Aplikacion
Cristiano Ronaldo mund të dënohet me 99 goditje me kamxhik nga një gjykatë iraniane.
Sulmuesi ndërkombëtar portugez vizitoi së fundmi Teheranin me Al Nasr për të luajtur me Persepolis në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe u prit si të ishte “Zot”
Megjithatë, gjërat mund të marrin një tjetër kthesë. Në hotelin ku po qëndronte dhe tashmë është bërë statujë, e priste piktorja e njohur iraniane Fatemeh Khamini, për t’i dorëzuar dy portretet e tij.
Fatimja është 85% me aftësi të kufizuara dhe punon me këmbën e saj të djathtë. Ronaldo e përqafoi dhe e puthi për ta falënderuar. Ky veprim zemëroi dy avokatë iranianë, të cilët ngritën një padi kundër Cristianos.
Në Iran, përqafimi dhe puthja e një gruaje tjetër ndërkohë që je i martuar konsiderohet tradhti bashkëshortore, ndaj gjykata e dënoi me 99 kamxhik, të cilat do t’i… marrë nëse viziton sërish Iranin!
Sipas Marca, dënimi mund të falet nga një gjyqtar “nëse aktet nuk janë të dënueshme ose nëse Cristiano Ronaldo tregon pendim”.
“Përmbyset” Athina/ Mitsotakis humbet bashkinë në raundin e dytë të zgjedhjeveKandidati i kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis është ndëshkuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Greqi, duke humbur bashkinë e Athinës.
Rezultati ka qënë një surprizë të madhe në Athinë, ku ndërkohë janë numëruar mbi 95% e votave dhe fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK.
Ai ka marrë rreth 55.9% kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re” të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis
Protothema” shkruan se ajo që ka ndikuar në këtë fitore surprizë të Dukas është abstenimi i madh i shumë qytetarëve dhe mosdalja e shumë votuesve në zgjedhje. Pak para orës 20:00 të së dielës, kompania “Sigular Logic” që publikon të dhënat tha se beteja në Athinë tashmë ishte vendosur.
Mediat greke shkruajnë se menjëherë pas daljes së rezultateve, Bakojanis pranoi humbjen e tij.
Ai tha se e uroi Dukas në telefon dhe shtoi se ai dhe ekipi i tij janë në dispozicion të kryebashkiakut të sapozgjedhur. Ai po ashtu deklaroi se siç ishte zotuar edhe para zgjedhjeve do të vijojë të bëjë opozitë për problemet lokale të bashkisë. “Faleminderit të gjithë ekipit tim për garën e mrekullueshme që u luajt. Unë jam përgjegjësi i vetëm për rezultatin. Unë po largohem me kokën lart…” – tha Bakoyanis.
Edhe Doukas bëri komentet e para pas fitores.
“Sot Athina foli. Dua të falënderoj nga zemra njerëzit e Athinës për nderin që më kanë bërë. E di përgjegjësinë e madhe që po marr përsipër. Dua të falënderoj nga zemra miqtë, partnerët dhe të gjithë qytetarët që arritën të pamundurën. Ne mund ta ndryshojmë Athinën dhe ta bëjmë atë siç ëndërrojmë” – tha ai.
Plas mes Palomës dhe Ronaldos, moderatori i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”Rudina Demneri e njohur si Paloma ka qenë e ftuar për të komentuar konkurrentët VIP në “DWTS Fan Club”. Ndër konkurrentët që ka komentuar ka qenë edhe Ronaldo, për të cilin gazetarja u shpreh se bën mirë të prezantojë programin “Mos i bjer me top” sepse kërcimi nuk është fusha e tij.
Paloma shtoi se kur dikush nuk e zotëron vetë një aftësi të tillë nuk ka as përse të paragjykojë të tjerët.
Kësaj deklarate i është përgjigjur vetë Ronaldo me anë të disa postimeve në Instastory.
“Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht.”
Ballist Morina bën gjestin fisnik,i dhuron familjes së “Dëshmorit të Kombit”, bluzën e Jasir AsanitNuk kanë të ndaluar gjestet fisnike të Ballist Morinës.
