Aplikacion
Përfaqësitë diplomatike dhe konsullatat shqiptare jashtë do të ofrojnë shërbime të njëjta si zyrat e gjendjes civile në vend për të lehtësuar procedurat për shtetasit shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme.
Ndryshimet e fundit në ligjin “Për gjendjen civile” parashikojnë një sërë rregullimesh përfshirë edhe pjesën e lehtësimit të procedurave jashtë territorit.
Konkretisht relacioni që shoqëron draftin e publikuar nga Ministria e Brendshme parashikon në nenin 22 “detyrat e shërbimit të gjendjes civile në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, për të cilët do të kryejnë veprime të njëllojta si nëpunësit e tjerë të shërbimit të gjendjes civile brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Sipas formulimit në pikën 2 të nenit 71, këta nëpunës përpara fillimit të detyrës kanë detyrimin të trajnohen si nëpunësit e tjerë të gjendjes civile”.
Relacioni saktëson se në pikën 3 të këtij neni në projektligj parashikohet se këta nëpunës administrojnë dokumentacionin dhe kryejnë veprime në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010 për shtetasit shqiptarë me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në dispozitat e tjera ligjore.
“Pika 4 e këtij neni parashikon nxjerrjen e rregullave të administrimit dhe përcjelljes së dokumenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile për shtetasit shqiptarë mbi të cilët nëpunësit e shërbimit në postet konsullore kryejnë veprime të gjendjes civile. Për nëpunësit konsullorë këto detyra shtohen me qëllim ofrimin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shpejtë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit” thuhet në relacion.
Ministria argumenton se projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar””, propozohet në kuadër të reformës së ndërmarrë nga Qeveria e Shqipërisë për riinxhinierimim e shërbimeve publike, ku pjesa më e madhe e tyre ofrohen “on-line”, në bazë të aksesit të shtetasve në portalin qeveritar unik “ealbania”.
“Me zbatimin e reformës është shtuar gama e shërbimeve “on-line” për qytetarët, të cilëve krahas dokumenteve me nënshkrim elektronik të prodhohen me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010, u mundësohet dhe përftimi i dokumenteve të tjerë që më parë lëshoheshin nga zyrat e gjendjes civile në bashki / njësi administrative dhe zyrat e arkivës së gjendjes civile pranë prefektit të qarkut në sportel” thuhet në relacion. /Monitor
“Vetëvrasjeje”- Aksioni opozitar dhe “kërcënimet” me grevë urie, Rama: Këshillat që u japKryeministri Edi Rama i ka konsideruar “aksion vetëvrasje” vendimin e opozitës për të mos lejuar zhvillimin normal të seancave në Kuvend dhe Komisioneve parlamentare, duke shkaktuar kaos.
Kreu i qeverisë u shpreh se nëse do ishte këshilltari i tyre, do u jepte këshilla të tjera dhe kurrë këtë që po bëjnë.
“Nëse do isha këshilltari i tyre do u jepja këshilla të tjera dhe kurrë këto që bëjnë. Këto janë aksione vetëvrasjeje. Është i gjithi një aksion vetëvrasës dhe dihet pse ky aksion ka arritur në fund. Sikur të shkojmë të kapim një peshk për këtë radikalizimin e orëve të fundit, peshku do qeshë e do thotë “pse nuk e di ti””- u shpreh Rama në Report TV.
Kryeministri Rama sa i përket kërcënimeve të opozitës për grevë urie u shpreh se ky është vendim sovran dhe se nuk mund të bëjë asgjë për ta ndaluar.
“Greva e urisë është një vendim sovran i dikujt që do të bëjë grevë urie. Ne nuk e ndalojmë dot. Përse të negociojmë? Për bukë apo për ujë? Për çfarë kemi qenë ne në grevë urie? Për diçka që sot as nuk diskutohet, që ne ia kemi dhënë opozitës.
Kur ishim ne në opozitë, lideri i grupit merrte fjalën njësoj si gjithë të tjerët dhe nuk kishte mundësi të fliste asnjë minutë më shumë. Nuk rrethohet një qeveri e zgjedhur demokrativisht. Rrethohet me tru, por kur nuk punon truri edhe trupi të çon në drejtim të paditur e sheh veten duke hypur në dritare”, shtoi ai.
“Kujdes çfarë flet, mos u sill si gangster”- Degjeneron sherri në BBV, përjashtohet një nga banorëtDy banorë të Big Brother VIP Kosova janë përfshirë në një debat të ashpër i cili për pak sa nuk kaloi në përleshje fizike mes tyre.
