zoom

Day ArchiveBB: Shqipëria, rritje pa mirëqenie! Ngadalësoi ritmet për arritjen e standardeve të BE

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim të dukshëm në drejtim të konvergjencës së të ardhurave me vendet e BE.

Konvergjenca e të ardhurave matet zakonisht duke krahasuar të ardhurat për frymë të një vendi me atë të një kombi më të begatë, në këtë rast mesatarja e BE-së. Për Ballkanin Perëndimor. Banka Botërore në raportin e fundit rajonal evidentoi se, ky raport varionte nga 27.3 për qind në Kosovë në 50 për qind në Mal të Zi në vitin 2022, duke treguar se standardet e jetesës së vendeve janë midis një të katërtës dhe gjysmës së mesatares së BE-së.

Megjithatë, jo të gjitha vendet kanë arritur të njëjtin nivel konvergjence dhe as nuk kanë përparuar me të njëjtën shpejtësi.

Duke ekzaminuar shpejtësinë mesatare të konvergjencës, ose shkallën e ndryshimit në konvergjencën e të ardhurave për dekadë, evidentohet se Mali i Zi dhe Serbia kanë rritur shpejtësinë e konvergjencës në dekadën e fundit. Ekonomitë e tjera kanë reduktuar shpejtësinë e konvergjencës, që do të thotë se shkalla e saj ka qenë më ulët se në vitet 2000.

Për shembull, shpejtësia e konvergjencës për Shqipërinë është ulur nga një mesatare prej 5 pikë përqindjeje pas vitit 1997 në rreth 2.7 pikë përqindjeje në dekadën e fundit.

Banka Botërore vë në dukje se, investimet në kapitalin njerëzor dhe në produktivitetin e bizneseve janë dy rrugët për të përshpejtuar konvergjencën, në të gjitha vendet e Rajonit dhe sidomos në Shqipëri.

Fusha të tjera kanë të bëjnë me menaxhimin më të mirë ekonomik, reforma në ndërmarrjet shtetërore (NSH) dhe forcimin institucional në përgjithësi ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies. Banka sugjeron se rritja e menaxhimit të investimeve publike është gjithashtu thelbësore, pasi mangësitë në sasinë dhe cilësinë e kapitalit të infrastrukturës minojnë kthimin e investimeve private.

Poltikat dhe investimet e koordinuara për integrimin rajonal mund të gjenerojnë gjithashtu përfitime të rëndësishme në mbarë Rajonin. Për shembull, ulja e kohës së pritjes në kufi ka të njëjtin ndikim në eksporte si ulja e tarifave në tregun e BE-së.

Së fundi, tranzicioni i gjelbër dhe nevoja për një model të qëndrueshëm ekonomik shihen gjithashtu si mundësi për vendet e Ballkanit që të përafrojnë standardet me BE-ne. Disa nga vendet e rajonit përfshirë edhe Shqipërinë kanë hapur negociatat me BE për anatërsim, por deri në momentin kur të merret vendimi i pranimit Shqipëria duhet të ketë një nivel të ardhurash për frymë së paku 50% e mesatares së BE-së nga 32 për qind që ka aktualisht.

Shqipëria prej vitesh ka rënë në kurthin e një modeli ekonomik të bazuar në krahun e lirë të punës dhe bizneset nuk po munden të kalojnë në hapin tjetër të zinxhirit të vlerës për të rritur fitimet për punonjësit e për rrjedhojë të ardhurat për frymë të popullsisë./Monitor

Ish-Missi shqiptar shantazhoi biznesmenin me video intime, i mori mbi 100 mijë € dhe makinë luksoze

Ish-Missi i Kosovës, Zana Berisha u ndalua nga policia pasi dyshohet se shantazhoi me video intime pas ndarjes bizesmenin, Isni Jemini.

Bukuroshja zeshkane akuzohet se i mori ish-partnerit biznesmen mbi 100 mijë € dhe një makinë luksoze, me vlerë rreth 70 mijë euro.

