zoom

Day ArchiveArjon Muça bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit! Partnerja, sekret

Moderatori i njohur Arjon Muça është bërë baba për herë të parë. Prezantuesi është bërë baba i një vajze dhe lajmi është zbuluar nga motra e tij, Frensis.

Ajo publikoi foto të vogëlushes së porsalindur dhe zbuloi se ka ardhur në jetë ditën e sotme, 28 tetor.

“Ma vodhe zemrën. Mirë se erdhe më e vogla e familjes Muça. Halla të premton se do të jetë gjithmonë pranë teje, shoqja e zemrës time. Të duam pafund 28.10.23”, shkroi ajo në postimin që tashmë është zhdukur nga profili i saj dhe nuk dihen ende arsyet pse.

Arjon Muça është shumë diskret sa i përket jetës së tij personale dhe nuk dihet se kush është partnerja e tij.

Ndërkohë vetë moderatori s’ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale për lajmin e bukur që është bërë baba.

Në një intervistë në shkurt të këtij viti, ai foli për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, duke preferuar ta mbajë identitetin e saj të fshehtë.

“Jam i dashuruar. Cila do të ishte vlera e shtuar nëse do ta bëja publike përveçse do të ushqeja 3 ditë kuriozët. Më përpara nuk kam qenë 37-vjeç, njeriu rritet, piqet dhe e kupton se çfarë ka vlerë”, tha ai.

“Dëshiron të krijosh familje?”, e pyeti moderatorja e “S’e luan topi”.

“E kam dashur dhe e dua.Unë mendoj të kem një familje, nëse Zoti do të më bekojë me shumë fëmjë apo 1 fëmijë. Nëse do të ishte për mua do të doja një skuadër futbolli, sa më shumë fëmijë, edhe partnerja ime të njëjtën gjë do. Por nga ana tjetër, në cilat kushte do të rriten. Do të doja që familja ime të kishte aq anëtarë sa askush të mos kishte gojë të thoshte që nuk i ka rritur mirë fëmijët, ose nuk e ka edukuar mirë”, u shpreh ai.

Propozimi? “E kam menduar, së shpejti. Po besoj se po brenda këtij viti. Ajo nuk është xheloze, kur t’i njeh shpirtin e dikujt, nuk bëhesh xheloze.” 

Izraeli pas deklaratave të Erdogan: Ai ishte dhe mbetet gjarpër

Deklaratat e presidentit turk, Erdogan kanë nxitur zemërim, pasi ai mbështeti publikisht Hamasin duke thënë se nuk është organizatë terroriste, ndërsa Izraelin e quajti fuqi pushtuese.

Izraeli reagoi menjëherë dhe ministri i Jashtëm, Eli Cohen, i kërkoi të gjithë përfaqësuesve diplomatikë të vendit të tij në Turqi të kthehen në atdhe.

Në të njëjtën kohë, ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara e quajti Erdoganin një “gjarpër” që nuk humbet asnjë rast për të shprehur zemërimin e tij antisemitik.

Nga ana tjetër, ministri i Energjisë i Izraelit tha se presidenti turk zbuloi fytyrën e tij të vërtetë. 

Ai është njeriu i vëllazërisë muslimane dhe një mbështetës i Hamasit dhe Shtetit Islamik”, thuhet në deklaratë.

Çfarë tha Rexhep Tajip Erdogan?

Përpara një turme njerëzish, në një tubim mbështetës për palestinezët të organizuar sot nga partia e tij në Stamboll, Erdogan tha se: “E përsëris se Hamasi nuk është një organizatë terroriste. Izraeli është pushtuesi i Palestinës.”

Ai doli kundër Perëndimit, duke deklaruar se: “Ai është përgjegjës për mizoritë në Gaza. Mizoritë janë një ndikim i veprimeve të Perëndimit”.

“Sa duhet të vdesin që Perëndimi të shpallë një armëpushim? Izraeli është i shqetësuar nga ajo që ne themi për Hamasin. Por ne nuk i detyrohemi asgjë Izraelit. Komuniteti ndërkombëtar qëndron i verbër dhe i shurdhër përballë asaj që po ndodh dhe pavarësisht thirrjeve të Kombeve të Bashkuara”, u shpreh presidenti turk.

