zoom

Day Archive“Jam mirë vetëm se më ke munguar”, Morena Taraku emocionon me postimin për nënën e ndjerë

Këngëtarja Morena Taraku ka prekur zemrat e ndjekësve të saj teksa së fundmi ajo ka postuar një video në rrjetin e saj social “Instagram” ku shkruan:

Përshëndetje MAMI, Jam mire vetëm se më ke munguar, ki kujdes….

Në video duket se shfaqet vetë Morena në një moshë të vogël ku vetëm pas pak sekondash në video shfaqet edhe e ndjera mamaja e Morena Tarakut.

Morena në shumë intervista të dhëna ka treguar se pasur një lidhje shumë të ngushtë me mamanë dhe humbjen e saj e kujton si periudhën më të vështirë.

Këngëtarja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, kur ishte shumë e vogël. Ajo shpesh herë e kujton mamanë e saj dhe i kushton fjalë shumë prekëse.

https://

View this post on Instagram

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku)

Suprizon Drake, përmend kryeqytetin e Kosovës në këngën e re. Çfarë e lidh reperin me Prishtinën

Drake ka publikuar së fundmi albumin e tij më të ri me titull “For All The Dogs”.

Kënga e tij e fundit titullohet “Polar Opposites” dhe në vargjet e saj ai ka përmendur kryeqytetin shqiptar, Prishtinën.

“Ose është teksti yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, repon ai.

“Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë (iu referohet rivalëve të tij Kanye West dhe Pusha T), shumë mënyra të tjera për të kapërcyer njerëzit, nuk është dashur të më shkelësh për të fituar lirinë”, vijon më tej Drake.

Ende nuk është i qartë konteksti në të cilën “Prishtina” është përmendur gjatë tekstit të këngës.

Ndër rastet kur ai mund të ketë dëgjuar për Kosovën mund të jetë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Kjo pasi në vitin 2012, Drake kompozoi për të këngën e famshme “R.I.P.”, i cili njëherësh hiti i parë solo në karrierën e këngëtares shqiptare.

Me shalqi dhe biçikletë, deputeti Saimir Korreshi i çudit të gjithë në rrugëtimin e tij të ri

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka hequr kostumin e politikanit dhe është shfaqur krejt ndryshe në spektaklin “Dancing with the Stars”.

Së bashku me partneren e tij balerinë, deputeti demokrat u fut në skenë me biçikletë dhe me një shalqi, simbol i Lushnjës, zonë nga e cila ai vjen.

Korreshi dhe balerina kërcyen nën tingujt e këngës “Biçikleta” të kënduar nga Françesk Radi. Të gjithë të pranishmit i kanë shijuar momentet edhe pse vlerësimi nuk ishte shumë i kënaqshëm.

Anëtarët e jurisë, e vlerësuan për origjinalitet dhe atmosferën që sollën dhe në fund e vlerësuan me 22 pikë.

Komenti i Olta Gixharit ishte: Këmbët i bërë lëmsh. Ndërkohë, deputeti me humor u përgjigj “fshatar jemi do përmirësohemi rrugës”.

Eksperti i kriminalistikës Karamuço: Një rus po ruhet në Tiranë, Rusia kërkon ekstradimin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Shqipëria ka shmangur një ngjarje kriminale disa ditë më parë, që mund të kishte pasoja në marrëdhëniet me Rusinë.

Karamuço thotë se një shtetas rus, i cili kërkohet nga Interpoli i Moskës, është ndaluar në kufi dhe u mbajt në një burg në veri të Shqipërisë.

Sipas Karamuços, ky shtetas aktualisht po ruhet në Tiranë, teksa Rusia pret ekstradimin e tij.