Isni Jasani raportohet se i ka dhënë shuma të majme në periudha të ndryshme, që nga viti 2021, vajzës që përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2018.

Pas përfundimit të lidhjes që e kishin mbajtur të fshehtë në verën e vitit 2021, ajo shantazhoi biznesmenin për dy vjet me radhë, duke e kërcënuar se do t’i dëmtonte nderin dhe autoritetin, duke publikuar foto e video intime të tyre, që i kishte realizuar gjatë kohës sa po shijonin romancën.

Gjatë verës së vitit 2021, Zana Berisha ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka kërkuar nga Isai Jemini 100 mijë euro, me arsyetimin se paratë i duheshin për të jetuar dhe plotësuar nevojat e saj, raporton gazeta Sinjali.

Biznesmeni mendoi se do ta përfundonte lidhjen duke refuzuar t’ia dërgonte paratë, por aty vetëm sa filloi drama.

Ish-missi vendosi që të hakmerret duke e kërcënuar, e madje ka shkuar edhe më tej, duke ia dërguar familjarëve të tij fotografi dhe video ku ata bashkë, si sinjal që për të paralajmëruar biznesmenin se në rast se nuk i plotësonte kërkesat, do ta pësonte sërish.

Zana Berisha është kthyer nga Amerika në fillim të vitit 2022 dhe dyshohet se ka vazhduar ta shantazhojë Jeminin, me të cilin nuk arriti të merrej vesh nga distanca.

Pas gjithë asaj kohe, ish-missi dhe biznesmeni u takuan në një restorant të Prishtinës, ku ajo e kërcënoi sërish.

Përmes shantazhit, në vitin 2022, ajo detyroi ish të dashurin biznesmen t’i blinte makinë luksozve me vlerë të rreth 70 mijë euro, duke i thënë se do i prishte një festë familjare nëse nuk i plotësonte kushtin.

Biznesmeni Jemini pas rreth një viti është detyruar që t’i japë edhe të para Zana Berishës me shpresën se kjo “punë” do të mbyllej dhe do t’i ndanin rrugët. Ai ka dërguar ish të dashurës rreth 50 mijë euro.

Por, as kjo shumë e majme parash nuk kreu punë dhe situata mes tyre si në filma vazhdoi me kërcënime e paralajmërime të frikshme.

Nga shtatori i vitit 2022 deri në korrik të këtij viti, biznesmeni ishte detyruar që t’i japë para të dyshuarës për çdo muaj, duke u kërcënuar se nëse nuk e paguan, do t’i shkaktonte probleme në familje.

Duke vazhduar kështu të jetë viktimë e shantazhit, shuma që i kishte caktuar ish-Missi ishte 5 mijë euro për muaj. Pra për 11 muaj sa dyshohet se ka zgjatur, biznesmeni i ka dhënë 55 mijë euro.

Në total, biznesmeni Jemini ka paguar rreth 175 mijë euro, duke përfshirë edhe blerjen e makinës, me kërcënime e shantazh.

Pjataëlarësi që u bë multimilioner

Isni Jemini, nga mediat zvicerane është i pagëzuar si “mbret i gastronomisë në Zvicër”. Ai atje ka një lokal që mban emrin pikërisht të Celinës, Pizzeria Celina.

Biznesmeni ka inaguruar plot 27 biznese në Zvicër. Atje ai shkoi kur ishte student, në vitin 1984 dhe filloi punë duke larë enët në restorantin “Spatz am Bärenplatz”, më vonë ishte shef i shërbimit në Hotel Bern.

Në vitin 1991, ai personalisht e mori rolin e menaxhuesit me restorantin e tij të parë “Sinnegrrüggli” bë Thun, të cilin e pagëzoi me emrin “Al Ponte”.

