Aplikacion
Për disa femra kjo ka ndodhur vetëm një herë, ndërsa për të tjera është… rutinë. E vetmja gjë që është e sigurt është se vështirë se do të gjejmë një grua që të paktën një herë në jetë nuk e është shtirur sikur ka kaluar në orgazmë.
Në të njëjtën kohë, hulumtimet mbi seksin vazhdojnë të tregojnë se falsifikimi i orgazmës ka një ndikim negativ në kënaqësinë seksuale.
Shpjegimi për këtë qëndron në faktin se kur një grua pretendon se prekjet dhe teknikat e partnerit të saj e kënaqin atë më shumë sesa e bëjnë në të vërtetë, ajo jo vetëm që e çon partnerin në rrugën e gabuar për atë që i pëlqen, por humbet dhe vetë mundësinë për të maksimizuar kënaqësinë seksuale.
Në një studim të ri u hulumtuan përqindjet e grave që kanë falsifikuar një orgazmë në një moment të jetës së tyre, dhe atyre që nuk vazhdojnë ta bëjnë këtë.
Studiuesit u fokusuan kryesisht në rolin e mundshëm të komunikimit seksual dhe kënaqësisë.
Arsyet më të zakonshme pse gratë shtiren sikur kanë kaluar orgazmë janë:
Autorët e studimit argumentuan se mungesa e komunikimit seksual mund të jetë pjesërisht përgjegjëse për fenomenin. “Kur mund të flasim hapur për atë që na pëlqen, kemi më shumë gjasa të përjetojmë kënaqësi seksuale. Kur nuk ndihemi rehat, shanset që realiteti t’i përgjigjet nevojave tona janë të pakta ”, theksojnë ata.
Shqipëria dhe Serbia me nivelet më të larta të korrupsionit në BallkanQytetarët e Serbisë dhe të Shqipërisë perceptojnë një nivel më të lartë korrupsioni në vendet e tyre, në krahasim me 4 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton një Anketë e Këshillit të Bashkëpunimit të Rajonal e realizuar verën e këtij viti në kuadër të Barometrit të Sigurisë.
“Një nga faktorët e ndërlikuar që ndikon në nivelet e pakënaqësisë me situatën e përgjithshme në ekonomi të rajonit lidhet me nivelet e larta të korrupsionit të perceptuar. Shumica dërrmuese e të anketuarve (86%) besojnë se korrupsioni është disi ose shumë i përhapur, me Serbinë që renditet e para (90%) e ndjekur nga Shqipëria (87%)” thuhet në Raportin që shoqëron Anketën e Barometrit.
I rëndësishëm mbetet fakti se, një në dy të anketuar në përgjithësi në rajon e sheh korrupsionin të rrënjosur thellë në ekonomitë (duke raportuar se fenomeni është shumë i përhapur).
Analistët e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal raportojnë se përgjigjet ndaj pyetjeve rreth korrupsionit japin një pamje pesimiste së korrupsioni i përhapur. Të anketuarit kanë pranuar se, praktikat korruptive, të vogla dhe të mëdha, janë një pjesë normale e jetës në ekonomitë e rajonit të BB dhe se reagimi ndaj korrupsionit është joefikas dhe i pamjaftueshëm.
Besimi të korrupsioni është aq i fortë, pasi nxit perceptimet se shpesh është mënyra e vetme për të marrë shërbime publike.
Atësia e sistemeve demokratike për t’i bërë ballë destabilitetit varet në një masë të madhe nga mungesa e korrupsionit dhe nepotizmi në sektorin publik. Kapja e shtetit është një pengesë absolute për zhvillimin demokratik, thuhet në analizën e rezultateve të anketës.
Tani korrupsioni në Ballkan, por sidomos në Shqipëri përkufizohet si korrupsion sistematik politik, në të cilin politikanët shfrytëzojnë kontrollin e tyre mbi një ekonomi dhe zhvillojnë proceset e vendimmarrjes në avantazhin e tyre. Rrjedhimisht, edhe pse integrimi evropian i Rajonit të Ballkanit Perëndimor ka vazhduar për më shumë se dy dekada, korrupsioni ende përshkon të gjitha sferat e shoqëritë e rajonit.
Në Strategjinë e tij të Zgjerimit, Komisioni Evropian pranoi mungesën e progresit midis ekonomive aktuale kandidate për në BE duke nënvizuar problemin ekzistues të kapjes së shtetit në të gjitha nivelet të qeverisë dhe të administratës.
Në mënyrë shqetësuese, përparimi kundër korrupsionit i arritur në Ballkanin Perëndimor me mes viteve 2000- 2010 tani është shuar dhe entuziazmi në shoqëri ka rënë.
