Aplikacion
Disa orë pas fillimit të sulmit të tmerrshëm të Hamasit, Shtetet e Bashkuara filluan të dërgojnë anije luftarake dhe avionë në rajon për t’i ofruar Izraelit gjithçka që i nevojitej për t’u përgjigjur.
Një grup i dytë avionësh luftarakë amerikanë niset të premten nga baza Norfolk në shtetin e Virxhinias. Një numër i madh avionësh janë nisur drejt bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Po kështu forca të operacioneve speciale po ndihmojnë aktualisht ushtrinë izraelite me planifikimin e operacioneve, si dhe me informacione zbulimi. Ngarkesa e parë me municioneve shtesë tashmë ka mbërritur e një sasi tjetër pritet të mbërrijë së shpejti.
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin mbërrin në Izrael të premten për t’u takuar me udhëheqësit izraelitë si dhe për të diskutuar se çfarë tjetër mund të ofrojë Uashingtoni.
Për momentin, rritja e pranisë ushtarake reflekton shqetësimin e Shteteve të Bashkuara se luftimet e përgjakshme mes Hamasit dhe Izraelit, mund të përshkallëzohen në një konflikt rajonal, më të rrezikshëm. Pra misioni parësor për anijet dhe avionë luftarakë është të krijojnë një prani force që do të pengonte Hezbollahun, Iranin apo grupe të tjera, të përfitojnë nga situata. Por trupat amerikane janë të afta për më shumë se kaq.
Çfarë armësh dhe kapacitetesh ofron ushtria amerikane?
Armë dhe forca për operacione speciale
Shtetet e Bashkuara i kanë siguruar Izraelit një komandë të vogël për operacione speciale dhe municione shumë të nevojshme. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi se kjo trupë speciale po ndihmonte Izraelin për të siguruar informacione zbulimi dhe planifikim të operacioneve. Po kështu ata po ofrojnë këshilla për Forcat izraelite të Mbrojtjes lidhur me përpjekjet për rikuperimin e pengjeve. Megjithatë, këto forca nuk janë ngarkuar të kryejnë operacione për shpëtimin e pengjeve, gjë që do t’i përfshinte ata drejpërdrejt në luftime në terren. Kjo është diçka që administrata Biden nuk e ka miratuar dhe sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë John Kirby, as izraelitët nuk e duan.
Shtetet e Bashkuara po mundësojnë që kompanitë e mbrojtjes amerikane të përshpejtojnë porositë në armë të bëra më parë nga ana e Izraelit. Në krye të tyre janë municionet për sistemin izraelit të mbrojtjes ajrore ‘Iron Dome’.
“Ne po dërgojmë ndihmë ushtarake shtesë, përfshirë municione dhe raketa interceptuese për sistemin “Iron Dome”, tha Presidenti Joe Biden të martën. “Po sigurohemi që Izraelit të mos i mbarojnë municionet kritike për të mbrojtur qytetet dhe popullin e tij”.
Raketat e sistemit ‘Iron Dome’ godasin raketat që i afrohen qyteteve të Izraelit. Sipas kompanisë amerikane të prodhimit të armëve ‘Raytheon’, Izraeli ka 10 sisteme të tilla në vend. Duke filluar nga sulmi i shtatë tetorit, Hamasi ka gjuajtur më shumë se pesë mijë raketa drejt Izraelit, shumica e të cilave, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, janë interceptuar nga sistemet.
‘Raytheon’ prodhon pjesën më të madhe të komponentëve të raketave për sistemet ‘Iron Dome’ në Shtetet e Bashkuara, dhe ushtria ka dy sisteme në stokun e saj.
Municionet për sistemet ‘Iron Dome’ që Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Izraelit, ka të ngjarë të jenë më shumë sesa sasia që ka porositur Izraeli dhe do të jenë pjesë e paketave të vazhdueshme të ndihmës ushtarake. Ato do të përfshijnë gjithashtu bomba me diametër të vogël dhe të ashtuquajturat bomba “inteligjente” ajër-tokë, të cilat jo thjesht hidhen, por mund të orientohen drejt një objektivi për t’u goditur.