Ku ndodhet Ahmetaj? Rrëfehet Rama, nga komunikimi i fundit, tek lidhjet me bosët e inceneratorëve

Ish-numri 2 i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj ndodhet në arrati prej disa muajsh kur SPAK i kërkoi Kuvendit t’i hiqte mandatin e deputetit, për t’i hapur rrugën arrestimit të tij.

Avokati i tij deklaroi se ish-zyrtari i lartë i PS ndodhej në Britani, por deri më tani s’ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij. Arben Ahmetaj reagon ndaj akuzave tëngritura ndaj tij përmes postimeve në Facebook dhe SPAK i ka kërkuar ndihmë kompanisë “Meta” për lokalizimin e tij.

Ndërkohë, edhe vetë kryeminsitri Edi Rama shprehet se s’ka asnjë dijeni se ku ndodhet ish-zv.kryeministri i qeverisë së tij. I pyetur në “Opinion”, nëse ka informacion se ku ndodhet, Rama u shpreh shkurtimisht “fare”.

Pjesë nga intervista: 

Ku është ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj? Numri dy i qeverisë tuaj që drejtonte mbledhjet e qeverisë në mungesën tuaj?

 Rama: Nga Hamasi te Arben Ahmetaj…

Ku është Arben Ahmetaj?

Rama: Po pse çfarë lidhje kanë këto dyja përshembull?! Ky vendi që është më mirë se vendet e tjera rreth e rrotull as nuk diskutohet, që ky vendi është më mirë se nga ç’ishte dhe se pengimi nga vetvetja ka filluar ta largojë, këtë e provon dhe arsyeja pse pyesni ju. Sepse ka filluar të funksionojë dhe diçka tjetër që s’ka pas funksionuar.

Ku është zv.kryeministri juaj?

Rama: Ish!

Ish-zv.kryeministri juaj. Keni dijeni se ku ndodhet?

Rama: Fare!

Kur keni komunikuar për herë të fundit me të?

Rama: Shumë kohë përpara.

A kishit dijeni zoti Rama siç doli nga hetimet e SPAK për lidhjet shumë të forta me bosët e inceneratorëve, ju kam thirrur në studio, u kam pyetur gjithmonë, e keni mohuar…

Rama: Çfarë të kam thënë ta them prapë. 100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do ta bëja prapë atë punë.

Me gjithë aferat brenda asaj dosje?

Rama: Aferat nuk janë pjesë as e qëllimit të përbashkët, as e planit të punës e as gjithë atij mundi që është bërë, nuk janë aferat që e kanë pastruar Tiranën, është ajo gjëja atje…Kurse kur në një punë të përbashkët, dikush ose disa duan të bëjnë një rrugë e dy punë, atëherë rrugët ndahen. Ata nuk vazhdojnë më në rrugën e përbashkët

Rasti fatal i vajzës që vdiq/ Mjeku i Spitalit Amerikan e futi në operacion, por s’i hoqi tumorin

Një rast fatal i papërgjegjshmërisë mjekësore, ndodhur në Spitalin Amerikan, që ka rezultuar me humbjen e jetës së një vajze është sjellë në vëmendje për publikun.

Vajza prej vitesh nuk jeton më për shkak të diagnozës dhe mjekimit të gabuar të doktorit të Spitalit Amerikan.

Por skandali bëhet akoma më i madh, pasi e reja ishte futur në sallë të operimit për të bërë ndërhyrjen kirurgjikale. Megjithatë pas përfundimit të operacionit ka zbuluar se tumori ishte ende aty dhe nuk ishte hequr, duke u detyruar të shkojë në një tjetër spital për të hequr masën tumoriale.

Gazetari Andi Malasi, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” ka treguar se masa tumoriale nuk u trajtua si tumor malinj, por si tumor beninj dhe vajza nuk mori mjekimet e duhura.