Raportet e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2022 për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vunë në dukje disa mangësi të reja kur është fjala për luftën kundër korrupsionit. Sipas raporteve, të gjitha ekonomitë në rajon vuajnë nga korrupsioni i nivelit të lartë, ku problemi kryesor është numri i ulët i dënimeve./Monitor
“Konkurrenca të mos kalojë në konflikt”- Xi dhe Biden shtrëngojnë duart: Përballja, me pasojaPresidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë shtrënguar duart në jug të San Franciskos ku do po zhvillojnë një takim dypalësh.
Dy liderët botërorë shtrënguan duart në një tapet të kuq dhe më pas hynë brenda ndërtesës.
Pasi hynë në ndërtesë për takimin e sotëm, Biden dhe Xi mbërritën në dhomën ku do zhvillohet takimi.
Presidenti amerikan Joe Biden e nisi takimin me një fjalim të shkurtër.
“Ne e njohim njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, takimet tona kanë qenë gjithmonë të sinqerta, të drejtpërdrejta dhe të dobishme. Unë mendoj se është parësore që ju dhe unë të kuptojmë njëri-tjetrin qartë, si lideri-liderin”, u shpreh presidenti amerikan.
Biden shtoi se “ne duhet të sigurohemi që konkurrenca të mos kalojë në konflikt”.
Më pas Biden iu drejtua homogut të tij kinez duke thënë se: “T’ju prisja në SHBA ishte një nder dhe kënaqësi”.
Presidenti i SHBA përmendi se hera e fundit kur të dy u takuan ishte një vit më parë në samitin e G-20 në Bali, Indonezi dhe ai theksoi rëndësinë e takimit “ballë për ballë”.
“Ne nuk kemi qenë gjithmonë dakord… Unë i kam parë gjithmonë diskutimet tona të drejtpërdrejta dhe të sinqerta”, tha ai.
Ndërsa presidenti kinez Xi Jinping e nisi fjalën duke folur për herën e fundit që dy liderët u takuan në Bali, një vit e një ditë më parë.
“Shumë kanë ndodhur që atëherë”, tha ai. “Bota ka dalë nga pandemia Covid-19, por është ende nën ndikimet e saj të jashtëzakonshme”.
Ai përmendi probleme të tjera me të cilat përballet ekonomia globale, duke përfshirë çështjet e zinxhirit të furnizimit dhe proteksionizmin.
Marrëdhënia Kinë-SHBA, shton ai, “është marrëdhënia dypalëshe më e rëndësishme në botë. Ajo duhet të zhvillohet në një mënyrë që të përfitojë dy popujt tanë dhe të përmbushë përgjegjësinë tonë për përparimin njerëzor.”
“Përballja ka pasoja të padurueshme për të dyja palët”, thotë Xi Jinping.
Ai e mbylli duke thënë se beson se të dy palët janë të afta të kalojnë dallimet e tyre dhe të krijojnë një të ardhme premtuese.
“Mezi pres që të kemi një shkëmbim të thellë pikëpamjesh dhe të arrijmë mirëkuptime të reja”, thotë presidenti kinez.
Zamira Kita rrëfen pengun: Si bashkëshorti më ndaloi të luaja rolin e një kryeprostituteAktorja e mirënjohur Zamira Kita ka rrëfyer se si bashkëshorti e saj e ndaloi që të luante rolin e një kryeprostitute.
Artistja shqiptare u shpreh se i ofruan rolin e pronares së një shtëpie publike dhe sipas saj, kishte karakter dhe ishte shumë i mirë për t’u aktruar nga ajo.
Port theksoi se bashkëshorti i saj nuk e kuptonte rolin në të njëjtë mënyrë dhe sapo lexoi skenarin ku bëhen fjalë për një kryeprostitutë i tha se s’mund ta bënte filmin.
“Ka qenë roli i një kryeprostitue, ishte pronarja e një shtëpie publike. Roli ishte shumë i bukur dhe shumë karakter. Ishte jashtëzakonisht i mirë për mua.
Një rol që mua do më krijonte mundësi që çfarë mund të bëj unë, krijimin e një karakteri. Por ai nuk e kuptonte dot kështu. Sa e lexoi që ishte kryeprostitua, jo tha nuk do ta bësh këtë film”, rrëfeu Zamira Kita.
Po planifikoni të studioni në SHBA? Katër kriteret që duhet të plotësoni për t’u kualifikuarAmbasada e Amerikane në Tiranë ka dhënë disa udhëzime duke orientuar të gjithë ata që duan të studiojnë në SHBA.
