zoom

Day ArchiveKanosi gazetaren në celular, vihet nën hetim pronari i televizionit lokal të Vlorës

Albert Deliaj, pronari i televizionit TV 6+1 Vlora, është vënë në hetim nga policia e Vlorës, pasi ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, për shkak të një lajmi, gazetaren Afrovita Hysaj.

Lajmi i publikuar kishte të bënte me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gazetarja vlonjate Afrovita Hysaj, ka raportuar (në një faqe të sajën në Facebook) se në ngjarje janë përfshirë 4 djem, dhe jo 3, siç raportoi policia.

Ajo ka dhënë detaje duke zbuluar se motrat e dy prej autorëve të dyshuar janë drejtoresha në administratë. Ndërsa një i tretë është familjar i drejtuesit të televizionit lokal 6+1 Vlora.

Kjo deklaratë duket se ka irrituar drejtuesit e televizionit në fjalë, që kanë reaguar me një artikull jashtë çdo norme duke sulmuar gazetaren Hysaj.

Në artikullin e televizionit lokal, gazetarja etiketohet me termin e rëndë “prosti”, teksa e akuzojnë se po mundohet të përfshijë padrejtësisht këtë televizion në ngjarje.

Për rastin në fjalë reagoi dhe Unioni i Gazetarëve ku kërkoi ndërhyrjen e AMA-s dhe heqjen e postimit/lajmit nga televizioni lokal. Gazetarë të tjerë gjithashtu janë solidarizuar me kolegen Hysaj.

 

Marrëdhënie seksuale me të huaj dhe ish-partnerë? Cili është kuptimi i ëndrrave për seksin

Shpesh ëndrrat seksuale sipas studiuesve, mund të na lënë me një ndjenjë kënaqësie të madhe fizike, por edhe turp apo siklet të madh. Por, pavarësisht kësaj, na lindin pyetjet të tipit nëse na pëlqen vërtet shoku ynë më i mirë? Duam të bëjmë seks me të panjohur apo me ish-partnerin tonë?

Ëndrrat tona sipas Frojdit janë porta drejt të pandërgjegjshmes dhe shpesh zbulojnë frikën, bllokimet dhe historitë tonë personale të cilat ngurojmë ti pranojmë ashti siç janë.

Ëndrrat e dashurisë nuk mund të interpretohen në mënyrë të thatë dhe universale me një interpretim të vetëm. Interpretimi i ëndrrave varet kryesisht nga historia jonë personale, dhe ëndrrat dhe fantazitë seksuale nuk bëjnë përjashtim.

Nga ana tjetër, nuk duhet të anashkalojmë rolin e biologjisë. Një studim i publikuar në Journal of Sex Research zbuloi se gratë kanë më shumë ëndrra seksuale gjatë ovulacionit, me rreth 4% të ëndrrave që rezultojnë në orgazmë.

Megjithëse lëmshi i ëndrrave seksuale është shumë i ngatërruar dhe zbërthimi i tij është një çështje thjesht personale, megjithatë ka disa të dhëna më universale që zbulojnë disa ëndrra seksuale.

Seksi me të huaj, për shembull, mund të jetë një tregues i gjendjes së përgjithshme të dëshirës seksuale. Truri dërgon mesazhin se nevojat tuaja fizike nuk po plotësohen dhe se ndoshta duhet bërë diçka për këtë.

Gjithashtu seks me ish-partnerët shpesh nuk do të thotë që dëshironi të riktheheni në marrëdhënien tuaj të mëparshme, edhe pse kjo është gjëja e parë që do të mendoni. Pse atëherë e ëndërroni ish-in tuaj me një intimitet që është zhdukur prej kohësh? Ndoshta shpjegimi është thjesht se trurit tuaj i duhet pak kohë për të “rivendosur” dhe për të krijuar rrjete të reja për të angazhuar partnerin e ri romantik.

Ndërsa kthejmë kokën pas ëndrrave tona të dashurisë, mund të zbulojmë se mesazhet që na dërgojnë kanë të bëjnë më pak me seksin, por me çështje që duhen zgjidhur ose që duhet t’u kushtojmë më shumë vëmendje.

Në çdo rast mos u përpiqni të analizoni gjithçka, besojini instinkteve tuaja dhe nëse mund të veproni bëjeni.

Real Madrid “fluturon” në Champion, Napoli fiton mes vuajtjesh! Buzëqeshin “Djajtë”

Dita e tretë e fazës së grupeve të Champions foli pozitivisht për spanjollët.

