Aplikacion
Ndërsa hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se lirimi i negociuar i pengjeve nga Hamasi dhe lirimi i të burgosurve nga Izraeli ishte “rezultat i diplomacisë së zgjeruar të Shteteve të Bashkuara”.
Presidenti tha se ai dhe ekipi i tij kanë punuar për javë të tëra për një pauzë në luftime, duke kërkuar lejimin e ndihmave humanitare në Gazë dhe lirimin e të rrëmbyerve nga Hamasi në Izrael më 7 tetor.
Presidenti amerikan falenderoi Katarin, Egjiptin dhe Izraelin për marrëveshjen që mundësoi lirimin e disa prej personave që u morën peng nga Hamasi.
Presidenti Biden tha se lirimi i pengjeve është vetëm fillimi dhe se deri më tani procesi ka shkuar mirë.
“Jam angazhuar me ekipin tim ndërsa fillojmë me ditët e para të zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Presidenti Biden në një fjalim të shkurtër të mbajtur nga Nantucket, të shtetit Masaçusets.
Presidenti Biden tha se duhet të jemi mirënjohës për familjet që tashmë janë ribashkuar me njerëzit e tyre të dashur, në kuadrin e fazës së parë të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.
Presidenti Biden tha se pret që në ditët në vazhdim, dhjetëra persona të tjerë që mbahen peng do t’u rikthehen familjeve të tyre. Ai u zotua për dyfishimin e përpjekjeve për të arritur edhe lirimin e tyre.
“Të gjitha këto pengje kanë kaluar një situatë të tmerrshme dhe ky është fillimi i një rrugëtimi drejt shërimit të tyre. Arushët që mirëpresin këta fëmijë në spital, shërbejnë si një kujtesë për traumën që kanë kaluar këta fëmijë në një moshë shumë të re”, tha Presidenti Biden.
Presidenti Biden tha se Hamasi e bëri sulmin terrorist pikërisht sepse i frikësohet bashkëjetesës në paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.
“Ndërsa i hedhim sytë drejt së ardhmes, duhet t’i japim fund ciklit të dhunës në Lindjen e Mesme. Duhet ta shtojmë vendosmërinë tonë për një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë një ditë krah për krah, sipas një zgjidhjeje me dy shtete, me nivel të barabartë lirie dhe dinjiteti”, tha Presidenti Biden./VOA
Mosfunksionimi erektil, çfarë “zbulon” për shëndetin tuaj?Meshkujt që vuajnë nga mosfunksionimi erektil kanë gjasa të jenë në rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru ose vdekje të parakohshme, argumentojnë shkencëtarët kinezë në një studim të ri të kryer në Spitalin Universitar Nanchang dhe të botuar në Journal of Sexual Medicine.
Gjatë fundjavës temperaturat do të ulen, ndërsa pritet të ketë reshje shiu dhe dëbore. Sipas parashikimit të Shërbimit Meterologjik Ushtarak, masat ajrore të ftohta me origjinë polare do të sjellin për ditën e shtunë mot të vranët me reshje shiu e bore.
Reshjet do të jenë deri në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Por duke filluar nga orët e mbrëmjes së ditës së shtunë, presim një përmirësim gradual të kushteve meteorologjike, ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor. Dita e diel parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë.
Parashikimi i motit nga SHMU:
Fundjava pritet të ketë reshje shiu, borë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.
Masat ajrore të ftohta me origjinë polare do të sjellin për ditën e shtunë mot të vranët me reshje shiu e bore.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Në zonat malore, në verilindje në lartësin mbi 200 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësin mbi 700-800 metra, reshjet do të jenë në formën e dëborës. Në verilindje reshjet e borës parashikohen të jenë edhe në formën e stuhive të borës.
Por duke filluar nga orët e mbrëmjes së ditës së shtunë, presim një përmirësim gradual të kushteve meteorologjike, ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor.
Dita e diel parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë.
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke shtuar në peshë.
Në varësi të kripës së konsumuar, trupi mund të akumulojë nga 3 deri në 5 litra ujë. Nëse dëshironi të humbisni kilogramët e tepërt si pasojë e akumulimit të lëngjeve duhet të mos konsumoni kripë për 6 ditë.
Çdo ushqim që duhet të hani duhet të jetë pa kripë.
Gjatë këtyre ditëve nuk duhet të hani ushqime të përpunuara, të shpejta e të paketuara.
Hani sa më shumë perime, fruta dhe mish pule të cilin mund ta gatuani me erëza.
Në këtë periudhë duhet të ushqeheni pesë herë në ditë.
Ushqimet duhet të jenë të ziera ose të gatuara në avull.
Çdo racion nuk duhet të tejkalojë 300 gramë, ndërkohë që vakti i fundit duhet të jetë në orën 19:00.
Për 6 ditë duhet të pini sa më shumë lëngje ose deri në 2.5 litra ujë në ditë, mundësisht të shoqëruar me limon ose mjaltë.
Ky regjim nuk duhet ndjekur nga njerëzit që kanë probleme me zemrën, diabetin apo stomakun.
Mënyrat më të thjeshta si të konsumoni më pak kripë
Hani në shtëpi dhe fokusohuni tek perimet dhe frutat.
