zoom

Day ArchiveShkrimtari Ismail Kadare nderohet nga Macron me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në mbrëmje Presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili mbërriti në Tiranë, në kuadrin e vizitës së parë zyrtare që një President francez zhvillon në Shqipëri.

Ndalesa e parë e Presidentit të Francës Macron ishte në Pallatin e Brigadave, ku në një ceremoni të posaçme, i dorëzoi shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare, Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

“I dashur Ismail Kadare, ‘të jetosh është të luftosh’ thoshte Seneka, thënien e tij ju e keni shndërruar në ‘të shkruash do të thotë të luftosh’. Ju rritët një xhevahir arkitekture, qyteti i Gjirokastrës në një shtëpi të madhe plot dhoma bosh, që ju e popullonit me ëndrrat tuaja. Në vend që t’i këndonit optimizmit sovjetik, ju lejoni të depërtoni melankolia e jetës, mjegulla dhe rrebeshet e saj. Një vend që jetonte para jush para se ju të jetonit atje. I këndonit me vargje bukurisë së një qyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Ju ishit bërë për të jetuar në Paris. Ju nuk sillnit shishe vere, ju sillnit libra, libra, libra dhe shumë të tjera që ua dhuronit miqve shqiptarë si shishe me liri. Në Tiranë ikja juaj solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vjetësh. Ju kontribuuat në zgjimin e madh të popujve që ngritën perden e hekurt. I dashur Isamil Kadare ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite që ju kanë shtypur. Liria, që u mbyllin gojën ka pëshpëritje me të forta, se britmat. Poet i Ballkanit, Rapsod i Evropës kam nderin t’ju ngre në gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit”, tha Macron.

 

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ndodhet në Tiranë për të vijuar takimet bilaterale të planifikuara nesër. Në të parën vizitë zyrtare të një presidenti francez në vendin tonë, paraditen e të martës do t’i rezervohet një pritje shtetërore nga presidenti Bajram Begaj. E më pas një takim në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama.

View this post on Instagram

A post shared by TV KLAN NEWS (@tvklannews)

Sulmi në Bruksel, Macron reagon nga Tirana: Atentat terrorist! Evropa jonë është e tronditur

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar nga Tirana në lidhje me sulmin në Bruksel ku u vranë dy persona.

Macron e quajti një atentat terrorist islamik, ndërsa ngriti alarmin se “Evropa është e tronditur”.

“Para disa minutash Brukseli u godit nga një atentat terrorist islamik që i mori jetën dy suedezëve. Evropa jonë është e tronditur dhe ne jemi këtu duke e përmendur bashkë dhe kjo tregon evidencën e asaj që ju jeni, evropian me zemër, me gjuhë me kulturë për të ardhmen”, tha Macron.

Kriptomonedha, para cash dhe dhurata. Kush e financon Hamas?

Grupi palestinez Hamas përdor një rrjet global financimi që përfshin dhurimet nga vendet mike, para të thata që kalojnë nga tunelet e Gaza-s dhe kriptomonedhat

Së fundmi, policia izraelite ka njoftuar se ka ngrirë një llogari bankare Barclays, që ishte e lidhur me Hamas.

Ky vendim nxorri në pah rrjetin kompleks të financimit, ligjor dhe jo të lëvizjes islamike dhe “qeverisë” së saj në Rripin e Gazës, ku ka vendosur autoritetin që në vitin 2007.

Mattheë Levitt, një ish-zyrtar i antiterrorit në SHBA, thotë se shumica e parave që ka Hamasi, mbi 300 mln dollarë vjen nga taksimi i bizneseve dhe nga dhurimet e vende si Irani dhe Katari.

Nga dhjetori 2021 në prill 2023, Izraeli ka bllokuar 190 llogari kriptomonedhash të lidhura me Hamasin.

Qoftë përmes kriptove apo mjeteve të tjera, aleatët e Hamasit kanë gjetur mënyra për të dërguar para në Gaza. Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se Irani ofron deri në 100 milionë dollarë në vit në mbështetje të grupeve palestineze, përfshirë Hamasin, dhe ka përmendur metodat e lëvizjes së parave përmes kompanive guackë, transaksioneve të transportit detar dhe metaleve të çmuara.

