zoom

Day ArchiveVIDEO provokuese/ Kush është vajza që shoqëron Robert Berishën në pushime?

Pushimet e fundit për Robert Berishën në Miami ishin romantike dhe këtë e ka treguar vetë ai me postimet e tij në “Instagram”.

Si fillim, ai provokoi ndjekësit me një foto të hedhur nga avioni, ku në krah të tij dukej një vajzë, por pa zbuluar kush e shoqëronte.

“Shyqyr një femër më ka qëlluar afër“, shkruan Roberi bashkangjitur postimit të tij.

Më pas, nuk munguan postimet e tjera provokuese, ku vetë Robert Berisha publikoi video të partneres së tij, që tregon linjat e trupit, por sërish pa i zbuluar fytyrën, duke lënë enigmë nëse bëhet fjalë për Leonitën, 26-vjeçarja, me të cilën u përfol se kishte një lidhje në gushtin e këtij viti.

Drejtësia në kolaps nga procesi i vetingut – Juristët: Ka pasoja sociale dhe ekonomike

Në Shqipëri sistemi i drejtësisë vijon të mbetet i mbërthyer nga ngërçi i vendeve bosh si pasojë e largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga procesi i Vetting-ut. Sot në këtë sistem mungojnë 39% e gjyqtarëve dhe 31 % e prokurorëve dhe situata paraqitet e përkeqësuar krahasuar me dy vite e gjysmë më parë.

Veç mungesave, organet e drejtësisë po përballen me një strukturë të re pas miratimit të hartës së re gjyqësore që përgjysmoi numrin e gjykatave në vend. Sot pas disa muajsh KLGJ ka arritur në konkluzionin, se në pjesën më të madhe të gjykatave, harta e re solli shpërndarje të barabartë të drejtësisë dhe balancim të numrit të gjyqtarëve me dosjet në shqyrtim, si dhe rritje të numrit të çështjeve të përfunduara në disa gjykata. E megjithatë qytetarët vijojnë të përballen me vonesa në marrjen e drejtësisë.

Arben Resuli, drejton një aktivitet tregtar modest në fushën e riciklimit. Prej më shumë se një viti ai pret vendimin nga gjykata administrative e shkallës së parë në Tiranë pas padisë së tij, ndaj strukturave shtetërore që i pezulluan liçensën pas një kontrolli.

“Ekspertiza ishte në favorin tim, por unë kam kërkuar dhe dëmin ekonomik. Ndërkohë ka kaluar viti unë jam me liçensë të hequr. Unë nuk mund të bëj eksport. Nëse nuk bëj eksport jam i falimentuar. Kam 10 punëtorë që duhet t’i mbaj se kam kontratë me ta, të paktën deri në fund të këtij viti, por dhe me humbje s’mund të punosh dhe me një të ardhme që nuk mund ta parashikosh. Unë nuk e di kur mbaron gjyqi, duhej ta kisha marrë vendimin për 30 ditë. Nuk besoj se shtetit i intereson ta mbyll aktivitetin”- u shpreh Arben Resuli, administrator i shoqërisë “Rea” shpk.

Në dy prej gjykatave më të mëdha në vend, në atë të shkallës së parë në Tiranë dhe atë të Apelit, numri i çështejve të shqyrtuara dhe të mbyllura, në 9 mujorin e parë të këtij viti krahasuar me atë të një viti më parë ka qenë më i vogël. Në të dyja këto gjykata numri i çështjeve të përfunduara ra me 17 dhe 25%. Nga ana tjetër stoku i dosjeve në Gjykatën e Apelit në Tiranë, vazhdon të rritet dhe ka mbërritur në mbi 37 mijë nga rreth 33 mijë që ishte në shkurt të këtij viti kur nisi zbatimi i hartës së re gjyqësore.

“Këtu ka ndodhur një bllokim ekonomik, ne dalim themi duam investime të huaja, lekët janë këtu, por janë çështje të bllokuara. Sot gjen në gjyktatat tona gjen çështje mes shoqërive tregtare, mes një shoqërie tregtare dhe shtetit, ka njerëz të punësuar aty. Nëse çështja shkon 10 vjet shoqëria thotë po e mbyll, po iki nga Shqipëria”- u shpreh Blerta Kraja, avokate.