Mos përdorni salca shtesë të cilat janë të mbushura me kripë.
Përpiquni të konsumoni gjithnjë e më pak kripë por këtë bëjeni në mënyrë graduale aq sa të mësohen shqisat e shijes.
Përdorni erëza të thata si hudhër, spec djegës e piper të zi, të cilat zbehin nevojën për kriposje.
Provojeni ushqimin përpara se të shtoni kripën.
Mos konsumoni ushqime të përpunuara, ushqime të shpejta e të paketuara.
Në studim i publikuar këtë vit arriti në konkluzionin se njerëzit që hanë më shumë ushqime të kripura, çuditërisht pijnë më pak ujë.
Konkluzioni u arrit në bazë të analizave të një grupi shumë interesant pjesëmarrësish.
Bëhet fjalë për 10 astronautë rusë të cilët ishin në fazë përgatitore për një udhëtim në Mars.
Në fillim të studimit, astronautët konsumuan 12 gramë kripë në ditë.
Në vazhdën e ditëve kjo sasi u ul në 9 gramë në ditë.
Në fund të studimit, astronautët konsumuan 6 gramë kripë në ditë.
Ajo që ndodhi ishte befasuese: Sa më pak kripë të konsumonin austronautët, aq më shumë ujë pinin ata.
Sidomos kur niveli i konsumit kripës ishte më i lartë, astronautët ndiheshin më të uritur.
Studime të tjera të tre viteve më parë, kanë konfirmuar se nëse fëmijët konsumojnë një gramë më shumë kripë se rregullorja, ata janë 28 % më të rrezikuar nga mbipesha.
Të rriturit janë 26 % më shumë të rrezikuar nga mbipesha për çdo gramë kripë mbi normën.
Sasitë e rekomanduara të kripës për njeriun
Sasia e shëndetshme e kripës duhet të jetë treçerek luge çaji në ditë, ose maksimumi 1 lugë çaji në ditë. E shprehur në gramë njeriu duhet të konsumojë 3-6 gramë kripë në ditë.
Kësaj sasie njeriu mund t’i përmbahet shumë lehtë nëse nuk do të konsumonte ushqime të përpunuara.
Këto të fundit plotësojnë 77% të kripës që njeriu merr në ditë nga ushqimet.
Njeriu i ditëve të sotme konsumon mbi 3-4 lugë çaji me kripë në ditë, një sasi që krijon probleme në organizëm./AgroWeb.org
Vrau të dashurën me 4 plumba, sportisti do të lirohet nga qelia 11 vite pas krimitIsh-kampioni paraolimpik Oscar Pistorius do të lirohet nga burgu me kusht, gati 11 vjet pasi vrau të dashurën e tij Reeva Steenkamp.
Ai e qëlloi atë disa herë me pistoletë përmes derës së tualtetit në ditën e Shën Valentinit në 2013 dhe pretendoi se e kishte ngatërruar duke menduar se kishte hyrë një hajdut në shtëpinë e tyre në Pretoria.
37 vjeçari, me këmbë të amputuar, u dënua nga një gjykatë në Afrikën e Jugut në vitin 2016 me 13 vjet e pesë muaj burg.
Por do të lirohet me kusht më 5 janar 2024. Pasi të dalë nga qelia, Pistorius do të monitorohet nga autoritetet derisa dënimi i tij të përfundojë zyrtarisht.
Nëse ai dëshiron të zhvendoset në një shtëpi tjetër ose të gjejë një punë gjatë asaj kohe, ai do të duhet të njoftojë oficerin e tij të lirimit me kusht.
Pistorius gjithashtu do të duhet të marrë pjesë në seancat e terapisë, sipas zëdhënësit të familjes Steenkamp.
Në një letër që iu drejtua bordit të lirimit me kusht gjatë seancës dëgjimore të së premtes, nëna e modeles Steenkamp tha se ajo nuk e kundërshtonte lirimin e tij, por pyeste veten nëse “problemet e mëdha me zemërimin të Pistorius ishin trajtuar vërtet në burg”.
Ajo shtoi se ishte e shqetësuar për sigurinë e çdo gruaje që tani bie në kontakt me të.
June Steenkamp zgjodhi të mos marrë pjesë në seancën e lirimit me kusht në burgun Atteridgeville, duke thënë: “Unë thjesht nuk mund të mbledh energjinë për t’u përballur me të përsëri.”
Bashkëshorti i saj dhe babai i Reeva, Barry, vdiq në fillim të këtij viti.
“Barry u largua nga kjo botë krejtësisht i shkatërruar nga mendimi se ai nuk kishte arritur të mbronte vajzën e tij… Nuk kam dyshim se ai vdiq nga thyerja e zemrës” thuhej në deklaratën e Steenkamp.
Barry Steenkamp ishte takuar ballë për ballë me Oscar Pistorius vitin e kaluar si pjesë e procesit të rehabilitimit.
Steemkamp tha se megjithëse nuk beson se vrasësi i vajzës së saj është penduar, ajo megjithatë kishte vendosur ta falte atë shumë kohë më parë, duke u shprehur se “e dija se nuk do të mund të mbijetoja nëse do të më duhej të kapesha pas zemërimit tim”.
