Aplikacion
Shoferi, i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”, që përplasi ditën e sotme një çift të rinjsh pranë Kryeministrisë në Tiranë, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia.
Ai është identifikuar si Jorgaq Thengjilli, 21 vjeç, banues në kryeqytet, ndërsa ende nuk dihen arsyet se përse ai po qarkullonte me shpejtësi jashtë limiteve në rrugën pranë Kryeministrisë, kur edhe humbi kontrollin e mjetit.
Sakaq, sipas autoriteteve, i riu i është nënshtruar testeve përkatëse dhe ka rezultuar se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.
Po ashtu bëhet me dije se kjo nuk është hera e parë që 21-vjeçari ka shkaktuar problematika në qarkullim, pasi është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
Për pasojë, nga aksidenti që ndodhi mesditën e sotme janë plagosur dy të rinj, të cilët momentalisht ndodhen në gjendje të qëndrueshme në Spitalin e Traumës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit i është nënshtuar testit me “Drager” dhe “AquilaScan” dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.
Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./ Zoom.al
Çfarë ka ndodhur? Soni Malaj injoron keqas Elvana GjatënPasditen e sotme, Soni Malaj ishte e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”. Në këtë intervistë asaj iu shfaqën disa foto personazhesh të njohur për të cilët duhet të jepte nga një koment.
Ndër fotot ishte edhe ajo e Elvana Gjatës të cilën Malaj e ka injoruar totalisht.
“Është këngëtare,”- tha Soni duke e lënë me kaq.
E ngacmuar nga moderatori Ronaldo Sharka nëse është një këngëtare e mirë apo jo, Malaj sqaroi se ajo ka kritika për veten, jo më për të tjerët.
View this post on Instagram
Soni dhe Elvana dikur kanë qenë shoqe të pandara, por gjërat ndryshuan. Ato nuk flasin prej kohësh së bashku.
Ai që i bëri shoqe, duket se ishte prapë ai që i ndau. Bëhet fjalë për kantautorin Flori Mumajesin, i cili ka patur lidhje romantike si me Sonin, ashtu edhe Elvanën./ Zoom.al
Vritet me armë zjarri 34-vjeçari shqiptar në ItaliNjë 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali.
Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si 34-vjeçari shqiptar Klaudio Myrtaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa shqiptari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë sot.
Autoritetet në Itali bëjnë me dije se ai u gjet në gjendje kritike me një plumb në kokë, në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.
Ai kishte shkuar në Itali rreth dy vite më parë dhe punonte në ndërtimin e rrugëve.
Autori i krimit të rëndë si dhe dinamika e ngjarjes janë ende të paqarta./Zoom.al
Menaxheri i Ledri Vulës e konfirmon: Artisti është ndarë nga SaraAludimet e bëra së fundmi në lidhje me ndarjen e çiftit të dashur, Ledri Vula dhe Sara Hoxha duket se më në fund e kanë një përgjigje.
Sipas burimeve eksluzive të “Prive”, Ledri dhe Sara i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Ka qenë menaxheri i reperit, Faton Shoshi ai që ka konfirmuar se dyshja po përjeton një krizë.
Sipas po të njëjtave burime, Ledri dhe Sara vijojnë të takohen rregullisht me njëri-tjetrin për hir të vajzës së tyre, por fatkeqsisht lidhja e dashurisë ka marrë fund.
Nga ana tjetër, në një intervistë të dhënë së fundmi, gazetari i showbiz-it Andi Vrapi, njëkohësisht edhe mik i afërt me Sarën, ka konfirmuar që mes çiftit ka një krizë.
“Unë mendoj që po kalojnë diçka që çdo çift normal e kalon në jetë. Ka momente që nuk flet me burrin se nuk të ka pëlqyer diçka, ka momente që burri të mban inat. Plus që ka edhe diçka, kur Sara fitoi “Dancing with the Stars”, të gjithë thoshin se e fitoi prej Ledrit. Prandaj Ledri nuk u shfaq në asnjë premierë që të mos kishte nga këto fjalët,”- tha gazetari.
