zoom

Day ArchiveMosfunksionimi erektil tek meshkujt, zakoni që rrit rrezikun me 50%

Tek meshkujt e moshës 30-40 vjeç, duhanpirja rrit rrezikun e disfunksionit erektil me rreth 50% sipas të dhënave.

Siç shpjegojnë ekspertët, për të pasur një ereksion të kënaqshëm, gjaku duhet të jetë në gjendje të rrjedhë lirshëm në penis.

 Nikotina në cigare mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të shkaktojë shkatërrimin e tyre. Përveç kësaj, shkakton ngushtim të arterieve që çojnë në penis, duke rezultuar në uljen e rrjedhjes dhe uljen e presionit të gjakut.

Ndaj, burrat kanë një arsye më të fortë për të lënë duhanin për hir të jetës së tyre të seksuale. 

Çfarë është disfunksioni erektil

Është paaftësia e një burri për të arritur ose mbajtur ereksionin e nevojshëm për të kënaqur nevojat e tij seksuale, si dhe ato të partneres së tij.

Është e vërtetë që shumica e meshkujve e kanë paraqitur këtë problem në një moment të jetës së tyre, zakonisht pas të 40-tave, gjë që ndikon edhe në gjendjen e tyre psikologjike. Disfunksioni erektil që ndodh herë pas here është një problem shumë i zakonshëm. 

Prandaj duhet pritur që në një moment gjatë jetës së tij, një mashkull do ta ketë të vështirë të arrijë ereksionin që dëshiron edhe nëse i është paraprirë nga stimulimi i mjaftueshëm seksual. 

Mënyra se si paraqitet problemi ndryshon nga njeriu në njeri. Disa meshkuj kanë vështirësi në ereksion gjatë paralojës, të tjerë hasin vështirësi gjatë marrëdhënieve seksuale dhe ka nga ata që e përjetojnë problemin me një partnere të caktuar!

Megjithatë, duhet të shtojmë se humbja e peshës, ushqimi më i mirë, pirja e më pak alkoolit dhe gjumi i mjaftueshëm mund të ndihmojnë në kthimin e disfunksionit erektil.

Kolla e shkaktuar nga duhani, zbuloni kur përbën rrezik për jetën

Duhanpirja i çel rrugën një kolle të fortë e cila shkaktohet nga vetë trupi që përpiqet të pastrohet nga kimikatet që futen në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëri.

Kjo kollë në fillim mund të nisë si kollë e thatë dhe në vazhdim mund të shoqërohet me sekrecione.

Simptoma të tjera të kësaj kolle përfshijnë dhimbjet e fytit dhe të kraharorit.

Disa informacione për kollën e duhanpirësit

Sipas studimeve, njerëzit që pijnë duhan çdo ditë preken rregullisht nga kolla kronike dhe sekrecionet.

Simptomat

Sipas ekspertëve, vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet e kraharorit janë simptoma që shoqërojnë kollën e shkaktuar nga duhani.

Në fazat fillestare të kollës, ajo është e thatë dhe në vazhdim mund të prodhojë sekrecione të cilat zakonisht mund të jenë:

Simptoma të tjera shoqëruese të kësaj kolle përfshijnë:

Kolla e duhanpirësit është në kulmin e saj në mëngjes dhe më pas zbutet. Simptomat përkeqësohen me kohën deri në lënien e duhanit.

Ndryshimet mes kollës së duhanit dhe kollave të tjera

Kolla e duhanit mund të dallohet menjëherë ndryshe nga kollat e tjera. Simptomat e saj përfshijnë prodhimin e ndjeshëm të sekrecioneve, zhurmat në kraharor dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Megjithatë kolla e duhanit nuk arrin të tregojë simptoma më të rënda siç mund të jetë kanceri i mushkërive apo sëmundje që prekin këtë organ.

Shkaktarët e kollës së duhanit

Cigaret përmbajnë mijëra kimikate dhe të paktën 70 prej tyre shkaktojnë tumore.

Me t’u futur në organizëm, këto kimikate ndërhyjnë në funksionet e qimeve të holla në rrugët e frymëmarrjes që filtrojnë toksinat.

