Aplikacion
Sekreti për të bërë një gjumë të qetë natën shpeshherë ka lidhje me ushqimet që konsumojmë përpara se të flemë. Është shumë e rëndësishme që të flemë të paktën 90 minuta pasi kemi ngrënë.
Ja cilat janë këto ushqime:
1. Banane – Përveçse përmban qetësues, ka magnez i cili qetëson muskujt.
2. Çaji kamomil – Kamomili qetëson mendjen dhe organet.
3. Qumështi i ngrohtë – Ky nuk është një mit. Qumështi përmban triptofanit, një aminoacid që ka efekt qetësues si dhe kalcium.
4. Mjalti – Hidhni një lugë mjaltë në qumështin e ngrohtë ose në çaj. Ai ul nivelin e vigjilencës duke ju përgjumur.
5. Tërshëra – Është burim gjumëndjellës.
6. Bajamet – Përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilat qetësojnë muskujt. Konsumoni një grusht bajame dhe do të bëni gjumë të qetë.
Grabiten familjarët e bashkëshortes së Leo Messit, hajdutët thyen xhamat dhe morën çanta me paraFamiljarët e bashkëshortes së Leo Messit, Antonella, kanë qenë pre e një grabitjeje.
Kushëriri i saj, i shoqëruar nga partnerja e tij, u grabitën kur po dilnin nga një supermarkrt në Rosario të Argjentinës.
Hajdutët qëlluan me armë zjarri dhe më pas përmes kërcënimit, morën 20 mijë euro.
“Po shkonim nga supermarketi në bankë për të depozituar disa para. Ata na thyen xhamat dhe na morën çantat me para”, u shpreh ai.
Antonella dhe familjarët e saj bien për herë të dytë pre e grabitjeve. Në mars të këtij viti u sulmua supermarketi i Antonellas.
Ku ndodhet Ervis Martinaj? Balla: Kemi shumë informacione të reja…Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt është drejt zbardhjes.
Këtë e deklaroi vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili njoftoi se janë siguruar shumë informacione dhe se së shpejti do të kemi zhvillime të reja në këtë drejtim.
“Policia e Shtetit ka një pistë shumë të rëndësishme dhe besueshme përmes së cilës synon që të zbardhë gjithë këtë ngjarje dhe është në rrugën e duhur. Ka shumë informacion të ri, por do kërkoja mirëkuptim që deri në momentin e konkludimeve nga ana e Policisë së Shtetit, qoftë për autorët, qoftë edhe për vendin ose dyshimet ku është kryer nëse është kryer kjo vepër penale do të hesht”, tha Balla në “Opinion”.
Prej disa muajsh tashmë fati i Ervis Martinajt është i veshur me mister: është vrarë, është gjallë apo është larguar jashtë vendit?
Shkencëtarët në Brazil identifikojnë një specie të re të dinozaurëveShërbimi gjeologjik në Brazil tha më 23 nëntor se ka zbuluar një specie të re të dinozaurëve, një kafshë të shpejtë që kishte jetuar në shkretëtirë gjatë periudhës së hershme të Kretakut.
Specia e re, e quajtur Farlowichnus rapides, ishte një kafshë e vogël mishngrënëse e gjatë 60-90 centrimetra, sipas hulumtuesve. Zbulimi u publikua në revistën shkencore, Cretaceous Research.
“Nga një distancë e madhe në mes të gjurmëve të këmbëve që kemi gjetur, është e mundur të konkludohet se ai ishte një zvarranik shumë i shpejtë që vraponte nëpër shkretëtirë”, tha Shërbimi gjeologjik përmes një deklarate.
Periudha e hershme e Kretakut daton nga 100 deri në 145 milionë vjet më parë.
Fosilet e dinozaurëve në Brazil fillimisht u gjetën në vitet ’80 nga prifti dhe paleontologu italian, Giuseppe Leonardi, në qytetin Ararakuara, në shtetin e Sao Paolos.
Leonardi duroi një nga mostrat e gjurmëve që u gjetën në formacionin e quajtur Botukatu, që është një grup shkëmbinjsh që është formuar nga shkretëtira e lashtë, për Muzeun e Shkencave të Tokës më 1984.