Kjo ishte seanca e dytë e Pistorius për lirim me kusht në më pak se një vit. Kërkesa e tij e parë për lirim me kusht u rrëzua në mars sepse ai nuk kishte përfunduar periudhën minimale të paraburgimit. Kjo më vonë u gjykua si një gabim nga Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut, duke çuar në seancën e re të lirimit me kusht.
Sipas ligjit të Afrikës së Jugut, të gjithë shkelësit kanë të drejtë të konsiderohen për lirim me kusht pasi të kenë kryer gjysmën e dënimit të tyre total.
Reeva Steenkamp, e cila ishte 29 vjeçe kur u vra nga sportisti. Ajo ishte një diplomuar në drejtësi dhe modele e suksesshme, e cila gjithashtu punoi si prezantuese televizive dhe u shfaq në një reality show të quajtur Tropika Island of Treasure.
Steenkamp kishte vetëm tre muaj e lidhur me Pistorius kur ai e qëlloi katër të shtëna me një pistoletë përmes derës së tualetit në shtëpinë e tij në Pretoria në orët e para të mëgjesit të 14 shkurtit 2013.
Rritja e fortë e çmimeve të energjisë në vitin 2022 favorizoi si prodhuesit, ashtu dhe tregtuesit privatë të energjisë. Në të kundërt, sipërmarrjet shtetërore që u detyruan të blejnë energjinë në treg të lirë kishin një vit të vështirë, me humbje të mëdha për prodhuesin publik të energjisë. Në vitin 2022, KESH raportoi një humbje prej 27 miliardë lekësh, ndërsa treguesit kryesorë të energjisë gjeneruan fitime 11.5 miliardë lekë. Prodhuesit kryesorë të energjisë që hyjnë në listën e “Monitor 200” kishin fitime prej 14 miliardë lekësh.
Sektori i energjisë shfaqi dy kontraste në vitin 2022, teksa u shënua kulmi i krizës së energjisë, me çmimet në bursa që prekën vlera të papara ndonjëherë, duke kapur në fund të gushtit vlerën 1047 euro/MWh apo 130 lekë/kWh.
Çmimi mesatar i blerjes së energjisë në tregun e lirë gjatë 2022 arriti 305 euro/MWh, sipas Entit Rregullator të Energjisë, gati 3.5 herë më i lartë sesa mesatarja e zakonshme që vendi e importonte energjinë në periudhën para fillimit të krizës.
Thatësira e tejzgjatur në gjysmën e dytë të vitit rriti ndjeshëm varësinë nga importet. Sipas të dhënave të INSTAT, në 2022, pesha e importeve në raport me energjinë në dispozicion arriti në 38.4%, nga 26.8% që ishte në vitin 2021.
Sasia e energjisë e importuar në vitin 2022 ishte 1,467,734 MWh, me çmim mesatar importi 305.48 Euro/MWh, sipas burimeve zyrtare nga KESH. Në total, për sigurimin e kësaj energjie, u shpenzuan gati 450 milionë euro.
Nga kjo situatë, më të humbur dolën operatorët shtetërorë të energjisë, sidomos KESH, që është përgjegjës për blerjen e energjisë për mbulimin e humbjeve, ndërsa më të fituarit ishin prodhuesit e energjisë, që shitën me çmime të larta dhe tregtuesit, që veprojnë si ndërmjetës mes KESH dhe tregut të lirë për blerjen e importeve.
KESH, me humbje rreth 27 miliardë lekë
Në janar të vitit 2022, prodhuesi publik i energjisë, Korporata Elektroenergjetike Shtetërore (KESH), u ngarkua me detyrimin për të mundësuar të gjithë energjinë e nevojshme për klientët universalë, rol që më parë e kishte pasur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Deri në fund të vitit 2021, Shoqëria KESH luante në sistemin elektroenergjetik shqiptar vetëm rolin e prodhuesit të energjisë, prodhim të cilin ia ofronte shoqërisë publike FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHHE Group), për aq sa KESH mund të prodhonte dhe kësaj të fundit i nevojitej, duke mos u ekspozuar nga rritja e çmimeve të energjisë në bursa.
Në vitin 2022, sfida më e madhe me të cilën u përball KESH ishin çmimet e larta të energjisë elektrike në tregun rajonal dhe më gjerë, dhe nevoja për sigurimin e energjisë elektrike në kuadër të detyrimit për shërbim publik në kushtet e optimizimit energjetik (gjenerim/import) dhe mbajtja në nivelet aktuale të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.
Shtrenjtimi i energjisë në vitin 2022 dha një efekt të rëndë në financat e KESH, që e mbylli vitin me një humbje prej 26.7 miliardë lekësh, nga fitimet e 3.5 miliardë lekëve në vitin e mëparshëm.
Ndonëse të ardhurat u katërfishuan në 36 miliardë lekë, nuk ishin të mjaftueshme për të mbuluar kostot e larta të blerjes së energjisë për mbulimin e humbjeve.