Real Madrid mundi me lehtësi Bragën 2-1 falë golave ​​të Rodrygo (16′) dhe Bellinghamit të zakonshëm (61′).

Real Socideda mundi 1-0 Benfica-n në “Da Luz”, falë golit të Brais Méndez, në minutën e 63-të.

Ndërkohë Napoli vuan, por nuk gabon në Champions League.

Në xhiron e tretë të Grupit C, skuadra e Garcias mundi 1-0 Union Berlin dhe kaloi përpara Bragës në renditje.

Në “Olympiastadion”, Azzurri tregoi një paraqitje cinike.

Në pjesën e parë u zhvillua një ndeshje e ekuilibruar me shumë duele fizike dhe me pak emocione.

Më pas në pjesën e dytë shpik Kvara dhe Raspadori nuk fal, duke tundur rrjetën me këmbën e majtë në minutën e 65’.

Napoli i dyti me 6 pikë, Union Berlin me zero.

Në takimet e tjera Arsenal dhe Manchester United janë duke buzëqeshur, duke mposhtur, Sevilla (2-1) dhe Kopenhagen (1-0). Lens-PSV përfundon 1-1. /zoom.al/

Avokati i Berishës: Nuk mund të shoqërohet me forcë. SPAK në shkelje të Kushtetutës

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka folur përsëri për akuzat e ngritura nga SPAK për korrupsion,  për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

I ftuar në “Opinion” Gjokutaj është shprehur se marrja e masave të sigurisë ndaj Berishës është në shkelje të Kushtetutës pasi nuk është marrë autorizimi nga Kuvendi.

Avokati theksoi se sipas tij “Berisha nuk mund të shoqërohet forcërisht nga policia, pasi nuk është marrë në pyetje”, ndërsa ritheksoi se nga ana e tyre është bërë kallëzim penal për gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre.

“Berisha nuk thotë merrni masë tjetër, problemi është se SPAK në marrjen në dy masa shtrënguese dhe për mua është e kundërligjshme që të merren dy masa. Berisha është vënë në dijeni dhe i qëndron kësaj. Është një proces i parregullt ligjor. Ai nuk mund të shoqërohet forcërisht se nuk është thirrur për t’u pyetur. Sot është bërë kallëzim penal për gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre.

SPAK duhet t’i drejtohet Kuvendit. Berisha nuk ka akuza është person nën hetim për korrupsion pasiv. Ka defekte madhore këtu, Malltezi është marrë në cilësinë e zyrtarit të lartë. Thotë pastrim parash, kjo vepër penale cila është, duhet provuar. Për Berishën thotë se ka përshtatur ligjet sipas interesit të Malltezit”-tha Gjokutaj.

Indeksi i kriptove, Shqipëria mbetet ndër vendet me vlerat më të larta kundrejt fuqisë blerëse

Databaza më e madhe e kriptomonedhave Chainalysis ka publikuar pjesën e dytë të Indeksit të Kriptove 2023, ku analizohet më tej pozicioni i Shqipërisë. Përmirësimi i vendit tonë me 12 pozicione nga viti i shkuar, vlerësohet nga pesë tregues të veçantë, ku përsëri Shqipëria ka pasur ecuri pozitive.

Sipas pikëzimit, Shqipëria vlerësohet me 0.009 pikë, ku 1 është më e larta. Në rajon vendi jonë është i dyti, pas një diference të ngushtë me Serbinë që listohet e 66-a dhe vlerësohet me 0.012 pikë.

Në treguesin e parë “vlera e transaksioneve në shërbime të centralizuara”, ku Shqipëria renditet në vendin e 106-të nga 155 vende, raporti mat aktivitetin e kriptomonedhave në shërbime të centralizuara (platforma këmbimi) në raport me fuqinë blerëse të qytetarëve, PPP, sipas vendit. Sa më i lartë të jetë raporti i vlerës së marrë ndaj PPP për frymë, aq më e lartë është renditja, që do të thotë se Shqipëria është ndër vendet me transaksionet më të larta në kripto për vitin 2023.

Treguesi i dytë është pothuajse i njëjtë por matjen janë bërë sipas aktivitetit individual ndaj fuqisë blerëse dhe Shqipëria renditet në të njëjtin vend, 110-të.

Në treguesin e tretë, raporti mat transaksionet midis dy individëve, P2P, ku Shqipëria listohet në vendin e 98-të.

Treguesi i katërt mat transaksionet e kriptove që kanë ndodhur në sistemet DeFi, sisteme të decentralizuara të krijuara në blockchain për të kryer transaksionet. Shqipëria është në vendin e 58-të.