“Një rast që ka zgjatur 14 vite në sistemin e drejtësisë. Bën fjalë për një person që nuk jeton më. Historia ka nisur në vitin 2008. Në atë kohë vajza e datëlindjes 1985 ka konstuar një masë tumoriale në gjirin e djathtë dhe është paraqitur në spitalin Amerikan. Pas procedurave mjekësore që i kanë prezantuar stafi spitalor. Por ka konstatuar se edhe pas kryerjes së operacionit në fakt masa tumoriale ishte po aty. Masa tumoriale nuk u trajtua si tumor malinj, por si tumor beninj dhe vajza nuk mori mjekimet e duhura.

Pasi u konstatuar se ishte tumor malinj vajza bëri ndërhyrje tjetër kirugjikale në një klinikë tjetër, ku vërtetoi se masa tumoriale nuk iu ishte hequr. Procesi vijoi në Gjykatë, vendimi i parë është në vitin 2015 nga Gjykata e Tiranë. Nga 2008 janë dashur 7 vite që të merrej vendimi i parë.

Vendimi thotë “deklarimin fajtor të të pandehurit Dorjan Bozaxhiu” mjeku. Një vit më vonë, 2016, Apeli vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe pushimin e ceshjes në ngarkim të mjekut. Të gjithë e dimë që Gjykata e Apelit nuk është gjykatë fakti, themeli. Gjykata e Tiranës mori vendimin bazuar në hetimin e thelluar, vendosi fajësimin e mjekut, Ishte diagnozë e gabuar dhe për pasojë edhe mjekim i gabuar, që solli mosmarrjne ne ndihmës mjekësore të duhur. Vajza për shkak të vonesave për marrjen e mjekimeve humbi jetën disa vite më pas, në 2016.

Më pas çështja shkoi në Gjykatën e Lartë dhe në 3 shkurt 2022, lë në fuqi vendimin e prishjes, por në fakt nuk ky vendim nuk kishte vlerë pasi kishte ndërruar jetë disa vite më parë. Janë dashur 14 vite që procesi tëmbyllet në shkallët e gjyqësorit. Kush e mban përgjegjësinë në këtë rast,”-tha gazetari./ Zoom.al

“E njihni të gjithë”- Kush është personazhi i njohur që moderatorja e la për karrierën

Moderatorja, Erjola Doçi ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes së saj të dashurisë dhe këtë vendim e ka marrë për hir të karrierës së saj.

Prezantuesja u shpreh se është ndarë dhe e lumtur, duke theksuar se është e vështirë të ndahesh në dysh.

Erjola Doçi u shpreh se e sheh si barrierë të pasurit një person në krah momentalisht.

Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë sepse nuk mund ti bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien time për të ecur përpara normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, tha moderatorja.

Ajo u shpreh se personi që ka pasur në krah ka qenë një personazh publik që e njohin të gjithë, por pa zbuluar më shumë detaje.

“Dhe jam me moton që duhet të dashurohesh disa herë, po me të njëjtin person. Po të arrij në atë pikë, do të ishte shumë bukur. Nuk mund të them që s’kam pasur personazh publik në jetën time, por jam munduar që ta ruaj shumë sa të mos dalë. E njohin të gjithë, fatkeqësisht po”, tregoi prezantuesja

Kaos në Tiranë, përleshen tifozët pas derbit Partizani-Tirana

Fundi i derbit Partizani-Tirana (2-1) ka prodhuar shumë tension dhe përplasje fizike.

Gjatë largimit nga stadiumi, një grup tifozësh i Partizanit është përplasur fizikisht me një grup tifozësh të Tiranës.

U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur pasojat, teksa u arresuan edhe disa tifozë.

Në ambientet përballë Kuvendit, kishte tifozë që mbanin në dorë shkopinj dhe sende të forta.

Zoom.al ka siguruar videon ku mes tifozëve shpërthejnë grushtat dhe shkelmat.

