Aplikacion
Njeriut mund t’i bien flokët për arsye të ndryshme dhe një ndër ato është tiroidja. Hormonet e tiroides luajnë një rol thelbësor për rritjen dhe mirëmbajtjen e flokut.
Kur tiroidja prodhon shumë ose pak hormone, sistemi i brendshëm kalon në shok, që manifestohet me pezullimin e rritjes së flokut më herët seç duhet.
Gjatë këtij shoku, njeriu mund të humbasë 70 përqind të flokëve në vetëm 2 muaj.
Shenjat paralajmëruese të rënies së flokëve për shkak të tiroides.
Rënia e lehtë e flokut është mëse normale. Njeriu humbet 50-100 qime nga trupi çdo ditë.
Njerëzit, organizmi i të cilëve bie në shok për faj të tiroides , vërejnë se flokët u bien me grushta.
Problemet me tiroiden ndahen në dy kategori: hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi.
Përveç rënies së flokëve, simptoma të tjera të hipotiroidizmit janë:
Përveç rënies së flokëve, simptoma të tjera të hipertiroidizmit janë:
Trajtimet Natyrale Kundër Rënies Së Flokëve
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e këtyre trajtimeve natyrale kundër rënies së flokut.
Vaji i peshkut që është shumë i pasur me acide yndyrore omega-3
Barishtet si spinaqi që kanë sasi të mëdha të vitaminës A dhe C.
Ushqime të pasura me proteinë, siç janë ato të bulmetit, legumet dhe arrorët që forcojnë flokun.
Ushqimet e pasura me biotinë siç janë drithërat, mëlçia e shtazëve, e verdha e vezës. Biotina është shumë e nevojshme për mbrojtjen e flokut.
Ushqimet e pasura me kalçium, një mineral i nevojshëm për rritjen e flokut. Këtu mund të përmendim qumështin dhe djathin./AgroWeb.org
Biznesi i “krijimit” të foshnjave po lulëzonBiznesi i ‘krijimit’ të foshnjave po lulëzon, me rritjen e infertilitetit në popullatë. Por sa u rëndon familjeve kjo procedurë dhe cilat janë problematikat shoqëruese të sektorit?
Thua fjalën “treg” dhe çfarë të vjen në mendje? Tregjet financiare, tregje në pasuri të paluajtshme, tregje për makina, tregje të produkteve ushqimore. Por një treg në fertilitetin njerëzor: in vitro, nënat surrogate, vezë të ngrira?
Bebet ose mjetet për t’i bërë ato, nuk supozohet të shiten. Ata nuk supozohet të blihen. Ata nuk supozohet të kenë çmime të fiksuara mbi to. Por ka një treg për foshnjat, një treg që shtrihet në të gjithë globin dhe përfshin qindra mijë njerëz.
Ajo që ka krijuar këtë treg është kërkesa e lartë dhe e vazhdueshme nga njerëzit të cilëve u është mohuar bekimi i riprodhimit natyral, bashkuar me një ofertë të gjerë dhe në rritje të vazhdueshme të mënyrave për të lindur foshnja, kur forma natyrale rezulton e pamjaftueshme.
Ky “treg” përfshin biznese të tilla si klinikat fitimprurëse të fertilitetit dhe spitalet private, që ofrojnë shërbime të tilla, shpesh me shuma të majme.
Norma e fertilitetit në Shqipëri ka hyrë në një trend në rënie që prej 2013-s. Në vitin 2017, norma mesatare e fertilitetit ishte 1.48, nga 1.54 që ishte një vit më parë.
“Është rritur shumë mosha e shtatzënisë së parë, femrat kanë prioritet të arsimohen dhe të gjejnë një punë të mirë e më pas mendojnë për shtatzëni”, tha Dr. Irena Berati, mjeke gjinekologe në Qendrën Shëndetësore nr.9
Por një tjetër faktor shumë i rëndësishëm që pengon shtatzënitë te çiftet janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, të cilat, sipas saj, kanë shënuar rritje, kryesisht te moshat e reja. Edhe obeziteti në rritje është një tjetër pengesë, thotë më tej doktoresha.
Infertilteti haset më shpesh te femrat se sa te meshkujt në Shqipëri. Te meshkujt, konsumi i lëndëve narkotike dhe stresi ndikojnë në dobësimin e spermatogenit, çka i bën ata të arrijnë me vështirësi ngjizjen apo t’i kthejë në infertil.
Situata në vend
Spitalet private, prej më shumë se 15 vitesh, ofrojnë shërbim mjekësor dhe multidisiplinor për trajtimin e infertilitetit, duke filluar që nga mjekimet e thjeshta, e deri te mjekimet më të fundit, si dhe kryejnë procedurën e Fertilizimit in Vitro.
Fertilizimi in vitro është një nga teknikat më të përdoruara në rastet kur në mënyrë natyrale është e pamundur shtatzënia.
Diagnoza dhe trajtimi i infertilitetit është i gjatë, i kushtueshëm dhe arritja e rezultateve kërkon kohë dhe shpesh procedura përsëritet deri në disa herë. Kërkesa për shërbime që trajtojnë infertilitetin është në rritje, për shkak të rritjes së incidencës së infertilitetit primar dhe sekondar në popullatë.
Vihet re rritje e prevalencës së infertilitetit primar dhe sekondar, jo vetëm në vendin tonë, por dhe në nivel global. Kjo prevalencë vjen në rritje dhe mendohet se do të vazhdojë të ketë një trend të tillë rritjeje për shkak të shtimit të faktorëve që veprojnë mbi të.
Infertiliteti është i lidhur edhe me faktorë të stilit të jetesës, si pesha trupore, duhanpirja dhe stresi. Përparësitë e mëdha në trajtimin e infertilitetit, duke përdorur teknologjitë e riprodhimit të asistuar (ART), kanë bërë të mundur që shumë individë/çifte të kenë fëmijë me asistencë mjekësore, pavarësisht origjinës së problemit.
Për një cikël të plotë fekondimi in vitro (IVF) në Shqipëri, ashtu si në të gjithë Europën, duhen mesatarisht 4.000 euro.
Megjithatë, nga burimet spitalore mësuam se çmimet ndahen në dy pjesë, një pjesë u takon analizave paraprake dhe ilaçeve, që fillojnë nga 1000 euro deri në 2500 euro dhe pjesa e dytë i takon fekondimit in vitro, që varion nga 2400 euro e lart, sipas specifikave të secilit çift.
Pra, në tërësi një seancë e fekondimit artificial kushton rreth 5000 euro. Në rast se përsëritet, seanca e dytë kushton sërish 2400 euro, pa përfshirë setin tjetër të ilaçeve.
Shanset që një IVF të rezultojë e suksesshme llogariten 65%. Ajo çka duhet llogaritur është fakti që individëve/çifteve mund t’u duhet më shumë se një cikël IVF për të pasur sukses, pra, kostoja është edhe më e lartë se ajo e një cikli.
A ekziston në vendin tonë mundësia që të kryhet kjo procedurë pa kosto. Jo!
Vendet europiane si Austria, Belgjika, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Greqia, Gjermania, Hungaria, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia, etj., ofrojnë mbulim pjesor ose total të Fertilizimit in Vitro.
Në Shqipëri, aktualisht kryhen çdo vit rreth 1000 cikle fekondimi in vitro (shifra jozyrtare) nga 3000 që duhet të bëhen në bazë të të gjithë llogaritjeve të bëra nga Shoqata Europiane e Embriologjisë dhe Riprodhimit Human (ESHRE).
Kjo do të thotë që 2000 ciklet e munguara çdo vit nuk kanë mundësi ta marrin trajtimin. Dhe 2000 cikle fekondimi in vitro nënkupton 4000 partnerë që kanë një barrë ekonomike që lidhet me këtë çështje.
Në vitin 2012, një projekt i nënshkruar nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian kishte si objektiv realizimin e fekondimit in vitro në strukturat shtetërore brenda vitit 2013.
Projekti, me vlerë prej 25 milionë lekësh, u publikua në tetorin e vitit 2012 dhe rezultatet e para, sipas deklaratave të muajit tetor, do të ishin nga 9-12 muaj më pas.
Asokohe u bë e ditur se përmes projektit u dërguan profesionistë të fushës përkatëse (obstetër gjinekologë dhe embriologë) për kualifikim në Itali.