Ndër të tjera, Karamuço nënvizoi se rusi është krahu i djathtë i një prej eksponenëve më të mëdhenj të mafies ruse dhe Rusia kërkon që ai të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Ka ndodhur një gjë që shumë pak veta e dinë. Shqipëria ka shmangur, këto ditë, një ngjarje shumë të rëndë kriminale, që mund të kishte pasoja në marrëdhëniet me Federatën Ruse. Kjo ka ndodhur në vigjilje, përpara se të ndodhte ngjarja e Mitrovicës, ka qenë një informacion që na ka ardhur dhe nga partnerët. Një rus, u ndalua nga ne, i cili ishte në kërkim nga Interpol Moska. U ndalua në kufi, është çuar në një burg në veri të Shqipërisë.

Më pas ka ardhur një informacion urgjent, kishte dy mundësi, ose do ta vrisnin në burgjet tona dhe do mbante llogari shteti shqiptar, ose mund të kishte një organizim përmes organizatave të rrjetit ballkanik kriminal, një përpjekje për ta nxjerrë nga burgu, duke sulmuar. Këto ishin dy alternativat që erdhën si informacion. E kanë sjellur urgjent, brenda ditës, për 2 orë, nga burgu që është në veri të Shqipërisë, e kanë sjellë në mes të Tiranës dhe e ruajnë derisa ai të ekstradohet në drejtim të Rusisë. Është akoma këtu. Ky është një sukses shumë i madh i SHKB të burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve dhe Policisë së Shtetit.

Kanë qenë bashkë të lidhura, edhe për të marrë informacionin në kohë reale dhe për të evituar këtë lloj përplasjeje që mund të ndodhë. Ky është krahu i djathtë i një prej eksponenëve më të mëdhenj të mafies ruse dhe ata kanë pasur dy probleme, ose donin ta vrisinin që ky të mos fliste, sepse duke ardhur në Moskë, mund të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë e të fliste për shumë personazhe të tjerë, ose për ta shpëtuar, për të mos e kthyer në Moskë, që të mos jepte informacion. Rrezikonte një familje mafioze. Shteti rus po kërkon për ta kthyer. Është duke u gjykuar për ta dhënë”, theksoi ai

Bllokuan foltoren,përjashtohen për 10 ditë 8 deputetët e PD-së. Kush firmosi për penalizimin e tyre

Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë 8 deputetët e opozitës të cilët bllokuan një ditë më parë foltoren e Kuvendit.

Janë përjashtuat, Zheni Gjergjit; Asllan Dogjanit; Luan Baçi; Gazment Bardhit; Elda Hotit; Albana Vokshit; Bledion Nallbatit dhe Lefter Gështenjës.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës dhe shtyrjen e votimeve për seancën e radhës plenare. Sekretariati i Etikës, vetëm me votat e mazhorancës, i ka përjashtuar për 10 ditë deputetët.

Bllokimi i foltores nga opozita, erdhi pas refuzimit të Partisë Socialiste për të ndryshuar Komisionin e Reformës Zgjedhore që shkaktoi tensione në radhët e opozitës dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli seancën. Bllokimi i foltores dhe vendeve të ministrave në seancën e djeshme (6 shtator) bëri që Nikolla të shtynte votimin e projektligjeve të shqyrtuara në seancë, të cilat pritet të hidhen në votim seancën e radhës të enjten.

Kërkesa e PS-së për të penalizuar deputetët e PD-së u firmos nga deputetët Etjen Xhafa, Bledi Çuçi, Toni Gogu dhe Arben Pëllumbi.

Vendim nr. 41, datë 6.10.2023

Berlini e Brukseli: Serbia të hetojë sulmin në Kosovë

24 delegacione nga vendet e Procesit të Berlinit u mblodhën këtë të premte (06.10) në Tiranë në takimin e Ministrave të Jashtëm, që i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet po në Tiranë më 16 tetor.

Fokusi i takimit ishte kryesisht krijimi i një atmosfere pajtuese në rajon dhe përmirësimi i performancës ekonomike të Ballkanit Perëndimor, perspektiva europiane, si dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve.

