zoom

Day ArchiveEmri/ Gazetarja paralajmëron një tjetër arrestim nga radhët e PS-së

Paralelisht me çështjen ‘Partizani’ të familjes Berisha, një tjetër çështje do të zhvillohet, por nga radhët e socialistëve.

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se këtë herë bëhet fjalë për familjen Gaçi-Xhaçka, pronat e të cilëve u sekuestruan nga SPAK.

Ajo tha se ish-kryetari i Himarës, Jorgo Goro i cili është i përfshirë në këtë çështje, mund të arrestohet.

“Në fakt për zonjën ministre dhe për bashkëshortin e saj nuk është surprizë vendimi i sotëm, kanë katër ditë që kanë shkuar letrat. Oficerët kanë bërë punën e tyre, kanë shkuar pranë zyrave ku punon bashkëshorti i zonjës Xhaçka, kanë vënë në dispozicion të gjithë materialin, kanë kërkuar infiormacione edhe të mëparshme të të gjitha kontratave që janë marrë dhe të gjitha letrave që ai ka patur në lidhje me investimin që do të bënte në zonën e jugut të Himarës. Në fakt aty është një ndërtim, ku janë hedhur bazamentet.

Mesa duket e mesa kemi informacion kjo tokë do i kalojë shtetit, do i hiqet Artan Gaçit si investitor strategjik. Padia që ka bërë i pandehuri i arrestuar Fredi Beleri ka qenë një indice për hetimet e SPAK por i gjithë dokumentacioni dhe informacioni që SPAK ka arritur të mbledhë deri më tani kanë çuar në një skemë ku zoti Gaçi ka përfituar këtë lloj prone në kundërshtim me shumë ligje.

Këtu është i përfshirë edhe ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro si dhe Foto Mëhilli. Ata janë marrë në pyetje dhe kanë dhënë dëshmitë e tyre. Nuk është çudi që shumë shpejt SPAK të arrijë në urdhra-arresti për këtë rast, mund të kemi ish kryetarin e Bashkisë, Jorgo Goron, në javët që vijnë do kemi zhvillime”,-tha gazetarja per Euroneës Albania.

Milan dështon në Paris dhe prek fundin, fati i buzëqesh Dortmundit

Vështirësitë e Milanit vazhdojnë, pasi ata dolën të mundur 3-0 në ndeshjen e tyre në Champions League në “Parc des Princes”.

PSG u jep një leksion të vërtetë futbolli kuqezinjve, duke përshpejtuar sipas nevojës me Mbappé dhe Dembelé dhe duke përfituar nga gabimet e vazhdueshme në mbrojtje të skuadrës së Piolit.

Kampionët e Francës hap lojën në minutën e 32-të me Mbappe, më pas golat e tjerë u shënuan nga Kolo Muani (52′) dhe Lee Kang-in (88′).


PSG kryeson Grupin F me gjashtë pikë, Milani i fundit me 2 dhe kalohet nga Dortmundi (4 pikë), që fitoi mes fatit 1-0 në Angli përballë Newcastle.

Probleme me frenat dhe timonin / Kolaudimi, deri në shtator ngelën rreth 60 mijë mjete

4.500 mjete me moshë 22-vjeçare janë çregjistruar nga kontrolli teknik në vend, duke i nxjerrë ato nga qarkullimi përfundimisht.

Raporti i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për periudhën janar-shtator 2023, tregon se në total 186.174 mjete iu nënshtruan kontrollit teknik. Rreth 32% janë refuzuar ose kanë ngelur në test, përkthyer në 58.698 mjete, që do të thotë do të rifuten përsëri nën kolaudim. Ndërkohë, si arsye kryesore të refuzimeve renditen: defekti vizual, sistemi i shkarkimit të gazrave, sistemi i drejtimit dhe sistemi i frenimit.

Sipas tipit të tyre ku rezulton se janë paraqitur për testim rreth 147 mijë automjete, 21 mijë kamionë, 9 mijë motomjete, 5 mijë autobusë, 4 mijë rimorkio dhe 750 mjete ndërtimi. Sipas llogaritjeve konstatohet se peshën më të madhe e zënë kategoritë “Automjete” dhe “Kamion” përkatësisht me 79.1% dhe 11.1%.

Të ndara me qarqe, 34% e testimeve janë realizuar në Tiranë, më pas renditet Durrësi me 13.6%, Fieri me 10% dhe Shkodra me 7%. Ndërkohë më pak testime janë kryer në qarkun e Kukësit , Gjirokastrës dhe Dibrës përkatësisht 2.4%, 2.2% dhe 1.9%.

