Aplikacion
Disa shenja të zodiakut do të ndikohen në mënyrë dramatike nga kthimi i Saturnit retrogradë në lëvizje të drejtpërdrejtë më 4 nëntor.
Që nga marsi i vitit 2023, Saturni është në shenjën e zodiakut të Peshqve dhe do të qëndrojë atje deri në vitin 2026. Ky tranzit është një kohë për të mësuar mësime të reja dhe duke qenë se në astrologji Saturni tradicionalisht lidhet me disiplinën, rendin dhe karmën, ky planet është përgjegjës për t’ju treguar se si mund të punoni me veten tuaj.
Saturni është i drejtë dhe nuk do të tolerojë padrejtësi, ndërsa Bricjapët e dinë mirë këtë tipar të planetit të tyre sundues. Kur një planet fillon lëvizjen retrogradë, kjo do të thotë se nuk po lëviz në rrugën e vet tradicionale. Çdo planet ndikohet ndryshe nga periudha retrogradë.
Në të njëjtën kohë, Saturni retrogradë është një kohë për mësime dhe teste, të cilat përsëriten derisa të mësohen mësimet. Saturni retrogradë filloi më 17 qershor dhe do të përfundojë më 4 nëntor, ndërsa katër shenjat e mëposhtme do ta kenë efektin më dramatik të kthimit nga lëvizje retrogradë në lëvizje të drejtpërdrejtë.
Dashi
Saturni retrogradë është një provë e vështirë për përfaqësuesit e Dashit. Dashi, i mësuar me një mënyrë jetese aktive, duhej të ngadalësohej pak dhe të zhytej në botën e fantazisë për të kuptuar se çfarë saktësisht i tërheq atje. Saturni u përpoq të tregonte se në cilat fusha ju mungon kontrolli. Përdorni mësimin e Saturnit retrogradë për të bërë një plan për ta përmirësuar jetën tuaj.
Binjakët
Përfaqësuesit e Binjakëve presin ndryshime në punën e tyre. Qasja ndaj punës do të ndryshojë, mund të ngarkoheni me shumë detyrime dhe nuk e keni të lehtë t’i përballoni ato. Gjatë lëvizjes retrogradë të Saturnit, mund të kishit mësuar një mësim të vogël, por të dobishëm për qëndrimin tuaj ndaj punës. Ky mësim do të thotë shumë në karrierën tuaj.
Virgjëresha
Prania e Saturnit është një provë e forcës për Virgjëreshat, por ndryshe nga Dashi, ju ndihmon të zbusni tundimet. Tema e marrëdhënieve emocionale ka qenë e rëndësishme për ju muajt e fundit. Keni pasur pak pushim gjatë lëvizjes retrogradë të Saturnit, për të vendosur drejt prioritetet e marrëdhënies suaj dhe mendoni se çfarë ju ka ndodhur gjatë kësaj periudhe, gjë që do t’ju ndihmojë të mos lëndoheni.
Peshqit
Ju mund të ndiheni sikur keni peshën e botës mbi supet tuaja. Mësimi më i rëndësishëm i lëvizjes retrogradë të Saturnit për ju është ripërtëritja e vetëdijes. Saturni ju ka ‘nënshtruar’ ndaj testeve të ndryshme në mënyrë që në fund t’i tregoni botës një version tjetër të vetes, më të pjekur, me më shumë respekt për veten.
Gazetari paralajmëron zyrtarin e bashkisë: Bandit, do të nxjerr emrat e të gjithëveGazetari Elvi Fundo denoncoi publikisht një zyrtar të Bashkisë Tiranë, që sipas tij, i shkruan që të tërhiqet nga akuzat për aferën e inceneratorëve.
Në një postim në “Facebook”, Fundo zbulon se punonjësi i bashkisë njihet me nofkën “Çanta”, ndërsa poston edhe foton e tij.
Gazetari paralajmëron se nëse ai (por edhe drejtuesit e tij) nuk tërhiqet nga skema për ta bërë atë të heqë dorë nga denoncimet për djegësit duke i shkruar, do të nxjerrë publikisht emrat e të gjithë zyrtarëve që e bëjnë diçka të tillë.
“Pseudonimi në Bashkinë e Tiranës, Çanta.
Taulant publikisht mos fut njerëz, e ke kot.
S’ka kthim për inceneratorët, krimet, vjedhjet dhe bandën e tyre mediatike.
