zoom

Day ArchiveRusi/ Protestuesit bllokojnë pistën ku do ulej avioni me izraelitë

Qindra protestues anti-hebrenj sulmuan aeroportin në qytetin rus, Makaçkala, në rajonin e Dagestanit – të banuar me shumicë myslimane – përderisa disa brohoritën slogane kundër hebrenjve drejtuar pasagjerëve që arritën në një fluturim nga Tel Avivi më 29 tetor.

Policia mbërriti në aeroport pas trazirave, ndërsa zyra e Ministrisë së Brendshme në këtë qytet tha se përforcimet, përfshirë njësitë e Gardës Kombëtare, po dërgoheshin për të “garantuar sigurinë” e pasagjerëve që arritën, sipas kanalit Baza në Telegram.

Protestat kundër hebrenjve kanë shpërthyer në disa qytete të Dagestanit, pasi ka nisur lufta mes Izraelit kundër grupit militant palestinez, Hamas, që udhëheq me Rripin e Gazës.

Konflikti në Lindjen e Mesme shpërtheu pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë peng më shumë se 200 të tjerrë. Izraeli është hakmarrë duke nisur një fushatë ushtarake kundër Gazës, që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 8.000 persona në këtë enklavë dhe ka shkaktuar shkatërrim të madh në këtë territor.

Ministria e Jashtme izraelite më 29 tetor kërkoi që Rusia të mbronte izraelitët dhe hebrenjtë dhe të arrestonte këdo që i kërcënon ata.

“Izraeli pret që autoritetet ruse të mbrojnë të gjithë qytetarët izraelitë dhe të gjithë hebrenjtë dhe të veprojnë me vendosmëri kundër rebelëve dhe kundër nxitjes së dhunës kundër hebrenjve dhe izraelitëve”, thuhet në një deklaratë.

Më 29 tetor, videot dhe fotot nga vendi i ngjarjes të publikuara nga Realitetet e Kaukazit të Radios Evropa e Lirë shfaqën protestuesit duke hyrë në pistën e aeroportit dhe duke tentuar të hynin në avionin që aterroi nga Tel Avivi.

Autoritetet thanë se aeroporti është mbyllur për fluturimet, ndërsa policia thuhet se ka bllokuar komunikimet në zonën e aeportit për të parandaluar turmën që të koordinohet për veprime të mëtejme.

Një kanal Telegram i lajmeve lokale raportoi se protestuesit po përpiqeshin të kontrollonin identitetin e pasagjerëve që vinin, duke u përpjekur të parandalonin hebrenjtë të largoheshin nga aeroporti, duke përfshirë edhe duke kontrolluar automjetet policore.

Zyrtarët në Dagestan akuzuan “armiqtë e Rusisë” për nxitjen e ndjenjave antisemitiste pasi Qendra e Koordinimit të Myslimanëve të Kaukazit të Veriut u bëri thirrje autoriteteve të ndalojnë refugjatët nga Izraeli të hyjnë në këtë rajon, raportoi Caucasian Knot.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se “sa i përket ngjarjes në Makaçkala, do të përcaktohet identiteti i të gjithë atyre që morën pjesë në trazira, pasi aeroporti vëzhgohet nga kamerat”.

Tubimet antisemitike u mbajtën gjatë fundjavës në qytete të tjera të Kaukazit të Veriut dhe protestuesit kundërshtuan fushatën ushtarake të Izraelit.

Më 28 tetor, u mbajt një tubim në Cherkessk, kryeqyteti i Republikës Karachayevo-Cherkessia, duke kërkuar që banorët e Izraelit të mos lejohen të hyjnë në republikë.

Natën e 29 tetorit, banorët e Derbentit në Dagestan protestuan pas raportimeve të rreme për vendosjen e refugjatëve nga Izraeli në hotelet lokale./ REL

Përgjithmonë Adela! Gjashtë vite pa Adelajdën, miqtë e ngushtë i bëjnë dedikimin prekës

Si sot 6 vite më parë, gazetarja dhe ish- banorja e Big Brother Albania, Adelajda Xhamani u nda nga jeta.

Ishte një lajm tragjik ai i mëngjesit të datës 29 tetor 2017, kur të gjitha mediat flisnin për vdekjen në mënyrë të befasishme të 31 vjeçares atë kohë.