Të shqetësuar u shfaqën edhe forcat e sigurisë së Kuvendit, pasi aty tifozët hodhën flakadanë dhe ngjallën panik për një zjarr masiv.

Kjo për shkak se aty janë parkuar shumë automjete.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Partizani fiton derbin e çmendur në frymëmarrjet e fundit të ndeshjes

Partizani triumfon në derbin e parë të kryeqytetit në këtë edicion, 2-1 ndaj Tiranës në një sfidë shumë të luftuar.

Fundi ishte sa dramatik, po aq edhe i bukur, ndërsa skuadra e Abilaliaj-t mori këtë sukses të rëndësishëm.

Në “Air Albania” të dyja skuadrat u prezantuan me misionin për të marrë maksimumin, jo vetëm për tri pikët, por edhe për lavdinë që të dhuron kjo sfidë.

Pjesa e parë tregoi në fushën e lojës dy skuadra të kujdesshme, sidomos në prapavijë, ndërsa vetëm dëshira për të gjetur golin nuk mjaftoi, pasi si Partizani ashtu edhe Tirana vuajtën mungesën e finalizimit.

Me rrjeta të paprekura u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë ishte Tirana që krijoi iluzionet e golit me anë të Latifit, por ky i fundit u ndal nga traversa në minutën e 51-të.

Reagimi i “të kuqve” erdhi pas 14 minutash, me Taipin që i shkoi pranë golit, por u ndal nga Abdullahu.

Mungesa e golit në fushën e lojës bëri që vëmendja të spostohej në shkallët e stadiumit, me tifozët të cilët u bënë protagonistë të disa ndërprerjeve për shkak të mjeteve piroteknike.

Ashtu si në nisje të këtij fraksioni, Tirana ishte e pafat edhe në minutën e 73-të, moment kur Partizani dhe Hoxha u “nderuan” nga traversa, me Hoxhallarin që nuk ia doli të gjente rrjetën.

Pas këtij momenti, skuadra e Arbër Abilaliajt reagoi dhe katër minuta më vonë, pas një goditje nga këndi realizoi golin e avantazhit me anë të Maguette që fluturoi mbi mbrojtjen “bardheblu” për të prekur rrjetën dhe për të zhbllokuar derbin.

Një gol që vendosi në lëvizje skuadrën e Tiranës, ndërsa “të kuqtë” menduan të administronin kronometrin, por llogaritë i ndryshoi Florent Hasani, me sulmuesin “bardheblu” që gjeti rrugën e rrjetës dhe barazoi gjithçka në limitet e kohës së rregullt.

Tetë minuta shtesë, por vetëm pak sekonda zgjati barazimi, pasi Partizani gjeti recetën e golit dhe realizoi me anë të Mensah, që devijoi lehtësisht topin e dërguar në zonë nga Keko, por mjaftueshëm për të shkundur përsëri rrjetën e Abdullahu-t.

Një fund dramatik, kur në të 98-ën minutë, Abdullahu ishte gati për një mrekulli në një goditje këndi, me portierin “bardheblu” që gjeti goditjen e duhur, por u ndal nga Alban Hoxha, ndërsa Mensah nuk shfrytëzoi portën e boshatisur.

Në fund 2-1 dhe Partizani vijon të dominojë në derbin e kryeqytetit, me Tiranën që nuk fiton prej një viti, me katër takimet e fundit që kanë folur për “të kuqtë”, me tre fitore dhe një barazim.

Presidenti Joan Laporta tregon dy futbollistët që e kanë impresionuar te Barcelona

Te Barcelona janë shumë të kënaqur me rendimentin e Joao Felix dhe Joao Cancelo.

Dy lojtarët të cilët u transferuan këtë verë te katalanasit nëpërmjet formulës së huazimit nga Atletico Madrid dhe Manchester City, janë integruar mjaft mirë në skemat e trajnerit Xavi Hernandez.

Madje, në disa ndeshje dyshja ka qenë vendimtare për të fituar dhe për të nxjerrë skuadrën nga vështirësitë.

