Aplikacion
Autoriteti i Konkurrencës vendosi sot të hapë një hetim të thelluar në tregun e prokurimit publik ndaj ndërmarrjeve Raimondo G.P SHPK dhe Li.Bo – Albania Branch SHPK.
Sipas njoftimit të institucionit, Komisioni i Konkurrencës mori në shqyrtim raportin e hetimit paraprak në tregun e prokurimit publik ndaj ndërmarrjeve në fjalë dhe gjatë vlerësimit të sjelljes së ndërmarrjeve u vu re se, ndërmarrjet mund të përdorin skemën e ofertës së mbuluar duke rënë dakord që njëri nga konkurrentët të paraqesë një ofertë e cila përmban terma specifike të cilat janë të papranueshme nga autoriteti kontraktues.
Si përfundim, bazuar në nenin 4, pika 1, të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, sipas të cilit ndalohen të gjitha marrëveshjet, që kanë si objekt, ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, si dhe Udhëzimin “Mbi luftimin e marrëveshjeve të ndaluara në oferta në prokurimet publike”, sjellja e ndërmarrjeve: Raimondo G.P SHPK dhe Li.Bo – Albania Branch SHPK, në tregun e prokurimit me objekt “Blerje pajisje instrumente, vegla elektrike dhe digjitale (pajisje për kontrollin dhe matjen e mbrojtjes katodike CIPS dhe DCVG)”, të zhvilluara nga autoriteti kontraktues, Albanian Gas Services Company SHA, hedh dyshime për kufizime të mundshme të konkurrencës nëpërmjet një marrëveshjeje të dyshimtë në oferta midis tyre.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e prokurimit publik ndaj ndërmarrjeve Raimondo G.P SHPK dhe Li.Bo – Albania Branch SHPK. Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 26 Shtator 2022 deri në 26 Tetor 2023.
Flet drejtori i TV në Vlorë: Shava lajmin, jo gazetaren. Djali im nuk ka dorë në ngjarjen e rëndë!Drejtori i “Vlora 6+1” Albert Deliaj, ka treguar anën e tij të historisë në “Top Story” mbi deklaratën e tij për gazetaren Afrovita Hysaj.
“Prosti Afrovita Hysaj mashtron qytetarët e Vlorës“, shkruante Deliaj në një reagim në “Facebook”, pasi gazetarja raportoi se djali i tij është një nga djemtë që dyshohet se përdhunuan një 26-vjeçare.
Por drejtori i televizionit lokal tha se ka kërkuar ndjesë për komentin dhe fjala banale nuk ishte për gazetaren. Ai deklaroi se djali ndodhet në burg për një shkelje që ka kryer më herët.
“Unë kam 25 vite që drejtoj televizionin ‘6+1 Vlora’ në Vlorë. Jam ndodhur në këto ditë në një situatë të pazakontë. Gazetarja në fjalë më ka akuzuar djalin, se ishte një nga përdhunuesit. Djali im nuk ndodhet në shtëpi fare, ka bërë një gabim dhe ndodhet në burg.
Ajo nuk mjaftoi me djalin, implikoi gjithë televizionin, gjithë familjen. Unë i kam dërguar gazetarin e lajmeve, i tha çfarë po bën zonjë. Për mos t’u nxituar, unë kam pritur që ajo të vinte në televizion dhe të thoshte më fal apo u nxitova.
Kam përdorur një fjalë banale dhe kam kërkuar ndjesë publike. Kam përdorur atë fjalën për lajmin, jo për gazetaren. Ai nuk ishte lajm, ishte prostilajm”.
VIDEO/ Rrengu për lidhjen jashtëmartesore të bashkëshortit, Orinda Huta: Ishte shaka pa kripë!Orinda Huta e ka quajtuar “shaka pa kripë” telefonatën e bërë nga si rreng nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio.
Gazetarja e emisionit telefonoi Hutën dhe i tha asaj se është 5-muajshe shtatzënë me partnerin e këngëtares, Turjan Hyska dhe se kanë një lidhje të gjatë.
Në një story të publikuar në Instagram, këngëtarja thotë se e kuptoi s eishte ‘prank’, ndonëse nuk e njihte zërin e vajzës që e telefonon.