“Viti 2022 cilësohet si një vit specifik dhe i vështirë, ku aktiviteti operacional i Korporatës u përball me sfida të vështira, për shkak të rritjes globale të çmimeve të energjisë dhe gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji. Vetë detyrimi i ngarkuar për shoqërinë përbënte një sfidë, e cila shoqërohej me të gjithë ndikimet si natyrore, edhe të aktorëve jashtë vendit.
Viti 2022 ishte i vështirë në aspektin hidrik, i cili i shoqëruar me situatën atipike të tregjeve të energjisë, për shkak të faktorëve gjeopolitikë në Europë, solli për KESH sh.a. rrezikun e ekspozimit të menjëhershëm në kosto të shtuara dhe të paparashikueshme.
Sfidat e vitit 2022 ishin të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe kryesisht u përmblodhën në atë të sigurimit të energjisë elektrike me kosto optimale, për të realizuar furnizimin me energji brenda vendit, pa ndikuar në prekjen e çmimit fundor për konsumatorët”, pohon Administratori i KESH, Ergys Verdho.
Viti 2023 ka qenë më pozitiv. Z. Verdho thotë se për shkak të prurjeve hidrike të fund të vitit 2022 dhe gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, është në një situatë me ekspozim të ulur ndaj krizës energjetike.
OSHEE Group u kthehet fitimeve
Në vitin 2020, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) u shndërrua në Korporatën e parë Publike Shqiptare, duke pasur në pronësi 3 shoqëri, Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), Furnizuesin e Tregut të Lirë (FTL) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), nën ombrellën e “OSHEE Group Sh.A.”
Ndryshe nga viti 2021, kur OSHEE Group Sh.A rezultoi me humbje të lartë prej 15.6 miliardë lekësh, e ndikuar nga rritja e jashtëzakonshme e çmimit të energjisë në Tregun e Lirë në 6-mujorin e dytë të vitit 2021, në 2022 grupi ishte i “mbrojtur”, pasi blerja e energjisë në tregun e lirë i kaloi KESH.
Në 2022, OSHEE Group, sipas të dhënave të konsoliduara, të raportuara nga vetë kompania, raportoi një fitim para taksave prej 5.2 miliardë lekësh.
Sipas të dhënave zyrtare të “OSHEE Group”, qarkullimi vjetor i të tria kompanive, duke netuar vlerat e të ardhurave nga aktiviteti i shoqërive brenda grupit ishte 73.3 miliardë lekë në vitin 2022, me rritje 14% në raport me vitin e mëparshëm.
Ecuria ka qenë pozitive dhe në vitin 2023.
“Të dhënat e deritanishme flasin për një performancë pozitive, të paktën në treguesit bazë, siç janë niveli i arkëtimeve dhe reduktimi i humbjeve. Humbjet kanë vijuar trendin e rënies, duke zbritur në 19%, falë mirorganizimit të grupeve në terren, luftës pa kompromis kundër abuzuesve të energjisë elektrike, duke sjellë, nga ana tjetër, rritje të faturimit.
Vlen të theksohet se humbjet në muajin qershor ishin 16%, ndërsa pritshmëria e mbylljes së vitit është për një nivel humbjesh 19%. Më pak humbje për shoqërinë përkthehen në më tepër të ardhura, të cilat janë rritur me 15.3%”, pohon Enea Karakaçi, Administrator i “OSHEE Group”.
OST, me fitime të qëndrueshme
Operatori shtetëror OST sh.a. menaxhon sistemin elektroenergjetik në kohë reale, duke ruajtur një balancë midis kërkesës për konsum dhe prodhimit të energjisë elektrike, në mënyrë që të sigurojë furnizim të besueshëm me energji elektrike, nëpërmjet praktikave bashkëkohore të operimit të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike.
Të ardhurat e kompanisë ishin 10.8 miliardë lekë në vitin 2022, me rritje vjetore 21.8%.
Kompania raportoi fitime prej 827 milionë lekësh para taksave, me rënie 10.2% me bazë vjetore.
Administratori i OST, Skerdi Drenova, pohon se “viti 2022, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, ka qenë plot me sfida, mundësi dhe rezultate pozitive. OST ka vijuar angazhimin me përkushtim, për të siguruar një shërbim cilësor dhe të qëndrueshëm për konsumatorët, duke mbajtur një nivel të lartë të sigurisë dhe integritetit të rrjetit, duke kontribuar në zhvillimin e tregut rajonal të energjisë, si dhe duke vijuar me zbatimin e projekteve strategjike”.
Tregtuesit e energjisë dyfishojnë fitimet
Tregtimi i energjisë është një segment që po josh bizneset, pasi nëse ke njohuritë e duhura dhe kapital mund të rritesh shumë shpejt, teksa numri i punonjësve që kërkohen është minimal (shoqëritë kanë maksimumi 4 apo 5 punonjës).
Ndonëse është një biznes i paqëndrueshëm, në varësi të nevojave të operatorëve shtetërorë për të blerë energji nga importi, modeli i thjeshtë dhe pa nevojë për shumë investime (përveç garancisë bankare), po nxit hyrje të reja.
