Aplikacion
David dhe Victoria Beckham po ndajnë me fansat e tyre shumë informacion për martesën e tyre përmes dokumentarit të ri të Netflix që u shfaq premierë më 4 tetor. Seriali me katër episode me titull Beckham ndjek jetën dhe karrierën e ish-yllit të futbollit.
Ndër ato që u zbuluan ishte se si ata e përjetuan pabesinë e përfolur të David Beckham dhe kur ai i dha përparësi familjes së tij mbi karrierën.
Ai pothuajse humbi lindjen e djalit të tij
Victoria Beckham zbuloi se Davidi për pak e humbi lindjen e djalit të tij Cruz në vitin 2005. Arsyeja ishte një set fotografik që ai bëri me yjet më të mëdhenj në botë që nuk janë askush tjetër përveç Jennifer Lopez dhe Beyonce.
“Unë isha në shtrat. A po tallesh me mua? Ti kishe një set fotografik me Jennifer Lopez, e cila është e mrekullueshme dhe nuk është gati të lindë,” kujton Victoria Beckham.
Në Greqi shfaqet banderola: “Kosova është Shqipëri”, tifozët e AEK-ut pro shqiptarëveTifozët e AEK-ut u janë kundërpërgjigjur atyre të Olimpakosit, teksa mbrëmjen e sotme në duelin e Europa League, kundër Ajax-it, kanë nxjerrë një pankartë ku shkruhej: “Kosova is Albania”.
Ky është mesazhi i parë i tillë që e shfaq që një grup joshqiptar.
Mesazhi vjen pas një fushate agresive të mesazhit “Kosovo je Serbija” në stadiumet serbe, rumune, ruse, etj.
Tifozët e AEK-ut njihen si grup antifashist. Vlen të thekesohet se pak ditë më parë nga grupimi ultras i Olimpiakosit u shfaq një baner ku shkruhej “Kosova është Serbi”.
Ndeshja AEK-Ajax përfundoi me rezultatin 1-1. /zoom.al/
Biletat për turneun e shumëpritur të Madonnës shiten deri në 15 mijë euroMadonna së shpejti do të nisë turneun e shumëpritur “Celebration”, i cili do të shënojë katër dekada të karrierës së saj.
Diva e muzikës, koncertet e para do t’i mbajë në Londër, më saktësisht në arenën O2, ku do të performojë për audiencën e saj hitet më të mëdha para rreth 80 mijë fansave.
Këngëtarja do të performojë pothuajse në të gjitha kryeqytetet e botës dhe çmimet e biletave kanë tronditur publikun. Fansave më të mëdhenj të Madonna-s në Londër iu desh të paguanin nga 300 deri në 5900 euro për performancën e saj. Megjithatë, pavarësisht çmimeve të larta, kanë mbetur vetëm 88 bileta.
Situata nuk është më e mirë në Milano, ku biletat variojnë nga 300 deri në 15.454 euro. Këtu kanë mbetur më pak se 200 bileta dhe sipas vlerësimeve të mediave botërore, mbretëresha e popit mund të vendosë një rekord të ri për fitimet nga një performancë me këtë ritëm.
Abuzonte seksualisht me pacientë të mitur, arrestohet mjeku shqiptar në ItaliNjë 44-vjeçar shqiptar, i njohur si mjek alternative, është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se abuzonte seksualisht me pacientët e mitur,
Mediat e huaja bëjnë me dije se, hetimi filloi në korrik, kur nëna e një pacienteje shumë të re mësoi për abuzimin që kishte pësuar djali i saj gjatë trajtimeve osteopatike për muskujt dhe kockat.
Denoncimi i paraqitur nga gruaja në polici nisi hetimet, duke bërë të mundur identifikimin e viktimave të tjera të 44-vjeçarit shqiptar, i cili, duke përfituar nga profesioni i tij dhe mbrojtja e dobët e pacientëve ka kryer abuzim seksual me të paktën katër persona.
Pas arrestimit në qytetin e Bolonjës, shqiptari është lënë në burg ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar episode të mundshme të ngjashme.