“Ai ishte reagimi që më erdhi në atë moment dhe është plotësisht i pranueshëm. Mund të kisha reaguar shumë më ndryshe, nëse mund të gjenin një formë më të mirë. Nuk e di që bënin një emision të tillë dhe as zërin e vajzës nuk e njoh. Shumë më kanë shkruar që ishte shaka pa kripë dhe unë ashtu mendoj!”, është shprehur këngëtarja Orinda Huta.
Një tjetër personazh i TCH “i vë vizën” Luiz Ejllit. Aktori i humorit e thumbon dhe e pret nga fotoView this post on Instagram
Një tjetër personazh i Top Channel ka thumbuar Luiz Ejllin, duke iu referuar atij si “mbreti i aktrimit”.
Ka qenë aktori i njohur i humorit Salsano Rrapi, i cili në programin “Ndryshe”, bëri një batutë, ku shprehej se tanimë as aktor s’është, pasi “mbreti” është dikush tjetër. Kjo është marrë si kunjë sepse fansat e këngëtarit e kanë cilësuar shpesh si “mbreti” Luizin.
“Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”, u shpreh Salsano.
Gjithashtu, në një postim në Instastory (tanimë të fshirë), Salsano kishte publikuar të gjithë kastin e filmit në “Kuadër të dashurisë”, por njerëzit thanë se ishte prerë Luizi, një ndër protagonistët kryesorë.
Foto e postuar nga Rrapi:
Foto e plotë:
Megjithatë, duhet theksuar se fotoja ka formate të ndryshme nga post në feed dhe në Instastory, ndaj mund të jetë prerë në pjesët anësore për shkak të formatit, në mënyrë të paqëllimshme. Por nuk përjashtohet që të jetë prerë edhe qëllimisht nga aktori i humorit.
Luizi është përfolur edhe për një krisje në raport me Arbana Osmanin, çka ai e ka pranuar, duke thënë se do të flasë pas majit.
Lista e profesioneve të reja në vend që do të taksohen gjatë 2024-s deri në 23%Nga 1 janari 2024 hyn në fuqi ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Përmes ligjit të ri, të ardhurat nga punësimi do të tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%; të ardhurat neto nga biznesi tatohen sipas normave progresive 15% dhe 23%; të ardhurat nga investimi tatohen sipas normave respektive 8% dividendi dhe ndarjet e fitimit dhe 15% të ardhurat e tjera nga investimi.
Këshilli i Ministrave ka gati projektvendimin për vendimin i cili ka saktësuar listën analitike të shërbimeve, përfshirë ato profesionale, të ofruara nga personat fizikë të vetëpunësuar dhe entitetet, me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit.
Këta do të paguajnë paguajnë tatim mbi të ardhurat personale apo tatim mbi të ardhurat e korporatës, duke filluar nga viti fiskal 2024 përbëhet nga veprimtaritë, sipas kodeve të parashikuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (Rev.2), të paraqitura në mënyrë analitike në tabelën që jepet e plotë në fund të artikullit. Lista përmban 262 profesione.
Sipas vendimit, në rastet kur tatimpaguesit nuk janë të qartë në lidhje me kategorizimin e veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë, apo për normën e tatimit mbi të ardhurat në lidhje me veprimtarinë e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive përcakton ndarjen dhe aktivitetin në të cilën bën pjesë tatimpaguesi përkatës
Vendimi thotë që lista e shërbimeve do të jetë objekt tatimi nga 1 janari 2023.
Përmes ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimeve të zdritshme sipas nenit 22 të ligjit, të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.
I ftuar në emisionin “Opinion” ish-kryeministri Sali Berisha, rikonfirmoi se nuk do të paraqitet “absolutisht” në gjykatë, pasi GJKKO vendosi detyrim paraqitje për të, lidhur me privatizimin e ish-Partizanit.
Berisha e quan shkelje kushtetutë vendimin e gjykatës, pasi nuk ka marrë autorizimin e parlamentit. Po ashtu, ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të votojë në parlament heqjen e mbrojtjes që e mundëson mandati i deputetit.