“Po planifikon të studiosh në Shtetet e Bashkuara? Si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Arsimit, zyrtarët tanë amerikanë të Konsullatës së SHBA janë këtu për t’ju ndihmuar duke iu përgjigjur pyetjeve tuaja më të shpeshta në lidhje me vizat studentore”, shkruhet në një postim në Instagram.
Në një video shpjegohen katër kriteret që studentët duhet të plotësojnë për t’u kualifikuar nga Konsulli, si arsimi, mbulimi i shpenzimeve, frekuentimi i studimeve dhe më pas rikthimi në Shqipëri pas mbarimit të Universitetit.
Intervistat studentore zgjasin 2-3 minuta dhe aplikanti duhet të ketë përgjigje të plota dhe të sakta.
Rekomandohet që përgjigjet e tyre të mos i mësojnë përmendësh, por të dëgjojnë me vëmendje dhe më pas të japin përgjigjet e duhura.
Gjithashtu për studentët ka mundësi punësimi në kampus deri në 20 orë në javë.
“Intervistat studentore janë të shkurtra dhe zgjasin 2-3 minuta. Konsulli vendos nëse kualifikohesh në 4 kritere, arsimit yt, që mbulon studimet e plota të shkollës, që do të frekuentosh studimet dhe që do të largohesh nga SHBA-të pas përfundimit të kritereve.
Duhet të kesh përgjigje të plota dhe të sakta për këto kritere. Duhet të flasësh për degën e studimeve dhe situatën financiare të prindërve tuaj. Nëse ke marrë bursë, thuajeni këtë dhe sigurohu të jetë në formatin I-20. Ju lutem mos i mësoni përmendësh, dëgjo me vëmendje dhe përgjigju pyetjeve.
Edhe pse keni shkuar për shkollë prap ka disa mundësi për punë. Gjatë vitit të parë të studimeve, studentët me visa F1 mund të punojnë deri në 20 orë në javë në kampus.
S’ke nevojë të paguash SEVIS për të caktuar një takim për vizë, por tarifa duhet paguar përpara intervistës”, shpjegohet në video.
Lutje, dhimbje e lot, futbollistët e Egnatias rikthehen në fushë pas tragjedisë së Dwamena-sFutbollistët e Egnatias janë rikthyer në fushën e blertë pas tragjedisë që i mori jetën kapitenit të skuadrës, Raphael Dwamena.
Mes lutjesh, me dorën në zemër dhe sytë e përlotur me drejtim nga qielli, lojtarët u kthyen në fushë për të vazhduar stërvitjen.
Raphael Dwamena shënoi 20 gola për ekipin shqiptar. Pavarësisht nga problemet me zemrën që kishte shfaqur, sulmuesi nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij, futbolli.
Ai u rrëzua në fushën e blertë gjatë sfidës me Partizanin në minutën e ’24 dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
“Të mbysin”- Transgjinorja e BBV rrëfen eksperiencat s*ksuale: Kush burra janë shumë të fortëTransgjinorja e Big Brother Vip Kosova, Edona James ka rrëfyer hapur eksperiencat e saj seksuale me meshkujt zviceranë.
Gjatë një bashkëbisedimi me banorët, ajo ka treguar se burrat e Zvicrës janë shumë të fortë në shtrat.
“Po të mbytshin”, deklaroi transgjinorja, teksa foli pa dorashka.
“Burrat e Zvicrës ishin të fortë, po të ‘mbytshin’, shumë të fortë burrat, unë e foli atë që e mendoj, të gjithë e mendojnë por nuk e thonë”, ka thënë Edona James.
Disa ditë më parë, ajo zbuloi edhe një tjetër histori personale brenda shtëpisë së “BBVK”. Edona zbuloi se në moshën 20-vjeçare ka qenë në një lidhje që përfundoi me një fatkeqësi, duke treguar se ish-partneri i saj bëri vetëvrasje.
“I kisha 20 vjet, ai e ka varur veten, unë e kam gjetur në mëngjes, për shkak të punës që kam bërë unë, nuk ka mundur ta përballojë, e ka shkruar një letër, u zgjova në mëngjes, ma ka ndjerë zemra”, tha Edona.
“E kam dashur shumë, më tha një natë më herët ‘nëse nuk do kishe ardhur në shtëpi tani do e vrisja veten’, po unë nuk e kuptova, më donte shumë edhe ai mua. Ky ka qenë rasti më i rëndë për mua në jetë”, shtoi ajo.