Gjurmët që janë gjetur në Brazil dallojnë nga gjurmët e gjetura të dinozaurëve në pjesë të tjera të botës, ka thënë paleontologu i Muzeut të Shkencave të Tokës në Brazil, Rafael Costa./ Radio Evropa e Lirë
Shtatzënia e Kiarës – Si u përplasën me njëra-tjetrën Zhaklin Lekatari dhe shoqja e sajKiara Tito nga shumë u urua për shtatzëninë e saj, por një postim i Zhaklin Lekatarit u konsiderua si thumb për të.
“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni. E trishtë“, shkroi Zhaklin Lekatari në “Instagram”, që nuk njihet si një fanse e historisë së dashurisë së Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në “Big Brother”.
Ky postim erdhi vetëm pak pasi Kiara dhe Luizi kishin konfirmuar se ishin në pritje të një vajze.
Postimit të Zhakut iu përgjigj shoqja e ngushtë e Kiarës, Liesa Haxhiasllani.
“Ekziston një vend në ferr për ata që komentojnë negativisht për një grua shtatzënë. Ti ta shpif. Gjumë të ëmbël”, shkruan Liesa në “Instagram”.
Ky reagim i saj u konsiderua në rrjet si përgjigje për Zhaklin Lekatarit.
Greqi/ Policia kërkon shqiptarin. Si e vrau grekun për një dozë heroinë (EMRI)Shqiptari Orjon Llupo, 41 vjeç, kërkohet nga policia greke për t’u vënë në pranga si i akuzuar për vrasjen e shtetasit grek, Nikolao Mazaraqi, 38 vjeç
Ngjarja, sipas policisë, ndodhi më 17 tetor 2023 në vendin e quajtur “Ajia Sotiria” në lagjen “Menidhi” të Athinës.
Llupo dhe Mazaraqi u konfliktuan me njëri-tjetrin fillimisht verbalisht për një dozë heroinë.
Më pas, Llupo përdori një thikë gjatë sherrit, duke i shkaktuar shtetasit grek plagë të rënda dhe hemorragji.
Pas ngjarjes, shqiptari u arratis, por policia greke vijoi hetimet për të zbuluar vendndodhjen e tij dhe për ta arrestuar.
Sipas mediave greke, së fundmi autoritetet kanë zbuluar se Llupo është futur në Shqipëri dhe ndodhet në zonën e Divjakës.
Sulmet e Berishës/ Garda shton truproja për gjyqtaren Irena GjokaMasa të shtuara sigurie për gjyqtaren Irena Gjoka, që ka në dorë aferën “Partizani” dhe që është vënë në “shënjestër” pas vendimeve të saj për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Në një situatë të tillë, Garda e Republikës ka konfirmuar për mediat se numri i truprojave që garantojnë sigurinë fizike të saj është shtuar nga 4 në 6, pas sulmeve të fundit ndaj saj nga Berisha.
Sipas Gardës, katër nga truprojat i ishin vendosur gjyqtares Gjoka për shkak të detyrës, që ajo mban si drejtuese e Gjykatës së Posaçme, ndërkohë që të tjerët është vlerësuar të shtohen pas situatës së fundit.
Që prej datës 20 tetor, kur Irena Gjoka firmosi masën e arrestit “Detyrim me paraqitje” dhe ndalim të udhëtimit jashtë për vetë Berishën si dhe masën e arrestit me burg për Jamabër Malltezin, ish-kryeministri në çdo dalje të tijën publike nuk ka kursyer akuzat për gjyqtaren. Sipas tij, ajo është kriminele me uniformë që merr urdhra nga kryeministri Rama
Shkundet Turqia! Tërmet i fuqishëm, njerëzit dalin të tmerruar jashtëNjë tërmet i fortë me magnitudë 5.2 shkundi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje.
Epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Battalgazi të Malatyas dhe është ndjerë edhe në krahinat përreth.
Nga lëkundjet e forta, qytetarët dolën në rrugë të frikësuar.