“Duke marrë parasysh mungesën në premierë dhe të gjithë këto, mendoj që mund të ketë një krizë,”- shtoi gazetari.
Një tjetër detaj që ka ngritur dyshimet për një krisje mes Sarës dhe Ledrit është edhe fakti se reperi ka fshirë të gjitha postimet e tij në Instagram, duke lënë rreth katër foto në total.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit ka njoftuar anulimin e koncertit të tij në Oslo./ Zoom.al
E pazakontë! Mbyllet aeroporti i Hamburgut, babai merr peng vajzën 4-vjeçare në pistëAeroporti i Hamburgut u mbyll mbrëmjen e së shtunës, pasi policia u përball me një ngjarje të paprecedentë. Një baba mori peng fëmijën, pas një mosmarrëveshjeje për kujdestarinë.
Aeroporti u mbyll për të gjitha fluturimet dhe policia zbarkoi në vendngjarje për të menaxhuar situatën, pasi një burrë kaloi me makinë mespërmes një pengese në aeroport, me fëmijën brenda në mjet.
Makina me 35-vjeçarin dhe vajzën 4-vjeçare ishte e parkuar afër një avioni, tha një zëdhënës i policisë. Ai synoi të futej brenda avionit të “Turkish Airlines”.
Bashkëshortja e të dyshuarit ka raportuar për pengmarrjen e fëmijës.
“Mendohet se një betejë për kujdestari të fëmijës qëndron prapa këtij rasti,”- thuhet në deklaratën e policisë.
Policia ka thënë se i dyshuari ka qëlluar dy herë në ajër dhe ka gjuajtur molotov.
Psikologët dhe policët negociuan me të, duke sjellë pa shumë orësh arrestimin e tij./ Zoom.al
Detaje nga aksidenti i frikshëm në Tiranë – Në fillim u përplas vajza (FOTO nga vendngjarja)Zbardhen më shumë detaje mbi dinamikën e aksidentit të rëndë të shënuar këtë pasdite në Tiranë.
Sipas dëshmitarëve, e para që u godit nga mjeti tip “Benz” teksa po ecte në trotuar ishte vajza. Ajo po shëtiste së bashku me të dashurin e saj në zonën e Liceut. Pas saj, nga makina që u ngjit në trotuar u përplas edhe i dashuri i saj.
Të dy të plagosurit u ndihmuan nga një mjek, që u gjend rastësisht në zonë dhe që u dha atyre ndihmën e parë.
Vajza është në luftë për jetën në sallën e operacionit në spitalin e Traumës.
Dy djemtë që ndodhehin në “Benz-in” që shkaktoi aksisentin janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje.
Deri tani dyshohet se ata po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara në zonë dhe në një moment, drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në trotuar dhe duke përplasur çiftin.
SPAK pret nesër Berishën. Çfarë rrezikon ish-kryeministri nëse nuk shkon?E hëna e parë e muajit nëntor detyron ish- kryeministrin shqiptar, Sali Berisha të paraqitet në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në orën 10:00 të mëngjesit, Sali Berisha duhet të paraqitet përballë oficerit të policisë gjyqësore, megjithatë ai ka paralajmëruar se nuk do të shkojë në gjykatë.
Në këto kushte, prokurorëve u lind e drejta të kërkojnë një masë më të rëndë sigurie, atë të arrestit në shtëpi, por për këtë u duhet të marrin paraprakisht autorizim nga Kuvendi.
SPAK e akuzon ish kryeministrin për korrupsion në favorizimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi përmes nxjerrjes së disa akteve nënligjore. Në burg për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani, ndodhet dhëndri i Berishës, ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi është lënë në masën e detyrim paraqitje.
Ndërkaq, edhe të hënën opozita pritet të pengojë zhvillimin normal të të gjitha komisioneve paralmentare që kanë në diskutim projekt- buxhetin. Nga shumica socialiste mund të vendoset që komisionet të zhvillohen online.
Aksident i rëndë në Tiranë – “Benz-i” hipën në trotuar dhe përplas çiftin, vajza në gjendje kritikeNjë aksident i rëndë është regjistruar sot afër Kryeministrisë. Mësohet se një mjet me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur kështu një çift të rinjsh. Këta të fundit kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve, “Benz-i”, ku ndodheshin dy djem, ka qenë me shpejtësi të lartë duke ardhur nga Liceu te kryqëzimi i RTSH dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur çiftin.
