zoom

Day ArchiveÇudirat e luftës! Ushtari izraelit ndërpret lidhjen e drejtpërdrejtë të gazetarit të TVE (VIDEO)

Një ditë pasi një grup i parë prej 20 kamionësh me furnizime humanitare u lejua të hynte përmes kalimit Rafah, një kolonë e dytë e përbërë nga 17 kamionë u autorizua të kalonte të dielën. Qëllimi i këtij aksioni është të ofrojë ndihmë për banorët e Rripit të Gazës, të cilëve u është dashur të durojnë një natë tjetër sulmesh ajrore. Por prveç tensioneve, lufta ka produkt edhe incidente të çuditshme si ky në video.

Në “TVE News”, korrespondenti spanjoll i luftës Oscar Mijallo, ishte në kufirin Izrael-Gaza për të ofruar përditësimet më të fundit mbi konfliktin midis Izraelit dhe grupit të Hamasit. “Po ndjekim nga afër se çfarë po ndodh në pikën kufitare Rafah, ku gjithçka duket se tregon se kamionët kanë hyrë në pjesën egjiptiane të kufirit”, raportonte ai, kur pikërisht u shfaq një ushtar izraelit që bllokoi kameran dhe ndaloi filmimin e mëtejshëm.

Mijallo informoi të pranishmit: “Për fat të keq, duhet ta ndërpresim këtë lidhje. Ne po ndiqnim me vëmendje situatën e atyre kamionëve”, para se të ndërprisnim komunikimin. Pavarësisht këtij episodi, shikuesit mundën të dëgjonin sesi gazetari u përpoq të niste një bisedë me ushtarin dhe të qetësonte situatën, përpara se të tensionohej më tej. /ZOOM.AL/

Durante este TD, el equipo de enviados especiales de @rtvenoticias, con @oscarmijallo, @MDFzonacaliente
y @HugoUbeda98, ha tenido que interrumpir la conexión mientras hablaban del segundo convoy con ayuda humanitaria para Gazahttps://t.co/aNlG2IlBhB pic.twitter.com/DlPmn62bWR

— Telediarios de TVE (@telediario_tve) October 22, 2023

GJKKO i sekuestron Jamarbër Malltezit dhe 6 llogari bankare. Ja vlerat monetare që ju gjetën

Është zbardhur një tjëtër vendim i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, për sekuestrimin e gjashtë llogarive bankare të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Sipas vendimit të GJKKO, Malltezit i janë sekuestruar llogari bankare me vlerë rreth 63 mijë euro, 2.7 milion lekë, 29 mijë dollarë, 62 mijë euro, 45 mijë dollarë, 26 mijë euro.

VENDIMI

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e përbërë nga: GJYQTARE: IRENA GJOKA

Asistuar nga sekretare seance Bora TOTOLAKU, sot në datë 20.10.2023, mori në shqyrtim, në dhomë këshillimi, kërkesën penale Nr.410 Regjistri, me palë:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar në paraqitjen e kërkesës, nga prokurorja Enkeleda Millonai.

OBJEKTI: 1. Vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet si vijon:

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë Bankës Union në monedhën euro me nr. 11339896465… në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë Bankare pranë OTP Bank në monedhën lek me nr. 0000002758… në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi:

3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë Intesa San Paolo Bank në monedhën USD me nr. 402018351… në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi:

4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë Intesa San Paolo Bank në monedhën Euro me nr. 40201835… në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë Intesa San Paolo Bank në monedhën Euro me nr. 40201838… në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë Bankës Kombëtare Tregtare në monedhën Euro me nr. 403592…, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

Në 2022 abortet në Shqipëri u rritën në raport me lindjet. 19-vjeçaret me normën më të lartë

Në vitin 2022, numri i aborteve në Shqipëri u ul, por raporti i tyre ndaj lindjeve u rrit, duke treguar kështu edhe nivelin e ulët të lindshmërisë në vend.

Sipas INSTAT, gjatë vitit të shkuar, ndodhën 4.199 aborte, në një raport 170 aborte për 1.000 lindje, me një rritje të fortë nga 2021-shi, kur ishte 164/1.000.

INSTAT tregon se për çdo 5.9 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort, me një rënie të lehtë nga 2021-shi, që do të thotë rritje e numrit të aborteve.

Sipas llojit, spontane (natyrore) apo të provokuara, abortet spontane përbëjnë 84% të rasteve. Grupmosha më e predispozuar për abortim është mosha më riprodhuese, 20-34 vjeç.