Këto funksione përkeqësohen dhe si rrjedhojë toksinat mund të hyjnë lirisht në mushkëri.

Ky proces i shkaktuar nga duhanpirja vijon me inflamacionin.

Trupi përpiqet fort të largojë substancat e huaja nëpërmjet kollës.

Kolla është më e fortë në mëngjes sepse rrugët e frymëmarrjes janë rimëkëmbur gjatë gjumit  dhe janë në gjëndje të ndalojnë dhe largojnë shumë prej kimikateve.

Trajtimet dhe kurat

Lënia e duhanit

Trajtimi më efikas i kësaj kolle është lënia e duhanit.

Pas lënies kolla mund të shtohet dhe të zgjasë deri në tre muaj ose më shumë, por kjo ndodh sepse trupi largon të gjitha toksinat. Trajtime të tjera të rekomandueshme janë:

Kolla ndihmon në largimin e toksinave nga mushkëritë ndaj ajo duhet lejuar të kryejë funksionin e saj.

Nuk rekomandohen medikamente që ndalojnë kollën e duhanit.

Komplikimet

Kur duhet të konsultoheni me mjekun

Është shumë e rëndësishme të konsultohuni me një mjek në rastet kur:

U rikthye në kabinet me “ulje”, David Cameron zotohet të mbështesë Rishi Sunak: Moment i vështirë

David Cameron ka deklaruar se dëshiron të mbështesë kryeministrin Rishi Sunak “në një moment të vështirë”, pasi bëri një rikthim dramatik në qeveri në një riorganizim të madh të kabinetit.

Ish-kryeministri britanik është emëruar ministër i Jashtëm. Ai zëvendësoi James Cleverly, i cili mori postin e ministrit të Brendshëm pasi Sunak shkarkoi Suella Braverman.

Lord Cameron pranoi se është “jo e zakonshme që një ish-kryeministër të kthehej”.

Por ai tha se në një kohë kur vendi përballej me “sfida të frikshme” në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, ai shpresonte se përvoja e tij do të ishte e dobishme për qeverinë e zotit Sunak.

“Kam vendosur t’i bashkohem këtij ekipi sepse besoj se Rishi Sunak është një kryeministër i mirë që bën një punë të vështirë në një kohë të vështirë,” tha Lord Cameron. “Unë dua ta mbështes atë”.

Shkarkimi i Braverman nisi riorganizimin e kabinetit nga Sunak, partia e të cilit është shumë prapa laburistëve në sondazhet e opinionit, pas më shumë se 13 vitesh në pushtet.

Vendimi i Sunak për të shkarkuar Braverman erdhi pasi ish-sekretari i Brendshëm akuzoi Policinë për njëanshmëri në trajtimin e protestave.

Nuk ka zgjidhje për pagesat online në e-albania, shërbimi drejt koncesionit

Kryerja e pagesave të shërbimeve publike nga platforma e-albania është ende e pamundur.

Prej më shumë se një viti qytetarët dhe subjektet që marrin shërbimet e platformës duhet t’i kryejnë pagesat për shërbimet në sportelet e institucioneve financiare dhe më pas të presin konfirmimin e pagesës për entin publik përkatës. Kjo shkakton vonesa të gjata në marrjen e shërbimit.

Në fund të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) pati njoftuar se pagesat duke filluar nga fillimi i këtij viti do të kryheshin sipas një shërbimi të ri, që shmangte ndërveprimin direkt mes sistemeve të bankave dhe portalit e-albania, për shkak të problemeve të lidhura me sigurinë kibernetike.

Skema parashikonte që portali do të gjeneronte një mandat pagese me anë të të cilit qytetari do të mund të kryente pagesën me shërbimin e-banking të bankës së tij.

Me kryerjen e pagesës, konfirmimi do t’i dërgohej automatikisht sistemit të e-Albania, për t’i hapur rrugë marrjes së shërbimit nga subjekti kërkues.