Ndërkohë, vajza ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Ku qëndron Kina në konfliktin e Lindjes së Mesme?Në bregun e lumit Huangpu në metropolin kinez të Shangait ngrihet një rrokaqiell me çati të gjelbër bakri. Në hotelin me emrin Peace Hotel kanë kaluar netët presidentët si Ronald Reagan dhe Bill Clinton, yje si Charlie Chaplin dhe George Bernard Shaw. Ajo që dihet më pak është se deri në vitin 1949 ky quhej Hoteli Cathay, i ndërtuar në vitin 1929 nga biznesmeni hebre, Victor Sassoon. Për disa vite ishte ndërtesa më e lartë e Shangait. Sassoon në vitet 20-të jetoi në Shangai dhe ngriti biznesin e tij.
Në Luftën e Dytë Botërore me mbështetjen e tij u ndërtua një lagje 2,5 kilometra katrorë, ku gjetën vend 20.000 hebrenj nga Europa që u arratisën nga përndjekja e nazistëve. Pas luftës dhe ardhjes në pushtet të komunistëve, shumë hebrenj u larguan nga Shangai. Victor Sassoon u detyrua ta shiste nën vlerë biznesin e tij tek Partia Komuniste. Ky rast tregon se si i trajtuan komunistët hebrenjtë dhe më vonë shtetin izraelit: me paragjykime. Gjatë Luftës së Ftohtë Kina u tregua rregullisht solidare me vendet arabe dhe ka votuar në kuadër të OKB kundër Izraelit. Vetëm në vitin 1992 Kina vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin.
Tregtia me Izraelin në vend të parë
Që nga normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin, Kinaka qenë para së gjithash një partnere tregtare. Në vitin 2023 janë këmbyer mallra në vlerë 22 miliardë dollarë me Izraelin. Në tetor kryeministri Netanjahu kishte planifikuar një udhëtim në Kinë, ku pritej të përmbyllej një marrëveshje e tregtisë së lirë me Kinën. Pas sulmit terrorist të Hamasit vizita është shtyrë.
Ndërkohë në çështjet politike Kina vendos një vijë të drejtë lidhjeje nga Izraeli në SHBA, rivalja e madhe gjeopolitike e Kinës. Ambasadori kinez në OKB, Zhang Jun, i cili në nëntor ka marrë kryesinë e Këshillit të Sigurimit të OKB tha: “Kina i bën thirrje superfuqisë, që ka influencën më të madhe tek pala e prekur, të lerë mënjanë interesat e veta dhe baraspeshimet gjeopolitike e të ndërmarrë të gjitha përpjekjet t’i japë fund luftës dhe të rivendosë paqen.” Fjala ishte për SHBA, indirekt Zhang Jun aludoi për interes në luftë.
“Izraeli është një demokraci e konsoliduar, e bazuar në aleancën e fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” thotë Eberhard Sandschneider, politolog dhe partner në firmën konsultuese Berlin Global Advisors për DW. “Për këtë arsye Izraeli gjeopolitikisht sipas pikëpamjes kineze qëndron nën anën tjetër të asaj që Kina ka parasysh momentalisht, forcimin e një aleance antiperëndimore.”
Atmosferë antiizraelite
Në forumet online të mbikqyrura rreptësisht nga censura në Kinë shikohet një atmosferë antiperëndimore. Veprimet luftarake shikohen si “terrorizim i popullit mysliman më të dobët përmes popullit dukshëm më superior të hebrenjve.” Ky stereotip me nota raciste gjendet shpesh në mediat sociale kineze. Qindra komente armiqësore ndaj Izraelit u shfaqën tek faqja e ambasadës gjermane në Pekin në platformë Weibo. “Agresorë!”, shkruan dikush. Kurse tek një tjetër shkruhet, se “nazistët në Gjermani dhe Izrael janë bërë bashkë dhe dalin kundër njerëzimit.” Përgjigja e përfaqësisë gjermane ishtë e qartë: “është budallallëk me brirë të karakterizsoh pa dallim të gjithë njerëzit si nazistë. Kush kombinon në profilin e tij flamurin e Izraelit me një kryq të Rajhut është ose i paditur ose një lloj maskarai pa ndërgjegje. Llogari të tilla tek ne bllokohen.”
