zoom

Day ArchiveÇfarë i thotë Dori për lëvizjet provokuese në ekran? Olta i rrëfen të gjitha

Nuk janë të pakta herët kur Olta Gixhari, si anëtare e jurisë së “Dancing with the stars”, ka provokuar me lëvizjet apo gjestet e saj. Dhe në raste të tilla, të gjithë pyesim veten: Po Dori (bashkëshorti i saj) çfarë mendon?

Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë Olta gjatë një interviste në “Fun Club DWTHS”. Ajo tregoi se jo vetëm Dori nuk bezdiset nga veprimet e saj në ekran, por e mbështet edhe qesh.

Gazetarja: Ke provokuar disa herë në DWTS, me zinxhirin, me disa lëvizje provokuese, me mikrofonin. Të gjithë kanë një kureshtje, çfarë thotë Dori (bashkëshorti)?

Olta: Çfarë më thotë? (qesh). Bravo zemër më thotë, vazhdo kështu. Përderisa vazhdoj të jem kështu dhe do të më shihni edhe me keq, do të thotë se më mbështet.

Tjetër aksident, motori bëhet copash në Tiranë (VIDEO)

Një tjetër aksident u shënua këtë të diel, duke e çuar numrin në tre.

Këtë herë në Tiranë, në rrugën “Hoxha Tahnin”, një mjet përplasi një motor, duke i shkaktuar plagë drejtuesit. Për pasojë, ai u dërgua me ambulancë me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Siç duket edhe nga pamjet më poshtë, motori është shkërmoqur dhe në vendngjarje ka dëme materiale të shumta.

Shkaqet e aksidentit po zbardhen nga policia, e cila po mbledh provat në vendin e ngjarjes.

Pak më herët, një 77-vjeçar u përplas për vdekje nga një 23-vjeçar, që drejtonte një “Audi”, ndërsa në aksin Pogradec-Maliq dy adoleshentë që udhëtonin me motor u përplasën nga një mjet tip “Ford” dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë te Trauma në Tiranë.

U përplas nga “Ford-i”, adoleshenti me hemorragji të brendshme, çohet me urgjencë te Trauma

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një prej adoleshentëve të aksidentuar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Pogradec-Maliq.

17-vjeçari ka pësuar hemorragji të brendshme, në kokë dhe në bark pas përplasjes së fortë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndesore, ai u transportua me ambulancë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, për mjekim më të specializuar.

Dy adoleshentët po udhëtonin me motor nga Pogradeci në drejtim të Korçës u përplasën nga një mjet tip “Ford” i cili po vinte nga Korça në drejtim të Pogradecit.

A ia vlen të investosh për të dhënë një apartament me qira ditore?

Janë të shumtë profesionistët, me të ardhura të qëndrueshme, që po investojnë në blerje apartamentesh për dhënien e tyre me qira ditore.

Tendenca është në rritje edhe nga sipërmarrës që më tepër preferojnë blerjen e disa pronave me qëllim zhvillim e aktivitetit të qirasë afatshkurtër.

Por, në një kohë kur në zonat kryesore të kryeqytetit çmimet e qirasë ditore varijojnë mesatarisht nga 25 deri 45 euro nata, për shumë individë që disponojnë vetëm 1 pronë, mbajtja e saj hapur si biznes për qira ditore konsiderohet e paleverdishme.

“Prej disa muajsh apartamentin pranë “Shallvareve” të cilin e jepja me qira ditore e kam kthyer për dhënie qiraje afatgjatë, për shkak të kostove të larta për mirëmbajtjen dhe tarifat e komisioneve në platformat ndërkombëtare. 40% e të ardhurave mujore shkonin për mirëmbajtjen e pronës dhe tarifat e komisionit në Booking.

Ndërsa me vendosjen e TVSH-së 20% për komisionet e Booking dhe pagesën 15% të të ardhurave vjetore nga tatimet, kthehet në një biznes të paleverdishëm”, pohon GJ.K pronari i një apartamenti të blerë në Tiranë me qëllim qiradhënie.