Presidenti Joan Laporta, shprehet se nëse Felix dhe Cancelo vijojnë të luajnë në këtë nivel, atëherë klubi do të bëjë një sforco për t’i pasur edhe në sezonet pasardhëse.

“Nëse Cancelo dhe Felix vijojnë të luajnë në këtë nivel, atëherë do të bëjmë një sforco për të mbajtur edhe në sezonin e ardhshëm. Deco do ta menaxhojë këtë situatë, dua që lojtarët e këtij niveli të qëndrojnë në skuadër. Joao Felix më ka pëlqyer prej kohësh”, u shpreh Laporta. /zoom.al/

Sekreti për s*ks më të këndshëm

Është një fakt i njohur se ushqimi dhe seksi janë dy nga kënaqësitë më të mëdha të jetës.

Dhe tani, shkenca thotë se nëse i kombinoni të dyja së bashku, rezultati mund të jetë  spektakolar.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Oslos zbuluan se edhe prekjet mes çiftit nuk janë aq të kënaqshme kur mbizotëron ndjenja e urisë.

“Prekja ishte më e këndshme dhe eksituese kur pjesëmarrësit ishin të ushqyer”, tha ekipi, që mori në studim  67 vullnetarë norvegjezë të të dy gjinive.

Më pas pjesëmarrësit pohuan se grelina, hormoni i zorrëve që nxit motivimin për të ngrënë, është i lidhur me ndjenjat e kënaqësisë.

“Të gjitha shpejtësitë e prekjes ishin më pak të këndshme kur pjesëmarrësit nuk kishin ngrënë,”  thanë studiuesit. “Kjo mund të jetë për shkak se pjesëmarrësit ndjeheshin të uritur dhe nuk mund të përqendroheshin me stomakun bosh.”

Megjithatë, s’duhet të hani shumë para se të bëni seks, pasi një mjek rekomandon që të prisni të paktën 60 minuta pas vaktit.

Eksperti shtoi se “karbohidratet shumë të fermentuara si produktet e qumështit, buka dhe frutat si mollët dhe qershitë mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje”, kështu që ju gjithashtu mund të dëshironi të shmangni ushqime të tilla përpara seksit.

“Është dashuruar me Luizin”- “Shpërthen” Armaldo: Fundi i botës, me atë njeri nuk flas fare

“Dramat” e Big Brother Vip janë bartur në mënyrë të pashmangshme edhe në sezonin e dytë të “DWTS”, pasi disa prej ish-banorëve janë konkurrentë ose në jurinë e spektaklit të kërcimit.

Një prej tyre, Armaldo Kllogjeri është përplasur me balerinën e tij në skenë, pasi kjo e fundit i ka përmendur disa herë ish-rivalin e tij, Luiz Ejlli, me të cilin kishte një marrëdhënie dashuri-urrejtje brenda BBV.

Ai i ka kërkuar që të mos ia përmendë më emrin e tij, duke sqaruar edhe marrëdhënien mes tyre pas përfundimit të spektaklit.

Armaldo theksoi se nuk flasin më me njëri-tjetrin dhe s’dëshiron të ketë asnjë komunikim më me të.

Armaldo: Unë me atë njeri nuk flas fare dhe s’dua të flas fare.

Baleina: Ku e dija unë, nuk dija gjë.

Armaldo: Jo ti e dije shumë mirë se ka që nga fillimi i provave që kemi bërë, por t’i të dalësh të thuash që ai ka rënë në dashuri dhe urrejtje, është fundi i botës, më kupton?
Edhe duke të përsëritur disa herë

Balerina: Ulu pak ta sqarojmë

Armaldo: Po ik lëre fare me gjithë balet, me gjithë lesh

Balerina: Mua më vjen keq që e ke marrë ashtu. Unë për Luizin thashë, për shaka “është i dashuruar me Luiz”