U diagnostikua me leucemi, Wanda Nara: U paralizova! Mauro Icardi më kërkoi të martoheshim sërishQë pas diagnostikimit me leuçemi, Wanda Nara ka pasur mbështetjen e plotë të ish-sulmuesit të Interit, Mauro Icardi. Showgirl argjentinase rrëfeu se kur u diagnostikua me sëmundjen u shokua.
“Nuk dua të dukem arrogante apo të pretendoj se e kam kapërcyer, në fillim ishte një goditje aq e fortë sa u paralizova”, tregoi ajo.
Wanda Nara u shpreh se kur u kthyer nga klinika u mbyll në dhomën e saj për 4 ditë dhe ishte partneri i saj që kujdesej për të duke i sjellë ushqim.
“Kur u ktheva nga klinika u mbylla në dhomën time për katër ditë. Unë nuk mund të dilja jashtë: vetëm Mauro hyri për të më sjellë ushqim. Ai u kujdes për mua, më mbrojti dhe, në të njëjtën kohë, kujdesej për rutinën e përditshme të fëmijëve ndërsa më shoqëronte te mjeku.
Ai ishte dhe është personi që më mbështet më shumë. Një natë, në klinikë, u zgjova dhe e gjeta, në orët e para të mëngjesit, duke kërkuar kurën për leuçeminë dhe vendin më të mirë në botë për ta trajtuar atë, dhe ky është shembulli më i qartë se kush është Mauro. Teksa ishte në stërvitje ai vinte alarmin për të më dërguar një mesazh: ‘Mos harroni të pish ilaçet,”– tregoi ajo.
Wanda Nara zbuloi gjithashtu se Mauro Icardi i ka propozuar për martesë pasi u diagnostiku leuçemi.
“Sëmundja nuk na ka afruar sepse nuk kemi qenë kurrë larg, por është e vërtetë që mund të shohim se sa real është angazhimi që bëjmë kur premtojmë të “mbështesim njëri-tjetrin në sëmundje dhe në shëndet”. Në fakt, do t’ju them diçka që nuk e kam thënë ende: Mauro më kërkoi të martohesha me të përsëri. Pas 10 vitesh bashkë! Nuk kemi finalizuar ende asgjë. A do të jetë në Argjentinë? Unë nuk kam asnjë ide! Betohem se nuk patëm kohë as të uleshim për ta organizuar, por të gjithë të dashurit tanë ishin aty, kështu që nëse arrijmë ta bëjmë realitet këtë ëndërr e marr të mirëqenë që do të jetë në Argjentinë.”
Megjithatë, showgirl-ja argjentinase po vazhdon jetën normalisht pavarësisht sëmundjes, siç e dëshmon edhe prania e saj në “Dancing with the Stars”.
“Të shtunën kërcej, të dielën në mëngjes nisem për Stamboll, jam me fëmijët e mi dhe Mauron deri të martën dhe të mërkurën kthehem sërish në Itali për të bërë provat për shfaqjen e radhës. Është një ritëm rraskapitës, sidomos për mua pasi nuk jam një balerinë profesionist, por më pëlqen shumë.
Gjëja më e vështirë për mua është kërkesa për të mësuar koreografinë në 4 ditë, por, tani për tani, jam mirë. Nuk do të kisha pranuar kurrë të marr pjesë në program pa miratimin e mjekut që më trajton. Unë marr medikamente, bëj kontrolle javore dhe ndjekje rigoroze në çdo qytet ku jetoj: Romë, Stamboll apo Buenos Aires.”
Vdiq tragjikisht, makineria që i zuri kokën 26-vjeçares Anila Grishaj u ndez nga një koleg i sajMakineria që i shkaktoi vdekjen 26-vjeçares Anila Grishaj pasditen e së martës (14 nëntor) duke i zënë kokën dyshohet se është ndezur gabimisht nga një koleg i saj.
Sipas hetimeve parakrake dyshohet se aksidenti tragjik është shkaktuar nga një gabim njerëzor.
Viktima raportohet ishte në një pozicion të rrezikshëm në makineri me mendimin se ajo ishte fikur. Por sipas mediave italine, makineria e sekuestruar në fabrikën Bocòn, dyshohet se u ndez gabimisht nga një koleg i saj.
Ngjarja ndodhi në kompaninë që prodhon ushqime të ngrira në Pieve di Soligo, në zonën e Treviso.
Anila Grishajt mësohet i ka ngecur koka në makinerinë e paketimit të produkteve dhe forca e goditjes dëmtoi rruazat e qafës.
Viktima ishte shumë e aftë në punën e saj, aq sa vitin e kaluar u gradua si nëndrejtoreshë në Bocòn, kompania e ushqimeve të ngrira ku punonte prej pesë vitesh.