Sado që vitet kalojnë kjo mbetet një dhimbje e madhe për familjarët e saj dhe për dy nga miqtë e ngushtë të Adelës.

E kemi fjalën për Eraldo Rexhon dhe Iva Kalemin, të cilët të dy e kanë kujtuar të ndjerën me nga një postim në Instagram.

https://

View this post on Instagram

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho)

https://https://www.instagram.com/p/Cy-USztNCJC/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

VIDEO/ Ronaldo e Georgina vuajtën duke parë duelin e boksit, reagimi i çiftit bëhet viral

Cristiano Ronaldo dhe Georgina më shumë vuajtën sesa shijuan ndeshjen e boksit mes Tyson Fury dhe Francis Ngannou në Arabinë Saudite.

CR7 dhe gjysma e tij më e mirë ishin pjesë e një rrethi të ngushtë të personazheve të famshëm që ndoqën “luftën” dhe hapjen e sezonit të boksit në Riad.

Me ta ishin ndër të tjera Eminem dhe Kanye West.

Ronaldo dukej i shqetësuar teksa shikonte ndeshjen historike.

Si Fury ashtu edhe Ngannou janë miq të Ronaldos dhe tashmë ishte e vështirë të kuptohej se cilin boksier mbështeti kampioni portugez.

Në një video që u bë virale, e publikuar në Boxing në TNT Sports, Fury fitoi me pikë dhe jo pa polemika.

Irani paralajmëron Izraelin: I ke kaluar vijat e kuqe në Gaza

Izraeli i ka kaluar vijat e kuqe në Gaza, gjë që mund t’i detyrojë të gjithë që të ndërmarrin veprime, ka thënë presidenti iranian, Ebrahim Raisi.

“Krimet e këtij regjimi kanë kaluar vijat e kuqe, të cilat mund t’i detyrojnë të gjithë të ndërmarrin veprime. Washingtoni kërkon nga ne që të mos bëjmë asgjë, por ata vazhdojnë t’i japin mbështetje të gjerë Izraelit”, tha Raisi në një postim në rrjetet sociale.
Lufta e ashpër ushtarake e Izraelit në Gaza ka ngritur shqetësime se do të hapen më shumë fronte. Irani është aleat i Hamasit si dhe i Hezbollahut, grupi militant libanez që ka qenë i përfshirë në shkëmbime zjarri me Izraelin në javët e fundit.

Ekspertët thonë se derisa Irani është i kujdesshëm ndaj luftës Izrael-Hamas, ai mund të mos ketë kontroll të plotë nëse milicitë që ai i mbështetë në rajon ndërhyjnë në mënyrë të pavarur, pasi Hamasi është duke pësuar goditje të rënda dhe numri i të vdekurve në Gaza po vazhdon të rritet.

Inteligjenca fillestare amerikane sugjeroi gjithashtu se zyrtarët iranianë ishin të befasuar nga sulmi i Hamasit dhe se Teherani nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin ose miratimin e tij, ka raportuar CNN.

Rrëzohet avioni privat në Brazil, vdesin të gjithë personat në bord

Të paktën 12 persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua pranë aeroportit Rio Branco në kryeqytetin e shtetit Acre në Brazil.

Avioni i kompanisë lokale të taksive ajrore ART Taxi Aereo u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke vrarë të gjithë në bord, të cilët ishin gjashtë burra, tre gra dhe një fëmijë një vjeç, si dhe dy pilotët.

Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.

https://

🚨AGORA: Avião com 12 pessoas cai e explode em Rio Branco, no Acre.

Estavam na aeronave 6 homens, 3 mulheres e 1 criança de 1 ano, além de piloto e copiloto. Segundo a capitã do Corpo de Bombeiros Francisca Fragoso, a explosão diminui a chance de haver sobreviventes (G1). pic.twitter.com/TejNBAXpbS

— CHOQUEI (@choquei) October 29, 2023

Vdekja e aktorit të “Friends”/ Kryeministri kanadez: S’do të harroj kurrë kur luanim në shkollë

Justin Trudeau shprehu pikëllimin e tij për vdekjen e Matthew Perry përmes një postimi në rrjetet sociale. Kryeministri i Kanadasë dhe aktori i dashur kanë qenë shokë klase në shkollën fillore, siç kishte treguar në një intervistë Matthew Perry.