Deri vitin e kaluar, Hamasi kishte krijuar një rrjet të fshehtë kompanish që menaxhonin 500 milionë dollarë investime në kompani nga Turqia në Arabinë Saudite, tha Thesari i SHBA-së, duke njoftuar sanksione ndaj firmave në maj 2022.

Izraeli ka akuzuar prej kohësh sundimtarët klerikë të Iranit për nxitje të dhunës duke furnizuar me armë Hamasin. Teherani thotë se i jep mbështetje morale dhe financiare grupit.

Shkurtin e kaluar, Departamenti i Shtetit tha se Hamasi mbledh fonde në vende të tjera të Gjirit dhe merr donacione nga palestinezët, emigrantët e tjerë dhe bamirësitë.

Reuters nuk ishte në gjendje të kontaktonte zyrtarët e Hamasit për komente për këtë histori. Në të kaluarën, Hamasi ka thënë se kufizimet financiare të vendosura ndaj donatorëve të tij ishin një përpjekje për të neutralizuar rezistencën legjitime kundër Izraelit.

Hamasi, i sanksionuar si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tilla si Britania, kishte përdorur gjithnjë e më shumë kriptovaluta, karta krediti ose marrëveshje tregtare të sajuara për të shmangur kufizimet ndërkombëtare në rritje, tha Levitt.

“Hamasi ka qenë një nga përdoruesit më të suksesshëm të kriptove për financimin e terrorizmit”, tha Tom Robinson, bashkëthemelues i firmës kërkimore të blockchain Elliptic.

Megjithatë, këtë vit Hamasi tha se do të tërhiqej nga kripto, pas një vale humbjesh. Sistemi i librit të kriptomonedhës mund t’i bëjë transaksione të tilla të gjurmueshme.

Edhe Katari i pasur me gaz i ka paguar Gazës qindra milionë dollarë që nga viti 2014. Financimi i Katarit për Gazën në fakt kalon përmes Izraelit, tha një burim i njohur me procesin.

Fondet transferohen në mënyrë elektronike nga Katari në Izrael. Zyrtarët izraelitë dhe të OKB-së transportojnë para me dorë mbi kufirin për në Gaza.

Paratë u shpërndahen drejtpërdrejt familjeve në nevojë dhe nëpunësve publikë në Gaza dhe secila familje ose individ duhet të nënshkruajë pranë emrit të tyre se i ka marrë paratë. Një kopje e asaj flete shkon në Izrael, një shkon në OKB dhe një shkon në Katar.

“Ndihma e Katarit për Rripin e Gazës është plotësisht e koordinuar me Izraelin, OKB-në dhe SHBA-në”, tha zyrtari i qeverisë së Katarit.

Vitet e fundit, Katari bleu karburant nga Izraeli për centralin e vetëm të Gazës. Ai dërgoi gjithashtu karburant egjiptian që Hamasi mund ta rishes, duke përdorur të ardhurat për pagat.

Stephen Reimer i grupit të mendimit, Royal United Services Institute, parashikoi se përpjekjet e reja për të kufizuar plotësisht aksesin e grupit në kanalet formale financiare do të kishin sukses të kufizuar. “Taktikat e tyre të financimit janë rritur për t’i anashkaluar këto.”

Burimi:Reuters/Përshtati:Zoom.al

Pamje të rënda/ Si ndodhi sulmi në Bruksel

Pamje të rënda janë publikuar nga sulmi në Bruksel, pak momente më parë ku mbetën të vrarë dy qytetarë.

Në pamjet e siguruara nga një banor i zonës, dallohet një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, me një kallashnikov në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke u larguar.

Sipas dëshmitarëve, sulmuesi është dëgjuar të bërtasë një shprehje të besimit islam.

Kliko për të parë videon 

Të shtëna dhe dy të vdekur në Bruksel. Dëshmitarët: Një burrë qëlloi duke bërtitur “Allahu Ekber”

Një burrë hapi zjarr në qendër të Brukselit, duke vrarë dy persona dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia po ndjek gjurmët burrit që dyshohet se është një terrorist islamik pasi dëshmitarët kanë treguar se ai ka thirrur “Allah Ekber” para se të hapte zjarr.