Vdekja e 3-vjeçarit, flet mjeku Xhaxho: Nuk ka të bëjë fare me narkozën, kishte problem në zemërMjeku anestezist- kardiolog Roland Xhaxho në një intervistë në media,ka reaguar në lidhje me vdekjen e 3 vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën e tij private në Tiranë. Ai është shprehur se fëmija kishte probleme në zemër dhe duhej të bënte patjetër anestezi.
“Do të doja të shprehja ngushëllimet, unë e kam konsideruar njëlloj si nipërit e mi, unë jam anestezist më shumë se 40 vitesh, detyra ime ka qenë shpëtimi jetës, duke qenë se janë bërë shumë abuzime, po dal se dua të bëj të njohur si ka ndodhur. Ka ndërhyrë anestezi të përgjithshme, unë kam firmosur një konsensus me prindërit. Pyetja është përse u zgjodh, fëmija ka lindur me një defekt në zemër, rekomandimi është evidentimi i çdo vatre infeksioni që ka në këto fëmijë, këta me rekomandime janë drejtuar në spitalin tonë, kishte infeksione që në mënyrë absolute duheshin evituar në një seancë, ne përdorim antibiotikë endovenozë për ta mbrojtur. Unë jam anastezisti më i vjetër që ka kryer një anastezi tek fëmijët, procedura ka qenë sipas mënyrave internacionale. Kemi trajtuar mbi 2000 fëmijë. Ka dalë nga klinika i zgjuar, ka zgjatur 4 orë, 4 orë e pak. Ai ka dalë i zgjuar dhe në krahët e babait, madje ka kërkuar edhe vëllanë.” është shprehur ai.
Ai ka hedhur poshtë çdo akuzë për ndonjë gabim nga ana e tij si mjek dhe për pretendimin e familjarëve për dozë të gabuar narkoze.
“ Nuk më ka marrë asnjë familjar në telefon, ma ka bërë të ditur gjyshi, këtë i thash gjyshit, përse e çuat tek Nënë Tereza dhe nuk e çuat këtu, të gjithë më njohin, telefoni im është gjithmonë i hapur, i thashë që do të lidhem me kolegët e mi në QSUT, më thanë lidhu, jam informuar për gjendjen e fëmijës, kam shkuar në informacionin e pediatrisë, u drejtova në mëngjes, ku kam qëndruar në çdo moment duke asistuar kolegët e mi për t’i shpëtuar jetën, u përmirësua gjatë 24 orëve fundit. Nuk ka të bëjë fare me narkozën, Sipas analizave , niveli i glukozës ishte 0, kur digjen yndyrnat lënë gjurmët në gjak, për mua besoj se do të jetë një sindromë metabolike nga mungesa e ndonjë enzime, të shikojmë se si do të dalin ekzaminimet” tha ai.
“Ishte vrasje me dorën e mjekut”, gjyshi i 3-vjeçarit flet për nipin e humburGjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas anestezisë ka treguar me detaje në një dalje televizive, rrethanat që çuan në përkeqësimin e shëndetit dhe më pas humbjen e jetës së të nipit të tij 3-vjeçar.
Pjesë nga intervista:
Duma: Si janë prindrit e djalit?
Spahiu: Janë në gjendje shokuese, të rëndë. Ata janë një çift i ri që kanë humbur një fëmijë 3 vjeç. Kjo është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë dikujt në vendin tonë.
Ajo që e bën më të rëndë rastin është se u vra nga dora e një mjeku, një mashtruesi që pasi ndodhi ngjarja u përpoq të mbulonte gjurmët e krimit. Sepse djalin ne e kishim si kokrra e mollës.
Ne e çuam fëmijën për të bërë pastrimin e dhëmbëve sepse kishte të zeza dhe normalisht si çdo prind që merr masa kërkuam t’i bënim një vizitë te dentist. Pyetëm njerëz vërdallë për të na rekomanduar një mjek të mirë dhe na rekomanduan këtë si mjek. Roland Xhaxhua, sepse vetëm mjek nuk mund t’i them.