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca, thotë se SPAK-u duhet të vijojë punën për të luftuar pandëshkueshmërinë pa trysni politike dhe pa ndërhyrje. Zoti Soreca i bëri këto komente në një intervistë për Zërin e Amerikës, përpara largimit të tij nga Shqipëria.
Gjatë bisedës me korrespondentin tonë në Tiranë Armand Mero, ai flet për vëmendjen e shtuar që ka marrë procesi i zgjerimit të BE-së, mbi pritshmëritë për nisjen e bisedimeve për grupkapitujt e parë me Shqipërinë në fund të këtij viti dhe ndikimin që mund të ketë Greqia, si dhe për çështjen e programit IPARD, fondet e të cilit për bujqësinë shqiptare janë pezull, pas hetimeve të kryera nga Zyra europiane kundër mashtrimit.
Intervista
Zoti Ambasador, Komisioni europian prezantoi së fundmi raportet vjetore për vendet aspirante, miratoi gjithashtu dhe Planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Disa javë më parë në Tiranë u mbajt takimi i nivelit të lartë të Procesit të Berlinit. Qartësisht ka një vëmendje të shtuar, madje si kurrë më parë në vitet e fundit për Rajonin. Por procesi është një vallëzim që kërcehet dyshe. Në gjykimin tuaj, sa janë të përgatitura vendet e Balkanit dhe specifikisht Shqipëria për ta shfrytëzuar këtë moment?
Ambasadori Soreca: Para së gjithash, faleminderit që më ftuat. Keni të drejtë, ka një rritje të vëmendjes për zgjerimin dhe është e qartë që kjo shkon pas në kohë, më 24 shkurt 2022, kur lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ndryshoi kontekstin gjeopolitik në Evropë dhe Bashkimi Evropian kuptoi rëndësinë që ka politika e zgjerimit për të garantuar sigurinë në kontinentin tonë, prosperitetin dhe stabilitetin në periudhën afatgjatë, sepse Ballkani është në qendër të Bashkimit Evropian dhe mund të jetë subjekt i ndikimit të një vendi të tretë. Ndaj kjo ka sjellë një dimension të ri për zgjerimin.
Në të njëjtën kohë, zgjerimi është një proces shumë kompleks dhe kërkon kohë. Si ta përshpejtojmë procesin? Ja pse, përveç raportit për vendin, Komisioni Evropian ka paraqitur edhe atë që e quajmë Plani i Rritjes. Plani i Rritjes ka një objektiv të qartë. Ka një hendek të madh në nivel ekonomik dhe social mes Evropës Perëndimore dhe Evropës Juglindore, që ndikon tek aftësia e vendit për të ecur përpara. Ndaj objektivi është përshpejtimi dhe ngushtimi i këtij hendeku duke sjellë që më parë disa nga përfitimet që sjell anëtarësimi.
Për ta bërë këtë, Plani i Rritjes identifikon në fillim mundësinë e vendit të rajonit për të hyrë në tregun unik të BE-së, që do të thotë se qytetarët mund të përfitojnë nga zona unike e pagesës me euro, transport më i mirë rrugor, tranzicion më i mirë digjital që para anëtarësimit. Por duke e hapur tregun për BE-në, gjashtë vendet e Ballkanit duhet të hapin edhe tregun e tyre, të ashtuquajturin Tregun e Përbashkët Rajonal, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga hapja e tregut unik.
Shtylla e tretë e Planit të Rritjes është përshpejtimi i reformës dhe këtu vijmë te pika juaj. Është e rëndësishme që gjatë kësaj periudhe, 2024-2027, e cila është periudha e Planit të Rritjes, vendet të përgatisin një agjendë të rinovuar reformash, dhe ndërveprimi me BE-në për këtë, do të nisë shumë shpejt, gjatë dy javëve të ardhshme.
Do të jenë dy ekipe kryesore që do t’i shqyrtojnë këto reforma që duhen çuar përpara. Për të bërë çfarë? Për të përmirësuar, për shembull, mjedisin e biznesit në mënyrë që të përfitojnë nga asistenca financiare që do të vijë në Shqipëri. Po flasim për 6 miliardë euro, 2 miliardë për grante dhe 4 miliardë për hua për të gjithë rajonin. Pra, po i përgjigjem pjesës së dytë të pyetjes suaj: A është Shqipëria gati?