Berisha për mediat greke: Arrestimi i Belerit me urdhër të Ramës, kam prova!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për median greke ‘SKY’, duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës për çështjen e Fredi Belerit.

Gjatë intervistës, Berisha ka deklaruar se aktakuza kundër kryetarit të zgjedhur të Himarës është e sajuar dhe se dëshmitarit mbi të cilin ishte bazuar prokuroria për tentativë blerje votash, është paguar me 7 mijë euro për shërbimet e tij, dhe se për këtë thotë se ka prova.

“E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë. Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale”. Ky provokator ka mbledhur para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro”, ka deklaruar Berisha.

Berisha shprehet se ka prova se shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor ndaj Fredis Beleris është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.

Berisha e quan Belerin të  burgosur politik dhe e lidh ndjekjen e tij me dëshirën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë.

Mourinho thumbon zikaltrit: Nuk e dija që ishin të lidhur kaq shumë me të!

Jose Mourinho do të ndjekë nga tribuna si ndeshjen e Europa Leagues mbrëmjen e të enjtes në Europa League ndaj Slavias së Pragës, ashtu edhe atë ndaj Interit në “San Siro”, e planifikuar për pasditen e të dielës.

Megjithatë në konferencën e zakonshme për shtyp tekniku verdhekuq ka ndezur ndeshjen e fundjavës ndaj Interit, duke hapur sërish çështjen e transferimit të Romelu Lukakut te Roma, ndonëse belgun e prisnin te Interi.

“Lukaku është një lojtar shumë i rëndësishëm për Romën dhe do të luajë titullar ndaj Slavias së Pragës. Nuk do të ishte kurrë kaq i rëndësishëm për Romën dhe mendoj se duhet analizuar mënyra si komentohet transferimi i tij te Roma. Të gjithë e shohin si dramë, ndërkohë që kalimin e Calhanoglu nga Milani te Interi e shohin si mrekulli. Nuk e dija që te Interi janë lidhur kaq shumë me Lukakun”, tha portugezi, duke thumbuar ambientin zikaltër pak ditë para transfertës.

Ndërkohë tifozeria e Interit ka shpërndarë 50 mijë bilbila për të pranishmit në “San Siro”, në mënyrë që të vërshëllejnë në çdo prekje të topit nga ana e Lukakut. Inter-Roma do të luhet të dielën në orën 18:00. /zoom.al/

Kujdes, pamje të rënda/ Publikohet video në hotel e vajzës që u përdhunua në Vlorë

Pamje të rënda janë publikuar nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Vlorë, ku thuhet se u përdhunua dhe u drogua vajza 26-vjeçare nga katër persona.

Video e publikuar nga emisioni ‘Piranjat’ tregon momentin kur vajza tërhiqet nga krahu dhe dallohet dobësia e saj fizike, ndërkohë që një prej autorëve të dyshuar dhe futet në hotel.

Më pas, kamerat kanë filmuar momentin tjetër kur vazja del e vetme këtë herë, por në gjendje tepër të rëndë, teksa shihet duke u zvarritur në shkallët e hotelit për të arritur në hollin e hotelit, ku punonjësi njoftoi policinë.

“Ky është momenti kur vajza merret nga krahët dhe futet në hotel nga një person, i cili dyshohet se nuk është i dashuri i saj. Vajza është dukshëm në gjendje jo të mirë dhe e paaftë për të gjykuar apo për të dhënë miratim”, thuhet në videon e publikuar nga emisioni “Piranjat”.

 

Deklarata e plotë/ Malltezi në gjykatë: Ky është rrëmbim! Erë diktaturë! Pronën e kam trashëgimi

Ka dalë në dritë deklarata e plotë e Jamarbër Malltezit, lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani.

Malltezi e quan arrestimin e tij një “rrëmbim” nga SPAK dhe thotë se mund të ishte rrugë më e mirë marrja në pyetje.

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u arrestua të shtunën e 21 dhjetorit nën dyshimet se ka kryer korrupsion pasiv.

Deklarata e plotë:

“Asnjë lek nuk kam marrë kurrë nga fondet publike në jetën time

Kam zhvilluar pronën private të trashëguar me dashuri e respekt për njerëzit dhe natyrën.

Pse bëjnë shfaqje dhune me arrest me rrëmbim personi pa më pyetur kurrë e pa sqaruar?

A nuk bie erë diktaturë,” shprehet Malltezi.