Ai u bë i njohur për mbarë Shqipërinë pas uljes së dronit në vitin 2014, në lojën midis Shqipërisë dhe Serbisë.
Gjest i cili nuk do të harrohet lehtë dhe i cili ndihmoi Shqipërinë të kualifikohet në Francë 2016.
Një tjetër ndeshje që bëri krenarë shqiptarët ishte edhe fitorja me Çekinë, ku Jasir Asani shënoi një super gol. Ndërsa Ballist Morina bluzën e dhuruar nga ky i fundit, ka vendosur t’ia dhurojë familjes së dëshmorit të kombit, Afrim Bunjaku.
Ka qenë vetë Morina i cili ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku shihet teksa i ka dhuruar bluzën e Asanit, familjes së dëshmorit.
Postimi i Morinës:
Vizitë familjes së heroit t’kombit,Afrim Bunjaku.
Faleminderit Jasir Asani për kët orvajtje t’përbashkët, je kampion n’fushë t’blertë dhe jashtë saj.
Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellen e saj për gjithë kombin.
Rroftë shpirti i shqiptarit!
🇦🇱🤝🇦🇱
Del video kur Olta Gixhari konkurronte për velinë, si dukej aktorja në kohën e gjimnazit
Olta Gixhari, këtë sezon mban rolin e anëtares së jurisë në “Dancing With The Stars”.
Aktorja ka treguar se ndihet mirë në këtë pozicion, teksa tregoi se kërcimin e njeh që e vogël.
“Është pozicion shumë i këndshëm. E kam dashur atë pozicion, e kam pëlqyer gjithmonë, mendoj që më rri. Mendoj që di të flas për kërcimin, sepse unë kam kërcyer nga klasa e pestë deri në vit të katërt të gjimnazit, me trupën profesioniste në Durrës”, tha Olta.
“Vetëm balet klasik nuk kam bërë, të gjitha zhanret i kam bërë. Kam qenë kërcimtare. Ëndrra ime kur kam qenë e vogël ka qenë të bëhesha balerinë. Pastaj kalova te aktrimi, sepse nuk mbaja dot puantet”, shtoi aktorja.
Madje, Olta zbuloi se gjatë adoleshencës ka konkurruar për të qenë velinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, por nuk u përzgjodh.
Djali i Erdogan në marshimin pro-palestinez në Turqi: Të sqarojmë në cilën anë jemi
Bilal Erdogan, djali i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë në një marshim të madh pro-palestinez në Stamboll, raporton AP.
Ai mori pjesë në protestë së bashku me ish-ministrin e brendshëm turk Suleiman Soylu dhe ish-kryetarin e parlamentit turk Mustafa Sentop.
“Le të sqarojmë se në cilën anë jemi. Të paktën duhet të lëmë të dëgjohen ndjenjat tona”, tha djali i Recep Tayyip Erdogan për agjencinë amerikane, raporton Times of Israel.
Më shumë se 1000 njerëz morën pjesë në protestë, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe turq dhe duke brohoritur parulla kundër Izraelit dhe SHBA-së.
Samiti i Procesit të Berlinit, këto janë rrugët që do të bllokohenTirana do të jetë nën mas të rrepta sigurie për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën me 16 Tetor.
Në këtë samit ndërkombëtar do të marrin pjesë liderët e Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.
Në Shqipëri do të vijnë liderët e BE-së, mes tyre kancelari i Gjermanisë dhe Presidenti i Francës.
Policia e Shtetit dhe Garda kanë hartuar një plan të fortë masash me perimetër sigurie për të garantuar mbarëvajtjen pa probleme.
Rrugët që do të bllokohen:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
Rruga “Ukraina e lirë”.
Në këto akse rrugore, duke filluar ora 20:00 e datës 15 tetor deri në përfundim të Samitit, më datë 16 tetor, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë.
Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë, ditën e hënë do të jenë të mbyllura.
Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.
Theksojmë se kufizimet e mësipërme janë në funksion të perimetrit të sigurisë për Samitin, ndaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kërkesat dhe procedurat ligjore, të normuara nga Policia e Shtetit.