“Vdekja e Matthew Perry është tronditëse dhe e trishtueshme. Nuk do t’i harroj kurrë lojërat që kemi luajtur në oborrin e shkollës dhe e di që njerëzit në mbarë botën nuk do ta harrojnë kurrë gëzimin që u solli. Faleminderit për të gjitha të qeshurat, Matthew. Ishe shumë i dashur dhe do të na mungosh shumë”, tha Justin Trudeau.

Aktori kishte treguar se kur ishin në shkollën fillore ai dhe një shok i klasës kishin rrahur Trudeau. “E pamë bashkë. Mendoj se ai ishte i zoti në një sport që ne nuk ishim, kështu që e rrahëm nga xhelozia”, kishte thënë Perry. Madje, ai kishte shtuar se nuk ndihej mirë nga kjo ngjarje. “Nuk jam krenar. Ishte tragjike. Unë isha një fëmijë budalla. Nuk doja ta shqetësoja”, tha ai.

“E kam menduar pak, dhe e dini çfarë, kush nuk donte ta godiste Chandler?”, u përgjigj Trudeau me shaka.

Çfarë gjeti policia në shtëpinë e aktorit Matthew Perry, dalin detaje të reja

Shumë medikamente të marra me recetë janë gjetur në shtëpinë e aktorit Matthew Perry pas vdekjes së tij. Lajmin e japin mediat amerikane që citojnë burime të forcave të zbatimit të ligjit. Hetuesit thanë se nuk gjetën asnjë drogë të paligjshme në vendin e vdekjes së Perry, por kishte shumë ilaçe. Aktori i njohur i “Friends” merrte anti-depresantë, ilaçe kundër ankthit dhe një ilaç për problemet në frymëmarrje, tha policia për portalin TMZ.

Sëmundjet pulmonare të ‘thuhet se kishin ardhur për shkak se ai ishte prej kohësh duhanpirës. Mjeku ligjor i kontesë së Los Anxhelosit tha se do të kryhet një testim toksikologjik për të përcaktuar nëse ai ka ndonjë ilaç në sistemin e tij trupor, por për marrjen e përgjigjeve mund të duhen muaj.

Perry u gjet i vdekur në xhakuzin e tij të shtunën, ku besohet se është mbytur. Burime nga forcat e rendit bënë me dije se ata u thirrën nga një telefonatë për një arrest kardiak. Mediat zbuluan se përpara tragjedisë, Perry ishte kthyer në shtëpi pas një loje 2-orëshe me top (pickleball).

Ai dërgoi ndihmësin e tij për një detyrë pak pas kthimit në banesë. Pickleball është një lojë me raketa që luhet në një fushë sa e katërta e madhësisë së një fushë tenisi dhe me një rrjetë më të ulët. Loja është popullarizuar pasi një numër i madh i të famshëmve të Hollivudit filluan ta promovojnë atë gjatë karantinës së covid.

Ndihmësi i tij thuhet se është kthyer rreth 2 orë më vonë, ku zbuloi se Perry nuk reagonte ndaj kontaktoi shërbimet e urgjencës. “The Sun” shkruan se thirrja në urgjencë u bë rreth orës 16:00 dhe hetuesit kaluan orë të tëra në shtëpi. Një fqinj, 17-vjeçar tha për The Sun se ai dhe vëllezërit dhe motrat e tij më të vegjël kishin mbetur të shokuar nga ajo që panë në oborrin e Matthew derisa mbërriti policia.

Rrëfimi i fqinjit

“Isha në shtëpi kur u shfaq ambulanca dhe pashë jashtë. isha gati të shkoja në shtëpinë e mikut tim. Ata ishin jashtë derës së fqinjit tim. Nuk e mendova shumë në atë kohë derisa mbërriti policia. Ishte shumë shqetësuese dhe shumë e trishtueshme pas gjithë atyre viteve… nga ajo që ai ka kaluar, varësitë e tij dhe çfarëdo. Pashë gjithçka. Ndihem keq për vëllezërit e motrat e mia më të vogla. Isha shumë i trishtuar.

E prisja këtë në njëfarë kuptimi, por nuk e prisja që të ishte kaq shpejt. Ai nuk kishte jetuar atje gjatë. E kam takuar një herë. Ai ishte shumë miqësor, më miqësor nga sa mendoja. Djalë shumë i mirë, i vërtetë. Gjithmonë e kam kërkuar Matthew dhe ai është ndoshta një nga aktorët e mi të preferuar të të gjitha kohërave. Ai bëri batutat më qesharake në serial” – tha fqinji i ri.