Gjithashtu u deklarua se nga ky projekt do të përfitonin falas metodën e riprodhimit të asistuar të gjithë ata qytetarë që paguanin sigurimet shëndetësore, ndërkohë që do të përcaktoheshin kriteret dhe procedurat e përfituesve nga i gjithë vendi, në bazë të prioriteteve që do të vendoste institucioni shëndetësor dhe stafi i ekspertëve.
Drejtuesit e maternitetit “Koço Gliozheni” nënshkruan projektin nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian. Dhe prej asaj kohe, në këtë maternitet është ngritur kabineti, i cili është i pajisur me aparaturat.
Megjithatë, edhe pse kanë kaluar shumë vite nga koha kur pritej të përurohej, kabineti ende nuk funksionon.
Lidhur me statistikat se sa fekondime in vitro kryhen mesatarisht në klinikat private, spitalet private të kontaktuara nga “Monitor” thonë se këto janë shifra konfidenciale.
Por, mjekët deklarojnë që janë shifra në rritje, sepse gjithnjë e më shumë po konstatojnë çifte që kanë probleme me fertilitetin.
Çfarë lloj tregu?
Infertiliteti mund të jetë tragjik për shumë çifte që duan që të bëhen prindër. Normat shumë të ndryshme të suksesit në “prodhimin e embrioneve” (siç e quan një mjek) nënkuptojnë gjithashtu trajtime të përsëritura. Dhe kjo nënkupton para më shumë.
“Njerëzit nuk e dinë se cilat do të jenë kostot, sepse ata nuk e kuptojnë se cilat janë probabilitetet”, – shpjegon mjekja obstetër Denisa Bajraktari.
“Kur njerëzit duan fëmijë dhe nuk mund t’i kenë, kërkesa është ndoshta më e thellë dhe më e fortë se çdo gjë tjetër”, – thotë ajo. “Steriliteti prek 10 deri në 15% të çdo popullsie, por për shekuj me radhë nuk ka pasur ‘ofertë’ për të përmbushur kërkesën përveç formës së adoptimit.
Gjersa mbërritëm te format si Fertilizimi in Vitro”-shpjegon ajo.
Tregu është i parëndësishëm për rreth 85% të popullsisë, pra për ata me fat që të krijojnë fëmijët në mënyrën e vjetër. Por i kërkuar për pjesën tjetër.
Dhe përveç kësaj, vitet e fundit, “tërheqës” edhe për të huajt që e marrin si shërbim turizmi shëndetësor, për shkak se Shqipëria është ndjeshëm më e lirë se sa pjesa më e madhe e vendeve europiane, sipas të dhënave të bëra publike nga klinika e fertilitetit pranë Hygeia.
Është një treg i veçantë, një treg që nuk ka gjasa të zgjerohet përtej një segmenti klientësh, që e përmendëm më lart, të cilët vuajnë nga infertiliteti.
Por me shërbime të shtrenjta. Shumica e këtyre klientëve të mundshëm, për më tepër, nuk përfitojnë kurrë nga asnjë formë lehtësie shtetërore për këto shërbime.
Ata që hyjnë në treg janë padyshim më të pasur dhe më të arsimuar se mesatarja, duke paguar mesatarisht 4000 euro një cikël mesatar të fekondimit in vitro.
Diçka që konstatohet për tregun është se, është padyshim monopol i klinikave private, për sa kohë institucionet shtetërore nuk e ofrojnë ende.
Më larg “natyrales”
Zhvillimet e fundit sugjerojnë gjithashtu se kërkesa për trajtim të fertilitetit së shpejti mund të shtrihet përtej popullatës jopjellore.
Vetëm në vitet e fundit, gra të shëndetshme, pa probleme fertiliteti kanë filluar të kërkojnë shërbime si Extend Fertility, të cilat premtojnë të ngrijnë vezët e tyre, si një mbrojtje kundër martesës së vonë ose një karriere të zgjatur.
Aplikime të tilla mund të shtojnë “klientë” në “tregtinë” e fertilitetit. Oriela Cano, drejtuese marketingu në Spitalin Hygeia thotë se prej disa vitesh ka nisur të funksionojë si shërbim ai i ngrirjes së vezëve, i cili targeton kryesisht femra që duan të bëjnë karrierë, apo nuk kanë ende një partner.
Në këtë mënyrë, nuk humbasin shanset e fertilitetit të vezëve në një moshë më të herët, duke qenë se biologjikisht, pas të 40-ave, shanset e shtatzënisë nisin të reduktohen.
Gjithashtu, bëhet e ditur se procesi ndihmon edhe gratë që diagnostikohen me kancer, trajtimet e të cilit mund të prekin fertilitetin e tyre.
Dr. Elton Peçi, mjek obstetër i njohur në vend për fertilizimet in vitro, shpjegon se ngrirja e vezëve përpara moshës 35-vjeçare jep rezultate optimale.
“Sasia dhe cilësia e vezëve reduktohet me avancimin e moshës së femrës. Kështu që ‘ruajtja’ e sa më shumë vezëve ofron siguri më të madhe, pasi jo të gjitha vezët do t’i rezistojnë procesit të shkrirjes (kur ato do të përdoren) dhe jo të gjitha ato që i mbijetojnë shkrirjes do të arrijnë të fertilizohen”, – shpjegon dr., Peçi.
I pyetur se sa kushton si procedurë, ai përgjigjet: “Ngrirja e vezëve kushton më pak se sa një cikël i plotë Fertilizimi In Vitro.
Në shpenzime përfshihen konsulta me mjekun specialist, analizat rutinë, medikamentet stimulante (hormone) e vezoreve, procedura e aspirimit të ovociteve (vezëve) dhe ruajtja në ngrirje (krioprezervim) i tyre dhe pagesa simbolike vjetore.
Kini parasysh se kushton shumë herë më pak se sa një Fertilizim In Vitro në moshën 40-vjeçare” – përfundon ai.
Sa do të ndikojë në buxhet lindshmëria e ulët
Edhe pse shumë nga efektet fiskale afatshkurtra të fertilitetit, të tilla si ulja e kostos së arsimit dhe kujdesit shëndetësor të fëmijëve, duhet të jenë pozitive për bilancet shtetërore, në terma afatgjatë, rënia mund të çojë në një ulje të flukseve kryesore të të ardhurave, duke pasqyruar reduktimet në fuqinë punëtore.
Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja, duke pësuar rënie prej 9,3%, krahasuar me një vit më parë.
Në janar të vitit 2023, INSTAT raportoi se popullsia e vendit u reduktua edhe me mbi 31 mijë persona, në krahasim me janarin 2022 dhe 145 mijë persona më pak se më 2011, kur u krye Censi i fundit.
Një projeksion i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) për popullsinë 2021 – 2050 tregoi se numri i përgjithshëm i popullsisë së Shqipërisë do të arrijë brenda një kufiri realist midis 2,06 dhe 2,3 milionë banorësh deri në vitin 2050.
Sipas ekspertëve demografë, lindshmëria e ulët do të ketë efekte të gjata në ekonomi dhe shoqëri.
Lindshmëria e ulët ka ndikime të ndryshme dhe komplekse, sipas sociologes Doralda Tanellari.
“Në një shoqëri me lindshmëri të ulët, shumica e njerëzve kanë të ardhura të ulëta dhe vështirësi në përmirësimin e standardit të jetesës së tyre.
Këtë e hamendësojmë, duke menduar se janë familje që nuk kanë mundësi ekonomike për të sjellë në jetë një fëmijë. Mungesat që përballen mund të përfshijnë mangësi në ushqim, akomodim, kujdes shëndetësor dhe arsim.
Pasojat e kësaj janë të ndjeshme në jetën e përditshme të individëve, pasi ata janë të kufizuar në mundësitë e tyre për të përfituar nga shërbimet dhe mundësitë e ofruara nga shoqëria”, – thotë ajo,
Ndërsa ndikimet në ekonominë e një vendi, sociologia i citon si më poshtë:
-Plakja e popullsisë: Kur kemi lindshmëri të ulët, popullsia e një vendi plaket. Kjo do të thotë se përqindja e njerëzve të moshuar rritet ndjeshëm në krahasim me të rinjtë.