Sulmi në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serb në 24 shtator, u bë objekt i diskutimeve në samit, prej nga u kërkua hetimi dhe zbardhja e plotë e kësaj ngjarjeje, si dhe ulja në tyrezën e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Baerbock: Sulm tinëzar nga një bandë terroriste

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock kërkoi hetim nga Serbia për sulmin e ndodhur në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë kosovare Afrim Bunjaku. Në konferencën për shtyp pas samitit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Baerbock u shpreh se provokimet e palës serbe përmes rritjes së prezencës së trupave në kufi me Kosovën e kanë tensionuar edhe më tepër situatën: “Kjo ndodh pas një sulmi tinëzar ndaj policisë kosovare nga një bandë terroriste e armatosur gjer në dhëmbë. Presim që Serbia të çojë përpara hetimin për sulmin e 24 shtatorit dhe ngjarjes së majit ndaj ushtarëve të KFOR” – u shpreh kryediplomatja gjermane. Baerbock shtoi më tej, se NATO ka rritur praninë e KFORIT duke rritur kështu edhe vigjilencën, megjithatë sipas saj, “çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe në Prishtinë”.

Në të njejtën linjë u shpreh edhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili nga Tirana kërkoi që Serbia dhe Kosova t’i rikthehen dialogut, ndërsa autorët e sulmit të dalin përpara drejtësisë.

“Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë edhe atë në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësisë, autoritetet serbe të bashkëpunojnë me BE-në për këtë çështje.”- tha Varhelyi.

Në rolin e mikpritësit të Ministerialit dhe si bashkëdrejtues i konferencës për shtyp, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ripërsëriti të njejtin qëndrim ndaj sulmit në Kosovë: “Serbia të nisë një hetim serioz, për grupin terrorist kriminal të përfshirë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës, si dhe lidhjet e këtij grupi me trafikantët e armëve dhe individëve apo subjekteve të tjera në Serbi.” – u shpreh Hasani.

Daçiç “bojkoton” fotografinë familjare

Përpara nisjes së takimit me dyer të mbyllura, ministrat e jashtëm realizuan fotografinë zyrtare, një traditë në të tilla ngjarje. Megjithatë në të mungoi ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, i cili ndonëse mori pjesë në takim nuk u rreshtua përkrah homogëve të tij. Ky distancim erdhi pasi shefja e diplomacisë gjermane Analena Baerbock kërkoi që fotografia të realizohej përpara flamujve të shteteve pjesëmarrëse në ministerial, mes të cilëve ishte edhe ai i Kosovës.

E pyetur gjatë konferencës për shtyp, ministrja gjermane nuk pranoi që ta komentonte, sikundër edhe ministri Hasani. “Nuk do doja të flisja për qëndrimet e kolegëve, por vetëm për atë që unë bëra. Unë respektoj protokollin e formatit të Procesin e Berlinit, prandaj i ftova të gjithë të pranishmit të më bashkoheshin që foton e familjes ta bënim pranë flamujve tanë respektiv”, u shpreh Hasani.

Shpresë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

“Takime të tilla ngjajnë pak teknike, por e thënë me pak fjalë janë për të ardhmen e këtij rajoni dhe të ardhmen e gjeneratës së re, që e shikon paqen dhe sigurinë të garantuar brenda BE-së” – u shpreh ministrja e Jashtme e Gjermanise, Annalena Baerbock, për takimin e parë të”Procesit të Berlinit” që zhvillohet për hërë të parë në Ballkanin Perëndimor. “Duhet të përshpejtojmë ritmin e anëtarësimeve në BE. Ajo që ndodhi në Kiev na e bëri më të qartë që anëtarësimi i rajonit në BE është i domosdoshëm në aspektin gjeopolitik”. – shtoi më tej

Baerbock. Po ashtu Komisioneri për Zgjerimin tha, se Ballkani Perëndimor është përparësi kyçe. “Ne kemi sjellë planin e investimeve ekonomike, kemi mobilizuar një të tretën e PPB-së në të gjithë rajonin. Ky plan do të ketë për synim edhe përshpejtimin e integrimit ekonomik, duke krijuar mundësi për

Ballkanin Perëndimor të integrohet në tregun e BE-së ende pa u bërë anëtar” – u shpreh komisioneri per zgjerimin nga Ministeriali i “Procesit te Berlinit”.

Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike, e inicuar nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel në gusht 2014 për t”i dhënë impulse të reja dhe përshpejtuar ritmet e hyrjes së BP në BE.

Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka shndërruar në një prioritet gjeostrategjik të BE përshpejtimin e ritmeve të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor./ DW/

Shpërthen Efi: Mjaft se ma shpifët. Njerëz të poshtër, nuk ka ç’ju duhet marrëdhënia ime

Thashethemet e fundit në rrjet e kanë acaruar keq ish-banoren e ‘BBVIP’ Efi, e cila ka një mesazh publik për të gjithë ata që interesohen ‘më shumë seç duhet’ për jetën e saj personale.

Në një video në ‘Instastory’, Efi ka reaguar ashpër për lajmet që qarkullojnë, ku përmendet lidhja e saj me djalin misterioz, i cili aludohet se mund të jetë personazh publik, gjë të cilën ish-banorja nuk e ka pritur aspak mirë.

“Po e bëj këtë story për t’i dhënë fund disa aludimeve për marrëdhënien time. E para nuk ka çfarë ju duhet me kë jam në një marrëdhënie. Meqë është përfolur për një x person publik, mjaft më. Nuk e di pse bëhen njerëzit kaq të këqinj dhe kaq të poshtër, aq sa për t’i prishur punë të tjerëve dhe për të vënë fjalë që nuk ekzistojnë. Edhe unë jam një njëri, nuk jam kafshë. Ndjenjat i kam po njësoj. Marrëdhënien time dua ta mbaj private, por nuk ka lidhje me çfarë flitet dhe çfarë dëgjoj. Kështu mjaft më se ma shpifët”, shprehet Efi.

Sulmi i forcave serbe në veri, NATO dërgon përforcime. 200 ushtarë zbarkojnë në Kosovë

NATO-ja njoftoi se 200 ushtarë britanikë kanë mbërritur në Kosovë të premten, për ta përforcuar misionin e saj paqeruajtës Kosovë, KFOR, pas sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit muajin e kaluar dhe rritjes së tensioneve në rajon.

“Zhvendosja e trupave është një hap i matur për t’u siguruar se KFOR-i i ka forcat që i nevojiten për ta përmbushur mandatin e saj të OKB-së për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe për ta siguruar lëvijen e lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha NATO-ja në një njoftim për media.

Britania e Madhe vendosi të dërgojë trupa shtesë në kontingjentin e saj në Kosovë, i cili ka tashmë 400 ushtarë britanikë, me kërkesë të komandantit suprem të Aleancës për Evropën, SACEUR, gjeneralit amerikan Chris Cavoli.

Vendimi i NATO-s për shtimin e trupave paqeruajtëse në Kosovë vjen rreth dy javë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në luftimet që pasuan pastaj në manastirin e fshatit u vranë tre sulmues serbë.

Policia e Kosovës e gjeti dhe e konfiskoi një arsenal të jashtëzakonshëm armësh në Banjskë dhe përreth në ditët pas sulmit.

Pak ditë pas sulmit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ngritën shqetësime se Serbia po zhvendoste trupa ushtarak përgjatë kufirit me Kosovën. Kjo u mohua nga Serbia.

Më 3 tetor, Shtëpia e Bardhë tha se Serbia ka filluar t’i tërheqë trupat nga kufiri me Kosovën.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish-kryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Më 3 tetor, Radoiçiqi u arrestua, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë, para se të lirohej një ditë më vonë, por pa pasaportë dhe me ndalesë për të shkuar në Kosovë.