Vajtëm para disa ditëve dhe u këshilluam me vajzën dhe zotërinë, bëmë edhe pazarin e punës, ramë dakord. E vizitoi djalin, i bëri analizat, e mori në krahë djalin dhe po luante me të sepse djali ishte fëmijë i qeshur.
Duma: Djali e bëri konsultën dhe ndërhyrjen në të njëjtën ditë?
Spahiu: Po. Ne menduam se kishte 4 dhëmbë dhe dy dhëmballë dhe për të pastruar gojën. Por ai e mori dhe vijoi punën. Ne ishim të shqetësuar sepse operacioni zgjati për një kohë të gjatë.
Dhe pyetëm gjithandej, na tha që është mirë. Kur e pyetëm pse kaq kohë e gjatë na thanë që prit sa t’i dalë narkoza. Ne i thamë 4 dhëmbë dhe dhëmballët, ai i bëri djalit 14 vetëm për të marrë lekë.
Duma: Ju e dinit që do t’i nënshtrohej anestezisë?
Spahiu: Po, mjeku na tha që nuk ka asnjë problem. Ishte një anestezi e lehtë. Kam një solucion të veçantë, që e përdor për këtë punë tek fëmijët në raste të tilla. Nuk do të jetë asnjë problem.
Duma: A firmosët ju?
Spahiu: Po, është një procedurë normale na tha mjeku, që ndiqej për çdo pacientë, i rritur apo i ri. Dhe natyrisht si çdo prind që hedh një firmë për një procedurë normale, hodhëm edhe ne.
Procedura zgjati 9 e 20 minuta.
Duma: Juve nuk shqetësoheshit?
Spahiu: Po, shumë herë. Neve ishim aty, prisnim tek shkallët. Disa herë u ngjitëm lartë me idenë, ore po çu bë djali. Trokita në derë, doli sekretarja dhe tha që djali është në gjendje shumë të mirë dhe po vijon puna për pastrimin e dhëmbëve.
Tani ne besim tek mjeku kemi, jo tek mekaniku për të na bërë dhëmbët. Ne nuk e dinim që do bënte 14 dhëmballë, sepse po ta dija do të kisha ndërhyrë vetë aty brenda të merrja djalin.
Pasi e nxori djalin, e pamë dhe i thamë që “djali nuk është mirë. Nuk po reagon.” Ai më tha që është shumë mirë, dhe çojeni në shtëpi sepse është efekti i narkozës.
Duma: Nuk ishit të shqetësuar ju kur ai fliste për narkozë?
Spahiu: Jo, sepse ai tha që ishte një solucion i lehtë që e përdorte tek fëmijët dhe menduam se ishte ajo. Mjeku na tha që sapo ti dalë narkoza do të jetë mirë. Ne e morëm djalin në gjendjen më të rëndë, më kritike. Nuk e dinim nga ishte pasoja.
Sa e sollëm në shtëpi djalit i filloi temperatura e lartë.
Sapo e pashë keq e çuam te “Nënë Tereza” dhe mjeku i parë që e kapi tha që djali është në gjendje kome. Ne po vinim vërdallë aty, të shqetësuar. U mblodh një grup i parë mjekësh, po konsultoheshin me njeri-tjetrin. Mjekët thanë që urgjent t’i heqim narkozën e tepërt.
Nuk e di nëse dikush u dha urdhër apo gjë, por kam parë një impenjim të madh nga mjekët e QSUT-së për të ndihmuar djalin. 3 mjekë i kanë qëndruar djalit gjithë natën në kokë./ Zoom.al
Ballkani ka marrë një fitore historike duke mundur Dinamon e Zagrebit me rezultatin 2-0, duke shënuar nga një herë në secilën pjesë.
Ekipi i Ilir Dajës meriton vetëm duartrokitje, teksa ka arritur të mposhtë me sukses gjigantët e Kroacisë.
Goli i parë u shënua në minutën e 44-t, pas një gjuajtjeje fantastike të Kryeziut.