Sherri mes Blerandos dhe Metit ngjalli tensione të mëdha brenda shtëpisë së famshme, pasi ky i fundit nuk donte t’i bindej urdhrave të konkurrentit të tij, i cili ishte zgjedhur kapiten këtë javë.
“Vetëm të shtyva, mos fol pa lidhje këtu. Mos u sill si gangster”, shprehet Meti.
“Rri qetë”, i drejtohet Blerando i cili ruan qetësinë.
“Kujdes çfarë flet, nuk je këtu drejtor”, i kthehet sërish banori.
Pasi banorët ndërhynë që sherri të mos agravohej, Meti shtoi: “Kapiten je, por sillu mirë, jo si drejtor. Me urdhëra, këtu, bëj këtë, e bëj atë. Më tregon ai se cfarë duhet të bëj.”
Pas kësaj situate në shtëpi ka arritur një zarf i zi, brenda tij u shpall vendimi i “Vëllait të Madh” për të përjashtuar Metin në mënyrë automatike nga gara për çmimin e madh.
Hendeku gjinor i pagave/ Raporti i KE-së: Gratë në BE ende paguhen 13% më pak se burratGratë në Bashkimin Evropian (BE) paguhen mesatarisht 13 për qind më pak se burrat të cilët e bëjnë të njëjtën punë, tha Komisioni Evropian (KE) të martën.
Kjo po ndodh pse BE-ja e ka një ligj tashmë për pagë të barabartë.
“Pagë e barabartë për punën e njëjtë, apo për punë të vlerës së njëjtë, është njëra nga parimet thelbësore të BE-së. U vendos në Traktatin e Romës më 1957”, tha Komisioni në një komunikatë.
KE-ja shtoi se, megjithatë, përparimi në eliminimin e hendekut gjinor në paga ka ngecur dhe ka qenë i ngadaltë në vitet e fundit.
Për të ndihmuar në adresimin e këtij problemi, Komisioni Evropian e ka themeluar një Direktivë për Transparencë në Pagesë, e cila hyri në fuqi në fillim të qershorit.
Direktiva, një ligj i BE-së, vendos për kornizën se si të aplikohet ideja e “punës së vlerës së njëjtë” dhe kriteret krahasore të cilat përfshijnë aftësitë, përpjekjet, përgjegjësitë dhe kushtet e punës.
Direktiva ka për qëllim t’i ndihmojë punëtorët ta vërejnë diskriminimin në pagë dhe ta sfidojnë atë.
Por, kjo direktivë ende nuk është bërë ligj në 27 vendet e BE-së, të cilat i kanë tri vjet kohë për ta bërë këtë./REL
Flokë të thinjur para kohe? Rastet kur tregojnë probleme shëndetësore dhe nëse duhet t’i shkulniTradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie. Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.
Rrënjët e flokut kanë qeliza pigmentuese të cilat prodhojnë melaninë.kjo substancë është përgjegjëse për lëkurën e flokut.
Me kalimin e moshës, këto qeliza shuhen. Në mungesë të pigmentit, flokët e reja kanë nuanca më të çelëta të grisë, argjendit apo të bardhës.
Në momentin që rrënja e flokut resht së prodhuari melaninë, dalin thinjat.
Arsyet përse dalin thinjat
Thinjat mund të dalin krejt papritur për arsye të ndryshme. Në disa raste, floku zbardhet për shkak të stresit, por në përgjithësi bëhet fjalë për diçka gjenetike.
Nëse prindërit tuaj kanë pasur thinja në një moshë të caktuar, atëherë me siguri edhe ju do të ndiqni të njëjtat hapa.
Mosha mesatare e shfaqjes së thinjave është tek të 30-at. Megjithatë, ka njerëz që thinjen më shpejt, madje që në moshën 20 vjeçare.
Thinjat mund të dalin edhe si pasojë e mungesës së vitaminës B12, ndonjë problemi të trashëgueshëm, tiroides e të tjerë.
Stresi është shkatërrimtar për flokun. Ai ndikon në rënien e tyre dhe kur flokët e rinj të dalin ato do të kenë ngjyrë gri.
Duhanpirja është një fenomen që ndikon organizmin nga koka tek këmbët.
Studimet kanë treguar se njerëzit që pijnë duhan janë 2-3 herë më të predispozuar të thinjen përpara se të mbushin 30 vjeç.
A duhen shkulur thinjat?