Në treguesin e pestë, raporti mat transaksionet në DeFi, por individuale, ku vendi jonë është në vendin e 58-të.

Mosmarrëveshjet me Luizin, Arbana Osmani reagon për herë të parë

Dramat e Big Brother 2 vazhdojnë akoma dhe nuk janë vetëm banorët të përfshirë.

Një postim i fundit i Arbana Osmanit, që është drejtuese dhe autore e këtij formati është komentuar si dedikim për fituesin e shumë përfolur Luiz Ejlli.

“Kur të gjithë më në fund fillojnë të mos e pëlqejnë atë personin për të cilin kishe një ndjesi negative gjatë gjithë kohës,” shkruhet në foto.

Prej kohësh është aluduar në media se Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani kanë pësuar një krisje në marrëdhënien e tyre. Luizi, në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër, e konfirmoi lajmin. “Marrëdhënia ime me Arbanën? Ajo është atje, unë jam këtu…çfarë marrëdhënie? Ka krisje, por në maj do e zbuloj se nuk më lejohet,” u shpreh ai, duke mos dhënë shumë detaje.

Njerëzit supozuan se Luizi tha se do të japë më shumë detaje në maj, pasi në këtë muaj mbaron kontrata e tij e menaxhimit nga ana e Top Channel dhe se nuk lejohet që të flasë para mbarimit të kontratës.

Lajmi se ka pasur një ndryshim të beftë në dinamikën e marrëdhënies së tyre nisi kur Luizi i bëri unfolloë moderatores. Nga ana tjetër, Arbana nuk bëri asnjë postim në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ndonëse ishte prezente. Arbana vijon ta ketë folloë Luizin.

Nga BBVA tek reklama (e parealizuar) e Lori Caffe, Efi konfliktohet me drejtueset e Top Channel?

Para pak muajsh, ishte ndër të preferuarat e ekranit të Top Channel, por Efi Dhedhes duket se nuk e mban më këtë pozicion. Së fundmi një ndjekës në Instagram e ka “informuar” Efin se Sara dhe Lori Hoxha, motrat trashëgimtare të TCH nuk e kanë më mike në rrjetet sociale.

“Pse drejtueset e Topit nuk të ndjekin në rrjete sociale?” e pyeti dikush Efin. Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” nuk dha një përgjigje konkrete, por zgjodhi ta postonte pyetjen duke thënë: “Faleminderit që ma the, sepse nuk e dija.”

Nuk është e qartë nëse ish-banorja e BBVA nuk e dinte me të vërtetë po thjesht nuk e kishte vënë re. Gjithsesi detaje të tjera tregojnë për krisje të këtyre marrëdhënieve.

Në përfundim të BBVA, Efi u prezantua si imazhi i ri i Lori Caffe, bashkëpunim që nuk ndodhi kurrë. Në fund të shtatorit, ajo u shpeh në “Shqipëria Live” se “së shpejti do të nisë punë. Kemi pasur një shtyrje për një x arsye, por më në fund do ndodhë dhe mezi po pres.”

Ndërkohë, në fillim të tetorit, u duk sikur Efi thumboi spektaklin “Dancing ëith the stars”, ku producentë janë Sara Hoxha dhe Ledion Liço. E pyetur nga një ndjekës/e në Instagram: “Pse nuk more pjesë në ‘Dancing ëith the stars’?”, ajo u përgjigj: “Sepse Bigu ka mbaruar dhe nuk do të doja një Big ripërsëritje, dysh.”

Tregoi autorët e përdhunimit në Vlorë, televizioni sulmon gazetaren. Reagon Unioni i Gazetarëve

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë ka tronditur mbarë opinionin publik në Vlorë  Bëhet fjalë për përdhunimin e një 26-vjeçareje nga tre djem, sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar.

Një tjetër ngjarje e dënueshme e ka ndjekur atë. Gazetarja vlonjate Afrovita Hysaj, ka raportuar (në një faqe të sajën në Facebook) se në ngjarje janë përfshirë 4 djem, dhe jo 3, siç raportoi policia. Ajo ka dhënë detaje duke zbuluar se motrat e dy prej autorëve të dyshuar janë drejtoresha në administratë. Ndërsa një i tretë është familjar i drejtuesit të televizionit lokal 6+1 Vlora.

Kjo deklaratë duket se ka irrituar drejtuesit e televizionit në fjalë, që kanë reaguar me një artikull jashtë çdo norme duke sulmuar gazetaren Hysaj.