Dinamo e Zagrebit u përpoq të ndryshonte rrjedhën e lojës gjatë pjesës së dytë, por pa sukses.
Hamidi dërgoi topin në rrjetë për të dytën herë në minutën e 83-të, duke mbyllur historinë e kësaj përballjeje.
Kjo fitore ngre lart shpresat e tifozëve të Ballkanit. Kampionët e Kosovës kanë mposhtur ekipin më të fortë në grup dhe hedhin kështu kandidaturën për të kaluar fazën e grupit.
Kundërshtari i radhës është Astana, një fitore ndaj të cilëve do të ndizte edhe më tepër ëndrrën e skudrës së Ilir Dajës. /zoom.al/
Reagon mjeku Xhaxho: Profesionalisht bëra maksimumin. Djali doli nga klinika i zgjuarMjeku anestezist- kardiolog Roland Xhaxho ka reaguar në lidhje me vdekjen e 3 vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën e tij private në Tiranë. Ai shprehet se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare. Sa i përket fëmijës, mjeku shton se nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.
“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyhrë trajtimi? Sepse dhali ka lindur me difekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë. Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënurë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, shprehet ai mes të tjerash.
I riu hidhet nga ballkoni i banesës, ndërron jetë rrugës për në spitalNjë 29-vjeçar është vetëhedhur nga ballkoni i banesës në Pogradec. Policia njofton se i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Paraprakisht dyshohet se 29-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M.M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.I
Çmimi Nobel për Paqe/ Zelensky, Navalny dhe Erdogan ndër të nominuaritKoha po numëron mbrapsht për shpalljen e fituesve të çmimit Nobel të Paqes të këtij viti në Oslo, ku të preferuarit janë të shumtë dhe të famshëm: mes tyre, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe lideri i opozitës ruse i burgosur dhe kundërshtari i Vladimir Putin, Alexei Navalny.
Lista e kandidatëve mbetet si çdo vit e fshehur, e vetmja gjë që dihet është se këtë vit përfshin 351 individë apo organizata. Midis tyre, aktiviste të ndryshimeve klimatike, aktiviste të të drejtave të njeriut, indigjenë dhe gra iraniane që luftojnë për të drejtat e tyre.
Sipas Reuters, në mesin e të preferuarve të prezantuesve është aktivisti ujgur i burgosur Ilham Tohti.
Megjithatë, dhënia aktuale e çmimit do të zemëronte Kinën, siç bëri gjashtë vjet më parë kur ngriu marrëdhëniet diplomatike me Oslon pasi i dha çmimin disidentit të burgosur Liu Xiaobo.
Për Henrik Urdahl, “drejtor i Institutit të Kërkimeve të Paqes në Oslo”, komisioni mund të theksojë kontributin e aktivistëve për paqen në një vit që shënon 75 vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Urdal përmendi gjithashtu shembullin e afganes Mahbooba Siraj, e cila pavarësisht se është e ndaluar nga regjimi taleban, vazhdon të bëjë fushatë për të drejtat e vajzave për arsimim dhe për të drejtat e grave në Kabul.
Ka shumë ekspertë që vlerësojnë se shumë shanse për të fituar Çmimin Nobel për Paqen këtë vit janë gratë iraniane që protestojnë prej muajsh për vdekjen e të resë Mahsa Amini, e cila u arrestua për shkelje të kodit të veshjes myslimane në vend.
Në një rast të tillë, Çmimi Nobel për Paqe mund t’u jepet grave aktiviste të shquara ose “Aleancës për Demokraci dhe Liri në Iran”.
Organizatat që regjistrojnë krimet e luftës në Ukrainë ose Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila do të gjykojë raste të tilla pas përfundimit të luftës, konsiderohen gjithashtu si favorit të mundshëm.
Megjithatë, ekspertët besojnë se pas verës më të nxehtë të regjistruar të këtij viti dhe një viti të shënuar nga ngjarje ekstreme të motit, Çmimi Nobel për Paqe ka të ngjarë të tërheqë aktivistët e ndryshimeve klimatike.