Perry jetonte në shtëpinë pranë plazhit pasi shiti apartamentin e tij miliona dollarësh. Fqinjët thanë se ai kaloi muaj duke rimodeluar pishinën dhe oborrin e shtëpisë duke ndjerë se ky ishte vendi ku ai mund të kalonte vitet e tij të pensionit.

“Puna ishte e zhurmshme dhe vazhdoi për javë të tëra. Unë mendoj se ai ishte i mërzitur me kontraktorin e tij që zgjati kaq shumë. Zhurma u ndal vetëm rreth një javë më parë dhe të mendosh se ai mezi e ka shijuar pishinën. Tani ai nuk është më. Është një trishtim i pabesueshëm” – tha fiqnji.

Aktori u pa për herë të fundit në një restorant të quajtur “The Apple Pan “në Los Angeles. Ai dukej i dëshpëruar, pavarësisht se ishte jashtë me miqtë. Postimi i fundit i Perry në Instagram e tregonte gjithashtu atë duke shijuar një zhytje në atë që dukej të ishte një xhakuzi. Në mbishkrim shkruhej: “Oh, kështu uji i ngrohtë që vërtitet përreth të bën të ndiheni mirë? Unë jam Mattman”.

Netanyahu kritikon zbulimin izraelit lidhur me sulmin e Hamasit, më pas kërkon ndjesë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, sulmoi të dielën shefat e tij të organeve të zbulimit përmes një postimi në platformën X, duke thënë se ata nuk e kishin paralajmëruar që Hamasi po planifikonte sulmin në shkallë të gjerë më 7 tetor. Më vonë ai i tërhoqi komentet e tij dhe kërkoi ndjesë.

Postimi në rrjetin X në orën 1 të natës, ndërsa gdhihej e diela, shkaktoi një termet politik dhe ndasi në kabinetin e luftës të Netanyahu, i cili ka shkaktuar zemërim mes publikut pasi nuk ka marrë përgjegjësinë për dështimin e organeve të zbulimit dhe operacionet në lidhje me sulmin e Hamasit në pjesën jugore të Izraelit.

Zyrtarët e lartë, që nga krerët e ushtrisë dhe agjencia e brendshme e spiunazhit “Shin Bet” e deri tek ministri i financave e kanë pranuar dështimin. Por Kryeministri Netanyahu nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ai është shprehur se pas luftës do të vijë koha për të ngritur pyetje të vështira, përfshirë vetë atë. I pyetur në lidhje me komentet e zotit Netanyahu gjatë një konference shtypi me gazetarët, zëdhënësi i ushtrisë izraelite nuk pranoi të përgjigjet, duke thënë se: “Tani jemi në luftë, të përqendruar tek lufta”.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se do të ketë hetime për zhvillimet që çuan në sulmin e Hamasit si dhe reagimin gjatë sulmit, por se në qendër të vëmendjes ishte konflikti.
Në postimin e fshirë të zotit Netanyahu thuhej: “Në asnjë moment dhe asnjë etapë nuk pati paralajmërime për Kryeministrin Netanyahu në lidhje me qëllimet e luftës së Hamasit. Përkundrazi, të gjithë zyrtarët e sigurisë, përfshirë krerët e ushtrisë dhe Shin Bet, vlerësuan se Hamasi ishte i frenuar dhe i interesuar për një marrëveshje”.
Në një postim të dytë në rrjetin X rreth 10 orë më vonë, zoti Netanyahu tha: “Kam gabuar”, duke shtuar se vërejtjet e tij “nuk duhet të ishin bërë dhe unë kërkoj falje për këtë”.
“Shpreh mbështetje të plotë për të gjithë krerët e degëve të sigurimit”, shkruante ai.
Komentet e tij fillestare u kritikuan menjëherë nga aleatët aktualë dhe të mëparshëm, përfshirë nga Benny Gantz, ish-ministër i mbrojtjes, i cili tani shërben në kabinetin e luftës të Kryeministrit Netanyahu.
Gantz shkroi në rrjetin X se Kryeministri Netanyahu duhet ta tërheqë komentin dhe ta lërë këtë çështje.
“Kur jemi në luftë, udhëheqja duhet të tregojë përgjegjësi, të vendosë të bëjë gjërat e duhura dhe të përkrahë forcat në një mënyrë që të kryejnë atë që ne kërkojmë prej tyre”, shkruante zoti Gantz.
Sulmi befasues dhe i mirëplanifikuar i Hamasit ishte më vdekjeprurësi në historinë 75-vjeçare të Izraelit.
Izraeli reagoi me sulme ajrore duke bombarduar Rripin e Gazës ndërsa ditë më parë filloi operacionet tokësore për eliminimin e grupit islamik të mbështetur nga Irani dhe për të siguruar lirimin e mbi 220 pengjeve të rrëmbyera në Izrael më 7 tetor.
Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid, i cili më parë ishte kryeministër, tha se Netanyahu “shkeli vijën e kuqe” me shkrimin në rrjetin X.
“Përpjekjet për të shmangur përgjegjësinë dhe për të fajësuar institucionet e sigurisë e dobësojnë ushtrinë ndërsa po lufton armiqtë e Izraelit”, tha ai.
Yossi Cohen, i cili drejtoi agjencinë e zbulimit Mossad nën qeveritë e mëparshme të Netanyahut, i tha Radios Izraeli: “Përgjegjësia merret që në fillim të punës, jo nga mesi”./VOA