Dëshmitarët e cituar nga “Le Soir” raportojnë se kanë parë një individ të armatosur të veshur me një xhaketë portokalli duke ikur me një skuter.

Ai dyshohet se ka qëlluar fillimisht në hollin e një pallati dhe më pas drejt dy personave që ndodheshin në një taksi.

Bayern del me qëndrim zyrtar për futbollistin e ekipit që shprehu mbështetjen e tij për Palestinën

Në Gjermani kanë nisur një sërë polemikash rreth Noussair Mazraoui. Të dielën, mbrojtësi maroken shprehu publikisht mbështetjen e tij për Palestinën në konfliktin me Izraelin.

Deklarata që sollën menjëherë reagimin e klubit të Bayern Munich, që në një njoftim për shtyp bën me dije se do të diskutojmë me lojtarin sapo të kthehet në Gjermanisë, pas grumbullimit me Marokun.

“Bayern kontaktoi menjëherë Noussair Mazraoui pas postimeve të tij në Instagram të dielën. Aktualisht lojtari ndodhet në Afrikë me kombëtaren e Marokut. Pas rikthimit të tij, pritet një bisedë e thelluar personale me drejtuesit e klubit. Në çdo rast, të gjithë, duke përfshirë çdo punonjës dhe çdo lojtar, i dinë vlerat që përfaqëson FC Bayern. Këtë e shprehëm publikisht dhe pa mëdyshje në një artikull menjëherë pas sulmit terrorist ndaj Izraelit. Ne jemi të shqetësuar për fatin e miqve tanë në Izrael dhe qëndrojmë me ta. Në të njëjtën kohë, ne shpresojmë për bashkëjetesë paqësore për të gjithë popujt e Lindjes së Mesme”, bën me dije Bayern.

Nga ana e tij, lojtari ka reaguar sërish: “Fakti është se unë luftoj për paqen dhe drejtësinë në këtë botë. Kjo do të thotë se jam gjithmonë kundër të gjitha llojeve të terrorizmit, urrejtjes dhe dhunës”. /zoom.al/
KLSH kërkon shkarkimin e kreut të agjencisë së Pasurive të Konfiskuara,mungojnë 24 makina të krimit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shkarkimin e kreut të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara nga krimi i organizuar, Adrian Kroni, pasi ka gjetur aty shkelje të rënda të ligjit.

Sipas KLSH-së, në agjencinë që administronte 140 mln euro pasuri, janë vërejtur disa problematika si mosinventarizim sipas kërkesave të ligjit, shkelje të rënda në procedurat për shitjen e tyre, abuzime me kontratat e punonjësve dhe punësime të dyshuara nepotike e korruptive, gjë që ka rritur rrezikun e tjetërsimit të këtyre pronave dhe rikthimit të tyre në zotërim tek personat e dënuar nga drejtësi.

Për më tepër, i njëjti raport nxjerr se në agjenci mungojnë 24 automjete të cilat janë sekuestruar nga organet ligjzbatuese nuk figurojnë në regjistrat e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara.

“Nga auditimi i të dhënave të vëna në dispozicion nga përgjegjësi i sektorit të marrëdhënieve me institucionet, çështjeve juridike dhe provave materiale të AAPSK-së, gjendja e automjeteve të marra në dorëzim nga administratorët deri më datë 31.12.2022 rezulton si vijon: 23 automjete të konfiskuara dhe 80 automjete të sekuestruara. Ndërkohë, sipas përgjegjësit të magazinës gjendja e automjeteve deri më datë 31.12.2022 rezulton: 79 automjete të sekuestruara/konfiskuara të magazinuara. Pra, 24 automjete nuk rezultojnë të jenë dorëzuar nga administratorët në ambientet magazinuese të AAPSK-së, në kundërshtim me pikën 1, të nenit 20, të ligjit 34/2014, i ndryshuar dhe pikën 7, të nenit 14, të Rregullores së Brendshme të AAPSK,” thuhet në raport.