Shqipëria ka pasur një vit 2023 shumë pozitiv, procesi i shqyrtimit (screening) ka qenë i suksesshëm. Komisioni Evropian është gati për të ecur përpara. Pra Shqipëria ka bërë progres nga ky këndvështrim. Por tani ka ardhur koha të mos e humbasim këtë mundësi. Në këta katër vjet Shqipëria duhet të përshpejtojë ritmin e reformave. Pra, udhëheqja e fortë politike, disiplina dhe profesionalizmi në gjithë administratën publike do të ishin shumë të rëndësishme. Shpresojmë që në fund të kësaj periudhe, Shqipëria do të jetë në një pozicion të atillë, së bashku me gjashtë vendet e tjera, që të korrë përfitimet e kësaj përpjekjeje të rëndësishme nga BE-ja.
Zoti Ambasador, pavarësisht vullnetit të mirë, duket se vetë BE nuk ka formësuar një rrugë të re të qartë për rajonin e Ballkanit. Nga njëra anë kemi Presidentin e Këshillit Evropian që flet për një afat, vitin 2030, por që “përgënjeshtrohet” nga kolegët e tij. Gjermania ka paraqitur po ashtu një udhërrëfyes për integrimin. Franca ndërkohë ka hedhur idenë e një Unioni me rrathë koncentrik. Çfarë po ndodh?
Ambasadori Soreca: Po lexoja dje shkrimet e para nga Jean Monnet. Jean Monnet thoshte: “Evropa do të bëhet përmes krizave dhe do të jetë rezultat i vendimeve të marra gjatë këtyre krizave”. Nuk jemi në krizë, por jemi në periudhë evolucioni. Aktualisht kriza erdhi nga ngjarjet dramatike të vitit 2022. BE-ja tani e kupton se nga njëra anë duhet të përshpejtojë zgjerimin, por nga ana tjetër duhet të jetë gati për të pritur në shtëpi 10 pronarë të tjerë apartamentesh në këtë ndërtesë të madhe.
Por rregullat e lojës duhen rishikuar dhe ja pse ky proces ka nisur para disa muajsh, me disa propozime, dhe mund t’ju them se ka shumë debate në Bruksel se si të sigurohemi që Unioni mund të bëhet më i fortë me këtë valë të re zgjerimi. Ekziston nevoja për të rishikuar shumë rregulla. Të punosh me 27 anëtarë nuk është njësoj si të punosh me 35 apo 37, me implikimet që ka. Prandaj do ta shihja këtë moment si moment pozitiv në periudhën afatgjatë, dhe shpresojmë se në fund të kësaj periudhe do ta bëjë Bashkimin Evropian të jetë gati për të pritur banorët e rinj të shtëpisë.
Ambasador Soreca, Komisioni europian rekomandon që në fund të vitit të nisin bisedimet për grupkapitujt e parë, me Shqipërinë. Megjithatë vendimi i takon Këshillit europian. Dhe eksperiencat e të shkuarës kanë dëshmuar se vullneti i Komisionit jo gjithnjë përputhet me atë të vendeve anëtare. Mjaft të kujtojmë këtu bllokimin e gjatë të Greqisë ndaj Shkupit, pastaj atë të Bullgarisë po ndaj Maqedonisë së Veriut. Tani kemi Greqinë e cila publikisht ka paralajmëruar kushtëzimin e rrugëtimit të Shqipërisë me “Çështjen Beleri”, dhe duket se po vepron në këtë drejtim. Situata të tilla a nuk rrëzojnë gjithë premtimet për ta përshpejtuar procesin?
Ambasadori Soreca: Mendoj se është e rëndësishme këtu të themi se Raporti për Shqipërinë i nxjerrë nga Komisioni ka identifikuar qartë objektivin e hapjes së grupimit të parë me Shqipërinë deri në fund të vitit, të ashtuquajturit kapituj themelorë, 23 dhe 24. Ky është objektivi për të cilin Komisioni Evropian po punon me Shtetet Anëtare.
Siç e thatë edhe ju, dhe me të drejtë, sepse ky është rregulli i shtëpisë, varet nga shtetet snëtare në Këshill që të vendosin. Po bëhen diskutime, po vlerësohen pozicione të ndryshme. Mendoj se është e rëndësishme tani të mbajmë parasysh synimin përfundimtar, të sigurohemi se puna e bërë deri tani do të shpërblehet.
Për çështje specifike nuk do të hyj në hollësi, kuptohet, por shpresa jonë është që të gjendet një zgjidhje e shpejtë duke respektuar plotësisht shtetin e së drejtës.