Plakja e popullsisë mund të çojë në nevojën për shërbime shëndetësore dhe kujdes shtesë për të moshuarit, duke shtuar shpenzimet e shtetit në këto fusha.
-Rënia e fuqisë punëtore: Kur një shtet ka lindshmëri të ulët, forca punëtore e disponueshme për tregun e punës mund të reduktohet. Kjo mund të krijojë vështirësi për kompanitë dhe industritë që janë në kërkim të punëtorëve.
-Shpenzimet e shtetit për pensione dhe shërbime shëndetësore: Me plakjen e popullsisë, shteti duhet të financojë pensionet dhe shërbimet shëndetësore, për një numër më të madh të të moshuarve. Kjo mund të shtojë shpenzimet e shtetit dhe të ndikojë në buxhetin publik.
-Ndryshimet në tregun e pasurisë dhe konsumit: Një popullsi më e plakur ka zakonisht konsum më të ulët dhe mund të ketë ndikim negativ në sektorët ekonomikë që janë të orientuar kryesisht nga konsumi i brendshëm, si tregtia dhe industritë e tjera të mallrave dhe shërbimeve të konsumit.
-Inovacioni dhe zhvillimi ekonomik: Në shoqëritë me lindje të ulët, mund të ketë mungesë të fuqisë punëtore të re dhe inovacionit. Ky faktor mund të ndikojë në aftësinë e vendit për të zhvilluar sektorët e teknologjisë dhe të inovacionit.
“Për të zgjidhur sfidat që vijnë me një lindshmëri të ulët, shumë shtete kanë politika dhe masa të ndryshme, përfshirë promovimin e lindshmërisë, përmirësimin e kushteve të punës dhe përgatitjen e popullsisë për të marrë pjesë në forca punëtore më të kualifikuara dhe produktive”, – përfundon znj. Tanellari.
Akses në trajtimin e fertilitetit
Shqipëria renditet në vend të fundit në Europë për trajtimin e fertilitetit për qytetarët. Nga 43 vende të tjera të marra në analizë, vendi ynë ofron aksesin më të dobët në trajtimin e këtij problemi.
Këto të dhëna janë marrë nga një analizë e kryer nga “Fertility Europe” dhe “Forumi Parlamentar Europian për të Drejtat Seksuale dhe Riprodhuese”.
Atlasi Europian i Politikave të Trajtimit të Fertilitetit ka një vlerësim për shtetet të shtrirë nga 0% në 100%, ku 0-30% vlerësohen shtetet me akses jashtëzakonisht të dobët dhe 81-100% janë shtetet me performancë ekselente.
Shqipëria vlerësohet me 13%, pra duke bërë pjesë te vendet me akses jashtëzakonisht të dobët në trajtimin në fertilitetit, por edhe në hartimin e rregulloreve që ofron akses të barabartë, të sigurt dhe efikas në trajtim për të gjithë njerëzit.
Gjithashtu Shqipëria ka në nivel të dobët për konsultat me mjekët, në testimet gjenetike për probleme të mundshme, në ofrimin e mbështetjes psikologjike, si dhe në edukimin mbi fertilitetin në tekste shkollore.
Vendet e rajonit kanë një performancë më pozitive se vendi ynë në këtë raport, edhe pse po ashtu paraqiten me akses të varfër. Mes vendeve të fundit me Shqipërinë, renditen vende si Armenia, Irlanda dhe Polonia, ndërsa në vendet me performancën më të mirë renditen Belgjika, Franca, Holanda etj.
Theksojmë se vendi ynë gjithashtu vuan dhe nga rënia e numrit të lindjeve dhe plakja e popullsisë e po ashtu norma e fertilitetit është nën nivelin e pranuar.
Bazuar në një dokument të Parlamentit Europian të vitit 2016, shtete të ndryshme ndjekin praktika të ndryshme në lidhje me fekondimin in vitro. Kështu, në Austri, shteti financon 70% të procedurës, Belgjika rimburson të gjitha kostot laboratorike për 6 cikle IVF, sikundër dhe Kroacia.
IVF-ja mbulohet dhe nga sistemi francez i sigurimeve shoqërore për gratë më të reja se 43 vjeç dhe që janë në një lidhje heteroseksuale. Ndërsa në Gjermani, trajtimet e IVF janë pjesërisht të mbuluara nga sigurimet shëndetësore.
Edhe në shtetin fqinj, Greqi, trajtimet IVF mbulohen pjesërisht nga sistemi kombëtar i kujdesit shëndetësor. Italia e ofron falas fekondimin in vitro për ato çifte që sigurojnë certifikatë të infertilitetit.
Kostot e shërbimeve të fertilizimit in vitro (IVF)
Kostot e shërbimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Shqipëri ndryshojnë në varësi të spitaleve apo klinikave që ofrojnë këtë shërbim. Në përgjithësi, IVF është një procedurë e kushtueshme dhe kërkon një angazhim financiar të konsiderueshëm. Në Shqipëri, mesatarisht, një cikël IVF mund të kushtojë nga 2000 euro deri në 3,000 euro ose më shumë, por kjo është vetëm një shifër orientuese dhe mund të ndryshojë nga një klinikë në tjetrën. Por kjo është një kosto e përllogaritur pa ilaçet mbështetëse, e hamendësuar me vetëm një cikël trajtimi dhe pa kostot e lindjes e më tej.
Disa faktorë që mund të ndikojnë në koston e fertilizimit në Shqipëri:
Klinika e zgjedhur: Kostot mund të ndryshojnë nga një klinikë në tjetrën. Klinikat private shpesh ofrojnë këtë shërbim, dhe çmimet mund të ndryshojnë në bazë të reputacionit të klinikës dhe cilësisë së shërbimeve të tyre.
Lloji i procedurës: IVF ka disa variacione dhe lloje të ndryshme të procedurave të lidhura me fertilizimin in vitro. Çdo procedurë mund të ketë një çmim të veçantë.
Depoja farmaceutike: Përdorimi i medikamenteve për stimulimin e ovulacionit dhe procedurave të tjera mund të ndikojë në koston e përgjithshme të IVF. Çmimet e medikamenteve ndryshojnë në bazë të markës dhe dozës së nevojshme.
Numri i tentimeve: Për disa çifte, IVF mund të kërkohet të përsëritet disa herë para suksesit. Kjo do të rrisë kostot.
Shërbimet shtesë: Mund të ketë shërbime shtesë që mund të ofrohen nga klinika, siç janë testet gjenetike të embrionit ose teknika të tjera shtesë që mund të shtojnë në koston e procedurës. /Monitor
Ishulli i qetësisë ku makinat nuk janë të lejuara dhe koha ndalon
Hidra në shikim të parë nuk ndryshon nga fqinjët e saj. Ashtu si ishujt e tjerë në detin Egje, ka rrugë të bardha, ajër të mbushur me aromë jasemini dhe pamje befasuese të ujërave blu vezulluese përreth tij.
Ajo çfarë e bën të veçantë Hydrën është mënyra e preferuar e transportit. Vendasit i kanë rezistuar zhurmës së borive, duke përqafuar tingullin ritmik të thundrave të kuajve.
Këtu, makinat janë mbajtur qëllimisht larg. Ndalimi i mjeteve të motorizuara (përveç kamionëve të mbeturinave dhe ambulancave) parashikohet në legjislacionin vendas.
Popullsia e ishullit grek prej rreth 2500 banorësh qarkullon duke përdorur mushka, gomarë dhe kuaj të vegjël.
Duke zbritur nga trageti dhe në Portin e Hidrës, në zemër të ishullit, vizitorët takohen me kuaj të vegjël që ecin me hijeshi nëpër rrugët me kalldrëm.
Ndërsa endesh nëpër shtigjet e çuditshme të Hidrës, është e zakonshme të dëshmosh vendasit që kryejnë punët e tyre të përditshme, të shoqëruar nga shokët e tyre me katër këmbë.
Nga Kaminia, një fshat i qetë në vijën bregdetare jugore të stolisur me shtëpi tradicionale prej guri, në Mandraki në brigjet perëndimore të ishullit, i njohur për ujërat e tij të pacenuara dhe atmosferën e qetë, ishulli është i ndërthurur me praninë e tyre.