Mike Pence tërhiqet nga gara presidenciale 2024: Kjo s’është koha ime

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence është tërhequr nga gara presidenciale e vitit 2024, duke thënë se “kjo nuk është koha ime”.

“Ne gjithmonë e dinim se kjo do të ishte një betejë e vështirë, por nuk jam penduar”, shkroi ai në një deklaratë.

Pence është kandidati i parë i madh republikan që pezullon fushatën e tij në një garë të udhëhequr nga ish-presidenti Donald Trump.

Pence ishte “dobësuar” në sondazhet e fundit dhe kishte luftuar për të fituar mbështetjen e votuesve republikanë.

“Po largohem nga kjo fushatë, por nuk do ta lë kurrë luftën për vlerat konservatore”, ka shkruar ai në një deklaratë drejtuar mbështetësve të tij.

Vendimi i Pence për t’u tërhequr nga fushata presidenciale republikane erdhi pak para debatit të tretë presidencial më 8 nëntor.

“Kishte shqetësime të mëdha në fushatën e Pence se ai nuk do të kualifikohej për fazën e tretë të debatit muajin e ardhshëm”, tha një burim për CNN.

Pence u nda nga ish-shefi i tij Donald Trump gjatë sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së. Nga ana tjeter, Trump vazhdon të jetë kandidati dominues në garën presidenciale të 2024, pavarësisht nga problemet e tij ligjore.

“Ai donte intimitet”- Heidi Baci për aktorin 21 vite më të madh: S’e dashuroja

Pas “braktisjes” së Big Brother Vip Italia, Heidi Baci ka treguar në “Verissimo” arsyet e vërteta që e shtynë të largohej nga reality show.

Ajo doli nga shtëpia e famshme pas takimit me të atin, i cili nuk ishte dakord për lidhjen e saj me aktorin Massimiliano Varrese për shkak të diferencës së moshës.

“Mamaja ime e kuptoi që diçka nuk shkonte, isha në vështirësi dhe kjo i alarmoi pak të gjithë”, shpjegoi ajo duke iu referuar episodit të babait të saj, i cili u shfaq në shtëpinë e Grande Fratello për t’i kërkuar vajzës të kthehej në shtëpi.

“Ishte e vështirë të qëndroja në shtëpi me atë presion, duke ditur që nëna ime nuk ishte mirë, zgjedhja për të qëndruar do të kishte qenë edhe më e vështirë. Babai më linte gjithmonë të lirë, kështu që ishte një tronditje edhe për mua të shihja prindërit e mi kaq të shqetësuar”, sqaroi ajo.

Më pas duke folur për Massimiliano Varrese , Heidi shpjegoi: “Isha e intriguar, por ndërsa vazhduam situata degjeneroi. Massimiliano mësonte pikat e mia të dobëta, prej aty filloi rrethi vicioz”.

“A mund të themi se ai ju shkatërroi Big Brother?”, e pyeti moderatorja.

“Po, mund të themi, kështu është”, u shpreh ish-banorja, e cila më pas saktësoi: “Por edhe unë kam gabime, duhet të kisha ngritur mure, të isha më i qartë.”

“Folët për manipulim”, vazhdoi prezantuesja.  “Po, Massimiliano kishte qëndrime shumë të forta dhe ishte hera e parë që u gjenda në një situatë të tillë me një burrë. Nëse do të kisha qenë jashtë, nuk do të kishte ndodhur kurrë. Aty brenda as që e kuptova këtë situatë kur dola dhe pashë veten nga jashtë dhe gjithashtu pashë skena si ajo në të cilat Massimiliano i shkelmojnë pufkat në kopsht, kuptova prindërit e mi, të cilët kishin një pamje shumë të qartë”, shpjegoi Heidi.