Dikur, gjyshet tona na paralajmëronin se nëse do të shkulnit një thinjë, tre të tjera do të dilnin menjëherë në vend të saj.
Kjo është shkencërisht e pamundur. Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet t’i shkulni thinjat.
Një gjë është e sigurt: një tjetër do të dalë në vend të saj.
Brishtësia e flokut
Flokët e thinjur janë më të hollë sepse kanë humbur shtresën e nevojshme që i mbron nga uji, rrezet ultravjollcë, dielli, lagështia, apo nxehtësia.
Floku i thinjët është më i thatë dhe shumë më i brishtë.
Ushqimet që duhet të konsumoni kundër thinjave
Ushqimet që janë të pasura me bakër, zink, hekur, vitaminat B, acidet yndyrore Omega-3, acid folik dhe barishtet janë shumë të rëndësishme për të parandaluar shfaqjen e thinjave.
Për më tepër, ushqime të tilla e ndihmojnë flokun e ri të rritet shëndetshëm dhe skalpin të jetë më i pastër.
Trajtimet për flokët e thinjur
Nëse nuk dëshironi t’i lyeni flokët, atëherë mund të ndryshoni stilin e tyre për të fshehur praninë e fijeve të bardha.
Mund të bëni trajtime të ndryshme kozmetike për ushqyerjen e flokëve dhe zbutjen e tyre.
Në të kundërt, mund t’i lyeni me një ngjyrë më të çelët dhe nuanca e flokët për të patur një tranzicion më të butë ngjyrash./AgroWeb.org
Ishte groposur, gjendet një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit XarrëPolicia ka zbuluar një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol.
Pjesa trupit e gjetur raportohet se ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht pasi në të ka ende inde.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen hetime.
Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që do të mbërrijë nga Tirana ditën e nesërme.
Një ish-përdorues droge që prej disa vitesh trajtohet me metadon, një medikament, që frenon dëshirën për drogë ankohet se mjeku toksikolog Endri Mandro në Fier nuk i jep metadonin që e ka detyrim t’ia japë një herë në javë.
Sipas denoncuesit, meqë ky i fundit është ankuar nëpër institucione, se mjeku në fjalë e shet metadonin ai e ka marrë inat dhe ia ka ndaluar dhënien.
“Nuk më jep ilaçin që më takon. Është ilaçi i metadon kundër varësisë. Doktori tani nuk më jep atë që duhet të më japë që më takon me ligj dhe falas, por kërkon lekë. Jam ankuar para disa kohësh sepse ai shiste me sasira të mëdha edhe jam ankuar në institucionet përkatëse. Endri e quajnë mjekun. E kemi falas çdo javë, çdo ditë të hënë dhe të hënë për të hënë dhe e kemi falas nga shteti. Në muajt Korrik, në muajt e beharit, këto 6 muajt e fundit, ai ka pasur ilaç dhe nuk ma ka dhënë ilaçin në disa javë sepse nuk i kam ofruar para. Terapinë që nuk ma ka ofruar mua unë e kam marrë nga shokët e tjerë. Domethënë shokët e mi ku e marrin ilaçin? Ata e marrin, unë nuk e marr”.
Përmes kamerës së fshehtë të emisionit tonë jo vetëm mjeku Mandro, por edhe një mjek tjetër toksikolog në Fier lëshojnë një recetë kundrejt ryshfetit.
Denoncuesi thotë se mjeku Mandro sillet në mënyrë arrogante duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar.
“Me mua ai sillet shumë arrogant, tërë presione, kap prej fyti, është shumë agresiv, shfryn. Jam ndjerë si një bidon, si një mbeturinë që e shkel me këmbë dikush”, tha denoncuesi.
Nëpërmjet një audioje vërtetohet se ky mjek përveçse nuk ka etikën profesionale përdor gjuhë denigruese ndaj pacientit.
Pacienti: Të marr ilaçin dhe të pres, o vëlla.
Mjeku Endri Mandro: Kokën time nuk e mat dot!
Pacienti: Do më japësh ilaçin mua?
Mjeku Endri Mandro: Jo! Ik ankohu, ku të duash!
Mjeku Endri Mandro: Dil pak jashtë! Ku q* unë për qytetarët! S’dua t’ia di për qytetarët! Ky është “lebaxhi”, që më tregon mua, që e holloj me ujë (metadonin), unë të q* ujin ty dhe kujtdo! Nuk më njeh mirë ti mua!
Pacienti: Do marr policinë tani…
Mjeku Endri Mandro: Po ça polici leshi, do të të bëj pi** këtu, ku je!