“Qytetarëve dhe bizneseve do t’u jepet mundësia që për çdo shërbim publik të kërkuar të mund të përzgjedhin vetë bankën e nivelit të dytë, tek e cila kanë një llogari dhe nga ku mund të kryejnë pagesat/ detyrimet, nëpërmjet instrumenteve digjitalë që ofron banka e përzgjedhur nga ai/ajo vetë. Banka do të njihet direkt me këto të dhëna dhe pas kryerjes së pagesës institucioni për të cilin qytetari apo biznesi ka kërkuar shërbim, do të marrë në kohë reale konfirmimin e kryerjes me sukses të pagesës, që të vijojë paralelisht me dhënien e shërbimit. Ky proces bashkëpunimi ka nisur nxitur nga kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe bizneseve për të përfituar edhe me pagesat elektronike për shërbimet publike online,” thuhej në njoftimin e AKSHI, në nëntor 2022.

Por, edhe ky projekt deri tani nuk ka dhënë asnjë rezultat të prekshëm, megjithëse ishte paralajmëruar se shërbimi do të ofrohej që nga fillimi i vitit 2023.

Shoqata e Bankave bëri të ditur gjatë verës se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po punonte me një projekt pilot me njërën prej bankave tregtare në vend dhe pritej që shërbimi të fillonte gjatë verës.

Por, por deri tani as banka në fjalë nuk ka arritur ta ofrojë këtë shërbim dhe burime nga tregu mendojnë se edhe ky projekt mund të jetë drejt dështimit përfundimtar.

Duket se tashmë qeveria është e orientuar drejt një zgjidhjeje të re: dhënies se një koncesioni për ngritjen dhe mirëmbajtjen e një platforme publike të pagesave elektronike.

Ministria e Financave iu ka dërguar një kërkesë për ofertë disa kompanive të teknologjisë së informacionit për ngritjen e një sistemi të tillë.

E pyetur nga “Monitor”, AKSHI nuk ka pranuar të prononcohet rreth shkaqeve pse pagesat online nga portali e-albania nuk janë mundësuar ende, ndërsa, lidhur me projektin e ngritjes së një sistemi elektronik me koncesion, AKSHI shprehet se institucioni përgjegjës për një proces të tillë është Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ndërkohë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë deri tani nuk i është përgjigjur një kërkese për informacion nga “Monitor” lidhur me koncesionin eventual të një platforme për pranimin e pagesave elektronike nga institucionet publike. /Monitor

Erion Braçe: Grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit! Të bëjnë pushim të paguar

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kërkuar që grave dhe vajzave gjatë ciklit menstrual t’u njihet si periudhë sëmundje.

Ai ka kërkuar që kjo të përfshihet në iniciativat e ministrisë dhe se femrat të marrin raport gjatë periudhë së ciklit dhe të bëjnë pushim të paguar nga buxheti i shtetit.

Gjithashtu Erion Braçe higjiena sanitare e grave dhe vajzave për ciklin ta përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar sepse “nuk kushton asgjë buxhetit të shtetit”.

“A ka mundësi që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit, si periudhë sëmundjeje dhe e paguar. Raport i paguar nga buxheti i shtetit sepse realisht po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë.

Nuk kushton shumë dhe duhet kalkuluar, të përfshihet në iniciativat e ministrisë. E dyta, a ka mundësi që higjienën sanitare të grave dhe vajzave për ciklin ta përjashtojmë nga tatimi mbi vlerën e shtuar sepse nuk kushton asgjë buxhetit të shtetit.

S’po kërkoj që ta pagujë qeveria, por minimumi të përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar”, u shpreh deputeti socialist në Komisionin ku po diskutohej buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Trondit ish-Prokurori i Krimeve të Rënda: Isha shënjestër e Dritan Rexhepit, tentoi të më asgjësojë

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka tronditur me deklaratën e tij teksa është shprehur se Dritan Rexhepi ka tentuar ta asgjësojë.

Ish-prokurori Beçi ka treguar se ka qenë shënjestër e liderit të kartelit “Kampanio Bello”, për shkak se kishte nën hetim dhe gjykim disa dosje në qytetin e Vlorës.

Gjithashtu deklaroi se Dritan Rexhepi nuk i ka dërguar mesazhe dhe kërcënime personale, por ka qenë një tentativë vrasjeje që u parandalua në kohë nga policia.