Por kthimi i investimit nëpërmjet qirasë mbetet i paleverdisshëm edhe për qiradhënien afatgjatë. Agjencitë imobiliarë llogarisin se koha e kthimit të investimit nëpërmjet qirasë në Tiranë varion nga 20 deri në 25 vjet, për shkak të çmimeve të larta të blerjes së një apartamenti (minimumi 1,000 euro për metër katror) dhe qirasë së ulët.

Shumë shqiptarë kanë preferuar më tepër këtë investim ta bëjnë jashtë sesa në Shqipëri. Kryesisht vendi më i preferuar mbetet Dubai ku koha e kthimit të investimit nëpërmjet qiradhënies llogaritet deri 7 deri 10 vjet, për shkak të çmimeve më të lira të pronave dhe qirasë më të shtrenjtë.

Për nga leverdishmëria e investimit, edhe Dritan Laci “Guest House Laci” thotë se ende nuk e konsideron një sipërmarrje fitimprurëse, pasi koha mesatare e net qëndrimit në muaj është e ulët dhe kostot për mbarëvajtjen mbeten të larta.

Pavarësisht se pritshmëritë mbeten pozitive për ecurinë e kërkesës, formalizimi i sektorit sipas tij do të jetë një barrë e papërballueshme për këto struktura.

Deri tani në formë siç kanë operuar bizneset e dhënies me qira ditore sipas agjentëve imobiliarë më e leverdishme është menaxhimi i portofolit të disa pronave, një model aktiviteti që më tepër po zhvillohet nga agjencitë./ Monitor

Maska me vetëm 2 përbërës që ju jep shkëlqim në fytyrë

Një lëkurë me plot shkëlqim që të dukemi bukur në fytyrë e dëshiron çdokush.

Kjo mund të arrihet falë një maske që përgatitet fare kollaj në kushte shtëpie me vetëm dy përbërës.

Përbërësit: 1 banane, 1 lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja: Qëroni bananen dhe me ndihmën e një luge grumbulloni vetëm tulin që gjendet në lëkurën e saj. Vendoseni në një enë dhe shtojini një lugë mjaltë. Përziejini mirë derisa të krijohet masë e njëtrajtshme dhe më pas aplikojeni në fytyrë. Këtë maskë rekomandohet ta mbani për 15- 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Humbi binjakët – Rrëfimi prekës i Delinda Dishës: Djali mezi i priste

Pak kohë më parë, aktorja e humorit Delinda Disha ndau me ndjekësit lajmin e keq se kishte humbur binjakët e saj gjatë shtatzënisë.

Së fundmi, ajo tregoi se këtë ngjarje e ka përjetuar keq edhe djali i saj, Dasantini, i cili i priste me padurim binjakët.

“Dasantini, me zor e priste. Kishte kohë që thoshte dua motër, dua vëlla. Edhe pasi i shpjeguam humbjen e binjakëve, e përjetoi pak. “Po ju s’më keni treguar, përse s’më keni thënë””, tregoi Delinda.

Aktorja është bërë disa javë më parë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë djalin e dytë dhe ajo rrëfeu edhe si e priti Dasantini këtë lajm.

“Në fillim ishte pak xheloz, por tani jo më. Ndoshta ngaqë tani është edhe me shkollën, klasa e parë. Ka filluar, është me detyra edhe nuk është me kohë të plotë dhe nuk e ndjen njësoj xhelozinë”, tha Delinda në një intervistë televizive.

Tjetër skandal te peshëngritja, shtangisti shkon në Botëror pa trajnerin nga paaftësia e FSHP-së

Gabimet e njëpasnjëshme vazhdojnë te peshëngritja shqiptare duke penalizuar sportistët, por edhe Shqipërinë, që humbet mundësinë të përfaqësohet në kompeticionet më prestigjoze me shtangistët elitarë.

Peshëngritësi i talentuar Ertjan Kofsha nuk do të ketë suportin e trajnerit Leonard Toska në Botërorin e Peshëngritjes për U20, që po zhvillohet në Guadalajara në Meksikë (15-23 nëntor).

Trajneri e priste me padurim këtë turne, por paaftësia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes me në krye presidentin Elez Gjoza për t’i nxjerrë vizën, ka bërë që Ertjan Kofsha, të shkojë në kompeticion pa mentorin e tij.