E pyetur për ndjenjat për Massimiliano Varrese , Heidi tha: “Në fillim më intrigoi Massimilano, ai ishte një njeri i mirë, i mençur dhe serioz, por u dashurua në tre javë, është e pamundur. Më pas u bë një marrëdhënie jo e shëndetshme, nuk doja ta refuzoja, u përpoqa të zbusja tonin, por ishte e pamundur, ai donte intimitet. Nuk isha e dashuruar, ishte thjesht një kuriozitet brenda lojës.”

“Ju q**** nona”- Dea Michelle pas sharjes: Luiz Ejlli po nxit njerëzit që të më urrejnë

Dea Michelle ka deklaruar se Luiz Ejlli po nxit njerëzit që ta urrejnë, pasi ky i fundit e ofendoi nga nëna në një koncert, madje u kërkoi edhe fansave të tij që të bënin të njëjtën gjë.

Ish-banorja e Big Brother Vip, e cila ka pasur përplasje të ashpra me fituesin e spektalit brenda shtëpisë, u shpreh se kur rastisin së bashku, e shmang Luiz Ejllin.

Ajo deklaroi se herën e fundit që komunikuan bashkë, fituesi i BBV i tha se do e shante sërish.

Dea Michelle i kërkoi publiksht që t’i bënte thirrje fansave të tij që t’i udhëzojë që të jenë më të dashur dhe më pozitiv.

“Jam prekur sepse këtë gjë unë e kam vuajtur shumë që kur kam pasur një përplasje me Luizin në BBV për shkak të një nominimi, që për mua ishte thjesht një lojë. Dhe kur kam dalë nga BIG-u, kam menduar se cdo gjë do të harrohet dhe kam dashur më të mirën për të gjithë, jo që kjo situatë do të vazhdojë. 

Kur ka vazhduar më pas në koncertin që ai pati, që nxiti në Shkodër një turmë me njerëz që të më urrenin mua dhe më pas live, më vjen keq që situata duhet të shkonte kështu. Ishte një moment live kur u takuam që më tha “unë do të të shaj prapë”. Unë e kam shmangur kur jemi takuar sërish. Nuk ishte as shaka dhe as batutë. 

Doja t’i thoja publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, tí udhëzojë që të jenë më të dashur dhe më pozitiv”, tha ajo në “Se luan topi”.

Kujtojmë se pak muaj më parë, këngëtari ofendoi publikisht ish-banoren në një nga koncertet e tij, ndërsa i dedikoi këngën “Oj Lujlia me limona”.

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”- u shpreh ai.

E pas momentit i cili është bërë viral në rrjet, erdhi dhe reagimi i Deas e cila nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, ajo nuk ia ka përtuar aspak këngëtarit me kundërpërgjigjen e saj.

 “Unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. TURP, burrë 40 vjeç, për një lojë. Unë nuk kisha ndërmend të flisja ndonjëherë për ty dhe as nuk do flas më ndonjëherë për ty. Nuk je në mendjen time. Sot do vazhdoj të festoj ditëlindjen e mamit me familjen timë, pavarësisht se ti dhe të gjithë që ishit në atë koncert hodhët gjithë atë vrer ddrejt nesh dhe me nderpretë. Gjërat e mia të shenjta mos mi prekni. Jeta ime është e bukur, unë jetoj e plotësuar. Nuk jetoj për klikime, as për tu pasuruar deri në pangopje”, shprehej Dea.

“Ai ikën, vjen. Do largohet sërish”- Avokati shuan zërat për arratisje të Metës e Kryemadhit

Zërat për një arratisje të ish-presidentit Ilir Meta, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë, si dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, pasi burime për Zoom.al raportuan se ata janë kthyer në Shqipëri.

Sipas zërave që qarkulluan, çifti Meta-Kryemadhi kishin udhëtuar për në Austri dhe Gjermani, teksa mbrëmjen e së premtes u raportua se gjendeshin në Itali dhe prej andej kanë fluturuar me linjën e radhës tranzit për në Tiranë.

Ndërkohë avokati, Genc Gjokutaj i pyetur për vendodhjen e kreut të PL-së, tha se me Ilir Metën komunikon telefonisht dhe është shumë mirë, duke shtuar se “nuk më duhet se ku ndodhet”.

Gjokutaj shtoi se: “Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”.