Sipas KLSH-së, mungesa e zbatimit të kritereve ligjore, mungesa e krijimit të një baze të dhënash në lidhje me një informacion të përgjithshëm për të gjitha pronat e sekuestruara e të konfiskuara, mungesa e regjistrimit dhe monitorimit të të gjithë objekteve të sekuestruara dhe të konfiskuara të dhëna me qira, janë tregues i qartë që objektivat e krijimit të sistemit nuk janë arritur e për rrjedhojë niveli i riskut është i lartë.

Raporti thekson gjithashtu se në pesë procedura prokurimi për shitjen e pronave të konfiskuara nga gjykatat është gjetur diferencë e madhe mes fondit limit të përllogaritur dhe vlerës së kontratës fituese.

Sipas KLSH-së, kartelat e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në fund të dhjetorit të vitit të kaluar nuk përmbajnë ekstraktet bankare dhe kartelat e inventarit të pasurive sipas administratorëve të tyre, nuk gjenden procesverbalet dhe mungon organizimi e dokumentimi i veprimeve kontabël të aktivitetit të administratorëve që janë ngarkuar për këto prona.

Për të gjitha këto shkelje, KLSH rekomandon në raport që kryeadministratori i agjencisë Adrian Koni të shkarkohet nga Shërbimi Civil.

Samiti në Tiranë/ Konferenca me Scholz dhe von der Leyen, Rama “harron” sulmin në Kosovë

Pas përfundimit të takimeve në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit të Europës, Ursula Von der Leyen.

Rama foli shkurt me qëllim që gjithë kohën t’ua linte të ftuarve të tij në Tiranë për arsye agjende, por në asnjë moment nuk gjeti kohë të përmendte situatën e Kosovës dhe sulmin në veri.

Ishte Von der Leyen ashtu edhe kancelari gjerman që komentuan edhe ngjarjet në veri të Kosovës të pyetur me këmbëngulje nga media shqiptare pavarësisht problemeve që pati konferenca me përkthimin në gjuhën shqipe.

Si Scholz edhe Von der Leyen të dy gjermane folën në gjuhë ndërkombëtare (anglisht) se ajo që ka ndodhur në Veri të Kosovës duhet dënuar, më pas hetuar plotësisht për të dalë pastaj me qëndrime konkrete.

“Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë” tha ndër të tjera Scholz.

Vetëm pasi të përfundojnë hetimet me fakte konkrete, presidentja e Komisionit Europian tha se do të ndërmerren hapat e tjerë.

“Duhet të ketë një hetim të plotë që më pas ne të kemi një qëndrim. Ne po presim të dhënat e hetimit dhe të do të vendosim më pas”, u shpreh ajo.

Pjesë  nga fjalët e tre liderve

“S’do gjeja dot fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin i cili ishte kaq i hapur për ta sjellë Procesin e Berlinit në Tiranë. Nuk do të gjeja fjalët e mrekullueshme për të falënderuar presidentet e Komisionit të Europës. Ky është një moment i vështirë për çdo kënd. Nuk duket se gjërat po bëhen me mirë, përfshi frontin e ri të tmerrshëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Këto kohë kanë farkëtuar bashkëpunimin tonë, kanë farkëtuar ndjenjën e bashkësisë dhe falë BE-së ajo se çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë më para kundrejt Ballkanit Perëndimor” tha Rama.

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, komentoi dhe konfliktin Izrael-Hamas. Ajo u shpreh se sytë e gjithë botës, janë në Izrael dhe Palestinë, për shkak të luftës që po zhvillohet atje.

“Ne jemi këtu në Tiranë, duke punuar për t’i sjellë më afër Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian më afër, por në të njëjtën kohë, e gjithë bota i ka sytë të lufta Izrael-Palestinë. Në mendjet tona, nuk ka justifikime për Hamasin për sulmet terroriste, për aktet e terrorit. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten sipas ligjeve ndërkombëtare dhe tani, palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata nuk kanë pse të paguajnë çmimin për barbarizmin e Hamasit. Kjo është arsyeja se përse Komisioni ka vendosur që të trefishojë ndihmat për Gazan, në 75 milionë euro”, theksoi ajo.

Ajo u shpreh gjithashtu se duhet të rrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë e Ballkanit Perëndimor.