Raporti i abortit për grupmoshën 15-19 vjeç është analizuar në mosha teke, ku në moshën 19 vjeçare kemi vlerën më të lartë të këtij treguesi: 119 aborte për 1.000 lindje të gjalla.

Ndër vite, vihet re se gratë me nivel më të ulët arsimor kanë përqindjen më të lartë të aborteve të kryera. Në vitin 2022, 29% e grave me arsim 9 vjeçar kryen aborte, përkundrejt 25 % e grave me arsim të lartë.

Sipas statusit martesor, 72% e aborteve janë kryer nga gratë e martuara dhe 8% nga gratë beqare. Abortet nga gratë e divorcuara ose të ve janë në nivele shumë të ulëta.

Abortet e kryera nga gratë e papuna ose të pasiguruara, ndër vite, ndjekin të njëjtin trend dhe nivele të përafërta.

Në vitin 2022, përqindja e aborteve të kryera nga gratë e punësuara shënoi një rënie prej 1,7 pikë përqindje, krahasuar me vitin e kaluar.

Paketa e re fiskale, ja taksat që ndryshojnë vitin e ardhshëm

Tremujori i fundit i vitit daton me periudhën kur Ministria e Financave harton projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin pasardhës dhe duket se puna ka nisur për këtë proces. Përpos asaj që mendohet të ndërmerret nga qeveria, u është kërkuar edhe përfaqësive të bizneseve që të nisin kërkesat e tyre lidhur me paketën fiskale të vitin 2024. Por çfarë pritet të ndryshojë për bizneset dhe qytetarët në 2024-ën?

Ndryshime do të ketë në akcizën e duhanit , me një rritje mesatarisht 250 lekë për kg, duke arriture çmimin prej 7250 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2024; çka do të reflektohet edhe në çmimin final të shitjes, me rreth 20-30 lekë. Ndryshimet ligjore në ligjin për akcizat parashikojnë rritje progresive të akcizës mbi duhanin deri në vitin 2026. Gjatë vitit 2022 të ardhurat në buxhet nga akciza e duhanit ishin rreth 28.3 miliardë lekë, duke u listuar si zëri i dytë me peshën më të madhe në të ardhurat totale doganore, pas karburanteve.

Ndërkohë do të nisë të aplikohet taksimi mbi profesionet e lira, që është rrjedhojë e ligjit të miratuar këtë vit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimeve të zbritshme sipas nenit 22 të ligjit, do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.

Ndërkohë që brenda vitit pritet të miratohet dhe të hyjë në fuqi projektligji për lojërat e fatit, i cili sjell ndryshime sa i takon basteve on line, ku parashikohet që organizatorët e kategorisë “Baste sportive on line” të tatohen në masën 25 % të të ardhurave bruto nga loja dhe kazinotë 25%. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka dhënë pak kohë më parë paralajmërimin se në këtë paketë do të përfshihet edhe taksimi i pronave që jepen me qira ditore, ku përfshihen booking dhe Air BnB, si dhe vendosja e çmimeve të referencës për hotelet.

Nga ana tjetër qeveria në bazë të rekomandimeve dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar por edhe Banka Botërore duket se do të rishikojë edhe ligjin për “Tatimin mbi vlerën e shtuar”, duke prekur disa favorizime siç janë ato në sektorin e turizmit, që siç e theksoi pak ditë më parë edhe vetë kryeministri Edi Rama, ulja e TVSH-së në sektorin e turizmit në vitin 2017 nuk ka sjellë efektet e pritura në buxhet dhe në formalizmin e industrisë në tërësi. Për këtë arsye, duket se do të ketë ndryshime në këtë segment.

Vazhdon drama Unikatil-Arbenita, modelja i kthehet keq reperit pasi ai mohoi mesazhet

Vazhdon drama e Arbenita Ismajlit dhe reperit Unikatil, pasi ky i fundit mohoi lajmin se i kishte shkruar modeles.

Në mesazhin e publikuar nga ajo, ai i ofronte ndihmë për të kaluar ndarjen nga Fero.

Mesazhit modelja iu përgjigj në mënyrë tallëse duke i kërkuar reperi t’i bënte një picë madje edhe duke e quajtur ‘picamen’ (njëjtë siç e kishte quajtur Fero në një nga ‘diss’-at për Unikkatil).