“Ndaj zotit Meta janë aktivizuar më herët disa që s’dua t’u përmend emrat. Janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë për të përpiluar kallëzime. Meta është prej gati 5 vjet është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira.

Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë. Futja e zotit Meta në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepër dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë.

Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, shkon për arsye shëndetësore. Meta nuk ka cilësi në proces, nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit.

Është hapur ky muhabeti i Berishës dhe tashmë është krijuar perceptimi. Me Metën komunikoj telefonisht, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”, tha avokati në emisionin “Kjo Javë”.

Spekulimet e fundit mediatike dhe në panelet televizive, kalkulonin hipoteza se politikani i lartë e la Shqipërinë në në dukje në një arrati për t’i shpëtuar hetimeve apo ndonjë fletë-arresti të SPAK-ut, ditën e premte, kur u bë operacioni për dosjen e “Kompleksit Partizani”.

Por burime afër partisë njoftuan se Meta ka qenë për një vizitë të zakonshme jashtë vendit, të programuar më parë për çështje të ndryshme dhe për të cilat nuk jepen detaje. Por ata janë rikthyer pas përfundimit të saj pak pas mesnatës së premte, duke gdhirë dita e sotme.

Në këtë mënyrë janë shuar zërat për arratisje të mundshme dhe tashmë i lënë vend spekulimeve të radhës për dosjet hetimore të SPAK ndaj kreut të PL-së, pasi edhe më herët ka pasur denoncime, siç është ai për lobimin rus për fushatat zgjedhore. Meta vetë i ka mohuar këto implikime në mënyrë konstante, duke i cilësuar si akuza politike dhe të qëllimshme. /ZOOM.AL/

Gjashtë shenja që paralajmërojnë sëmundjen e kancerit! Çfarë duhet të bëni

Zbulimi i hershëm i një tumori malinj është thelbësor për menaxhimin e sëmundjes. Njohja e simptomave dhe kontrollet mjekësore janë gjithmonë të rëndësishme.

Kanceri mund të shfaqet te njerëzit në mënyra të ndryshme. Gjithashtu simptomat e një personi mund të ndryshojnë nga të tjerët, ndërsa disa janë asimptomatik,

“Është e rëndësishme të dini se çfarë është normale për ju dhe të flisni me mjekun nëse vëreni ndryshime të pazakonta ose shenjë që nuk do të largohet. Kjo mund të ndihmojë në diagnostikimin e kancerit në një fazë të hershme, kur trajtimi ka më shumë gjasa të jetë i suksesshëm”, sipas Cancer Research UK.

Mund të jetë një gungë, një nishan i çuditshëm, gjakderdhje jonormale ose humbje e papritur në peshë.

Ka më shumë se 200 lloje të kancerit me simptoma të ndryshme, thonë studiuesit e Cancer Research UK, e cila përpiloi dhe publikoi një listë me gjashtë shenjat më kryesore.

1. Lodhja
Ka shumë arsye pse mund të ndiheni më të lodhur se zakonisht, veçanërisht gjatë periudhave të stresit intensiv ose nëse keni probleme me gjumin. Por nëse ndjeni një lodhje të vazhdueshme ose pa ndonjë arsye të dukshme, mund të jetë një tregues se duhet të shkoni te mjeku.

2. Djersitje intensive gjatë natës ose ethe
Djersitjet ose ethet gjatë natës mund të jenë për shkak të infeksioneve ose reaksioneve të padëshiruara të barnave, gjithashtu janë të zakonshme gjatë menopauzës.

Megjithatë, djersitja është gjithashtu një simptomë e kancereve si leucemia dhe kanceri i mëlçisë. Në rast të djersitjeve shumë të mëdha gjatë natës ose temperaturës së pashpjegueshme, kërkoni këshilla mjekësore.

3. Gjakderdhje ose mavijosje e pashpjegueshme
Nëse njëra ose të dyja të mësipërmet nuk janë për shkak të një dëmtimi, ato duhet të kontrollohen nga një mjek. Gjakderdhja mund të gjendet në feces, urinë, mukozën e kollës, etj. Tek gratë, gjakderdhja vaginale e pashpjegueshme mund të ndodhë midis periodave, pas seksit ose pas menopauzës. Pavarësisht nga sasia e gjakut ose ngjyra e tij (e kuqe në kafe dhe pothuajse e zezë), bisedoni me mjekun tuaj.