“Jam i gatshëm të paraqitem para çdo institucioni akuze në çdo kohë pa hezitim, pavarësisht se çfarë konsiderate ke për personin që do të marrë në pyetje, nuk duhet të refuzohet. Çfarë ndodh, një gjykatëse merr për sipër të shkruaj në tryezën e saj Kushtetutën. Akti miq i rënë që mund të bëjë një prokuror apo gjykatës. Ka shkelur të drejtën e konventës së njeriut, për lirinë e lëvizjes. Kushtetuta, unë jam autor për heqjen e mbrojtjes së deputetëve, e rrëzoi Edi Rama me argumentin se na arreston Sali Berisha. I them sot Edi Ramës sot, bëhu burrë dhe hajde ta votojmë. Kjo është një formë arrestimi me detyrim paraqitje”,-tha Berisha.
Nuk do të paraqiteni?
Unë nuk do të paraqitem, absolutisht jo.,-tha Berisha.
“Të kap nga flokët”, sherr midis vajzave në vilën e Love Island?Pas eliminimit të Xhoanës nga vila e “Love Island Albania”, Arlindi ishte zgjedhja e Uedës për “Folenë e dashurisë” ku nisën shkëndijat mes tyre.
Lëvizjet e reja “tërbuan” Xhoanën jashtë shtëpisë, e cila më pas u rikthye në vilë me vota nga publiku.
Rikthimi i saj nxiti tension midis vajzave. Ndonëse s’është eqartë nëse bëjnë shaka pasi janë duke qeshur, apo vërtetë ka ndodhur një përplasje fizike mes tyre.
Në një frekuencë të videos, dëgjohet Xhoana që i drejtohet Uedës “Po të çohem, nuk më intereson se ku jam, do të kap prej flokësh”, ndërsa Ueda e provokon duke i thënë “Çohu”.
Gati projekti, me energjinë së erës dhe diellit do të mbulohet 75% e nevojave të familjeveView this post on Instagram
Shoqëria GE Vernova Onshore Wind dhe CWP EUROPE kanë lidhur një marrëveshje historike për të zhvilluar një projekt hibrid të një shkalle të gjerë për shfrytëzmin e energjisë së erës dhe diellit në Shqipëri.
Me një investim që parashikohet të jetë mbi 1 miliard euro deri në përfundimin e të gjitha fazave të tij, ky projekt do të krijojë mbi 1500 vende pune gjatë etapës ndërtimore dhe pritet të jetë në gjendje të prodhojë energji të mjaftueshme për të mbuluar deri në 75% të gjithë konsumit vjetor të familjeve shqiptare.
Një pjesë e konsiderueshme e investimit parashikohet të shkojë për zhvillimin e infrastrukturës kritike vendore, duke ofruar mundësi të konsiderueshme punësimi dhe përmirësime afatgjata në rajon. Për më tepër, projekti ka potencial ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet eksportues neto i energjisë elektrike, duke rritur ndjeshëm sigurinë energjetike të vendit si dhe atë rajonale.
Stephen Swift, Drejtor i Pergjithshem Komercial i GE Vernova Onshore Wind, tha: “E vlerësojmë lart partneritetin tonë të gjatë me CWP, me të cilët kemi zhvilluar disa projekte me vlerë të madhe në mbarë botën. Jemi të entuziazmuar të punojmë me ta në Shqipëri, në mënyrë që të mbështesim kërkesat e vendit dhe ato europiane për energji të pastër”.
Përpara fillimit të aktiviteteve të ndërtimit, projekti do të sigurojë të gjitha miratimet e lejet e nevojshme të zhvillimit dhe, paralelisht, do të kryejë një vlerësim rigoroz të ndikimit mjedisor dhe social duke iu përmbajtur standardeve më të larta ndërkombëtare.
Partneriteti ndërmjet GE dhe CWP është një arritje e jashtëzakonshme, e cila do të sigurojë përdorimin e zgjidhjeve më të fundit e me inovative inxhinierike për këtë projekt historik.
Dorian Duçka del nga SPAK-u pas katër orëve: Pyesni DASH-in!Dorian Duçka, ish-zëvendësministër i Energjetikës doli pas 4 orësh nga SPAK-u dhe nuk pranoi të komentonte për gazetarët.