Po më shkruajti një i tretë, do i nxjer emrat e të gjithëve.
Ti je zyrtar bandit në shërbim të inceneratorëve. Kaq”, shkruan Elvi Fundo.
Një grup personash që mashtronin me skemën e rimbursimit të TVSH u shkatërrua nga autoritetet.
Pas hetimeve të nisura një vit më parë Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 7 urdhër-arreste për ta dhe Policia e Tiranës ka nisur aksionin për ekzekhtimin e tyre.
Mes personave për të cilin është kërkuar arrestimi është edhe një shtetas italian i akuzuar për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar disa prej këtyre masave ndërsa kontrollet vijojnë ende nga policia.
Emrat për të cilat janë prerë urdhër-arreste:
Adnand(Andrew) Progri
Nezir Beqiri
Erion Satka
Sajmir Xhafa
Julian Kalo
Teidi Doraci
Aldo Mazzarela shtetas italian
Dy shqiptarë u konfliktuan me njëri-tjetrin në Itali dhe njëri prej tyre mbeti i plagosur pas sherrit.
Sipas mediave italiane, një 40-vjeçar goditi me thikë fqinjin e tij pas një debati të ashpër që patën me njëri-tjetrin. Shkak për sherrin u bë ndezja e zjarrit prej njërit prej tyre dhe shqiptari tjetër i kërkoi ta fikte sepse tymi po i pushtonte shtëpinë.
Por në këtë moment konflikti degradoi në përdorimin e thikës, ku shqiptari goditi në shpatull 40-vjeçarin tjetër.
Familjarët e të plagosurit njoftuan ambulancën dhe ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa agresori u arrestua pak çaste më vonë nga policia.
Thika e gjakosur u gjet dhe u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.
Inteligjenca Artificiale zbulon më herët Parkinsonin! Shkencëtarët shpjegojnë si arrihet kjoKontrollet e syve të përforcuara nga inteligjenca artificiale mund të zbulojnë sëmundjen e Parkinsonit deri në 7 vite përpara se tek njerëzit të shfaqen simptomat e sëmundjes.
Teknologjia është larg miratimit nga autoritetet rregullatore, por megjithatë ajo shihet nga ekspertët si një zbulim që mund t’i ndihmojë në diagnostikimin dhe trajtimin sa më parë të Parkinsonit.
Kushdo që ka bërë një ekzaminim të syve ka parë dhe një aparaturë të tillë diagnostikuese, ate që njihet si skaneri i tomografisë koherente optike.
Okulistët e përdorin atë për skanime 3D, apo tre dimensionale të syve me rezolucion të lartë, për të identifikuar sëmundje serioze të syrit si glaukoma.
Por pajisja mund të ndihmojë mjekët okulistë të diagnostikojnë sëmundjen e Parkinsonit tek pacientët, deri në shtatë vjet përpara se të shfaqen simptomat.
“Një nga gjërat unike të sëmundjes së Parkinsonit është se ajo prek një lloj të caktuar qelize në tru, qeliza që përdorin një kimikat të quajtur dopaminë. Ne në fakt kemi qeliza që përdorin dopaminë edhe në sy, dhe shumica e tyre janë të vendosura në një zonë specifike të retinës”, thotë Dr Siegfried Wagner, i spitalit të syve ‘Moorfields’ në Britani.
Falë inteligjencës artificiale, shkencëtarët kanë përshtatur algoritmet duke kryer me qindra mijëra skanime të syve, me qëllimin për të identifikuar ndryshimet në retinë që tregojnë praninë e Parkinsonit.
Ndërsa ky mund të shihet si një zhvillim interesant, teknologjia është shumë larg nga të qenit gjerësisht e disponueshme, thonë ekspertët.
Zbulimi i sëmundjeve në pjesë të tjetra të trupit nga ekzaminimet në sy nuk ështe diçka e re: shenja te Alzheimerit, sklerozës së shumëfishtë dhe skizofrenisë janë zbuluar falë skanimeve në sy, një fushë kërkimore në zhvillim e quajtur ‘oculomiks’.
“Ajo që ne shpresojmë të arrijmë është se pas disa vitesh, të mund të shkoni tek okulisti dhe të identifikonie shenjat e hershme të sëmundjes. Kjo mund të ketë përfitime masive për shëndetin publik”, thotë profesor Pearse Keane, mjek okulist në spitalin e syve ‘Moorfields’.
Diagnostikimi i hershëm do t’u jepte mundësi pacientëve të fillonin trajtimin më shpejt dhe të shijonin jetën normale, pak më gjatë.
“Nëse do të kishte ekzaminime të sëmundjes së Parkinsonit të lidhuara me ekzaminimin e syve do ta kisha bërë, gjë që do të më jepte mundësi të bëja shumë gjëra, që nuk i bëj dot aktualisht”, thotë Angela Orchard, e e cila vuan nga Parkinsoni./ Zëri i Amerikës
Mijëra shqiptarë përfitues! Gjermania, të tjera lehtësi për emigrantëtSipas projekt-amandentit të ri të miratuar nga qeveria gjermane të mërkurën nga rregullorja për ndryshimin e statusit nga refugjat në migrant pune do të përfitojnë edhe azilkërkues të refuzuar që kanë ardhur në Gjermani deri më 31.12. 2022. Këtyre u jepet mundësia të dalin nga satusi i azilkërkuesit të refuzuar dhe të hyjnë në statusin e migrantit të punës me duldung. Ata marrin të ashtuquajturin Beschäftigungsduldung, (që i mbron nga dëbimi). Në variantin e mëparshëm të ligjit të miratuar nga qeveria gjermane vitin e kaluar akses në këtë ndryshim statusi kishin personat që kishin ardhur si refugjatë para 31 gushtit 2018.
Siç bëri të ditur të mërkurën në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, për t’u mundësuar sa më shumë refugjatëve punësim, është ulur edhe koha që duhet të ketë qenë në punë një refugjat për të marrë këtë status: nga 18 në 12 muaj, si edhe numri i orëve të punës që duhet të kesh punuar për të fituar këtë status: nga 36 në 20 orë në javë.
Por parakusht për të përfituar është sigurimi i mjeteve të jetesës, mungesa e lidhjeve me organizatat ekstremiste dhe asnjë vepër penale. Për këta të fundit, qeveria gjermane miratoi javën e kaluar një rregullore për dëbime të shpejta
Mijëra shqiptarë me Duldung në fund të vitit të kaluar
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha në konferencën e rregullt të shtypit se kjo bëhet për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë gjermane, e cila vijon të jetë në kërkim të fuqisë punëtore, por edhe për të lehtësuar komunat gjermane që bartin barrën kryesore të azilkërkuesve, numri i të cilëve sa vjen e rritet
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha në konferencën e rregullt të shtypit se kjo bëhet për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë gjermane, e cila vijon të jetë në kërkim të fuqisë punëtore, por edhe për të lehtësuar komunat gjermane që bartin barrën kryesore të azilkërkuesve, numri i të cilëve sa vjen e rritet.
Sipas një përgigjeje të qeverisë gjermane dhënë në gusht të këtij viti grupit parlamentar të AFD në Bundestag, deri në fund të vitit 2022 në Gjermani ishin regjistruar afro 248 000 persona me këtë status. Mbi dhjetë përqind e tyre vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. ku vendin e parë e zënë refugjatët nga Serbia me mbi 11 900, pasuar nga Shqipëria me 7 700 dhe Maqedonia e Veriut me me mbi 7000. Numri i personave nga Kosova me Duldung në fund të vitit të kaluar ka qenë afro 5000, siç e mësoi DW nga ministria e punëve të Brendshme të Gjermanisë.
Lehtësime të tjera, prej të cilave nuk përfitojnë shqiptarët
Qeveria gjermane miratoi edhe një tjetër lehtësim për azilkërkuesit: shkurtimi i kohës së pritjes për leje pune nga gjashtë (për prindër me fëmijë) dhe nëntë muaj (për persona që vijnë vetëm) në tre, restpektivisht, gjashtë muaj, për persona që jetojnë në qendra pritjeje. Por prej kësaj nuk përftiojnë azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi vendet e tyre konsiderohen si vende të treta të sigurta.
Organet zyrtare gjermane supozojnë se kush kërkon azill në Gjermani prej këtyre vendeve,abuzon me sistemet socialetë Gjermanisë. Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja-Hercegovina dhe Serbia, si vende të sigurta konsiderohen edhe Gana dhe Senegali. Në të ardhmen kësaj liste do t’i shtohen edhe Moldavia dhe Gjeorgjia.