KFOR-i ka aktualisht rreth 4.500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.

Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, policia konfiskon pajisjet e klinikës dentare

Vdekja e vogëlushit 3-vjeçar, Brian Spahiu, në Tiranë, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Deri më tani deklaratat e mjekut Roland Xhaxho bien në kundërshtim me deklaratat e familjarëve të cilët bëjnë fajtor dentistin Xhaxho për humbjen e djalit të tyre.

Gjendja e djalit pasi doli nga klinika thuhet në dy versione nga secila palë. Familjarët deklarojnë që vogëlushin e morën në gjendje të mpirë, ai nuk fliste dhe mjeku u kishte thënë që kjo gjendje do kalojë për pak. Ndërkohë që sipas mjekut Roland Xhaxho, fëmija ka dalë në gjendje të zgjuar, në krahët e babait të tij.

Teksa ngjarja vijon të jetë në sitën e hetimeve, mësohet se ditën e sotme policia ka shkuar në klinikën dentare dhe ka konfiskuar të gjitha pajisjet. Ndërkohë prokuroria e kryeqytetit po vijon hetimet për neglizhencë mjekësore ndaj mjekut anestezist Roland Xhaxho, i cili është njëherësh edhe pronar i klinikës.

Vrau Fridman Xhaferrajn, ky është gjuajtësi numër 2 i Leart Haxhiut! Ishte prezent në çdo krim

Lulzim Spahija alias Arapi konsiderohet si gjuajtësi numër 2 i Laert Haxhiut, pas të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani.

28 vjeçari, lindur në Lushnjë, sipas rrëfimit të Artan Tafanit ka qenë pjesëmarrës në katër vrasjet e kryera në Shqipëri nga grupi i autorit të masakrës së Lushnjës.

Ndërsa i riu me dy mbiemra është dyshohet se ka kryer ekzekutimin me plumb në kokë të Fridman Xhaferrajt.

Aktualisht ai ndodhet në qeli në Berat i akuzuar për vrasjen e kushëririt të Leart Haxhisë, me porosi të këtij të fundit, dhe për “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Bashkëpuntori ka treguar se Lulzim Arapi është njeriu që ka qëlluar me pistoletë pas koke, Fridman Xhaferajn, teksa dy persona të tjerë e mbanin tek krahët.

Lulzim Spahija alias Arapi

Lulzim Spahija alias Arapi

Gjithashtu edhe vëllai i viktimës, Aleksandër Xhaferraj ka deklaruar se e kishte lënë Fridman në dorë të Lulzim Arapit.

“…në datën 24 Maj 2021, së bashku me vëllanë tim Fridmanin ka ardhur në shtëpi një person me emrin Kristi Bixheku, që drejtonte makinën tip “Mercedez-Benz” me ngjyrë të zezë me targa AA 980, ndërsa dy shkronjat e fundit nuk i mbaj mend. Bixheku, na ka marë mua dhe Fridmanin dhe së bashku kemi shkuar në Elbasan, dhe aty jemi takuar me Lulzim Arapin. Mbasi kemi konsumuar kafe, jemi ndarë ku unë dhe Kristi jemi kthyer në Lushnjë, ndërsa Lulzimi dhe Fridmani, kanë shkuar në drejtim të Korçës. Kur kemi shkuar në Lushnjë, Kristi Bixheku, ka paguar një shumë prej 22.000 lekë, pasi i ka prerë biletën për të shkuar në Greqi…”-  ka dëshmuar Aleksandër Xhaferaj.

Emri i Lulzim Arapit del edhe në vrasjet e Çajup Selimit në Tepelenë, Alban Semakut në Peqin dhe Albi Bashaliut, në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Gjithashtu, sipas Artan Tafanit, 28-vjeçari është përshirë dhe në atentatin e dështuar ndaj Kujtim Metës, si edhe në tentativën për të vrarë avokatin Adriatik Gurra.