Në vitin 2022, për të dytin vit radhazi, treguesit e energjisë shënuan rritje të lartë të të ardhurave, të ndikuara nga shtrenjtimi i çmimeve. Fitimet nuk u rritën me të njëjtat ritme si të ardhurat, por sërish ato ishin në nivele të kënaqshme. Fitimi në total i 6 operatorëve kryesorë në fushën e tregtimit të energjisë elektrike ishte 11.4 miliardë lekë, duke më se u dyfishuar në raport me vitin e mëparshëm.
“GSA” kishte të ardhura vetëm nga aktiviteti i tregtimit të energjisë prej 26.6 miliardë lekësh, sipas të dhënave në bilanc, ose sa 64% e totalit të qarkullimit vjetor të deklaruar (pjesa tjetër vjen nga shitja e ferrokromit).
Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat nga tregtimi i energjisë u dyfishuan. Fitimi total i kompanisë ishte 7.3 miliardë lekë, rreth 2.3 herë më i lartë se viti i mëparshëm (nuk ka të dhëna të detajuara se sa për qind e fitimeve ka ardhur nga tregtimi i energjisë dhe sa nga shitja e ferrokromit). Shoqëria ka 184 punonjës, nga të cilët 159 janë në uzinën e ferrokromit dhe 32 në zyrat qendrore.
“Ener Trade”, pjesë e grupit “Gjonaj”, ishte sërish operatori më i madh në vend i tregtimit të energjisë, me të ardhura prej 42.7 miliardë lekësh, me rritje 2.4 herë në krahasim me vitin e mëparshëm.
Fitimet u rritën më ngadalë, me 26%, në 1.6 miliardë lekë, si rrjedhojë e shpenzimeve më të larta. Sipas raportit të aktivitetit, rritja e shpenzimeve operative erdhi si rezultat i ndryshimit të strategjisë së shitjes, riorganizimit të brendshëm. Norma e fitimit ishte 2.8%.
Sipas burimeve zyrtare, “Ener Trade” nuk ka aktivitet vetëm në Shqipëri, por është kthyer në një tregtues të mirëfilltë të energjisë elektrike në Europën Lindore, duke marrë statusin e një tregtuesi rajonal të energjisë elektrike me shumicë, me prani në të gjitha bursat e energjisë elektrike, nga Hungaria deri në Greqi.
“Ayen Energy Trading” pothuajse dyfishoi të ardhurat në 7.8 miliardë lekë, ndërsa fitimet arritën në 1 miliard lekë, nga 164 milionë lekë vitin e mëparshëm.
“Tirana International Development-TID”, një shoqëri që më herët ishte e specializuar në ndërtime, për të dytin vit radhazi është në listë. Fitimet u trefishuan në 956 milionë lekë.
“Noa Energy Trade” raportoi të ardhura prej 14.9 miliardë lekësh dhe fitime prej 558 milionë lekësh (rritje e lehtë në raport me vitin e mëparshëm). Sipas raportit të aktivitetit, Shoqëria ka të punësuar 3 punonjës më 31 dhjetor 2022, nga të cilët 1 punonjës i përket Kosovës.
“GEN-I Tirana”, operatori slloven i tregtimit të energjisë, me kapital shtetëror, ka rritur të ardhurat me 63% në 20.1 miliardë lekë, por fitimet ishin sërish minimale, duke mos u renditur në listën e “Monitor 200” sipas fitimeve, por vetëm në atë të të ardhurave.
A mund ta blejë KESH vetë energjinë në treg të lirë, duke shmangur ndërmjetësit?!
Ergys Verdho, Administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, pohon se modelet e tregjeve të energjisë bazohen në tregtimin e lirë të produktit energjetik dhe Republika e Shqipërisë, në kuadër të procesit të integrimit në BE, aplikon një model tregu, të bazuar në veprimtarinë e tregtimit të energjisë.
Ekzistenca e tregtarëve në tregun e energjisë elektrike është e pashmangshme, për shkak të modelit.
A mund ta bëjë vetë KESH blerjen e energjisë në bursa, duke reduktuar në këtë mënyrë humbjen, ndërkohë që hallka e ndërmjetësve po rezulton me fitime të larta?!
Z. Verdho shpjegon se është e pamundur që KESH ta bëjë vetë blerjen e energjisë. “Një model tregu i përqendruar me ligj është i pazbatueshëm, pasi bie ndesh edhe me rregullimet ligjore ndaj subjekteve të cilët janë në të njëjtën kohë edhe prodhues, edhe tregtarë.
Sipas ligjit ‘Për Sektorin e Energjisë’, zbatohen parashikimet për të drejtën e vendosjes së detyrimit për shërbim publik, sipas kritereve dhe kushteve ligjore.
Energjia elektrike është një produkt, mall, me karakteristikën e veçantë që është i pamagazinueshëm si mallrat e tjerë, ndaj qarkullimi i energjisë kryesisht nga importi, kërkon përfshirjen e palëve që realizojnë menaxhimin e portofolave energjetikë me flukse të ndryshme”.
Aktorët e tregut pohojnë se në kushtet aktuale, KESH e ka të pamundur të manovrojë në bursat europiane dhe të blejë energji ndërsa tregtuesit e energjisë kanë kapitalin e nevojshëm, aftësinë paguese dhe koniunkturën për të realizuar këtë proces, pasi kanë filiale dhe jashtë Shqipërisë.