“Ka qenë një shënjestër, është kryer një hetim nga policia e shtetit. Është parandaluar dy herë tentativa që është tentuar nga ai grup karshi meje, tentativë për asgjësim për shkak të dosjeve që unë kisha në hetim dhe gjykim në qytetin e Vlorës.

Ky ka pasur disa tentativa vrasje që në prokurorinë dhe gjykatën e Vlorës i kemi gjykuar dhe dënuar. Ka mundur të dalë. Është një personazh që është arratisur nga tre vende. Mesazhe dhe kërcënime personale jo, por pati një tentativë që u parandalua në kohë nga policia”, tha ai në emisionin “Open” në News24.

Artan Hoxha: Dritan Rexhepi, ortak në Ekuador me bosin e kartelit më të madh! Iku pasi ai u vra

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka dhënë detaje nga arrestimi në Stamboll i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Dritan Rexhepi.

Ai ka deklaruar se “koka” e kartelit “Kampanio Bello”, Dritan Rexhepi qëndronte në Ekuador me bosin e kartelit më të madh, Zambrano, njeriu që ka drejtuar narkotrafikun në Ekuador nga viti 2008 deri në 2020.

Por sipas gazetarit, kur Zambrano është vrarë, Gramoz Rexhepi ka parë mundësinë të largohet.

“Parimi është nëse partneri yt vritet, duhet të largohesh, ndryshe ekzekutohesh”, shprehet Artan Hoxha.

Sipas tij në momentin e arrestimit në vilën në Turqi, koka e trafikut të drogës në Amerikën Latine ishte së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e mitur.

Mbrëmjen e 8 nëntorit në Stamboll janë kapur edhe 22 persona të tjerë, por janë mbajtur sekret të gjithë, tregoi gazetari në “Tëpaekspozuarit”.

Artan Hoxha: “Emri i vërtet është Gramos Rexhepi, pastaj e ka ndryshuar në Dritan Rexhepi dhe pastaj Lulzim Murataj. Lajmin për arrestimin e tij e publikoi fillimisht ministri i brendshëm turk. Ata ishin kujdesur që në pamje të dilte vetëm Rexhepi. Video u hodh në datën 10 nëntor. Në fakt Gramos Rexhepi është kapur ditën e mërkurë në orën 21:00, në Turqi, në një zonë periferike të Stambollit. Atje gjendej me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten kolumbiane. Policia është kujdesur që tek pamjet të mos duken bashkëshortja dhe fëmijët. Është thënë se ka bërë rezistencë gjatë ndalimit, por forcat turke nuk të lënë shumë për të bërë rezistencë.

Është vilë që sipas autoriteteve turke, ka qëndruar për më shumë se nëntë muaj. Në pasaportën e tij është gjetur vulë e 25 shtatorit, por dyshojnë se është e falsifikuar, po verifikojnë si ka hyrë dhe ka dalë. Atë natë në datën 8 në Stamboll janë kapur edhe 22 persona të tjerë, por janë mbajtur sekret të gjithë.

Fakti që Gramos Rexhepi u dha me kaq bujë, është sepse ndryshe nga të tjerët, ai është dënuar në disa vende të BE edhe në Amerikën Latine. Ka marrë disa dënime, është arratisur disa herë nga burgjet. Pak a shumë veprat më të rënda që ka Kodi Penal, i ka bërë vetë, nuk ka pritur ti bëjnë të tjerët. Kjo ka plotësuar komponentët që ministri ta nxjerrë vetë dhe jo të lërë mediat.

Ditën e shtunë ka dalë në gjykatë. Do të qëndrojë 90 ditë në dispozicion, deri në momentin që vjen dokumentacioni për ekstradim, që e kërkon Italia dhe Shqipëria. Italia është vendi që e ka gjurmuar dhe që e ka gjetur. Turqit kanë vajtur me informacion. Ndërsa, Shqipëria është vendi ku ai kërkon të vijë. Kur u pyet në Ekuador, ka firmosur që të vijë në Shqipëri edhe pse ka këtu dënimet më të rënda. E veçanta është, nga momenti kur është ndaluar dhe deri tani, nuk është lejuar të takojë avokatët. Avokati nuk ka mundur ta kontaktojë, vetëm në sallën e gjyqit, por kanë thënë që edhe përkthyesi do të jetë i yni.