Por, pas bujës që kjo bëri Unikkatil doli me një reagim duke e quajtur mesazhin si të montuar, nisur nga tiku blue që mungonte në foton e publikuar nga modelja, dhe që ai llogaria e tij në Instagram është e verifikuar.

Megjithatë, Arbenita ka qenë e shpejt në kundërpërgjigjen e saj duke postuar edhe një herë mesazhin e tij me arsyetimin se ishte pa internet kur ajo i është përgjigjur, prandaj ka munguar shenja e verfikimit.

“Isha offline kur tu përgjigja. Mbaj përgjegjësi për fjalët tua burrec, jeni ngatërruar me vajzën e gabuar. Mbani përgjegjësi për veprimet tuaja nëse nuk doni të kërkoni falje. Kishe këndoj për shqiptar e shikon me i ulë vajzat shqiptare. Mirupafshim djalosh”, ka shkruar Arbenita.

Ndërkohë, modelja nga Kumanova nuk u mjaftua me kaq duke bërë edhe një tjetër postim.

“Dhe mos u merr më me mua. Ti e nise këtë, 45-vjeçar”, shkroi modelja në një postim të dytë.

Më herët në mesazhet e publikuara, reperi sipas Arbenitës i ka shkruar dhe e ka ngacmuar, ndërsa ka publikuara edhe përgjigjen e saj.

“Kam një ide që mund të të ndihmojë të heqësh stresin dhe kjo duke respektuar privatësinë tënde të plotë,”- i shkruan ndër të tjera reperi.

“Po patjetër. Por para kësaj a mund të porosis një picë,”-ka qenë përgjigjja ironike e Arbenitës, e cila më pas i ka bërë bllok Unikkatili-t.

Berisha: Isha përgatitur për prangosjen e Malltezit, ja si e prita

“Trillim fund e krye”, kështu e ka cilësuar Sali Berisha prangosjen e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe akuzat që rëndojnë mbi të.

Ish-kryeministri tregoi në një intervistë për Euronews Albania se ishte në shtëpinë e tij duke lexuar kur e mori vesh lajmin pasi u njoftua nga disa miq të tij.

“E mora vesh, më njoftuan. Këta kishin shumë kohë, duke mos pasur asnjë fakt, dokument, nuk e kishin shpallur person nën hetim dhe tani që e kanë arrestuar s’e kanë arrestuar si të akuzuar për vepër penale, e kanë arrestuar si person nën hetim. Dhe çfarë bënin këta? Herë pas here për të më bërë presion mua thërrisnin gazetarë të paguar prej tyre dhe ju thoshin që Abi Malltezi do të arrestohet. Keni gati mandatin e arrestit, por këto s’më bënë mua asnjë përshtypje, sikundër s’më bëri as ajo që mora vesh,” – u shpreh Berisha.

Ai tha se ndihet keq për situatën pasi dukshëm bëhet fjalë për një burgim politik, por është i përgatitur për të tilla gjëra.

Berisha kujtoi se ka pasur edhe të tjerë para Ramës që kanë tentuar ta përbaltin, por s’ja kanë dalë pasi nuk kanë pasur kurrë asnjë provë.

Në rastin konkret, ish-kryeministri përmendi dhe pasuritë e sekuestruara të Malltezit, të cilat lehtësisht mund të verifikohen që janë blerë para vitit 2004, kur dhëndri bashkë me vëllain e tij ishin zyrtarë të OKB-së në Kosovë.

Siç sqaroi Berisha, e bija dhe bashkëshorti kanë zgjedhur që kursimet t’i investojnë në pasuri të paluajtshme për t’ju marrë qiranë, duke qenë se të dy janë pedagogë dhe nuk kanë pasur mundësi të merren me një biznes. Ai u shpreh se të gjitha janë të verifikueshme, por dokumentet po fshihen.

“Nuk e dija që armiku isha unë!”/ Gazetarja tregon çfarë ka deklaruar Malltezi në sallën e gjyqit

Gjatë deklarimit në seancën me dyer të mbyllura për Jamarbër Malltezin, ky i fundit ka dhënë deklaratën e tij. Sipas gazetares, Anila Hoxha, Malltezi ka deklaruar:

“Nuk e dija që armiku isha unë. Procedurat për privatizimin e objektit kanë nisur në vitin 2000. Është firmosur inventarizimi nga kryeministri aktual që është Edi Rama, i cili ka qenë kryetar bashkie”- tha Malltezi.

Sipas tij, zona ka qenë pjesërisht sportive dhe pjesërisht zonë banimi, jo pjesërisht sportive sikurse e përmend akuza.