“Hydra është një ishull që të kthen vërtet pas në kohë”, thotë Harriet Jarman, pronare e kompanisë së ecjes me kuaj, Harriet’s Hydra Horses. “I gjithë transporti në këtë ishull bëhet me kuaj ose mushka. Për shkak se nuk ka makina, jeta e të gjithëve është pak më e qetë.”
Një trashëgimi e gdhendur në gjurmë thundrash
Vendimi për të përqafuar transportin tradicional të tërhequr me kuaj, i njohur si “cáiques”, i bën homazh trashëgimisë së pasur të ishullit dhe angazhimit për jetesë të qëndrueshme.
Gjatë shekujve 18 dhe 19, Hidra lulëzoi si një qendër detare plot lëvizje. Por me ardhjen e shekullit të 20-të, duke sjellë transportin me motor në pjesën tjetër të Greqisë, rrugët e ngushta dhe të pjerrëta të ishullit, së bashku me terrenin shkëmbor, i bënë makinat jopraktike për të qarkulluar.
Dhe kështu banorët zgjodhën pas transportit të kuajve, i cili mund të përshkonte peizazhin e thyer në mënyrë më efikase.
Me kalimin e kohës, u rrënjos në kulturën dhe mënyrën e jetesës së Hidrës.
Gomarët dhe mushkat u bënë pjesë integrale e identitetit të ishullit dhe u përdorën për të transportuar mallra, materiale ndërtimi dhe madje edhe njerëz rreth ishullit, një traditë që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Një parajsë artistike
Mungesa e makinave është kontribuar me qetësinë e ishullit, duke tërhequr krijues nga të gjitha anët, përfshirë aktoren e njohur italiane Sophia Loren, e cila ra në dashuri me Hydrën gjatë xhirimit të “Djalë në delfin” në 1957.
“Hydra ofron ngjyra të mrekullueshme, dritë të bukur dhe një atmosferë unike që ka frymëzuar shumë njerëz”, thotë stilistja e bizhuterive nga Hydra, Elena Votsi.
E njohur për punën e saj që ndërthur mjeshtërinë tradicionale me estetikën moderne, Votsi merr frymëzim nga trashëgimia e saj greke, si dhe natyra dhe gjeometria.
Edhe pse e lindur në Athinë, Votsi thotë se i kalonte verërat dhe pushimet në Hidra, duke vizituar të atin. Ajo thotë se mungesa e makinave e bën atë një vend magjik për të punuar dhe ka frymëzuar dizajnet e saj që në fillimet e karrierës së saj.
“Dielli, shkëmbinjtë dhe modelet e valëve më frymëzuan. Bukuria natyrore dhe veçantia e ishullit kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në procesin tim krijues”, tha Votsi.
Në vitin 2003, ajo u ftua të merrte pjesë në një konkurs për të ridizajnuar medaljen e Lojërave Olimpike Verore për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Me të marrë ftesën për të konkurruar, Votsi u drejtua për në shtëpinë e saj në Hidër. Ishulli, me sharmin e tij të pashprehur, shërbeu si muzë, duke nxitur një udhëtim krijues që do të çonte në fitimin e konkursit dhe vendosjen e emrit të saj në rekordet e eventeve sportive më të njohura në botë.
Shumë artistë të famshëm kanë vizituar ose jetuar në Hydra. Sharmi magnetik i ishullit ka tërhequr piktorët Brice Marden, Alexis Veroucas, Panagiotis Tetsis, Nikos Hadjikyriakos-Ghikas dhe John Craxton, si dhe autorin Henry Miller në brigjet e tij, secili gjeti frymëzim mes peizazheve të tij të qeta.
Kantautori kanadez Leonard Cohen zbuloi Hydrën në vitet 1960 dhe e bëri atë shtëpinë e tij për disa vite. Koha e tij në Hidra është përjetësuar në këngën e tij “Zog në tela”, të cilën ai e shkroi pjesërisht ndërsa jetonte atje.
“Hydra është një parajsë. Është një vend magjik për të punuar dhe një bekim që mund të vij këtu si artist, siç kanë bërë shumë të tjerë para meje dhe do të vazhdojnë të bëjnë”, tha Votsi.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë bërë thirrje të premten për zbatim të “shpejtë dhe pa kushte” të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që dy vendet t’i kthehen dialogut.
Ky qëndrim është përfshirë edhe në deklaratën e përbashkët, të miratuar në samitin mes SHBA-së dhe BE-së, që është mbajtur më 20 tetor në Uashington.
Nikoqir i samitit ka qenë presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ndërsa BE-ja është përfaqësuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
“Ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe mbështesim perspektivën evropiane të rajonit. Të gjithë partnerët duhet t’i vazhdojnë reformat e kërkuara, për të përparuar në rrugëtimin e tyre evropian“, është thënë në pjesën e deklaratës kushtuar këtij rajoni.
Pastaj, në mënyrë të veçantë përmendet normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Nënvizojmë nevojën që Kosova dhe Serbia, urgjentisht t’i ulin tensionet dhe shpejt, e pa kushte ta zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja“, është thënë mes tjerash në deklaratë.
Kjo deklaratë është lëshuar një ditë para vizitës që do ta zhvillojnë pesë zyrtarë perëndimorë në Kosovë dhe Serbi, me qëllim kryesor – ringjalljen e dialogut mes dy vendeve.
Kështu i ka arsyetuar Bashkimi Evropian vizitat e të dërguarit të tij për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Francesco Talo, në Prishtinë e Beograd.
Por, pas zhvillimeve në Banjskë të Zveçanit, autoritetet e Kosovës kanë thënë se gjërat më nuk mund të jenë njësoj sa i përket rrjedhës së dialogut.
Më 24 shtator, në Banjskë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, si pasojë e sulmeve të një grupi të armatosur serb. Në shkëmbim e sipër të zjarrit mes policisë dhe atij grupi janë vrarë edhe tre sulmues.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili më pas ka hequr dorë nga të gjitha funksionet e partisë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kosova është në kërkim të ekstradimit të Radoiçiçit nga Serbia. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, por ajo i hedh poshtë të gjitha pretendimet.
Diplomatët perëndimorë e kanë përmendur disa herë se zbatimi i Marrëveshjes së arritur më 27 shkurt në Bruksel është hap kyç për rrugën përpara drejt integrimeve evropiane.
Marrëveshja me 11 nene nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL
I dha fund lidhjes? Blero Muharremi bëhet pjesë e Big Brother Vip: Po hy singleBlero Muharremi është bërë pjesë e shtëpisë së famshme, Big Brother Vip Kosova. Këngëtari ishte banori i parë i shtëpisë, ku do të qëndrojnë i izoluar 24/7 i monitoruar nga kamerat.
Në klipin prezantues, artisti u shpreh se po bëhet pjesë e spektaklit single, por edhe shumë i dashuruar.
I pyetur nëse është gati të jetojë i monitoruar nga kamerat, u shpreh se: “Po, sepse dal prej shtëpisë sime, prej 20 vitesh kam qenë para kamerave.”
Nuk dihet nëse këngëtari me deklaratën e tij, se “po hy single” nënkuptoi ndarjen nga partnerja e tij e fundit, identitetin e së cilës e mbajti të fshehtë.
Lidhja e çiftit nuk është shumë e qëndrueshme, pasi shpesh herë këngëtari publikon në Instagram disa shprehje të cilat tregojnë që ai është keq emocionalisht.
“Disa njerëz mund të mos e pëlqejnë, por e dinë që është e vërteta. Së shpejti historia. Ti mund të vraposh, por s’mund të fshihesh”, ishte një postim i fundit i këngëtarit në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse ai foli për një ndarje nga e dashura apo thumb për Afrona Dikën, të cilën e ka akuzuar si materialiste.
Por duke se ai do të zbulojë shumë gjëra brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Blero Muharremi disa kohë më parë i ka dhënë fund edhe martesës me ish-bashkëshoren, Afrona Dika.
“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik.
Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj, ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim, i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”, shkroi ai duke zbuluar se ishte ndare.
Blero i dha fund martesës me Afrona Dikën, pas gati 7 vitesh së bashku dhe i ftuar në një intervistë, u shpreh se ajo ishte lidhur me të vetëm për famën dhe paratë që kishte.
Sipas këngëtarit, gjithçka ka qenë e bukur mes tyre, derisa ai i kufizoi shpenzimet, ndërsa theksoi se pasi i dha paratë për të hapur biznesin në Zvicër, ajo u zhduk.