Image

Faqe 20

Shoqëria ‘Partizani sh.a’, paraqet si situatë të ligjshme tjetërsimin pa ligj të pronës.

Nuk thotë asnjë fjalë për letrat e ministrit Ismail Lleshi drejtuar A. Xhanit dhe Sokol Çomos, ku thotë se ky veprim është antiligjor.

“Minist. nuk pranojnë…”. Nuk kanë as kontratë qiraje, asnjë letër me ministrinë, por uzurpim.

Faqe 22

Procedurën e privatizimit e nis me letrën e Fatmir Mediut, por nuk thotë asgjë për letrat e para tre muajve nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi dhe Pandeli Majko që shprehen pro për privatizimin.

Faqe 34, pika 37

Sipërfaqja 857 metër katror u la në pronësi të shtetit.

Edhe kur u çua Libeskind, nuk u përfshi ai cep.

Edhe Gen-plani i lejes tregon që ajo pjesë mbeti ‘tokë shteti’.

Ka qenë një ligj ose VKM që kur ka pronë ngjitur me atë që të mungon, atëherë mund ta marrësh nga kompensimi.

Kanë aplikuar por nëse nuk ka përgjigje, ajo mbetet e shtetit.

Ishte pjesë e cepit tek familjet Alimehmeti dhe Vaqari.

Image

Faqe 38, pika 49

Pra, uzurpatori pa asnjë kontratë me ministrinë po kryente aktivitet pa paguar qera, duke zaptuar tokën e duke mos lejuar njeri të hyjë! Antiligj.

Faqe 72, pika 12

E pavërtetë! Nuk kam marrë kurrë cash!

Nuk e di pse është shënuar emri im.

Studio Pustina/Odeta Fishta konfirmoi që nuk përbën fare dokument ligjor.

Faqe 73, pika 13

Të ardhurat e gjeneruara nga trashëgimia nuk janë pjesë e regjistrit martesor.

Ndërsa lidhur me pikën 12, deklaroj se kurrë nuk kam marrë pagesa cash.

Njëlloj edhe për pikën 20, faqe 24; pikën 22, faqe 75; pikën 29, faqe 76.

Faqe 76, pika 23

E pavërtetë. Studio Pustina/ Odeta Fishta konfirmojnë që nuk ka fare vlerë ligjore.

Nuk kam marrë para cash. Nuk e di pse është shënuar.

Faqe 79, pika 34

Njëlloj si më sipër.

Faqe 80, pika 35

E pavërtetë. Nuk kam marrë pagesa cash.

Faqe 81, pika 37

Sqaro me Andia Pustina! Nuk di për tabelat.

Image

A

Po mendoj kemi interesin publik apo gjueti shtrigash?

Nëse toka nuk do ishte e 5 familjeve (Begeja, Llagami, Vaqari, Alimehmeti dhe Saliaga), atëherë do kish kuptim hetimi.

Nëse do të kish pasur shpronësim nga Italia, prapë do kish kuptim. Pas 3 vite hetim nga SPAK, të dyja këto dolën kallëzim i rremë, kryer nga Taulant Balla.

Vërtetohet se edhe pas çlirimit, në regjistrin hipotekor ‘45-’46, figurojnë pronarë të njëjtat familje.

Ligji dhe e drejta detyrojnë kthimin e sendit të vjedhur nga komunizmi.

Pra kthim prone është baraz me kthim i sendit të vjedhur.

Duket se për fat të keq, prokurorja mban anën e antiligjit, pra zaptimit të pronës.

A duhet kthyer prona nga hajduti tek i zoti?

Apo ta mbajë hajduti (qoftë shtet) apo ta grabisë uzurpatori pa asnjë letër?

Apo le të bëhen çorap se del dikush e vjedh për investitor strategjik?

Image

B

Pashë në akuzë që ka një tokë 857 metra katrorë pa paguar.

Po, është një cep që u la tokë shtet. Nuk u bë pjesë e zhvillimit. Figuron edhe sot tokë shtet.

Edhe Gen-plani i lejes zhvillimore e ka lënë pa cenuar!

Në atë cep me dashuri janë vendosur ca lodra për fëmijë ose vegla e kushdo mund t’i përdorë.

Mjafton të na thirrte SPAK dhe e sqaronte qoftë Fatmiri, Xhimi ose unë.

Pse të bënte shfaqje me rrëmbim personi e mos më thirrte asnjëherë për sqarim?

Pashë që SPAK ka paqartësi për tokë nga një institucion. Përgjegjësia ligjore e sipërfaqeve e ka bashkia sipas VKM.