“Në rastin më të mirë shkon 10 vjet, në rastin më të keq nuk di të them sa shkon” -thotë Alban Çaushi avokat.

Ai vëren me keqardhje se ka një ndikim negativ në jetën sociale dhe ekonomike të vendit, për shkak të drejtësisë së vonuar. Mjaft prona janë bllokuar thotë ai për këtë arsye.

“Janë mosmarrëvshje të karakterit për njohjen e pronës, marrjen e pronës dhe pasurisë së qytetarëve. Sigurisht pengohet futja e tyre në qarkullimin civil, sepse janë sende të cilat në momentin që ka një mosmarrëveshje ato janë të bllokuara. Duke qenë se tek ne nuk ka një kulturë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në arbitrazh tregtar biznesi i zgjidh marrëveshjet në gjykatë. Shikojmë që ka bllokime kapitali, shtim të detyrimeve përkundrejt atyre të cilët janë debitorë ndaj kreditorëve të tyre, për shkak të interesave që llogariten në vijimësi. Pra e gjithë kjo është pasojë që bie në jetën ekonomike sociale të vendit”, argumentoi Alban Çaushi avokat.

KLGj tha se ka ngritur një grup pune dhe po analizon ecurinë në disa gjykata të vendit për të hartuar një strategji për uljen e çështjeve të prapambetura. Sipas parashikimeve të këshillit, pas tre vitesh synohet të plotësohet e gjithë trupa gjyqësore duke marrë në konsideratë prurjet nga shkolla e magjistraturës dhe pritshmëritë se disa gjyqtarë mund të rikthehen në detyrë nga Kolegji i posaçëm i Apelimit.

Sipas statisikave të përpunuara, gjendja në disa gjykata të vendit paraqitetet më e rëndë.

Gjykata e Apelit e vetmja e këtij lloji në vend, ka mangësitë më të mëdha. Aktualisht në të ka vetëm 24 gjykatës nga 78 që duhet të ketë gjithsej, pra punon me 30% të trupës, ndërkohë që në gjyktatat e tjera mesatarja e trupës së gjyqtarëve në detyrë shkon nga 60-100%. Sipas njohësve të fushës kjo lidhet edhe me specifikën e emërimeve në këtë gjykatë. Mundësitë janë të kufizuara pasi kandidatët duhet të jenë magjistratë me eksperiencë jo më pak se 7 vjet. E megjithatë avokatë me përvojë mendojnë së zgjidhjet ekzistojnë.

“Nga pikëpamja e kushtetutës në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese mund të bëhesh anëtar i tyre, mjafton të kesh punuar 15 vite, të jesh një jurist i spikatur, të kesh punuar si avokat pedagog, apo kështu me radhë. Po ashtu mjafton të jesh thjesht një jurist i spikatur për të qenë inspektor i lartë i drejtësisë. Në këtë kuptim është gjithë masa e madhe e avokatëve, ne kemi 3 mijë avokatë aktivë. Ka avokatë shumë të mirë në komunitetin e avokatëve. Mund të kenë eksperiencë të dendur dhe do të ishin një prurje interesante në sistem. Zgjidhja është një ndryshim kushtetues tek kriteret, se cili mund të jetë gjyqtar dhe prokuror, pra nuk do jenë vetëm nga shkolla e magjistraturës. Përvoja në Shqipëri ka treguar që kushtetuën e ndryshojnë dhe brenda natës, kur politika ka interesa”, vijoi Blerta Kraja, avokate.

Zëvendës kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi tha se nuk mund të gjenden zgjidhje ekstraligjore, por po shihen mundësitë e rikthimit të skemës së delegimit të gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit dhe se ka pritshmëri të larta se numri i shqyrtimit të dosjeve në këtë gjykatë mund të rritet ndjeshëm deri në fund të vitit.