Pacienti: Mos përfito, që je këtu në institucion!
Mjeku Endri Mandro: Të q* unë me gjithë institucion! Ça terapie! Kujt i tregon çërrin ti!
Pacienti: Do, që të të shtrihem përdhe (të të përgjërohem)?
Mjeku Endri Mandro: Të shtrihesh në përdhe ti?
Pacienti: Ti më ofendove.
Mjeku Endri Mandro: Ore, unë të ofendoj prapë, ore, të ofendoj prapë!
Kur u ankua te Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier, Arbër Arapi, edhe ky i fundit i bëri presion.
“Ky drejtori është Arbër Arapi dhe është përgjegjës direkt për ilaçin që marrim ne. Ky doktori thotë se në qoftë se ti sillesh mirë, ne do sillemi mirë. Më bën presion me pambuk domethënë. Nëse unë ankohem lart e më lart, aq më keq do e kesh dhe ti më thotë, e kupton. Sa dal nga institucioni që kam bërë ankesën direkt ai njoftohet në telefon”, tha denoncuesi.
Arbër Arapi, drejtor i NjVKSh Fier: Varet, sesi je sjellë. Në momentin, që ti sillesh kot, ne, normalisht do veprojmë me tonën.
Pacienti: Po ai të më ofendojë në orar të punës dhe në sy të njerëzve?
Arbër Arapi, drejtor i NjVKSh Fier: Po pse, ty të ka prekur kjo pjesa në sy të njerëzve? Nëse në vazhdim do të sillesh korrekt, do marrësh sasinë në ditën dhe orën e caktuar. Por, ama, nëse ti sillesh korrekt. Nëse ti nuk do sillesh korrekt, ndryshojnë gjërat.
Për marrë metadonin, duhet një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk është i regjistruar. Mjeku Banushaj i jep një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare.
Ky emër është i njohur në “Stop”. Bëhet fjalë për rastin kur mjekët në Fier rrahën djalin e një pacienti, mes tyre edhe Banushaj.
Mjeku Lulzim Banushaj: Duhet të bësh analizë! Pa analizë nuk bëhet dot. Edhe, jo vëllai im të jesh, po ca të them unë, edhe xhelati im, të më heqësh kokën, s’ta jap dot. Jo, jo, është e pamundur! Është e padiskutueshme!
I inflirtuari: Po një kafe do ta pish!
Mjeku Lulzim Banushaj: Tani, lëre, nuk dua asnjë gjë! Asgjë nuk dua, po rri tani! Domethënë, kështu… Nuk bëhet ajo…Nuk është çështje leku, është çështje…/tvklan.al
Kryebashiaku i Berishës i ofroi strehimin e emigrantëve, Rama: Jemi gati për dialogKryeministri Edi Rama iu është përgjigjur ofertës së kryebashkiakut Hil Curri për të strehuar disa prej emigrantëve afrikanë që pritet të mbërrijnë në Shqipëri me hyrjen në fuqi të marrëveshjes me Italinë.
Kreu i qeverisë u shpreh i gatshëm për dialog me kryebashkiakun Curri, i cili kandidoi nën logon e “Bashkë Fitojmë”.
Rama theksoi se nuk ka rëndësi se i kujt partie është kreu i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, ndërsa shtoi se propozimi i tij ishte i mirëmenduar.
Edi Rama: Nëse ne testojmë popullin se ata që flasin në emër të popullit me profile false janë fundi. Unë sot para se të vija këtu më ka ardhur një letër nga kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit që thoshte jemi gati ti presim ne. Kemi natyrën, mikpritjen etj…Nëse ka interes për të hapur një dialog ne jemi gati. Nuk ka rëndësi i kujt është. Të thuash është i PD do të thotë nuk e dimë i kujt është. Mos na ngatërro me PD.
Ai kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, e lexova letrën dhe ai nuk e ka bërë atë gjë thjesht hajde se po…e ka menduar atë gjë. Janë 3 mijë persona dhe qendra e mikpritjes të kësaj natyre janë të mbyllura, është një qendër e mbyllur. Nuk marrin dot mikrobusin dhe të dalin tek shëtitorja e Salvador Kacajt, i cili mund të protestojë se e shqetëson i ziu që vjen., Ata janë të mbyllur. Është një qendër e mbyllur, Ai ka bërë një logjikë të thjeshtë. Janë 3 mijë persona që do kërkojnë ushqim. Do ja sjellin nga Italia domatet?