7 drejtorë dhe specialistë të Edi Ramës firmosën sipërfaqet, të tjerët ndoqën këta që kishin përgjegjësinë. Nëse ata do caktonin jo 26.500, por 30.000 metra katrorë, aq do bëhej.

Për dijeni, 5 familjet pronare kanë në total 66.000 metra katrorë, ndaj janë brenda.

Këtë mund ta sqaronim nëse do na pyesnin.

Image

C

Ndryshe nga tabela e gatshme e Taulantit, se Jamarbër Malltezi kishte 1/64 e fisit Begeja, SPAK ka disa kontrata ku unë kam blerë gati 1.000 metra katrorë nga BP Begeja e më pas edhe mbi 1.000 metra katrorë nga Llagami, Saliaga dhe Alimehmeti.

Nëse do të kishte pastrim parash apo leje klienteliste, do kishim bërë grataçela 40-katëshe e me çmim të çmendur.

Nga ky projekt, publiku veç ka fituar:

-Mbi 2 mijë vende pune.

-Park të madh me mbi 2 mijë pemë.

-Kopsht/çerdhe më i mirë në Tiranë.

-Zona me ajrin më të pastër në Tiranë.

-Ndërtesa miqësore me natyrën.

-Faltore për besimtarët islamë.

-42 familje informale të sistemuara.

Image

D

Mora përsipër tek familja ime ndryshimin e destinacionit?

A do isha ekspert në planifikim nëse nuk do dija se çdo qytet zgjerohet dhe nuk ka qytet në BE që të ketë ekip profesionist futbolli veç 1.8 kilometra larg qendrës?!

(Mançester City ka ndërruar 3 herë vendndodhje)

SPAK thotë që duhej ruajtur destinacioni sportiv. Po, është ruajtur deri në vitin 2013, kur Xhimi e ktheu në QS Kuq e Zi dhe luanim rregullisht basketboll. Ftuam Agustinin të vinte, por nuk pranoi. Në vitin 2013, plani e caktoi urbane dhe me lulishte. Bëmë park!

Fakti qakam qenë pjesë e grupeve këshillimore për planin para 12 vitesh, nuk është vepër penale, por krenari pasi asokohe vendosëm plot kushte mjedisore, të cilat për fat të keq nuk janë më sot.

(Isha për mjedisin e jo sportin dhe hartuam raport VSM me plot kushte).

3 inventare të bashkisë (njëra me firmë të Edi Ramës) shkruajnë se thuajse çdo mjedis, qoftë i shumësportëshit e qoftë futbollit, ishin ‘të zëna forcërisht’.

Image

E

Po të kishim përdor Berishën, siç përdor pushtetin Edi Rama:

1. Nuk do zgjaste 3 vjet, por një ditë privatizimi i ndërtesave me tokë pronari.

2. Nuk do kishim paguar 800 mijë dollarë për baraka të zëna forcërisht, por do ishte paguar më lirë (ose me 1 euro si Bolinos).

3. Nuk do harxhonim 1 milion dollarë për Libeskind.

4. Do kishim bërë grataçela me vendas.

5. Do kishim nxjerrë informalët me dhunë. Këto tipare të zakonshme të Edi Ramës nuk mungojnë.

-Por e bëmë vetë dhe me shumë dashuri, prandaj morëm Libeskind, ndonëse ishte shtrenjtë (1 milion dollarë).

-Bëri projekt miqësor me mjedisin, jo kulla që zënë diellin dhe frymën.

-Financuam dhe ndërtuam kopshtin dhe çerdhen më të mirë në Tiranë. I hoqëm nga vetja afro 1 milion euro.

-Sistemuam 42 familje informale me banesë. Hoqëm nga vetmja 2500 metra katrorë ndërtime dhe 500 mijë euro, por nuk nxorëm askënd në rrugë! DASHURI

Image

F

Prandaj më vjen keq që kjo dashuri m’u kthye me dhunë pa lidhje.

Pe duhej bërë aksion me 4 persona RRËMBIM PERSONI pa asnjë letër e pa lejuar t’i telefonohej familjarëve?

Kë kisha varë?

Nuk mbaj mend të kem marrë kurrë pagesa cash as nga ortaku i shoqërisë private që kemi në bashkëpronësi.

Asnjë lek nuk kam marrë kurrë nga fondet publike në jetën time.

Kam zhvilluar pronën private të trashëguar me dashuri e respekt për njerëzit dhe natyrën.

Pse bëjnë shfaqje dhune me arrest me rrëmbim personi pa më pyetur kurrë e pa sqaruar?