4. Dhimbje ose shqetësim i pashpjegueshëm 
Dhimbja dhe shqetësimi janë mënyra e trupit tonë për të na treguar se diçka nuk është në rregull. Dhimbjet e ndryshme janë më të zakonshme teksa rritemi, por kur ato janë të pashpjegueshme ose të vazhdueshme në ndonjë pjesë të trupit mund të jetë shenjë e diçkaje më serioze.

5. Humbja e pashpjegueshme e peshës
Ndryshimet e vogla në peshë me kalimin e kohës janë krejtësisht normale, por humbja e disa kilogramëve pa bërë asnjë përpjekje është një arsye për të shkuar tek mjeku tuaj. Mund të jetë një shenjë e problemeve shëndetësore përveç kancerit.

6. Gungë ose ënjtje e pazakontë kudo
Një gungë ose ënjtje që u shfaq papritur kudo në trupin tuaj dhe vazhdon duhet të merret seriozisht. Ato mund të dalin në qafë, sqetull, stomak, ijë, gjoks ose testikuj ndër të tjera.

Shqipëria U19 pë vajza merr fitoren e dytë radhazi në eliminatore, mposht Qipron

Pas suksesit 2-1 ndaj Lituanisë, Shqipëria U-19 për vajza triumfon edhe ndaj Qipros 2-1 në stadiumin “Wil”, të Zvicrës, duke marrë kështu tre pikët e radhës në grupin B1.

Shqipëria kaloi shumë shpejt në avantazh, me një gol të realizuar nga Klesta Ago që në minutën e 6-të të takimit.

Sulmuesja kuqezi godet topin në mënyrë perfekte nga jashtë zone, duke mos i lënë asnjë mundësi portieres qipriote për ta pritur dhe duke dërguar shifrat në 1-0 për vajzat kuqezi.

Pak minuta më vonë, Xhesika Ndoj provon të asistojë për Borcin, por portierja kundërshtare grushton, duke i mohuar golin e dytë Shqipërisë.

Kuqezezat nuk ndalen me kaq, por krijojnë shumë raste të tjera, me Kodrën, Agon, Cokën, por mungoi vetëm finalizimi.

Edhe Era Methoxha provoi mundësinë e saj në minutën e 41-të, por topi përfundon në duart e portieres dhe pjesa e parë mbyllet nën epërsinë 1-0 për Shqipërinë.

Vajzat kuqezi kërkojnë të dyfishojnë rezultatin në pjesën e dytë dhe golin e gjen sulmuesja Klaudia Borci, me një super goditje të bukur po nga jashtë zone.

Pak para fundit, qipriotet ngushtojnë rezultatin në 2-1. Trajneri bën edhe një zëvendësime tjetër në skuadër, duke hedhur në fushë Torin për Angela Nikën.

Ndeshja mbyllet me rezultatin 2-1 për Shqipërinë, me vajzat kuqezi që renditen në vendin e dytë të grupit B1, me 6 pikë, po aq sa Zvicra. Në ndeshjen tjetër të grupit, zvicerianet fituan 17-0 ndaj Lituanisë.

Ndeshja e tretë e Shqipërisë U-19 për vajza ndaj Zvicrës do të luhet të martën, po në stadiumin ‘Wil’.

Trajneri i ekipit kombëtar U-19, Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amelia Mone (GK), Rigersa Tori, Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (c), Alesja Çinaj, Era Methoxha, Klesta Ago, Jehona Coka dhe Klaudia Borci. /zoom.al/

Fruti që forcon spermën dhe mbron zemrën

I shijshëm, krokant dhe me një shije paksa të ëmbël, ky frut mbron funksionimin e duhur të zemrës dhe rrit pjellorinë mashkullore.

Nëse përfshijmë lajthitë në dietën tonë ushqimore, përfitimet që marrim janë të shumëfishta dhe shtrihen në funksione të ndryshme të trupit.