Ata shpjegojnë se blerja e energjisë nga KESH mund të realizohej, nëse do të kishte një treg ideal, që nënkupton që të gjitha bursat e energjisë së rajonit të ishin tërësisht funksionale.
Për momentin, në rajon, Sllovenia është e vetmja që e blen energjinë direkt, të gjithë operatorët e shteteve të tjera përdorin ndërmjetësit.
HEC-et e mëdha, me fitime nga çmimet e larta të energjisë
Investimet e mëdha të kryera në ndërtimin e hidrocentraleve private po japin kthime të kënaqshme. Historikisht, hidrocentralet e vogla janë renditur në listën e më fitimprurësve të “Monitor 200”.
Në vitin 2022 kanë hyrë dhe HEC-et e mëdha si “Devolli Hydropower”, apo “Ashta”, pasi kanë mbaruar investimet dhe po kryejnë aktivitet të plotë.
Sipas INSTAT, pesha e energjisë së prodhuar nga hidrocentralet private dhe koncesionare u rrit me 5 pikë përqindje në raport me një vit më parë, duke arritur në 44.2%.
Gjatë vitit 2022, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 7.003 GWh, me rënie rreth 22% nga viti i mëparshëm.
Tkurrja më e madhe erdhi nga hidrocentralet publike me 27% dhe më pak nga ato private (-13%), e ndikuar nga kushtet e pafavorshme të motit në pjesën e dytë të vitit.
Kapaciteti total i instaluar i prodhuesve të tjerë të energjisë elektrike është 1.157 MW dhe përbën rreth 44% të kapacitetit total të instaluar në vendin tonë.
Ky është një rezultat i prekshëm në aspektin e krijimit të një fuqie të instaluar hidrike me investime private dhe u realizua, kryesisht, me formën e koncesioneve BOT (Ndërto-Opero-Transfero) për projekte të HEC-eve të dhëna në periudhën 2005-2010.
Prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në 2022 ishin “KESH” me 3.8 milionë MWH, i ndjekur nga Devolli Hydropower me 490 mijë MWH; “Kurum International” (345 mijë), “Energji Ashta”, (236 mijë); “Ayen As Energji” (230 mijë).
Hidrocentralet private të vogla me koncesion vijojnë të raportojnë norma fitimi të larta dhe të qëndrueshme. Aktorët e tregut pohojnë se biznesi i HEC-eve private jep kthime të larta, teksa pas investimit fillestar, shpenzimet e mirëmbajtjes dhe administrimit janë të ulëta.
Një tregues tjetër që shohin investitorët është kthimi nga kapitali, që sa më i ulët të jetë prodhimi (të ardhurat), aq më shumë zgjat afatin e kthimit të investimit.
Pasi kanë hyrë në prodhim, edhe operatorët e mëdhenj po rezultojnë me fitime.
“Devoll Hydropower” është prodhuesi privat më i madh i energjisë në vend, nëpërmjet dy hidrocentraleve. HEC-i i Banjës (kapacitet i instaluar i energjisë së rinovueshme 72 MW) filloi veprimtarinë tregtare në vitin 2016, ndërsa HEC-i i Moglicës (kapacitet i instaluar i energjisë së rinovueshme 197 MW) nisi veprimtaritë tregtare në tremujorin e dytë të vitit 2020. Viti 2022 ishte i pari i plotë me operime nga të dy HEC-et, Banja dhe Moglicë.
Në vitin 2022, të ardhurat e tij u dyfishuan në 17.7 miliardë lekë, si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve të energjisë, ndonëse prodhimi ra me rreth 28%. Për herë të parë, kompania ka rezultuar me fitim nga shitja e energjisë, që arriti në 7.3 miliardë lekë, nga humbjet prej 2.5 miliardë lekësh vitin e kaluar. Norma e fitimit ishte 41%.
“Ayen as Energy” raportoi të ardhura 10.5 miliardë lekë, me më se dyfishim në raport me vitin e mëparshëm, ndërsa fitimet pothuajse u katërfishuan në 4 miliardë lekë. Kompania turke po zbaton kontratën e vitit 2011 për projektimin, ndërtimin, vënien në punë, administrimin, mirëmbajtjen e hidrocentraleve Gojan, Gjegjan, Peshqesh, Ura e Fanit dhe Fangut. Norma e fitimit arriti në gati 40%.
“Energjia Ashta”, me fuqi të instaluar 48.2 MW, kishte të ardhura prej 1.9 miliardë lekësh, me rënie prej 15%. Fitimet u rritën lehtë me 7%, në 930 milionë lekë. Norma e fitimit ishte 48%.
Kapaciteti i kombinuar i të dy hidrocentraleve (Ashta 1 dhe Ashta 2) është 53 megavat (MW); 242 milionë kilovat orë prodhohen në vit.
“Euron Energy”, që shfrytëzon me koncesion dy HEC-e, HEC Bele 1, me fuqi 5 MW, dhe HEC Topojan 2, me fuqi 5,8 MW, gjeneroi të ardhura 366 milionë lekë dhe fitime 204 milionë lekë, me një normë prej 56%.