“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar.
Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe pasi është arritur qëllimi, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ndërmarr hapa ligjorë. Kam qenë i mirë dhe jo dore shtrëngues. Fakti që kam mbyllur njërin sy, nuk do të thotë që se kam parë. Ndarja nuk ka qenë aq e thjeshtë sa është thënë nga ajo, kjo jo sepse nuk doja unë. Ajo deshi kështu”, rrëfeu ai.
Këngëtari tregoi se është i gatshëm të zhvendoset në Gjermani për të jetuar me partneren e re.
“Jam prej disa muajsh në një lidhje, më bën të ndihem i respektuar, i dashuruar dhe i vlerësuar. Është një ndjenjë që se kam pasur më herët, më ka munguar më parë. Kam ndryshuar për pak në këtë aspekt, kam kuptuar që gjërat që vlejnë shumë duhet t’i mbash për vete. Partnerja ime e re ma ka mësuar këtë gjë. Jam njeri me fat me partneren e re. Ajo sheh Blerimin, jo Bleron, pa famë dhe kurrgjë rreth vetes, një person të thjeshtë.
Jam shumë i lumtur dhe e vlerësoj shumë. Sa i përket jetës sime në Gjermani, nuk e kam aspak problem të shkoj”, tha ai.
Ndërkohë deklarata e këngëtarit shkaktoi goxha zhurmë në rrjet dhe blogerja vendosi t’i reagojë me anë të një thënie e cila dukej se ishte një thumbim për ish-partnerin.
“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”, shkroi ajo krahas fotos.
Afrona nga ana tjetër tregoi se shkaku që solli ndarjen mes saj dhe Bleros ishte marrëdhënia e tyre në distancë.
“Kur je larg dashuria zvogëlohet. Larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj që një lidhje në distancë zgjat për një kohë të shkurtër dhe jo për një kohë të gjatë. Ti nuk e ke personin pranë në çdo aspekt të jetës, kur je mirë, kur je keq. Ke nevojë për një përkrahje, sidomos për femrat që janë të ndjeshme dhe delikate si natyrë, na duhet një person afër, një burrë që të na mbështesë dhe përkrahë në të gjitha aspektet e jetës. Këtë nuk e kisha më, ndaj erdhi ndarja. Tani unë jetoj me partnerin tim të ri zviceran. Ai gatuan për mua, gatuan shumë mirë”, u shpreh Afrona Dika në “Kurthin e Piter Pan”.
Emri/ Shqiptarja vdes në një aksident në Itali, plagosen edhe tre të tjerë, mes tyre 10-vjeçareNjë aksident tragjik i ka marrë jetën një 67-vjeçareje shqiptare në Itali. Viktima është idenfitikuar në mediat fqinje si Vilajete Sharka.
Aksidenti ku u përfshinë dy automjete ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Santa Croce Camerina të Sicilisë.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur edhe 3 presona të tjerë, një shtetase shqiptare, e cila ishte drejtuese e mjetit ku udhëtonte 67-vjeçarja, një vajzë 10-vjeçar pasagjere në makinë dhe drejtuesi i automjetit tjetër.
Të plagosurit janë shtruar në spitalin Giovanni Paolo II në Raguzë.
Në një ditë të nxehtë në fillim të gushtit, një burrë rreth të 50-ave rrëmon në kazanët e plehrave pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kërkim të mbetjeve të plastikës. Por në vend të tyre, ai thotë se has shpesh mbetje anatomike të rrezikshme, që flaken aty pas ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale.
“Këtu kanë hedhur kuti me shiringa, serume, fasha me gjak dhe organe njerëzish,” tha burri, duke shtuar se mbetje të tilla ishin shtuar kohët e fundit.
“Kur më shohin infermieret më bërtasin, më thonë ‘mos i hap ato se nuk ka gjë’,” shtoi ai.
Mbetjet spitalore konsiderohen mbetje të rrezikshme në Shqipëri dhe grumbullimi, transporti, trajtimi dhe asgjësimi përfundimtar i tyre përbën një sfidë serioze për mjedisin dhe shëndetin publik.
Hedhja në kontejnerët e mbetjeve urbane përbën një shkelje të rëndë, por ky nuk është problemi i vetëm në zinxhirin e trajtimit të tyre.
Ndërsa shumica e mbetjeve spitalore në Shqipëri trajtohen përmes sterilizimit dhe incenerimit, për vite me radhë kanë munguar të dhënat se ku përfundonte hiri që mbetej pas djegies së tyre.
Sipas legjislacionit në fuqi, hiri duhet analizuar dhe nëse testet vërtetojnë se ai nuk paraqet rrezikshmëri mund të depozitohet në landfille të zakonshme. Në të kundërt, hiri duhet të depozitohet në landfille për mbetje të rrezikshme.
Por të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se hiri i mbetjeve spitalore deklarohet në të gjitha rastet si tepricë e parrezikshme dhe depozitohet në landfillet e mbetjeve urbane.
Vetëm në landfillin e Elbasanit, ku ngrihet tashmë një mal me plehra si pasojë e problemeve të mbartura me inceneratorin, depozitohen mesatarisht çdo muaj rreth 2.9 ton hi nga djegia e mbetjeve spitalore nga kompanitë e licensuara për trajtimin e tyre.
Kompania Eco-ELB që menaxhon landfillin e Elbasanit pretendon se e pranon hirin në përputhje me lejen e vet mjedisore, ndërsa shton se nuk ka hasur në asnjë rast mbetje të rrezikshme.
Por ekspertët e mjedisit theksojnë se mbetjet e hirit duhet t’u nënshtrohen analizave të hollësishme, përpara se të groposen në landfill.
“Mbetjet spitalore kategorizohen te mbetjet e rrezikshme dhe duan trajtim të veçantë, i cili përtej dhe përveç incenerimit, kërkon trajtim të kujdesshëm edhe për hirin që mbetet pas djegjes së këtyre mbetjeve,” thotë Mihallaq Qirjo, drejtues i organizatës mjedisore REC Albania.
“Kur sasia e metaleve të rënda është shumë e lartë, ato kalojnë në ekosistem përmes tokës apo ujit dhe me shumë gjasë ato fillojnë të ndjekin rrugën e mbetjes në zinxhirin ushqimor…,” shtoi ai.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk iu përgjigj pyetjes direkte të BIRN nëse ekzistojnë landfille të licensuara për trajtimin e hirit, por ia ngarkoi këtë përgjegjësi kompanive private.
“Hiri që del nga incenerimi duhet të analizohet dhe të klasifikohet se çfarë kodi është sipas katalogut të mbetjeve. Më pas, kompanitë duhet të kërkojnë nëse ka landfill për t’i depozituar ato ose kompani të pajisura me licence III.2.B që i transferojnë këto kode,” tha AKM në një përgjigje me shkrim.
‘Asnjë gram hi”
Biznesi i trajtimit të mbetjeve ka si udhërrëfyes Katalogun e Mbetjeve – një dokument i miratuar për herë të parë në vitin 2005 dhe i përditësuar përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave në qershor të vitit 2021.
Dokumenti përcakton kode dyshifrore për sektorët ekonomikë, kode 4-shifrore për nënkategoritë dhe kode specifike 6-shifrore përmes së cilave identifikohet përmbajtja e mbetjeve.
Mbetjet spitalore klasifikohen në kapitullin 18, ndërsa mbetjet nga impiantet e trajtimit të mbetjeve të tilla se hiri klasifikohen me kodin 19. Më pas, ato ndahen në nënkategorinë 19 01 “mbetje nga incineratorët dhe piroliza e mbetjeve”, që duhen specifikuar gjithashtu hira fundore që përmbajnë substanca të rrezikshme [19 01 11*] dhe hira fundore që nuk përmbajnë substanca të rrezikshme [19 01 12].
Kërkimet për një landfill të licensuar të trajtimit hirit që përmban substanca të rrezikshme e çuan BIRN në fshatin Manskuri të njësisë Rrashbull në periferi të Durrësit, ku ndodhet një park industrial i administruar nga kompania koncesionare “Brema Ambiente”.
Administratori i kompanisë, Selim Bregu i tha BIRN se kishte lidhur marrëveshje me disa kompani të trajtimit të mbetjeve spitalore, por u ankua se hiri nuk depozitohej në landfillin e tij.