Në artikullin e televizionit lokal, gazetarja etiketohet me termin e rëndë “prosti”, teksa e akuzojnë se po mundohet të përfshijë padrejtësisht këtë televizion në ngjarje.

Për rastin në fjalë reagoi dhe Unioni i Gazetarëve ku kërkoi ndërhyrjen e AMA-s dhe heqjen e postimit/lajmit nga televizioni lokal.

Gazetarë të tjerë janë solidarizuar me kolegen Hysaj.

Reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Precedent i rëndë i kanalit 6+1 Vlora  me emrin dhe imazhin e një gazetareje

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është tronditur nga publikimi i një raporti televiziv i kanalit 6+1 Vlora me titull: ” …” Afrovita Hysaj mashtron qytetarët e Vlorës”, i transmetuar në datën 24 Tetor 2023, si në versionin brenda edicioneve informative të medias vendore ashtu edhe në atë online të kësaj medieje.

Ky raport, përmes gjuhës dhe fjalorit që përmban, cënon rëndë kodet e etikës së gazetarisë, linçon publikisht një punonjëse të medias, përdhos komunikimin publik dhe detyrimin ndaj tij dhe shënon një precedent të rrallë në sulmin e një medieje ndaj një gazetareje vendore.

Rasti në fjalë ka tronditur gjithë opinionin profesional dhe ka hapur diskutime të shumta mes entitetit tonë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron këtë një akt të rëndë.

Për këtë arsye, kërkojmë me urgjencë që editori i kësaj medieje, administratori i tij, në mënyrë urgjente të tërheqë nga publikimi dhe faqet zyrtare të medias, këtë raport.

Inter mposht Salzburgun, Asllani e nis nga stoli, fiton edhe Bayern Munich

Inter merr një fitore të rëndësishme në takimin e tretë të fazës së grupeve të Champions League duke mundur 2-1 Salzburg.

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 19’ me Sanchez, i cili gjeti golin e parë që pas rikthimit te Inter.

Sfida vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 57’, kur Gloukh barazoi për ekipin e Salzburg.

Megjithatë, Interi fitoi një penallti që u kthye në gol nga Calhanoglu në minutën e 64’, duke vulosur këtë takim.

Më pas në të 76-tën, Çalhanoglu u zëvendësuar për t’i lënë vendin shqiptarit Kristjan Asllanit.

Në ndeshjen tjetër Bayern Munich fitoi në transfertë 3-1 përballë Galatasaray.

Me këtë sukses Bayern udhëheq Grupin A me 9 pikë pas tri ndeshjesh. /zoom.al/

“Populli palestinez është nënshtruar”/ Izraeli tërbohet nga deklarata e Guterres: Jep dorëheqjen

Sulmet e Hamasit kundër Izraelit “nuk erdhën nga hiçi, populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet”, edhe pse “vuajtjet e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit”.

Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke hapur takimin e posaçëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për krizën në Lindjen e Mesme.

“Sulmet e tmerrshme” nga Hamas “nuk mund të justifikojnë dënimin kolektiv të popullit palestinez”, shtoi Guterres, i cili foli për “shkelje të qarta të ligjit humanitar” në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim “të menjëhershëm” për të lehtësuar “vuajtjet e mëdha” të popullsisë së Gazës. “Asnjë palë në një konflikt nuk është mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare,” tha Guterres.

Deklarata këto që ngjallën zemërimin e Izraelit. Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, i është përgjigjur numrit një të OKB-së, duke thënë se fjalët e tij tregojnë se si ai është “i shkëputur nga realiteti i rajonit tonë”. Ai shtoi se komentet e tij përfaqësojnë një justifikim “tronditës” për terrorizmin dhe vrasjet, duke bërë thirrje – siç raportuan mediat – për dorëheqjen e Antonio Guterres.

“Nuk ka asnjë justifikim apo kuptim të flasësh me ata që tregojnë mirëkuptim për aktet më të tmerrshme të kryera kundër qytetarëve të Izraelit, aq më pak nga një organizatë e dukshme terroriste”, tha Erdan. “Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cili tregon mirëkuptim për fushatën e shfarosjes masive të fëmijëve, grave dhe të moshuarve, nuk është i përshtatshëm për të udhëhequr OKB-në”, shkruan në platformën X ambasadori izraelit në OKB.

“Unë e ftoj atë të japë dorëheqjen menjëherë”. “Nuk ka asnjë justifikim apo pikë për të folur me ata që tregojnë dhembshuri për mizoritë më të tmerrshme të kryera kundër qytetarëve të Izraelit dhe popullit hebre. Thjesht nuk ka fjalë”, shtoi ai.