“Alb-Energy” ka gjeneruar nga aktiviteti i saj 471 milionë lekë të ardhura, nga shitja e energjisë elektrike nga HEC Bele 1 dhe Topojan 2, në Kukës dhe fitime prej 306 milionë lekë. Norma e fitimit ishte 65% në vitin 2022. Kompania është pjesë e “Alb-Building”, një prej sipërmarrjeve më të mëdha të ndërtimit në vend.
“Diteko”, që ka me koncesion HEC Gjoricë, me fuqi 4.18 MW raportoi të ardhura prej 863 milionë lekësh dhe fitime 205 milionë lekë, me një normë 24%. Në renditjen e këtij viti ka dy hyrje të reja nga prodhuesit e energjisë.
“Hydropower”, që ka dhe aktivitet tregtar, ka marrë licencë për central fotovoltaik 2000 kW në zonën e Fierit. Të ardhurat ishin 1.3 miliardë lekë në vitin 2022 dhe fitimet 466 milionë lekë, me një normë prej 36%.
“Dragobia Energy”, në pronësi të “Gener 2” që ka ndërtuar HEC-in mbi lumin Valbonë, në vitin e parë të aktivitetit raportoi 529 milionë lekë të ardhura dhe fitime 253 milionë lekë, me një normë prej 40%.
“GJO-SPA POWER”, që shfrytëzon me koncesion HEC Llapaj, me fuqi 13,62 MW, kishte të ardhura prej 335 milionë lekësh dhe fitime 162 milionë lekë, me normë fitimi 48%.
Modeli i tregut të energjisë
Shqipëria nisi nga viti 2015 të aplikonte një model të ri tregu që bazohej te ligji “Për sektorin e energjisë elektrike” i miratuar po atë vit. Ky model parashihte disa hallka të reja që vinin si efekt i ndarjes së OSHEE, krijimit të Bursës së Energjisë apo përcaktimit të qartë të roleve të prodhuesve, furnizuesve apo tregtarëve.
Sidomos këta të fundit janë bërë jo pak herë pjesë e debatit, sa herë flitej për blerjet e OSHEE nga KESH para emergjencës e më pas për blerjet e energjisë nga tregu i parregulluar nga ana e KESH.
Pyetja që shtrohet vazhdimisht për këtë hallkë që qarkullon qindra milionë euro është: Pse nuk shmangen? Si pjesë e Komunitetit të Energjisë dhe zbatimit të direktivave për integrimin në tregun europian, shmangia e kësaj hallke, edhe pse me llogari të thjeshtë teorikisht mund të jetë me fitim për kompanitë publike, në praktikë nuk lejohet.
Pra KESH nuk mund të dalë të blejë vetë energji në Bursë apo në tregun vendas me logjikën se do të “kursente” tarifat që paguan te tregtarët, pasi ligji i 2015-s dhe rregullat e tregut që u miratuan në 2016 nuk e lejojnë këtë.
Te këto rregulla, tregtarët nuk mund të shmangen.
Ata cilësohen si “njësi komerciale që tregtojnë energji elektrike:
i) do të blejnë dhe shesin energji elektrike me shumicë;
ii) do të tregtojnë energji elektrike nga importi ose për eksportin, ose prodhuesit, ose nga shoqëria e prodhimit të energjisë elektrike e ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik;
iii) do të shesin energji elektrike për eksport”./ Monitor
Paris Hilton zbulon se është bërë nënë për herë të dytë, tregon gjininë dhe emrin e foshnjës
Paris Hilton ka zbuluar se është bërë nënë për herë të dytë. Në Ditën e Falenderimeve, biznesmenja ka zbuluar se ajo dhe partneri i saj, kanë Carter Reum mirëpritur në jetë një vajzë.
“Falenderuese për vajzën time”, ka shkruar Paris Hilton krahas një imazhi ku shihen veshje ngjyrë rozë foshnje, ku në buze shkruhet fjala “London”, duke nënkuptuar se ky nëse ky është emri i vogëlushes.
Hilton dhe Reum, të cilët u martuan në vitin 2021, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë të quajtur Phoenix, përmes një surrogate në janar.
Dj ka zbuluar më parë në podcastin e saj “I Am Paris” se i ka pëlqyer gjithmonë emri London.
“Unë kam planifikuar emrat e fëmijëve të mi për vite dhe vite”, tha ajo. “E dija që kur isha e vogël gjithmonë doja të kisha një vajzë të quajtur London. Sepse Londra është një nga qytetet e mia të preferuara në botë. Mendoj se është një emër kaq i bukur. Mund të funksionojë për një djalë ose një vajzë. Unë mendoj se tingëllon bukur: Paris dhe London.”
Sam Altman u shkarkua për shkak të zbulimit të fuqishëm të IA që kërcënon njerëziminPërpara përjashtimit nga OpenAL të shefit ekzekutiv, Sam Altman, disa studiues në kompani i kanë shkruar një letër bordit të drejtorëve duke paralajmëruar për një zbulim të fuqishëm të inteligjencës artificiale që sipas tyre mund të kërcënonte njerëzimin, thanë dy burime për Reuters.