Populli shqiptar ka një shprehje, ndonjëherë më mirë të të dalë syri se nami. Në Shqipëri, është dënuar me 25 vite për vrasje dhe katër vjet për falsifikim dhe një dënim për 2 vite për arratisje. Ka dënim me 16 vjet e 5 muaj për trafik narkotikësh në Itali. Ka edhe një dënim tjetër në Itali me 20 vite burg. Ka një dënim tjetër në Belgjikë. Pas kësaj ka dënim tjetër në Ekuador, 13 vite. Është njeri që ka marrë gati një shekull me dënime. Është dënuar thuajse në çdo vend ku ka kryer aktivitet.

A është ky trafikant kaq i madh? Patjetër nuk është kaq i madh, sepse pastaj rrëzojmë kartelet e mëdha, por tek peronazhet shqiptare, është më i njohuri dhe më i dënuari. Ky ka trafikuar 140 milionë euro kokainë për dy vite. Në fakt sot ka shqiptarë që kanë bërë më tepër.

Janë 14 organizata, por ndryshe nga karteli që ka kokë, këta nuk operojnë si kartel, ka qenë një aleancë që ka patur distributor furnizimi dhe kjo i ka dhënë figurën qëndrore. Fakti që ka qenë në burg e ka ndihmuar atë. Ai ka qenë në burg në Itali, ka qëndruar me personazhe të famshëm të mafias italiane. Në Itali është arratisur. U kap në Spanjë dhe e ekstraduan në Belgjikë. Është arratisur disa herë.

Në Ekuador ka qëndruar me bosin e kartelit më të madh, Zambrano, njeriu që ka drejtuar narkotrafikun në Ekuador nga viti 2008 deri në 2020.

Kur Zambrano është vrarë, Gramoz Rexhepi ka parë mundësinë të largohet. Parimi është nëse partneri yt vritet, duhet të largohesh, ndryshe ekzekutohesh.

 

Jeta çmendur e s*ksit e Napoleonit, humbi virgjërinë me 4 prostituta! Letrat erotike për Josephine

Përveçse një ushtar dhe perandor i madh i Francës, Napoleon Bonaparte kishte një dobësi për gratë. Bonaparte e humbi virgjërinë në një bordello  dhe jo me një, as dy, por katër prostituta, siç shkruan gazeta britanike “The Sun”.

Ky burrë, i cili frymëzoi një sërë fitoresh të jashtëzakonshme në të gjithë Evropën, kishte dobësi për dashurinë e madhe të jetës së tij, Josephine de Beauharnais, e cila ishte gjashtë vjet më e madhe dhe e ve me dy fëmijë.

Ai e takoi atë në vitin 1763. Më pas kishte Desiree në krah, por ai nuk mund t’i rezistonte sharmit të parezistueshëm të Josephine.

Kur e veja e re me dy fëmijë takoi Napoleonin, ajo ishte 32-vjeçe dhe ai vetëm 26.  Një vit më parë ajo kishte humbur burrin e saj, Alexandre de Boernay, i cili ishte dënuar me vdekje me gijotinë.

Si e ve, ajo kishte fjetur me shumë politikanë të shquar dhe në atë kohë ishte e dashura e Paul Barras, i cili donte ta afronte me Napoleonin.

Ata u takuan në një festë dhe Napoleon u dashurua kokë e këmbë pas saj. Ajo nuk ishte e çmendur pas tij, por duke dashur jetën e luksit, pranoi miqësinë e tij dhe u martua me të në kohë rekord.

Por Josephine de Beauharnais, e tradhtoi disa javë pas dasmës së tyre , por Napoleoni refuzoi të hiqte dorë nga ajo.

Edhe teksa drejtonte njerëzit e tij në betejë, epshi i tij për bukurinë e saj nuk u zbul dhe i dërgoi një “lumë” letrash erotike. Në një letër i kërkoi që të mos lahej për tre ditë derisa të kthehej nga një betejë.