“Qytetarët e tmerruar dolën në rrugë. Shpresojmë se nuk do të regjistrohen fatkeqësi. Ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, raportoi kryetari i Bashkisë së Malatya, Selahattin Gürkan, duke iu lutur qytetarëve që të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara rëndë nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit.
Siç raportojnë mediat vendase, deri tani nuk ka të lënduar apo dëme materiale, megjithatë ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya tha se situata po monitorohet nga afër dhe se skuadrat e ministrisë po kryejnë hetime për çdo dëmtim.
Paqje vetëm 4 ditë! Izraeli mobilizon ushtrinë: Vijoni luftën me intensitetArmëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Hamasit do të jetë i vlefshëm vetëm për katër ditë dhe sapo ky afat të përfundojë, zyrtarët izraelitë paralajmërojnë për rikthimin në luftime, me intensitet të lartë.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, mobilizoi ushtrinë, duke iu bërë thirrje që këto ditë t’i përdorin për tu furnizuar për raundin e dytë të luftës.
Ushtria do të rifillojë sulmet kundër Hamasit me intensitet për të paktën dy muaj të tjerë pasi të përfundojë pauza 4-ditore. Ditët e armëpushimit do të shërbejnë vetëm për lirimin e pengjeve. Inkurajoj trupat izraelite që të organizohen, të përgatiten, të hetojnë, të furnizojnë me armë dhe të përgatiten për të vazhduar luftimet pas armëpushimit”, deklaroi ministri.
Ai shtoi se sulmet duhet të vazhdojnë me qëllim fitoren e betejës dhe lirimin e pengjeve të tjera, të cilat sipas tij do mund të kthehen pas vetëm përmes presionit ushtarak.
“Privilegjet” e pamjes fizike, studimi: Burrat përfitojnë më shumë se gratë në vendet e punës!Burrat përfitojnë më shumë nga pamja e jashtme, në krahasim me gratë! Në këtë përfundim del një studim i ri, duke hedhur poshtë mitin se janë gratë ato që përfitojnë më shumë në vendin e punës për shkak të pamjes.
Studiuesit nga Akademia Polake e Shkencave ekzaminuan të dhënat për mbi 11,000 amerikanë mbi 20 vjet nga adoleshenca deri në moshën madhore, duke përfshirë vlerësimet e pamjes së tyre, informacionin mbi arritjet e tyre arsimore dhe në karrierë dhe fitimet e tyre.
Ata zbuluan se njerëzit që vlerësoheshin si më tërheqës në moshën 15-vjeçare kishin më shumë gjasa të kalonin prindërit e tyre në të ardhura dhe arritje pasi të kishin mbushur të 30-at. Ky efekt ishte shumë më i fortë për burrat sesa për gratë, veçanërisht në fushën e arsimit.
Ekspertët kanë argumentuar se, nga një perspektivë evolucionare, duke u dukur tërheqës mund të jetë një shenjë se dikush është një partner i përshtatshëm dhe pa sëmundje.
Dhe përtej kësaj, njerëzit priren t’i vlerësojnë njerëzit tërheqës si më inteligjentë, të besueshëm dhe të talentuar.
Pjesëmarrësit e studimit shkonin çdo disa vite për t’iu përgjigjur pyetjeve për jetën e tyre dhe në çdo vizitë, atyre u kërkohej që të vlerësonin pjesëmarrësit e tjerë me pesë pikë, nga jo shumë tërheqës në shumë tërheqës.
Intervistuesit nuk morën udhëzime specifike mbi kriteret që duhet të përdorin për të vlerësuar pjesëmarrësit.
Tërheqja fizike në moshën 15 vjeçare bëri një ndryshim të rëndësishëm 20 vjet më vonë, edhe pasi studiuesit morën parasysh faktorë të tjerë që dihet se kanë efekte në statusin socio-ekonomik të një personi, si shëndeti në fëmijëri, kushtet si janë rritur dhe pozicioni socio-ekonomik i prindërve.
Si përfundim, burrat që ishin më tërheqës kishin më shumë gjasa të vlerësoheshin në punë apo në shkollë dhe të përfitonin nga pamja e tyre.