Në një sport ku roli i trajnerit është determinant, sepse sportistët janë të rinj dhe kanë ethet e garës, tekniku luan rol të madh me ndryshimin e peshave dhe këshillat.

Imagjinoni sikur kombëtarja e futbollit të luaj një ndeshje pa trajnerin Sylvinho.

Nëse ky skandal do të ndodhet te FSHF, atëherë do të ishte një bombë e vërtet, por te peshëngritja po mundohen t’i fshehin këto çudira që bëhen vetëm në Shqipëri.

Skandalet në FSHP, po dalin si kërpudhat pas shiut dhe askujt nuk i bën më përshtypje. Ndërkohë që FSHP dhe z.Gjoza janë në gjyq me legjendën Pirro Dhima, ndodh edhe kjo.

Edhe në Botërorin U17 zhvilluar në qershor të 2022-it po në Meksikë, trajneri Leonard Toska nuk mori vizën.

Ashtu si ai, në atë rast as shtangisti Kofsha nuk u pajis dot me vizë nga Federata e presidentit Gjoza për të përfaqësuar Shqipërinë në Botëror.

Vjet ishte mundësia e fundit që ai të merrte pjesë në Botërorin për 17-vjeçarë dhe Elez Gjoza me federatën e tij i hoqi mundësinë për të konkuruar. Me rezultatet në stërvitje ai mund të kthehej me medalje.

Të dy nuk u pajisën dot me vizë, pasi proceduart u bënë me vonesë dhe pa dokumentacionin e duhur. E njëjta situatë edhe këtë vit.

Por çudirat nuk përfundojnë këtu, presidenti Gjoza, i cili do të bëjë trajnerin dhe peshëngritësi Ertjan Kofsha u nisën në datë 17 nëntor drejt Meksikës, ndërkohë që gara është në 20.

Sportisti nuk ka kohë të rikuperohet nga udhëtimi i gjatë (më shumë se 24 orë), dhe për më tepër nuk do të ketë as trajnerin e tij.

Minimalisht sportisti duhet të jetë 4 ditë para për t’u ambientuar me klimën, ndryshimin e orarit, por Elez Gjoza, kërkon të kursejë para për evente kaq prestigjoze dhe t’i shpenzojë për familjarët e tij kur i merr me vete si pjesë të delegacionit të kombëtares, (si në Çmimin e Madh të Kubës, kur mori nipin me të fejuarën).

Me rezultatet që Kofsha ka arritur në palestër është pretendent për medalje ari në Botërorin U20.

Por pa trajnerin Toska dhe me mangësitë nga federata, e cila tani duket se është dashakeqësi sepse rastësia nuk ndodh dy herë, shpresojmë të ketë performancë pozitive; gjithçka është kundër tij.

Një medalje e humbur do të thotë shkatërrim psikologjik për sportistin, por edhe pa shpërblim financiar që do ta ndihmojë të ndjeki ëndrrën e tij.

Ai është një ndër peshëngritësit e rinj më të mirë shqiptar dhe shpresojmë të kthehet me rezultat pozitiv, por Federata ka menduar t’ia bëjë jetën malore këtij talenti. /zoom.al/

OSHEE lë Tiranën në terr, ndërprerje energjie për 5 ditë (ZONAT DHE ORARET)

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Eletrike njoftoi qytetarët e Tiranës se në disa zona përgjatë datave 20-25 nëntor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, energjia do të shkuptet gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 për shkak të punimeve që po kryhen në rrjet.