Kjo reportere ishte e pranishme në një takim që Bregu pati me inxhinierin e mjedisit të njërës prej kompanive të trajtimit të mbetjeve spitalore, që kërkonte me ngulm një vërtetim të depozitimit të hirit për ta dorëzuar si dokument në një tender.
Bregu u interesua të dinte se ku e kishte depozituar kompania në fjalë hirin, përpara se ta përcillte duarbosh inxhinierin e mjedisit. “I kemi trajtuar siç duhet dhe i kemi çuar në landfillin e Elbasanit me kodin 19 01,” u përgjigj ai.
Lidhja e marrëveshjeve me landfille të licensuara është një kusht për kualifikimin në tendera të kompanive të trajtimit të mbetjeve spitalore dhe dokumentet fiktive duken një praktikë e zakonshme në këtë biznes. Por Bregu i tha BIRN se nuk kishte ndërmend të toleronte.
“Në gjithë këto vite nuk është bërë siç duhet as trajtimi dhe as depozitimi përfundimtar i mbetjeve spitalore,” tha ai, duke këmbëngulur se mbetjet duhej të dorëzoheshin në landfill me kodin 6-shifror.
Ai kujtoi gjithashtu se menjëherë pasi ishte pajisur me leje mjedisore, kishte nënshkruar një marrëveshje me kompaninë V.A.L.E Recycling për depozitimin e hirit, por kjo gjë nuk kishte ndodhur.
“Vendosa të mos ua rinovoj kontratën, sepse nuk kanë sjellë asnjë gram hi. Nuk e di ku e kanë çuar,” shtoi Bregu.
V.A.L.E Recycling është njëra nga katër kompanitë fituese të tenderave publikë për trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve spitalore në Shqipëri. Administratori i saj, Elvis Miri i tha BIRN se hirin e kishte depozituar te landfilli i Elbasanit, i bindur se kjo mbetje nuk përmban substanca të rrezikshme.
“Hiri nuk është i rrezikshëm, se ne i djegim në temperatuar që kalojnë 900 gradë. Plus që ne e kemi në legjislacionin tonë që ne të vdekurit i groposim, kështu që nuk kanë rrezik,” tha ai për BIRN.
Miri u ankua nga ana e tij për probleme të shumta në këtë biznes, përfshi edhe kushtet për trajtimin e hirit.
“Sasia e hirit që prodhojmë është shumë e vogël, kështu që ne e depozitojmë në disa fuçi metalike ose plastike. Na duhet shumë kohë deri sa të bëjmë një sasi që t’a vlejë që ta transportojmë për në landfill,” shtoi ai.
Tendera të kontestuar
Spitalet publike dhe ato private raportuan së bashku 1337ton mbetje të rrezikshme spitalore në Ministrinë e Shëndetësisë sipas raportit të Gjendjes në Mjedis për vitin 2021. Më shumë se gjysma e mbetjeve spitalore gjenerohen në Tiranë, ku janë raportuar rreth 707 mijë kg, e ndjekur nga Korça me 191 mijë kg dhe Shkodra me 159 mijë kg.
Përgjithësisht, raporti i sasisë së hirit llogaritet sa 5 për qind e sasisë së mbetjeve që trajtohen përmes incenerimit. Në Shqipëri, mungojnë të dhënat për sasinë vjetore të hirit që gjenerohet nga kompanitë e trajtimit të mbetjeve spitalore.
Laert Shehu, një ekspert i vlerësimit të ndikimeve në mjedis, i tha BIRN se situata me trajtimin e mbetjeve spitalore ka shënuar përmirësim në krahasim me të kaluarën dhe shumë prej kompanive në këtë biznes përdorin teknologji të avancuara.
“Por jo për të gjithë mund të flasim në këtë mënyrë, pasi kemi parë nga media që digjen në kosha, hidhen gjithandej dhe vazhdon abuzimi, por jam i bindur që është në nivele shumë më të ultëa se sa ka qënë më parë,” tha ai.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, 16 kompani private janë të pajisura me leje mjedisore të Tipit A apo licensë III.2.B. për trajtimin ose transportimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore. Megjithatë, vetëm katër prej tyre fitojnë rregullisht tenderat për evadimin e mbetjeve nga spitalet kryesore të vendit.
Të dhënat e pjesshme që BIRN siguroi përmes kërkesave për të drejtë informimi nga 14 spitale universitare dhe rajonale të vendit tregojnë se kostoja mesatare për trajtimin e 1 kilogrami mbetje spitalore varionte nga 350 në 450 lekë. Ndërsa kompanitë që fitojnë rregullisht tenderat janë Eco Riciklim, V.A.L.E Recycling, Medi- Tel dhe më pak Pura Medical.
Të gjitha spitalet publike në vend kanë shpenzuar së bashku rreth 900 milionë lekë për trajtimin e mbetjeve të tyre spitalore në pesë vitet e fundit, sipas të dhënave të agreguara nga Open Spending – një faqe e organizatës Instituti Shqiptar i Shkencës që promovon të dhënat e hapura.
Eco Riciklim është kompania që ka fituar tendera në vlerë më të madhe të llogaritur në 425 milionë lekë, e ndjekur nga Medi -Tel me 255 milionë, V.A.L.E Recycling me 150 milionë lekë dhe Pura Medical me 53 milionë lekë.
Tenderat për trajtimin e mbetjeve spitalore janë gjithashtu ndër më të kontestuarit, sipas të dhënave që BIRN siguroi nga vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik.
Në disa vendime të analizuara, kompanitë ankohen shpesh për kritere penalizuese apo favorizuese për konkurrentët nga ana e spitaleve, ndërsa në një rast, kontestimi lidhej drejtpërdrejt me kontratën e depozitimit të hirit në landfillin e Elbasanit.
Për problemet me tenderat ankohet edhe administratori i kompanisë V.A.L.E Recycling, Elvis Miri.
“Kemi problematika nga më të ndryshmet, na ka ardhur në majë të hundës si funksionon këtu. Nëse e nisim nga tenderat, gjithmonë bëhen favorizime për kompani të caktuara dhe është shumë e vështirë,” tha Miri.
Tre kompanitë e tjera të trajtimit të mbetjeve spitalore nuk iu përgjigjën kërkesave për koment të BIRN.
Loja me kodet
Landfilli dhe inceneratori i trajtimit të mbetjeve në Elbasan u ndërtuan përmes një kontrate koncesionare të qeverisë shqiptare, që çoi në dënimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për veprat penale të korrupsionit.
Pronarët e kompanisë koncesionare “Albtek Energy” Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja si dhe nënkontraktori Klodian Zoto u dënuan gjithashtu për korrupsion dhe ndodhen prej më shumë se një viti në arrati.
Pas sekuestrimit nga Prokuroria e Posaçme, landfilli dhe incineratori i Elbasanit kaloi nën administrimin e kompanisë publike Eco-Elb, që zotërohet nga bashkitë e qarkut të Elbasanit.
Kur Eco-Elb e mori në administrimin incineratorin e Elbasanit, situata ishte emergjente dhe një mal me plehra ishte krijuar në landfill. Ekspertët e konsiderojnë këtë venddepozitim “një hotspot të ri mjedisor” në Shqipëri.
Pavarësisht situatës me mbetjet urbane, kompania Eco- Elb i tha BIRN se kishte pranuar mbetje të hirit nga kompanitë e trajtimit të mbetjeve spitalore në përputhje me lejen mjedisore që dispononte.
Kompanitë që kishin depozituar mbetje të tilla ishin Eco Riciklim me një sasi mesatare mujore prej 0,18 ton; Pura Medical me 2.3 ton; Medi -Tel me 0.19 ton dhe Vale Recycling me një sasi mesatare mujore prej 0.24 ton.
Kompania tha se i pranonte mbetjet me kodin 19 01 dhe me përshkrimin “Mbetje nga iceneratorët ose piroliza e mbetjeve”.
“Shoqëria Eco-Elb sh.a me personat përgjegjës për pritjen dhe verifikimin e ngarkesave nuk kanë konstatuar ndonjëherë mbetje të rrezikshme spitalore, pasi çdo subjekt depoziton mbetje hiri sipas kontratës,” tha Eco-Elb.