“Vitin e kaluar kam thënë se procesi i Berlinit do të jetë në duar të mira dhe kam pasur të drejtë. Pavarësisht këtij optimizmi ka shumë për t’u bërë. Duhet t’u japim ritëm reformave të BE. Të rrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë për Ballkanin Perëndimor. Prandaj duhet ta përfshijmë Ballkanin drejt tregut të përbashkët në 7 pika të rëndësishme. Duhet që BE të plotësojë atë që është tregu i përbashkët rajonal. Duhet që vendet e BE të hapen fillimisht ndaj njëri tjetrit dhe të hapen plotësisht sa i përket ekonomisë”, tha ndër të tjera  Von Der Leyen.

Ursula Von der Leyen ishte po aq e qartë edhe në nevojën për të përmbushur reformat pa përcaktuar afate apo u shpërfaqur aq optimiste për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor sa kolegu i saj Charles Michel.

“Sa i përket vitit 2030, nuk mund të ketë një datë të saktë, të prerë për integrimin, pavarësisht reformimit apo jo. Kjo nuk do të jetë asnjëherë e pranueshme për vendet anëtare, por ju duhet të prisni deri në një datë të caktuar. 2030 do të thotë mandati tjetër jo pranimi, metodologjia e përbashkët që kemi pranuar me Këshillin Evropian, është një proces me meritë dhe është më përfituese për vendet gjithashtu, sepse janë përpjekjet dhe sukseset e tyre që i çojnë përpara dhe gjithashtu për t’i shtyrë për të marrë hapat e nevojshme. Është e bazuar në meritë. Nëse merrni përsipër reformën, do merrni financime dhe fonde. Është një proces tepër i saktësuar dhe kjo është metodologjia që kemi pranuar”, theksoi ajo. Me optimist është përgjigjur kancelari gjerman, duke kujtuar samitin e Selanikut ngritur ketu e 20 vitë më parë për këtë qëllim.

 

‘…Pasi u takuam në Selanik 20 vite më parë Ballkani Perëndimor nuk është anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Duhet të ishte bërë tashmë anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe jemi shumë të angazhuar për të bërë të mundur anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. E gjitha është e bazuar në meritë. Duhet të bëjnë hapat e nevojshme. Këndvështrimi im është se duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor”,  tha Scholz. Po aq edhe kryeministri Edi Rama.

 

“Diçka fondamentale ka ndryshuar. Që kur ndodhi sulmi rus diçka ka ndryshuar në mënyrë thelbësore. Sot BE është gati të bëjë hapa drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është shumë ndryshe tani. Jam shumë optimist rreth kësaj qasjeje. Ky Komision po i ndryshon gjerat që ishin të paimagjinueshme për ne para 2 vitesh”, tha Rama.

Përfundon Samiti i Procesit të Berlinit, Kurti: Brnabiç s’ishte e interesuar për marrëveshjen me ne

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë një deklaratë për mediat pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë. Kurti tha se kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk ishte e interesuar që të firmoste marrëveshjen bazike me Kosovën dhe aneksin e zbatimit.

‘Shpresojmë mos të ketë episod të katërt nga sulmet e Serbisë. Duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë. Është ditë e mirë pasi Procesi i Berlinit e bën Ballkanin Europian.  Presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë. Le ta nënshkruajmë marrëveshjen me kryeministren e Serbisë, marrëveshjen bazike të Brukselti dhe aneksin e zbatimit, por nuk ishte i interesuar. Scholz i jam falënderuar dhe Gjermania është partneri ynë i rëndësishëm. Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës.’- tha Kurti.

VIDEO/Mbytur nga mbeturinat, gjendja skandaloze mjedisore pranë Kinostudios

Një tjetër zonë e kryeqytetit është mbytur nga mbeturinat ditët e fundit dhe gjendja duket se nuk shqetëson më askënd.

Pamjet e Zoom.al janë nga zona e Kinostudios, pranë Postës Shqiptare, ku duken rrugët e tejmbushura nga mbeturina e bizneseve dhe banorëve të zonës. Ndonëse koshat e mbeturinave sipas videos, nuk janë të mbingarkuar, përsëri mbetjet gjenden në rrugë.

Asnjë tentativë nuk është bërë nga bashkia Tiranë apo agjencitë përgjegjëse për pastrimin në kryeqytet.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)