Palestina relevante për Kinën
Ndryshe nga zërat në opinionin publik, qeveria kineze thotë se është neutrale në konfliktin e Lindjes së Mesme. Megjithatë Kina e kritikon Izraelin. Vang Yi, ministri i Jashtëm kinez i shikon operacionet luftarake të Izrealit si “joproporcionale”. Ato kapërcejnë shumë qartë kufirin e vetëmbrojtjes. Njerëzit në Gaza nuk duhet të ndëshkohen kolektivisht, sipas Vang-ut.
Kina nuk mban marrëdhënie të rregullta me organizatën terroriste të Hamasit që ka kontrolluar Rripin e Gazës. Por me PLO, organizatën çlirimtare palestineze në zonat palestineze që është e njohur nga 138 shtete të botës si shtet, por jo nga Izraeli, SHBA apo Gjermania. Kina në verën 2023 përmbylli një “partneritet të zgjeruar strategjik” me Palestinën. Në deklaratën përfundimtare pas bisedimeve mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe presidentit Mahmud Abas më 14 qershor 2023 thuhet se “Kina mbështet themelimin e një shteti sovran të Palestinës mbi bazën e kufijve të vitit 1967 dhe me Jeruzalemin lindor si kryeqytet. Kina mbështet rifillimin e bisedimeve të paqes mes Palestinës dhe Izraelit mbi bazën e parimit “tokë për paqe”, të rezolutave të qarta të OKB-së dhe zgjidhjes me dy shtete.”
Palestinezët heshtin për shkeljet e të drejtave të njeriut në Xinjang
Si shpërblim përfaqësuesit palestinezë mbështesin politikën “një Kinë”, sipas së cilës vetëm Republika Popullore është qeveria legjitime e Kinës. PLO ka bërë të sajën narrativin kinez, se në rajonin e banuar me shumicë myslimane, Xinjang “nuk bëhet fjalë për çështje të të drejtave të njeriu, por luftimin e terrorizmit, radikalizimit, separatizmit.” Në Xinjang Pekini ka kohë që ka instaluar një sistem përgjimi të fortë për të kontrolluar ujgurët.
Kina ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushta me PLO, thotë politilogu Sandschneider. “Kjo ka arsye historike. Mbështetja e lëvizjeve çlirimtare bën pjesë në linjat e politikës së jashtme kineze. Por jo kur bëhet fjalë për Xinjang apo Tajvanin”.
Nga viti 2019 Kina ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Lindjen e Mesme. Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, i dërguar aktual, Zhan Jun ka telefonuar me palët në konflikt dhe disa vende arabe. Kina është për paqen, ka thëna Jun dhe e ka parë shkakun e konfliktit në dështimin për të mbrojtur të drejtat kombëtare të popullit palestinez. Sipas Sandschneider-it, Kina qëndroi larg konfliktit në Lindjen e Mesme dekadat e kaluara, por pamë se Kina po pozicionohej sa fundmi si ndërmjetësuese në afrimin e Arabisë Saudite dhe Iranit. Por një sukses i tillë nuk ka për t’u përsëritur në luftën mes Izraelit dhe Hamasit. “Besueshmëria tek Kina nuk shkon shumë larg në këtë rast të veçantë mes Izraelit dhe Hamasit.”/ DW
Shkundet Elbasani, lëkundjet e tërmetit ndihen edhe në TiranëElbasani u shkund pasditen e kësaj të diele nga një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter.
Lëkundjet sizmike, sipas Institutit të Gjeoshkencave, e kishin epiqendrën në Bradashesh, 10 km larg Elbasanit dhe 31 km larg Tiranës dhe me thellësi 5 km.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, por deri tani nuk raportohen dëme as në kryeqytet dhe as në Elbasan.