Ashtu si arrat, ato janë të pasura me lëndë ushqyese, me një përmbajtje të lartë të proteinave, yndyrave të dobishme, vitaminave dhe mineraleve.

Lajthitë në veçanti përmbajnë vitaminë E, acide yndyrore ω-6 dhe ω-9, hekur, fosfor, kalium dhe zink. Të gjithë këta elementë kontribuojnë në funksionimin e duhur të trupit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm, siç do ta shihni më poshtë.

Mbrojnë funksionin e zemrës

Ashtu si arrat, lajthitë ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës. Sipas një studimi, një diete të pasur me lajthi mund të përmirësojë biomarkerët e rrezikut kardiovaskular, duke reduktuar potencialisht rrezikun e problemeve të zemrës.

Gjithashtu ul nivelet e kolesterolit lipoprotein, një lloj kolesteroli që rrit gjithashtu shanset për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Rrisin cilësinë e spermës

Konsumimi i shpeshtë i lajthive mund t’i japë zgjidhje problemit të përgjithshëm të infertilitetit. Hulumtimet e fundit kanë treguar se ngrënia e më shumë arrave, duke përfshirë lajthitë, mund të rrisë numrin e spermës dhe të përmirësojë cilësinë e spermës.

Studiuesit theksojnë se ky studim i vogël përfshinte pjesëmarrës të shëndetshëm dhe pjellorë. 

Ish-banorja e Big Brother VIP tregon si zbuloi tradhtinë e ish-partnerit

Ish-banorja e Big Brother VIP, Diola Dosti ka rrëfyer se është tradhtuar nga ish-partneri i saj.

Ajo tregoi se pas zbulimit të tradhtisë i dha fund marrëdhënies me të. Nustricionistja theksoi se tradhtinë e ish-partnerit e zbuloi nëpërmjet telefonit.

Në një intervistë për “Glamour Zone”, shtoi se ky person nuk është ish-bashkëshorti i tij, me të cilin ka 3 vajza.

Pjesë nga intervista:

A të kanë tradhëtuar ndonjëherë?

Diola Dosti: Po, më ka ndodhur, dhe ai person kaloi limitet e mia. Ndaj përfundoi gjithçka mes nesh.

Si e zbulove?

Diola Dosti: E zbulova nëpërmjet telefonit, në ditët e sotme gjithçka fshihet atje. Më pas është telefoni ai që i nxjerr të gjitha ato që kanë ndodhur. Në momentin që dikush cënon paqen time mendore dhe emocionale, unë nuk bëj dot kompromis.

Për personat që ndoshta do të aludonin se ky mashkull ka qenë ish-bashkëshorti yt, si do t’u përgjigjeshe?

Diola Dosti: Jo, jo nuk ka qenë ai.

Diola Dosti në Big Brother Vip ka treguar se si erdhi fundi i martesës 12 vjeçare, për të cilën ajo i doli kundër prindërve të saj.

Ish-bashkëshorti i Diolës është mjek gjinekolog. Bëhet fjalë për Dardan Baftiun, i cili ka dhënë intervista me Diolën si çifti perfekt me një marrëdhenie te shëndetshme.

“Atë vit që u ndamë, për Vitin e Ri bëmë një foto familjare. Ne ishim të ndarë dhe ai kishte filluar jetën e tij. Unë e nxjerr foton dhe se kam problem fare. Vajzat e mia e kanë baba atë, sepse është babai më i mirë i mundshëm që vajzat e mia mund të kenë pasur. S’do kishin dalë aq të mira sa janë nëse do kishin pasur një baba tjetër.

Ne jemi të lidhur, duam s’duam, kemi fëmijët. Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët, edhe nëse në sytë e publikut mund të dukem njeriu më i keq në botë.

Nuk e di a ka xhelozi ndaj meje e fejuara e bashkëshortit, nuk mund të them fare. Nuk kam komunikim, por edhe nëse do ta kishte do më vinte shumë keq. Jam personi që dua t’i shoh ata mirë”, tha ajo në një intervistë.