Zonat ku do të ketë kufizim të energjisë elektrike:

20 nëntor

Pjesërisht: zona “Tirana e Re”, “Rruga e Barrikadave”, Rruga “Qemal Stafa”, rruga “Hoxha Tahsim”, Shkozë, rruga “Ali Demi”, zona pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona pranë maternitetit të Ri, Prezë, Vorë

21 nëntor

Pjesërisht: Zona “Tirana e Re”, “Kushtrimi i Lirisë”, Rruga “Bardhyl”, zona pranë qendrës “17 Nëntori”, Kryegjyshata, eeuga “Pashko Hysi”, zona pranë kompleksit sportiv “Ali Demi”, Gjokaj, Vorë, Tufinë, Fushë-Mëzez, Valias, Kamëz,

22 nëntor

Pjesërisht: Zona “Tirana e Re”, “Ali Demi”, rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë fakultetit të Mjekësisë, rruga “Bajram Curri”, rruga “Selaudin Zorba”, rruga “Don Bosko”, Prezë, Vorë, Gjokaj, Tufinë, Fushë Mëzez, Valias, Kamëz.

23 nëntor

Pjesërisht: zona “Tirana e Re”, Rruga “ Gjon Pali II”, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Xhezmi Delli”, rruga “Bardhyl”, rruga “Gogo Nushi”, rruga “Riza Cërova”, rruga “4 Dëshmorët”, Prezë, Vorë, Gjokaj, Paskuqan, Fushë Mëzez

24 nëntor

Pjesërisht: Rruga “Gjon Pali II”, Rruga “Thanas Ziko”, qyteti “Studenti”, GjokaJ, Vorë,

25 nëntor

Pjesërisht: rruga “Met Sallaku”

Aksidentet “s’e bëjnë pushim”. I moshuari vdes në vend, plagosen adoleshentët

Thuajse çdo ditë, qoftë ajo fundjavë me më pak qarkullim automjetesh ose edhe ditë jave, në vendin tonë regjistrohet një aksident, herë për faj të drejtuesit të mjetit e herë për shkak të gabimit të këmbësorit.

Vetëm pasditen e kësaj të diele u regjistruan dy aksidente rrugore, njëri prej të cilëve me pasojë fatale për një të moshuar.

Në Nikël të Krujës, 77-vjeçari u përplas për vdekje nga një 23-vjeçar, që drejtonte një mjet tip “Audi”. Prej plagëve të rënda, i moshuari ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Ndërsa në aksin rrugor Pogradec-Maliq, u regjistrua një tjetër aksident, ku u plagosën dy adoleshentë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një pike karburanti në kryqëzimin e fshatit Velitërnë.

Sipas policisë, dy adoleshentët po udhëtonin me motor nga Pogradeci në drejtim të Korçës kur janë përplasur nga një mjet tip “Ford” I cili po vinte nga Korça në drejtim të Pogradecit. Në momentin e aksidentit mjeti ka kaluar nga krahu i djathtë i rrugës nacionale për në krahun tjetër në drejtim të pikës së karburantit, moment ky që ka sjellë edhe përplasjen me motorin që udhëtonin dy të rinjtë.

Nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur te dy 17 vjeçarët të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës ku e po marrin ndihmën mjekësore.

Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se të dy adoleshentët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shokohet grupi i OKB, gjen varr masiv në hyrje të spitalit Al-Shifa. Pacientët në mëshirë të fatit

Në Gaza dëgjohen vetëm bombardimet izraelite. Situata në terren mbetet katastrofike. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa, një “zonë vdekjeje”.

Ekspertët e OKB gjetën një varr masiv në hyrje të spitalit. Rreth 300 pacientë kanë mbetur aty në mëshirë të fatit, por së fundmi është bërë i mundur evakuimi i 31 foshnjeve, të cilat ndodheshin në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas “CNN”, ato janë dërguar në spitalet europiane dhe në jug të Rripit të Gazës.

Ndërkohë, 80 civilë janë vrarë nga sulmet në kampin e refugjatëve në Gazën veriore, ndërsa planet izraelite për të zgjeruar operacionet në jug kanë shtuar edhe më tej frikën për qindra mijëra civilë që kanë kërkuar strehim atje. Po ashtu, dhjetëra palestinezë, përfshirë edhe fëmijë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore në disa shkolla.

Edhe pse u aludua se mund të arrihej një marrveshje mes Izraelit dhe Hamasit, kryeministri Netanjahu i ka mohuar këto informacione duke i quajtur raporte të rreme.

Të paktën 12,000 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Ndërsa numri zyrtar i të vrarëve në Izrael nga sulmet e Hamasit është rreth 1,200.