Nuk e kam vene asnjehere ne dyshim madheshtine e ketij njeriu, por dje dhe sot, vertetova se Zef Deda perfundimisht nuk ishte vetem i familjes tone, por ishte pjese e cdo familje shqiptare.
Nuk gjej dot fjalet per te shprehur mirenjohjen ndaj secilit prej jush. Jam i emocionuar per respektin qe ju treguat per Zefin si njeri dhe si artist. Faleminderit ju, publik i dashur, per çdo fjale te mire, çdo status ne rrjete sociale, per çdo foto te shperndare, çdo sms te derguar, çdo lot, çdo shtrengim duarsh dhe çdo perqafim, duke shprehur me te gjitha menyrat respektin per figuren e tij dhe dhimbjen per largimin nga kjo bote. Faleminderit te gjitha televizioneve dhe mediave, per çdo lajm dhe kronike ku vleresohet kontributi i tij artistik dhe jo vetem, faleminderit personaliteteve politike, sportive, fetare dhe intelektualeve te ketij vendi, qe e vleresuan Zef Deden ne gjithe dimensionin e tij, faleminderit shqiptareve qe moren rrugen nga çdo cep i vendit dhe jashte tij per te ardhur ne Shkoder e per te na lehtesuar dhimbjen. Mirenjohje!
Babush, une besoj se ti ke pare gjithçka qe ndodhi dje dhe sot, e pe respektin e nje populli te tere per ty, jam i bindur se ishe aty, ta di tipin, nuk iken kollaj ti, madje nuk iken kurre.
Ti, z. Unik, je i perjetshem, sepse njerezit vdesin kur harrohen dhe ti s’ke per tu harruar ne jete te jeteve.
Zemra ime, nuk e ke idene sa te dua. Por pa merak, do flasim çdo nate, do me pyesesh per tekstin e javes dhe une do raportoj si studenti yt i perjetshem, pastaj do dalim dhe do ecim, krah per krah, si gjithmone..!
Nder i madh te jem yt bir…!
Fjala “Xanthelasma palpebramund” i referohet gjendrave të kolesterolit të cilat më së shpeshti formohen rreth syve.
Xanthelasma prek vetëm 1.1 % të grave dhe 0.3 % të burrave dhe shkaktohet nga një grumbullim i kolesterolit nën lëkurë.
Edhe pse këto gjendra janë në përgjithësi të padëmshme, ato mund të jenë të bezdisshme dhe mund të tregojnë për probleme të tjera shëndetsore.
Ju njohim me shkakqet e formimit dhe si mund të parandaloni shtimin e tyre.
Lidhja midis kolesterolit dhe Xanthelasma Palpebramund
Kolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin, që gjendet në të gjitha qelizat e trupit dhe në disa produkte shtazore.
Trupi juaj ka nevojë për pak kolesterol për të kryer funksione të rëndësishme.
Të tilla janë përpunimi i ushqimit dhe krijimi i molekulave (të quajtura hormone) që ndihmojnë trupin të funksionojë.
Por kolesteroli i tepërt mund të shkaktojë probleme dhe komplikacione në organizëm.
Në rastin tonë këto gjendra duket se janë të padëmshme dhe të dhënat e studimeve ku AgroWeb.org mbështetet, tregojnë se ka dy faktorë kryesorë rreziku për formimin e tyre.
Ato janë mosha (mbi 40 vjeç) dhe kolesteroli i lartë (veçanërisht, hiperlipidemia, që do të thotë nivele të larta e yndyrave të gjakut si trigliceridet dhe kolesteroli).
Sipas të dhënave 50 % e pacientëve me Xanthelasma kanë nivele të larta të kolesterolit ose triglicerideve.
Faktorë të tjerë rreziku më pak të zakonshëm përfshijnë shtatzëninë, obezitetin, diabetin, problemet me mëlçinë dhe përdorimin e disa medikamenteve. Të gjitha këto mund të ndikojnë në nivelet e kolesterolit.
Këto gjendra kanë disa karakteristika unike që i dallojnë nga gjendrat e tjera të zakonshme të lëkurës.
Ato mund të jenë të buta dhe të vogla në madhësi.
Forma e tyre shpesh është rrethore dhe simetrike.
Ato janë të pranishme rreth të dy syve dhe jo vetëm njërit.
Çfarë duhet të bëni?
Sigurisht që hap i parë është të kryeni një kontroll mjekësor.
Këto gjendra nuk largohen vetë dhe nuk është një ide e mirë të përpiqeni t’i shtryshni ato.
Gjithashtu trajtimet në shtëpi duhen shmangur për shkak të rrezikut të komplikacioneve të tilla si infeksioni apo gjakderdhja.
Tre hapat që mund t’ju ndihmojnë janë:
Ndryshoni mënyrën e jetesës duke u ushqyer shëndetshëm, me ushqime që nuk rrisin kolesterolin.
Kryeni aktivitet fizik dhe nëse akoma shqetësimi vazhdon atëherë ju duhet të vizitoheni.
Nëse gjenderat rishfaqen vazhdimisht ose prek një zonë të madhe të qepallave tuaja, heqja e tyre me lazer dhe substanca të veçanta, mund të jetë një tjetër mundësi./AgroWeb.org
Çështja Beleri/ Ministri grek: Shqipëria po shkel konceptet që kemi për shtetin e së drejtësMinistri grek i Shtetit, Makis Voridis, është shprehur se Shqipëria po shkel nocionet për shtetin e së drejtës në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
“Në ndërgjegjen e shumicës prej nesh dhe në ndërgjegjen e kryeministrit grek, Shqipëria shkel perceptimet që kemi për shtetin e së drejtës dhe për mënyrën e administrimit të drejtësisë”, tha ministri Voridis në Konferencën e Parë për Zhvillimet Ndërkombëtare.
Ministri duke folur në rubrikën për integrimin evropian dhe shtetin e së drejtës, iu referua veçanërisht çështjes Beleri ku u shpreh se ai po mbahet në burg prej pesë muajsh dhe nuk lirohet nga qelia.
Ai ngriti pyetjen nëse gyqësori në Shqipëri është i pavaruar, teksa shtoi: “Këtu hapet një diskutim sepse nuk na duket bindëse mbrojtja e autoriteteve shqiptare dhe e administratës shqiptare”.
Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi se ka dilema në çështjen e integrimit evropian dhe të zgjerimit, kur bëhet fjalë për vendet, institucionet e të cilave nuk janë të barasvlershme me ato evropiane. Prandaj ai shtroi pyetjen: “Kur kemi shtete të tilla, çfarë bëjmë me to? A i lëmë të shkojnë apo i ndalojmë?’
Ministri i Shtetit, me rastin e përvojës së pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Stabilitet në Evropë, deklaroi se ishte “pro një qasjeje të butë”.
“Kam besuar se nëse jemi krejtësisht apolitikë, këto vende do të shkëputen plotësisht dhe përfundimisht Perëndimi nuk do të ketë asnjë ndikim në zhvillimin e institucioneve të tyre dhe demokracive të tyre. Pra, unë disi doja të isha në një negociatë”, vuri në dukje ai.
Ai theksoi se “shumë vende kanë ende regjime totalitare dhe shumë popuj dhe shumë njerëz po vuajnë nga kjo situatë”.