Në dëshmi, Malltezi theksoi se kjo që po i bëhet personit të tij është sulm politik. Ai akuzoi Prokurorinë e Posaçme se ka marrë për bazë “fotokopje” gjithçka ka thënë akuzatori kryesor në këtë çështje, Taulant Balla.

“E gjithë zona nuk ka qenë zonë sportive siç përmend akuza, ka qenë pjesërisht sportive dhe pjesërisht zonë banimi.

Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm, i cili pretendonte se kishte të regjistruar shoqëri aksionere KF Partizani. Vetë Ministria e Mbrojtjes në kohën e Pandeli Majkos ka hapur proces civil dhe gjykata e shfuqizoi KF Partizanin të regjistruar si shoqëri aksionere.

SPAK ka marrë fotokopje çfarë ka thënë Taulant Balla.

Të gjitha janë akuza politike. Jam i arsimuar, jam prof. doctor. Jetoj në Shqipëri, kam pasur mundësi të largohem. Hetimi po mbahet prej 2020 dhe unë kam qënë në dijeni të këtij procedimi. Nëse doja të largohesha, do largohesha”– u shpreh Malltezi.

Nga ana tjetër, GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ndërtuesin Fatmir Bekteshi. Pasi u njoh me masën e sigurisë, Bektashi deklaroi se i qëndron përballë drejtësisë sepse nuk ka kryer asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do e vërtetojë koha.

“Unë kam një parim, çfarë do që të ndodhë, dil nga dera kryesore dhe përballu me këdo. Unë e dija që kishte hetim prej 2020. Kam qëndruar këtu të përballem me drejtësinë. S’ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do ta vërtetojë koha,”- ka deklaruar Bektashi./ Zoom.al

GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi si dhe masën “detyrim paraqitje” për Fatmir Bektashin.

Malltezi u arrestua me urdhër të SPAK një ditë më parë (21 tetor) në Rinas, teksa priste bashkëshorten nga një udhëtim në vendet e BE.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  thuhet se Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Fatmir Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës.

Në lidhje me këtë çështje akuza janë ngritur edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, por edhe ndalim i udhëtimit jashtë vendit.

Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Ushtria izraelite qëndron gati me tanke për ofensivën, zbulon se kur do të mbarojë lufta

Me tanket dhe trupat të vendosura pranë kufirit me Gazën, në pritje të urdhrit për të nisur sulmet nga toka, Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore gjatë natës së kaluar.

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit tha se vendi i ka shtuar sulmet ajrore në të gjithë Gazën për të goditur objektiva, që do të reduktonin rrezikun për trupat në fazën tjetër të luftës. Nuk ka ende një afat të caktuar se kur do të nisë ofensiva tokësore.

I pyetur nëse ofensiva tokësore mund të shmangej, zyrtari i ushtrisë izraelite tha se kushti i vetëm është lirimi i të gjitha pengjeve dhe dorëzimi i Hamasit.

“Qëllimi është të çmontojmë plotësisht Hamasin nga aftësitë e tij ushtarake. Nëse kjo mund të bëhet nga ajri, do të ishte një arritje. Nëse Hamasi do të dilte nga vendet ku fshihet pas civilëve, do të kthente të gjithë pengjet tanë, dhe do të dorëzohej pa kushte, atëherë lufta do të përfundonte. Nëse jo atëherë ne duhet të vazhdojmë”, tha Jonathan Conricus, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Sipas njoftimit të fundit, numri i pengjeve që Hamasi po mban nga nisja e konfliktit ka shkuar në 222.

Ndërkohë rreziku për përhapjen e konfliktit në rajon është rritur pasi avionët luftarakë izraelitë goditën dy aeroporte në Siri dhe një xhami në Bregun perëndimor që dyshohet se përdoreshin nga militantët e Hamasit të dielën.

VIDEO | Armando Broja tregon te Chelsea pasionin e fshehur për kërcimin

Zakonisht Armando Broja shënon me këmbë, por këtë radhë tregoi aftësi të jashtëzakonshme në lëvizjet me kokë, por jashtë fushës së lojës.

Videoja e sjellë nga Zoom.al tregon se si Broja kalon një momente relaksi me shokët e ekipit te Chelsea.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Ndërkombëtari shqiptar shfaqet duke bërë kërcimin e pëllumbit dhe lëvizjet e tij janë vërtet të bukura.

Dëmtimi duket se është larguar, argëtimi është prezent. /zoom.al/