Zoti ambasador, duke qëndruar tani te zhvillimet në Shqipëri. Raporti i Komisionit shprehet se mbikqyrja e ekzekutivit nga ana e parlamentit mbetet e kufizuar. Gjatë vitit, por dhe tani kemi disa kërkesa të opozitës për komisione hetimore që hidhen poshtë, me arsye të ndryshme. Si do të mund të bëhej mbikqyrja e ekzekutivit, kur mekanizmi për ta bërë këtë, nuk merret në konsideratë nga një shumicë që ka mbi 10 vjet në pushtet? Kjo ka sjellë nga ana tjetër, thuajse paralizimin e parlamentit, me një grup deputetësh që në shenjë proteste e bllokojnë atë. Madje as seanca e Komisionit të Integrimit ku do të merrnit pjese dhe ju nuk u zhvillua..
Ambasadori Soreca: Për këtë pikë mendoj se është e rëndësishme të kujtojmë, dhe do t’i kthehem Raportit për Shqipërinë të sapo nxjerrë nga Komisioni, që kriteret demokratike janë po aq të rëndësishme sa dhe kriteret politike dhe reformat.
Ndaj për ne, funksionimi i institucioneve demokratike është në zemër të procesit të integrimit në BE dhe raporti ka identifikuar qartë polarizimin që po ndodh në këto momente duke penguar aftësinë e parlamentit për të funksionuar, përfshirë të kërkuarit llogari qeverisë.
Mendoj se tani është koha e duhur që forcat politike të kuptojnë, siç po thoshim edhe më parë, se jemi në një pikë kritike për të ardhmen e rajonit dhe të vendit. I ftojmë t’i kapërcejnë këto ndarje, pikërisht duke i vendosur në qendër të punës së bashku për integrimin në BE. Janë 91% e shqiptarëve që e mbështesin integrimin në BE. Integrimi në BE është një objektiv ndërpartiak dhe dëshira jonë është që kjo të bëhet pika e nisjes për ta kapërcyer këtë ndarje, për t’u siguruar që ky moment të mos humbet për shkak të këtij polarizimi.
Zoti Ambasador, në raport thuhet se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz, se është i përhapur në të gjitha nivelet. Nga ana tjetër kemi qeverinë e cila përsërit se ka ndërmarrë e po ndërmerr reforma për ta luftuar këtë fenomen. Megjithatë, përcaktimi i BE-së ka mbetur i pandryshuar në vite. A do të thotë kjo se këto reforma nuk kanë sjellë rezultatin e duhur?
Ambasadori Soreca: Kur e shoh këtë fenomen, fenomenin serioz të korrupsionit, me përvojën time mundohem gjithnjë të shoh periudhën afatgjatë. Merr një helikopter dhe vështro periudhën afatgjatë. Shikoni reformën në drejtësi. Kur unë erdha në vitin 2018 ishim në qendër të zbatimit. Dua t’ju tregoj një anekdotë. Kur u ktheva përsëri në shtator të këtij viti, në Rinas pashë ekranin e televizorit dhe pashë një lajm me germa të vogla që thoshte se ishin emëruar anëtarët e 18-të dhe 19-të të Gjykatës së Lartë. Të nesërmen po shikoja gazetat që e kishin si lajm dhe kishte kaluar pothuaj pa rënë në sy. Më kujtohet periudha kur emërimi i gjyqtarit të gjashtë, të shtatë, të tetë, shihej si arritje e madhe. Tani, ky normalitet, që duhet të jetë rregull, na tregon se si është bërë progresi.
Kjo është thjesht një anekdotë për t’ju thënë se nëse shihni periudhën afatgjatë, është bërë progres. A mjafton? Absolutisht jo. Korrupsioni është ende i pranishëm, është shqetësim serioz për ne, dhe siç thuhet në Raport, duhet trajtuar me seriozitet, përfshirë edhe rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. SPAK sigurisht ka bërë progres dhe kjo mirëpritet në raport, përfshirë edhe trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ne i mbështesim këto veprime.
Ne e ftojmë SPAK-un dhe gjithë autoritetet e drejtësisë të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim për të krijuar një historik të qëndrueshëm për të luftuar kulturën e mosndëshkimit pa trysni politike dhe pa ndërhyrje. Sigurisht që do t’i kenë autoritetet e drejtësisë në anën e tyre.
Mendoj gjithashtu se hetimi financiar duhet të vazhdojë për të qenë një nga objektivat e veprimit të autoriteteve të drejtësisë, sepse është vërtetuar se kjo është rruga e ardhshme. Unë përdor fjalët “Ndiq paratë”, sepse kjo vjen nga përvoja e mëparshme, por mendoj se është shumë e rëndësishme që ky proces të jetë i qëndrueshëm dhe të vazhdojë në periudhën afatgjatë.