A nuk bie erë diktaturë ose politik?

Unë jam prind, profesor universiteti, ekspert, biznesmen.

E dua vendin tim pasi e kam demonstruar duke bërë zhvillim me dashuri dhe dua profesionin tim.

Jam i gatshëm të përballem pasi jam krenar me atë që kemi realizuar.

Ndaj të përballemi me argumente si njerëz të lirë.

Nuk e imagjinoj shmangien. Dorëzoj pasaportën dhe përballemi sa herë të doni në gjyq.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës nën akuzë. Çfarë ka bërë Konjufca

Dy akuza për vepra penale janë ngritur ndaj Kryetarit aktual të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Mësohet se në aktakuzë thuhet se në seancën e Kuvendit  të Kosovës të datës 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, dhe është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Për këto veprime, Konjufca akuzohet për dy vepra penale “Përdorim i armës” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Mirëpo, në seancën e së mërkurës (25 tetor), në gjykimin ndaj tij, gjykatësja e rastit Edita Çanta, bëri të ditur se ekzistojnë rrethana që pengojnë ndjekjen penale për pikën e dytë të aktakuzës, pra për veprën penale “Pengim i pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

“Pasi që për këtë vepër penale është paraparë dënim me burgim prej 3 muaj deri në 3 vjet dhe ndjekja penale për këtë vepër ka filluar me 10 gusht të vitit 2016 dhe që nga kjo kohë ka kaluar dyfishi i ndjekjes penale, andaj gjykata do të merr aktgjykim në fund të këtij shqyrtimi gjyqësor për këtë vepër penale”, tha gjykatësja Çanta.

Lidhur me këtë, prokurori Besart Mustafa nuk pati ndonjë koment.

Europiani i femrave, kombëtarja U19 mposhti 2-1 Lituaninë dhe ngjitet në krye

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 fitoi me rezultatin 2-1 ndeshjen e parë ndaj Lituanisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin ‘Schaffhaussen’ në Zvicër, vajzat kuqezi triumfuan me gola të Klaudia Borcit dhe Rosela Vasës.

Goli për Shqipërinë erdhi në minutën e 33-të, me Klaudia Borcin që kalon vajzat kuqezi në avantazh.

Jehona Coka asistoi Borcin, e cila pasi mori topin, kaloi me sukses lituanezet, hyri në zonën kundërshtare dhe goditi topin duke e dërguar në rrjetë.

Rosela Vada dyfishon shifrat për Kombëtaren shqiptare në minutën e 46-të me një super gol nga goditja e dënimit, duke sjellë festë në kampin kuqezi. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 0-2 në favor të Shqipërisë së vajzave U-19.

Lituanezet na ndëshkuan në minutën e 75-të, por kjo nuk i demotivon vajzat kuqezi, që patën edhe disa raste të tjera.

Gjithsesi ndeshja mbyllet me rezultatin 2-1 në favor të Shqipërisë, që renditet në vendin e dytë të grupit B1, me 3 pikë, po aq sa Zvicra.

Në takimin tjetër të grupit, vendaset zviceriane fituan 15-0 ndaj Qipros.

Ndeshja e dytë e Shqipërisë U-19 për vajza është të shtunën në stadiumin ‘Wil’ kundër Qipros.

Trajneri i ekipit kombëtar U-19, Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë 11-she titullare:

Amelia Mone (portiere), Angela Nika, Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (c), Alesja Çinaj, Rigersa Tori, Klesta Ago, Jehona Coka dhe Klaudia Borci. /zoom.al/

Pas postimit, GJKKO heq Artan Simonin si avokat të Berishës. I cakton një tjetër

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndryshoi avokatin e caktuar kryesisht për ish-kryeministrin Sali Berisha, Artan Simoni.

GJKKO njoftoi se në vend të tij do të caktohet një emër tjetër nga lista e avokatëve, ndërsa seanca gjyqësore për Sali Berishën u shty sërish për ditën e nesërme (e enjte) në orën 10:00.

“Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi av Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10am”, njoftoi gjykata.

Vendimi për të zëvendësuar me një emër tjetër avokatin Artan Simoni vjen pasi u bë publik një postimi i tiji dy ditë më parë në “Facebook”, ku shkruante për Berishën: “Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që bisha dikur i mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar ta çukasin. Ku gaboi bisha?!”

Postimi i tij nxiti reagime në radhët e demokratëve, të cilët akuzuan gjykatën se e caktuar me qëllim avokatin Artan Simono ne procesin e Berishës, që të mbrojë interesat e qeverisë.