Talenti i Josephine për të bërë seks ishte i… i papërcaktuar, sipas “Sun”, dhe Napoleoni e quajti “zig-zag”. Ndërsa organet e saj gjenitale i quajti “Baron de Kepen”.

Siç do të tregojë filmi i ri “Napoleon” nga regjisori i Gladiatorit, Sir Ridley Scott , “Çifti ishin të lidhur thellësisht me njëri-tjetrin”.

Napoleoni dhe Jozefina u divorcuan pesë vjet pasi ajo u bë perandoreshë , sepse ajo nuk mund t’i siguronte trashëgimtarin që ai dëshironte, por mbetën miq të mirë, pasi ai nuk pushoi së kujdesuri për të dhe fëmijët e saj.

Vanessa Kirby është aktorja e cila luan rolin e Josephine. Ndërsa aktori kryesor është Joaquin Phoenix.

Filmi nuk i shmanget paraqitjes së lidhjes së trazuar të dashurisë të nxitur nga seksi, me disa skena që tashmë kanë nxitur polemika.

Vanessa shprehet se pasioni midis Napoleonit dhe gruas së tij bëri që aktorët të shkonin në “vende të errëta së bashku”.

OBSH: Spitali më i madh në Gaza po kthehet në një varrezë

Në spitalin Al Shifa të qytetit të Gazës, më i madhi në territor, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e karburantit po shkaktojnë vështirësi të mëdha.

Ndërkohë janë ngritur shqetësime të mëdha nga ndërkombëtarët për fatin e dhjetëra foshnjave të lindura para kohe që nuk janë më në gjendje të qëndrojnë në inkubatorë.

Christian Lindmeier, një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha për BBC se ashtu si foshnjat e lindura para kohe, spitali nuk është në gjendje të kryejë dializë veshkash për 45 pacientë që kanë nevojë për të. Ai tha se 600 pacientë mbetën në spital, dhe njerëz të tjerë strehohen në korridore.

Mjekët në Gaza thonë se trupat e pajetë kanë filluar të grumbullohen brenda dhe jashtë spitalit.

Lindmeier e përshkroi situatën duke thënë se spitali po funksionon më shumë si një varrezë.

“Rreth spitalit ka trupa të pajetë për të cilët nuk mund të kujdeset dhe as nuk mund të varrosen apo të çohen në asnjë lloj morgu…Spitali nuk funksionon më fare siç duhet. Është pothuajse një varrezë”, tha zëdhënësi Christian Lindmeier, Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka deklaruar se Hamasi ka humbur kontrollin në Gaza, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Në një video të publikuar, Yoav Gallant tha: “Terroristët po ikin drejt jugut. Civilët po plaçkitin bazat e Hamasit, Ata nuk kanë më besim te qeveria.”

Eksperti rrugor: Drejtuesit e rinj para se të pajisen me patentë, të kalojnë “testin e idiotit”

Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, është shprehur se shkaqet e aksidenteve janë të shumta, por shtoi se qeveria po fle gjumë.

Ai u shpreh se duhet t’i jepet përparësi aksidenteve rrugore nga ana e shtetit shqiptare, pasi sipas tij qeveria nuk i ka fare ne evidencë.

Ndërsa theksoi se drejtuesit e rinj të mjeteve para se të pajisen me patentë duhet të kalojnë edhe “Testin e idiotit”

“Shkaqet e aksidenteve janë të shumëllojta. Por ajo që mendoj unë që është më kryesorja është që qeveria po fle gjumë. Qeveria nuk e ka fare në evidencë aksidentet rrugore.

Pra të gjithë punën e saj e ka të përqëndruar tek policia rrugore dhe askush tjetër nuk merret me aksidentet rrugore. Qeveria duhet ta shohi si një përparësi sepse sipas statistikave rreth 2% e gdp vjetore shkon për aksidentet rrugore. Drejtuesit e rinj para se të pajisen me patentë duhet të kalojnë edhe “Testin e idiotit””, tha eksperti i sigurisë rrugore per Ora News.