Vllaznia shkarkon trajnerin Memelli, Zoom.al zbulon ekskluzivisht trajnerin e ri të kuqebluve

Vllaznia vendosi të mbyll bashkëpunimin me trajnerin Migen Memelli pas humbjes me Kukësin.

Menjëherë klubi kuqeblu ka gjetur zëvendësuesin dhe ai është Qatip Osmani.

Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm shqiptar në futbollin e Maqedonisë së Veriut, është emëruar trajneri i ri i Vllaznisë.

Burime nga klubi Vllaznina bëjnë me dije për Zoom.al, se Qatip Osmani është nisur drejt Shqipërisë, teksa në kufi do të pritet nga drejtori sportiv i klubit Elvis Plori.

Pasi të nënshkruajë kontratën, Osmani do të drejtojë seancën stërvitore të së hënës me klubin shkodran.

 

Qatip Osmani deri tani në tre raste ka drejtuar ekipin e Shkëndijës, skuadër me të cilën ka fituar tre tituj kampion, një Kupë dhe një Super Kupë, ndërsa në garat ndërkombëtare ka luajtur në play-off, për kualifikim në fazën e grupeve në Europa League.

Qatip Osmani pesë vite ishte trajner i parë i KF Renova, gjashtë muaj ishte trajner i FC Shkupi dhe KF Drita të Bogovinës. /zoom.al/

Sherr mes disa personave dhe përfaqësues të Kishës Katolike për çështje pronësie, 8 të shoqëruar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mesditë në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës. 8 persona janë përfshirë në sherr fizik, bëhet fjalë banorë të familjes Kaculi si edhe përfaqësues të Kishës Katolike. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka shoqëruar 8 personat e përfshirë në konflikt, B. K., E. R., Y. R., O. R., N. S., M. F., M. L. dhe P. D.

Në një reagim zyrtar, policia thotë se shkak për sherrin është bërë një çështje pronësie. Përfaqësuesit e Kishës Katolike kanë qenë duke rrethuar pronën për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti ka agarvuar në përdorimin e sendeve të forta, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë e të shtënave me armë. Policia nuk e saktëson se kush ka qëlluar me armë në reagimin e saj.

Personat e tretë të përfshirë në sherr, të njohur si të fortë të zonës, janë persona të cilët janë duke kryer një investim në zonë për turizëm dhe duan të ndërtojnë një mol. Ndërkohë projekti zhvillimor kalon në tokën për të cilën u bë sherri mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës dhe kjo ka çuar në përplasje të ashpër ditën e sotme. Personat që duan të ndërtojnë molin janë përfshirë në sherr në mbrojtje të rojës duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh konflikt në këtë zonë mbi këtë çështje, ndërsa policia thotë se kallëzimet janë kryer në prokurori prej disa vitesh. Këta persona janë shoqëruar disa herë. Njësia administrative, prokuroria, bashkia Durrës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe policia kanë qenë në dijeni të situatës konfliktuale, por deri me tani nuk ka pasur asnjë vendim në lidhje me dokumentacionin.