Anije dhe aeroplanë të marinës
Një nga shembujt më të dukshëm të përgjigjes amerikane ishte njoftimi të dielën nga Pentagoni për nisjen e aeroplanmbajtëses ‘Gerald R. Ford’ drejt Izraelit. Ajo sapo kishte përfunduar një stërvitje me marinën italiane, kur anija me ekuipazhin e saj prej rreth 5000 personash, u urdhërua të lundronte me shpejtësi drejt pjesës lindore të Mesdheut.
Transportuesi ofron një mori opsionesh. Ai shërben si një qendër kryesore e operacioneve komanduese dhe kontrolluese dhe mund të ofrojë informacione zbulimi. Prej tij mund të lëshohen aeroplanët e vëzhgimit ‘E2-Hawkeye’, që njihen për radarën e tyre në formë disku me diametër 7 metra. Avionët sigurojnë informacione të hershme paralajmëruese për lëshimin e raketave, monitorojnë dhe menaxhojnë hapësirën ajrore, jo vetëm duke zbuluar avionët e armikut, por edhe për të orientuar lëvizjet e mjeteve amerikane.
Aeroplanmbajtësja ‘Gerald R. Ford’ mbart avionë luftarakë F-18 që shërbejnë për goditjen e objektiva. Transportuesi ushtarak ka gjithashtu aftësi të mëdha për kryerjen e punëve humanitare. Në bordin e tij ndodhet dhe një spital me një njësi të kujdesit intensiv dhe shërbim urgjence, në përbërje të së cilit janë dhe rreth 40 infermierë, mjekë e kirurgë. Në bordin e tij ndodhen helikopterë që mund të përdoren për të transportuar furnizime të nevojshme apo edhe të plagosur, për të marrë ndihmë mjekësore.
Të premten, aeroplanmbajtësja ‘USS Dwight D. Eisenhower” do të lërë portin në bazën ‘Norfolk’ të shtetit amerikan të Virxhinias dhe do të lundrojë drejt Mesdheut, duke dyfishuar potencialin e reagimit të marinës izraelite.
Kjo aeroplanmbajtëse ishte planifikuar që më parë të vendosej në Mesdhe si pjesë e një rrotacioni të rregullt ndërsa ‘Gerald R. Ford’ ndodhej pranë fundit të misionit të saj. Por administrata Biden mund të vendosë t’i mbajë të dyja aeroplanmbajtëset atje, tha të mërkurën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore
Pentagoni ka urdhëruar gjithashtu avionë luftarakë shtesë për të forcuar skuadriljet e avionëve A-10, F-15 dhe F-16 në bazat në të gjithë Lindjen e Mesme. Nëse do të jetë e nevojshme do të nisën edhe avionë të tjerë.
Sekretari i Forcave Ajrore Frank Kendall tha të martën gjatë një aktiviteti të organizuar nga Këshilli i Atlantik, se ushtria kishte urdhëruar edhe njësitë që po mbaronin misionin, të vazhdonin të qëndronin aty.
Forcat Ajrore amerikane kanë tashmë fuqi të konsiderueshme ajrore në rajon për të kryer operacione me dhe pa pilot, veçanërisht në Siri, ku javën e kaluar një avion F-16 i Forcave Ajrore u urdhërua të rrëzonte një dron turk, që përbënte kërcënim për forcat tokësore amerikane.
Zoti Kendall tha gjithashtu se avionët transportues C-17 të Forcave Ajrore kishin marrë personelin ushtarak amerikan që ndodhej në Izrael për një stërvitje ushtarake që nuk kishte filluar ende kur Hamasi nisi sulmet.
As Forcat Ajrore dhe as Komanda Qendrore amerikane nuk kanë bërë komente rreth asaj se çfarë misione shtesë ajrore mund të viheshin në dispozicion, si përgjigje ndaj konfliktit./ Zëri i Amerikës
Pasi iu përkushtua islamit, Fero heq tatuazhet dhe rrit flokëtIsh-reperi Fero do të bëjë ndryshim drastik në pamje.
Pasi iu përkushtua islamit, ai është i vendosur të bëjë çdo gjë që i përket fesë.
Ndër këto gjëra është edhe heqja e tatuazheve dhe rritja e flokëve.
Për këtë Fero ka kërkuar ndihmën e ndjekësve në Instagram se ku mund t’i bëjë këto shërbime.
Kush mundet të më tregojë sesi mund t’i heq të gjitha tatuazhet?”, shkroi ai në fillim.
Më pas, Fero bëri një postim të dytë ku njoftoi se e ka gjetur vendin ku do ta ndërrojë pamjen.
“Faleminderit për informacionin. Shumë shpejt do t’i hqeim tatuazhet dhe do t’i rrisim flokët”.
7 ditë luftë – Qindra banorë të Gazës në rrugë, duan të largohen. Netanyahu: Vetëm fillimi!Lufta mes Hamasit dhe Izraelit është në ditën e shtatë.
Të paktën 2.800 persona kanë humbur jetën nga bombardimet dhe raketat e hedhura.
Qindra banorë të Gazës janë në rrugë, duke ikur drejt jugut pasi Izraeli urdhëroi një evakuim brenda 24 orësh mëngjesin e sotëm.
Disa po ecin në këmbë për shkak të mungesës së karburantit.
OKB-ja thotë se është e pamundur për palestinezët të zbatojnë urdhrat e Izraelit në afatin e vendosur dhe se urdhri i evakuimit të Izraelit është i tmerrshëm.
Hamasi ende po gjuan raketa në drejtim të Ashkelonit nga Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon bombardimet pranë Rripit të Gazës.
Sirenat e raketave kanë rënë në Tel Aviv dhe qytetet përreth.
SHBA po bën presion për një zonë të sigurt për civilët në Gaza, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një shtyp në Katar.
Ndërkohë, udhëheqësi i Izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se ky është vetëm fillimi.
“Sot, të gjithë e dinë se ne po luftojmë për atdheun dhe po luftojmë si luanë. Ne kurrë nuk do ta harrojmë sulmin e Hamasit. Ne po godasim armiqtë tanë me një fuqi të paprecedentë. Ne do ta shkatërrojmë Hamasin dhe do të fitojmë, por do të duhet kohë. Ky është vetëm fillimi”, tha Netanyahu.
“Perla e Mesdheut”: Sa kushtoi fushata mediatike për promovimin turistik të ShqipërisëNë fillim të shtatorit, anëtarë të kabinetit qeveritar u mblodhën në kinema “Millennium” për premierën e dokumentarit “Thesaret e Adriatikut- Shqipëri” të historianes dhe autores së njohur britanike, Bettany Hughes.
Në ceremoninë që i parapriu shfaqjes, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e konsideroi atë “një promovim tjetër i Shqipërisë”, ndërsa ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro theksoi që dokumentari ishte shfaqur në BBC dhe priste që të arrinte edhe ‘miliona e miliona shikues’.
Ajo që nuk u tha për publikun ishte fakti që dokumentari “Thesaret e Adriatikut” ishte pjesë e një fushate të Ministrisë së Kulturës për promovimin mediatik të turizmit këtë sezon veror dhe u mbështet me një fond prej 28.7 milionë lekësh.
Dhe nuk ishte i vetmi.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit i thanë BIRN në përgjigje të kërkesave për të drejtë informimi se kishin shpenzuar rreth 61 milionë lekë së bashku për promocionin mediatik të turizmit brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës 2022-2023.
Përveç dokumentarit të shfaqur në BBC, Ministria e Turizmit tha se kishte mbështetur me 8 milionë lekë Fondacionin “Dritan Hoxha” për realizimin e emisionit “Pushime on Top 2023” dhe me 4 milionë lekë qendrën “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga për realizimin e një cikli promovues me titullin “Shqipëri, ku tjetër!”.
Ndërsa Agjencia Kombëtare e Turizmit tha se si institucion përgjegjës për promovimin e Shqipërisë, kishte mbuluar shpenzimet për akomodim dhe ushqim të blogerëve, gazetarëve dhe stafeve të produksionit që kanë promovuar Shqipërinë në vende të ndryshme si Francë, Gjermani, Serbi me një vlerë prej rreth 2.3 milionë lekësh në total.
Gjithashtu, Agjencia tha se kishte shpenzuar 7.7 milionë lekë për promovimin e aplikacionit “TEA- Tourism of Events Albania” si dhe 10.2 milionë lekë për pjesmarrjen në ITB Berlin – një ndër panairet më të mëdha të turizmit në botë.
Sipas Agjencisë, zbatimi i politikave të marketingut në fushën e turizmit kishin si qëllim “krijimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar”.
Dikur vendi më i izoluar i Europës, Shqipëria u kthye në një destinacion popullor turistik këtë verë, ndërsa dhjetra artikuj për “perlën e panjohur të Mesdheut” qarkulluan në mediat ndërkombëtare. Artikujt u shpërndanë më pas në faqet në Facebook të kryeministrit Edi Rama, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.
Sipas Ministrisë së Turizmit, 8.3 milionë vizitorë të huaj e frekuentuan Shqipërinë gjatë 9 muajve të parë të vitit – një sukses që sipas një interviste të ministres Kumbaro për gazetën italiane “La Repubblica”, nuk ishte shpenzuar ‘asnjë cent’ për promovim mediatik.
Promovimi përmes emisioneve televizive, platformave sociale apo fushatave të marketingut janë një praktikë e zakonshme e promovimit turistik të një vendi dhe sipas ekspertëve të turizmit, edhe një nga faktorët e suksesit turistik të këtij viti. Faktorë të tjerë konsiderohen bukuritë natyrore ose kostoja ende e ulët.
Megjithatë, nevojitet një analizë e hollësishme për të kuptuar ndikimin e strategjisë së ndjekur me promovimin.
“Ministria duhet të monitorojë vazhdimisht performancën e fushatave dhe të përshtasë strategjinë në bazë të rezultateve për të arritur sukses në promovimin e turizmit në Shqipëri,” tha Albana Çule, eksperte në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik dhe rural.
E njëjta gjë vlen sipas saj dhe për aplikacionet apo panairet.
“Efikasiteti i panaireve varet nga se si është prezantuar Shqipëria, se si janë siguruar kontaktet dhe marrëveshjet, dhe se sa janë të bindur operatorët për të ofruar paketa turistike në Shqipëri,” përfundoi Çule.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Dokumentari “Thesaret e Adriatikut, Shqipëri” 28.705.002 lekë
Projekti i Fondacionit “Dritan Hoxha” në vlerën 8.000.000 lekë
Projekti i Qendrës “Dritare” në vlerën-4.000.000 lekë
Agjencia Kombëtare e Turizmit
Realizimi i emisionit për Shqipërinë me fokus turizmin-114,330 lekë
Udhëtim gazetarësh, publicist, fotografë.. mbi promovimin në tregun gjerman-464,647 lekë
Kompania D18 Francë, dokumentar “Shqipëria, perla e Mesdheut”-403,725 lekë
Gazetarë me qëllim promovimin në tregun gjerman në “Radio GONG”-288,651 lekë
Blogerë serbë për promovimin e Shqipëririsë-185,120 lekë
Grup gazetarësh, ekspertësh gjermanë “Promovimi i Shqipërisë Post-Covid-19”-40,000 lekë
Gazetarët e huaj pjesmarrës në panairin “ITE Days”-457,000 lekë
Tur operatorët gjermanë “DRV”-364,000 lekë
Promovimi i aplikacionit TEA – Tourism of Events Albania-7,740,000 lekë
Pjesmarrja në panairin ITB Berlin-10,278,546 lekë
Pallati që u përpi nga flakët në mes të Tiranës është i pabanueshëm! Ka rrezik për banorëtInstituti i Ndërtimit ka dalë në përfundimin se pallati që u dogj në zonën e ish-Parkut në Tiranë është i pabanueshëm.
Zjarri, sipas ekspertizës, ka shkaktuar dëmtime edhe në kolona dhe jo vetëm ne fasadë dhe për pasojë është i rrezikshëm për jetën e banorëve dhe duhet t’i nënshtrohet restaurimit.
“Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese, pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson
kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmerisë për ngarkesat maksimale statike apo dinamike të
parashikuara. Dëmtimet jane lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën në saj
të fenomenit “domino”. Struktura duhet t’i nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit të
elementëve strukturorë trarë, soleta apo edhe kolona, vetëm në zonën e dëmtuar, duke u
bazuar në një projekt përforcimi strukturor mjaft të detajuar për objektin perkatës,
mbështetur në dëmtimet e zjarrit të datë 14.09.2023. Deri në momentin e restaurimit
ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e papërdorshme”, thuhet në ekspertizë.
Më 14 shtator flakët përfshinë pallatin 10-katësh në rrugën “Sali Butka” në Tiranë, duke shkrumbuar totalisht katër apartamente.
Ndërsa 12 hyrje të tjera patën djegie të pjesshme.
Flakët dogjën totalisht dublexin në katin e fundit të pallatit, nga ku dyshohet se nisi gjithçka dhe depërtoi përmes fasadës së jashtme deri në katin e parë.
ZËRI I NGJIRUR…Opinion nga Altin Sulçe
Shqipëria e futbollit është gdhirë pas një mbremje ëndrrash, ndryshe nga herët e tjera… Vërtet ndryshe, e relaksuar e gëzuar, e çliruar…
Në fakt lojtarët e kombëtares i ka zënë lemza shpesh, pasi emri i tyre është lakuar në të gjitha rasat nga mediat kontinentale dhe jo vetëm.
Lumi i komplimenteve për kuqezinjtë, ka ardhur nga emra të shquar, të cilët gjithnjë e më teper po njihen me një realitet të ri, mbërritjen e futbollit shqiptar në sallonet e mëdha të Europës…
Shqiptarët të premten e 13 Tetorit kanë qenë të ngjirur, pasi kanë thërritur si asnjë herë tjetër heronjtë e tyre.
Këtë e shihje qartë, edhe te gazetarët në studiot televizive, tek raportonin jo normalisht, pas nje mbëmje vullkanike.
Farmacitë në vend kanë pasur më shume njerëz në dyert e tyre, që donin diçka për të rregulluar zërin e humbur në mbështetjen e kombëtares.
Por gjithsesi kjo sakrificë ja vlejti, për të arkivuar në bankën e memorjes, çaste unikale, çaste krenarie, që këta djem i dhuruan në një mënyrë krejt të veçantë.
Por kafja e të premtes ka qenë më e bukura, dhe më e shishmja, ku marka u harrua, sepse tema kudo ishte ndeshja me Çekinë.
Por edhe pse ashtu me zë të ngjirur, flitej vetëm për një gje.
Kombëtaren!
Çfarë force paska ajo, është vërtet e pabesueshme!
Këta djem dhe Sylvinho po na udhëheqin drejt brigjeve të reja, dhe ne të gjithë jemi fort bashkë me ta, kudo dhe kurdo, për të thërritur: Shqipëri, Shqipëri.
Ne sot jemi të ngjirur, por nesër do jemi gati, gati, për marshimin e madh të rradhës, të udhëtimit tonë kuqezi.
Gjermania këtë herë nuk do presë vetëm punëtorë, por edhe tifozë futbolli…
Kombëtarja zbret në fushë pas Çekisë, dy lojtarë të tjerë largohen nga grumbullimi para Bullgarisë
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas fitores së madhe me Çekinë të enjten, për të nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore me Bullgarinë, e programuar për t’u luajtur të martën e 17 tetorit në stadiumin “Air Albania”.
Trajneri Silvinjo e ka ndarë grupin në dy pjesë, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë zhvilluan një seancë të plotë e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës, ndërsa lojtarët të cilët luajtën në ndeshjen zyrtare bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka disa ndryshime në listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për miqësoren me Bullgarinë.
Sulmuesi Mirlind Daku i është nënshtruar testeve mjekësore për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi gjatë ndeshje dhe analizat treguan se lojtari ka nevojë për disa ditë pushim në mënyrë që më pas të nisë rikuperimin.
Duke qenë se nuk mund të rikuperohet në kohë për miqësoren lojtari është lënë i lirë dhe është larguar nga grumbullimi.
Do të mungojë për kuqezinjtë edhe mesfushori Keidi Bare. Klubi i Espanjolit ka bërë një kërkesë zyrtare nëse lojtari mund të lihet i lirë për shkak se ka ndeshje të rëndësishme në kampionat këtë fundjavë.
Stafi teknik pasi diskutoi edhe me lojtarin vendosi ta lërë të lirë që të bashkohet me skuadrën spanjolle.
Ndërkaq, kombëtarja do të lihet pushim të shtunën dhe të dielën do të rikthehet në stërvitje normalisht. /zoom.al/
23-vjeçari i jep fund jetës “live” në Tik-Tok, trupin e pajetë e gjeti babai i tijNjë 23-vjeçar i dha fund jetës “live” në Tik-Tok.
Vincent Plicchi po fliste me ndjekësit e tij në momentin që iu dha atyre lamtumirën dhe i njoftoi se ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem.
Më pas, ai e la videon të ndezur, vetë iku në një cep të dhomës dhe i mori jetën vetes.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në Bologna mbrëmjen e të martës.
I riu kishte arritur 300 mijë ndjekës në Tik-Tok, ku njjihej me pseudonimin Inkuizitor.
Atij i pëlqente të maskohej si personazhet e videolojës së njohur “Call of Duty”.
Ai kishte nisur një transmetim të drejtpërdrejtë si zakonisht me kostumin e personazhit Ghost. Herë pas here ai ndërhynte edhe me një shpatë dritash të stilit të “Star Wars”.
Ka qenë babai, Matteo, ai që ka gjetur trupin e pajetë të djalit të tij në dhomën e tij të gjumit.
“Ai ishte engjëlli im dhe u vra nga njerëz të rremë që jetojnë vetëm për TikTok”, tha babai i tij.
(VIDEO) Ministri shpërthen në lot: Të afërmit e mi janë bllokuar në GazaMbi 2.800 persona kanë humbur jetën si pasojë e luftës mes Hamasit dhe Izraelit, ndërsa shumë qytetarë të tjerë ndodhen të bllokuar në Gaza, aty ku autoritetet izraelite kanë paralajmëruar për një ndërhyrje tokësore.
Mes tyre janë edhe të afërm të ministrit të parë skocez, Humza Yousaf, i cili shpërtheu në lot gjatë një interviste televizive.
Ai tregoi se në Gaza ka vjehrrin dhe vjehrrën e tij dhe se është e dhimbshme të mendosh për fatin e tyre dhe të kthesh përgjigje te vajza e tij e vogël që vazhdimisht kërkon të flasë me ta.
“Nuk mund t’ju them sa i pafuqishëm dhe i panevojshëm ndihem. Jo vetëm për vjehrrën dhe vjehrrën time. Nuk ka rëndësi kush je. Pavarësisht nëse je ministër i parë, je gazetar, kushdo qoftë – instinkti juaj i parë është të mbroni familjen tuaj sa më mirë të mundeni. Dhe unë jam plotësisht i pafuqishëm. E vetmja gjë që mund të bëj është të ndaj historinë e tyre”, tha ministri i përlotur.
V powerful moment as a tired and emotional @HumzaYousaf sheds a tear explaining how his 4 year old daughter asks about speaking to her granny who is trapped in Gaza. @SkyNews pic.twitter.com/VbWWK23XDA
— Connor Gillies (@ConnorGillies) October 13, 2023
Në pjesën veriore të Rripit të Gazës jetojnë rreth 1 milion banorë. 400,000 palestinezë kanë braktisur tashmë shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës.
Nga ana tjetër Hamasi iu bëri thirrje palestinezëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të injorojnë urdhrat e evakuimit të Izraelit.
VIDEO | Shiheni edhe njëherë detajin emocionues të Asllanit që u shpëtoi pas ndeshjesEpilogu i ndeshjes Shqipëri-Çeki bëri që në stadiumin “Air Albania” të shpërthej festa, por edhe jashtë tij dhe në çdo vend ku ka shqiptar.
Gjatë mometeve të gëzimit me tifozët, një fëmijë i vogël hyri në stadium dhe deshi të përqafonte Mirlind Dakun, por ai nuk i kushtoi shumë rëndësi.
Dhe më pas forcat e sigurisë e larguan nga Daku, megjithatë këtë moment e pa Kristjan Asllani, dhe shkoi të marr djalin e vogël.
View this post on Instagram
Fillimisht e përqafon e mban disa sekonda pas vetes duke i plotësuar dëshirën dhe më pas e lë të largohet.
Ky veprim i Asllanit, është bërë viral në rrjetet sociale, ku komentet pozitive kanë qenë të shumta për mesfushorin e Interit. /zoom.al/