Zoti Ambasador, veprimtaria e SPAK-ut është vlerësuar në raport. Por nga një pjesë e opozitës, ky organ po akuzohet se është nën kontrollin e kryeministrit dhe se vepron për llogari të tij. Ju keni qenë gjatë në Shqipëri dhe praktikisht në periudhën e formësimit të kësaj strukture, cili është vlerësimi juaj?
Ambasadori Soreca: Siç e thashë më parë, mendoj se SPAK po zbaton mandatin e vet dhe këtë po e bën duke shqyrtuar rastet e nivelit të lartë të korrupsionit. Kemi pasur edhe dënimet e para të nivelit të lartë kohët e fundit, të ish-ministrave.
Mendoj se është e rëndësishme që puna të vazhdojë plotësisht, me drejtim të qartë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kuptojnë se reforma shumë serioze që është bërë që prej vitit 2016 në fushën e drejtësisë po sjell vërtet rezultate.
Një pyetje, lidhur me çështjen e programit IPARD II. Në një përgjigje për “Zërin e Amerikës” Delegacioni shprehet se raporti i është dorëzuar autoriteteve shqiptare dhe se pret prej tyre që ta marrin shumë seriozisht këtë çështje. Çfarë do të thotë kjo, çfarë realisht prisni nga autoritetet shqiptare?
Ambasadori Soreca: Ju e dini që Komisioni Evropian ka marrë një raport nga OLAF, e ka vlerësuar dhe më pas ia ka transmetuar kërkesën e tij autoriteteve shqiptare duke u kërkuar atyre të marrin masa deri në fund të vitit. Mbi këtë bazë, Komisioni Evropian do të vlerësojë se cilat do të jenë hapat e ardhshme. Megjithatë, ndërkohë, për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian, siç e dini, pagesa e IPARD II dhe rekomandimi për IPARD III janë ndërprerë. Pse? Sepse po flasim për para të taksapaguesve të BE-së, prandaj duam që kjo çështje të merret shumë seriozisht. Prandaj presim që qeveria shqiptare të veprojë shumë seriozisht për trajtimin e kërkesës së Komisionit, në mënyrë që nëse kjo kërkesë plotësohet, të mund të rinisim këtë program shumë të rëndësishëm që ka prodhuar përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe të ndihmojmë një nga fushat më të rëndësishme të ekonomisë së Shqipërisë: bujqësinë.
Ne e dimë sa e rëndësishme është, ndaj synimi përfundimtar është që ta zgjidhim këtë problem në një mënyrë që të plotësojë kërkesën e Komisionit dhe të rinisë programi në dobi të bujqësisë shqiptare.
Edhe një pyetje, zoti Ambasador, kjo është intervista juaj e fundit. Si e vlerësoni mandatin tuaj dhe kthimin tuaj pas muajsh në Shqipëri, që ka qenë shumë intensiv.
Ambasadori Soreca: Ka qenë shumë intensiv. Po flisja me kolegët dhe pamë që ishin dhjetë javë, por duken si dhjetë muaj duke parë numrin e çështjeve dhe takimeve që janë zhvilluar, katër takime ministeriale në kuadër të Procesit të Berlinit, Samiti i Procesit të Berlinit, finalizimi i Raportit të Shqipërisë, një numër dosjesh të tjera të rëndësishme që më është dashur t’i shoh me shumë vëmendje.
Jam i privilegjuar dhe i nderuar që m’u kërkua të kthehem. Një anekdotë tjetër. Isha në Bruksel të hënën. Isha atje për finalizimin e raportit dhe u ktheva në Shqipëri, dhe kur po i tregoja pasaportën policit në Rinas, ai m’u drejtua në shqip dhe tha: “Ambasador, mirëserdhe në shtëpi”. Mendoj se kjo për mua, në nivel personal, përveç nivelit profesional, është se lidhja e rëndësishme që ndiej me shqiptarët dhe vendin po merr vërtetë formë konkrete. Shqipëria është pjesë e jetës sime, do të jetë pjesë e jetës sime dhe gjithmonë i falënderoj shqiptarët për vëmendjen dhe ngrohtësinë që kanë treguar për mua gjatë këtyre dy mandateve.
Siç e përmendët kjo është intervista ime e fundit, në fakt orët e fundit në Tiranë. Po i rikthehem punës sime në Bruksel, si i Dërguar i Posaçëm i BE-së për Migracionin. Këtu, është emëruar një ambasador i ri dhe me shumë gjasa do të mbërrijë në Shqipëri në dhjetor.