“Gjatë këtij viti ne kemi bërë 3 ngritje në detyrë të gjyqtarëve dhe kemi aktualisht dhe 13 proçese të tjera për ngritje në detyrë të gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Qëllimi kryesor është evadimi i çështjeve të prapambetura. Mund të vlerësohet në varësi të këtyre çështjeve që përmes skemës së delegimit të përfshihen dhe gjyqtarë që i plotësojne kriteret edhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, u shpreh Ilir Rusi, zëvendës kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sot juristët po ngrenë shqetësim për pasojat që mund të ketë në të ardhmen buxheti i shtetit, nga mosdhënia e drejtësisë brenda një afati të arsyeshëm. Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strazburg ka filluar të japë vendime për të dëmshpërblyer qytetarët e prekur në Shqipëri nga tejekalimi i afateve të arsyeshme të gjykimit./ Zëri i Amerikës

Malltezi u lirua nga burgu – Berisha tregon çfarë bisedoi me dhëndrin pasi la qelinë

Gjykata zbuti masën e sigurisë për dhëndrin e e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhej pas hekurave për aferën “Partizani”. Ai u la në arrest shtlpie, duke lënë qelinë këtë të martë.

Pas këtij vemdimi, Berisha rrëfeu në një inrervistë televizive se është takuar me dhëndrin, ndërsa tregoi edhe një pjesë të bisedës me të.

Berisha: Po, e kam takuar. Ai ka qenë me moral të lartë si një i burgosur politik. Ai ka bërë edhe shkrime, ai ka reaguar. Ka qenë shumë aktiv. Në betejën politike nuk ka keqardhje, ka betejë.

-Çfarë tregoi për eksperiencën e burgut?

Berisha: Jo nuk fola! Ai tregoi opozitarizën. Ishte në betejën politike Nuk kishte çfarë të ndaja pasi isha në komunikim konstant. Ai ishte një i burgosur politik. Ai e tmerroi Edi Ramën…

Aksident tragjik në aksin Kavajë-Durrës, 27-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Një tjetër aksident tragjik u shënua mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Kavajë-Durrës.

Një 27-vjeçar, që po drejtonte një automjet, përplasi për vdekje një këmbësor. Ky i fundit, ende i paidentifikuar nga grupi hetimor, humbi jetën menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

Rrëfimi i rrallë i Brigitte: Prita 10 vite të martohesha me Macron

Si rrallëherë, Brigitte Macron ka bërë një rrëfim për historinë e saj të dashurisë me presidentin francez Emmanuel Macron.

Ajo ka treguar se priti një dekadë për t’u martuar me Macron për të shmangur shkatërrimin e jetës së fëmijëve të saj, të cilët ishin rreth moshës së tij.

“E vetmja pengesë ishin fëmijët e mi. Kam marrë kohë që të mos shkatërroj jetën e tyre. Kjo zgjati 10 vjet. Mund ta imagjinoni se çfarë po dëgjonin. Por unë nuk doja të humbisja jetën time.”

Çifti filloi të takohej për herë të parë kur ajo ishte 40 vjeç dhe Macron 15, sipas The Times. Ajo ishte mësuesja e tij, kur u dashuruan.

Edhe pse Macron u dërgua në Paris nga prindërit e tij kur lidhja e tyre doli në dritë, ai ishte ende i vendosur të ishte me të, sipas The Times.

“I thashë vetes se ai do të dashurohej me dikë të moshës së tij. Kjo nuk ndodhi”, tha Brigitte.

Ajo u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj André-Louis Auzière, një bankier, në vitin 2006. Auzière vdiq në vitin 2019.

Ata kanë një djalë dhe dy vajza, të cilët tani janë përkatësisht 48, 46 dhe 39 vjeç.

Më pas ajo u martua me Emmanuel Macron në vitin 2007, rreth 10 vjet para se ai të bëhej president francez në 2017.

Diferenca në moshë e çiftit – ajo, 70 vjeç dhe ai, 45 – ka mbetur një temë e nxehtë që diskutohet në publik.

Në vitin 2017 Macron tha se nëse nuk do të kishte bërë këtë zgjedhje, do të kishte humbur lumturinë.

Aksidentohen me “Benz” 3 adoleshentë në Sarandë, njëri në gjendje kritike për jetën

Tre adoleshentë të moshave 13-15 vjeç u aksidentuan mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Stjar-Bajkaj.

Të rinjtë po udhëtonin me një mjet tip “Benz”, kur njëri prej tyre, që ishte në timon, humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në përrua.

Adoleshentët u dërguan me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Njëri prej tyre është në gjendje shumë të rëndë. Sipas bluzave të bardha, 14-vjeçari është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë.