“Çdo 3/6 muaj i kërkohet fletë-analiza sipas legjislacionit, që e dorëzojnë edhe në institucionet që bëjnë të mundur menaxhimin e situatës mjedisore,” shtoi kompania.
Por eksperti Laert Shehu i tha BIRN se landfillimi i hirit me kodin 4-shifror nuk është një proces i saktë, për më tepër që landfilli i Elbasanit është licensuar për të pranuar mbetje vetëm nga qarku i Elbasanit.
“Përdorimi i kodit katër shifror është njësoj si të përdorësh mbiemrin për identifikim, por jo emrin. Pra mund të themi mbiemrin, por nuk e dimë se cili nga anëtarët e familjes është,” tha Shehu, ndërsa shtoi se specifikimet duhet të jenë sipas kodit 6-shifror.
Shehu shpjegoi gjithashtu se impiantet e avancuara bëjnë një përshkrim të mbetjes që del dhe në varësi të këtij përshkrimi përcaktohet edhe mënyra e trajtimit.
“Kryesisht ato spitalore çohen për asgjësim me groposje në landfill, por mund të çohen edhe për incenerim, sepse ka mbetje që kanë në përbërje mbetje organike dhe janë të djegshme,” shtoi ai.
Ekspertët përmendin edhe faktorë të tjerë që e bëjnë situatën e trajtimit të hirit të paqartë, që sipas Qirjos nga REC Albania, lidhet me mungesën e laboratorëve të certifikuar.
“Mungesa e laboratorëve të certifikuar për cilësinë e hirit dhe për përmbajtjen e metalit në vendin tonë e bën të panjohur cilësinë e këtyre hireve dhe për rrjedhojë, kemi mungesë të theksuar të të dhënave mbi sasinë, cilësinë dhe mënyrën e trajtimit të këtyre mbetjeve të rrezikshme,” përfundoi ai.
“Ka lidhje me një organizatë islamike”- Benzema kërcënon me padi për shpifje ministrin francez
Ylli i futbollit francez, Karim Benzema po kërcënon të shkojë në gjykatë pasi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin e akuzoi atë për lidhje me organizatën islamike Vëllazërinë Myslimane.
Ministri reagoi pas komenteve të bëra nga Benzema në X, ku futbollisti u shpreh: “Të gjitha lutjet tona janë për banorët e Gazës që janë sërish viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë gratë dhe fëmijët”.
Ministri Darmanin tha se ish-sulmuesi francez ishte “i njohur për lidhjet e tij me Vëllazërinë Myslimane”.
“Ne po luftojmë një organizatë që është Vëllazëria Myslimane, sepse ajo krijon një atmosferë xhihadizmi”, tha ai për kanalin e lajmeve CNews.
Futbollisti, i cili tani jeton dhe luan në Arabinë Saudite, autorizoi avokatin e tij në Paris të mohojë akuzat dhe të kërcënojë me veprime ligjore kundër Darmanin për shpifje.
“Karim Benzema nuk ka pasur kurrë marrëdhënie me këtë organizatë”, tha Hugues Vigier.
“Të lutesh për një popullsi civile që jeton nën bomba… nuk është as propagandë për Hamasin, as bashkëpunim në terrorizëm, as një akt bashkëpunimi. Është dhembshuri e natyrshme përballë asaj që shumë njerëz e cilësojnë si krime lufte… por që në asnjë mënyrë nuk e ul tmerrin e veprimeve terroriste [Hamasit] të kryera më 7 tetor”, tha ai.
Ai tha se Karim Benzema po konsideronte gjithashtu veprime ligjore kundër deputetes së krahut të djathtë Nadine Morano, e cila e përshkroi atë si një “element propagande për Hamasin”.
Gazetarja, Anila Hoxha ka zbuluar se i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej, ka zbuluar para hetuesve se ka paguar me 50 mijë euro një zyrtar policie.
Madje, tregoi se Erjon Alibej në rrëfimin e tij ka treguar se e ka filmuar fshehtas momentin kur i ka dhënë paratë zyrtarit të policisë, ndërsa ngre pikëpyetje se kush është vallë.
“Në rrëfimin e tij “i penduari“ Erjon Alibej ( grup kriminal në Elbasan) ka treguar se ka paguar me 50 mijë euro një zyrtar policie. Dhe këtë e ka të filmuar fshehtas, nëse është e vërtetë kjo deklaratë, kush të jetë vallë?”, shkruan ajo në një postim në Facebook.
Profil
Erion (Andrea) Alibej (Dylgjeri) u arrestua në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” dhe pasi u vendos në pranga u bë i penduar i drejtësisë.
“Krumi” u arrestua nga SPAK akuzohet për porositjen dhe organizimin e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj. Pas arrestimit, Alibej ka treguar për disa ngjarje kriminale, ku ishte përfshirë edhe vetë.
Gjithashtu ka zbuluar emrat e mbi 30 personave të përfshirë në ngjarje kriminale. Ai njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018.
Erion Alibej dyshohet se ka gisht edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës i ekzekutuar ne Shtator, 2020 në Bradashesh.
Ai rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali dhe u arrestua bashkë me vëllain e tij të ndjerë në vitin 2013 në Itali, në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës.
Alibeaj ishte 27 vjeç dhe u kap bashkë me vëllain e tij, Endritin që ishte 29 vjeç. Ky i fundi ishte drejtuesi i një grupi të madh kriminal ku kishte edhe 10 shqiptarë të tjerë.
Vëllai i Erion Alibej, Endriti u vra në sy të gruas dhe fëmijëve. Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, dhe Erdal Durunay, 51 vjeç, shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”.
Fatmirësisht plumbat kanë kursyer makinat para “Range-t” me targa rumune, ku po udhëtonin gratë e fëmijët e të vrarëve.
Dy vrasjet e porositura
Nga hetimet rezulton se Erjon Alibej urdhëroi vrasjen e Runajt dhe Ramazanit, të cilët i akuzonte për përfshirje në ekzekutimin e vëllait të tij, Endritit, dhjetorin e 2 viteve më parë. Në masakrën e ndodhur në Bradashesh mbeti I vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri si dhe një shtetas turk. Dyshimet janë se shënjestra ishte Endrit Alibej, i skeduar në fushën e trafikut të drogërave të forta.
Hetimet kanë nxjerrë në dritë faktin, se Alibej pagoi Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën që të ekzekutonin Regis Runaj, i cili u gjet i pajete mbrëmjen e 29 korrikut 2020 në afërsi të varrezave të qytetit. Sipas policisë, ai është goditur 27 herë më thike nga Halilaj, ndërsa Hoxha ka rolin e organizatorit.
Të njëjtën persona, po kundrejt pagesës, kanë patur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Emiljano Ramazanit, tek rrethrrotullimi i Luleve, në Elbasan me 20 korrik 2020. Krahas detajeve për këto dy ngjarje të rënda, i penduari ka dëshmuar edhe për krime të tjera të ndodhura në Elbasan.
DOSJA E PLOTË
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar dhe vijon hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1225, viti 2020. Ky procedim penal është regjistruar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25 si dhe 279/2 të K.Penal. Ky procedim penal është regjistruar në emër të personave nën hetim: Euglen Halili, Xhuljano Hoxha dhe Erion Alibej. Ky procedim penal i referohet ngjarjes së datës 29.07.2020, ku rreth orës 21:30-22:00, në afërsi të varrezave të qytetit të Elbasanit, është vrarë me mjete mprehëse-shpuese shtetasi Regis Runaj, i moshës 23 vjeç.
Nga veprimet e deritanishme hetimore ka rezultuar se autor i kësaj vepre penale, duke vepruar në rolin e ekzekutorit, ka qenë shtetasi nën hetim Euglen Halili, ndërsa autor në rolin e organizatorit ka qenë shtetasi në hetim, Xhuljano Hoxha. Të dhënat e deritanishme hetimore japin konkluzionin që kjo vepër penale është kryer nga të hetuarit kundrejt përfitimit pasuror (motive përfitimi material), ndërsa porosia për ekzekutimin e viktimës ka ardhur nga i hetuari Erion Alibej.