Ndalim të qarkullimit të automjeteve, më datë 16 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ketë në akset rrugore:
– Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;
– Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve);
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
– E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
– Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.
Për të lehtësuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, që të reduktojnë në maksimum përdorimin dhe qarkullimin me automjete, gjatë kësaj dite, si dhe që të përdorin akse rrugore dhe drejtime të tjera lëvizjeje.
Madonna bën paraqitjen e parë në një koncert, pak muaj pas gjendjes së rëndë shëndetësoreMadonna pranoi se “nuk e kishte menduar se do t’ia dilte” kur u shtri në spital dhe ishte shumë pranë vdekjes pak muaj më parë.
Por ajo e nisi me sukses turneun e saj shumë të zhurmshëm “Celebration” në Londër të shtunën në mbrëmje, shkruan DailyMail.
Mbretëresha e muzikës pop, 65 vjeçe, po performon një sesion me 45 këngë, duke nxjerrë në pah karrierën e saj 40-vjeçare në “The O2 Arena” në Greenwich.
Ajo ishte detyruar të riplanifikonte turneun e saj pasi u dërgua me urgjencë në spital dhe u intubua kur u gjet e rrëzuar në dyshemenë e apartamentit të saj në New York, në qershor.
Familja e saj thuhej se ishin ‘përgatitur për më të keqen’ dhe ‘kishte frikë se mund ta humbnim atë’.
Madonna theu heshtjen e saj lidhur me këtë çshtje kur në mes të koncertit u tha fansave se “harroi pesë ditë” nga jeta e saj.
Duke qëndruar e vetme në skenë ndërsa mbante kitarën e saj, ajo tha: “Nuk e mendoja se do t’ia dilja, dhe as mjekët e mi”.
“Kjo është arsyeja pse u zgjova me të gjithë fëmijët e mi të ulur rreth meje”, tha Madonna.
Ajo vazhdoi rrëfimin e saj emocional: “Kam harruar pesë ditë të jetës sime, apo vdekjen time, nuk e di vërtet se ku isha. Por engjëjt po më mbronin. Dhe fëmijët e mi ishin atje. Dhe fëmijët e mi gjithmonë më shpëtojnë, çdo herë”.
“Nëse doni të dini se si ia dola dhe si mbijetova, mendova, duhet të jem aty për fëmijët e mi. Unë duhet të mbijetoj për ta”, shtoi këngëtarja legjendare
Ajo performoi hite të tilla si “Like A Prayer”, “Live To Tell”, “Holiday” dhe “Nothing Really Matters” – dhe zbuloi se fëmijët e saj ishin në audiencë për shfaqjen historike të natës së hapjes së turneut.
Siç është tipike për stilin e saj, koncerti i Madonnas ishte i mbushur me skena dramatike dhe shprehje të guximshme.
Edhe pse koncerti do të fillonte në orën 20:30, shfaqja filloi rreth 20 minuta me vonesë, ndërsa një ‘drag queen’ argëtonte turmën e fansave.
Kombëtarja e femrave viziton ekipin e Sylvinho-s, Duka përgëzon djemtë: Ne jemi një!Dy Kombëtaret (femra dhe djem) patën një takim shumë të ngrohtë e miqësor pasditen e sotme në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.
Kuqezinjtë u vizituan në stërvitjen e sotme nga disa prej vajzave të Kombëtares, teksa të pranishëm në këtë vizitë ishin edhe edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka; Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, stafi teknik i Kombëtares A të djemve, me në krye trajnerin Silvinjo dhe trajneri i Kombëtares A të vajzave, Armir Grima si edhe anëtarja e KE-së, Anila Basha.