Kukësi po boshatiset – Ambasada amerikane ofron mundësi punësimi për të rinjtë kuksianë

Nuk kanë qenë të pakta raportimet që tregonin sesi Kukësi po boshatiset dhe sesi të rinjtë e braktisin për t’u larguar në Angli.

Në një situatë të tillë, ambasada amerikane fton të rinjtë kuksianë në një mundësi punësimi. Një program i mbështetur nga ambasada amerikane, sipas njoftimit, mundëson trajnime për të rinjtë që të njihen me ofertat e punës dhe të punësohen.

Thirrje të gjithë të rinjve të interesuar për t’u bërë agjentë ndryshimi në Kukës! Këndi Amerikan i Kukësit tashmë pranon aplikimet për programin “EmpowerUp”. Kjo nismë synon të mbështesë të rinjtë të eksplorojnë perspektiva të reja pune dhe të zbulojnë mundësitë e ardhshme të punësimit. Një seri seancash trajnimi dhe udhëzimi online dhe fizikisht do të organizohen për të eksploruar punët e pavarura, sipërmarrjen në internet dhe zhvillimin e aftësive të rëndësishme digjitale. Kush duhet të aplikojë? Të rinj nga Kukësi dhe zonat përreth, sipërmarrësit aspirues, punëkërkues, studentë dhe të sapodiplomuar – kjo është për JU!”, thuhet në postimin e ambasadës.

Edhe Gjermania kërkon dialog mes qeverisë dhe opozitës: Duhen diskutime në interes të qytetarëve

Edhe Gjermania u rreshtua në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, sa i takon situatës politike në vendin tonë.

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner bëri thirrje për të dyja palët të dialogojnë, duke shtuar se problemet nuk mund të zgjidhen me dhunë sepse në këtë mënyrë Parlamenti nuk ushtron detyrën kushtetuese.

“Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike. Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.

Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve“, thuhet në reagimin e ambasadorit gjerman.

Edhe ambasada britanike dhe ajo amerikane nënvizoi se kjo situatë nuk i shërben interesit qytetar.

Gazetarja zbulon ku fshihet Ervin Mata

Ervin Mata është i shpallur në kërkim pas operacionit që SPAK zhvilloi mbrëmjen e të hënës në radhët e policisë, falë zbërthimit të mesazheve në aplikacionin e koduar “Sky”.

Mata, që ka lidhje krushqie me familjen e ish-drejtorit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani, sipas gazetares Klodiana Lala, nuk ndodhet në Shqipëri.

Në një bisedë në studion e “News 24″, Lala zbuloi se ai jeton në Argjentinë dhe Bolivi, duke shtuar se Mata njihet si një nga kokat e trafikut të drogës në Amerikën Latine.

“Ervin Mata është personazhi kryesor i përplasjes në ish-Bllok në vitin 2018 ku u përplas ashpër me Ervin Martinajn.

Ervin Mata, i konsideruar një personazh dhe faktor kryesor në trafikun e drogave të forta nga Amerika Latine drejt Bashkimit Evropian. Ai nuk qëndron në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës. Këtë verë ka qenë një ose dy herë me periudha të shkurtra dhe mendohet se jeton në Argjentinë dhe Bolivi etj.

Djali i zt.Breçani, pasi ka lidhje krushqie me Ervin Matën, dyshohet të jetë i përfshirë në çështje të trafikut të drogës”, tha Klodiana Lala.

Video/ Plagosi me pistoletë shokun e tij, reperi i njohur rrezikon 9 vite burg

Partneri këngëtares së njohur Rihana, reperi A$AP Rocky ditën e sotme do të paraqitet pranë gjykatës për shkak të akuzës që ka qëlluar me pistoletë shokun e tij të fëmijërisë gjatë një debati.

Prokurori i çështjen pretendon se dy vjet më parë reperi e qëlloi me pistoletë ish-shokun e tij Terell Ephron, duke e plagosur atë.

Dyshja njihen me njëri-tjetrin prej kohësh, që nga shkolla e mesme në New York, ndërsa i lënduari pretendon se reperi e ftoi për të shkuar në rrugicat e një hoteli në Los Angeles më 21 nëntor 2021 për të diskutuar një mosmarrëveshje, ndërsa e ka qëlluar atë me pistoletë.

Megjithatë avokatët e A$AP Rocky mohojnë akuzat se klienti i tyre ai që shihet në video që po bën xhiron e rrjetit.