Një shkronjë e paraportuar më parë dhe algoritmi i AI ishin zhvillimet kryesore përpara rrëzimit nga bordi të Altman.
Përpara kthimit të tij triumfues të martën, katër ditë pasi u përjashtua, më shumë se 700 punonjës kishin kërcënuar se do të largoheshin nga puna dhe do t’i bashkoheshin gjigantit teknologjik Microsoft në solidaritet me shefin e tyre të shkarkuar.
Burimet cituan se letra ishte një ndër faktorët midis një liste më të gjatë ankesash nga bordi që çoi në shkarkimin e Altman, ndër të cilat ishin shqetësimet mbi komercializimin e përparimeve përpara se të kuptonin pasojat.
OpenAI nuk pranoi të komentonte për Reuters, por në një mesazh të brendshëm për stafin foli një projekt të quajtur Q* dhe një letër drejtuar bordit përpara ngjarjeve të fundjavës.
Disa në OpenAI besojnë se Q* mund të jetë një përparim në kërkimin e startup-it për atë që njihet si inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI), tha një nga burime për Reuters.
OpenAI e përcakton AGI si sistem autonome që i tejkalojnë njerëzit në detyrat më të vlefshme ekonomikisht.
U përfshi në aksidentin e frikshëm, Balotelli: Ka miliarda probleme të tjera, merreni me muaFutbollisti i njohur, Mario Balotelli është përfshirë në një aksident të frikshëm, ku makina e tij u shkatërrua nga përplasja, por fatmirësisht vetë sulmuesi shpëtoi pa lëndime.
Akidenti ndodhi në qytetin e lindjes së Balotellit, në Brescia të mërkurën, ku automjeti ku udhëtonte i vetëm u përplas me një mur.
Pas ngjarjes, ka reaguar sulmuesi italian i cili ka shpërthyer ndaj medieve që kanë raportuar lajmin.
Ai thekson se përplasi automjetin dhe shkoi në shtëpi me makinë tjetër, dhe sipas tij “krijimi i një rrëmuje të tillë nuk ka sens”.
Balotelli shprehet se ka 1 miliardë probleme në botë dhe flitet për aksidentin e tij, kur ka gjëra më seriozie për të diskutuar.
“E përplasa makinën dhe shkova në shtëpi me një makinë tjetër. Më duket se krijimi i një rrëmuje për diçka të tillë është pa sens. Mund ta kuptoja nëse përfshiheshin edhe persona të tjerë në aksident, ose nëse dikush lëndohej, por unë thjesht përplasa makinën dhe shkova në shtëpi me një makinë tjetër. Ka një miliardë probleme dhe e vetmja çështje që shoh në gazeta është aksidenti im. Problem do të ishte nëse nuk do të kisha pasur sigurim gjithëpërfshirës, por falë Zotit e kam. Në vend që të flasin për të gjitha gjërat serioze, flasin për aksidentin tim, e pabesueshme”, tha Balotelli për Dilligernews.
Klubi i tij turk, Adana Demirspor foli për gjendjen e tij shëndetësore duke treguar se futbollisti, i cili po rikuperohet nga një operacion në gju, është mirë.
“Ju njoftojmë se lojtari ynë Mario Balotelli, i cili u përfshi në një aksident automobilistik ditën e djeshme në vendin e tij, Itali, është në gjendje të mirë shëndetësore, tani po pushon në shtëpinë e tij dhe nuk ka asnjë problem shëndetësor. thuhet në një deklaratë të klubit të Ligës.
Balotelli iu bashkua Demirsporit në shtator dhe bëri pesë paraqitje këtë sezon përpara se të largohej për shkak të një lëndimi.
Ai u bë i njohur pasi iu bashkua Cityt nga Interi në vitin 2010, duke i ndihmuar ata të fitojnë Premier League për herë të parë dhe një Kupë FA.
Pas largimit të tij në 2013 ai iu bashkua AC Milan dhe më pas Liverpool, përpara se të kalonte në Francë, Itali, Zvicër dhe Turqi.
Ai fitoi të fundit nga 36 paraqitjet e tij për Italinë në vitin 2018, por u thirr për një kamp stërvitor në 2022.
Kryebashkiaku i PS u konfiktua me një person, kunati përplaset me armë zjarri për ta mbrojturDetaje të reja janë zbuluar nga përplasja me armë në Peqin, ngjarje ku u përfshi edhe kryebashkiaku, Bukurosh Maçi.
Raportohet se ky i fundit ishte përfshirë në një konflikt me shtetasin Adritatik Ceka. Në këtë moment ka ndërhyrë Leonard Elezi, për t’i dalë në mbrojtje kunatit të tij, kryebashkiakut Maçi.
Mes Elezit dhe Cekës mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri, dhe të dy janë shpallur në kërkim nga policia.
Në momentin e shkëmbimit të zjarrit mes tyre u përdoren 2 lloje armësh, një automatik model 56 si dhe një pistoletë.
Nga këqyrja e pamjeve filmike shihet se shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur për 5 minuta mes dy personave të shpallur në kërkim.
Kalimtarët e tmerruar i kanë shpëtuar plumbave duke hyrë tek një bllok pallatesh, pranë vendngjarjes.