Dënime të forta për trafikantët
Veç të tjerash, kabineti qeveritar rriti ndjeshëm dënimet për kontrabandistët që sjellin migrantë në Gjermani. Është planifikuar që personat që sjellin në mënyrë të organizuar refugjatë në Gjermani. ose që trafikojnë armë, ose vënë në rreik jetën e të miturve dënohen me mbi një vit burg dhe këto vepra konsiderohen krime.
Kjo vlen edhe për ata që mundohen të anashkalojnë kontrollet e policisë duke prerë kordonin. Policia dhe prokuroria publike, e cila do të jetë përgjegjëse për këtë sektor, do të lejohet të përgjojë edhe mjetet e telekomunikaconit të tyre.
Kur pritet të miratohet?
Amendamenti i ri i porsa miratuar nga qeveria e koalicionit të qendrës së majtë përbërë nga SPD, Të Gjelbrit dheLiberalët, është një rregullore shtesë brenda paketës së migracionit të miratuar në qershor nga paralmenti gjerman. Por politika e azilit është kompetencë e landeve, jo e federatës, prandaj nuk dihet ende nëse këto rregulla do të implementohen nga të 16 landet gjermane. Nëse këtë amandament do ta përkrahin edhe landet e opozitës kjo pritet të vendoset të hënën e ardhshme, në një mbledhje të përbashkët të qeverisë federale gjermane me kryeministrat e landeve. Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit shprehu optimizëm se qeveria federale dhe ajo e landeve do të punojnë së bashku për një paketë gjithëpërfshirëse të migracionit të hënën e ardhshme./ DW
Zbardhet drafti i Ramës, si duhet të menaxhohen komunat me shumicë serbe?Zbardhet drafti i propozuar nga kryeministri Edi Rama për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Draftin Rama e dorëzoi më 7 qershor te presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, pas trazirave në veri dhe përshkallëzimit të situatës.
Propozimi i Ramës ka 3 objektiva kryesore: Implementimin e Marrëveshjes Bazë të vitit 2013 si dhe atë të 2015-ës, krijimi një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për komunitetin serb të Kosovës si dhe mbrojtjen e dyfishtë.
Në draft theksohet se statuti i dërgohet për vlerësim Gjykatës Kushtetuese.
Sa i takon asociacionit, Rama propozon që ai të mos zëvendësojë, t’i mbivendoset ose të reduktojë të drejtat e asnjë prej komuniteteve me banim në këto komuna.
Pjesëmarrja vullnetare është e hapur së pari për bashkitë me shumicë serbe.
Ndër kompetencat kryesore janë bashkëpunim dhe bashkëveprimi ndërkomunal, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb në Kosovë pa paragjykime ndaj komuniteteve të tjera, menaxhimi i institucioneve lokale të shëndetit dhe arsimit dhe hartimi i politikave që nxisin përparimin e demokracisë dhe angazhimit civil lokal.
Bashkësia e komunave, sipas Ramës, duhet të funksionojë në varësi të një strukture të re organizative që duhet të ketë në përbërjen e saj Asamblenë, Presidentin dhe zv/presidentin, Bordin, grupin këshillues, administratën dhe zyrën e ankesave.
Por në çdo rast, kjo bashkësi nuk duhet të zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet kushtetuese e ligjore mes autoriteteve qendrore dhe lokale në Kosovë, si edhe në dy vitet e para, kjo strukturë duhet monitorohet nga BE.
Kur dha lajmin e dorëzimit të draftit në qershor, Rama tha se nuk është konsultuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Por drafti i Ramës nuk u prit mirë nga Prishtina zyrtare që i kërkoi kryeministrit të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.
AUTOPSIA/ A vdiq Matthew Perry nga mbidoza e ilaçeve?Dalin rezultatet e para të autopsisë së kryer për të zbuluar shkakun e vdekjes së aktorit Matthew Perry, i njohur nga të gjithë për rolin e tij në “Friends”.
Nga përgjigjet përjashtohet mundësia që Perry të ketë ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve.
Në trupin e tij nuk u gjetën fentanil apo metamfetamin, 2 barna me recetë që u gjendën në shtëpinë e tij, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë rezultatet nga toksikologjia janë ende në pritje, të cilat pritet të zbardhin shkakun e vdekjes.
Shkaku i saktë i vdekjes së Matthew Perry mbetet ende i panjohur.