“Rezultati i ndeshjes me Çekinë na ka lumturuar të gjithëve, edhe gocat e Kombëtares dhe çdo shqiptar. Ne e duam shumë Kombëtarem, duam fanellën e Kombëtares, pavarësisht se kush e vesh atë. Dhe për këtë jemi këtu: Ne jemi NJË për një qëllim! Për të zhvilluar sa më shumë futbollin në Shqipëri dhe ju jeni shembujt më të mirë. Pa dyshim që fitoret dhurojnë emocion, si ajo fitore me Çekinë. Ajo që është e rëndësishme është që rinia shqiptare, djemtë dhe vajzat e këtij vendi të mendojnë të bëhen si ju, pasi ju jeni shembujt pozitivë të Shqipërisë. Nuk ka Shqipëria shembuj më të mirë se ju, jo vetëm në futboll, djem dhe vajza. Mesazhi im është: ‘Ne jemi NJË’ dhe duke qenë NJË, pa dyshim që do të ecim përpara për të pasur një komunitet akoma edhe më të madh, për të pasur më shumë fëmijë rreth nesh dhe sigurisht të marrim edhe rezultate pozitive. Uroj që t’i realizojmë të gjitha bashkë. Kemi realizuar disa ëndrra, por ato vazhdojnë”, tha presidenti Duka djemve e vajzave kuqezi.
Trajneri Silvinjo foli shumë pak, por mesazhi i tij ishte i qartë: ‘Futbolli nuk luhet vetëm’. Numri një i pankinës kuqezi të djemve ritheksoi fjalinë e Presidentit Duka se ‘ne jemi një’ dhe falënderoi vajzat dhe trajnerin Grima për vizitën. “E them gjithmonë: Futbolli nuk luhet vetëm. Kurrë. Luhet bashkë dhe siç e tha Presidenti Duka ‘NE JEMI NJË’. Faleminderit profesor Armir Grimës për këtë vizitë dhe të gjitha vajzave. Është kënaqësi që ju kemi sot këtu mes nesh. Faleminderit President, vajza dhe të gjithë”, tha trajneri Silvinjo.
Edhe trajneri i ekipit A të vajzave, Armir Grima u shpreh se skuadra e djemve është një shembull shumë i mirë edhe për ekipin që ai drejton. Grima tha se edhe Shqipëria e vajzave do të tentojë të ndjekë ekipin e djemve me rezultatet e shkëlqyera.
“Është kënaqësi e madhe që jam këtu sot mes jush. Na keni bërë krenar me çdo rezultat tuajin dhe ju flas jo vetëm në emrin tim, por edhe në emrin e vajzave. Është krenari e madhe që jemi sot këtu mes jush dhe është edhe një shembull i mirë edhe për futbollin e vajzave, sepse në këto momente të mira që është futbolli shqiptar, kemi se çfarë kopjojmë, kemi se çfarë ndjekim dhe ju jeni pararoja. Ne do mundohemi që të vijmë pas jush për të ndjekur këto rezultate të mira e të bukura që keni nderuar jo vetëm veten, por edhe familjet tuaja e gjithë Shqipërinë. Faleminderit shumë për kohën që na kushtuat, besoj se do shihemi në rezultate edhe më të mira” – tha Armir Grima.
Në fund, të dyja ekipet bënë një foto së bashku, ndërsa vajzat tentuan t’i shënon edhe disa gola portierit Etrit Berisha. /zoom.al/
Fitoi titullin te Milan, por i humbi buzëqeshja: Largimi më bëri mirë, tani dua të fitoj sërishAlexis Saelemaekers u largua nga Milani pas tri sezoneve si kuqezi. Belgu u huazua në ditët e fundit të merkatos për 500 mijë euro te Bologna, me këta të fundit që do të kenë mundësinë e blerjes së kartonit të tij në verën e ardhshme për 9 mln euro.
24-vjeçari, i cili fitoi titullin kampion me Milanin, theksoi shkaqet e largimit nga kuqezinjtë e Piolit, ndërkohë që u ndal edhe te trajneri i ri Thiago Motta.
“Kisha humbur buzëqeshjen te Milani, por edhe besimin te vetja. Nuk isha më i lumtur. Trajneri Motta më bëri të ndihesha sërish futbollist i rëndësishëm”, shprehet anësori i djathtë, i cili nuk e harron peridhën e bukur të kaluar te Milani, që kulmoi me fitimin e titullit kampion (2022).