I pyetur në lidhje me çështjen e Mc Gonigal-it, Duçka tha se duhet të shkojnë që të pyesin DASH-in.
“Shkoni dhe pyesni Departamentin e Amerikan në Shtetit,”- tha ai, ndërsa u buzëqeshi gazetarëve.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me kallëzimin për aferën Cez-Dia.
Gazetarët: Për Cez-Dia?
Duçka: Jo
Dorian Duçka, këshilltari i Jashtëm i kryeministrit Edi Rama u pa sot në ambjentet e SPAK, disa muaj pas përmendjes së tij në çështjen e Charles McGonigal, ish-agjentin e korruptuar të FBI-së. Në aktpadi atij i referohen si “personi B” i cili shërbente si një këshilltar jozyrtar i kryeministrit të Shqipërisë dhe kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qenë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.
Duçka ka qenë ish zv/ministër për Energjetikën dhe më pas konsulent i pavarur.
Sipas dokumentit të akuzës, gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, “më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Duçka]./ Zoom.al
Avokati i Berishës, akuza GJKKO-së: Teodoresku shpalli vendimin pa lexuar dosjen. Procesi politik!Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së ditën e sotme ku la në fuqi masa e ndalimit për Berishën, si dhe rrëzoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Gjokutaj thotë se edhe me avokatët nga shteti të caktuar nga GJKKO, janë bërë shkelje pasi nuk i është lejuar koha e duhur për t’u njohur me aktet avokates Valentina Teodoresku.
Sipas Gjokutajt, GJKKO ka “zhbërë institucionin e mbrojtjes në proces”, gjë që sipas tij ndodh vetëm “në proceset politike”.
“Siç jini në dijeni dje ne mbrojtësit e z. Sali Berisha Av. Genci Gjokutaj dhe Av. Sokol Mëngjesi pasi na u mohua e drejta themelore e mbrojtësit në një proces njohja me aktet e dosjes dhe vazhdimi i gjykimit nga gjyqtarja Irena Gjoka ndërkohë që nga ana jonë ishte ngritur kërkesa për përjashtimin nga gjykimi me pasojë ndalimin e vendimmarrjes nga ana e saj pikërisht kjo gjyqtare mori vendimin për caktimin kryesisht të Av. Artan Simoni! Ky avokat për arsye të mungesës së integritetit të tij etiko profesional u përjashtua dhe në mënyrë klandestine dhe natën janë caktuar po kryesisht Av. Rabije Cenalia dhe Av. Jalldyz Kastrati! Dy avokatet e caktuara nga shteti kryesisht Jalldyz Kastrati dhe Rabije Cenalia nuk e morën përsipër mbrojtjen edhe pse të shantazhuara në sallën e gjyqit nga prokurorët e SPAK për heqjen e licensës pasi kërkuan 2 ditë kohë për tu njohur me aktet dhe gjykata nuk ua dha këtë kohë! Pastaj GjKKO ka caktuar avokaten Valentina Teodoresku dhe ka shpallur vendimin pa lexuar asnjë faqe të dosjes pra pa u njohur fare avokatja me dosjen! Vendimi ka lejuar vijimin e masave të sigurimit siç ishin marrë! Ndërkohë më përpara dmth para 2 orësh gjyqtarja Flora Hajredinaj ka rrëzuar kërkesën tonë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e depozituar po sot dhe e shortuar po sot! GjKKO ka zhbërë institutin e Mbrojtjes në proces! Vetëm në proceset politike veprohet kështu! Diktatura është vendosur! Shpejt edhe do të shpallet!”, shkruan Gjokutaj.
Ndërsa, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar sërish për avokaten kryesisht nga shteti që u caktua nga GJKKO për mbrojtjen e kreut të Rithemelimit.
Shkëlzen Berisha ka shpërndarë një “screenshot”, ku thotë se avokatja Valentina Teodoresku ka shpërndarë një prej postimeve të kryeministrit Edi Rama.
“Gjykatësja e Ramës, godet sërish! Pas avokat “bishës” cakton për avokate të Berishës, patronazhisten e Ramës”, shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook.