zoom

Day ArchiveKujdes! Nëse zgjoheni shpesh natën, rrezikoni probleme shëndetësore

Nëse zgjoheni shpesh natën, trupi juaj po ju sinjalizon për një problem shëndetësor.

Referuar një studimi, njerëzit që e kanë të vështirë të flenë gjatë natës janë më të rrezikuar të preken nga problemet kardiake.

Mbi 14 milionë pacientë janë bërë pjesë e studimit, i cili doli në përfundimin se 26% e njerëzve që zgjohen shpesh gjatë natës kanë 26% më shumë gjasa që të kenë rrahje të çrregullta të zemrës.

Po ashtu, ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i San Franciscos dhe Universiteti i Miçiganit që morën përsipër studimin zbuluan se gjumi ndikon edhe në balancimin e hormoneve në trup.

Ata shpjeguan se gjumi lidhet me nivelet e kolesterolit, insulinës, tensionit të gjakut dhe inflamacionin.

Tmerri në Izrael – 10-vjeçarit i vihet pushka në kokë dhe merret peng (VIDEO)

Dalin të tjera pamje shokuese nga lufta në Gaza mes Hamasit dhe Izraelit.

Luftëtarët e Hamasit nuk kanë kursyer askënd për ta marrë peng, qofshin fëmijë e gra.

Një prej pengjeve është një djalë 10-vjeçar, Erez Kalderon, që ndodhej në jug të vendit, të cilit iu vendos pushka në kokë që t’i bindej urdhrit.

E motra e tij Gaya që jeton në Tel Aviv tregoi e tmerruar mesazhet prej tij, “Terroristët janë në dhomën time”!

Njerëzit janë të tmerruar dhe shohin për mundësi si të shpëtojnë kokën.

This is Erez Calderon, a 12 year-old Israeli boy, kidnapped by Hamas and held hostage in Gaza.

They are terrorizing this child. Hamas are savages with no red lines.

Share this video❗️Show the world the evil of Hamas ‼️pic.twitter.com/NjS1EsnZIi

— Aviva Klompas (@AvivaKlompas) October 8, 2023

Parakalim VIP në Pallatin e Kongreseve! Dea Mishel i duken të brendshmet në tapetin e kuq (FOTO)

Shkëlqim, xixa, drita, veshje luksi, tapet i kuq.

Pallati i Kongreseve mirëpriti mbrëmjen e kësaj të hëne yjet dhe aktorët dhe figura të njohura të showbizzit shqiptar për premierën e filmit shumë të komentuar “Në kuadër të dashurisë”.

Yjet parakaluan në tapetin e kuq, ku nuk munguan Luiz Ejlli i shoqëruar nga Kiara Tito, Olta Gixhari, Sara Hoxha, Jori Delli, Salsano Rrapi, Ledion Liço, Dea Mishel, Bora Zemani etj..

Por në këtë mbrëmje gala nuk munguan as incidentet.

Sara Hoxha e cila mbërriti e vetme në tapetin e kuq, pa Ledrin, u pengua me fustanin, teksa po bëhej gati të pozonte.

Rreth eksperiencës së saj në film, Sara është shprehur: “Kur janë kamerat aty nuk je vetvetja, më e vështira ishte të kuptoje ca kërkonte regjisori, pra Kolo nga unë dhe të arrija të bëja atë që donte Kolo mendoj se e realizova.”

Një incident ndodhi edhe me DeaMishel, e cila teksa po zbriste nga makina për të parakaluar në tapetin e kuq, u ekspozua më tepër seç duhet.

Në një koment të shkurtër për mediat, Luiz Ejlli tha se i gjithë suksesi i dedikohet fansave të tij.

Kërcënon Hamasi: Do të ekzekutojmë pengjet izraelitë nëse nuk ndalni bombardimet!

Pasi Izraeli nisi kundërofensivën ndaj Hamas, militantët palestinezë po kërcënojnë.

Hamasi paralajmëron Izraelin se nëse nuk i ndalon bombardimet në shtëpitë e civilëve në Rripin e Gazës, atëherë do të nisë ekzekutimin e izraelitëve të marrë peng.

Hamasi pretendon se po mban më shumë se 100 pengje, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkon me doemmos që ushtria e Izraelit të futet në Gaza.

“Duhet të hyjmë. Nuk mund të negociojmë tani,” i tha Netanyahu presidentit amerikan Bideni kur ai e pyeti për pengjet.

Sipas Netanyahut, vendi i tij nuk mund të tregojë dobësi në një rajon të paqëndrueshëm.

Bardhi shpërfill vendimin e Bashës: Jam dhe do të jem në PD!

Gazment Bardhi nuk e njeh vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga Partia Demokratike.

Mbrëmjen e kësaj të hëne u bë publik vendimi i Kryesisë së PD-së, që përjashtonte Bardhin nga partia, duke e akuzuar se ndjek një agjendë non grata.

Por pas vendimit, reagoi Gazment Bardhi, i cili deklaroi se nuk e njeh strukturën që e ka marrë vendimin e për pasojë, shtoi se do tl vazhdojë të jetë pjesë e PD-së.

Po ashtu, Bardhi përsëriti akuzat e hedhura të enjten në Parlament ndaj Bashës, i cili sipas tij, ka marrë dy kate në një kullë të shtrenjtë.

“Nuk i njoh si strukturë dhe këta tani thonë, ti je i joni dhe po të përjashtojmë. Ata janë disa individë privatë që sillen si kryesi e PD-së dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe çdo vendim i tyre nuk zhbën dot faktin e asaj që thashë të enjten në Kuvend.

Ky vendim i shpallur sot nuk ka të bëjë me sjelljen time politike, por me faktin se pas 4 muaj heshtje dhe durimi, ndaj një strategjie balte ndaj meje, në momentin që më panë në sy dhe tha ti je përfaqësues i aleancës së kullave i tregova në fakt se kush kishte përfituar nga kullat.

Ndërkohë që ne të tjerët bënim betejë kundër Ramës, Basha kishte futur të paktën 2 kate, i kishte futur në xhep, por që flitet se ka dhe të tjera.

Nëse i mban në xhep këto 2 kate dhe nuk i duken, nëpërmjet që këtij vendimi që mendon se ka marrë sot, ja kam bërë hallall dhe nuk kam asnjë shqetësim. Unë jam në PD, do të jem në PD dhe do gjykoj se Partia Demokratike nuk është një strukturë private që drejtohet nga një familje apo një grup miqsh, por është një strukturë ku anëtarët kanë zërin e tyre’, tha Gazment Bardhi.

Basha përjashton Bardhin nga PD! Përshkallëzohet situata në selinë blu

Atë që deri dje e kishte të besuarin e tij, që e ndiqte në çdo hap politik, sot e shpalli tradhtar brenda partisë.

Pas një bashkëpunimi të gjatë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vendosi të përjashtojë nga partia Gazment Bardhin.

Vendimi u bë publik mbrëmjen e kësaj të hëne pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike.

Sipas vendimit, Gazment Bardhi meriton të përjashtohet sepse po ndjek një agjendë politike non grata, duke bashkëpunuar me Sali Berishën.

“Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve. Po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike”, thuhet në argumentet e parashtruara nga Kryesia e PD-së.

Para se të përjashtohej nga partia, Bardhi, me vendim të grupit të drejtuar nga Basha, humbi dy poste të rëndësishme në PD: Më 2 shtator iu hoq drejtimi i grupit parlamentar demokrat, ndërsa më 9 shtator, u largua edhe nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.

PAMJET/ Momenti kur policia rrethon resortin e Gëzim Çelës, 8 vjet më parë aty u gjet kokainë

Në videon më poshtë do të shihni momentin kur banesa dhe resorti luksoz i Gëzim Çelës, i njohur si “baroni i drogës”, rrethohen nga policia.

Forca të shumta policore zbarkuan sot në Fushë Kuqe, në kuadër të operacionit “Flakë në det”, ku mes personave që kërkohen për t’u arrestuar është edhe Çela, një ish-punonjës policie,i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë.

Çela ka një historik të njohur në fushën e drogës.

Në vitin 2015, ai akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine, ndërsa në të njëjtën vilë të rrethuar sot nga policia asokohe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Gëzim Çela akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për “Shfrytëzim prostitucioni”.

(VIDEO) Izraeli kundëpërgjigjet me breshëri shpërthimesh, Gaza në bllokadë totale

Ushtria izraelite po kundëpërgjigjet ndaj sulmit të militantëve palestinezë të Hamasit në Izrael të shtunën.

Sulme të njëpasnjëshme ajrore dhe artileri e rëndë është hedhur në drejtim të Gazës, që pas urdhrit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të nisur kundërofensivën.

Pamjet e nisjes së kundëpërgjigjes luftarake i ka shpërndarë vetë Netanyahu në rrjetet sociale, ku dëgjohen breshëri shpërthimesh, zona të rrafshuara, ndërsa për bilanc është ende për të folur.

“Ne filluam! Izraeli do të fitojë”, shkruan Netanyahu.

Raportohet se ushtria izraelite goditi 130 objektiva në tre orë në Gaza.

Ndërkohë, Izraeli ka urdhëruar bllokadë totale të Gazës duke shkurtuar ushqimin, karburantin dhe energjinë elektrike.

Izraeli thotë se ka mobilizuar 300 mijë rezervistë për t’iu përgjigjur Hamasit.

FOTO/ U arrestua sot, ky është shefi i Policisë në Laç që dyshohet për bashkëpunim me trafikantët

Personi në foto është Dritan Metaj, shefi i komisariatit të policisë në Laç, i cili u arrestua ditën e sotme në kuadër të operacionit “Flakë në det”.

Metaj dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës.

Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë Gëzim Çela, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë dhe Roland Guza, banues në Durrës.

“Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, tha Rrumbullaku.

Lana, një lumë i qelbur mespërmes Tiranës si dëshmi e një qyteti prapanik

“Nuk jemi tipa që lahemi në Lanë,”- do të ironizonte 7 muaj më parë kryebashkiaku Erion Veliaj, kundërshtarin e tij të PD-së, për propozimin e shndërrimit të saj në një zonë pushimi. Krahas batutave tallëse të banjove të diellit, padashur, Veliaj po pranonte të vërtetën e hidhur të kryeqytetasve, që i faturohet jo pak, vetë atij: në këtë lumë jo vetëm s’mund të lahesh, por atij as mund t’i afrohesh.

Të flasësh për projekte vitalizimi të një lumi, që pikë së pari qelbet erë, duket surreale.

Prej vitesh, Tiranës nuk i ndahet damka e ujit të pistë të Lanës, që e shoqëron përgjatë zonave kyçe të saj. Llakosur përpara publikut me tituj si “qyteti rinor i Evropës” apo “qytet premtues investitorësh”, kryeqytetit shqiptar harrohet t’i bëhen shërbimet kryesore; pastrimi i mbeturinave dhe frenimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lanë. Bidona, kartona e lecka hedhur në ujë janë një normalitet i përditshëm.

Më shumë një pellg i qelbur sesa lumë, Lana kundërmon nga zona e Ali Demit, te “Shkolla e Baletit”,” ish- 7 Xhuxhat” apo “Pallati me Shigjeta”. Teksa kullat ngjiten dita-ditës lart, Lana vijon e zhytet në pisllëk.

Propaganda qeveritare dhe bashkiake i ka bërë qytetarët të besojnë se Tirana është mes qyteteve moderne. Por çdo qytetar i Tiranës apo vizitor i saj e ka ndjerë kundërmimin e Lanës, si një banjo e qelbur publike, teksa kalon në urën e rrugës së Elbasanit apo përgjatë trotuareve në afërsi të shkollës së Baletit, ku duket se është edhe zona kritike, pasi aty derdhen hapur në lumë, pa pushim, ujërat e zeza të një pjese të madhe të qytetit.

Përdorur sa në një fushatë elektorale në një tjetër, duke përsëritur e ripërsëritur pastrimin e disahershëm të premtuar të saj, askush nuk beson më se një ditë, llumi që rrëshqet nëpër Tiranë, do të filtrohet.

Tirana është sot një ndër kryeqytetet e Sportit. Një vit më parë ishte kryeqytet i Rinisë. Por ndërsa ndryshon vit për vit emërtimet si pjesë e projekteve evropiane, emri që s’do t’i hiqet për shumë kohë është ai i kryeqytetit që qelbet nga lumi që e përshkon tejpërtej, sepse Tirana është i vetmi kryeqytet në rajon e në Evropë që nuk i trajton ujërat e zeza, pasi nuk ka impiant të përpunimit të tyre.

Pavarësisht se ky problem vijon prej vitesh, bashkia dhe qeveria duken më të interesuara të japin leje për pallate shumëkatëshe përgjatë Lanës, sesa të projektojnë zgjidhje që ujërat e zeza të mos derdhen më në mes të qytetit.

Ndërtesat shumëkatëshe, vaniteti i zonës së ish-Bllokut në krah të Lanës dhe makinat luksoze që xhirojnë gomat në të dy brigjet e lumit, nuk mund ta bëjnë Tiranën një qytet modern, për aq kohë sa Lana qëndron aty e qelbur, si prova e pakundërshtueshme e një qyteti prapanik. /Zoom.al