Rezulton se i hetuari Euglen Halili e ka qëlluar viktimën me thikë fillimisht në pjesën e qafës, ndërsa kanë qenë duke lëvizur të dy në të njëjtin motomjet dhe më pas e ka qëlluar gjithsej 27 herë. Ngjarja është zhvilluar si vijon: Personat nën hetim, Euglen dhe Xhuljano, kishin filluar të shoqëroheshin me viktimën Regis rreth 10 ditë përpara ngjarjes. Qëllimi i këtij shoqërimi në dukje shoqëror ka qenë që të krijonin marrëdhënie njohjeje dhe besimi në funksion të realizimit të qëllimit final, pra të vrasjes së viktimës.
Personat nën hetim, ditën e ngjarjes kanë lëvizur nga lokal “Beni”, i cili ndodhet poshtë pallatit ku banon viktima, në drejtim të një vendi i quajtur “Parku”, në afërsi të varrezave të qytetit. Së bashku me ta kanë qenë edhe tre persona të tjerë. I hetuari Euglen ka shkuar në këtë vend me motomjetin e tij së bashku me viktimën, ndërsa personat e tjerë kanë shkuar me automjetin në pronësi të të hetuarit Xhuljano.
Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, tre personat e tjerë janë kthyer në këmbë, ndërsa shtetasi Euglen dhe viktima Regis janë kthyer me motomjet. Në drejtim të këtij mjeti ka qenë viktima, ndërsa shtetasi Euglen si pasagjer në sediljen e pasme. Në një moment, shtetasi Euglen i ka kërkuar viktimës të ndalonte motorin dhe sapo ai ka ulur shpejtësinë, Eugleni e ka qëlluar me thikë një herë në pjesën e qafës dhe më pas dhe disa herë të tjera në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Euglen dhe Xhuljano kanë qenë të përfshirë edhe në ngjarjen kriminale të datës 20.07.2020, në të cilën është vrarë shtetasi Emiljano Ramazani. Në këtë ngjarje rezulton se shtetasit Euglen dhe Xhuljano kanë pasur rolin e vëzhguesit të viktimës, pasi prej disa ditësh ata e kanë vëzhguar atë dhe lëvizjet e tij. Të dhënat e marra nga ky veprim, ata ia kanë dërguar porositësit të vrasjes, shtetasit Erion Alibej. Rezulton se më datë 20.07.2020, shtetasit Euglen dhe Xhuljano e kanë ndjekur viktimën dhe kanë dërguar vendndodhjen e tij pranë palestrës në Elbasan.
Këtë veprim ata e kanë kryer rreth orës 14:00-14:30. Rreth orës 16:00, ndërsa viktima Emiljano ka lëvizur nga palestra për në drejtim të banesës së tij në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Luleve” në Elbasan, në momentin që ai ka parkuar automjetin e tij tip “Ford”, një person ka dalë nga një mjet tip “Passat” i parkuar pranë vendit të ngjarjes dhe është afruar pranë viktimës, duke e qëlluar 6 herë me armë zjarri të llojit pistoletë. Në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje është lidhur marrëveshja e bashkëpunimit mes një shtetasi dhe organit të Prokurorisë.
Ky shtetas, por edhe personat e tjerë të pyetur gjatë hetimeve, kanë konfirmuar dyshimin se shtetasi Erion Alibej ka qenë në pozicionin e porositësit në ngjarjet kriminale të sipërcituara. Ka të dhëna që këto ngjarje kanë për motiv gjakmarrjen për vrasjen e shtetasit Endrit Alibej, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në Elbasan. Për sa më sipër, ekzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara në nenet 228 e 229 të K.Pr.Penale që ndaj personave nën hetim të caktohet një masë sigurimi personal me karakter shtrëngues.
Mbi të dhënat dhe deklarimet e sipërcituara rezulton nga dinamika e hetimeve se personi nën hetim, Erion Alibej, ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 78/2 dhe 25 i K.Penal. Në këto kushte, vlerësohet se nevojat e sigurimit ndaj tij janë të rënda dhe në funksion të veprimeve hetimore është e nevojshme që të caktohet një masë sigurimi, ku më e përshtatshme në raport me peshën e provave të administruara dhe që plotëson më mirë nevojat e sigurimit, si dhe për të evituar rrezikun e ikjes dhe shmangies nga përgjegjësia penale, ashtu dhe parandalimin e ngjarjeve të tjera kriminale, është masa e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Gjithashtu, nuk ekziston asnjë shkak padënueshmërie (në lidhje me moshën ose gjendjen psikike të personit nën hetim) ose shuarje të veprës penale. Vepra penale nuk rezulton të jetë parashkruar, amnistuar apo depenalizuar.
Ministria e Drejtësisë ka propozuar një projektligj të ri për mjekësinë ligjore, që ndryshon deri në masën 70% mënyrën e organizimit dhe funksionimit të këtij Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të mjekësisë ligjore në Republikën e Shqipërisë” i publikuar te konsultimet publike synon rregullimin dhe përcaktimin e procedurave në kryerjen e ekspertimeve në fushën e mjekësisë ligjore.
Aktualisht, organizimi dhe funksionimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore rregullohet nga vendimi nr. 680, datë 2.9.2020 i Këshillit të Ministrave “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Institutit të Mjekësisë Ligjore”. Sipas Ministrisë së Drejtësisë vendimi bën një përcaktim të kufizuar të mënyrës së organizmit të brendshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe përgjegjësitë funksionale të tij.
Në relacionin shoqërues të draftit theksohet se Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) vazhdimisht ka parashtruar disa problematika lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni, ku përmenden trajtimi financiar i ekspertëve të jashtëm, mungesa e trajtimit financiar të ekspertëve të IML-së që thirren nga gjykata për kryerjen e ekspertimeve mjeko-ligjore, mbingarkesa e punës së ekspertëve dhe mosrealizimi i ekspertimeve në kohë, mungesa e infrastrukturës për kryerjen e autopsive në Rrethe, apo paraqitja e ekspertëve në gjykatë për të bërë betimin, veprim i cili merr shumë kohë nga puna e ekspertëve.
“Kuadri ligjor aktual është i pamjaftueshëm dhe sjell nevojën për miratimin akteve të reja ligjore të tjera, të cilat të parashikojnë në mënyrë të detajuar funksionet konkrete të nëpunësve dhe punonjësve të institutit, të drejtat dhe detyrimet e tyre si dhe kriteret e nevojshme për emërim. Ndaj është vlerësuar, që boshllëqet ligjore dhe administrative, të plotësohen nëpërmjet këtij ligji në mënyrë, që të garantohet qëndrueshmëria e institucionit dhe statusi i mjekëve ligjor është e nevojshme që këto boshllëqe to rregullohen me ligj”, citohet në relacion.
Drafti gjithashtu parashikon që pagat e ekspertit ligjor të përmirësohen me qëllim shmangien e korrupsionit, si dhe të garantohet integriteti profesional, për shkak të vëshirësive që shfaq ky profesion. Sipas projektligjit paga e ekspertëve duhet të jetë në përputhje me natyrën e përgjegjësisë së detyrës së ekspertit dhe e përshtatshme për të garantuar pavarësinë dhe mbrojtjen nga ndërhyrjet e jashtme në ushtrim të funksionit të tyre.
Eksperti, në varësi të rezultateve në punë, mund të përfitojë një shpërblim, i cili përballohet nga të ardhurat që i mbeten Institutit të Mjekësisë Ligjore. Shpërblimi i posaçëm caktohet në çdo rast me urdhër të ministrit. Eksperti do të gëzojë edhe të drejta të tjera, si ajo e pushimeve vjetore të paguar prej 4 javësh kalendarike.
Paga e Drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Zëvendësdrejtorit dhe ekspertëve ligjorë funksional përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe nuk mund të jetë më e ulët se paga mujore e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë.
Mjeku ligjor i jashtëm dhe konsulenti i jashtëm do të paguhet në bazë të punës së kryer me pagë orare të ekspertit funksional.
Një element mjaft i rëndësishëm në shërbimin e mjekësisë ligjore është garantimi i cilësisë dhe kryerja e ekspertimeve në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe metodat e kohës. Në këtë kuadër, të gjitha ekspertimet e kryera nga shërbimi i mjekësisë ligjore bëhen kundrejt tarifave përkatëse të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit dhe ministrit përgjegjës për financat. Të ardhurat nga tarifat kalojnë në buxhetin e Institutit të Mjekësisë Ligjore me qëllim garantimin e shërbimit me efikasitet./ Monitor