Marrëveshja me Italinë/ Kryebashkiaku i Berishës letër Ramës: Jemi gati t’i presim ne emigrantëtKryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Hil Curri, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i shpreh dëshirën për të mirëpritur në qytetin e tij disa prej emigrantëve të huaj që pritet të mbërrijnë në Shqipëri me hyrjen në fuqi të marrëveshjes me Italinë.
Hil Curri, i cili kandidoi nën logon e “Bashkë Fitojmë” shkruan se Fushë-Arrëzi është një komunitet që mahnit me një territor të bukur, që na mundëson të ofrojmë strehim dhe mbështetje të përshtatshme për këta individë.
Ai thekson se mikëpritja është pjesë e identitetit të tyre dhe se do të dëshironte ta zgjeronte këtë traditë duke pritur emigrantët në nevojë.
Hil Curri shprehur gatishmërinë për të punuar me autoritetet përkatëse për të siguruar mirëqenien dhe integrimin e refugjatëve.
Letra e kryebashkiakut:
Dua te shpreh gatishmërinë time dhe dëshirën për të strehuar disa prej këtyre emigrantëve në territorin tonë.
Fushë-Arrëzi është një komunitet që mahnit me një territor të bukur, që na mundëson të ofrojmë strehim dhe mbështetje të përshtatshme për këta individë.
Bashkia jone ka një histori te gjate të mirëpritjes se vizitorëve me duar te hapura. Unë ndiej një krenari te veçante për natyrën e ngrohte dhe mikpritëse te popullit tone, e cila ka qene një karakteristike e kulturës shqiptare për breza të tëre.
Është një pjese e identitetit tone qe unë konsideroj te shtrenjte dhe do te isha i nderuar te zgjeroj kete tradite per emigrantet ne nevoje. Unë jam i gatshëm te punoj ngushte me autoritetet përkatëse per te siguruar mirëqenien dhe integrimin e emigrantëve te vendosur nën kujdesin tone.
Komuniteti i Fushe-Arrezit eshte i gatshëm te japë nje kontribut pozitiv ne jetët e ketyre individeve duke u ofruar nje mjedis mbështetës ku ata mund te ndërtojnë jeten e tyre, të gjejnë siguri dhe te kene qasje ne burimet e nevojshme. Bashkia jone eshte e gatshme te bashkëpunoje me qeverine, organizatat jofitimprurëse dhe organet ndërkombëtare per te siguruar qè kêta emigrante te marrin ndihmën qe u nevojitet.
Une kerkoj me respekt mundësinë per tu angazhuar ne nje dialog konstruktiv me autoritetet relevante pèr te diskutuar detajet dhe logjistiken e strehimit te emigranteve ne Fushe-Arrez. Une jam i gatshëm te punoj me vendosmëri per te përmbushur te gjitha kërkesat e nevojshme dhe per te ofruar një mjedis te sigurt, mikpritës dhe mbështetës per këta individë.
Masakroi me thikë vajzën e tij dhe fqinjin italian, gjykim i menjëhershëm për Taulant MalajnBukëpjekësi shqiptar, Taulant Malaj, i cili masakroi me thikë të bijën, Xhesika dhe shtetasin italian Massimo De Santis, do të dalë para Gjykatës së Assizes të Foggia, më 29 dhjetor.
Kjo është seanca e parë ndaj vrasësit shqiptar ku ndaj tij do të ketë gjykim të menjëhershëm.
Taulant Malaj masakroi me thikë më 7 maj në korridorin e pallatit ku banonin fqinjin 51-vjeçari Massimo De Santis pasi dyshonte se ai kishte lidhje intime me bashkëshortjen e tij, Tefta Malaj.
Pasi vrau italianin, me të njëjtën thikë sulmoi edhe bashkëshorten 39-vjeçare brenda apartamentit ku jetonin në Torremaggiore (Foggia).
Vajza e tyre 16-vjeçare, Jessica Malaj, u përpoq ta ndalonte, por e goditi edhe atë me thikë për vdekje.
Ndërkohë Tefta Malaj u dërgua në spital dhe u mbijetoi plagëve të marra. Në shtëpi në momentin
e masakrës ishte djali tjetër i tyre pesëvjeçar.
Ndaj shqiptarit janë ngritur akuar për vrasje të dyfishtë për motive të dobta dhe tentativë vrasje. Bashkëshortja e tij Tefta Malaj do të paraqitet si palë civile mbrojtur nga avokati Roberto de Rossi, dhe familja e Massimo De Santis, i mbrojtur nga avokati Matteo Tenace.