Aktori u gjet i pajetë në xhakuzin e shtëpisë së tij të shtunën, ndërsa dy skenarët më të zakonshëm për vdekjen e tij janën një mbidozë substancash ose mbytje.
Një surprizë e pakëndshme për Ronaldon/ Produksioni i DWTS i çon në prova Luizin dhe ai largohetNuk kanë fund situatat e padëshiruara për Ronaldo Sharkën në konkursin e kërcimit.
Së fundmi disa pamje tregojnë Luiz Ejllin duke hyrë në ambienti ku Ronaldo po kryente provat ditore me balerinën e tij.
Ronaldo është shprehur se nëse kjo gjë është e menduar nga produksioni ai nuk e falë dhe menjëherë ka braktisur provat duke mos e pranuar ardhjen e Luizit.
Por Luizi gjithsesi ka gjetur kohë për një batutë.
”Ika, suksese! Rrezik të ka rënë po do durosh nuk ke çfarë të bësh”-i drejtohet Luizi balerinës referuar Ronaldos.
Moderatori dhe këngëtari i prishën marrëdhëniet e tyre brenda shtëpisë së Big Brother e qartazi nuk i kanë rregulluar ende!
Çfarë sjell Paketa Fiskale 2024: Nga “ngrirja” e akcizës tek gjobat e ashpra për bizneseNdryshime të reja janë propozuar nga qeveria për disa nga taksat në vend, në kuadër të Paketës Fiskale 2024.
Fillimisht, ministria e Financave ka depozituar në Kuvend kërkesën për të hequr indeksimin e akcizës për produktet që taksohen me të, për shkak të inflacionit të lartë gjatë vitit.
Kur u miratua Paketa e fundit fiskale, u vendos që akciza të indeksohej çdo 2 vite me shkallën e inflacionit të dy viteve paraardhëse.
Kështu më 1 janar 2024, të gjitha produktet subjekt i akcizës, karburantet, nafta, duhani, kafeja etj do të shtrenjtohen me 1.5%, normën e vjetër.
Sipas MFE, kjo do të kufizojë efektin e barrës fiskale duke shmangur rritjen e çmimeve për këto mallra, veçanërisht karburanteve që kanë dhe nivelin më të lartë të akcizës.
Një tjetër ndryshim është ai i lidhur me agjendën europiane, mbi taksën e karbonit. Qeveria parashikon rritjen e taksës e taksës së karbonit për qymyrin, si dhe përfshirja në taksën e karbonit edhe e disa nënprodukteve dhe e formave të tjera të qymyrit. Niveli minimal i taksës, sipas metodologjisë së FMN-së, do të jetë të paktën 15.3 lekë/kg qymyr nga 3 lekë/kg qymyr që ishte.
Pas vitit 2026, kjo do të nisë të paguhet nga të gjithë eksportuesit shqiptarë të çimentos, çelikut dhe industri të tjera, të cilat çlirojnë karbon në natyrë gjatë procesit prodhues. MFE parashikon një rritje të ardhurash me 170 mln euro.
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë, bazuar në të dhënat e marra nga subjektet, ka analizuar ndikimin që ndryshimi në rritje i taksës së karbonit do të ketë në rritjen e kostove të produktit të këtyre kompanive. Sipas analizave, rezulton se do të sjellë një rritje të kostos së plotë të prodhimit të çimentos me 0.5%. Por, duke pasur parasysh se aplikimi i taksave të karbonit do të jetë një fenomen global, rritje të kostove do të kenë të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë në rajon dhe në Europë” shpjegon ministria.
Edhe këtë herë, shteti është treguar i ashpër me bizneset lidhur me penalitetet që mund të marrin. Specifikisht, bëhet fjalë për bizneset që nuk kanë paguar këstet e tatim-fitimit korporativ dhe TAP, të cilat tashmë nuk do të gjobiten me një vlerë fikse, por në bazë të dëmit që i kanë shkaktuar shtetit.
Penaliteti do të llogaritet si për të gjitha detyrimet e tjera tatimore të papaguara, në masën 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, për një periudhë jo më të gjatë se 365 ditë kalendarike.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me bizneset që nuk lëshojnë fatura apo kanë deklarime fiktive.
Në kuadër të zbatimit të dispozitave të marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë parashikohet vendosja e dënimeve përkatëse lidhur me mosdërgimin në kohë të dokumentacionit për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.